{"id":38589,"date":"2019-02-21T17:04:04","date_gmt":"2019-02-21T16:04:04","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=38589"},"modified":"2019-02-21T17:04:04","modified_gmt":"2019-02-21T16:04:04","slug":"nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\/","title":{"rendered":"Nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Detroit, n\u00eb mosh\u00ebn 96-vje\u00e7are, kund\u00ebrkomunisti Kolec Pikolini"},"content":{"rendered":"<p><em>In Memoriam<\/em><\/p>\n<p><strong>Klajd Kapinova <\/strong><\/p>\n<p>Miku im i vjet\u00ebr Franz Llesh Grishaj me telefon m\u00eb dha nj\u00eb lajm t\u00eb hidhur, se miku yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt aktivisti veteran Kolec Pikolini, nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Detroit t\u00eb Michigan-it, n\u00eb prani t\u00eb familjes dhe miq\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb dashur.<\/p>\n<p>Shkodrani me tradita t\u00eb hershme qytetare n\u00eb Shkod\u00ebr Kolec Pikolini, deri sa kaloi n\u00eb amshim ishte nj\u00eb mik i dashur i familjes atdhetare dhe antikomuniste Grishaj n\u00eb Detroit, familje e cila ka kaluar kalvarin komunist, mbasi qysh n\u00eb fillim ishte krahu i djatht\u00eb i patriotit t\u00eb shquar kund\u00ebkomunist Prek\u00eb Cali (1872\u20131945), p\u00ebr t\u00eb cilin kam shkruar nj\u00eb studim t\u00eb gjat\u00eb dhe holl\u00ebsish\u00ebm shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Koleci, p\u00ebr shum\u00eb dekada punoi pa u lodhur dhe me pasion si elektricist n\u00eb Detroit p\u00ebr Ford Motor Company deri sa doli n\u00eb pension.<br \/>\nAi ishte nj\u00eb nd\u00ebr themeluesit e zjarrt\u00eb t\u00eb kish\u00ebs katolike shqiptare t\u00eb sh\u00ebn Palit dhe sh\u00ebn Pjetrit n\u00eb Warren, Detroit, Michigan.<\/p>\n<p>Aktivisti i palodhur i kish\u00ebs Pikolini, ishte ai q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb gjeti tok\u00ebn ose vendin se ku do t\u00eb nd\u00ebrtohet kisha e sh\u00ebn Palit dhe sh\u00ebn Pjetrit n\u00eb Warren, Detroit, MI dhe sh\u00ebrbeu p\u00ebr shum\u00eb vite si antar i k\u00ebshillit t\u00eb kish\u00ebs katolike shqiptaro amerikane.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrkomunisti shkodran Kolec Pikolini, kishte nj\u00eb pasion t\u00eb madh p\u00ebr artin e bukur t\u00eb fotografis\u00eb. Ai kishte bler\u00eb disa aparate fotografik\u00eb, t\u00eb cilat i p\u00ebrdorte p\u00ebr t\u00eb fotografuar dhe fiksuar n\u00eb celuloid historin\u00eb, aktivitet e ndryshme atdhetare, q\u00eb organizonin shqiptar\u00ebt emigrant p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare t\u00eb liris\u00eb dhe \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs, lirin\u00eb dhe rr\u00ebzimin e komunizmit t\u00eb zi n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e diktatorit Enver Hoxha.<\/p>\n<p>Fotografi amator Pikolini, ishte i pari q\u00eb i dhuroi kish\u00ebs katolike shqiptare t\u00eb sh\u00ebn Palit dhe sh\u00ebn Pjetrit fotot origjinale t\u00eb Ded\u00eb Gjon Lulit dhe liberatorit demokrat Luigj Gurakuqit, t\u00eb cilat, i zmadhoi dhe edhe sot perdoren n\u00eb ambientet e kish\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb, n\u00eb Dit\u00ebn e Flamurit dhe Pavarsis\u00eb, m\u00eb 28 n\u00ebntor 1912, n\u00eb Vlor\u00ebn historike dhe p\u00ebr p\u00ebrkujtimin e p\u00ebrvitsh\u00ebm t\u00eb ngjarjes m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historin\u00eb e popullit shqiptar, sikurse ka mbetur Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb m\u00eb 6 Prill 1911 e udh\u00ebhequr nga fatosi i liris\u00eb Ded\u00eb Gjon Luli.