{"id":38476,"date":"2019-02-18T00:46:23","date_gmt":"2019-02-17T23:46:23","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=38476"},"modified":"2019-02-18T01:38:53","modified_gmt":"2019-02-18T00:38:53","slug":"ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\/","title":{"rendered":"Ndarja &#8216;e re&#8217; e Kosov\u00ebs e nd\u00ebrlidhur me cop\u00ebtimin e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs si fatkeq\u00ebsi e radh\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Dr. Hivzi Islami<\/strong> dhe <strong>Dr. Arsim Ejupi<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/zeri.info\/zerat\/209415\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Z\u00cbRI.INFO<\/a>, <em>26 korrik 2018<\/em><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb tashm\u00eb i njohur fakti se nd\u00ebr tragjedit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe m\u00eb afatgjata t\u00eb shqiptar\u00ebve si n\u00eb rrafshin komb\u00ebtar e politik, ashtu edhe n\u00eb aspektin ekonomik, social dhe familjar jan\u00eb cop\u00ebtimet e imponuara dhe t\u00eb dhunshme t\u00eb territorit t\u00eb tyre etnogjeografik.<\/p>\n<p>Anash ndarjet e trungut gjeoetnik t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb nuk prajt\u00ebn nga periudha osmane e deri n\u00eb \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs (1999), edhe k\u00ebto dy dekadat e fundit fatkeq\u00ebsisht u provuan disa versione t\u00eb rikoponimit t\u00eb brendsh\u00ebm territorial-politik t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00e7far\u00eb jan\u00eb enklavizimi, kantonizimi, p\u00ebrkufizimi n\u00eb dy entitete sipas modelit t\u00eb Qipros, ridefinimi territorial, decentralizimi dhe formimi i komunave t\u00eb reja, rishikimi dhe rirregullimi i territorit etj.<\/p>\n<p>Ideja p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs pik\u00ebrisht para 50 vjet\u00ebve ka dal\u00eb nga \u201cbabai\u201d i kombit serb, Dobrica Qosiqi. Kur u b\u00eb kryetar i Jugosllavis\u00eb s\u00eb Zhablakut (Serbia dhe Mali i Zi), n\u00eb janar 1993 projektin e ndarjes n\u00eb proporcion 60:40% n\u00eb favor t\u00eb Serbis\u00eb e paraqiti n\u00eb selin\u00eb e OKB-s\u00eb n\u00eb Nju-Jork, por u hodh posht\u00eb nga bashk\u00ebkryetar\u00ebt e Konferenc\u00ebs s\u00eb Gjenev\u00ebs, S. Vens dhe R. Oven nga frika e ndarjes s\u00eb BeH dhe t\u00eb Maqedonis\u00eb. N\u00eb vitin 2004 Qosiqi u b\u00eb edhe m\u00eb i qart\u00eb kur thekson se \u201cSerbia nuk ka forc\u00eb biologjike q\u00eb ta ruaj\u00eb territorin e saj\u201d, prandaj duhet t\u00eb ndahet dhe ndarja e p\u00ebrkufizimi i till\u00eb paraqesin \u201c<em>kompromisin midis t\u00eb drejt\u00ebs historike dhe t\u00eb drejt\u00ebs etnike e zgjidhjen racionale t\u00eb antagonizmave shekullore nd\u00ebretnike<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Pjesa q\u00eb do ta marrin shqiptar\u00ebt mund t\u00eb bashkohet me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe dy popujt e dy shtetet mund t\u00eb jetojn\u00eb nj\u00ebri pran\u00eb tjetrit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim autoritetet e Beogradit duhet t\u00eb bisedojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me Tiran\u00ebn zyrtare, duke e kap\u00ebrcyer Prishtin\u00ebn. Disa deklarata t\u00eb njer\u00ebzve m\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb Tiran\u00ebs zyrtare koh\u00ebt e fundit shkojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim (rruga Nish \u2013 Merdare \u2013 Kuk\u00ebs &#8211; Durr\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrtohet pa u pyetur Kosova; ose shqiptar\u00ebt duhet ta ken\u00eb nj\u00eb president!).<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha instancat relevante nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe KS t\u00eb OKB-s\u00eb e kund\u00ebrshtojn\u00eb ndarjen e Kosov\u00ebs, sikund\u00ebr q\u00eb nuk pranojn\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb kthehet n\u00eb gjendjen e para vitit 1999 ose t\u00eb bashkohet me ndonj\u00eb shtet tjet\u00ebr. K\u00ebt\u00eb e gjejm\u00eb edhe n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb vitit 2008 (Neni 1, alinet\u00eb 1 dhe 3).<\/p>\n<p>1. