{"id":38516,"date":"2019-02-19T11:32:30","date_gmt":"2019-02-19T10:32:30","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=38516"},"modified":"2019-02-20T01:51:46","modified_gmt":"2019-02-20T00:51:46","slug":"mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\/","title":{"rendered":"Mosmarrveshja, ose Rrethimi i ri"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Sand\u00ebr Lleshi<\/strong><\/p>\n<p>A ka vend q\u00eb nj\u00eb gjeneral t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr Kadaren\u00eb? Un\u00eb mendoj se po. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb e kam pranuar ftes\u00ebn e organizator\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb K\u00f6ln k\u00ebto dit\u00eb tipike shqiptare. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrve\u00e7 Kadares\u00eb n\u00eb K\u00f6ln kam ardhur edhe p\u00ebr hir t\u00eb miqve q\u00eb m\u00eb kan\u00eb ftuar, p\u00ebr hir t\u00eb vet\u00eb k\u00ebtij qyteti t\u00eb bukur me nj\u00eb katedrale mahnit\u00ebse. N\u00eb K\u00f6ln kam ardhur edhe p\u00ebr t\u00eb rifreskuar kujtimet pas q\u00ebndrimit tim t\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet n\u00eb vitin 1995.<\/p>\n<p>E tash po kthehem tek tema. Kadareja ka nj\u00eb vep\u00ebr shum\u00eb t\u00eb madhe, e cila ka prekur pothuajse \u00e7do skaj e \u00e7do gjuh\u00eb t\u00eb k\u00ebtij planeti. Prej koh\u00ebsh p\u00ebrmasa e vepr\u00ebs s\u00eb tij e ka tejkaluar t\u00eb vogl\u00ebn Shqip\u00ebri, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr bot\u00ebrore. Kadareja ka shkruar shum\u00eb, jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb. Ai ka shkruar, por edhe p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar. Madje nganj\u00ebher\u00eb kam p\u00ebrshtypjen se po t\u00eb krahasohej ajo q\u00eb Kadare ka shkruar p\u00ebr bot\u00ebn dhe ajo q\u00eb bota ka shkruar p\u00ebr Kadaren\u00eb bota do ta fitonte k\u00ebt\u00eb matje. T\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb sasi. P\u00ebr Kadaren\u00eb kan\u00eb shkruar pothuajse t\u00eb gjith\u00eb. Kan\u00eb shkruar kritik\u00ebt e t\u00eb gjitha shkollave dhe orientimeve, kan\u00eb shkruar shkrimtar\u00eb, lexues, diktator\u00eb, politikan\u00eb, gazetar\u00eb, f\u00ebmij\u00eb, hetues, spiun\u00eb, denoncues t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve, analfabet\u00eb e magjistar\u00eb. Kjo list\u00eb mund t\u00eb vijohej shum\u00eb m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Por n\u00eb dijenin\u00eb time me Kadaren\u00eb nuk jan\u00eb marr\u00eb shum\u00eb gjeneral\u00ebt. Madje as pashallar\u00ebt, ndon\u00ebse vet\u00eb Kadare \u00ebsht\u00eb marr\u00eb shum\u00eb me ta. E un\u00eb sot dua t\u00eb flas pak gj\u00ebra, si gjeneral, p\u00ebr Kadaren\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb pozicionim po e fus veten n\u00eb minoranc\u00ebn e atyre q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me Kadaren\u00eb. Dhe rreshtimi n\u00eb minoranc\u00eb i ka me vete t\u00eb gjitha rrisqet e mundshme.<\/p>\n<p>Libri i fundit q\u00eb kam lexuar nga Kadare \u00ebsht\u00eb romani i tij \u201cRrethimi\u201d, q\u00eb shum\u00eb kush e njeh edhe si \u201cK\u00ebshtjella\u201d, ndon\u00ebse vepra, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nga Kadare, \u00ebsht\u00eb pag\u00ebzuar si \u201cRrethimi\u201d. Me gjith\u00eb se romanin e kisha lexuar, m\u00eb shum\u00eb s\u00eb nj\u00eb her\u00eb, krijova p\u00ebrshtypjen se po lexoja di\u00e7ka krejt t\u00eb re nga Kadare. E pra as kujtesa ime nuk \u00ebsht\u00eb lodhur deri n\u00eb at\u00eb far\u00eb shkalle dhe as romani vet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ndryshuar rr\u00ebnj\u00ebsisht n\u00eb botimin e tij t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ndodhi ishte pik\u00ebrisht ajo q\u00eb ndodh me artin e madh. \u00c7do lexues ka mund\u00ebsi ta krijoj\u00eb p\u00ebrftime t\u00eb ndryshme, \u00e7dokush sheh, lexon dhe kupton nj\u00eb version t\u00eb tijin. