{"id":394,"date":"2016-02-03T00:30:01","date_gmt":"2016-02-02T23:30:01","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=394"},"modified":"2021-01-23T02:33:52","modified_gmt":"2021-01-23T01:33:52","slug":"harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\/","title":{"rendered":"Harmonia dhe bashk\u00ebjetesa nd\u00ebrfetare n\u00eb Shkod\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" title=\"Genti Kruja\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2016\/genti_kruja.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Nga <strong>Dr. Genti Kruja<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebkuptimin nd\u00ebrfetar n\u00eb Shqip\u00ebri, e posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb Shkod\u00ebr, e kan\u00eb konstatuar e konfirmuar n\u00eb rrjedh\u00ebn e shekujve shum\u00eb dijetar\u00eb, gjuh\u00ebtar\u00eb, historian\u00eb, etnograf\u00eb, misionar\u00eb e diplomat\u00eb t\u00eb huaj, q\u00eb kan\u00eb vizituar Shkodr\u00ebn ose q\u00eb kan\u00eb jetuar me muaj apo vite aty.<\/p>\n<p>Shkrimtari i njohur Ismail Kadare, p\u00ebr \u00e7udi, Shkodr\u00ebn e ka par\u00eb me sy tjet\u00ebr. Ja \u00e7far\u00eb shkruan ai: \u201cShkodra ishte qyteti m\u00eb i p\u00ebr\u00e7ar\u00eb shqiptar n\u00eb pun\u00eb feje. I ndar\u00eb si me thik\u00eb midis katolik\u00ebve dhe mysliman\u00ebve, ai shkum\u00ebzonte nga pasionet e t\u00eb dyja pal\u00ebve kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit. Tingujt e kambanave acaronin vesh\u00ebt e mysliman\u00ebve ashtu si z\u00ebrat e hoxhallar\u00ebve ato t\u00eb katolik\u00ebve. Nj\u00eb tradit\u00eb e t\u00ebr\u00eb e urrejtjeve, e mjaftueshme t\u00eb ushqente breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzor\u00eb, mbahej gjall\u00eb me t\u00eb gjitha mjetet: libra, revista, shoqata, procesione, thashetheme, p\u00ebrdhosje vendesh t\u00eb shenjta, grindje, vrasje e gjer te masakra q\u00eb shmangeshin me v\u00ebshtir\u00ebsi\u201d.[1]<\/p>\n<p>V\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptohen p\u00ebr mir\u00eb fjal\u00ebt e nj\u00eb shkrimtari shqiptar, i cili sulmon padrejt\u00ebsisht dhe padenj\u00ebsisht nj\u00eb qytet shqiptar, aq m\u00eb tep\u00ebr kur ky qytet shquhej p\u00ebr atdhetariz\u00ebm, kultur\u00eb, tradita fisnike dhe bashk\u00ebjetes\u00eb harmonike nd\u00ebrfetare.<\/p>\n<p>Kadareja ka aq kultur\u00eb dhe njohuri historike, sa t\u00eb dij\u00eb se n\u00eb Shkod\u00ebr kan\u00eb ndodhur ngjarje t\u00eb m\u00ebdha e shum\u00eb prek\u00ebse q\u00eb provojn\u00eb krejt t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr shekuj t\u00eb t\u00ebr\u00eb mysliman\u00eb e t\u00eb krishter\u00eb bashk\u00ebjetuan n\u00eb paqe nj\u00ebri me tjetrin pavar\u00ebsisht rrethanave t\u00eb koh\u00ebs, sfidave dhe provokimeve t\u00eb ndryshme t\u00eb b\u00ebra kryesisht me nxitje nga jasht\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj harmonie. Madje krahas harmonis\u00eb dhe mir\u00ebkuptimit nd\u00ebrfetar n\u00eb Shkod\u00ebr ekzistonte edhe bashk\u00ebjetesa nd\u00ebretnike, ku mund t\u00eb p\u00ebrmendet komuniteti malazez n\u00eb shumic\u00ebn e tyre mysliman\u00eb t\u00eb d\u00ebbuar me forc\u00eb pas pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi nga Perandoria Osmane, t\u00eb njohur si podgori\u00e7an\u00eb, por gjithashtu nuk mungonte edhe nj\u00eb komunitet malazez ortodoks, i cili bashk\u00ebjetonte n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb si n\u00eb qytet, ashtu edhe gjendeshin t\u00eb vendosur edhe kryesisht edhe n\u00eb fshatin Vrak\u00eb, vet\u00ebm pak kilometra larg Shkodr\u00ebs, rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Koplik.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" title=\"Xhami dhe kish\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr - foto Marubi\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2016\/xhami_dhe_kishe_shkoder_foto_marubi.