{"id":39697,"date":"2019-03-25T11:14:15","date_gmt":"2019-03-25T10:14:15","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=39697"},"modified":"2019-03-25T15:38:38","modified_gmt":"2019-03-25T14:38:38","slug":"cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\/","title":{"rendered":"CETINA, QYTET I THEMELUAR NGA NIPI I SK\u00cbNDERBEUT"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_39698\" aria-describedby=\"caption-attachment-39698\" style=\"width: 290px\" class=\"wp-caption alignright\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/gazmend-citaku.jpg\" alt=\"\" width=\"290\" height=\"218\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-39698\" class=\"wp-caption-text\">GAZMEND \u00c7ITAKU<\/figcaption><\/figure>\n<p><em>P\u00ebrmendorja e Ivan Crnojeviqit, themelues i Cetin\u00ebs (Mali i Zi), djali i Mara Kastriotit, nipi i Sk\u00ebnderbeut<\/em><\/p>\n<p><strong>GAZMEND \u00c7ITAKU<\/strong><\/p>\n<p><strong>UDH\u00cbP\u00cbRSHKRIME<\/strong><br \/>\nDat\u00eb: 22 mars 2019<br \/>\nAuthor: gazmendcitaku<br \/>\nShkruan: <a href=\"https:\/\/gazmendcitaku.wordpress.com\/2019\/03\/22\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Gazmend \u00c7itaku<\/a><\/p>\n<blockquote><p>Grupi ILIR\u00cbT nga Ulqini (Samiu, Gazi, G\u00ebzimi dhe Indriti) pas periudh\u00ebs dim\u00ebrore brofi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb duke i rizgjuar aktivitetet e veta, k\u00ebsaj radhe me nj\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb ri. Fillimi i muajit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb vitit b\u00ebn q\u00eb natyra t\u00eb zgjohej, dita t\u00eb zgjatej, ndaj m\u00eb 9 mars 2019 n\u00eb ora 12 (ashtu si\u00e7 i rreh nami i p\u00ebrtacis\u00eb shtetasit e Malit t\u00eb Zi) morr\u00ebm rrug\u00ebn e Cetin\u00ebs, dikur kryeqend\u00ebr administrative, kurse sot m\u00eb shum\u00eb qend\u00ebr kulturore, historike dhe shpirt\u00ebrore e Malit t\u00eb Zi. N\u00eb Ulqin dita e shtun\u00eb ishte me diell dhe mbase kjo qe shtytja m\u00eb e madhe q\u00eb b\u00ebri q\u00eb organizimi t\u00eb p\u00ebrshpejtohej dhe t\u00eb mblidhemi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Naxhies (n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Samiu). Aty q\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt u takuam nga ku iu drejtuam kryeqendr\u00ebs shpirt\u00ebrore t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p><\/blockquote>\n<p>Po, pse vall\u00eb u zgjodh ky destinacion, \u00e7far\u00eb e b\u00ebn Cetin\u00ebn aq atraktive p\u00ebr ne, a ka atje gjurm\u00eb shqiptare? T\u00eb gjitha k\u00ebtyre pyetjeve duhej gjetur p\u00ebrgjigje. Duke qeshur e luajtur, fillova t\u00eb k\u00ebndoj nj\u00eb k\u00ebng\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn pak e p\u00ebrshtata: \u2026 \u201do Ulqin, kur ta ktheva shpin\u00ebn, lash diell e gjeta dim\u00ebr\u201d\u2026 T\u00eb gjith\u00eb filluan t\u00eb qeshen ngaq\u00eb pan\u00eb se dielli i ngroht\u00eb i Ulqinit, me tu afruar Cetin\u00ebs, u b\u00eb nj\u00eb mjegull e dendur andaj u desh q\u00eb vetur\u00ebn ta ngasim shum\u00eb ngadal\u00eb dhe me kujdes.