{"id":38377,"date":"2019-02-15T18:00:51","date_gmt":"2019-02-15T17:00:51","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=38377"},"modified":"2019-02-15T18:06:09","modified_gmt":"2019-02-15T17:06:09","slug":"ornamenti-lusi-lucys-brooch","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\/","title":{"rendered":"Ornamenti Lusi (Lucy\u2019s Brooch)"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" title=\"Gena Morina \u2013 Bajrami\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/gena_morina_bajrami.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Nga <strong>Gena Morina \u2013 Bajrami<\/strong> &#8211; <a href=\"http:\/\/illyriapress.com\/lucys-brooch\/\" rel=\"noopener\" target=\"_blank\"><em>IllyriaPress.com<\/em><\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>LUCY\u2019S BROOCH<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">(<em>Me rastin e Shen Valentinit<\/em>)<\/p>\n<p>U b\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb dit\u00eb dhe Lucy nuk po m\u00eb shqitet nga mendja. Q\u00eb nga dita kur m\u00ebsova p\u00ebr t\u00eb, ajo jo vet\u00ebm q\u00eb u b\u00eb nj\u00eb histori interesante e jet\u00ebs sime, por m\u00eb duket se ajo p\u00ebr cdo dite m\u00eb flet e m\u00eb thot\u00eb: Trego historin\u00eb time! Le ta din\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00ebt. Mos e mbaj p\u00ebr vete!<br \/>\nE kur m\u00eb mir\u00eb se sa p\u00ebr dit\u00ebn e Sh\u00ebn Valentinit t\u00eb tregoj ngjarjen p\u00ebr Lucy-n?<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr Lucy-n m\u00ebsova n\u00eb Washington, DC, k\u00ebt\u00eb dimer, m\u00eb 2 shkurt.<\/p>\n<p>Lutjet e p\u00ebrvitshme fetare t\u00eb M\u00ebngjesit n\u00eb kryeqytetin e Amerik\u00ebs, kishin filluar dhe mbaruar n\u00eb agun e m\u00ebngjesit me fjalimin e Presidentit Trump, dhe pasi kisha takuar personalitete t\u00eb shquara nga e gjith\u00eb bota, pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb ceremonis\u00eb, na erdhi ftesa p\u00ebr nj\u00eb drek\u00eb me nj\u00eb ambasador t\u00eb shquar amerikan, shum\u00eb popullor p\u00ebr p\u00ebrkushtimin e tij n\u00eb zgjidhjen e problemit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb dit\u00eb e bukur shkurti, e pazakont\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb muaj t\u00eb ftoht\u00eb dimri n\u00eb Washington, DC ku kam jetuar edhe m\u00eb par\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur bashk\u00ebshorti im ishte shef i Seksionit Shqip t\u00eb \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d. At\u00ebher\u00eb Washingtoni p\u00ebr mua qe nj\u00eb qytet i ftoht\u00eb, jo vet\u00ebm me dimrin e acart\u00eb, por edhe me, sic m\u00eb dukej mua, sjelljen e ftoht\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve, krejt\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrt me banor\u00ebt e New Yorku-t. Cudit\u00ebrisht, k\u00ebsaj radhe, Washingtoni m\u00eb b\u00ebri p\u00ebr vete. K\u00ebt\u00eb ndjenj\u00eb ma p\u00ebrforcoi jo vet\u00ebm moti i but\u00eb, i pazakont\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb stin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qytet dhe Lutjet e M\u00ebngjesit, por, posac\u00ebrisht historia e Lucy-t.<\/p>\n<p>Takimi u caktua n\u00eb or\u00ebn 2 pas dite, n\u00eb restaurantin e famsh\u00ebm \u201cCapital Grille\u201d. Sapo hyra n\u00eb lokal, u ndjeva mir\u00eb nga pritja, atmosfera e dekori. Kur je n\u00eb Washington e do t\u00eb nderosh nj\u00eb mik me nj\u00eb drek\u00eb apo dark\u00eb, nuk e thon\u00eb kot, shko n\u00eb Capital Grille!<\/p>\n<p>Tavolina speciale ishte e gatshme p\u00ebr mysafir\u00ebt dhe un\u00eb isha e vetmja grua n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri me ambasadorin e miqt\u00eb e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Fillon biseda. E fal\u00ebnderoj ambasadorin q\u00eb para e pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mik i betuar i shqiptar\u00ebve. Dhe ai ka shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb na treguar p\u00ebr angazhimin diplomatik n\u00eb Ballkan. Ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje jan\u00eb rr\u00ebfimet e tij mbi jet\u00ebn personale dhe af\u00ebrsia dhe biseda e sinqert\u00eb me ne. M\u00eb pyet p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe pasi merr p\u00ebrgjigje m\u00eb hap rrug\u00ebn p\u00ebr ta pyetur edhe un\u00eb p\u00ebr familjen e tij.<\/p>\n<p>\u2013 Jam i g\u00ebzuar q\u00eb kam tre djem\u00eb e nj\u00eb vajz\u00eb. Gruaja me t\u00eb cil\u00ebn kam k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb vitin 2009. Ka qen\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb dhe kemi patur nj\u00eb jet\u00eb shum\u00eb t\u00eb lumtur, \u2013 tregon ambasadori.<\/p>\n<p>E si rrodhi jeta juaj m\u00eb pas ambasador? \u2013 e pyeta un\u00eb.<\/p>\n<p>-Disa vite pasi bashk\u00ebshortja ime nd\u00ebrroi jet\u00eb, \u2013 vazhdoi ai, \u2013 natyrisht un\u00eb u ndjeva tep\u00ebr i vetmuar dhe p\u00ebr t\u00eb mundur vetmin\u00eb, fillova edhe m\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorja kompjuterin. Nj\u00eb dit\u00eb, p\u00ebrmes internetit, rast\u00ebsisht rash\u00eb n\u00eb kontakt me Lucy-n, dashnoren me t\u00eb cil\u00ebn kisha kaluar kat\u00ebr vite t\u00eb lumtura gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb studimeve n\u00eb kolegj. Jeta na ndau p\u00ebr shkak se un\u00eb duhej t\u00eb shkoja me misione diplomatike jasht\u00eb shtetit dhe kurr\u00eb m\u00eb nuk u takuam apo d\u00ebgjuam m\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin.<\/p>\n<p>Kontakti me t\u00eb m\u00eb ktheu 50 vite pas, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ishim n\u00eb mosh\u00ebn e bukur t\u00eb rinis\u00eb. Caktuam takimin. Ky ishte nj\u00eb cast tep\u00ebr i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. I emocionuar para takimit, shum\u00eb pyetje i b\u00ebja vetes: A thua si do t\u00eb duket Lucy pas 50 vitesh? A thua sa do t\u00eb ket\u00eb ndryshuar? Si do t\u00eb ndjehesha para saj, a do t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente prap\u00eb si m\u00eb par\u00eb? A do t\u2019i p\u00eblqeja un\u00eb asaj?<\/p>\n<p>Cudit\u00ebrisht, Lucy ishte e njejta. Shum\u00eb pak ndryshim v\u00ebrejta n\u00eb dukjen e saj. Q\u00eb n\u00eb takimin e par\u00eb, m\u00eb b\u00ebri prap\u00eb p\u00ebr vete. Bised\u00ebn e vazhduam aty ku e kishim l\u00ebn\u00eb gjysm\u00eb shekulli m\u00eb par\u00eb. Ne u martuam dhe p\u00ebr 3 vite me rradh\u00eb jetuam jasht\u00ebzakonisht t\u00eb lumtur, t\u00eb dashuruar dhe n\u00eb harmoni. Por fatkeq\u00ebsisht, Lucy u s\u00ebmur\u00eb dhe n\u00eb prillin e vitit t\u00eb kaluar nd\u00ebrroi jet\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Ky ishte rr\u00ebfimi i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm i ambasadorit. Ne mbet\u00ebm t\u00eb prekur nga kjo histori e lumtur dhe e hidhur nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<br \/>\nPas nj\u00eb pushimi t\u00eb shkurt\u00ebr, ambasadori vazhdoi rr\u00ebfimin:<\/p>\n<p>\u2013 Lucy jetonte n\u00eb San Francisco dhe kishte nj\u00eb kopsht shum\u00eb t\u00eb bukur me lule nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet. Lulet ishin t\u00eb bukura sic ishte e bukur edhe ajo vet\u00eb. Ajo i adhuronte dhe p\u00ebrkudesej p\u00ebr to me shum\u00eb pasion. I donte lulet, i donte njer\u00ebzit, kishte nj\u00eb shpirt t\u00eb mir\u00eb. Kur shkuam bashk\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ajo u mahnit nga takimi me shqiptar\u00ebt. E donte Kosov\u00ebn dhe kishte d\u00ebshir\u00eb ta ndihmonte, bile filloi t\u00eb bashk\u00ebpunonte me nj\u00eb grua tjet\u00ebr t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar grat\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur ajo grua d\u00ebgjoi p\u00ebr vdekjen e Lucy-t, u pik\u00ebllua shum\u00eb dhe n\u00eb shenj\u00eb kujtimi p\u00ebr t\u00eb, ideoi prodhimin e nj\u00eb lloj artizanati me emrin e saj, \u201cLucy\u2019s brooch\u201d nj\u00eb lloj zbukurimi q\u00eb grat\u00eb e vendosin n\u00eb