{"id":3839,"date":"2016-06-18T23:47:48","date_gmt":"2016-06-18T22:47:48","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3839"},"modified":"2021-03-15T00:38:14","modified_gmt":"2021-03-14T23:38:14","slug":"tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\/","title":{"rendered":"Tragjedi n\u00eb Mek\u00eb, 717 t\u00eb vdekur dhe 800 t\u00eb plagosur"},"content":{"rendered":"<p><strong>Enver Bylykbashi<\/strong>, <em>Shekulli, 18.06.2016<\/em><\/p>\n<p>Duhej t\u00eb ishte dit\u00eb feste e qet\u00ebsie shpirt\u00ebrore, por p\u00ebr mij\u00ebra besimtar\u00eb mysliman\u00eb e enjtja e Kurban Bajramit u kthye n\u00eb makth. S\u00eb paku 717 njer\u00ebz humb\u00ebn jet\u00ebn dhe mbi 800 t\u00eb tjer\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb plagosur pasi u shtyp\u00ebn gjat\u00eb pelegrinazhit t\u00eb Haxhit pran\u00eb Mek\u00ebs n\u00eb Arabin\u00eb Saudite. Tragjedia ndodhi n\u00eb kodr\u00ebn e Minas, rreth pes\u00eb kilometra larg qytetit t\u00eb shenjt\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn kur thuajse dy milion\u00eb haxhinj po kryenin ritin e hedhjes s\u00eb shtat\u00eb gur\u00ebve n\u00eb tri shtyllat q\u00eb simbolizojn\u00eb djallin. Rr\u00ebmuja nisi rreth or\u00ebs 09:00 lokale (06:00 nd\u00ebrkomb\u00ebtare) jasht\u00eb Ur\u00ebs Xhamarat, ku kryhet rituali i gjuajtjes me gur\u00eb. Sipas zyrtar\u00ebve, nj\u00eb grup besimtar\u00ebsh q\u00eb po largoheshin nga vendi u p\u00ebrplas me nj\u00eb tjet\u00ebr grup q\u00eb po l\u00ebvizte n\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt dhe me t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ishin vendosur n\u00eb tenda aty pran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u201cNjer\u00ebzit shtriheshin p\u00ebrtok\u00eb duke k\u00ebrkuar ndihm\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Ja si e p\u00ebrshkruan sken\u00ebn korrespondentja e BBC-s\u00eb n\u00eb vendngjarje, T\u00e7ima Ila Isufu: \u201cNj\u00eb turm\u00eb njer\u00ebzish po shkonte drejt shtyllave q\u00eb q\u00ebllohen me gur\u00eb, kurse nj\u00eb tjet\u00ebr po vinte n\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt. Aty filloi kaosi dhe njer\u00ebzit nis\u00ebn t\u00eb rr\u00ebzoheshin n\u00eb tok\u00eb. Kishte nigerian\u00eb, senegalez\u00eb e persona nga komb\u00ebsi t\u00eb tjera. Pelegrin\u00ebt po hipnin mbi nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb zona m\u00eb t\u00eb sigurta, dhe k\u00ebshtu filluan t\u00eb vriteshin. Disa th\u00ebrrisnin emrin e Allahut, t\u00eb tjer\u00eb qanin-mes k\u00ebtyre f\u00ebmij\u00eb e foshnja. Njer\u00ebzit shtriheshin p\u00ebrtok\u00eb duke k\u00ebrkuar ndihm\u00eb, por askush nuk mund t\u2019u jepte nj\u00eb dor\u00eb. Ishte secili p\u00ebr vete. K\u00ebshtu e p\u00ebsuan edhe disa persona nga grupi yn\u00eb. Un\u00eb humba hall\u00ebn, nd\u00ebrsa dy gra-n\u00ebn\u00eb e bij\u00eb-jan\u00eb ende t\u00eb humbura. Nd\u00ebrkoh\u00eb ambulancat vinin e iknin me trupa viktimash ngarkuar. Pash\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 20, 30 ambulanca q\u00eb m\u00eb kaluan para syve. Kishte plot polic\u00eb dhe punonj\u00ebs sh\u00ebndet\u00ebsie\u201d.<\/p>\n<p><strong>Duke shtypur nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr t\u00eb thithur pak aj\u00ebr<\/strong><\/p>\n<p>44-vje\u00e7ari egjiptian Abdullah Lutfi, i mbijetuar i tragjedis\u00eb, rr\u00ebfyen p\u00ebr agjencin\u00eb \u201cAssociated Press\u201d: \u201cPash\u00eb dik\u00eb q\u00eb kaloi sip\u00ebr nj\u00eb personi n\u00eb karrige me rrota, e mandej disa t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb hip\u00ebn mbi t\u00eb. Njer\u00ebzit ngjiteshin mbi nj\u00ebri-tjetrin vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb thithur pak aj\u00ebr. Ishte si dallg\u00eb gjigante; n\u00eb fillim ec\u00ebn p\u00ebrpara, pastaj befas e gjen veten duke u t\u00ebrhequr pas. Nuk kishte fare p\u00ebrgatitje, ajo \u00e7ka ndodhi ishte shum\u00eb, shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nga sa mund t\u00eb p\u00ebrballohej\u201d. Nj\u00eb tjet\u00ebr i mbijetuar, Ismail Hamba, 58 vje\u00e7, nga Nigeria, kujton se si u rr\u00ebzua e m\u00eb pas u shkel nga turma: \u201cIshte e tmerrshme. Ishte v\u00ebrtet, v\u00ebrtet e tmerrshme\u201d.