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Ka qen\u00eb pik\u00ebrisht merit\u00eb e prij\u00ebsve dhe klerik\u00ebve, dijetar\u00ebve dhe burrave t\u00eb urt\u00eb mysliman\u00eb dhe t\u00eb krishter\u00eb q\u00eb dit\u00ebn ta ruajn\u00eb k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb dhe harmoni nd\u00ebrfetare nd\u00ebr shekuj, duke ia p\u00ebrcjell\u00eb brezave. Nd\u00ebr ta mund t\u00eb p\u00ebrmendet Daut efendi Bori\u00e7i, Hafiz Halid Bushati, Myftijet (t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb disa breza nxor\u00ebn myfti), v\u00ebllez\u00ebrit H. Hafiz Dr. Hasan Kaduku (i cili si mjek stomatolog q\u00eb ishte dha reklam\u00eb n\u00eb revist\u00ebn katolike \u201cEl\u00e7ija e zemr\u00ebs s\u2019Krishtit) dhe H. Ibrahim Kaduku, H. Ali Kraja e plot t\u00eb tjer\u00eb nga hoxhallar\u00ebt, e klerik\u00eb katolik\u00eb si Dom Luigj Bum\u00e7i, At Gjergj Fishta, At\u00eb Pjet\u00ebr M\u00ebshkalla, etj.<\/p>\n<p>M\u00eb 7 prill 1858 n\u00eb p\u00ebrurimin e fillimit t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Madhe, gurthemeli i Katedrales u bekua nga arqipeshkvi Topich, ku ishte i pranish\u00ebm Dom Ejll Radoja, famulltar i qytetit dhe meshtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Daut efendi Bori\u00e7i, dijetar dhe atdhetar i shquar mysliman, drejtor i arsimit n\u00eb Stamboll dhe Shkod\u00ebr, autor i nj\u00eb alfabeti shqip, mbajti fjalimin e rastit. P\u00ebrurimin e fillimit t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb katedrales ai e quajti nj\u00eb g\u00ebzim t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shkodran\u00ebt pa dallim feje.<\/p>\n<p>Kur m\u00eb 28 N\u00ebntor 1913 (n\u00eb p\u00ebrvjetorin e par\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb), u ngrit n\u00eb Shkod\u00ebr flamuri komb\u00ebtar, n\u00eb mitingun madh\u00ebshtor ishin bashkuar v\u00ebllaz\u00ebrisht mysliman\u00eb e t\u00eb krishter\u00eb dhe brohorit\u00ebn nj\u00ebz\u00ebri: \u201cRroft\u00eb Shqypnia\u201d. At\u00eb nat\u00eb kumbonorja e kish\u00ebs s\u00eb Gjuhadolit u lidh me minaren e xhamis\u00eb s\u00eb fush\u00ebs \u00c7el\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb teli ku val\u00ebvitej flamuri komb\u00ebtar nd\u00ebrmjet rreshtit t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb kandilave t\u00eb kuq e zi (ngjyrat e flamurit komb\u00ebtar).<\/p>\n<p>Fishta shkruante: \u201cIshin mbledh\u00eb t\u2019thuesh 20 mij\u00eb vet\u00eb me zotnit\u00eb Shkodran\u00eb, ku ishin ma t\u2019zgjedhunt\u2026 M\u2019at\u00eb dit\u00eb p\u00ebr tamand m\u2019asht gzue zemra, jo vet\u00ebm pse ishem tuj\u00eb pa muhamedan e t\u2019kshten\u00eb t\u2019vllaznuem nen hije t\u2019bajrakut (flamurit) t\u2019Shqypni\u00ebs, por edhe p\u00ebr burrni e bujari, me t\u2019cil\u00ebn ky popull ishte tuj\u00eb u interesue p\u00ebr interes\u00eb mae t\u2019gjalla t\u2019Shqypni\u00ebs e t\u2019vendit t\u2019vet. K\u00ebshtu kishte dasht\u00eb me punue gjithmon\u00eb p\u00ebr Shqipni: popull e pun\u00eb shum; zhurm\u00eb, saa maa pak\u201d.[2]<\/p>\n<p>Atdhetari, publicisti, luft\u00ebtari i arsimit komb\u00ebtar Sali Nivica erdhi n\u00eb Shkod\u00ebr dhe aty gjeti ngroht\u00ebsin\u00eb, bujarin\u00eb dhe dashurin\u00eb tradicionale shkodrane pa dallim feje. Aty ai e ndjeu veten si t\u00eb ishte n\u00eb qytetin e tij, n\u00eb Vlor\u00eb. Ai u vra nga njer\u00ebz t\u00eb paguar nga forcat pushtuese serbe dhe italiane n\u00eb vitin 1920. N\u00eb ceremonin\u00eb mortore, ku ishte mbledhur t\u00ebr\u00eb Shkodra, mysliman\u00eb e katolik\u00eb, fol\u00ebn t\u00eb nderuarit Hamid-beg Gjylbegaj, At Gjergj Fishta, Jonuz Tafili.<\/p>\n<p>Ja nj\u00eb fragment nga p\u00ebrfundimi i fjalimit t\u00eb At Fisht\u00ebs mbi varrin e Sali Nivic\u00ebs: \u201cDeka grabitqare nuk t\u00eb la me g\u00ebzue frytin e mundit t\u2019and qi derdhe, sa bajshe hije mbi tok\u00eb. M\u2019e pa Shqypni\u00ebn si zemra gjith her\u00eb t\u2019a dishrote. Por shka me ba? Zot\u2019 yn\u00eb k\u00ebshtu paska pas\u00eb da atje n\u00eb Gjyq\u00eb t\u00eb vet t\u2019amshuesh\u00ebm mbi shortin t\u2019and. Por prap s\u2019ka gja! Shpirti yt i past\u00ebr edhe prej rregjinis\u00eb s\u00eb qiellve, tuej u end\u00eb vrrijeve t\u00eb blerta t\u00eb Xhenetit ka me kundrue ma me harre Shqypnien, e cila shpnesojm\u00eb se me ndim\u00eb t\u00eb Zotit ka me dal\u00eb lume.<\/p>\n<p>Pushoft\u00eb pra n\u00eb pagj\u00eb, Salih, Shpirti yt e Per\u00ebndija mbi t\u00eb \u00ebsht\u00eb rahmetin e vet t\u00eb pamas\u00eb\u201d.