<\/p>\n<p>Qysh nga dita q\u00eb mb\u00ebrriti n\u00eb tok\u00ebn e premtuar t\u00eb SHBA, Koleci, ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb demostratat patriotike t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb SHBA, t\u00eb cilat zhvilloheshin kund\u00ebr pushtimit serb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe rregjimit komunist t\u00eb Tiran\u00ebs s\u00eb kuqe.<\/p>\n<p>Ai vazhdimisht deri n\u00eb vitin 1991, ngriti z\u00ebrin n\u00eb mbrojtje t\u00eb disident\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb ishin n\u00eb burgjet komuniste t\u00eb diktatorit Enver Hoxha. Ai u takua disa here n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs me ish antar t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb ish t\u00eb Persekutuarve Politik\u00eb t\u00eb qytetit dhe Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe.<\/p>\n<p>Ai e vizitoi disa her\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe qytetin e tij t\u00eb lindjes Shkod\u00ebrloc\u00ebn. Koleci shkroi librin me kujtime t\u00eb hidhura t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, n\u00ebn\u00ebs, villain e tij dhe shok\u00ebt e mbijetuar t\u00eb idealeve dhe veprimtarive kund\u00ebrkomuniste, n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs komuniste deri sa arratiset me shum\u00eb mundime nga burgu dhe Shqip\u00ebria komuniste\u2026<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kolec Pikolini, kop.\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/kolec_pikolini_kop.jpeg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Ai ishte nj\u00eb familjar i devosh\u00ebm, me parime konservatore tradicionale qytetare shkodrane. Fotografi Pikolini, ishte babai i tre f\u00ebmij\u00ebve: Antonio, Liliana dhe Kristina. Gruaja e tij fisnike Filja, \u00ebsht\u00eb der\u00eb e fisit Kalaj nga Gruda e Mal\u00ebsis\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, Koleci n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer ishte rikthyer nga Florida e ngroht\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar s\u00ebrisht n\u00eb Detroit.<br \/>\nNga familja dhe miq\u00ebt e tij m\u00ebsojm\u00eb, se trupi i tij do t\u00eb prehet i qet\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e pasosun pran\u00eb vorrezave katolike n\u00eb qytetin e madh industrial t\u00eb Detroit-it.<\/p>\n<p>Ai ishte nj\u00eb aktivist i palodhur i komunitetit shqiptaro amerikan\u00eb n\u00eb Detroit, nj\u00eb dashamir\u00ebs dhe kontribues i palodhur p\u00ebr rr\u00ebzimin e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Kolec Pikolini rr\u00ebfen historin\u00eb e ikjes nga burgu<\/strong><\/p>\n<p>Po sikur autori i librit me kujtime origjinale rr\u00ebnqethe\u00ebse &#8220;Rregjimi i hienave&#8221; Kolec Pikolini t\u00eb ishte pushkatuar pas d\u00ebnimit kapital dh\u00ebn\u00eb n\u00eb pretenc\u00ebn e gjyqit fars\u00eb, a do t\u00eb binin n\u00eb dor\u00eb t\u00eb lexuesit kujtimet e gdhendur thell\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn e shkruesit!?<\/p>\n<p>Familja e tij u p\u00ebrshkua vazhdimisht nga keqtrajtimi. V\u00ebllau Paloka u masakrua n\u00ebn tingujt e k\u00ebng\u00ebve dhe valleve partizane, q\u00eb kishin ardhur si pushtues dhe &#8220;triumfator&#8221; nga Jugu i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb urretje t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr banor\u00ebt e qytetit verior kund\u00ebrkomunist, partizan\u00ebt komunist\u00eb menj\u00ebher\u00eb vran\u00eb 8 martir\u00eb shkodran para Bashkis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Dufi i tyre nuk soset me kaq. Fyerjet e komunist\u00ebve vijuan para turm\u00ebs histerike dhe fanatike komuniste, q\u00eb