<\/p>\n<p><strong>Kronik\u00eb e nj\u00eb tragjedie t\u00eb paralajm\u00ebruar<\/strong><\/p>\n<p>Kjo tragjedi, m\u00eb e r\u00ebnda n\u00eb 25 vitet e fundit, vjen m\u00eb pak se dy jav\u00eb pasi rr\u00ebzimi i nj\u00eb vin\u00e7i nd\u00ebrtimi vrau 109 persona e plagosi qindra t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Xhamin\u00eb e Madhe t\u00eb Mek\u00ebs. Qyteti i shenjt\u00eb i mysliman\u00ebve vazhdimisht \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sken\u00eb aksidentesh t\u00eb ngjashme, megjith\u00ebse gjat\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7arit t\u00eb fundit situata ka qen\u00eb e qet\u00eb pas p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb masave t\u00eb siguris\u00eb. N\u00eb janar 2006, 364 pelegrin\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb vdekur pasi u shtyp\u00ebn gjat\u00eb ritualit t\u00eb hedhjes s\u00eb gur\u00ebve n\u00eb tri kolonat e Minas. Nj\u00eb dit\u00eb para fillimit t\u00eb Haxhit, nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb tet\u00ebkat\u00ebshe q\u00eb p\u00ebrdorej si vendstrehim p\u00ebr haxhinjt\u00eb n\u00eb Mek\u00eb u shemb duke vrar\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 73 persona.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2004, 244 besimtar\u00eb mysliman\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn dhe qindra t\u00eb tjer\u00eb u l\u00ebnduan nga shtypja n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb ceremonive t\u00eb Haxhit, kurse n\u00eb 2001-shin u vran\u00eb 35 veta.<br \/>\nViktima pati edhe n\u00eb pelegrinazhin e vitit 1998, kur 180 haxhinj u shkel\u00ebn p\u00ebr vdekje t\u00eb mb\u00ebrthyer nga paniku pasi disa prej tyre u rr\u00ebzuan nga nj\u00eb mbikalim gjat\u00eb ritit t\u00eb fundit t\u00eb hedhjes s\u00eb gur\u00ebve n\u00eb Mina.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb her\u00ebt, s\u00eb paku 340 njer\u00ebz u dogj\u00ebn dhe mbi 1500 t\u00eb tjer\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb plagosur nga nj\u00eb zjarr i r\u00ebn\u00eb n\u00eb qytetin me tenda t\u00eb Minas. N\u00eb 1994-\u00ebn u sh\u00ebnuan 270 viktima, nd\u00ebrsa tragjedia m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e k\u00ebtij lloji \u00ebsht\u00eb ajo e vitit 1990, kur 1426 pelegrin\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn pasi u shtyp\u00ebn n\u00eb nj\u00eb tunel k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebsh q\u00eb t\u00eb \u00e7onte n\u00eb vendet e shenjta t\u00eb Mek\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Kush e ka fajin?<\/strong><\/p>\n<p>Mes viktimave ishin 90 shtetas iranian\u00eb. Teherani akuzoi Arabin\u00eb Saudite se tragjedia ndodhi p\u00ebr shkak se autoritetet vendase nuk kishin marr\u00eb masat e duhura p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb e haxhiler\u00ebve. Por nj\u00eb minist\u00ebr saudit faj\u00ebsoi pelegrin\u00ebt se nuk respektuan rregullat e vendosura. \u201cShum\u00eb njer\u00ebz l\u00ebviz\u00ebn pa i zbatuar oraret e p\u00ebrcaktuara\u201d, deklaroi ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Khaled al-Falih. \u201cN\u00ebse ata do t\u2019i kishin ndjekur udh\u00ebzimet, aksidenti nuk do t\u00eb kishte