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb rastin e artit t\u00eb madh, un\u00eb mendoj se \u00e7do lexues \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e vepr\u00ebs. Vet\u00eb vepra e Kadares\u00eb e n\u00ebnkupton edhe rolin e lexuesit si pjes\u00eb e saj. P\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb ndryshe: un\u00eb mendoj se nuk ekziston thjesht nj\u00eb version i vepr\u00ebs, por ekzistojn\u00eb aq versione sa dhe lexues ka ajo. Madje shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. Numri i lexuesve duhet shum\u00ebzuar me numrin e leximeve p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb numrin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb versioneve p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb caktuar t\u00eb Kadares\u00eb. Po t\u00eb mos ishte k\u00ebshtu ajo do t\u00eb ishte let\u00ebrsi normale, let\u00ebrsi konsumi. Einwegprodukt.<\/p>\n<p><strong>Si nj\u00ebri nga lexuesit e fundit d\u00ebshiroj t\u00eb ndaj sot me ju p\u00ebrshtypjen time nga \u201cRrethimi\u201d i Kadares\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb leximit t\u00eb \u201cRrethimit\u201d para disa jav\u00ebsh nuk m\u00eb shkoi mendja tek as te Kruja, as tek Gjergji e as tek Sk\u00ebnderbeu. \u201cRrethimi\u201d duket se nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr me motiv historik por universal n\u00eb kuptimin kohor. Ajo nuk flet p\u00ebr rrethimin e par\u00eb t\u00eb Kruj\u00ebs, as t\u00eb dytin, as t\u00eb tretin e as t\u00eb tridhjet\u00eb e tretin. N\u00eb leximin e fundit ajo flet p\u00ebr nj\u00eb rrethim t\u00eb ri t\u00eb Kruj\u00ebs, nj\u00eb rrethim t\u00eb sot\u00ebm, ku Tursuni, astrologu, arkitekti, kryeveqilharxhi, kronisti, myftiu, poeti, komandant\u00ebt, mund t\u00eb gjenden kudo nd\u00ebr ne, shqiptar\u00ebt e rinj. Nd\u00ebrsa Kruja, Gjergji yn\u00eb, luft\u00ebtar\u00ebt arb\u00ebr e t\u00eb tjer\u00ebt, jan\u00eb shqiptar\u00ebt e vjet\u00ebr, t\u00eb larguar n\u00eb koh\u00eb, t\u00eb pakuptuesh\u00ebm, t\u00eb mbuluar edhe m\u00eb fort nga mjegulla, pothuajse krejt t\u00eb paduksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nuk e di se p\u00ebrse Kadare nga pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb krer\u00ebt e romanit \u201cRrethimi\u201d vet\u00ebm p\u00ebr dy prej tyre nuk p\u00ebrdor numra. Nj\u00ebrin, at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb mes kreut t\u00eb gjasht\u00eb dhe t\u00eb tet\u00eb, e quan kreu i mesit dhe at\u00eb q\u00eb vjen pas kreut t\u00eb kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb, at\u00eb q\u00eb mbyll librin, e quan kreu i fundit. N\u00eb pjes\u00ebn q\u00eb vijon un\u00eb do t\u00eb ndalem shkurt vet\u00ebm tek ai kreu i ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb sipas logjik\u00ebs s\u00eb numrave i takonte t\u00eb ishte i shtati, por n\u00eb fakt quhet i mesit, duke i hequr k\u00ebshtu edhe vet\u00eb shtat\u00ebs t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsimit n\u00eb roman.