<\/p>\n<p>Pas pothuaj 2 or\u00eb udh\u00ebtimi arrit\u00ebm n\u00eb Cetin\u00eb vendin, t\u00eb cilin n\u00eb vitin 1482 e kishte themeluar Ivan Crnojeviqi. Ky, i gjendur p\u00ebrball\u00eb presionit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Venedikut dhe ekspanzionit t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, detyrohet t\u00eb braktis\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn e vet n\u00eb Zhabjak p\u00ebr t\u00b4u vendosur s\u00eb pari n\u00eb Obod e pastaj definitivisht z\u00eb vend n\u00eb nj\u00eb rraf\u00ebshir\u00eb (sot Fusha e Cenin\u00ebs), ku m\u00eb par\u00eb ngrit nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb e pastaj edhe Manastirin e Cetin\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Por kush na ishte Ivan Crnojeviqi? Ivani qe i biri i Stefan Crnojeviqit (apo si ka qejf ta quaj miku im Samiu, Shtjef\u00ebn Gjuraziut) dhe i motr\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut, Mara Kastriotit<\/strong>. Shum\u00eb studjues Crnojeviq\u00ebt mundohen t\u00b4i nxjerrin si vlleh\u00eb mbase shqiptar\u00eb mir\u00ebpo, duke njohur rrethin\u00ebn ku kan\u00eb jetuar dhe vepruar si dhe miq\u00ebsin\u00eb dhe bashk\u00ebpunimin e madh q\u00eb kan\u00eb pasur me Sk\u00ebnderbeun e Lek\u00eb Dukagjinin, shum\u00eb leht\u00eb mund t\u00eb vihej n\u00eb p\u00ebrfundim se ata s\u2019ishin tjet\u00ebr ve\u00e7 shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Ivani, nipi i Sk\u00ebnderbeut, sundoi prej vitit 1465-1490, i cili p\u00ebr grua kishte vajz\u00ebn e Gjergj Aranitit dhe veten e quante Zot\u00ebrues t\u00eb Zet\u00ebs, mir\u00ebpo m\u00eb shum\u00eb njihet si themelues i Malit t\u00eb Zi t\u00eb sot\u00ebm (Stara Crna Gora). Di\u00e7ka q\u00eb mendoj se ia vlen t\u00eb p\u00ebrmendej lidhur me Crnojeviq\u00ebt, apo th\u00ebn\u00eb shqip Gjurazinj\u00ebt, \u00ebsht\u00eb edhe ajo se djali i Ivanit, Gjurgje \u00ebsht\u00eb themelues i shtypshkronj\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre an\u00ebve. M\u00eb 1499 p\u00ebrfundimisht Crnojeviq\u00ebt zbresin nga skena historike dhe p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohore 200 vje\u00e7are, t\u00eb shtrir\u00eb mes Lumit Crnojeviq dhe Gryk\u00ebs s\u00eb Kotorrit, stagnon si shtet (Mali i Zi) dhe n\u00eb histori kjo familje fare nuk p\u00ebrmendet.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Tallagani Ulqinak\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/tallagani_ulqinak.jpg\" alt=\"\" width=\"550\" border=\"0\" \/><em>Tallagani Ulqinak, kopja e fundit gjendet n\u00eb magazin\u00ebn e Muzeut etnografik t\u00eb Cetin\u00ebs<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Veshje e femr\u00ebs ulqinake\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/veshje_e_femres_ulqinake.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><em>Veshje e femr\u00ebs ulqinake n\u00eb muzeun etnografik t\u00eb Cetin\u00ebs<\/em><\/p>\n<p>T\u00eb ndodhur para Muzeut Historik, u bind\u00ebm se nd\u00ebrtesa ishte mjaft e madhe dhe se do t\u00eb kemi \u00e7far\u00eb t\u00eb shohim! Sami Flamuri dha iden\u00eb q\u00eb s\u00eb pari t\u00b4i b\u00ebjm\u00eb vizit\u00eb Muzeut Etnografik sepse, sipas asaj \u00e7far\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb ishte biseduar n\u00eb \u201cKuvendim te Gazi\u201d,atje sigurisht se do t\u00eb dominojn\u00eb veshjet shqiptare pasi, vet\u00ebm n\u00eb Ulqin dallojm\u00eb 6 veshje t\u00eb tilla, duke mos ia shtuar edhe ato t\u00eb vendeve tjera shqiptare, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb nxjerr\u00eb at\u00eb q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb muze shqiptar!? Nj\u00ebz\u00ebri u miratua propozimi \u00e7ka b\u00ebri t\u00eb vazhdohej rruga p\u00ebr 300 metra, aq sa ishte larg Muzeu Etnografik. Bileta hyr\u00ebse ishte 2 \u20ac. Mbasi shikuam shpejt e shpejt gj\u00ebrat e ekspozuara n\u00eb katin p\u00ebrdh\u00e9, i cili ishte shum\u00eb i pasur p\u00ebr nga eksponatet, u ngjit\u00ebm n\u00eb katin e par\u00eb. Aty n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kishim \u00e7far\u00eb t\u00eb shohim; veshja ulqinake majtas nd\u00ebrkaq, n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb renditeshin veshjet e femr\u00ebs bregasore, e mal\u00ebsores me xhublet\u00eb dhe shestanesh\u00ebs.<\/p>\n<p>Kishim d\u00ebgjuar se koh\u00eb m\u00eb par\u00eb ishte i ekspozuar edhe shembulli i fundit i Tallaganit ulqinak, por askund s\u00b4e gjet\u00ebm. Pyet\u00ebm kustosen e muzeut se ku ndodhet, e cila na shpjegoi se Tallagani ulqinak kishte qen\u00eb i ekspozuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ekspozit\u00ebs tematike q\u00eb pati marr\u00eb fund para ca koh\u00ebsh dhe se tani ishin t\u00eb ekspozuara artefaktet e ekspozit\u00ebs s\u00eb p\u00ebrhershme. Zhg\u00ebnjimi yn\u00eb u v\u00ebrejt menj\u00ebher\u00eb, fytyrat na u v\u00ebrenjt\u00ebn sepse kjo (gjetja e Tallaganit ulqinak) kishte qen\u00eb shtysa kryesore q\u00eb iu drejtuam Cetin\u00ebs. Por, \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebsh, edhe pse nuk e pam\u00eb Tallaganin, u k\u00ebnaq\u00ebm me pushk\u00ebn, Arnautk\u00ebn e punuar filigran diku n\u00eb nj\u00eb puntor\u00ed arm\u00ebsh n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Tallagan i gruas ulqinake\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/tallagani-ulqinak1.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><em>K\u00ebt\u00eb tallagan t\u00eb gruas ulqinake k\u00ebrkuam, por p\u00ebr fat t\u00eb keq nuk e gjet\u00ebm sepse kishte qen\u00eb e ekspozuar si pjes\u00eb e nj\u00eb ekspozite tematike. Ja \u00e7ka thot\u00eb p\u00eb tallaganin miku yn\u00eb Naim Famuri:<br \/>\n\u201cZhguna Leshit (shajak i trash)Tallagan e Gruas Ulqinakes (pallto setra pelerin\u00eb hyrka mbrojtse) shekulli 19, foto e pare nga Marubbi orgjinale, e dyta Pelerina mbrekullisht e ruajtur ne muzeun etnografik ne Cetine. Bukuria dhe elementet origjinale kan\u00eb te bene me eksponat mbishekullor i Veshjes Komb\u00ebtare. Hera pare qe kemi ngjyrat, fal nj\u00eb puntori malazez qe ia d\u00ebrgoj v\u00ebllait Sammi Dulcigno kete foto.\u201d Naim Flamuri<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Veshjet tjera shqiptare\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/veshje_tjera_ulqinake.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><em>Veshjet tjera shqiptare n\u00eb Muzeun etnografik t\u00eb Cetin\u00ebs<\/em><\/p>\n<p>Dol\u00ebm nga Muzeu Etnografik me p\u00ebrshtypje pozitive meqen\u00ebse pak t\u00eb turbullta, sepse nuk e gjet\u00ebm at\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebrkonim. Pas pak u nis\u00ebm drejt pik\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb eksplorimit, n\u00eb drejtim t\u00eb Muzeut Historik, nj\u00eb godin\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse. Hyrja atje qe 3 \u20ac. Ekspozita fillonte me periudh\u00ebn parahistorike, e cila ishte shum\u00eb e pasur sepse n\u00eb Mal t\u00eb Zi ndodhen disa lokalitete t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb neolitit, vazhdonte pastaj me periudh\u00ebn antike, mesjetare dhe n\u00eb fund me koh\u00ebn e re. N\u00eb k\u00ebt\u00eb muze secila periudh\u00eb ishte shum\u00eb mir\u00eb e pasqyruar, por kurreshtjen m\u00eb tep\u00ebr na e zgjoi vendi ku ishte e ekspozuar maska dhe gj\u00ebrat personale t\u00eb Pashait shqiptar t\u00eb Shkodr\u00ebs, Kara Mahmut Pash\u00eb Bushatit.