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se veriu i Kosov\u00ebs, me shumic\u00eb serbe dhe Lugina e Preshev\u00ebs, me shumic\u00eb shqiptare, jan\u00eb dy nyje neuralgjike gjeopolitike dhe gjeostrategjike n\u00eb Ballkan p\u00ebr t\u00eb cilat po k\u00ebrkohet nj\u00eb zgjidhje e pranueshme, cil\u00ebsore dhe afatgjate. Lugina e Preshev\u00ebs q\u00eb shtrihet n\u00eb pjes\u00ebn qendrore t\u00eb Ballkanit paraqet nj\u00eb territor-korridor q\u00eb lidh Lugin\u00ebn e Morav\u00ebs n\u00eb veri me Lugin\u00ebn e Vardarit n\u00eb jug, duke mund\u00ebsuar komunikim m\u00eb t\u00eb leht\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs s\u00eb Mesme me at\u00eb Jugore dhe m\u00eb tutje. N\u00ebp\u00ebr t\u00eb kalojn\u00eb paralelisht rruga automobilistike (autostrada) dhe hekurudha me r\u00ebnd\u00ebsi nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cilat e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb t\u00eb ashtuquajturin Korridorin X, si nj\u00eb nga linjat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb komunikacionit dhe transportit n\u00eb Evrop\u00ebn JL.<\/p>\n<p>K\u00ebto koh\u00ebt e fundit u riaktualizuan ide \u201ct\u00eb reja\u201d dhe \u201ct\u00eb vjetra\u201d p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs n\u00eb rajon n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nj\u00eb nga idet\u00eb e z\u00ebna n\u00eb goj\u00eb shpesh \u00ebsht\u00eb edhe &#8220;shk\u00ebmbimi i territoreve&#8221; midis Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs dhe Veriut t\u00eb Kosov\u00ebs. Pala serbe duke qen\u00eb koshiente p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb q\u00eb n\u00eb aspekt afatgjat\u00eb t\u2019i mbaj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve n\u00eb nivelin e \u201ckonfliktit t\u00eb ngrir\u00eb\u201d dhe n\u00eb rrethanat e rrug\u00ebtimit institucional edhe synimit p\u00ebr aderim sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb BE, koh\u00ebt e fundit p\u00ebrmes rrug\u00ebve mediatike, por edhe prononcimeve, kryesisht nga nivelet e ul\u00ebta t\u00eb udh\u00ebheqjes politike gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po e plason iden\u00eb e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar sa m\u00eb tep\u00ebr nga dialogu deri m\u00eb tash joproduktiv me Kosov\u00ebn, por edhe p\u00ebr t\u2019i zvog\u00ebluar efektet e mundshme negative n\u00eb opinionin e brendsh\u00ebm politik, intelektual dhe fetar heziton haptas ta quaj\u00eb at\u00eb \u201cshk\u00ebmbim t\u00eb territoreve\u201d, sepse Kosov\u00ebn nuk e pranon shtet t\u00eb pavarur dhe si t\u00ebr\u00ebsi e konsideron pjes\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb, prandaj po i p\u00ebrdor formulimet \u201crirregullim\u201d ose \u201ckorrigjim\u201d i territorit. K\u00ebto mjerisht i hasim edhe te disa politikan\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs jo pa pesh\u00eb politike dhe institucionale!<\/p>\n<p>2. T\u00eb dy regjionet kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi gjeostrategjike dhe gjeopolitike p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr Serbin\u00eb, por edhe m\u00eb gjer\u00eb. Pjesa veriore e Kosov\u00ebs ka nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 1.002 km<sup>2<\/sup> (komunat Leposaviq 539,05 km<sup>2<\/sup>, Zubin Potok 334.38 km<sup>2<\/sup>, Zve\u00e7an 123,01 km<sup>2<\/sup> dhe Mitrovic\u00eb Veriore 5,46 km<sup>2<\/sup>), me 174 vendbanime. \u00cbsht\u00eb e pasur me burime minerare t\u00eb plumb-zingut (Bellob\u00ebrd\u00eb, Koporiq dhe Zhuta P\u00ebrlin, C\u00ebrnac, me rezerva t\u00eb vler\u00ebsuara n\u00eb rreth 6,4 milion\u00eb ton\u00eb m\u00eb 1986, si dhe Shkritorja e Plumbit n\u00eb Zve\u00e7an, Koncentruesi n\u00eb Leposaviq).<\/p>\n<p>Nga resurset e tjera ekzistojn\u00eb l\u00ebnd\u00eb gjeologjike nd\u00ebrtimore (56 milion\u00eb ton\u00eb mergel\u00eb n\u00eb Pali Vodenic\u00eb dhe Dren t\u00eb Leposaviqit e gur\u00eb nd\u00ebrtimi q\u00eb shfryt\u00ebzohen kryesisht shk\u00ebmbinjt\u00eb magmatik\u00eb). N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00eb territorin n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, n\u00eb lumin Ib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar akumulimi m\u00eb i madh n\u00eb vend, ai i Gazivod\u00ebs (Ujmanit) me kapacitet prej 390 milion\u00eb metrash kub uj\u00eb dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb vital jo vet\u00ebm p\u00ebr popullsin\u00eb e pjes\u00ebs veriore t\u00eb Kosov\u00ebs, por p\u00ebr sistemin energjetik e industrial n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Akumulimi \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1979 dhe q\u00ebllimi i tij ishte furnizimi me uj\u00eb i popullsis\u00eb dhe ujitja e rreth 20.000 