g\u00ebzohej, k\u00ebndonte e hedhte valle para pamjeve horror\u2026 t\u00eb kufomave shqiptar\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>O Zot \u00e7far\u00eb po ndodhte k\u00ebshtu!? Historia, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebsuese e mir\u00eb, por njer\u00ebzit q\u00eb abuzojn\u00eb jan\u00eb nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb k\u00ebqinj. E p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb autori mbijetoi, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar, fakte dhune t\u00eb t\u00ebrmetit komunist, q\u00eb hienat i ngrin\u00eb buz\u00ebqeshjen n\u00eb buz\u00eb shkodran\u00ebve p\u00ebr shum\u00eb dekada deri n\u00eb vitin 1990&#8230;<\/p>\n<p><strong>Drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb burimi i p\u00ebrbashk\u00ebt i virtyteve<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebr faqet e librit me kujtime t\u00eb dhimbshme &#8220;Rregjimi i hienave&#8221;, kushdo e kupton se Pikolini, ka pasur parasysh Aristotelin e madh grek, i cili, ka th\u00ebn\u00eb: &#8220;E dua Platonin, por m\u00eb shum\u00eb dua t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.&#8221;<\/p>\n<p>Pse autori nuk i botoi kujtimet m\u00eb 1990, kur Shqip\u00ebria e lodhur filloi t\u00eb hap\u00eb dyert e shkat\u00ebrruara!?<br \/>\nPas bisedave t\u00eb shpeshta me autorin, m\u00ebsova, se Kolec Pikolini me zgjuarsi kishte p\u00eblqyer qet\u00ebsin\u00eb e njer\u00ebzve, q\u00eb ngjarjet e s\u00eb kaluar\u00ebs t\u00eb mos i p\u00ebrjetojn\u00eb emocionalisht dhe pa paragjykime.<\/p>\n<p>Ai mendoi, q\u00eb kujtimet t\u00eb jen\u00eb pron\u00eb e bashk\u00ebvuajt\u00ebsve kund\u00ebrkomunist t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb rregjimit kund\u00ebshqiptar t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb faqet e librit me kujtime, Pikolini p\u00ebrpiqet t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb zhvillimit t\u00eb ngjarjeve t\u00eb viteve 1938-1952, dhe m\u00eb pas, kur b\u00ebn realitet planin e ikjes apo arratisjes nga burgu komunist&#8230;<\/p>\n<p>V\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hark kohor i shkurt\u00ebr, por ngjarjet q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb lib\u00ebr jan\u00eb t\u00eb ngjeshura me dramacitet.<br \/>\nK\u00ebtu nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me trillime artistike apo kompozicion vlerash narrative, por histori t\u00eb p\u00ebrjetuara.<\/p>\n<p>N\u00eb mbar\u00ebshtrimin e problematik\u00ebs, ai p\u00ebrfill dhe trajton holl\u00ebsisht \u00e7do ngjarje, q\u00eb i ka ndodhur nga p\u00ebrsonazhet publik\u00eb ose jo t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Duke kaluar episode t\u00eb shpeshta, fare leht\u00eb lexuesi mund t\u00eb dalloj njer\u00ebzit t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dy an\u00eb t\u00eb kund\u00ebrta: kund\u00ebrkomunist\u00eb e anasjelltas, t\u00eb shoq\u00ebruara me fakte, dialogje origjinale p\u00ebr Shkodr\u00ebn, qytet e katundet e ndryshme, q\u00eb iu desh t\u00eb kalonte, me shteg e pashteg, duke pasur kok\u00ebn n\u00eb rrezik nga asgj\u00ebsimi fizik\u2026, pasi ndiqej k\u00ebmba-k\u00ebmb\u00ebs kudo.<\/p>\n<p>Hap\u00ebsir\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb kujtime Pikolini i ka dh\u00ebn\u00eb martir\u00ebve t\u00eb klerit katolik n\u00eb Shkod\u00ebr e Shqip\u00ebri, n\u00eb ruajtjen e q\u00ebndres\u00ebs s\u00eb popullit shqiptar gjat\u00eb historis\u00eb e n\u00eb vitet e zeza t\u00eb diktatur\u00ebs.