[3]<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se ky fjalim tregon atdhetari, toleranc\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer fetare. T\u00eb vihet re se At Gjergj Fishta flet me pathos mbi varrin e nj\u00eb atdhetari mysliman dhe se q\u00ebllimisht n\u00eb vend t\u00eb termave fetare katolike ai p\u00ebrdor\u00eb terma myslimane si \u201cXhenet\u201d apo \u201crahmet\u201d. Gjithashtu pjes\u00ebmarrja n\u00eb mitingun mortor t\u00eb Sali Nivic\u00ebs \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrfetare, pra mysliman\u00ebt dhe t\u00eb krishter\u00ebt nderojn\u00eb n\u00eb heshtje zije s\u00eb bashku humbjen e atdhetarit t\u00eb madh prej Nivic\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb situat\u00eb e ngjashme ndodhi edhe m\u00eb 30 dhjetor 1940, kur nd\u00ebrroi jet\u00eb poeti dhe kleriku i shquar katolik, At\u00eb Gjergj Fishta. T\u00eb gjith\u00eb shkodran\u00ebt pa dallim feje u mblodh\u00ebn te varri i tij. Fol\u00ebn dy personalitete t\u00eb shquara t\u00eb kultur\u00ebs dhe t\u00eb atdhetaris\u00eb shqiptare. Duam t\u00eb kujtojm\u00eb se nj\u00eb nd\u00ebr fjalimet m\u00eb prek\u00ebse dhe m\u00eb dinjitoze n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni, ishte ai i Hafiz Ali Kraj\u00ebs (Tarit).<\/p>\n<p>Kjo ceremoni ishte nj\u00eb demonstrim i shk\u00eblqyer i unitetit, bashkimit e v\u00ebllaz\u00ebrimit nd\u00ebrfetar. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, Hafiz Ali Kraja thekson \u201c\u2026 Vepra jote, o poet, ka p\u00ebr t\u00eb formue nj\u00eb faqe t\u00eb shk\u00eblqyeshme n\u00eb historin\u00eb politike t\u00eb Kombit! T\u00eb jesh i bindun, o poet i madh, se shqiptari me \u201cLahut\u00ebn e Malcis\u00eb\u201d ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb kryenalt\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb helen\u00ebt me \u201cIliad\u00ebn\u201d e persian\u00ebt me \u201cShahnamen\u201d\u2026 Sot djelm\u00ebnia intelektuale me Lahut\u00ebn tande n\u00eb dor\u00eb t\u00eb nep bes\u00ebn shqiptare, tue t\u2019u betue se idealin Tand t\u00eb nalt\u00eb, q\u00eb shprehe p\u00ebr komb\u00ebsin\u00eb shqiptare do ta ruej\u00eb e do ta mbaj\u00eb si gja t\u00eb shenjt\u00eb morale\u201d. Edhe Shefqet Muka, autor i disa veprave nga islamologjia shqiptare, n\u00eb simpoziumin m\u00eb 1931, me rastin e 60 vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs, mbajti kumtes\u00ebn \u201cVepra e Gjergj Fisht\u00ebs p\u00ebr zgjimin komb\u00ebtar\u201d. Fishta kishte raporte shum\u00eb t\u00eb mira familjare edhe me Haxhi Hafiz Muhamed Bekteshin.[4]<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr figurat e njohura t\u00eb klerit katolik dhe t\u00eb qytetaris\u00eb shkodrane ishte edhe At\u00eb Pjet\u00ebr Meshkalla, i cili provoi mbi kurrizin e tij kalvarin e vuajtjeve dhe t\u00eb torturave n\u00eb burgjet e regjimit komunist. Ja \u00e7\u2019shkruan p\u00ebr t\u00eb nj\u00eb qytetar shkodran q\u00eb e kishte njohur nga af\u00ebr: \u201cKujtoj nj\u00eb dit\u00eb, e pash\u00eb tek dera dhe simbas zakonit e ftova p\u00ebr t\u00eb hy brenda, por nuk erdhi; m\u00eb diftoi se ishte nis\u00eb p\u00ebr vizita t\u00eb larg\u00ebta prej sht\u00ebpis\u00eb, po shkonte p\u00ebr fest\u00ebn e bajramit. M\u00eb tha se t\u00eb par\u00ebn vizit\u00eb e kishte te Hafiz Ali Tari, mandej me radh\u00eb p\u00ebr tri dit, do t\u00eb shkonte nd\u00ebr sht\u00ebpijat e atyre mysliman\u00ebve q\u00eb ruante kujtime t\u00eb mira prej burgut q\u00eb kishte ba me ata. Edhe ata ia kthejshin vizit\u00ebn, por ajo q\u00eb do v\u00eb n\u00eb dukje asht tjet\u00ebr gja: kur hini t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb n\u00eb burg, ata e kujtuen edhe e ndihmuen edhe materialisht deri dit\u00ebn q\u00eb doli prej burgut.<\/p>\n<p>Tregojn\u00eb se kur bahej n\u00eb burg ndonj\u00eb debat p\u00ebr probleme teologjike mes besimesh t\u00eb ndryshme, Hafiz Ali Kraja, nd\u00ebr ma t\u00eb kulturuemit e fes\u00eb Myslimane thoshte: \u201cKjo \u00e7\u00ebshtje q\u00ebndron k\u00ebshtu, sepse k\u00ebshtu e ka than\u00eb P. Meshkalla\u201d.[5]<\/p>\n<p>N\u00eb Pazarin e vjet\u00ebr t\u00eb Shkodr\u00ebs (nj\u00eb nga pazaret m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Rumelis\u00eb), nj\u00eb nga dit\u00ebt kryesore t\u00eb tregtimit ishte e diela. Meq\u00eb e diela ishte nj\u00eb dit\u00eb pushimi dhe ritesh fetare p\u00ebr kristian\u00ebt, paria e qytetit vendosi q\u00eb e diela t\u00eb hiqej si dit\u00eb kryesore e tregtimit dhe dit\u00eb t\u00eb tilla u caktuan e m\u00ebrkura dhe e shtuna.