hektar\u00ebve tok\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Drenic\u00ebs. Termocentralet nuk mund t\u00eb imagjinohen pa burime t\u00eb sigurta ujore. TC \u201cKosova A\u201d ka nj\u00eb harxhim mujor t\u00eb ujit prej 8 milion\u00eb metrash kub, nd\u00ebrsa TC \u201cKosova B\u201d rreth 9 milion\u00eb metra kub. Vet\u00ebm p\u00ebr prodhimin e nj\u00eb MWh t\u00eb energjis\u00eb nevojiten rreth 6 metra kub (TC Kosova A) dhe 3 metra kub uj\u00eb (TC Kosova B). Sipas t\u00eb dh\u00ebnave, TC \u201cKosova B\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryesori p\u00ebr prodhim t\u00eb energjis\u00eb, furnizohet vet\u00ebm nga hidrosistemi Ib\u00ebr-Lepenc, uji i t\u00eb cilit vjen nga akumulimi i Ujmanit.<\/p>\n<p>3. Me pozit\u00ebn e saj kontinentale me asnj\u00eb kusht Serbia nuk pajtohet t\u00eb humbas\u00eb hekurudh\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare Beograd \u2013 Shkup &#8211; Selanik q\u00eb kalon n\u00ebp\u00ebr Preshev\u00eb dhe Bujanoc, autostrad\u00ebn Beograd &#8211; Selanik, baz\u00ebn ushtarake t\u00eb sapond\u00ebrtuar n\u00eb Cepotin n\u00eb jug t\u00eb Bujanocit, si dhe territorin e komun\u00ebs s\u00eb Medvegj\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb nuk e njohin kontekstin dhe specifik\u00ebn e gjeohap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, pozit\u00ebn e saj gjeopolitike dhe ekonomike, n\u00ebse nuk merret hekurudha dhe autostrada, \u00e7far\u00eb kuptimi ka t\u00eb bisedohet p\u00ebr k\u00ebmbim territoresh midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Shtrohet pyetja a mund t\u00eb merret hekurudha e nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1889? Sipas nesh p\u00ebrgjigjia \u00ebsht\u00eb negative, sepse p\u00ebr hekurudh\u00ebn Serbia me aleat\u00ebt e saj do t\u00eb zhvillonte nj\u00eb luft\u00eb joballkanike, por evropiane.<\/p>\n<p>Paralelisht me hekurudh\u00ebn shkon autostrada moderne dhe Korridori X si avantazhe t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr Serbin\u00eb dhe transportin e saj n\u00eb Evrop\u00ebn JL. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ideja e Serbis\u00eb p\u00ebr dalje n\u00eb Detin Egje daton nga pjesa e dyt\u00eb e shek. XIX p\u00ebrmes nd\u00ebrtimit t\u00eb kanalit Morav\u00eb &#8211; Vardar, p\u00ebr \u00e7ka shpreh\u00ebn interesim disa kompani t\u00eb njohura t\u00eb koh\u00ebs (dy franceze, nj\u00eb gjermane, nj\u00eb angleze dhe nj\u00eb amerikane). P\u00ebr shkak t\u00eb terrenit t\u00eb komplikuar (p\u00ebr rrug\u00ebn lundruese duhej t\u00eb ngrihej nj\u00eb sistem i t\u00ebr\u00eb kaskadash e kanalesh p\u00ebr t\u2019i eliminuar dallimet hipsometrike prej 491,6 m), kostos s\u00eb lart\u00eb financiare dhe nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Rusis\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb e pranishme n\u00eb Ballkan, projekti d\u00ebshtoi.<\/p>\n<p>Por n\u00eb kokat e serb\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme ishte e ngulitur thell\u00eb aspirata p\u00ebr dalje n\u00eb det, sikund\u00ebrq\u00eb dhe n\u00eb Serbin\u00eb e sotme ende gjallojn\u00eb k\u00ebto aspirata (p\u00ebr kanalin Morav\u00eb &#8211; Vardar vet\u00ebm para disa viteve insistonte dhe presidenti i Serbis\u00eb Tomisllav Nikolliq, disa ministra t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, analist\u00eb etj.).<\/p>\n<p>4. \u201cKorrigjimi\u201d apo \u201crirregullimi\u201d i territorit midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb e kthen Kosov\u00ebn n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201940-t\u00eb, kur me Kushtetut\u00ebn e R. P. t\u00eb Serbis\u00eb t\u00eb 17 janarit 1947 dhe n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb ligjeve p\u00ebr ndarjen administrative-territoriale t\u00eb viteve 1947-1950, Serbia 7 fshatra t\u00eb Karadakut t\u00eb Preshev\u00ebs ia barti rrethit t\u00eb Preshev\u00ebs (Stanec, Maxhere, Depc\u00eb, Pe\u00e7en\u00eb, Ranatoc, Caravajk\u00eb dhe Sefer), q\u00eb deri at\u00ebher\u00eb i takonin rrethit t\u00eb Gjilanit. Po k\u00ebshtu veproi edhe me fshatrat Dobrosin e Kon\u00e7ul t\u00eb cilat para se t\u2019i bashkoheshin komun\u00ebs s\u00eb Bujanocit i kishin takuar Ranillugut n\u00eb Kosov\u00eb, sikund\u00ebr dhe dy fshatrat e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bujanocit, Zarbinca dhe Priboci.