<\/p>\n<p>Autori, sapo u arratis, me t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb Jugosllavi nisi t\u00eb hedh\u00eb kujtimet n\u00eb let\u00ebr, duke krijuar k\u00ebshtu bllokun e sh\u00ebnimeve, nj\u00eb pjes\u00eb prej t\u00eb cilave kujtonte ai nuk mund\u00ebn t\u00eb mbijetonin.<\/p>\n<p>Ato jan\u00eb p\u00ebrshkrime p\u00ebr njer\u00ebzit, q\u00eb jeta i mund\u00ebsoi t\u00eb kishte kontakte n\u00eb rrethana t\u00eb ndryshme, fshatrave e fshatar\u00ebve, maleve e kodrave, shkurreve e an\u00ebs lumenjve, q\u00eb iu desht t\u00eb kalonte \u00e7do dit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt &#8220;tok\u00ebs s\u00eb premtuar&#8221; (Jugosllavi), q\u00eb shpesh do ta zhg\u00ebnjente.<\/p>\n<p>Autobiografi tregon haptas p\u00ebr jet\u00ebn e tij, ku, frika e ankthi ishin bashk\u00ebudh\u00ebtar\u00eb gjat\u00eb ecejakjeve, se mund t\u00eb zbulohej nga Sigurimi famkeq i Dull\u00ebs s\u00eb Gjirokastr\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse ndodhte arrestimi, jeta e tij p\u00ebrfundonte p\u00ebrball\u00eb tog\u00ebs s\u00eb zez\u00eb t\u00eb ekzekutimit, q\u00eb nuk e nd\u00ebrronte me mishin e dashit.<br \/>\nPikolini, b\u00ebnte nj\u00eb jet\u00eb endacaku plot vuajtje. Shpesh iu desht q\u00eb dit\u00ebn t\u00eb b\u00ebnte gjum\u00eb letargjik, i mbuluar vet\u00eb me mjetet rrethanore, p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim e zbulim nga njer\u00ebzit p\u00ebrreth.<\/p>\n<p>Ai hapte strof\u00ebn me k\u00ebmesen e vog\u00ebl q\u00eb kishte me vete, dhe ngrysej pa futur asgj\u00eb n\u00eb goj\u00eb.<br \/>\nKoleci, nis\u00eb t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr familjen, kur vendos\u00ebn n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Kujton me radh\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e lumtur, duke vler\u00ebsuar virtytet m\u00eb t\u00eb dobishme edukative t\u00eb shkoll\u00ebs private.<\/p>\n<p>Me freski e p\u00ebrkujton vizit\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Podgoric\u00eb (Mal t\u00eb Zi), atmosfer\u00ebn festive q\u00eb ndiente, k\u00ebng\u00ebn q\u00eb kishin k\u00ebnduar kushtuar trimit t\u00eb bjeshk\u00ebve Ded\u00eb Gjo Lulit&#8230;<\/p>\n<p>Nga leximi i pjes\u00ebve ngjarjet, marrin nj\u00eb drejtim real dhe zbardh\u00ebn pas shum\u00eb viteve n\u00eb lib\u00ebr.<br \/>\nAutori, risjell\u00eb situat\u00ebn e qytetit pas ardhjes s\u00eb italian\u00ebve: &#8220;Karabinieria e Kuestura ishin t\u00eb rrept\u00eb. Policia e fsheht\u00eb u shihte rrall\u00eb. Un\u00eb dit\u00ebn shkoja n\u00eb shkoll\u00ebn profesionale dhe n\u00eb mbr\u00ebmje punoja n\u00eb kinema. M\u00eb von\u00eb u b\u00ebra operator dhe aty u njoha pothuajse me t\u00eb gjith\u00eb shkodran\u00ebt q\u00eb vinin n\u00eb kinema, sepse ishte i vetmi d\u00ebfrim p\u00ebr qytetarin&#8230;&#8221;<\/p>\n<p>Jo larg v\u00ebmendjes nuk ka mbetur n\u00eb analiz\u00ebn e ngjarjeve politike bot\u00ebrore, ku p\u00ebrplaseshin dy rryma politike e ushtarake: boshti fashist Rom\u00eb-Berlin-Tokio dhe forcat e rezistences kund\u00ebrfashiste brenda e jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Dy familje hebreje shp\u00ebtohen<br \/>\nnga familja Pikolini<\/strong><\/p>\n<p>Dy familje ebrej jan\u00eb shp\u00ebtuar pa buj\u00eb e zhurm\u00eb nga familja Pikolini dhe media komuniste 1944-2019, n\u00eb vendlindje dhe diaspor\u00eb vijon t\u00eb hesht!<br \/>\nFakti \u00ebsht\u00eb fakt, se n\u00eb familjen Pikolini, kan\u00eb qen\u00eb strehuar dy familje \u00e7ifute. Dhe detajet e k\u00ebsaj historie kan\u00eb dometh\u00ebnien e tyre.<\/p>\n<p>Esht\u00eb i habitsh\u00ebm fakti, se edhe n\u00eb Konferenc\u00ebn e zhvilluar shkurt t\u00eb vitit 2019, n\u00eb Selin\u00eb e OKB-s\u00eb nga nj\u00eb nga organizator\u00ebt e saj ambasadorja e Shqip\u00ebris\u00eb Besiana Kadare, nuk ftoi asnj\u00eb pjes\u00ebtar t\u00eb familjes Pikolini, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb, ndon\u00ebse ata prej shum\u00eb dekadash jetojn\u00eb n\u00eb Detroit, MI.