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb dialog trondit\u00ebs mes kronikanit turk Mevla \u00c7elebiut, t\u00eb sapokthyer nga nj\u00eb ekspedit\u00eb nd\u00ebshkimore osmane n\u00eb viset arb\u00ebror\u00eb, me kryeveqiharxhin e ushtris\u00eb. Nj\u00eb kronikan i d\u00ebrmuar nga ekspedita, i lodhur e i tronditur dhe nj\u00eb kryeveqiharxh q\u00eb n\u00eb tend\u00ebn e tij ofron mikut \u00e7lodhje, nj\u00eb banj\u00eb, l\u00ebng shege, nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb frikshme dhe&#8230; shum\u00eb hallv\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeveqilharxhi p\u00ebrmes nj\u00eb monologu dramatik shpalos nj\u00eb program krejt tjet\u00ebr nga ai programi i duksh\u00ebm, plot ushtar\u00eb, arm\u00eb, gjak e tmerr me t\u00eb cilin merret Tursun Pashai me ushtrin\u00eb e tij st\u00ebrmadhe. Kryeveqilharxhi, ose Kurti, duket se nuk beson as tek suksesi, e madje as tek kuptimi i aksionit ushtarak kund\u00ebr shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Po cili \u00ebsht\u00eb opsioni i Kurtit p\u00ebr t\u00eb kryer pun\u00eb m\u00eb shqiptar\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>\u201c<em>Q\u00eb do t\u2019i goditim, k\u00ebt\u00eb un\u00eb e di, por puna q\u00ebndron pik\u00ebrisht tek goditja. Si duhet goditur dhe ku dhe, kryesorja: me \u00e7\u2019q\u00ebllim? Ti p\u00ebrmende zhdukjen e tyre. Po un\u00eb do t\u00eb shtroja tri pyetje: E para a \u00ebsht\u00eb e mundur zhdukja e nj\u00eb populli? E dyta, n\u00eb qoft\u00eb se po me \u00e7\u2019mjete mund t\u00eb arrihet? E treta, dhe mbaje mend mir\u00eb \u00c7elebi, pyetjet e treta jan\u00eb zakonisht ato m\u00eb djall\u00ebzoret, pra pyetja e tret\u00eb \u00ebsht\u00eb: a duhet nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb?<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Pyetjet e m\u00ebsip\u00ebrme, ndon\u00ebse t\u00eb inkuadruara n\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim letrar, n\u00eb fakt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr diskutimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme edhe n\u00eb fush\u00ebn e mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb strategjis\u00eb e t\u00eb luft\u00ebs. Para 2500 vjet\u00ebsh n\u00eb Kin\u00ebn e lasht\u00eb, Sun Tzu n\u00eb vepr\u00ebn e tij \u201cArti i Luft\u00ebs\u201d, e cila studiohet edhe sot n\u00eb \u00e7do akademi t\u00eb mir\u00eb ushtarake dhe n\u00eb shum\u00eb shkolla t\u00eb mira t\u00eb menaxhimit, n\u00eb urdh\u00ebres\u00ebn e tret\u00eb shkruante:<\/p>\n<p>\u201c<em>1. Sun Tzu thot\u00eb: T\u00eb pushtosh nj\u00eb shtet \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb se sa ta asgj\u00ebsosh at\u00eb; t\u00eb pushtosh nj\u00eb ushtri \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb se sa ta shkat\u00ebrrosh at\u00eb&#8230;<\/em><br \/>\n<em>2. T\u00eb sigurosh nj\u00ebqind fitore n\u00eb nj\u00ebqind beteja nuk \u00ebsht\u00eb men\u00e7uria m\u00eb e lart\u00eb. M\u00eb e mira \u00ebsht\u00eb t\u00eb thyesh rezistenc\u00ebn e armikut pa luft\u00eb.<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb un\u00eb nuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb futem n\u00eb ndonj\u00eb diskutim p\u00ebr artin e luft\u00ebs, por ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje \u00ebsht\u00eb fakti se si formulohet nga nj\u00eb 33 vje\u00e7ar n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste, at\u00eb mosh\u00eb kishte Kadareja asokohe, n\u00eb fillim t\u00eb viteve 70-t\u00eb nj\u00eb pyetje e till\u00eb themelore. Nj\u00eb 33 vje\u00e7ar, nj\u00eb shkrimtar i cili p\u00ebrve\u00e7 talentit t\u00eb pakursyer nuk zot\u00ebronte ndonj\u00eb shkollim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e strategjis\u00eb shtronte asokohe nj\u00eb nd\u00ebr pyetjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme strategjike dhe ofronte po ashtu nj\u00eb p\u00ebrgjigje shum\u00eb moderne.