<\/p>\n<p>Ka sa vite q\u00eb Lutfi Haziri, sot kryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit dhe funksionar i lart\u00eb i LDK-s\u00eb (m\u00eb her\u00ebt dhe funksionar i pushtetit Qendror t\u00eb Kosov\u00ebs), rip\u00ebrs\u00ebrit k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb k\u00ebto 11 fshatra t\u2019i kthehen Kosov\u00ebs dhe me k\u00ebt\u00eb t\u00eb kthehet kufiri n\u00eb vij\u00ebn e vitit 1956 (sic!), gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pasakt\u00eb, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit nuk ka pasur asnj\u00eb l\u00ebkundje t\u00eb kufijve t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs, por vet\u00ebm n\u00eb vitin 1959 dhe at\u00eb vet\u00ebm n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe, si\u00e7 theksuam, deri n\u00eb vitin 1950 n\u00eb lindje t\u00eb saj!<\/p>\n<p>Si z\u00eb m\u00eb i fuqish\u00ebm p\u00ebr \u201crishikimin\u201d ose \u201crirregullimin\u201d e kufirit Kosov\u00eb &#8211; Lugin\u00eb, Haziri ose nuk e ka t\u00eb qart\u00eb konceptimin hap\u00ebsinor t\u00eb Lugin\u00ebs, si shum\u00ebkush tjet\u00ebr, ose pas k\u00ebtij insistimi t\u00eb tij q\u00ebndron ndonj\u00eb interes tjet\u00ebr (brenda gar\u00ebs nd\u00ebrpartiake dhe brendapartiake, lufta p\u00ebr votat e shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs, q\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb komun\u00ebn e Gjilanit nga konflikti i armatosur i vitit 2000).<\/p>\n<p>E kemi d\u00ebgjuar sa e sa her\u00eb duke qen\u00eb aq konfuz sa shtrirjen e vendbanimeve t\u00eb banuara nga shqiptar\u00ebt andej hekurudh\u00ebs e ngat\u00ebrron me ato k\u00ebndej hekurudh\u00ebs.<\/p>\n<p>5. N\u00eb fund t\u00eb viteve \u201950-t\u00eb Serbia b\u00ebri hapin tjet\u00ebr n\u00eb drejtim t\u00eb organizimit m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe efikas territorial dhe administrativ, por q\u00eb kishte p\u00ebr q\u00ebllim krijimin e nj\u00eb entiteti m\u00eb heterogjen etniko-demografik. K\u00ebshtu m\u00eb 26 n\u00ebntor 1959 Serbia ia \u201cdhuroi\u201d Kosov\u00ebs 197 km<sup>2<\/sup> t\u00eb rrethit t\u00eb Rashk\u00ebs, me 45 vendbanime, q\u00eb i shkuan qarkut t\u00eb Zve\u00e7anit dhe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi komun\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl, tashm\u00eb ekzistuese n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb Leposaviqit, me 26 fshatra m\u00eb 3 prill 1952, me \u00e7\u2019rast u ndryshua pak p\u00ebrb\u00ebrja nacionale e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Leposaviqi si vendbanim dhe komun\u00eb e vog\u00ebl pra gjithnj\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe kurr\u00eb nuk ka pasur k\u00ebmbim midis Preshev\u00ebs dhe Leposaviqit, si\u00e7 flasin t\u00eb painformuarit. Presheva me rrethin\u00eb gjat\u00eb LN\u00c7-s\u00eb ishte e lidhur me celulat partiake t\u00eb Maqedonis\u00eb (Abdulla Krashnica nga Presheva ishte delegat i ASNOM-it, t\u00eb mbajtur n\u00eb Manastirin Prohor P\u00e7injski), nd\u00ebrsa pas k\u00ebsaj lufte, var\u00ebsisht nga interesat politike dhe raporti i forcave midis Serbis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb, Lugina mbeti n\u00ebn Serbi dhe i takonte her\u00eb rrethit t\u00eb Vranj\u00ebs e her\u00eb t\u00eb Leskovcit; nj\u00eb koh\u00eb kur u suprimua rrethi i Preshev\u00ebs kompetencat i mori rrethi i Bujanocit.<\/p>\n<p>6. Shtat\u00eb fshatrat e Karadakut t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs kan\u00eb nj\u00eb territor prej gjithsej 31.2 km<sup>2<\/sup>, nd\u00ebrsa kat\u00ebr fshatrat e Bujanocit kan\u00eb 53.8 km<sup>2<\/sup>. Nj\u00eb territor prej 85 km<sup>2<\/sup> p\u00ebrve\u00e7q\u00eb nuk ka ndonj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr nga sip\u00ebrfaqja, tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb buz\u00eb shpopullimit t\u00eb plot\u00eb. Derisa sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb regjistrimit t\u00eb vitit 2002, n\u00eb shtat\u00eb vendbanimet e Karadakut, t\u00eb cilat po lakohen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb \u201cshk\u00ebmbimi\u201d t\u00eb mundsh\u00ebm kan\u00eb jetuar 656 banor\u00eb, tashm\u00eb numri i tyre sillet vet\u00ebm n\u00eb disa dhjet\u00ebra. N\u00eb fshatin Sefer ka vet\u00ebm 2 sht\u00ebpi t\u00eb banuara, n\u00eb Stanec 5, n\u00eb Pe\u00e7en\u00eb asnj\u00eb, n\u00eb Ranatoc 3, n\u00eb Caravajk\u00eb 4, n\u00eb Depc\u00eb 5 dhe n\u00eb Maxhere 7.