<\/p>\n<p>T\u00eb moshuarit n\u00eb Shkod\u00ebr tregojn\u00eb gjithashtu se n\u00eb Pazarin e Vjet\u00ebr gjat\u00eb muajit t\u00eb Ramazanit, tregtar\u00ebt katolik\u00eb i mbyllnin dyqanet, sidomos pijetoret dhe gjelltoret. A nuk tregon ky veprim fisnik respektin e nd\u00ebrsjellt\u00eb, v\u00ebllaz\u00ebrimin, toleranc\u00ebn dhe harmonin\u00eb nd\u00ebrfetare n\u00eb mes t\u00eb qytetar\u00ebve shkodran\u00eb, kristian\u00eb e mysliman\u00eb? Fishta shkruan tek \u201cHylli i Drit\u00ebs\u201d: \u201c\u2026Nd\u00ebrmjet muhamedan\u00ebve dhe kristian\u00ebve t\u00eb prefektur\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs mbretnon nj\u00eb qet\u00ebsi e plot\u00eb. Ktij mendimi asht edhe statuti e konvencioni, qi Shteti shqiptar ka me Lidhje t\u00eb Komeve.[6]<\/p>\n<p>P\u00ebr vllaznimin e harmonin\u00eb e besimtar\u00ebve t\u00eb feve t\u00eb ndryshme, sidomos t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve tan\u00eb, Fishta shkruan: \u201cEdhe atje, ndoshta element\u00ebt e ndryshme (fetare) jan\u00eb t\u00eb ndam\u00eb me shpija e me lagje, por jo me pun\u00eb; pse atje kuvendin e kan\u00eb s\u2019bashku, mort e das\u00ebm i kan\u00eb s\u2019bashku; bashk\u00eb dalin n\u00eb jaz t\u2019ujit, bashk\u00eb nd\u00ebr t\u00eb kremte t\u00eb shoqi-shoqit e mjeshtrit-edhe pritat (e gjakmarrjes) i vendosin s\u2019bashku\u201d.<\/p>\n<p>Si dhe, \u201cN\u00eb Veri t\u00eb Shqypnis\u00eb, pra asht nji Bajrak (bajraku i Hotit) ku t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb katolik\u00eb p\u00ebrpos shpis\u00eb s\u00eb bajraktarit qi asht muhamedan. Tash ndodhi qi n\u2019vjetin 1904 kisha e atij bajraku mbet pa meshtar p\u00ebr shum dit\u00eb. Kur qe nj\u00eb dit nder dit, Bajraktari me nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb krye t\u2019atij vendi, po ulej n\u00eb Shkod\u00ebr fill e te i pari i Fret\u00ebnve, e, e muhamedan tuj ken\u00eb, i thot\u00eb: \u201cPasha Zotin, Zotni, kisha jon\u00eb ka mbet\u00eb keq pa Frat\u00eb. As s\u2019ka kush na beko shpirt p\u00ebr s\u2019gjalli, as vorret p\u00ebr s\u2019dekuni. Rixha kam me zotnin\u00eb tate me na \u00e7ue Fratin sa ma par\u00eb te kisha se kem mbet\u00eb keq.<\/p>\n<p>Kaq me interes pra aj Bajraktar muhamedan p\u00ebr \u00e7ashtjen e t\u00eb d\u00ebrguemit t\u00eb Meshtarit katolik n\u2019at\u00eb kish\u00eb!\u201d[7]<\/p>\n<p>Shprehje e toleranc\u00ebs nd\u00ebrfetare dhe e q\u00ebndrimit v\u00ebllaz\u00ebror n\u00eb mes t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb besimeve t\u00eb ndryshme \u00ebsht\u00eb dhe fakti se kolegjin Saverian (shkoll\u00ebn e jezuit\u00ebve) e ndoq\u00ebn p\u00ebrve\u00e7 nx\u00ebn\u00ebsve katolik\u00eb, edhe 159 nx\u00ebn\u00ebs mysliman\u00eb dhe 99 nx\u00ebn\u00ebs ortodoks\u00eb (k\u00ebto shifra jan\u00eb deri n\u00eb vitin 1928). Nga libri \u201c50-vjetori i kolegj\u00ebs saveriane\u201d m\u00ebsojm\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb kolegj jepej edhe m\u00ebsimi i fes\u00eb islame p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit mysliman\u00eb, ku dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim t\u00eb k\u00ebsaj feje klerik\u00ebt: Hoxh\u00eb Musa Efendi Bori\u00e7i (1883-1897), Ismet Efendi (1889-1898), Fejzi Efendi (1899-1903), Fejzulla Efendi (1905-1907), kurse p\u00ebr l\u00ebnd\u00eb t\u00eb ndryshme jo fetare kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim m\u00ebsues mysliman\u00eb si: Ethem Osmani, Beqie Sejdia, Hajdar Sejdini, etj.<\/p>\n<p>N\u00eb mes t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve mysliman\u00eb p\u00ebrmendim Faik Konica, shkrimtar, publicist e diplomat, gjuh\u00ebtarin e madh dhe ballkanologun e shquar Tahir Dizdari, patriotin Teofik Bekteshi, bashk\u00ebpun\u00ebtor i t\u00eb p\u00ebrkohshmes \u201cDjal\u00ebria\u201d. K\u00ebtu m\u00ebsoi mjeku i shquar n\u00eb fush\u00ebn e pediatris\u00eb Salaudin Bekteshi, pionieri i arsimit komb\u00ebtar, publicisti, historiani, hulumtuesi i folklorit, etnografi e p\u00ebrkthyesi Hamdi Bushati. N\u00eb bankat e k\u00ebsaj shkolle m\u00ebsoi shkrimtari dhe studiuesi i let\u00ebrsis\u00eb shqipe Arshi Pipa, si dhe juristi Myzafer Pipa. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb m\u00ebsuan edhe dhjet\u00ebra nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb mysliman\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb von\u00eb u diplomuan n\u00eb fusha t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb kultur\u00ebs, t\u00eb shkenc\u00ebs, t\u00eb ushtris\u00eb, etj. Edhe n\u00eb shkoll\u00ebn e motrave stigmatine, krahas vajzave katolike, m\u00ebsuan edhe disa vajza myslimane.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu shkoll\u00ebn ushtarake osmane, q\u00eb u p\u00ebrurua n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1902, ve\u00e7 nx\u00ebn\u00ebsve mysliman\u00eb, e ndoq\u00ebn edhe nx\u00ebn\u00ebsit katolik\u00eb si, Patuk Sara\u00e7i, Lec Shkreli, Kolec Deda, Tom \u00c7eka, Zef Haxhija, Zef Ashiku etj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb kremtohej festa e Sh\u00ebn Gjergjit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb ekskursion n\u00eb Zallin e Kirit. N\u00eb ceremonin\u00eb q\u00eb organizonte shkolla merrnin pjes\u00eb prind\u00ebr dhe autoritete myslimane, katolike dhe ortodokse.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shihet, pra vet\u00eb p\u00ebrb\u00ebrja e kontigjentit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve dhe t\u00eb m\u00ebsuesve nuk \u00ebsht\u00eb fetare homogjene, por p\u00ebrb\u00ebrje multifetare. Kjo natyrisht nuk tregon \u201cp\u00ebr\u00e7arje n\u00eb pun\u00eb feje\u201d, si\u00e7 pretendon Kadareja n\u00eb pohimin e tij p\u00ebr Shkodr\u00ebn. P\u00ebrkundrazi vet\u00eb kontigjenti i p\u00ebrzier tregon toleranc\u00eb dhe harmonin\u00eb nd\u00ebrfetare.<\/p>\n<p>Atdhetari veteran Filip Kraja me nd\u00ebrmjet\u00ebsin\u00eb e Bajram Currit i d\u00ebrgoi nj\u00eb protest\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Vjen\u00ebs kund\u00ebr reprezaljeve t\u00eb Gjeneralit Trolman mbi mal\u00ebsor\u00ebt mysliman\u00eb t\u00eb Mbishkodr\u00ebs. Nga kjo protest\u00eb e atdhetarit katolik Filip Kraja u arrit q\u00eb Trolman t\u00eb largohej nga Shqip\u00ebria. Mal\u00ebsor\u00ebt Mysliman\u00eb u liruan nga burgu dhe u kthyen n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre, duke fal\u00ebnderuar Filip Kraj\u00ebn.<\/p>\n<p>Libri i hoxh\u00ebs s\u00eb nderuar Hafiz Ali Kraja gjithashtu ka argumente t\u00eb toleranc\u00ebs fetare n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb unitetit komb\u00ebtar. Vet\u00eb titulli i librit \u201cA duhet Feja, a e pengon bashkimin komb\u00ebtar\u201d (botuar m\u00eb 1924) \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb personalitet i shquar mysliman ishte edhe H. Xhemal Naipi, kadi, kryetar komisioni i arsimit, myfti, drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Vakfeve, senator, deputet, kryetari i par\u00eb i parlamentit pluralist, intelektual i shquar fetar e atdhetar, i dekoruar me Urdh\u00ebrin \u201cP\u00ebr veprimtari patriotike t\u00eb Klasit I\u201d dhe me medaljen \u201cPishtar i demokracis\u00eb\u201d. N\u00eb detyr\u00ebn e tij si kadi e si myfti n\u00eb Shkod\u00ebr, Xhemal Naipi n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb ndryshimesh e krijimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb reja shtet\u00ebrore e fetare, n\u00eb nj\u00eb qytet me ndikime e interesa t\u00eb ndryshme, me nd\u00ebrhyrje t\u00eb huaja, me mentalitete konservatore e liberale, punoi vet\u00eb s\u00eb bashku me kuadrot fetar\u00eb, q\u00eb kishte n\u00eb vart\u00ebsi p\u00ebr sigurimin e nj\u00eb atmosfere mir\u00ebkuptimi nd\u00ebrfetar, t\u00eb nj\u00eb tolerance e bashk\u00ebpunimi t\u00eb natyrsh\u00ebm, p\u00ebr nderimin e nd\u00ebrsjell\u00eb, p\u00ebr krijimin e forcimin e nj\u00eb miq\u00ebsie t\u00eb sinqert\u00eb mes drejtuesve e besimtar\u00ebve t\u00eb t\u00eb tri besimeve q\u00eb bashk\u00ebjetonin n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet.[8]<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu edhe te H. Ibrahim Kaduku vihet re bindja, q\u00ebndrimi dhe veprimtaria e tij e pand\u00ebrprer\u00eb p\u00ebr harmonin\u00eb nd\u00ebrfetare. Ai nuk linte rast pa shfryt\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb folur me njer\u00ebzit, me t\u00eb rinjt\u00eb, q\u00eb ata t\u00eb shoq\u00ebroheshin, t\u00eb bashk\u00ebpunonin, t\u00eb miq\u00ebsoheshin, t\u00eb duheshin dhe t\u00eb jetonin s\u00eb bashku me mir\u00ebkuptim, me toleranc\u00eb, si njer\u00ebz t\u00eb nj\u00eb gjaku, t\u00eb nj\u00eb gjuhe, t\u00eb nj\u00eb vendi, si njer\u00ebz me interesa, histori dhe me perspektiva t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.