xhaket\u00ebn e tyre. Grat\u00eb e Kosov\u00ebs do ta q\u00ebndisnin me duar k\u00ebt\u00eb brooch dhe me pun\u00ebn e tyre do t\u00eb krijonin t\u00eb ardhura p\u00ebr vete e familjet e tyre. K\u00ebto brooch-s jan\u00eb t\u00eb dizajnuara nga nj\u00eb dizajer italian, n\u00eb nj\u00eb form\u00eb luleje q\u00eb simbolizon Lucy-n dhe dashurin\u00eb e saj p\u00ebr lulet. Ato punohen edhe sot nga grat\u00eb e Kosov\u00ebs\u2026<\/p>\n<p>Vdekja e Lucy-t, la shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb pik\u00eblluar, p\u00ebrs\u00ebriti disa her\u00eb ambasadori historin\u00eb, nj\u00eb rr\u00ebfim si n\u00eb filmat romantik\u00eb me ndryshim se kjo ishte nj\u00eb ngjarje e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb u prek\u00ebm nga tregimi i ambasadorit. Nj\u00eb ngjarje e v\u00ebrtet\u00eb dashurie q\u00eb nuk ngjan me asnj\u00eb tregim tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Pasi u ndam\u00eb me ambasadorin, un\u00eb s\u00eb bashku me bashk\u00ebshortin tim, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb komentuam k\u00ebt\u00eb histori dashurie sa t\u00eb bukur, po aq interesante dhe t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, teksa sh\u00ebtisnim dhe b\u00ebnim fotografi para nd\u00ebrtes\u00ebs Capitol Hill.<\/p>\n<p>Koha kishte filluar t\u00eb err\u00ebsohej, dhe bashk\u00ebshorti im m\u00eb pyeti n\u00ebse do t\u00eb d\u00ebshiroja t\u00eb takoheshim edhe me nj\u00eb mik t\u00eb tij t\u00eb ardhur nga Kosova. Un\u00eb e pranova me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi. Ky person, q\u00eb ishte mysafir i Lutjeve t\u00eb M\u00ebngjesit, kishte qen\u00eb shum\u00eb aktiv p\u00ebr c\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs p\u00ebr rreth tri dekada dhe takimi me t\u00eb na ktheu n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb larg\u00ebt kur ai n\u00eb fillim t\u00eb viteve t\u00eb 90-t\u00eb dhe m\u00eb pas na vizitonte shpesh n\u00eb New York ku takohej me m\u00ebrgimtar\u00ebt e m\u00eb pas me zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb n\u00eb Washington p\u00ebr t\u2019i bindur ata n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e Kosov\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsi nga Serbia. Kishim shum\u00eb kujtime me t\u00eb, rrug\u00ebtime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, ai bashk\u00ebpun\u00ebtor i af\u00ebrt i Dr. Rugov\u00ebs, nd\u00ebrsa ne si p\u00ebrcjell\u00ebs t\u00eb ngjarjeve p\u00ebr t\u2019i pasqyruar n\u00eb gazet\u00ebn \u201cIllyria\u201d. Takimi me 2 shkurt ishte shum\u00eb i ngroht\u00eb dhe dashamir\u00ebs, nj\u00eb rifreskim i kujtimeve tona t\u00eb bukura rinore kur e kishim takuar dy dekada e gjysm\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>U takuam n\u00eb \u201cHilton Washington\u201d, qendra e takimeve p\u00ebr shumic\u00ebn e atyre q\u00eb kishin ardhur k\u00ebtu p\u00ebr Lutjet e M\u00ebngjesit\u2026 Para se t\u00eb ndaheshim ai m\u00eb tha se kish sjell\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb me vete nga Kosova.<\/p>\n<p>E gezuar pranova dhurat\u00ebn dhe q\u00eb n\u00eb shikimin e par\u00eb m\u2019u duk e vecant\u00eb. Hapa kutin\u00eb dhe c\u2019t\u00eb shoh? Nj\u00eb brooch n\u00eb form\u00eb t\u00eb nj\u00eb tr\u00ebndafili t\u00eb verdh\u00eb, punuar me fije ari, q\u00ebndisur me dor\u00eb dhe n\u00eb rrethin e cdo petali i stolisur me gur\u00eb t\u00eb kuq, ashtu sic e kishte p\u00ebrshkruar ambasadori amerikan.<\/p>\n<p>E befasuar si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time, i drejtohem mikut tone:<\/p>\n<p>&#8211; Oh Zot, po kjo \u00ebsht\u00eb <em>Lucy\u2019s brooch<\/em> (<em>ornamenti Lucy<\/em>), p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn vet\u00ebm para dy or\u00ebsh na tregoi ambasadori! Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb m\u00eb erdhi kjo dhurat\u00eb pikerisht sot? Miku mbeti i shtangur kur d\u00ebgjoi rr\u00ebfimin tim p\u00ebr Lucy-n. E pyes n\u00ebse dinte di\u00e7ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb histori. M\u00eb tha se jo, por e dinte q\u00eb grat\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb i punonin k\u00ebto artizanate p\u00ebr t\u00eb mbijetuar dhe paguheshin mjaft mir\u00eb. Kur un\u00eb i tregova rr\u00ebfimin e ambasadorit p\u00ebr Lucy-n, ai mbeti komplet i befasuar: \u00c7\u2019far\u00eb koincidence! \u2013 tha ai<\/p>\n<p>Pas largimit t\u00eb tij, e emocionuar pa mas\u00eb, e pyes bashk\u00ebshortin tim:<\/p>\n<p>\u2013 Sa \u00ebsht\u00eb ora?<br \/>\n&#8211; 6:30 e mbr\u00ebmjes, \u2013 tha ai.<\/p>\n<p>M\u2019u kujtua menj\u00ebher\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb tani ishte ora 12:30 pas mesnate. Data k\u00ebtu ishte 2 shkurt nd\u00ebrsa atje 3 shkurti sapo kishte filluar, data e dit\u00eblindjes sime.<\/p>\n<p>&#8211; O Zot, m\u00eb duket sikur kjo dhurat\u00eb m\u00eb erdhi nga Lucy, pik\u00ebrisht n\u00eb dat\u00ebn e dit\u00eblindjes sime, \u2013 i them bashkeshortit tim.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb besoja p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po ndodhte. Dhe e ndjeva si detyr\u00eb pa tjet\u00ebr t\u2019i telefonoja ambasadorit e t\u2019ia tregoja gjith\u00eb ngjarjen. Mora n\u00eb telefon ambasadorin q\u00eb n\u00eb at\u00eb moment po drejtonte makin\u00ebn rrug\u00ebs duke u kthyer n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>I tregova t\u00ebr\u00eb ngjarjen me shpejt\u00ebsi dhe ai i emocionuar ma ktheu:<\/p>\n<p>-Si \u00ebsht\u00eb e mundur? Cfar\u00eb koincidence! Waw sa interesant!<br \/>\nI thash\u00eb me bindje t\u00eb plot\u00eb se besoj q\u00eb kjo dhurat\u00eb m\u00eb erdhi sot nga Lucy. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh p\u00ebr ta p\u00ebrcjell\u00eb ty se ajo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lumtur q\u00eb ti e kujtove sot me aq shum\u00eb mall e dashuri\u2026<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb historia e v\u00ebrtet\u00eb e Lucy-t q\u00eb ua tregova sot pik\u00ebrisht p\u00ebr Sh\u00ebn Valentinin. Lucy dhe brooch-i saj, u b\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs sime q\u00eb desha ta ndaj\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb ju, k\u00ebt\u00eb histori t\u00eb nj\u00eb gruaje me shpirt t\u00eb bukur e zem\u00ebrmir\u00eb, q\u00eb i adhuronte lulet, e t\u00eb cil\u00ebn kurr\u00eb nuk e takova por q\u00eb la gjurm\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time.<\/p>\n<p>Sa her\u00eb q\u00eb do ta vendos k\u00ebte brooch n\u00eb xhaket\u00ebn time, do t\u00eb m\u00eb kujtohet kjo dhurat\u00eb sa e cmuar, aq dometh\u00ebn\u00ebse dhe kuptimplote. Nj\u00eb dhurat\u00eb e shenjt\u00eb p\u00ebr mua q\u00eb flet shum\u00eb, sepse jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb dedikuar me shum\u00eb mall e dashuri nga shoqja e saj, e \u00ebsht\u00eb q\u00ebndisur me aq shum\u00eb djers\u00eb e mund nga duart e arta t\u00eb grave shqiptare, por per faktin se ajo m\u00eb erdhi n\u00eb dit\u00ebn kur i dashuri i saj, m\u00eb tregoi gjith\u00eb historin\u00eb e saj dhe mua m\u2019u dhurua n\u00eb dit\u00ebn e dit\u00eblindjes sime.<\/p>\n<p>M\u00eb d\u00ebgjon Lucy? Besoj se e p\u00ebrcolla porosin\u00eb t\u00ebnde. Happy Valentine\u2019s Day!<\/p>\n<p>Dhe gjith\u00eb ju t\u00eb tjer\u00ebve, G\u00ebzuar Sh\u00ebn Valentini!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gena Morina \u2013 Bajrami &#8211; IllyriaPress.com LUCY\u2019S BROOCH (Me rastin e Shen Valentinit) U b\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb dit\u00eb dhe Lucy nuk po m\u00eb shqitet nga mendja. Q\u00eb nga dita kur m\u00ebsova p\u00ebr t\u00eb, ajo jo vet\u00ebm q\u00eb u b\u00eb nj\u00eb histori interesante e jet\u00ebs sime, por m\u00eb duket se ajo p\u00ebr cdo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":38378,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,13,8,12],"tags":[],"class_list":["post-38377","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-ese","category-letersi","category-tregime"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Ornamenti