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me paramendim, sikurse b\u00ebri nga viti 1949-1985 idhulli i tyre shpirt\u00ebror e ideologjikisht diktatori kund\u00ebrisraelit Enver Hoxha, p\u00ebr t\u00eb treguar se vet\u00ebm komuniteti musliman shqiptar ka shp\u00ebrtuar ebrejt n\u00eb ish vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe ndodhi ajo q\u00eb nuk pritej. Shqiperia socialiste votoi kund\u00ebr SHBA dhe Izraelit. Dhe k\u00ebtu nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vitin 1949, kur Shqip\u00ebria e njeh Izraelin si shtet t\u00eb riformuar n\u00eb vitin 1948, por flitet p\u00ebr vitin 2018, kur Qeveria socialiste votoi kund\u00ebr SHBA, p\u00ebr t\u00eb njohur Jeruzalemin si kryeqytet t\u00eb Izraelit, t\u00eb cilin historikisht Libri i Shenjt\u00eb &#8211; Bibla e permend 95 her\u00eb si kryeqend\u00ebr t\u00eb madhe tregtare, administrative, kulturore, fetare t\u00eb ebrejve autokton\u2026<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria radikale socialiste, me perfaqsuesit e saj n\u00eb New York, u kujdes q\u00eb t\u00eb ftoj m\u00eb shum\u00eb komuniste, p\u00ebr t\u2019i treguar ebrejve dhe SHBA-s\u00eb (Pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb takim), se ishin komunist\u00ebt 1941-1944, q\u00eb i shp\u00ebtuan ebrejt dhe nuk ka asnj\u00eb rast, q\u00eb kund\u00ebrkomunist\u00ebt t\u2019i ken\u00eb shp\u00ebtuar ebrejt&#8230;<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ka th\u00ebn\u00eb Enveri dhe k\u00ebshtu vijon tradicionalisht edhe sot pasuesit e tyre me diplomacin\u00eb hipokrite dhe shum\u00eb fytyr\u00ebshe gjoja shqiptare\u2026<br \/>\nEbrejt, p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar p\u00ebrndjekjeve nga gjerman\u00ebt, kan\u00eb gjetur tek Pikolin\u00ebt bujarin\u00eb shqiptare, bes\u00ebn, fisnik\u00ebrin\u00eb e mik\u00ebpritjes shkodrane, deri sa \u00e7ifut\u00ebt vendosen vet\u00eb vullnetarisht, q\u00eb t\u00eb largohen n\u00eb nj\u00eb shtet tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Autori shkruan: &#8220;Kaloi nj\u00eb koh\u00eb dhe u dha lajmi se dy civila e nj\u00eb ushtar gjerman jan\u00eb gjetur t\u00eb ekzekutuar diku jasht\u00eb qytetit. Gjerman\u00ebt nuk dinin se n\u00eb sht\u00ebpi ishin t\u00eb strehuar dy familje \u00e7ifute. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishin n\u00eb dijeni vet\u00ebm tregtari Tef\u00eb Pogu e familja Jani (komshiu)&#8221;.<\/p>\n<p>Kolec Pikolini, trajton vitin 1945: &#8220;&#8230; mortaja bolshevike e p\u00ebrcjellur prej nj\u00eb t\u00eb ftohtit t\u00eb fort\u00eb, filloi nj\u00eb ofensiv\u00eb me q\u00ebllimin e n\u00ebnshtrimit t\u00eb maleve t\u00eb Veriut t\u00eb Atdheut t\u00eb Lek\u00ebve, q\u00eb turku e sllav\u00ebt asnj\u00ebher\u00eb nuk munden q\u00eb t\u2019i n\u00ebnshtronin.&#8221;<\/p>\n<p>Kelmendi i Nor\u00ebs dhe Mal\u00ebsia si krahin\u00eb pushke dhe rezistence kund\u00ebrkomuniste b\u00ebhen personazh interesant n\u00eb lib\u00ebr.<br \/>\nHisgtorikisht, dihet se mal\u00ebsor\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebr shekuj kan\u00eb luftuar kund\u00ebr pushtuesit turk, sllav dhe u p\u00ebrballen me nj\u00eb armik tjet\u00ebr (1941-1990), q\u00eb mbante veshjet e arm\u00ebt angleze, por kishte gjuh\u00eb e gjak shqiptari.<\/p>\n<p>U vran\u00eb me e pa gjyq, trimi i maleve, atdhetari i flakt\u00eb Prek\u00eb Cali, i cili, u pre n\u00eb bes\u00eb nga komunist\u00ebt. K\u00ebshtu 14 vet\u00eb u pushkatuan n\u00eb varrezat e vjetra katolike t\u00eb Rrmajit me poetin e \u00ebmb\u00eblsis\u00eb martiri i kish\u00ebs dom Ndre Zadej\u00ebn.