{"id":38495,"date":"2019-02-19T00:43:29","date_gmt":"2019-02-18T23:43:29","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=38495"},"modified":"2019-02-19T00:43:29","modified_gmt":"2019-02-18T23:43:29","slug":"kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\/","title":{"rendered":"Kadare: S\u2019e kam takuar m\u00eb kurr\u00eb ish-t\u00eb dashur\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/www.kultplus.com\/libri\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">KultPlus.com<\/a>, <em>18 shkurt 2019<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Kadare - Mjegullat e Tiran\u00ebs\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/kadare-mjegullat-e-tiranes.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> <em>Ishte 20 vje\u00e7 kur shkroi \u201cMjegullat e Tiran\u00ebs\u201d. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kishte nj\u00eb tjet\u00ebr titull \u201cDashuria nr. 2\u201d, ku fshihej snobizmi i mosh\u00ebs dhe nj\u00eb lloj distancimi ndaj atyre dashurive t\u00eb p\u00ebrjetshme, romantike. Pas gati 56 vjet\u00ebsh, Ismail Kadare ka vendosur t\u00eb botoj\u00eb romanin e tij t\u00eb par\u00eb. P\u00ebr t\u00eb mbushur distanc\u00ebn n\u00eb koh\u00eb mes koh\u00ebs kur \u00ebsht\u00eb shkruar dhe at\u00eb t\u00eb botimit, sht\u00ebpia botuese \u201cOnufri\u201d e boton tekstin integral t\u00eb k\u00ebtij romani s\u00eb bashku me nj\u00eb bised\u00eb me autorin dhe komente t\u00eb studiueses <strong>Viola Isufaj<\/strong>. P\u00ebrmes k\u00ebtij bashk\u00ebbisedimi, shkrimtari hedh drit\u00eb jo vet\u00ebm mbi k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr t\u00eb panjohur m\u00eb par\u00eb p\u00ebr lexuesin, p\u00ebr arsyen pse nuk e ka botuar m\u00eb par\u00eb, pse e konsideronte si t\u00eb \u201cmohuar\u201d, faktin q\u00eb \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur mbi nj\u00eb histori dashurie t\u00eb vet\u00eb atij, por na tregon edhe p\u00ebr atmosfer\u00ebn n\u00eb Tiran\u00ebn e viteve \u201850-\u201960, zhvillimin letrar n\u00eb ato momente brenda kornizave t\u00eb realizmit socialist dhe se si ai vet\u00eb e pa veten si \u201chero pozitiv\u201d n\u00eb nj\u00eb roman t\u00eb koh\u00ebs\u2026<\/em><\/p>\n<p><strong>Zoti Kadare, jeni shprehur se nuk do t\u00eb shkruani m\u00eb let\u00ebrsi artistike. N\u00eb fakt, kjo ka ardhur ngase keni ndier, se i keni th\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka lexuesit, apo ngaq\u00eb me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat i keni th\u00ebn\u00eb di\u00e7ka?<\/strong><br \/>\nAs nj\u00ebra, as tjetra. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb faz\u00eb q\u00eb i vjen natyrsh\u00ebm nj\u00eb pjese t\u00eb shkrimtar\u00ebve. Nd\u00ebrkaq, v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb gjendet nj\u00eb shkrimtar q\u00eb mendon se ka th\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka. S\u2019\u00ebsht\u00eb e mundur, madje s\u2019\u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb thuhet gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p><strong>Jeni shprehur se nga mosha 10-12 vje\u00e7 keni kuptuar se let\u00ebrsia ju t\u00ebrhiqte. Ja ku jeni tani, para nj\u00eb auditori global; nga \u201cQyteti pa Reklama\u201d tek \u201cAksidenti\u201d, i keni b\u00ebr\u00eb njer\u00ebzimit nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb pa\u00e7mueshme. P\u00ebrve\u00e7 viteve, \u00e7far\u00eb i ndan k\u00ebto dy momente? Si do ta karakterizonit k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb midist\u00eb? Me \u00e7\u2019fjal\u00eb do ta p\u00ebrshkruanit?<\/strong><br \/>\nKam pasur fat. T\u00eb duash let\u00ebrsin\u00eb e quaj fat. T\u00eb b\u00ebsh let\u00ebrsi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb fat i dyfisht\u00eb. Ta duan edhe t\u00eb tjer\u00ebt at\u00eb q\u00eb ti krijon \u00ebsht\u00eb fat i rrall\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gjithashtu keni treguar se e kishit par\u00eb veten para nj\u00eb auditori kozmik. Ky p\u00ebrfytyrim, para apo pas romanit q\u00eb po botojm\u00eb k\u00ebtu?<\/strong><br \/>\nKam qen\u00eb magjepsur pas let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb paku shtat\u00eb ose tet\u00eb vjet p\u00ebrpara k\u00ebtij romani. Sa m\u00eb her\u00ebt t\u00eb vij\u00eb kjo magjepsje, aq m\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb. Arti k\u00ebrkon q\u00eb ti t\u00eb mrekullohesh p\u00ebrpara tij. T\u2019i besosh si asnj\u00eb gj\u00ebje tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb. Dhe kjo, m\u00eb leht\u00eb dhe m\u00eb natyrsh\u00ebm se kurdoher\u00eb, ndodh n\u00eb periudh\u00ebn midis fundit t\u00eb f\u00ebminis\u00eb dhe fillimit t\u00eb adoleshenc\u00ebs. \u00cbndrra p\u00ebr auditor t\u00eb p\u00ebrbotsh\u00ebm t\u00eb duket e rrokshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb. E pamundura gjithashtu, bashk\u00eb me g\u00ebzimin q\u00eb s\u2019njeh kufij, programohen pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto vite. Nd\u00ebrkaq, koha ngre p\u00ebrpara shkrimtarit t\u00eb ardhsh\u00ebm paradoksin m\u00eb t\u00eb madh: <strong>nuk i jep mund\u00ebsin\u00eb e t\u00eb shkruarit<\/strong>. Duket sikur kjo ndodh si nj\u00eb nd\u00ebshkim p\u00ebr at\u00eb fluturim e at\u00eb guxim t\u00eb marr\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb fat. Shum\u00eb shpejt shkrimtari i ardhsh\u00ebm e kupton se ato q\u00eb ka shkruar n\u00eb at\u00eb mosh\u00eb nuk kan\u00eb e nuk mund t\u00eb kishin asnj\u00eb vler\u00eb. Dhe se e gjith\u00eb aventura duhej t\u00eb mbaronte k\u00ebshtu. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai e ndien se, pavar\u00ebsisht nga kjo, ajo aventur\u00eb ka qen\u00eb e till\u00eb, q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb rob t\u00eb nj\u00eb dashurie t\u00eb pangjashme me asnj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb. Dhe ai b\u00ebhet gati seriozisht, dramatikisht t\u00eb vihet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>Pra, jeni magjepsur pas let\u00ebrsis\u00eb dhe pas \u00ebndrr\u00ebs p\u00ebr auditor t\u00eb p\u00ebrbotsh\u00ebm disa vite p\u00ebrpara shkrimit t\u00eb k\u00ebtij romani t\u00eb titulluar \u201cMjegullat e Tiran\u00ebs\u201d. A ka mbajtur gjithnj\u00eb k\u00ebt\u00eb titull romani n\u00eb fjal\u00eb apo ia keni ndryshuar m\u00eb von\u00eb?<\/strong><br \/>\nKy roman nuk ka pasur asnj\u00ebher\u00eb titullin \u201cMjegullat e Tiran\u00ebs\u201d. Ai titull nuk ka qen\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb gabim i kujtes\u00ebs sime. E kam quajtur, me sa duket k\u00ebshtu, n\u00eb ndonj\u00eb bised\u00eb me shok\u00ebt, dhe m\u00eb pas, sinqerisht p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, e kam besuar si t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Titulli, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ka qen\u00eb \u201c<em>Dashuria nr. 2<\/em>\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u201cDashuria nr. 2\u201d ting\u00ebllon e pazakonshme. A mund t\u00eb thuhet se ka nj\u00eb doz\u00eb snobizmi?<\/strong><br \/>\nNatyrisht q\u00eb titulli e ka gjith\u00eb doz\u00ebn e snobizmit t\u00eb mundsh\u00ebm. Dhe bashk\u00eb me t\u00eb nj\u00eb lloj leht\u00ebsie t\u00eb shtirur, tipike p\u00ebr shum\u00eb djem t\u00eb koh\u00ebs. Ishte nj\u00eb lloj kund\u00ebrshtimi i \u201cdashuris\u00eb romantike\u201d, q\u00eb ngjante si tipar i prapambetur, i nj\u00eb let\u00ebrsie t\u00eb prapambetur. Nj\u00eb lloj shpalljeje se kishte ikur koha e \u201cdashuris\u00eb s\u00eb vetme\u201d, q\u00eb \u201cs\u2019harrohej kurr\u00eb\u201d etj., etj., dhe n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebtij sublimimi, dashuria, si shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera, mund t\u00eb kishte nj\u00eb num\u00ebr! N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, e gjith\u00eb kjo ishte nj\u00eb trill, me t\u00eb cilin ne student\u00ebve na p\u00eblqente t\u00eb g\u00ebnjenim veten. Si\u00e7 mund t\u00eb duket nga vet\u00eb romani, ne dashuronim gati-gati nj\u00eblloj si m\u00eb par\u00eb, me po ato dufe e psher\u00ebtima, ndon\u00ebse hiqeshim si cinik\u00eb modern\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb kjo sprova juaj e par\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar nj\u00eb roman?<\/strong><br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb romani im i par\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb. N\u00eb fakt, si\u00e7 e kam rr\u00ebfyer shum\u00eb her\u00eb, p\u00ebrpara tij kam shkruar ndonj\u00eb duzin\u00eb \u201cromanesh\u201d, p\u00ebr t\u00eb cilat epiteti \u201ci \u00e7uditsh\u00ebm\u201d do t\u00eb ting\u00ebllonte i zbeht\u00eb. K\u00ebto romane p\u00ebrb\u00ebheshin zakonisht nga nj\u00eb tekst q\u00eb shkonte nga dy faqe n\u00eb dhjet\u00eb ose dymb\u00ebdhjet\u00eb. Nd\u00ebrkaq, secili prej tyre shoq\u00ebrohej me nj\u00eb sasi t\u00eb madhe reklamash t\u00eb p\u00ebrfytyruara t\u00eb tipit \u201c<em>Doli n\u00eb shitje romani i mahnitsh\u00ebm, madh\u00ebshtor, i pashoq etj., etj., i I. H. Kadares\u00eb<\/em>\u201d. Teksti i reklamave e kalonte zakonisht vet\u00eb tekstin e romanit, madje, shpesh, i lodhur prej tyre, s\u2019kisha durim t\u00eb shkruaja vepr\u00ebn e shpallur me aq buj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Po p\u00ebrse romani n\u00eb fjal\u00eb nuk p\u00ebrmendet n\u00eb intervistat dhe eset\u00eb tuaja; p\u00ebrse nuk p\u00ebrmendet n\u00eb \u201cFtes\u00eb n\u00eb studio\u201d, nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00eb referimi p\u00ebr \u00e7do studiues t\u00eb vepr\u00ebs suaj, gjenetist qoft\u00eb ky ose jo?<\/strong><br \/>\nArsyeja ishte e thjesht\u00eb. Ky roman mbeti edhe m\u00eb pas si nj\u00eb vep\u00ebr e mohuar prej meje. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb i sakt\u00eb, ai ishte pjes\u00eb e jet\u00ebs sime, t\u00eb njeriut, por jo e asaj t\u00eb shkrimtarit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb\u00a0fundit, ai i ngjante nj\u00eb f\u00ebmije t\u00eb paligjsh\u00ebm. Kjo kishte t\u00eb b\u00ebnte, ndoshta, me dyshimin tim se romani, duke qen\u00eb jasht\u00eb problemeve t\u00eb koh\u00ebs, do ta kishte t\u00eb pamundur botimin. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, pas kthimit nga Moska, ishte e natyrshme q\u00eb ai t\u00eb m\u00eb dukej i prapambetur. Sidomos pas \u201c<em>Qytetit pa reklama<\/em>\u201d, q\u00eb e kisha shkruar atje, dhe q\u00eb q\u00ebndronte, nga \u00e7do pik\u00ebpamje, m\u00eb lart se ai. M\u00eb von\u00eb, kur ka ardhur puna p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar at\u00eb q\u00eb do t\u00eb ishte teksti im i par\u00eb, pak a shum\u00eb serioz, zgjedhja ra mbi novel\u00ebn e shkurt\u00ebr \u201c<em>N\u00eb dheun e huaj<\/em>\u201d, shkruar m\u00eb 1953, kur isha ende gjimnazist, shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/albanian-writer-Ismail-Kadare.jpg\" alt=\"\" width=\"800\" height=\"480\" \/><\/p>\n<p><strong>At\u00ebher\u00eb, si vendos\u00ebt q\u00eb dor\u00ebshkrimi t\u00eb dilte nga sirtar\u00ebt dhe t\u00eb merrte form\u00ebn e nj\u00eb libri t\u00eb shtypur?<\/strong><br \/>\nKjo ka ndodhur shum\u00eb von\u00eb, m\u00eb 2012, n\u00eb koh\u00ebn kur po qart\u00ebsohej ideja e nj\u00eb botimi t\u00eb ri t\u00eb veprave t\u00eb plota n\u00eb shtat\u00eb v\u00ebllime, ku v\u00ebllimi i fundit do t\u00eb p\u00ebrmblidhte vepra t\u00eb pakryera plot\u00ebsisht, shestime, sinopse ose mot\u00ebrzime t\u00eb ndryshme. Kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb tep\u00ebr e larmishme, q\u00eb mund t\u00eb zgjonte interes po aq te studiuesit, sa te lexuesit e mir\u00ebfillt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Zoti Kadare, si \u00ebsht\u00eb shkruar romani; dua t\u00eb them: \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb let\u00ebr, \u00ebsht\u00eb incizuar me magnetofon (si nj\u00eb pjes\u00eb e \u201c<em>Qytetit pa reklama<\/em>\u201d), ka ardhur nga nj\u00eb ditar, nga nj\u00eb let\u00ebrk\u00ebmbim, a kishit nj\u00eb dosje t\u00eb par\u00eb sh\u00ebnimesh, cop\u00ebza letre\u2026 di\u00e7ka tjet\u00ebr?<\/strong><br \/>\nRomani \u00ebsht\u00eb shkruar me dor\u00eb, n\u00eb fletore shkrimi. \u00cbsht\u00eb shfryt\u00ebzuar nj\u00eb ditar q\u00eb kam mbajtur me nd\u00ebrprerje gjat\u00eb viteve studenteske n\u00eb Tiran\u00eb. Letra gjithashtu. T\u00eb mia dhe t\u00eb vajz\u00ebs studente, q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si personazh.<\/p>\n<p><strong>Jeta e Tiran\u00ebs jepet p\u00ebrmes zhurmave, vitrinave, shk\u00eblqimit t\u00eb rrug\u00ebve; aty ka t\u00eb qeshura, grupe t\u00eb g\u00ebzuara t\u00eb rinjsh, djem e vajza, me d\u00ebshira, pasione\u2026. K\u00ebshtu shk\u00eblqente Tirana n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb apo keni hedhur m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb se \u00e7\u2019kishte, p\u00ebr shkak se ishit i ri dhe perceptimi ndryshonte? Apo \u00ebsht\u00eb ndoshta nj\u00eb poem\u00eb dashurie juaja, q\u00eb e sjell Tiran\u00ebn ashtu si\u00e7 do t\u00eb d\u00ebshironit t\u00eb ishte?<\/strong><br \/>\nKur, pas m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebshekulli, e kam lexuar dor\u00ebshkrimin, atmosfera kryeqytetase q\u00eb p\u00ebrmendni ka qen\u00eb p\u00ebr mua po aq befasuese, sa edhe p\u00ebr ju. Pyetjen se cila nga dy tablot\u00eb ka qen\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar n\u00eb roman, apo ajo e jet\u00ebs s\u00eb nj\u00ebmendt\u00eb, e kam b\u00ebr\u00eb s\u00eb pari un\u00eb vet\u00eb. Jeta e nj\u00ebmendt\u00eb ka qen\u00eb v\u00ebrtet e ashp\u00ebr dhe e m\u00ebrzitshme, por, sado e keqe t\u00eb ishte jeta, m\u00eb e keqe se ajo ishte let\u00ebrsia. Kjo e fundit ngjante aq e mjer\u00eb, sa t\u00eb vinte turp t\u00eb ishe shkrimtar. Mund t\u00eb thuhet se n\u00eb vitet pes\u00ebdhjet\u00eb let\u00ebrsia shqipe ishte n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb zeza t\u00eb saj. Nj\u00eb that\u00ebsir\u00eb e pap\u00ebrfytyrueshme zot\u00ebronte kudo, personazhe pozitive q\u00eb t\u00eb kallnin krup\u00ebn, politizim i skajsh\u00ebm, ngjyra bardh\u00eb e zi \u2013 partizan\u00eb, ballist\u00eb \u2013 shkurt asgj\u00eb njer\u00ebzore nuk ndihej n\u00eb faqet e saj.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb roman nuk ka p\u00ebrftesa moderne t\u00eb dukshme, por at\u00eb e p\u00ebrshkon kryek\u00ebput nj\u00eb frym\u00eb moderne; aty gjenden personazhet q\u00eb te \u201c<em>Dimri i vetmis\u00eb s\u00eb madhe<\/em>\u201d do t\u00eb jen\u00eb djemt\u00eb e rrug\u00ebs \u201cBroduej\u201d, aty \u00ebsht\u00eb Bardhyli, t\u00eb cilin e kishin kritikuar p\u00ebr tendenc\u00eb modernizmi, aty thuhet se n\u00eb Lidhjen e Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve po flitej n\u00eb lidhje me p\u00ebrhapjen e modernizmit n\u00eb let\u00ebrsi, piktur\u00eb dhe muzik\u00eb. Sa i vet\u00ebdijsh\u00ebm ishit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb frym\u00eb moderne, q\u00eb p\u00ebrcillte romani juaj n\u00eb klim\u00ebn q\u00eb mbizot\u00ebronte n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb ato vite?