<\/p>\n<p>Kurti turk i Kadares\u00eb duket se q\u00eb n\u00eb shekullin e XV e kishte t\u00eb qart\u00eb p\u00ebrgjigjen e madhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn strateg\u00ebt europian\u00eb asokohe sapo kishin filluar t\u00eb diskutonin, dhe ende sot, n\u00eb jo pak raste, i p\u00ebrgjigjen gabim. Kurti turk nuk e shihte fitoren p\u00ebrfundimtare tek shfarosja e kund\u00ebrshtarit p\u00ebrmes luft\u00ebs, apo thjesht e vet\u00ebm p\u00ebrmes angazhimit ushtarak. Gjat\u00eb dialogut t\u00eb tij ai shprehet:<\/p>\n<p>\u201c<em>Pra t\u00eb marrim zhdukjen e nj\u00eb populli. A \u00ebsht\u00eb e mundur kjo? &#8211; ai tundi kryet n\u00eb shenj\u00eb mohuese. &#8211; V\u00ebshtir\u00eb miku im, tep\u00ebr v\u00ebshtir\u00eb. Me luft\u00eb, jo se jo. Me luft\u00eb kurrsesi. Madje \u00ebsht\u00eb qesharake ta mendosh&#8230; Po mos u habit, Mevla \u00c7elebi. Un\u00eb do t\u00eb shpjegoj k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Merr hallv\u00eb.<\/em>\u201d<\/p>\n<p>\u201c<em>Prandaj duke mos u dh\u00ebn\u00eb pas \u00ebndrrave me sy hapur, si farimi i nj\u00eb populli, ne duhet t\u00eb k\u00ebnaqemi me ngadal\u00ebsimin e rritjes s\u00eb tij. Me fushata nd\u00ebshkimore, me grabitje f\u00ebmij\u00ebsh p\u00ebr jeni\u00e7er\u00eb, m\u00eb rr\u00ebnime t\u00eb vendbanimeve ose zhvendosjen e tyre ne do t\u00eb ulim gjer n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb shkalle aft\u00ebsin\u00eb e rritjes s\u00eb ballkanasve. Megjithat\u00eb kjo nuk mjafton. Populli \u00ebsht\u00eb si bari. Ai mbin kudo. At\u00ebher\u00eb duhen shpikur mjete t\u00eb tjera, m\u00eb t\u00eb holla.<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Kurti e vijon mendimin e tij m\u00eb holl\u00eb kur flet p\u00ebr kalbjen, ose brej\u00ebn e popujve.<\/p>\n<p>\u201c<em>Ve\u00e7 duhet ta dish o mik, se popujt ashtu si\u00e7 bymehen, ashtu edhe tkurren vet\u00eb. Nga goditja e jashtme, dometh\u00ebn\u00eb nga e keqja jon\u00eb, ata jo vet\u00ebm q\u00eb s\u2019p\u00ebsojn\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb madhe, por q\u00ebllon q\u00eb forcohen. Kurse e keqja e brendshme, ajo q\u00eb pjellin vet\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb breja q\u00eb i v\u00eb posht\u00eb&#8230; M\u00eb kupton \u00e7\u2019dua t\u00eb them \u00c7elebi? \u2013 thot\u00eb Kurti, pa harruar q\u00eb t\u00eb shtoj\u00eb m\u00eb pas: \u201cMerr hallv\u00eb.\u201d<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebtu duket se shterron arsyetimi ose programi diabolik, t\u00eb themi, tok\u00ebsor i Kurtit, kryeveqilharxh n\u00eb dukje, por shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se kaq n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Me sa duket komponenti tok\u00ebsor i k\u00ebtij programi \u00ebsht\u00eb i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin e plot\u00eb otoman. Duket se programi ka edhe nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrpos asaj tok\u00ebsores, fizikes s\u00eb rrokshme p\u00ebr k\u00ebdo. N\u00ebse n\u00eb tok\u00eb, n\u00eb bot\u00ebn fizike, Kurti synon t\u00eb arrij\u00eb gjymtimin, mpakjen shkurajimin, suksesin afatshkurt\u00ebr, n\u00eb qiell duket se ai k\u00ebrkon t\u00eb jap\u00eb at\u00eb goditjen e vdekjes, tjet\u00ebrsimin, zhdukjen, suksesin p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>\u201c<em>Ne rropatemi k\u00ebtu n\u00eb tok\u00eb, b\u00ebjm\u00eb zi dhe mort, por lufta e v\u00ebrtet\u00eb b\u00ebhet shpesh atje lart. Ai ngriti dor\u00ebn. \u2013 Nj\u00eb vend s\u2019mund ta quash t\u00eb mundur pa i pushtuar qiellin&#8230;<\/em><\/p>\n<p><em>Atje lart, pra, n\u00eb qiell, atje b\u00ebhet lufta m\u00eb e tmerrshme, &#8211; vazhdoi kryeveqilharxhi. \u2013 Sepse krejt si njer\u00ebzit, q\u00eb i sigurojn\u00eb thesaret n\u00eb vende t\u00eb paarritshme, edhe popujt, atje, n\u00eb qiell, i