[9]<\/p>\n<p>Edhe Hafiz Ibrahim Repishti n\u00eb sh\u00ebnimet e tij biografike do t\u00eb vinte theksin te kjo harmoni nd\u00ebrfetare, e cila ishte e rrall\u00eb dhe unikale p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin e atyre viteve.[10]<\/p>\n<p>Nj\u00eb intelektual tjet\u00ebr i shquar mysliman ishte edhe Sheuqet Muka, i cili me an\u00eb t\u00eb shkrimeve t\u00eb larmishme t\u00eb tij, n\u00eb p\u00ebrmbajtje e n\u00eb form\u00eb, p\u00ebrmblidhte p\u00ebrkujtime personalitetesh, rrahje problemesh fetare, arsimore, kulturore, emancipuese, toleranc\u00eb nd\u00ebrfetare, edukim atdhetar, diskutime, replika, propozime e kritika.[11] N\u00eb t\u00ebr\u00eb veprimtarin\u00eb e tij n\u00eb dobi t\u00eb fes\u00eb, ai pati gjithmon\u00eb parasysh bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrfetar, edukimin p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00eb, p\u00ebr paqe, harmoni e miq\u00ebsi mes besimtar\u00ebve t\u00eb tre besimeve fetare. N\u00eb shkrimet, ligj\u00ebratat e bisedat me tematik\u00eb t\u00eb ndryshme Sheuqet Muka gjithnj\u00eb kishte parasysh g\u00ebrshetimin e an\u00ebs fetare me at\u00eb atdhetare e anasjelltas. [12]<\/p>\n<p>Shum\u00eb personalitete fetare shkodrane, mysliman\u00eb e t\u00eb krishter\u00eb do t\u00eb burgoseshin e do t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb nj\u00eb qeli s\u00eb bashku, ku nd\u00ebr ta spikaste Hafiz Musa D\u00ebrguti, Hafiz Ali Kraja, Hafiz Sabri Ko\u00e7i e H. Faik Hoxha, t\u00eb cil\u00ebt s\u00eb bashku me klerik\u00ebt katolik\u00eb do t\u00eb vuanin d\u00ebnime t\u00eb gjata dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt shum\u00eb bashk\u00ebvuajt\u00ebs t\u00eb krishter\u00eb do t\u00eb d\u00ebshmonin p\u00ebr harmonin\u00eb dhe mir\u00ebkuptimin e thell\u00eb nd\u00ebrfetar edhe n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Rihapja e kish\u00ebs dhe e xhamis\u00eb s\u00eb par\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1990, pas ndalimit t\u00eb gjat\u00eb gati nj\u00eb \u00e7erek shekulli, qen\u00eb shprehje e harmonis\u00eb dhe e v\u00ebllaz\u00ebrimit nd\u00ebrfetar p\u00ebrball\u00eb regjimit komunist q\u00eb ende ishte n\u00eb fuqi. Bashk\u00ebpunuan djemt\u00eb e rinj mysliman\u00eb e katolik\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e terrenit p\u00ebr zhvillimin e mesh\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb varrezat katolike t\u00eb Rrmajve. Dikush tha se po vinin forcat e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb shpejt\u00eb dhe do t\u2019i arrestonin t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb po punonin. Nj\u00eb nga djemt\u00eb katolik\u00eb u tha shok\u00ebve mysliman\u00eb: \u201cLargohuni! Ju t\u00eb pakt\u00ebn shp\u00ebtoni. Ne jemi t\u00eb vendosur me dek\u00eb k\u00ebtu n\u00ebn streh\u00ebn e k\u00ebsaj kishe\u201d. \u201cN\u00eb qoft\u00eb puna p\u00ebr me ba deken, do t\u00eb vdesim bashk\u00eb\u201d \u2013 u p\u00ebrgjigjen djelmoshat mysliman\u00eb. Na nuk luajm\u00eb vendit pa na marr\u00eb shpirtin\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e pan\u00eb brigad\u00ebn vullnetare t\u00eb nd\u00ebrtuesve katolik\u00eb e mysliman\u00eb q\u00eb punuan bashk\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur mesh\u00ebn e par\u00eb, q\u00eb drejtoi Dom Simon Jubani n\u00eb Rrmaje dhe ceremonin\u00eb e faljes s\u00eb xhumas\u00eb s\u00eb par\u00eb pas komunzimit n\u00eb Xhamin\u00eb e Plumbit.<\/p>\n<p>Nuk ishte e rast\u00ebsishme q\u00eb gjat\u00eb ligj\u00ebrat\u00ebs s\u00eb xhumas\u00eb s\u00eb par\u00eb m\u00eb 16 n\u00ebntor 1990, H. Sabri Ko\u00e7i do iu drejtohej mij\u00ebra t\u00eb pranishm\u00ebve, \u201cV\u00ebllez\u00ebr e motra, mysliman\u00eb, katolik\u00eb e ortodoks\u00eb, mbi t\u00eb gjitha v\u00ebllez\u00ebr shqiptar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb Shkod\u00ebr festat e Bajramit jan\u00eb festa t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetit. Pra, t\u00eb krishter\u00ebt grupe-grupe shkojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kremtuar Bajramin n\u00eb familjet Myslimane. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh n\u00eb dit\u00ebt e fest\u00ebs s\u00eb Pashk\u00ebve apo t\u00eb Krishtlindjeve. Mysliman\u00ebt i urojn\u00eb k\u00ebto festa n\u00eb familjet e t\u00eb krishter\u00ebve. Absolutisht nuk ka asnj\u00eb kufizim apo ndarje fetare n\u00eb raste fatkeq\u00ebsish dhe g\u00ebzimesh familjare.<\/p>\n<p>Thuajse pa p\u00ebrjashtim, artist\u00eb, turist\u00eb e studiues t\u00eb huaj kan\u00eb konfirmuar v\u00ebllaz\u00ebrimin e shk\u00eblqyer nd\u00ebrfetar n\u00eb Shkod\u00ebr. Kjo d\u00ebshmohet me sh\u00ebnimet e udh\u00ebtimeve, me relacione, me fragmente t\u00eb t\u00ebra librash.<\/p>\n<p>T\u00eb huajt lavd\u00ebrojn\u00eb me fjal\u00eb superlative dhe mahniten para gjith\u00e7kaje njer\u00ebzore n\u00eb Shkod\u00ebr, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe harmonin\u00eb nd\u00ebrfetare.<\/p>\n<p>xhami-dhe-kishe-ne-Shkoder-foto-MarubiMegjithat\u00eb nuk mund t\u00eb themi se kan\u00eb munguar edhe rastet e provokimeve p\u00ebr t\u00eb cytur p\u00ebr\u00e7arje nd\u00ebrfetare n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme t\u00eb historis\u00eb, sidomos n\u00eb momente delikate te historis\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare dhe asaj lokale t\u00eb qytetit, si\u00e7 mund t\u00eb p\u00ebrmendim ngjarjet gjat\u00eb mbrojtjes s\u00eb Shkodr\u00ebs nga rrethimi dhe sulmi malazez m\u00eb 1913, gjat\u00eb pushtimit italian, n\u00eb komuniz\u00ebm, n\u00eb 1997 dhe disa raste t\u00eb fundit, kur gjithmon\u00eb duhet pasur kujdes n\u00eb ruajtjen, promovimin dhe p\u00ebr\u00e7imin tek brezat e rinj, at\u00eb harmoni q\u00eb na lan\u00eb trash\u00ebgim t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb, bazuar edhe n\u00eb m\u00ebsimet hyjnore.<\/p>\n<blockquote><p>[1] Kadare, I., 1991:19.<br \/>\n[2] \u201cHylli i Drit\u00ebs, Kallnduer 1914:131.<br \/>\n[3] Gazeta \u201cPopulli\u201d, Nr. 50, 19 janar 1920:4.<br \/>\n[4] \u02ddZ\u00ebri i Dit\u00ebs\u02dd, \u201cToleranca fetare e Fisht\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull sublim edhe p\u00ebr trivialitetin e sot\u00ebm\u201d, 9.08.2006.<br \/>\n[5] Radovani, F., 1993, dor\u00ebshkrime.<br \/>\n[6] Revista \u201cHylli i Drit\u00ebs\u201d, 1924:384.<br \/>\n[7] \u201cHylli i Drit\u00ebs\u201d, 1930:1947.<br \/>\n[8] Enciklopedia \u201c100 Personalitete Shqiptare t\u00eb Kultur\u00ebs Islame, Shekulli XIX-XX, Botim I Komunitetit Mysliman t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Tiran\u00eb, 2012: 288.<br \/>\n[9] Po aty, 88.<br \/>\n[10] Po aty, 95.<br \/>\n[11] Enciklopedia \u201c100 Personalitete Shqiptare t\u00eb Kultur\u00ebs Islame, Shekulli XIX-XX, Botim i Komunitetit Mysliman t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Tiran\u00eb, 2012: 242.<br \/>\n[12] Po aty, 243.<\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dr. Genti Kruja Mir\u00ebkuptimin nd\u00ebrfetar n\u00eb Shqip\u00ebri, e posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb Shkod\u00ebr, e kan\u00eb konstatuar e konfirmuar n\u00eb rrjedh\u00ebn e shekujve shum\u00eb dijetar\u00eb, gjuh\u00ebtar\u00eb, historian\u00eb, etnograf\u00eb, misionar\u00eb e diplomat\u00eb t\u00eb huaj, q\u00eb kan\u00eb vizituar Shkodr\u00ebn ose q\u00eb kan\u00eb jetuar me muaj apo vite aty. Shkrimtari i njohur Ismail Kadare, p\u00ebr \u00e7udi, Shkodr\u00ebn e ka par\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20383,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-394","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Harmonia dhe bashk\u00ebjetesa nd\u00ebrfetare n\u00eb Shkod\u00ebr - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Harmonia dhe bashk\u00ebjetesa nd\u00ebrfetare n\u00eb Shkod\u00ebr - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Dr. Genti Kruja Mir\u00ebkuptimin nd\u00ebrfetar n\u00eb Shqip\u00ebri, e posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb Shkod\u00ebr, e kan\u00eb konstatuar e konfirmuar n\u00eb rrjedh\u00ebn e shekujve shum\u00eb dijetar\u00eb, gjuh\u00ebtar\u00eb, historian\u00eb, etnograf\u00eb, misionar\u00eb e diplomat\u00eb t\u00eb