<\/strong><br \/>\nAjo q\u00eb ju e quani \u201cfrym\u00eb moderne\u201d nuk \u00ebsht\u00eb shpikja ime. Ndon\u00ebse e ndrojtur \u00ebsht\u00eb ndier v\u00ebrtet, fill pas d\u00ebnimit n\u00eb Mosk\u00eb t\u00eb krimeve t\u00eb Stalinit, kryengritjes n\u00eb Hungari m\u00eb 1956 dhe konferenc\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, po at\u00eb vit. Un\u00eb disi e kam theksuar at\u00eb frym\u00eb, por n\u00eb rrethet kryeqytetase, sidomos studenteske, pulsonte v\u00ebrtet. P\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe nuk pati asnj\u00eb shenj\u00eb, asnj\u00eb jehon\u00eb t\u00eb saj. Ndaj, par\u00eb nga ky k\u00ebndv\u00ebshtrim, romani im nuk mund t\u00eb ishte ve\u00e7se rr\u00ebfimi i nj\u00eb Don Kishoti t\u00eb vetmuar. Kjo ka qen\u00eb ndoshta edhe arsyeja q\u00eb s\u2019kam b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr botimin e tij. Madje, as mendja s\u2019m\u00eb ka shkuar, p\u00ebrderisa dor\u00ebshkrimi nuk \u00ebsht\u00eb daktilografuar kurr\u00eb. T\u00eb jesh i vet\u00ebdijsh\u00ebm se romani q\u00eb ke shkruar nuk do t\u00eb botohet kurr\u00eb (<em>\u00e7ka edhe i ndodhi k\u00ebtij romani brenda epok\u00ebs komuniste<\/em>), mendoj se d\u00ebshmon p\u00ebr nj\u00eb vet\u00ebdijesim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. K\u00ebtu dua t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris se kjo liri, p\u00ebrpara se t\u00eb m\u00eb vinte nga idet\u00eb dhe burimet e njohura t\u00eb liris\u00eb s\u00eb njeriut, m\u00eb ka ardhur prej vet\u00eb let\u00ebrsis\u00eb. M\u00eb sakt\u00eb, prej andej nga s\u2019pritej: fantazmave t\u00eb Shekspirit.<\/p>\n<p><strong>Ndalemi pak te personazhi q\u00eb nuk u ngjet aspak atyre q\u00eb diktonte socrealizmi. Bardhyli nuk ka asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me heroin pozitiv. Si mund\u00ebt t\u00eb krijonit nj\u00eb personazh t\u00eb till\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur teknikat tuaja poetike ishin ende t\u00eb pasofistikuara? A e ndienit ju k\u00ebt\u00eb? Pra, sa e kuptonit se, dashje pa dashje, ai, Bardhyli, ishte i ndrysh\u00ebm nga personazhet q\u00eb k\u00ebrkonte koha? Ndoshta enkas e krijuat t\u00eb till\u00eb?<\/strong><br \/>\n\u00c7\u00ebshtja e \u201cheroit pozitiv\u201d ka qen\u00eb e para q\u00eb m\u00eb ka dal\u00eb p\u00ebrpara, n\u00eb raportet e mia me realizmin socialist. P\u00ebr t\u2019i r\u00ebn\u00eb shkurt, ishte sh\u00ebmtia e par\u00eb q\u00eb arrita t\u00eb dalloj, pa ndihm\u00ebn e askujt, p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb vet\u00eb let\u00ebrsis\u00eb. Ishte nj\u00eb nga themelet e socrealizmit, ndaj dhe ndarja me t\u00eb m\u00eb ka ndihmuar n\u00eb ndarjen e p\u00ebrgjithshme me k\u00ebt\u00eb mjerim. Me t\u00eb ashtuquajturin \u201chero pozitiv\u201d n\u00eb qendr\u00ebn e tij, realizmi socialist kishte n\u00ebnshkruar dekretin e vet mortor. Pa u zgjatur, po ju tregoj nj\u00eb ngjarje q\u00eb lidhet me romanin p\u00ebr t\u00eb cilin po flasim. Nj\u00eb letrar i koh\u00ebs, dashamir\u00ebs dhe i njohuri im, shkroi dhe botoi nj\u00eb \u201chistori dashurie\u201d, t\u00eb ngjashme me at\u00eb q\u00eb p\u00ebrshkruhej n\u00eb \u201c<em>Dashuria nr. 2<\/em>\u201d. Kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb ngjarjes mbi t\u00eb cil\u00ebn ishte bazuar teksti im, ndaj dhe ngjashm\u00ebria e dram\u00ebs ra n\u00eb sy t\u00eb rretheve letrare, madje t\u00eb lexuesve, q\u00eb rast\u00ebsisht dinin di\u00e7ka rreth saj. Shkurt, e nj\u00ebjta ngjarje p\u00ebrshkruhej dy m\u00ebnyrash, por romanet ishin me fate t\u00eb ndryshme: nj\u00ebri do t\u00eb botohej e tjetri jo. Por ky ishte vet\u00ebm ndryshimi i jasht\u00ebm. Ndryshimi tjet\u00ebr, ai thelb\u00ebsori, ai fatali, ishte se, nd\u00ebrsa nj\u00ebri nga tekstet i p\u00ebrkiste realizmit socialist, tjetri, imi, s\u2019kishte t\u00eb b\u00ebnte me t\u00eb. Kur e kam lexuar, n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb, q\u00eb do t\u00eb ndiente \u00e7dokush q\u00eb nj\u00eb ngjarje e jet\u00ebs s\u00eb tij kishte frym\u00ebzuar nj\u00eb vep\u00ebr letrare, kam v\u00ebn\u00eb duart n\u00eb kok\u00eb. M\u2019u duk nj\u00eb tmerr i v\u00ebrtet\u00eb. Dhe ky tmerr lidhej, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, me personazhin kryesor, q\u00eb duhej t\u00eb isha un\u00eb vet\u00eb. \u00c7dokush mund t\u00eb pyeste: t\u00eb paska nxjerr\u00eb keq n\u00eb at\u00eb vep\u00ebr? T\u00eb ka b\u00ebr\u00eb personazh negativ? P\u00ebrgjigjja ime do t\u00eb ishte e qart\u00eb: ku ta gjeja t\u00eb isha negativ. Ishte e kund\u00ebrta, duke kujtuar se m\u00eb b\u00ebnte nder, m\u00eb kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb vepr\u00ebs si \u201chero pozitiv\u201d! Dhe ishte pik\u00ebrisht kjo q\u00eb m\u2019u duk si fatkeq\u00ebsi. Nuk e