vendosin gj\u00ebrat e tyre m\u00eb t\u00eb \u00e7muara: hyjnit\u00eb, besimin, gjith\u00e7ka t\u00eb lart\u00eb e t\u00eb pap\u00ebrbaltshme&#8230;<\/em><\/p>\n<p><em>Ne do t\u2019i pushtojm\u00eb nj\u00eb dit\u00eb k\u00ebshtjellat e tyre. Do t\u2019i pushtojm\u00eb se s\u2019b\u00ebn. Por kjo s\u2019\u00ebsht\u00eb e gjitha. N\u00eb fund t\u00eb fundit ato s\u2019jan\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb grumbull gur\u00ebsh, q\u00eb ata mund t\u00eb na i marrin p\u00ebrs\u00ebri, ashtu si\u00e7 ua mor\u00ebm edhe ne. Fitimi i nj\u00eb luft\u00eb \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb&#8230;<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Lufta kund\u00ebr dokeve, besimit, gjuh\u00ebs, krijimtaris\u00eb shpirt\u00ebrore, kultur\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, jan\u00eb ato element\u00eb \u201ct\u00eb betej\u00ebs qiellore\u201d, p\u00ebrmes t\u00eb cil\u00ebve Kurti turk shpreson fitoren e v\u00ebrtet\u00eb dhe p\u00ebrfundimtare, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb rrethimi ushtarak i nj\u00eb k\u00ebshtjelle ngjan me nj\u00eb episod t\u00eb vog\u00ebl dhe an\u00ebsor. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb e luft\u00ebs e kapur n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb v\u00ebrtet gjeniale nga Kadare, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur edhe sot, shum\u00eb strateg\u00eb politik\u00eb dhe ushtarak\u00eb nuk arrijn\u00eb ta shquajn\u00eb.<\/p>\n<p>Ky parashtrim i mnersh\u00ebm i nj\u00eb plani krejt tjet\u00ebr nga ai i rrethimit ushtarak t\u00eb Tursun pashait, i nj\u00eb rrethimi tjet\u00ebr, duket se na fton p\u00ebr ta lexuar \u201c<em>Rrethimin<\/em>\u201d n\u00eb nj\u00eb optik\u00eb krejt tjet\u00ebr. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb tjet\u00ebr. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rrethim tjet\u00ebr. Jo at\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb XV por t\u00eb sot\u00ebm. Ajo q\u00eb duket se ndryshon sot jan\u00eb rrethuesit. N\u00eb nj\u00eb lexim t\u00eb ri romani humbet kontekstin historik. Nuk ka as k\u00ebshtjell\u00eb, as Kruj\u00eb, as topa e ushtar\u00eb. Edhe n\u00eb se jan\u00eb ata duken krejt episodik\u00eb. N\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyr\u00eb duket se n\u00eb leximin e ri romani nuk ka as turq, por vet\u00ebm shqiptar\u00eb, shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb rrethuar&#8230; Shqip\u00ebrin\u00eb. Duket se Kurti e ka fituar luft\u00ebn e tij n\u00eb tok\u00eb e n\u00eb qiell, e tash rrethimi nuk vijohet m\u00eb nga turqit, por nga shqiptar\u00ebt. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ata shqiptar\u00ebt brenda k\u00ebshtjell\u00ebs mesjetare, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb mjegull.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga shqiptar\u00ebt e rrethuar tek vepra e Kadares\u00eb \u201cRrethimi\u201d, duke par\u00eb tmerrin e ploj\u00ebs thot\u00eb:<\/p>\n<p>\u201c<em>Ne jo vet\u00ebm q\u00eb s\u2019jemi m\u00eb ata q\u00eb ishim, por s\u2019do t\u00eb jemi, me sa duket, kurr\u00eb.<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Sikur ta l\u00ebm\u00eb tani leximin e \u201cRrethimi\u201d, t\u00eb hapim syt\u00eb e t\u00eb shohim realitetin shqiptar do t\u00eb shohim qart\u00ebsisht sken\u00ebn q\u00eb zhvillohet n\u00eb \u201cqiellin e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, aty ku kombi ruan thesaret e tij.