ndodhur\u201d, shtoi ai, duke u zotuar p\u00ebr nj\u00eb \u201chetim t\u00eb shpejt\u00eb e transparent\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb besimtar sudanez n\u00eb Mina tha se Haxhi i sivjetsh\u00ebm ishte organizuar m\u00eb keq nga tre t\u00eb tjer\u00ebt ku ai ka marr\u00eb pjes\u00eb. \u201cNjer\u00ebzit po thaheshin p\u00ebr uj\u00eb e po u binte t\u00eb fik\u00ebt qysh para shtypjes\u201d, u shpreh pelegrini q\u00eb nuk donte t\u00eb identifikohej. \u201cNjer\u00ebzit po binin mbi nj\u00ebri-tjetrin\u201d, vijoi ai, duke shtuar se nj\u00eb mik saudit e kishte paralajm\u00ebruar se \u201cdi\u00e7ka do t\u00eb ndodhte\u201d.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb shpirt\u00ebrore<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se dy milion\u00eb mysliman\u00eb nga mbar\u00eb bota po kryejn\u00eb Haxhin k\u00ebt\u00eb vit. I njohur si shtylla e pest\u00eb e Islamit, ky ritual \u00ebsht\u00eb detyrim p\u00ebr \u00e7do mysliman q\u00eb i ka mund\u00ebsit\u00eb fizike dhe financiare ta kryej\u00eb s\u00eb paku nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jet\u00eb. P\u00ebr shum\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb momenti m\u00eb kulmor n\u00eb jet\u00eb dhe ata kursejn\u00eb p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra q\u00eb ta realizojn\u00eb udh\u00ebtimin. \u201cNdjehemi t\u00eb bekuar. M\u00eb b\u00ebhet mishi kokrra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb q\u00eb nuk p\u00ebrshkruhet me fjal\u00eb\u201d, shprehet Ruhaima Ema, nj\u00eb 26-vje\u00e7are nga Filipinet e cila \u201cu lut p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pelegrinazhi q\u00eb kryhet gjat\u00eb pes\u00eb dit\u00ebve p\u00ebrb\u00ebhet nga rite t\u00eb holl\u00ebsishme si veshja e bardh\u00eb e thjesht\u00eb q\u00eb simbolizon barazin\u00eb dhe unitetin para Zotit, procesioni rreth Qabes-faltorja qendrore e Islamit, e cila rrethohet nga Xhamia e Madhe e Mek\u00ebs, si dhe hedhja e gur\u00ebve. Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e besimtar\u00ebve u vendos\u00ebn n\u00eb mij\u00ebra tendat e ngritura rr\u00ebz\u00eb malit Arafat-ku u fal\u00ebn duke sfiduar t\u00eb nxehtin p\u00ebrv\u00eblues &#8211; n\u00eb vendin ku Profeti Muhamed mendohet se ka b\u00ebr\u00eb predikimin e fundit 14 shekuj m\u00eb par\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr barazi dhe bashkim mes mysliman\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Zaimi: T\u00eb gjith\u00eb haxhinjt\u00eb shqiptar\u00eb jan\u00eb mir\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>Isuf Kurtaj<\/strong><\/p>\n<p>Pjes\u00eb e pelegrinazhin t\u00eb haxhit jan\u00eb 407 besimtar\u00eb shqiptar\u00eb. N\u00eb mesin e tyre \u00ebsht\u00eb edhe n\u00ebnkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Ali Zaimi, i cili, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cShekulli\u201d-n thot\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb tragjedi nuk \u00ebsht\u00eb prekur asnj\u00eb haxhi shqiptar. Ai tregon detajet se si \u00ebsht\u00eb duke shkuar pelegrinazhi i mysliman\u00ebve shqiptar\u00eb pas lajmit p\u00ebr tragjedin\u00eb ku humb\u00ebn jet\u00ebn 717 pelegrin\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb raportuar n\u00eb mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb personave q\u00eb kan\u00eb humbur jet\u00ebn gjat\u00eb pelegrinazhit. A mund t\u00eb na thoni sa shqiptar\u00eb jan\u00eb n\u00eb Mek\u00eb dhe a ka ndonj\u00eb haxhi shqiptar q\u00eb \u00ebsht\u00eb prekur nga kjo ngjarje?