kisha marr\u00eb me mend se do t\u00eb vinte dita q\u00eb mbi shpin\u00ebn time t\u00eb ndieja se \u00e7\u2019turp do t\u00eb ishte t\u00eb gjendeshe si hero pozitiv n\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb realizmit socialist! Q\u00eb ta rrokni k\u00ebt\u00eb, po jua shpjegoj. Personazhi qendror, dometh\u00ebn\u00eb un\u00eb vet\u00eb, isha nj\u00eb student q\u00eb m\u00eb rrinte mendja dit\u00eb e nat\u00eb se si, pas mbarimit t\u00eb studimeve, t\u00eb shkoja ku t\u00eb m\u00eb d\u00ebrgonte partia, p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer popullit. Q\u00eb ia kisha b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb dashur\u00ebs sime, studente gjithashtu, se mbi dashurin\u00eb ndaj popullit s\u2019vija asgj\u00eb, madje as at\u00eb vet\u00eb, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, e dashura ime portretizohej si nj\u00eb vajz\u00eb trillane kryeqytetase, q\u00eb e kishte mendjen t\u00eb krihej e t\u00eb zbukurohej, pa \u00e7ar\u00eb kryet \u201cp\u00ebr kauz\u00ebn\u201d etj. Ky ishte edhe thelbi i dram\u00ebs q\u00eb do t\u00eb na \u00e7onte n\u00eb ndarje! Zem\u00ebrimi im p\u00ebr negativitetin e s\u00eb dashur\u00ebs (n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ajo ishte nj\u00eb vajz\u00eb e mrekullueshme nga t\u00eb gjitha pik\u00ebpamjet) bashkohej me mllefin p\u00ebr pozitivitetin tim t\u00eb paduruesh\u00ebm. Por kryesorja ishte tjet\u00ebr gj\u00eb. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, si nj\u00eb nd\u00ebshkim p\u00ebr at\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb merresha, un\u00eb kuptova se sa \u00e7njer\u00ebzor mund t\u00eb ishte ky art. S\u2019ishte ndonj\u00eb teprim po t\u00eb d\u00ebgjoje se ishte shpikur nj\u00eb mallkim i ri, si ata q\u00eb nisnin me fjal\u00ebt \u201c<em>t\u00eb pafsha n\u00eb dreq a n\u00eb dreqoll\u00eb<\/em>\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, mallkimi do t\u00eb ishte: t\u00eb pafsha hero pozitiv n\u00eb nj\u00eb roman t\u00eb realizmit socialist!<\/p>\n<p><strong>Artisti i talentuar q\u00eb, kur mbushi 17 vjet\u00ebt, pati sukseset e para t\u00eb ndjeshme n\u00eb art, q\u00eb kur kthehej n\u00eb qytetin e lindjes e shihnin me kuriozitet, sepse vinte nga kryeqyteti, dhe q\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb, indiferenc\u00ebs dhe talentit, shihej si mendjemadh nga meskiniteti i zakonsh\u00ebm i provinc\u00ebs, artisti i ri q\u00eb nuk ecte n\u00eb normat e caktuara t\u00eb jet\u00ebs, q\u00eb nuk rrinte me njer\u00ebz \u201ct\u00eb d\u00ebgjuar\u201d, t\u00eb cil\u00ebt s\u2019pushonin s\u00eb dh\u00ebni k\u00ebshilla nga pozita e m\u00ebsuesit artistik, q\u00eb k\u00ebshillat i d\u00ebgjonte me shum\u00eb skepticiz\u00ebm, q\u00eb linte leksionet, q\u00eb bridhte me duar n\u00eb xhepa duke i matur rrug\u00ebt me v\u00ebrsh\u00ebllim\u00eb, jeni ju?<\/strong><br \/>\nAshtu mendoj. Zakonisht ky tip quhej personazh negativ, por un\u00eb e pranoja me k\u00ebnaq\u00ebsi. Mendoj se \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti personazh i novel\u00ebs \u201c<em>N\u00eb dheun e huaj<\/em>\u201d. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, tipa t\u00eb till\u00eb letrar\u00eb njiheshin si \u201cnjeriu i tep\u00ebrt\u201d (Eugjen Onjegini i Pushkinit, Pe\u00e7orini i Ljermontovit). Ka gjas\u00eb q\u00eb termi i sakt\u00eb do t\u00eb ishte \u201cnjeriu i gabuar\u201d. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb rusisht nuk p\u00ebrdorej shprehja \u201cashibo\u00e7nyj\u201d, por \u201clishnyj \u00e7ellovjek\u201d, q\u00eb s\u2019ishte gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se p\u00ebrkthimi fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb i stilem\u00ebs fr\u00ebnge \u201c<em>homme de trop<\/em>\u201d, \u201c<em>njeriu i gabuar<\/em>\u201d.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrtej penges\u00ebs nga mjedisi, artisti, personazhi i romanit, i quajtur Bardhyl, nuk do ta shoh\u00eb m\u00eb vajz\u00ebn (Em\u00ebn), nuk do t\u00eb martohet me t\u00eb, ta \u201ckonsumoj\u00eb\u201d ndjenj\u00ebn n\u00eb martes\u00eb. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo frik\u00eb q\u00eb ka artisti, mund t\u00eb na e shpjegoni p\u00ebr lexuesit?<\/strong><br \/>\nRomani \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb mosh\u00ebn nj\u00ebzetvje\u00e7are, kur ideja e martes\u00ebs \u00ebsht\u00eb vetvetiu e huaj. Aq m\u00eb tep\u00ebr personazhi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb student me ambicie t\u00eb m\u00ebdha, n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb ndryshimi trondit\u00ebs n\u00eb jet\u00ebn e tij: udh\u00ebtimit n\u00eb Mosk\u00eb p\u00ebr studime t\u00eb m\u00ebtejshme letrare. Shtojini k\u00ebsaj edhe snobizmin rinor dhe xanx\u00ebn e t\u00eb qenit modern, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se martesa merrej si nj\u00eb mbyllje e jet\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Ema \u00ebsht\u00eb personazhi i par\u00eb n\u00eb galerin\u00eb e personazheve-femra. Cili \u00ebsht\u00eb emri m\u00eb ting\u00ebllues, m\u00eb i bukur i femr\u00ebs n\u00eb galerin\u00eb e personazheve tuaja? Cili \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb doni m\u00eb shum\u00eb?