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria m\u00eb pran\u00eb Europ\u00ebs s\u00eb kurr\u00eb, dhe Kosova e pavarur duket se kan\u00eb tronditur shum\u00eb raporte, kan\u00eb ngaz\u00ebllyer shum\u00eb shqiptar\u00eb e t\u00eb huaj, por edhe kan\u00eb alarmuar ca t\u00eb tjer\u00eb, brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Shifrat absolutisht t\u00eb larta t\u00eb p\u00ebrkrahjes publike ndaj integrimit euroatlantik meritojn\u00eb lexim t\u00eb kujdessh\u00ebm. Vet\u00eb k\u00ebto shifra p\u00ebrmbajn\u00eb nj\u00eb anomali, e cila k\u00ebrkon analiz\u00eb. Vlera e lart\u00eb, e deri entuziaste, e p\u00ebrkrahjes \u00ebsht\u00eb vet\u00eb \u201canomalia e par\u00eb\u201d. Nuk ka arsye \u201ctok\u00ebsore\u201d, n\u00ebse do t\u00eb vijojm\u00eb me metafor\u00ebn e Kurtit turk t\u00eb Kadares\u00eb, q\u00eb t\u00eb motivojn\u00eb k\u00ebt\u00eb entuziaz\u00ebm. Me sa duket shpjegimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cqiellor\u201d po n\u00eb kuptimin e Kurtit. Por p\u00ebrkrahja e tepruar nuk e zbeh aspak shqet\u00ebsimin q\u00eb buron nga refuzimi, anipse i pak\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur p\u00ebrkrahja \u00ebsht\u00eb jo fort e motivuar, refuzimi \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht i qart\u00eb. Ai motivohet vet\u00ebm p\u00ebr arsye t\u00eb ep\u00ebrme, \u201cqiellore\u201d. Kjo natyr\u00eb i jep refuzimit shqiptar nj\u00eb natyr\u00eb tjet\u00ebr nga ajo e refuzimit, q\u00eb edhe nd\u00ebr kombe t\u00eb tjer\u00eb, i b\u00ebhet pa kursim ides\u00eb evropiane.<\/p>\n<p>Mohuesit shqiptar\u00eb i shqet\u00ebson thelbi i Europ\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt nuk p\u00eblqejn\u00eb form\u00ebn e saj. Sado jo profesional\u00eb, e ndoshta pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj, z\u00ebrat antieuropian\u00eb nd\u00ebr shqiptar\u00eb duhet t\u00eb vler\u00ebsohen me kujdes. Meritojn\u00eb v\u00ebmendje edhe ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb rib\u00ebjn\u00eb historin\u00eb, edhe ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb tjet\u00ebrsojn\u00eb Sk\u00ebnderbeun, edhe ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb rib\u00ebjn\u00eb gjuh\u00ebn edhe ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb rimohojn\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, edhe ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb rivendosin aleanca t\u00eb tjera e k\u00ebshtu me rradh\u00eb. Vet\u00ebm entuziazmi euforik evropian nuk \u00ebsht\u00eb kusht i mjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb vepr\u00ebn e tij \u201cMosmarr\u00ebveshja\u201d, Kadare shkruan<\/strong>:<\/p>\n<p>\u201c<em>Shqiptar\u00ebt, &#8230;, duke qen\u00eb t\u00eb shquar n\u00eb t\u00eb gjitha llojet e gabimeve, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb till\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht tek brohoritjet. Jo rrall\u00eb iu ka q\u00eblluar t\u00eb mblidheshin tek sheshi m\u00eb madh i vendit p\u00ebr t\u00eb brohoritur, si ata q\u00eb s\u2019jan\u00eb n\u00eb vete, tiranin\u00eb, skamjen, fantazmat dhe aleat\u00ebt e rrem\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ka gjas\u00eb q\u00eb kjo krusm\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritur t\u2019i ket\u00eb munduar aq fort shpirtrat e tyre, saq\u00eb e kund\u00ebrta, shkulja prej saj, do t\u00eb mund t\u00eb kryhej p\u00ebrmes s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs form\u00eb: brohoritjes.<\/em><br \/>\n<em>Dhe kjo do t\u00eb ndodhte tek i nj\u00ebjti shesh, q\u00eb mbante emrin e t\u00eb nj\u00ebjtit princ. Ve\u00e7 brohoritja do t\u00eb ishte e re, e pad\u00ebgjuar kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb lajm e nj\u00eb kumt i ri prej kat\u00ebr fjal\u00ebsh: <strong>E duam Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Europa!