<\/p>\n<p>Sot ka ndodhur nj\u00eb aksident shkaqet e t\u00eb cilit akoma nuk jan\u00eb komplet t\u00eb qarta. Duhet theksuar se ngjarja ka ndodhur disa kilometra larg nga vendndodhja jon\u00eb. P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk e din\u00eb, Haxhi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga 5 kushtet e fes\u00eb islame ku mysliman\u00ebt nga e gjith\u00eb bota shkojn\u00eb t\u00eb vizitojn\u00eb Qaben, sht\u00ebpin\u00eb e par\u00eb n\u00eb tok\u00eb, si dhe t\u00eb kryejn\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ritesh me q\u00ebllim devocioni ndaj Krijuesit. Nga Shqip\u00ebria k\u00ebt\u00eb vit jemi n\u00eb Mek\u00eb 405 haxhinj. Haxhinjt\u00eb po i kryejn\u00eb ritet e haxhit n\u00ebn guid\u00ebn e funksionar\u00ebve t\u00eb Komunitetit Mysliman Shqiptar.<\/p>\n<p><strong>Haxhinjt\u00eb shqiptar\u00eb a i kan\u00eb kryer ritet n\u00eb vendin ku ka ndodhur fatkeq\u00ebsia?<\/strong><\/p>\n<p>Vendi ku ka ndodhur ngjarja ka qen\u00eb n\u00eb vendin e quajtur Mina q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe mjaft e gjer\u00eb. Ritet haxhinjt\u00eb shqiptar\u00eb i kan\u00eb kryer di\u00e7ka m\u00eb larg, rreth 1 km m\u00eb larg vendngjarjes. Natyrisht q\u00eb mbizot\u00ebron nj\u00eb atmosfer\u00eb keqardhjeje e shoq\u00ebruar me lutje p\u00ebr t\u00eb vdekurit dhe t\u00eb l\u00ebnduarit. E para gj\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb haxhinjt\u00eb ka qen\u00eb t\u00eb njoftojn\u00eb familjet e tyre q\u00eb jan\u00eb mir\u00eb dhe pas k\u00ebsaj kan\u00eb vazhduar me ritualet q\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb haxhit. Nd\u00ebrkoh\u00eb her\u00eb pas here vijn\u00eb njoftime t\u00eb reja t\u00eb ngjarjes ku s\u00eb fundmi flitet p\u00ebr mbi 700 t\u00eb vdekur dhe mbi 850 t\u00eb plagosur.<\/p>\n<p><strong>Si \u00ebsht\u00eb gjendja psikologjike pas k\u00ebsaj tragjedie te haxhinjt\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe n\u00eb ve\u00e7anti e atyre shqiptar\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Gjendja psikologjike e haxhinj\u00ebve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb n\u00eb rregull. T\u00eb gjitha l\u00ebvizjet jan\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruara me guida t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p><strong>Kemi par\u00eb se gati \u00e7do vit gjat\u00eb pelegrinazhit humbin jet\u00ebn haxhinj, tani q\u00eb e keni prekur nga af\u00ebr, a mund t\u00eb na thoni se pse ndodhin kaq shum\u00eb incidente. Pse \u00ebsht\u00eb kaq e pamundur t\u00eb evitohen?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebrisht e sakt\u00eb. S\u00eb pari ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me organizimin nga autoritetet vendore dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk jam n\u00eb gjendje t\u00eb jap nj\u00eb opinion profesional, s\u00eb dyti ka shum\u00eb njer\u00ebz nga vende t\u00eb ndryshme q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb haxh dhe i p\u00ebrkasin mosh\u00ebs s\u00eb tret\u00eb. Me probleme sh\u00ebndet\u00ebsore dhe mosh\u00eb t\u00eb thyer. Dhe s\u00eb treti ka vite q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb se ka patur incidente, e nd\u00ebrsa ky i sotmi, i dyti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit ishte shum\u00eb i dhimbsh\u00ebm. Ndoshta ka m\u00ebnyra q\u00eb mund t\u00eb evitohen<\/p>\n<p><strong>Sa dit\u00eb do t\u00eb q\u00ebndroni n\u00eb Mek\u00eb dhe kur do t\u00eb arrini n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>Haxhinjt\u00eb shqiptar\u00eb kan\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb Mek\u00eb m\u00eb 15 shtator dhe do t\u00eb kthehen n\u00eb Shqip\u00ebri pas nj\u00eb jave, n\u00eb dat\u00ebn 1 tetor.