<\/p>\n<p>Duke iu rikthyer p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi librit, v\u00ebrejm\u00eb se aty ka p\u00ebrpjekje nga autori, p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb sa m\u00eb mir\u00eb n\u00eb drit\u00eb figurat e fyer nga diktatura. K\u00ebtu p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb m\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb sekret t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb familjes Pikolini, ku, n\u00ebna e tij, n\u00eb acar dimri t\u00ebrheq mes dhembjes kufomen e t\u00eb birit, q\u00eb ishte braktisur nga ekzekutor\u00ebt dhe se njeriu roje q\u00eb e ndiqte sken\u00ebn ishte autori i kujtimeve.<\/p>\n<p>Luft\u00ebtar\u00ebt e liris\u00eb kund\u00ebrkomuniste krijuan lidhje t\u00eb ngushta, n\u00eb Mirdit\u00eb, Dukagjin, Puk\u00eb, Mal\u00ebsi e Lum\u00eb. Luft\u00ebtar\u00ebt e liris\u00eb &#8220;ishin n\u00eb l\u00ebvizje me aksione t\u00eb vazhdueshme&#8221;, shkruan Pikolini.<\/p>\n<p>Ai ndalet n\u00eb element\u00ebt q\u00eb i sh\u00ebrbyen me fanatiz\u00ebm sistemit, duke i analizuar portretin e gjithsecilit, jo me fjal\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme, por me veprime konkrete gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb vuante n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Esht\u00eb i habitsh\u00ebm fakti, se disa prej tyre kan\u00eb arritur t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb SHBA dhe kan\u00eb fituar letrat dhe shtet\u00ebsin\u00eb amerikane si t\u00eb \u201cpersekutuar\u201d\u2026<\/p>\n<p>Natyrsh\u00ebm jepet i p\u00ebrshkruar \u00e7asti i arrestimit&#8230; Torturat mizore, q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb ishin t\u00eb v\u00ebshtira e ushtroheshin rregullisht. Ai kujton gjyqet e zhvilluar pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm t\u00eb qytetit.<br \/>\nN\u00eb kinema &#8220;Rozafat&#8221;, ku, kishte punuar, filluan serit\u00eb pambarim t\u00eb gjyqeve farse.<\/p>\n<p>Autori shkruan: &#8220;&#8230; Seancat vazhduan me atmosferen e terrorit n\u00eb sall\u00eb&#8230; Nj\u00eb rast kur salla ishte duke u zbrazur, n\u00eb momentin e daljes at\u00eb Gjon<br \/>\nShllaku, me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt na tha: &#8220;Kjofshi bekue se s\u2019na keni lan\u00eb gojen me na u tha dhe na keni sh\u00ebrbye&#8230; N\u00eb shesh, grumbuj njer\u00ebzish, prind\u00ebr dhe familjet e tyre donin t\u2019i jepnin zem\u00ebr t\u00eb lidhurve dor\u00eb p\u00ebr dor\u00eb, t\u00eb rrethuar me roje t\u00eb shumta. Ata priteshin nga nj\u00eb turm\u00eb rrugaq\u00ebsh, duke brohoritur e k\u00ebnduar disa k\u00ebng\u00eb &#8220;ala partizanshe&#8221;.<\/p>\n<p>K\u00ebtu shfaqen t\u00eb p\u00ebrjetuara torturat, t\u00eb cilat autori \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u2019i rishfaq\u00eb me korrekt\u00ebsi e detaje n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb vuante d\u00ebnimin.<br \/>\n\u00c7do akuz\u00eb ishte shtim i torturave komuniste-naziste, q\u00eb pa kursim r\u00ebndonin trupin e dob\u00ebsuar. Krypa n\u00eb goj\u00eb, lidhja e duarve, varja n\u00eb \u00e7engela p\u00ebr shum\u00eb or\u00eb, grushtat e shqelmat, nuk e mposht\u00ebn.<\/p>\n<p>Kolec Pikolini, nuk trath\u00ebtoi shok\u00ebt e vet t\u00eb idealeve antikomuniste. Edhe at\u00ebher\u00eb kur gjaku e p\u00ebshtyma i ishin trashur nga torturat dhe nuk kontrollonte vet\u00ebn apo i sillnin d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb rrem\u00eb me plot provokime, asnj\u00ebher\u00eb nuk harroi se cil\u00ebt kriminela kishte p\u00ebrball\u00eb dhe p\u00ebr inat t\u00eb tyre mbijetoi.