<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>Ishte britma ngadh\u00ebnjyese e nj\u00ebher\u00ebsh tragjike, e cila, ashtu si klithma e dikujt q\u00eb p\u00ebrmendej nga agonia e gjat\u00eb, shpallte p\u00ebrpara vetes dhe bot\u00ebs ardhjen n\u00eb vet\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Por duket se jo t\u00eb gjith\u00eb u p\u00ebrmend\u00ebn nga brohorima e 1990-\u00ebs. Un\u00eb besoj se askujt nuk duhet t\u2019i mohohet e drejta p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kund\u00ebr Europ\u00ebs, Europ\u00ebs si projekt politik, kulturor apo edhe shpirt\u00ebror. Por po aq sa kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb disa shqiptar\u00eb t\u00eb sot\u00ebm q\u00eb, n\u00eb kushte t\u00eb liris\u00eb s\u00eb sapo fituar, t\u00eb largohen prej Europ\u00ebs, po aq t\u00eb drejt\u00eb kan\u00eb shqiptar\u00ebt e tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos ndjekur ata t\u00eb par\u00ebt n\u00eb kursin e tyre. Liria nd\u00ebr shqiptar\u00eb ka krijuar mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb reflektuar ndaj t\u00eb shkuar\u00ebs e t\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>Ajo duket se po krijon nj\u00eb gjendje t\u00eb re, ku shum\u00eb gj\u00ebra, q\u00eb rob\u00ebria i zhvendoste n\u00eb nj\u00eb sfond t\u00eb err\u00ebt, tash po dalin n\u00eb pah. Liria na jep edhe nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb re. T\u00eb rilexojm\u00eb Kadaren\u00eb, t\u00eb rilexojm\u00eb edhe \u201cRrethimin\u201d, ku me siguri do t\u00eb kuptojm\u00eb se nj\u00eb rrethim krejt i ri ndodh edhe sot. Pas shum\u00eb rrethimeve, her\u00eb reale e her\u00eb imagjinare, duket se mosmarr\u00ebveshja nd\u00ebr shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb rrethimi i rradh\u00ebs, rrethimi i vetvetes n\u00eb kushtet e liris\u00eb. Dalja nga kjo gjendje, marr\u00ebveshja duket se do t\u00eb jet\u00eb rruga e vetme.<\/p>\n<p>Po, n\u00eb kushte t\u00eb liris\u00eb, Shqip\u00ebria po vjen n\u00eb vete.<\/p>\n<p><strong>Sand\u00ebr Lleshi<\/strong><br \/>\n<em>K\u00f6ln, 15 qershor 2013<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sand\u00ebr Lleshi A ka vend q\u00eb nj\u00eb gjeneral t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr Kadaren\u00eb? Un\u00eb mendoj se po. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb e kam pranuar ftes\u00ebn e organizator\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb K\u00f6ln k\u00ebto dit\u00eb tipike shqiptare. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrve\u00e7 Kadares\u00eb n\u00eb K\u00f6ln kam ardhur edhe p\u00ebr hir t\u00eb miqve q\u00eb m\u00eb kan\u00eb ftuar, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":38497,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,13,8],"tags":[],"class_list":["post-38516","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-ese","category-letersi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Mosmarrveshja, ose Rrethimi i ri - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mosmarrveshja, ose Rrethimi i ri - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Sand\u00ebr Lleshi A ka vend q\u00eb nj\u00eb gjeneral t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr Kadaren\u00eb? Un\u00eb mendoj se po. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb e kam pranuar ftes\u00ebn e organizator\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb K\u00f6ln k\u00ebto dit\u00eb tipike shqiptare. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrve\u00e7 Kadares\u00eb n\u00eb K\u00f6ln kam ardhur edhe p\u00ebr hir t\u00eb miqve q\u00eb m\u00eb kan\u00eb ftuar, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-02-19T10:32:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-02-20T00:51:46+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/albanian-writer-Ismail-Kadare.