<\/p>\n<p><strong>Hoxholli: Asnj\u00eb lajm i keq p\u00ebr shqiptar\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mesin e grupit t\u00eb mysliman\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Mek\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe ish-kreu i Komitetit Shtet\u00ebror t\u00eb Kulteve, Ilir Hoxholli, i cili nga Meka, gjat\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedimi me Top-Channel, Hoxholli ka th\u00ebn\u00eb se asnj\u00eb shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb i prekur nga tragjedia e ndodhur disa kilometra larg Mek\u00ebs. \u201cN\u00eb baz\u00eb t\u00eb infomacioneve q\u00eb mblodha menj\u00ebher\u00eb pas lajmit, rruga e cila kishin marr\u00eb shqiptar\u00ebt, nga Minaja deri tek Xhemeratet, \u00ebsht\u00eb krejt e ndryshme nga vendi i aksidentit, kjo p\u00ebr faktin se haxhinjt\u00eb shqiptar\u00eb respektojn\u00eb rrug\u00ebn dhe orarin e caktuar nga organizator\u00ebt. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vit i ve\u00e7ant\u00eb pasi prej shum\u00eb vitesh pat\u00ebm harruar t\u00eb d\u00ebgjonim p\u00ebr aksidente t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Shprehim keqardhjen p\u00ebr jet\u00ebt e humbura dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht fal\u00ebnderojm\u00eb mediat p\u00ebr interesimin ndaj nesh. Shpresojm\u00eb q\u00eb mos kemi asnj\u00eb lajm t\u00eb keq p\u00ebr shqiptar\u00ebt\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Hoxholli. Hoxholli ka shpjeguar edhe se si po shkon haxhi i pelegrin\u00ebve shqiptar\u00eb. \u201cJan\u00eb rreth 400 haxhiler\u00eb shqiptar\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt rreth 320 nga Shqip\u00ebria dhe 80 shqiptar\u00eb nga Mali i Zi dhe Bosnja. Gjendja e tyre \u00ebsht\u00eb relativisht e mir\u00eb. Kuptohet, k\u00ebto nuk mund t\u00eb quhen pushime, ka rite q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb dhe lodhje fizike, por deri tani t\u00eb gjith\u00eb ndjehen mir\u00eb dhe entuziast\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar deri n\u00eb fund. Habitesh se d\u00ebshira m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb te mosha m\u00eb e vjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb kryer \u00e7do gj\u00eb me p\u00ebrpikm\u00ebri edhe n\u00eb disa rite ku mund t\u00eb ket\u00eb tolerime\u201d, ka sakt\u00ebsuar Hoxholli.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enver Bylykbashi, Shekulli, 18.06.2016 Duhej t\u00eb ishte dit\u00eb feste e qet\u00ebsie shpirt\u00ebrore, por p\u00ebr mij\u00ebra besimtar\u00eb mysliman\u00eb e enjtja e Kurban Bajramit u kthye n\u00eb makth. S\u00eb paku 717 njer\u00ebz humb\u00ebn jet\u00ebn dhe mbi 800 t\u00eb tjer\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb plagosur pasi u shtyp\u00ebn gjat\u00eb pelegrinazhit t\u00eb Haxhit pran\u00eb Mek\u00ebs n\u00eb Arabin\u00eb Saudite. Tragjedia ndodhi n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":65710,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-3839","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Tragjedi n\u00eb Mek\u00eb, 717 t\u00eb vdekur dhe 800 t\u00eb plagosur - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Tragjedi n\u00eb Mek\u00eb, 717 t\u00eb vdekur dhe 800 t\u00eb plagosur - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Enver Bylykbashi, Shekulli, 18.06.2016 Duhej t\u00eb ishte dit\u00eb feste e qet\u00ebsie shpirt\u00ebrore, por p\u00ebr mij\u00ebra besimtar\u00eb mysliman\u00eb e enjtja e Kurban Bajramit u kthye n\u00eb makth. S\u00eb paku 717 njer\u00ebz humb\u00ebn jet\u00ebn dhe mbi 800 t\u00eb tjer\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb plagosur pasi u shtyp\u00ebn gjat\u00eb pelegrinazhit t\u00eb Haxhit pran\u00eb Mek\u00ebs n\u00eb Arabin\u00eb Saudite. Tragjedia ndodhi n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-06-18T22:47:48+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-03-14T23:38:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/meka.