<\/p>\n<p>N\u00eb burgje ai ka q\u00ebndruar e biseduar me njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm, duke njohur nga af\u00ebr karakterin, burr\u00ebrin\u00eb, gjak\u00ebftoht\u00ebsin\u00eb, bes\u00ebn, sinqeritetin, miq\u00ebsin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Edhe pse priste q\u00eb t\u00eb pushkatohej (u rr\u00ebfy tek prifti), ka patur n\u00eb mendje nj\u00eb ide fikse, q\u00eb t\u00eb largohej me \u00e7do kusht burgut.<br \/>\nIshte 21 gusht 1952, kur Koleci me bashk\u00ebvuajt\u00ebsin Gjovalinin ishin p\u00ebrgatitur p\u00ebrmes nj\u00eb plani t\u00eb detajuar t\u00eb iknin prej burgut t\u00eb ofi\u00e7in\u00ebs&#8230;<\/p>\n<p>Koleci me dy gra t\u00eb familjes s\u00eb tij, hyn\u00eb n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs i veshur me rrobat e gruas. E r\u00ebnd\u00eb ishte situata n\u00eb popull, pasi frika kishte dep\u00ebrtuar thell\u00eb mes banor\u00ebve t\u00eb qytetit. Ai njeri, familje q\u00eb kapet duke strehuar &#8220;diversant\u00eb&#8221; (luft\u00ebtar\u00eb lirie), t\u00eb ikur nga burgjet denohej ose syrgjynosej me internime pambarim.<\/p>\n<p>Ankthi, frika, ferrat, shkurret me plot rreziqe, t\u00eb lehurat e qenjve, l\u00ebvizjet e ushtar\u00ebve t\u00eb Sigurimit, v\u00ebshtir\u00ebsuan rrug\u00ebn drejt Mal t\u00eb Zi. Humbja e Gjovalinit gjat\u00eb ndjekjeve (prit\u00eb), ritakimi, humbja p\u00ebrs\u00ebri, jan\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dhimbshme.<\/p>\n<p>A nuk ngjasojn\u00eb ngjarjet me ikjet e skllev\u00ebrve n\u00eb koh\u00ebn e Spartakut, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga masakrimi i gladiator\u00ebve t\u00eb Rom\u00ebn?!<\/p>\n<p>Libri &#8220;Regjimi i hienave, me autor Kolec Pikolinin, \u00ebsht\u00eb botuar n\u00ebn kujdesin e Sht\u00ebpis\u00eb Botuese &#8220;Camaj-Pipa&#8221; n\u00eb Shtypshkronj\u00ebn VOLAJ, Shkod\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>In Memoriam Klajd Kapinova Miku im i vjet\u00ebr Franz Llesh Grishaj me telefon m\u00eb dha nj\u00eb lajm t\u00eb hidhur, se miku yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt aktivisti veteran Kolec Pikolini, nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Detroit t\u00eb Michigan-it, n\u00eb prani t\u00eb familjes dhe miq\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb dashur. Shkodrani me tradita t\u00eb hershme qytetare n\u00eb Shkod\u00ebr Kolec Pikolini, deri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":38590,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6,7],"tags":[],"class_list":["post-38589","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme","category-lajmerime"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Detroit, n\u00eb mosh\u00ebn 96-vje\u00e7are, kund\u00ebrkomunisti Kolec Pikolini - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Detroit, n\u00eb mosh\u00ebn 96-vje\u00e7are, kund\u00ebrkomunisti Kolec Pikolini - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"In Memoriam Klajd Kapinova Miku im i vjet\u00ebr Franz Llesh Grishaj me telefon m\u00eb dha nj\u00eb lajm t\u00eb hidhur, se miku yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt aktivisti veteran Kolec Pikolini, nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Detroit t\u00eb Michigan-it, n\u00eb prani t\u00eb familjes dhe miq\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb dashur. Shkodrani me tradita t\u00eb hershme qytetare n\u00eb Shkod\u00ebr Kolec Pikolini, deri [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-02-21T16:04:04+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/kolec_pikolini.jpeg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Detroit, n\u00eb mosh\u00ebn 96-vje\u00e7are, kund\u00ebrkomunisti Kolec Pikolini\",\"datePublished\":\"2019-02-21T16:04:04+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\\\/\"},\"wordCount\":2922,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/kolec_pikolini.jpeg\",\"articleSection\":[\"Lajme\",\"Lajm\u00ebrime\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\\\/\",\"name\":\"Nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Detroit, n\u00eb mosh\u00ebn 96-vje\u00e7are, kund\u00ebrkomunisti Kolec Pikolini - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/kolec_pikolini.jpeg\",\"datePublished\":\"2019-02-21T16:04:04+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/kolec_pikolini.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/kolec_pikolini.jpeg\",\"width\":600,\"height\":600},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Detroit, n\u00eb mosh\u00ebn 96-vje\u00e7are, kund\u00ebrkomunisti Kolec Pikolini\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Detroit, n\u00eb mosh\u00ebn 96-vje\u00e7are, kund\u00ebrkomunisti Kolec Pikolini - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Detroit, n\u00eb mosh\u00ebn 96-vje\u00e7are, kund\u00ebrkomunisti Kolec Pikolini - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"In Memoriam Klajd Kapinova Miku im i vjet\u00ebr Franz Llesh Grishaj me telefon m\u00eb dha nj\u00eb lajm t\u00eb hidhur, se miku yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt aktivisti veteran Kolec Pikolini, nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Detroit t\u00eb Michigan-it, n\u00eb prani t\u00eb familjes dhe miq\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb dashur. Shkodrani me tradita t\u00eb hershme qytetare n\u00eb Shkod\u00ebr Kolec Pikolini, deri [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-02-21T16:04:04+00:00","og_image":[{"width":600,"height":600,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/kolec_pikolini.jpeg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Detroit, n\u00eb mosh\u00ebn 96-vje\u00e7are, kund\u00ebrkomunisti Kolec Pikolini","datePublished":"2019-02-21T16:04:04+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\/"},"wordCount":2922,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/kolec_pikolini.jpeg","articleSection":["Lajme","Lajm\u00ebrime"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\/","name":"Nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Detroit, n\u00eb mosh\u00ebn 96-vje\u00e7are, kund\u00ebrkomunisti Kolec Pikolini - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/kolec_pikolini.jpeg","datePublished":"2019-02-21T16:04:04+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/kolec_pikolini.jpeg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/kolec_pikolini.jpeg","width":600,"height":600},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nderroi-jete-ne-detroit-ne-moshen-96-vjecare-kunderkomunisti-kolec-pikolini\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Detroit, n\u00eb mosh\u00ebn 96-vje\u00e7are, kund\u00ebrkomunisti Kolec Pikolini"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38589","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38589"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38589\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/38590"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38589"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38589"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38589"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}