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"480\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Mosmarrveshja, ose Rrethimi i ri\",\"datePublished\":\"2019-02-19T10:32:30+00:00\",\"dateModified\":\"2019-02-20T00:51:46+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\\\/\"},\"wordCount\":2961,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/albanian-writer-Ismail-Kadare.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Ese\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\\\/\",\"name\":\"Mosmarrveshja, ose Rrethimi i ri - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/albanian-writer-Ismail-Kadare.jpg\",\"datePublished\":\"2019-02-19T10:32:30+00:00\",\"dateModified\":\"2019-02-20T00:51:46+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/albanian-writer-Ismail-Kadare.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/albanian-writer-Ismail-Kadare.jpg\",\"width\":800,\"height\":480,\"caption\":\"Albanian writer Ismail Kadare\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mosmarrveshja, ose Rrethimi i ri\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mosmarrveshja, ose Rrethimi i ri - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Mosmarrveshja, ose Rrethimi i ri - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Sand\u00ebr Lleshi A ka vend q\u00eb nj\u00eb gjeneral t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr Kadaren\u00eb? Un\u00eb mendoj se po. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb e kam pranuar ftes\u00ebn e organizator\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb K\u00f6ln k\u00ebto dit\u00eb tipike shqiptare. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrve\u00e7 Kadares\u00eb n\u00eb K\u00f6ln kam ardhur edhe p\u00ebr hir t\u00eb miqve q\u00eb m\u00eb kan\u00eb ftuar, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-02-19T10:32:30+00:00","article_modified_time":"2019-02-20T00:51:46+00:00","og_image":[{"width":800,"height":480,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/albanian-writer-Ismail-Kadare.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Mosmarrveshja, ose Rrethimi i ri","datePublished":"2019-02-19T10:32:30+00:00","dateModified":"2019-02-20T00:51:46+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\/"},"wordCount":2961,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/albanian-writer-Ismail-Kadare.jpg","articleSection":["Artikuj","Ese","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\/","name":"Mosmarrveshja, ose Rrethimi i ri - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/albanian-writer-Ismail-Kadare.jpg","datePublished":"2019-02-19T10:32:30+00:00","dateModified":"2019-02-20T00:51:46+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/albanian-writer-Ismail-Kadare.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/albanian-writer-Ismail-Kadare.jpg","width":800,"height":480,"caption":"Albanian writer Ismail Kadare"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mosmarrveshja-ose-rrethimi-i-ri\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mosmarrveshja, ose Rrethimi i ri"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38516","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38516"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38516\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/38497"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38516"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38516"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38516"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}