<\/p>\n<p>Moszhvillimi ekonomik e infrastrukturor dhe rritja e presionit t\u00eb hapur ushtarak n\u00eb zon\u00ebn kufitare me Kosov\u00ebn, ku shtrihen k\u00ebto vendbanime, i ka detyruar banor\u00ebt t\u00eb shp\u00ebrngulen n\u00eb drejtim t\u00eb Kosov\u00ebs dhe vendbanimeve fushore t\u00eb Lugin\u00ebs. Kullosat dhe pyjet t\u00eb cilat nuk dallohen p\u00ebr mas\u00eb drusore, e cila do t\u00eb rriste mund\u00ebsit\u00eb e shfryt\u00ebzimit dhe p\u00ebrpunimit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb popullsia t\u00eb merret me blegtori ekstensive dhe prerjen e shitjen e drunjve si l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse p\u00ebr ngrohje. \u201cErozioni\u201d demografik n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201980-t\u00eb dhe fillim t\u00eb viteve \u201990-t\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar kishte marr\u00eb hov. S\u00eb bashku me izolimin komunikativ, munges\u00ebn e sh\u00ebrbimeve elementare dhe paisjen me infrastruktur\u00eb bazike, i detyroi familje t\u00eb t\u00ebra t\u00eb shp\u00ebrnguleshin n\u00eb Kosov\u00eb, Preshev\u00eb dhe gjetiu.<\/p>\n<p>Edhe fshatrat kufitare t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Bujanocit (Dobrosini e Kon\u00e7uli) jan\u00eb p\u00ebrballur me shp\u00ebrnguljet n\u00eb drejtim t\u00eb Kosov\u00ebs. Vija kufitare e Kosov\u00ebs me Serbin\u00eb ngastr\u00ebn e fshatit Dobrosin e pret n\u00eb mes, nd\u00ebrsa larg\u00ebsia e madhe me vendbanimet e tjera t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Bujanocit dhe vet\u00eb qendr\u00ebn urbane i kan\u00eb orientuar banor\u00ebt e fshatit q\u00eb nevojat e veta t\u2019i plot\u00ebsojn\u00eb n\u00eb qytetin e Gjilanit. K\u00ebto 15 vjet\u00ebt e fundit pjesa d\u00ebrrmuese e banor\u00ebve t\u00eb Dobrosinit jan\u00eb ngulitur n\u00eb Gjilan, nd\u00ebrsa Zarbinca dhe Pribovci tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb prag t\u00eb shuarjes s\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>7. Nj\u00eb skenar tjet\u00ebr i \u201cshk\u00ebmbimit\u201d t\u00eb territorit do t\u00eb kishte si vij\u00eb ndar\u00ebse hekurudh\u00ebn, q\u00eb kap nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 398 km<sup>2<\/sup> (pjesa shqiptare e Preshev\u00ebs ka 207.6 km<sup>2<\/sup>, pjesa serbe 56.4 km<sup>2<\/sup>, nd\u00ebrsa pjesa shqiptare e Bujanocit ka 227 km<sup>2<\/sup> dhe pjesa serbe 234 km<sup>2<\/sup>). Sipas k\u00ebtij skenari Kosov\u00ebs do t\u2019i bashkohej nj\u00eb brez i t\u00ebr\u00eb i fshatrave, i cili shtrihet rr\u00ebz\u00eb shpateve lindore t\u00eb Karadakut, nga fshati Miratoc e deri te fshati Llu\u00e7an, si dhe fshatrat e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bujanocit, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe T\u00ebrrnocin e Turin\u00eb.<\/p>\n<p>Nga p\u00ebrllogaritjet hartografike t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb Lugin\u00ebs n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb hekurudh\u00ebs, del q\u00eb k\u00ebsaj pjese i takojn\u00eb 398 km<sup>2<\/sup> me 48 vendbanime. Duke pasur parasysh q\u00eb brenda k\u00ebsaj t\u00ebr\u00ebsie t\u00eb p\u00ebrllogaritur futen edhe disa fshatra etnikisht t\u00eb pastra serbe si Llapardinca, Rakoci, S\u00ebrpska Kuqa dhe Levosova, at\u00ebhere vija kufitare do t\u00eb devijonte n\u00eb drejtim t\u00eb per\u00ebndimit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe k\u00ebto fshatra n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb \u201cpjes\u00ebs serbe\u201d.<\/p>\n<p>Edhe nga ky skenar pala shqiptare do t\u00eb dilte humb\u00ebse meq\u00eb m\u00eb se gjysma e territorit do t\u00eb mbetej jasht\u00eb realitetit t\u00eb ri politiko-territorial, madje edhe m\u00eb keq, sepse jasht\u00eb do t\u00eb mbetej edhe nj\u00eb brez i t\u00ebr\u00eb i fshatrave q\u00eb shtrihen rr\u00ebz\u00eb shpateve per\u00ebndimore t\u00eb Rujanit: nga Somolica e deri n\u00eb Strezoc (gjithsej 9 sosh), si dhe fshatrat e fush\u00ebs s\u00eb Moravic\u00ebs (Bukuroca, Zhunica dhe \u00c7ukarka).<\/p>\n<p>8. Tash e sa koh\u00eb Serbia po i hulumton t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb e cop\u00ebtimit t\u00eb territorit t\u00eb Lugin\u00ebs, qoft\u00eb p\u00ebrmes formimit t\u00eb komunave t\u00eb reja t\u00eb vogla, qoft\u00eb p\u00ebrmes formave t\u00eb tjera, q\u00eb do ta shkat\u00ebrronin t\u00ebr\u00ebsin\u00eb territoriale, si e vetmja form\u00eb e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb afatgjate t\u00eb saj. Edhe n\u00ebse Kosova dhe Serbia n\u00ebn trysni t\u00eb faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar pajtohen q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e Veriut t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00ebn ombrell\u00ebn e demarkimit ose t\u00eb rishikimit t\u00eb kufijve (kthimi i 197 km<sup>2<\/sup> t\u00eb vitit 1959) t\u2019i bashk\u00ebngjitej Serbis\u00eb, nuk duhet t\u00eb preket territori i Lugin\u00ebs. Shkat\u00ebrrimi i t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj v\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb dhe fundi i saj. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Lugina ruhet si t\u00ebr\u00ebsi, vet\u00ebm n\u00ebse Kosova funksionon si shtet n\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin e tij prej 10.905,25 km<sup>2<\/sup>.<\/p>\n<p>E kujtojm\u00eb cop\u00ebtimin e Sanxhakut pas Luft\u00ebs II Bot\u00ebrore, q\u00eb \u00e7oi n\u00eb mosekzistimin e tij, ndon\u00ebse ishte nj\u00ebsi n\u00eb vete partiake-politike gjat\u00eb LN\u00c7-s\u00eb (Oblasni komitet KPJ za Sandxhak) dhe do t\u00eb duhej t\u00eb kishte nj\u00eb status t\u00eb autonomis\u00eb territoriale-politike, n\u00ebse jo si t\u00eb Kosov\u00ebs (Oblast), at\u00ebher\u00eb s\u00eb paku nj\u00eb autonomi kulturore! Sanxhaku kishte 8.600 km<sup>2<\/sup> dhe u nda midis Serbis\u00eb (4.600 km<sup>2<\/sup>) dhe Malit t\u00eb Zi (4.000 km<sup>2<\/sup>), nd\u00ebrsa p\u00ebr BeH nuk mbeti as \u201ckusuri\u201d)! Ndon\u00ebse ajo q\u00eb ofron Haziri mbetet p\u00ebr hamend\u00ebsime t\u00eb ndryshme, megjithat\u00eb Serbia dhe mund ta pranoj\u00eb \u201cofert\u00ebn\u201d e tij, ngase sikur nuk jep \u201casgj\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa merr \u201cgjith\u00e7ka\u201d!<\/p>\n<p>Por Haziri duhet t\u00eb tregoj\u00eb prerazi \u00e7ka duhet Kosova t\u00eb marr\u00eb nga Serbia, cilat vendbanime, sa sip\u00ebrfaqe do t\u00eb ket\u00eb at\u00ebher\u00eb Kosova dhe ku mbetet pastaj vija kufitare dhe \u00e7ka duhet t\u2019i jepet Serbis\u00eb, cilat vendbanime, sa sip\u00ebrfaqe do t\u00eb ket\u00eb Serbia dhe ku do t\u00eb jet\u00eb kufiri. Opinionet politike p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndjeshme, pa argumente shkencore, jan\u00eb joproduktive dhe t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>9. Serbia do t\u00eb ishte gati ta jepte edhe qytetin e Preshev\u00ebs ngase \u00ebsht\u00eb i pazhvilluar dhe n\u00eb t\u00eb nuk ka m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00ebqind serb\u00eb, t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb qytet dhe nj\u00eb koloni e vog\u00ebl, e p\u00ebrqendruar n\u00eb stacionin hekurudhor. Mir\u00ebpo, Presheva nuk \u00ebsht\u00eb e t\u00ebr\u00eb Lugina. Lugina \u00ebsht\u00eb territor shum\u00eb m\u00eb i madh me sip\u00ebrfaqe dhe popullat\u00eb. \u00c7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb jet\u00eb madh\u00ebsia popullative-territoriale e pjes\u00ebs s\u00eb mbetur, ajo n\u00eb pik\u00ebpamje biologjike-demografike dhe t\u00eb emigrimit intensiv do t\u00eb \u201cshuhet\u201d p\u00ebr pak vite.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm si t\u00ebr\u00ebsi Lugina mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb, ashtu si\u00e7 ka rezistuar Kosova si t\u00ebr\u00ebsi k\u00ebto 100 vjet\u00ebt e fundit, pavar\u00ebsisht represionit pushtetar, shp\u00ebrnguljeve t\u00eb dhunshme dhe presionit ekonomik. Vet\u00ebm si popullat\u00eb e madhe kan\u00eb rezistuar shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb k\u00ebto 7-8 dekadat e fundit. Elementi shqiptar n\u00eb vendbanimet e Presp\u00ebs dhe rrethinat e Manastirit tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb st\u00ebrholluar aq shum\u00eb, sa q\u00eb p\u00ebr pak vite mund t\u00eb mos ekzistoj\u00eb! Edhe n\u00ebse shk\u00ebmbehet Lugina, duke p\u00ebrfshir\u00eb hekurudh\u00ebn dhe autostrad\u00ebn, me Veriun e Kosov\u00ebs, n\u00eb dukje si p\u00ebrfitim maksimal i shqiptar\u00ebve, duhet t\u00eb peshohet mir\u00eb, se edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb variant p\u00ebrs\u00ebri del fituese Serbia, sepse Veriu i Kosov\u00ebs posedon pasuri t\u00eb m\u00ebdha minerale dhe ujore dhe kjo duhet t\u00eb jet\u00eb vija e kuqe.<\/p>\n<p>Edhe sa i p\u00ebrket madh\u00ebsis\u00eb territoriale, Kosova \u00ebsht\u00eb humb\u00ebse nga se hap\u00ebsira mbi Ibrin ka nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 1.002 km<sup>2<\/sup>, kurse Lugina me rripin shqiptar ka nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 434.6 km<sup>2<\/sup>. Edhe n\u00ebse do t\u00eb merreshin hekurudha, autostrada dhe Korridori X, a do t\u00eb mund\u00eb t\u2019i menaxhonte Kosova k\u00ebto sisteme t\u00eb m\u00ebdha infrastrukturore n\u00eb raport me interesat vitale q\u00eb i ka Serbia me Maqedonin\u00eb dhe Greqin\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht me lidhjen emocionale p\u00ebr hekurudh\u00ebn?!