<\/strong><br \/>\nP\u00ebrgjith\u00ebsisht s\u2019kam qen\u00eb ndonj\u00eb k\u00ebrkues i q\u00ebllimsh\u00ebm emrash. Me sa m\u00eb kujtohet, \u201cEma\u201d ishte nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb p\u00ebrdorej prej meje dhe shok\u00ebve t\u00eb mi, si nj\u00eb lloj nofke, p\u00ebr vajz\u00ebn-personazh, q\u00eb u p\u00ebrmend m\u00eb lart. Ajo vet\u00eb e p\u00ebrdorte gjithashtu p\u00ebr vetveten. Si em\u00ebr vajze ose gruaje i parap\u00eblqyer prej meje ka qen\u00eb Ana. E kam v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb sakt\u00ebsoj arsyet. Ting\u00ebllimi universal i saj ka qen\u00eb ndoshta nj\u00ebra prej tyre. Anna Kern, gruaja nj\u00ebzetetrevje\u00e7are e gjeneralit Kern, me t\u00eb cil\u00ebn Pushkini i internuar pati nj\u00eb lidhje dashurie dhe i kushtoi vjersh\u00ebn m\u00eb t\u00eb famshme t\u00eb dashuris\u00eb n\u00eb letrat ruse: \u201c<em>Kujtoj at\u00eb \u00e7ast t\u00eb mrekulluesh\u00ebm<\/em>\u201d, ka gjas\u00eb t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shtys\u00eb. Nj\u00eb vajz\u00eb ruse q\u00eb e kam njohur dy-tri jav\u00eb pas mb\u00ebrritjes n\u00eb Mosk\u00eb, n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1958, gjithashtu\u2026 Ndonj\u00eb tjet\u00ebr rast s\u2019p\u00ebrjashtohet. Si\u00e7 e shihni, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vargor rast\u00ebsish, disi i brisht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Le t\u2019i rikthehemi vendimit tuaj: pasi kishit th\u00ebn\u00eb se nuk do t\u00eb shkruanit m\u00eb poezi, n\u00eb vitin 2005 botoni poem\u00ebn \u201c<em>Tirana n\u00eb dim\u00ebr<\/em>\u201d. A keni fituar apo keni humbur di\u00e7ka me \u201cthyerjen\u201d e k\u00ebsaj fjale? S\u00eb dyti, \u00e7far\u00eb ndodhi me Tiran\u00ebn, e cila, n\u00eb vitet gjasht\u00ebdhjet\u00eb, ishte realiteti m\u00eb i bukur, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2005 \u00ebsht\u00eb realiteti i vanitetit, korrupsionit, krimit?<\/strong><br \/>\nJo, nuk kam humbur. \u201c<em>Tirana n\u00eb dim\u00ebr<\/em>\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poem\u00eb q\u00eb duhej shkruar. Ka mbetur e huaj p\u00ebr koh\u00ebn jo p\u00ebr faj t\u00eb saj, por t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Si mund\u00ebt t\u00eb mos preknit asgj\u00eb n\u00eb tekst deri para botimit teksa besoni se prirja p\u00ebr t\u00eb ndrequr di\u00e7ka n\u00eb vep\u00ebr b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb lirin\u00eb e saj? Si i shp\u00ebtuat tundimit p\u00ebr t\u00eb mos b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrhyrje? Apo nuk u tunduat aspak?<\/strong><br \/>\nNuk jam tunduar kurr\u00eb, p\u00ebrpara vitit 2012. Me sa duket, m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur e panatyrshme. Si nj\u00eb kund\u00ebrkah, si dhunim. Ai tekst duhej t\u00eb mbetej n\u00eb at\u00eb trajt\u00eb t\u00eb vet. Meqen\u00ebse u p\u00ebrmend fjala \u201cliri\u201d, kjo ka qen\u00eb ndoshta nj\u00eb form\u00eb e tij e liris\u00eb. Akti i par\u00eb i p\u00ebrgatitjes s\u00eb nj\u00eb vepre t\u00eb till\u00eb, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb jet\u00ebn publike, ka qen\u00eb daktilografimi. Teksti, i shkruar me dor\u00eb, u shtyp p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb makin\u00eb shkrimi n\u00eb vitin 2012, pas gati gjasht\u00ebdhjet\u00eb vitesh. Ishte her\u00eb e par\u00eb q\u00eb po e lexoja, n\u00eb t\u00eb vetmen form\u00eb q\u00eb isha m\u00ebsuar t\u00eb lexoj nj\u00eb dor\u00ebshkrim: t\u00eb daktilografuar. Gjat\u00eb leximit kisha p\u00ebrshtypjen se radh\u00eb t\u00eb t\u00ebra m\u00eb zbardheshin p\u00ebrpara syve. Dukej sikur teksti e kund\u00ebrshtonte, e sprapste leximin.<\/p>\n<p><strong>Ndoshta n\u00eb k\u00ebt\u00eb sprapsje lozte nj\u00eb rol ndonj\u00eb dilem\u00eb juaja p\u00ebr t\u00eb mos b\u00ebr\u00eb publike nj\u00eb ngjarje personale, p\u00ebr arsye etike? Personazhi i vajz\u00ebs, p\u00ebr shembull, q\u00eb, si\u00e7 kuptohet nga biseda, ka qen\u00eb leht\u00ebsisht e identifikueshme. A keni pasur rast ta takoni m\u00eb von\u00eb, kur jeni b\u00ebr\u00eb shkrimtar i njohur? \u00c7\u2019mund t\u00eb mendonte ajo p\u00ebr ndodhin\u00eb, p\u00ebr p\u00ebrshkrimin e saj? Dhe, kryesorja, a ka ngjashm\u00ebri midis ngjarjeve t\u00eb p\u00ebrjetuara nga rr\u00ebfimi i tyre n\u00eb vep\u00ebr?<\/strong><br \/>\nPo e nis nga fundi: ngjashm\u00ebria. \u00cbsht\u00eb pyetja m\u00eb e nd\u00ebrlikuar n\u00eb k\u00ebsi rastesh. \u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb ndodhia t\u00eb ngjaj\u00eb, por m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb akoma, \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos ngjaj\u00eb. Ndryshe nga nj\u00eb parull\u00eb e njohur e komunizmit \u201c<em>kufiri yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i pakaluesh\u00ebm<\/em>\u201d, kufiri let\u00ebrsi-jet\u00eb e nj\u00ebmendt\u00eb s\u2019mund t\u00eb jet\u00eb ve\u00e7se i kaluesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Takimi me personazhin?