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"338\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Tragjedi n\u00eb Mek\u00eb, 717 t\u00eb vdekur dhe 800 t\u00eb plagosur\",\"datePublished\":\"2016-06-18T22:47:48+00:00\",\"dateModified\":\"2021-03-14T23:38:14+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\\\/\"},\"wordCount\":2026,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/06\\\/meka.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\\\/\",\"name\":\"Tragjedi n\u00eb Mek\u00eb, 717 t\u00eb vdekur dhe 800 t\u00eb plagosur - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/06\\\/meka.jpg\",\"datePublished\":\"2016-06-18T22:47:48+00:00\",\"dateModified\":\"2021-03-14T23:38:14+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/06\\\/meka.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/06\\\/meka.jpg\",\"width\":600,\"height\":338,\"caption\":\"Meka\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Tragjedi n\u00eb Mek\u00eb, 717 t\u00eb vdekur dhe 800 t\u00eb plagosur\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Tragjedi n\u00eb Mek\u00eb, 717 t\u00eb vdekur dhe 800 t\u00eb plagosur - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Tragjedi n\u00eb Mek\u00eb, 717 t\u00eb vdekur dhe 800 t\u00eb plagosur - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Enver Bylykbashi, Shekulli, 18.06.2016 Duhej t\u00eb ishte dit\u00eb feste e qet\u00ebsie shpirt\u00ebrore, por p\u00ebr mij\u00ebra besimtar\u00eb mysliman\u00eb e enjtja e Kurban Bajramit u kthye n\u00eb makth. S\u00eb paku 717 njer\u00ebz humb\u00ebn jet\u00ebn dhe mbi 800 t\u00eb tjer\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb plagosur pasi u shtyp\u00ebn gjat\u00eb pelegrinazhit t\u00eb Haxhit pran\u00eb Mek\u00ebs n\u00eb Arabin\u00eb Saudite. Tragjedia ndodhi n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-06-18T22:47:48+00:00","article_modified_time":"2021-03-14T23:38:14+00:00","og_image":[{"width":600,"height":338,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/meka.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Tragjedi n\u00eb Mek\u00eb, 717 t\u00eb vdekur dhe 800 t\u00eb plagosur","datePublished":"2016-06-18T22:47:48+00:00","dateModified":"2021-03-14T23:38:14+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\/"},"wordCount":2026,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/meka.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\/","name":"Tragjedi n\u00eb Mek\u00eb, 717 t\u00eb vdekur dhe 800 t\u00eb plagosur - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/meka.jpg","datePublished":"2016-06-18T22:47:48+00:00","dateModified":"2021-03-14T23:38:14+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/meka.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/meka.jpg","width":600,"height":338,"caption":"Meka"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedi-ne-meke-717-te-vdekur-dhe-800-te-plagosur\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Tragjedi n\u00eb Mek\u00eb, 717 t\u00eb vdekur dhe 800 t\u00eb plagosur"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3839","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3839"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3839\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":65711,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3839\/revisions\/65711"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65710"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3839"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3839"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3839"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}