Lusi (Lucy\u2019s Brooch) - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ornamenti Lusi (Lucy\u2019s Brooch) - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Gena Morina \u2013 Bajrami &#8211; IllyriaPress.com LUCY\u2019S BROOCH (Me rastin e Shen Valentinit) U b\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb dit\u00eb dhe Lucy nuk po m\u00eb shqitet nga mendja. Q\u00eb nga dita kur m\u00ebsova p\u00ebr t\u00eb, ajo jo vet\u00ebm q\u00eb u b\u00eb nj\u00eb histori interesante e jet\u00ebs sime, por m\u00eb duket se ajo p\u00ebr cdo [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-02-15T17:00:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-02-15T17:06:09+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/lucys-brooch.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Ornamenti Lusi (Lucy\u2019s Brooch)\",\"datePublished\":\"2019-02-15T17:00:51+00:00\",\"dateModified\":\"2019-02-15T17:06:09+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\\\/\"},\"wordCount\":1955,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/lucys-brooch.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Ese\",\"Let\u00ebrsi\",\"Tregime\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\\\/\",\"name\":\"Ornamenti Lusi (Lucy\u2019s Brooch) - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/lucys-brooch.jpg\",\"datePublished\":\"2019-02-15T17:00:51+00:00\",\"dateModified\":\"2019-02-15T17:06:09+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/lucys-brooch.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/lucys-brooch.jpg\",\"width\":600,\"height\":600},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ornamenti Lusi (Lucy\u2019s Brooch)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ornamenti Lusi (Lucy\u2019s Brooch) - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Ornamenti Lusi (Lucy\u2019s Brooch) - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Gena Morina \u2013 Bajrami &#8211; IllyriaPress.com LUCY\u2019S BROOCH (Me rastin e Shen Valentinit) U b\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb dit\u00eb dhe Lucy nuk po m\u00eb shqitet nga mendja. Q\u00eb nga dita kur m\u00ebsova p\u00ebr t\u00eb, ajo jo vet\u00ebm q\u00eb u b\u00eb nj\u00eb histori interesante e jet\u00ebs sime, por m\u00eb duket se ajo p\u00ebr cdo [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-02-15T17:00:51+00:00","article_modified_time":"2019-02-15T17:06:09+00:00","og_image":[{"width":600,"height":600,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/lucys-brooch.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Ornamenti Lusi (Lucy\u2019s Brooch)","datePublished":"2019-02-15T17:00:51+00:00","dateModified":"2019-02-15T17:06:09+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\/"},"wordCount":1955,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/lucys-brooch.jpg","articleSection":["Artikuj","Ese","Let\u00ebrsi","Tregime"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\/","name":"Ornamenti Lusi (Lucy\u2019s Brooch) - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/lucys-brooch.jpg","datePublished":"2019-02-15T17:00:51+00:00","dateModified":"2019-02-15T17:06:09+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/lucys-brooch.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/lucys-brooch.jpg","width":600,"height":600},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ornamenti-lusi-lucys-brooch\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ornamenti Lusi (Lucy\u2019s Brooch)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38377","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38377"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38377\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/38378"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38377"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38377"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38377"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}