<\/p>\n<p>10. E arritura m\u00eb e madhe k\u00ebt\u00eb shekullin e fundit \u00ebsht\u00eb \u00e7lirimi dhe pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs dhe ruajtja e integritetit territorial n\u00eb kufijt\u00eb ekzistues, n\u00eb madh\u00ebsin\u00eb territoriale prej 10.905,25 km<sup>2<\/sup>, si\u00e7 e konfirmoi Komisioni i ekspert\u00ebve p\u00ebr matjen e territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb janar-shkurt t\u00eb vitit 2017. \u00c7do aventur\u00eb tjet\u00ebr, p.sh. p\u00ebr \u201crirregulimin\u201d e territorit, q\u00eb po e mban t\u00eb hapur si tem\u00eb tash e sa koh\u00eb Lutfi Haziri e t\u00eb tjer\u00ebt, e ku p\u00ebrfiton m\u00eb s\u00eb shumti Serbia, \u00ebsht\u00eb tragjedi e radh\u00ebs edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn edhe p\u00ebr Lugin\u00ebn. Profiter\u00ebt politik\u00eb dhe material\u00eb t\u00eb Lugin\u00ebs dhe t\u00eb Kosov\u00ebs po shtiren sikur po e bashkojn\u00eb Lugin\u00ebn me Kosov\u00ebn, pa llogaritur se po i b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm edhe nj\u00ebr\u00ebs edhe tjetr\u00ebs; kjo sjellje \u00e7on n\u00eb disavantazh t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb avancimit t\u00eb statusit politiko-territorial t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha rikomponimet e brendshme territoriale t\u00eb Kosov\u00ebs (<em>Plani i Ahtisarit si dokument nd\u00ebrkomb\u00ebtar i futur komplet n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs<\/em>) dhe proceset e tjera derivojn\u00eb nga takimet e Vjen\u00ebs n\u00eb vitet 2005-2007, ku nuk jan\u00eb p\u00ebrmendur me asnj\u00eb fjal\u00eb Lugina dhe shqiptar\u00ebt e atjesh\u00ebm, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb kontekst t\u00eb amortizimit t\u00eb privilegjeve maksimaliste t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb ato takime ka marr\u00eb pjes\u00eb edhe Lutfi Haziri. As n\u00eb takimet e Brukselit (2015) nuk \u00ebsht\u00eb z\u00ebn\u00eb n\u00eb goj\u00eb Lugina e Preshev\u00ebs dhe shqiptar\u00ebt. \u00c7ka duan tash Hazirat andej e k\u00ebndej kufirit?! Rivizatimi i hartave n\u00eb Ballkan ka marr\u00eb fund, nd\u00ebrsa p\u00ebrpjekja e hapjes s\u00eb tem\u00ebs s\u00eb ndryshimit t\u00eb kufijve me \u00e7do kusht n\u00eb \u00e7far\u00ebdo pjese t\u00eb Ballkanit pa dyshim q\u00eb \u00e7on n\u00eb konflikte t\u00eb p\u00ebrgjakshme, transferime t\u00eb popullat\u00ebs, spastrim etnik etj. M\u00eb s\u00eb paku kjo sot u duhet shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb jan\u00eb. E nes\u00ebrmja \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dr. Hivzi Islami dhe Dr. Arsim Ejupi Z\u00cbRI.INFO, 26 korrik 2018 \u00cbsht\u00eb tashm\u00eb i njohur fakti se nd\u00ebr tragjedit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe m\u00eb afatgjata t\u00eb shqiptar\u00ebve si n\u00eb rrafshin komb\u00ebtar e politik, ashtu edhe n\u00eb aspektin ekonomik, social dhe familjar jan\u00eb cop\u00ebtimet e imponuara dhe t\u00eb dhunshme t\u00eb territorit t\u00eb tyre etnogjeografik. Anash ndarjet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":38477,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-38476","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Ndarja &#039;e re&#039; e Kosov\u00ebs e nd\u00ebrlidhur me cop\u00ebtimin e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs si fatkeq\u00ebsi e radh\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ndarja &#039;e re&#039; e Kosov\u00ebs e nd\u00ebrlidhur me cop\u00ebtimin e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs si fatkeq\u00ebsi e radh\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Dr. Hivzi Islami dhe Dr. Arsim Ejupi Z\u00cbRI.INFO, 26 korrik 2018 \u00cbsht\u00eb tashm\u00eb i njohur fakti se nd\u00ebr tragjedit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe m\u00eb afatgjata t\u00eb shqiptar\u00ebve si n\u00eb rrafshin komb\u00ebtar e politik, ashtu edhe n\u00eb aspektin ekonomik, social dhe familjar jan\u00eb cop\u00ebtimet e imponuara dhe t\u00eb dhunshme t\u00eb territorit t\u00eb tyre etnogjeografik. Anash ndarjet [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-02-17T23:46:23+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-02-18T00:38:53+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/hivzi_islami-arsim_ejupi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"310\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Ndarja &#8216;e re&#8217; e Kosov\u00ebs e nd\u00ebrlidhur me cop\u00ebtimin e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs si fatkeq\u00ebsi e radh\u00ebs\",\"datePublished\":\"2019-02-17T23:46:23+00:00\",\"dateModified\":\"2019-02-18T00:38:53+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\\\/\"},\"wordCount\":3644,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/hivzi_islami-arsim_ejupi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\\\/\",\"name\":\"Ndarja 'e re' e Kosov\u00ebs e nd\u00ebrlidhur me cop\u00ebtimin e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs si fatkeq\u00ebsi e radh\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/hivzi_islami-arsim_ejupi.jpg\",\"datePublished\":\"2019-02-17T23:46:23+00:00\",\"dateModified\":\"2019-02-18T00:38:53+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/hivzi_islami-arsim_ejupi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/hivzi_islami-arsim_ejupi.jpg\",\"width\":600,\"height\":310},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ndarja &#8216;e re&#8217; e Kosov\u00ebs e nd\u00ebrlidhur me cop\u00ebtimin e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs si fatkeq\u00ebsi e radh\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ndarja 'e re' e Kosov\u00ebs e nd\u00ebrlidhur me cop\u00ebtimin e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs si fatkeq\u00ebsi e radh\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Ndarja 'e re' e Kosov\u00ebs e nd\u00ebrlidhur me cop\u00ebtimin e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs si fatkeq\u00ebsi e radh\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Dr. Hivzi Islami dhe Dr. Arsim Ejupi Z\u00cbRI.INFO, 26 korrik 2018 \u00cbsht\u00eb tashm\u00eb i njohur fakti se nd\u00ebr tragjedit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe m\u00eb afatgjata t\u00eb shqiptar\u00ebve si n\u00eb rrafshin komb\u00ebtar e politik, ashtu edhe n\u00eb aspektin ekonomik, social dhe familjar jan\u00eb cop\u00ebtimet e imponuara dhe t\u00eb dhunshme t\u00eb territorit t\u00eb tyre etnogjeografik. Anash ndarjet [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-02-17T23:46:23+00:00","article_modified_time":"2019-02-18T00:38:53+00:00","og_image":[{"width":600,"height":310,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/hivzi_islami-arsim_ejupi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Ndarja &#8216;e re&#8217; e Kosov\u00ebs e nd\u00ebrlidhur me cop\u00ebtimin e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs si fatkeq\u00ebsi e radh\u00ebs","datePublished":"2019-02-17T23:46:23+00:00","dateModified":"2019-02-18T00:38:53+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\/"},"wordCount":3644,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/hivzi_islami-arsim_ejupi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\/","name":"Ndarja 'e re' e Kosov\u00ebs e nd\u00ebrlidhur me cop\u00ebtimin e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs si fatkeq\u00ebsi e radh\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/hivzi_islami-arsim_ejupi.jpg","datePublished":"2019-02-17T23:46:23+00:00","dateModified":"2019-02-18T00:38:53+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/hivzi_islami-arsim_ejupi.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/hivzi_islami-arsim_ejupi.jpg","width":600,"height":310},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ndarja-e-re-e-kosoves-e-nderlidhur-me-copetimin-e-lugines-se-presheves-si-fatkeqesi-e-radhes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ndarja &#8216;e re&#8217; e Kosov\u00ebs e nd\u00ebrlidhur me cop\u00ebtimin e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs si fatkeq\u00ebsi e radh\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38476","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38476"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38476\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/38477"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38476"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38476"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38476"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}