huaj, q\u00eb kan\u00eb vizituar Shkodr\u00ebn ose q\u00eb kan\u00eb jetuar me muaj apo vite aty. Shkrimtari i njohur Ismail Kadare, p\u00ebr \u00e7udi, Shkodr\u00ebn e ka par\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-02-02T23:30:01+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-01-23T01:33:52+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/objekte_fetare_shkoder.jpeg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"640\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"426\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Harmonia dhe bashk\u00ebjetesa nd\u00ebrfetare n\u00eb Shkod\u00ebr\",\"datePublished\":\"2016-02-02T23:30:01+00:00\",\"dateModified\":\"2021-01-23T01:33:52+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\\\/\"},\"wordCount\":3539,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/objekte_fetare_shkoder.jpeg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\\\/\",\"name\":\"Harmonia dhe bashk\u00ebjetesa nd\u00ebrfetare n\u00eb Shkod\u00ebr - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/objekte_fetare_shkoder.jpeg\",\"datePublished\":\"2016-02-02T23:30:01+00:00\",\"dateModified\":\"2021-01-23T01:33:52+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/objekte_fetare_shkoder.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/objekte_fetare_shkoder.jpeg\",\"width\":640,\"height\":426,\"caption\":\"Objekte fetare, Shkoder\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Harmonia dhe bashk\u00ebjetesa nd\u00ebrfetare n\u00eb Shkod\u00ebr\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Harmonia dhe bashk\u00ebjetesa nd\u00ebrfetare n\u00eb Shkod\u00ebr - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Harmonia dhe bashk\u00ebjetesa nd\u00ebrfetare n\u00eb Shkod\u00ebr - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Dr. Genti Kruja Mir\u00ebkuptimin nd\u00ebrfetar n\u00eb Shqip\u00ebri, e posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb Shkod\u00ebr, e kan\u00eb konstatuar e konfirmuar n\u00eb rrjedh\u00ebn e shekujve shum\u00eb dijetar\u00eb, gjuh\u00ebtar\u00eb, historian\u00eb, etnograf\u00eb, misionar\u00eb e diplomat\u00eb t\u00eb huaj, q\u00eb kan\u00eb vizituar Shkodr\u00ebn ose q\u00eb kan\u00eb jetuar me muaj apo vite aty. Shkrimtari i njohur Ismail Kadare, p\u00ebr \u00e7udi, Shkodr\u00ebn e ka par\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-02-02T23:30:01+00:00","article_modified_time":"2021-01-23T01:33:52+00:00","og_image":[{"width":640,"height":426,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/objekte_fetare_shkoder.jpeg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Harmonia dhe bashk\u00ebjetesa nd\u00ebrfetare n\u00eb Shkod\u00ebr","datePublished":"2016-02-02T23:30:01+00:00","dateModified":"2021-01-23T01:33:52+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\/"},"wordCount":3539,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/objekte_fetare_shkoder.jpeg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\/","name":"Harmonia dhe bashk\u00ebjetesa nd\u00ebrfetare n\u00eb Shkod\u00ebr - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/objekte_fetare_shkoder.jpeg","datePublished":"2016-02-02T23:30:01+00:00","dateModified":"2021-01-23T01:33:52+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/objekte_fetare_shkoder.jpeg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/objekte_fetare_shkoder.jpeg","width":640,"height":426,"caption":"Objekte fetare, Shkoder"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/harmonia-dhe-bashkejetesa-nderfetare-ne-shkoder\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Harmonia dhe bashk\u00ebjetesa nd\u00ebrfetare n\u00eb Shkod\u00ebr"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/394","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=394"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/394\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63516,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/394\/revisions\/63516"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20383"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=394"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=394"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=394"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}