<\/strong><br \/>\nPo t\u2019ju them se qysh nga mbarimi i fakultetit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, ku ishim t\u00eb dy, pra, qysh nga ikja ime n\u00eb Mosk\u00eb, dhe gjer m\u00eb sot, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb q\u00eb po flasim, nuk e kam takuar kurr\u00eb, ju ndoshta s\u2019do t\u00eb m\u00eb besoni. Tirana, ndon\u00ebse kryeqytet i shtetit, nuk mund t\u00eb p\u00ebrfytyrohej kurr\u00eb aq e madhe, saq\u00eb t\u00eb mos e takoje asnj\u00ebher\u00eb ish-mikesh\u00ebn t\u00ebnde. Megjithat\u00eb, k\u00ebshtu ka ndodhur. Sa her\u00eb q\u00eb flitej p\u00ebr zmadhimin e Tiran\u00ebs, m\u00eb shkonte nd\u00ebr mend nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb. Kur nga nj\u00ebqind mij\u00eb banor\u00eb shkoi n\u00eb dyqind mij\u00eb, mendova se kjo mund t\u00eb p\u00ebrligjej disi. Por rastet e kund\u00ebrta, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb njohurit e shumt\u00eb, q\u00eb m\u00eb dilnin p\u00ebrpara, sidomos kur s\u2019doja, ma hidhnin posht\u00eb. Pastaj Tirana shkoi kat\u00ebrqind mij\u00eb, e m\u00eb pas gjysm\u00eb milioni banor\u00eb, dhe tani mostakimi m\u00eb ngjante i natyrsh\u00ebm. Por, kur nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb Paris, tek ecja m\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb St. Michel, u ndesha me botuesin tim gjerman nga Cyrihu, <em>Egon Ammann<\/em>, m\u2019u kthye shpresa se takimit n\u00eb Tiran\u00eb me vajz\u00ebn e fakultetit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb do t\u2019i vinte radha nj\u00eb dit\u00eb. Nuk ndodhi asnj\u00ebher\u00eb, madje, edhe pas rastit t\u00eb pabesuesh\u00ebm kur, nj\u00eb m\u00ebngjes, n\u00eb nj\u00eb bar t\u00eb Nju-Jorkut, m\u2019u afrua dikush q\u00eb m\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeti: <em>hello, jam Dan Pope, ju kujtohet, jemi takuar para ca vitesh n\u00eb Central Park<\/em>, e mblodha mendjen se mund t\u00eb kryq\u00ebzohesha n\u00eb rrug\u00eb me Dan Pope, madje me kinez\u00eb, q\u00eb i kisha njohur n\u00eb Shangai, ve\u00e7 me at\u00eb vajz\u00ebn e fakultetit, n\u00eb Tiran\u00ebn e ngusht\u00eb, s\u2019do t\u00eb duhej t\u00eb ndeshesha kurr\u00eb. Ishte e qart\u00eb se di\u00e7ka e err\u00ebt, por e ep\u00ebrme, e pengonte.<\/p>\n<p><strong>Ju ka munduar ndonj\u00ebher\u00eb ndjenja e humbjes? N\u00ebse po, n\u00eb \u00e7\u2019kuptim?<\/strong><br \/>\nShum\u00eb her\u00eb. N\u00eb t\u00eb gjitha kuptimet. <em>N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb<\/em>, humbja rast\u00ebsisht e dor\u00ebshkrimit. Besoj se nuk ka shkrimtar n\u00eb bot\u00eb q\u00eb s\u2019e ka p\u00ebrjetuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. <em>N\u00eb radh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb<\/em>, edhe m\u00eb keq, bastisja. \u00cbsht\u00eb i njohur si ankth nga gjith\u00eb shkrimtar\u00ebt e vendeve tiranike. E kam provuar q\u00eb larg, n\u00eb tetor t\u00eb vitit 1990, kur policia e Tiran\u00ebs i mori krejt dor\u00ebshkrimet. <em>E treta<\/em>, zjarri, p\u00ebrmbytja, furia e vet\u00eb shkrimtarit (si n\u00eb rastin e Nikollai Gogolit me pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb \u201c<em>Shpirtrave t\u00eb vdekur<\/em>\u201d).<\/p>\n<p><strong>Zoti Kadare, a keni shkrime t\u00eb tjera t\u00eb pabotuara?<\/strong><br \/>\nM\u00eb duket vet\u00ebm nj\u00eb novel\u00eb, me titullin \u201c<em>Barka n\u00eb r\u00ebr\u00eb<\/em>\u201d, shkruar pak koh\u00eb p\u00ebrpara romanit q\u00eb po flasim. \u00cbsht\u00eb ende e padaktilografuar. Pra, n\u00eb gjendje t\u00eb midist\u00eb, mes jet\u00ebs dhe pajet\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>A keni dashur ndonj\u00ebher\u00eb, qoft\u00eb edhe n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e hershme, t\u00eb b\u00ebheni dikush tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se shkrimtar?<\/strong><br \/>\nAsnj\u00ebher\u00eb. Sidomos n\u00eb f\u00ebminin\u00eb e hershme, at\u00ebher\u00eb kur kujtoja se e doja let\u00ebrsin\u00eb marr\u00ebzisht, ngaq\u00eb isha i bindur se, sa m\u00eb shum\u00eb ta doja, aq m\u00eb i famsh\u00ebm si shkrimtar do t\u00eb b\u00ebhesha! (<em>M\u00eb sakt\u00eb, aq m\u00eb i famsh\u00ebm, isha, nd\u00ebrkaq!<\/em>) Jasht\u00eb mahis\u00eb, mund t\u00eb them se nj\u00eb tekst k\u00ebnge, p\u00ebr dashurin\u00eb, q\u00eb gjendet n\u00eb nj\u00eb nga librat e mi, do ta p\u00ebrshtatja k\u00ebshtu p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb: <strong>Dhe nj\u00ebqind jet\u00eb t\u00eb jetoja\/N\u00eb t\u00eb nj\u00ebqindtat do t\u2019t\u00eb doja<\/strong>. \/<em>Gazeta Panorama<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KultPlus.com, 18 shkurt 2019 Ishte 20 vje\u00e7 kur shkroi \u201cMjegullat e Tiran\u00ebs\u201d. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kishte nj\u00eb tjet\u00ebr titull \u201cDashuria nr. 2\u201d, ku fshihej snobizmi i mosh\u00ebs dhe nj\u00eb lloj distancimi ndaj atyre dashurive t\u00eb p\u00ebrjetshme, romantike. Pas gati 56 vjet\u00ebsh, Ismail Kadare ka vendosur t\u00eb botoj\u00eb romanin e tij t\u00eb par\u00eb. P\u00ebr t\u00eb mbushur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":38496,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,8],"tags":[],"class_list":["post-38495","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-letersi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kadare: S\u2019e kam takuar m\u00eb kurr\u00eb ish-t\u00eb dashur\u00ebn - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kadare: S\u2019e kam takuar m\u00eb kurr\u00eb ish-t\u00eb dashur\u00ebn - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"KultPlus.com, 18 shkurt 2019 Ishte 20 vje\u00e7 kur shkroi \u201cMjegullat e Tiran\u00ebs\u201d. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kishte nj\u00eb tjet\u00ebr titull \u201cDashuria nr. 2\u201d, ku fshihej snobizmi i mosh\u00ebs dhe nj\u00eb lloj distancimi ndaj atyre dashurive t\u00eb p\u00ebrjetshme, romantike. Pas gati 56 vjet\u00ebsh, Ismail Kadare ka vendosur t\u00eb botoj\u00eb romanin e tij t\u00eb par\u00eb. P\u00ebr t\u00eb mbushur [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-02-18T23:43:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/ismail_kadare.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"410\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"22 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Kadare: S\u2019e kam takuar m\u00eb kurr\u00eb ish-t\u00eb dashur\u00ebn\",\"datePublished\":\"2019-02-18T23:43:29+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\\\/\"},\"wordCount\":4313,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/ismail_kadare.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\\\/\",\"name\":\"Kadare: S\u2019e kam takuar m\u00eb kurr\u00eb ish-t\u00eb dashur\u00ebn - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/ismail_kadare.jpg\",\"datePublished\":\"2019-02-18T23:43:29+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/ismail_kadare.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/ismail_kadare.jpg\",\"width\":600,\"height\":410},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kadare: S\u2019e kam takuar m\u00eb kurr\u00eb ish-t\u00eb dashur\u00ebn\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kadare: S\u2019e kam takuar m\u00eb kurr\u00eb ish-t\u00eb dashur\u00ebn - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Kadare: S\u2019e kam takuar m\u00eb kurr\u00eb ish-t\u00eb dashur\u00ebn - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"KultPlus.com, 18 shkurt 2019 Ishte 20 vje\u00e7 kur shkroi \u201cMjegullat e Tiran\u00ebs\u201d. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kishte nj\u00eb tjet\u00ebr titull \u201cDashuria nr. 2\u201d, ku fshihej snobizmi i mosh\u00ebs dhe nj\u00eb lloj distancimi ndaj atyre dashurive t\u00eb p\u00ebrjetshme, romantike. Pas gati 56 vjet\u00ebsh, Ismail Kadare ka vendosur t\u00eb botoj\u00eb romanin e tij t\u00eb par\u00eb. P\u00ebr t\u00eb mbushur [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-02-18T23:43:29+00:00","og_image":[{"width":600,"height":410,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/ismail_kadare.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"22 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Kadare: S\u2019e kam takuar m\u00eb kurr\u00eb ish-t\u00eb dashur\u00ebn","datePublished":"2019-02-18T23:43:29+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\/"},"wordCount":4313,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/ismail_kadare.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\/","name":"Kadare: S\u2019e kam takuar m\u00eb kurr\u00eb ish-t\u00eb dashur\u00ebn - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/ismail_kadare.jpg","datePublished":"2019-02-18T23:43:29+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/ismail_kadare.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/ismail_kadare.jpg","width":600,"height":410},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-se-kam-takuar-me-kurre-ish-te-dashuren\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kadare: S\u2019e kam takuar m\u00eb kurr\u00eb ish-t\u00eb dashur\u00ebn"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38495","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38495"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38495\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/38496"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38495"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38495"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38495"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}