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Maska e Mahmut Pash\u00eb Bushatit\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/maska_e_mahmud_pashe_bushatit.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><em>Maska e Mahmut Pash\u00eb Bushatit, ndodhet n\u00eb Muzeun historik t\u00eb Cetin\u00ebs<\/em><\/p>\n<p>Mahmut Pashai, djali i dyt\u00eb i Mehmet Pash\u00eb Bushatliut, udh\u00ebhoqi Pashall\u00ebkun e Shkodr\u00ebs prej vitit 1778 deri m\u00eb 1796. Sipas Noel Malcolmit, Mahmut Pash\u00eb Bushatliu, fatkeq\u00ebsisht, nuk g\u00ebzoi v\u00ebmendjen e studjuesve per\u00ebndimor ashtu si pati fatin bashk\u00ebkoh\u00ebsi i tij, Ali Pash\u00eb Tepelena. Kara Mahmut Pasha nd\u00ebrmori disa operacione luftarake kund\u00ebr Malit t\u00eb Zi, me \u00e7&#8217;rast disa her\u00eb shkat\u00ebrroi ca vende. Ky n\u00eb Cetin\u00eb njihet si nd\u00ebrtues t\u00eb shtat\u00eb puseve t\u00eb ujit, t\u00eb cil\u00ebt edhe sot njihen si Puset e Mahmut Pash\u00ebs. I joshur me lajkat e Austris\u00eb dhe premtimet se do t\u00eb shpallet Mbret i shqiptar\u00ebve, nj\u00ebher\u00eb rebelon kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane, por pastaj pendohet.<\/p>\n<p>N\u00eb operacionin nd\u00ebshkimor ndaj Malit t\u00eb Zi m\u00eb 1796, edhe pse me ushtri mir\u00eb t\u00eb armatosur dhe num\u00ebr t\u00eb mjaftuesh\u00ebm ushtar\u00ebsh, Pashai shqiptar p\u00ebson disfat\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Betej\u00ebn e Martiniqit, me \u00e7\u00b4rast plagoset. Pas disa muajsh rikuperimi, Kara Mahmut Pash\u00eb Bushatliu niset s\u00ebrish drejt Cetin\u00ebs dhe, n\u00eb t\u00eb arrir\u00eb n\u00eb fshatin Kruse, sulmohet nga ushtar\u00ebt malazez\u00eb ku i shpartallohet ushtria dhe ai vritet. Si trofe lufte ia marrin arm\u00ebt, ia presin kok\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn e ruajn\u00eb n\u00eb Manastirin e Cetin\u00ebs. Maska e punuar sipas fytyr\u00ebs s\u00eb tij, arm\u00ebt dhe disa gj\u00ebsende t\u00eb tjera t\u00eb Pashait, gjenden sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb muze q\u00eb po vizitojm\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Maska dhe arm\u00ebt e Mahmut Pash\u00eb Bushatit\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/gezim_citaku_muze.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><em>G\u00ebzim \u00c7itaku &#8211; para vendit ku jan\u00eb t\u00eb ekspozuara<br \/>\nmaska dhe arm\u00ebt e Kara Mahmut Pash\u00eb Bushatit<\/em><\/p>\n<p>Cetina ka qen\u00eb stacion edhe i \u201dMbret\u00ebresh\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebsor\u00ebve\u201d, Edit Darham. Prej aty, ajo p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb del n\u00eb Shkod\u00ebr ku, si thot\u00eb, \u00ebsht\u00eb mahnitur me k\u00ebt\u00eb vend shum\u00eb t\u00eb gjall\u00eb me njer\u00ebz q\u00eb punonin e gjall\u00ebronin e jo q\u00eb rrinin n\u00ebp\u00ebr kafenet\u00eb duke pir\u00eb duhan, si\u00e7 ishte rasti me Cetin\u00ebn! N\u00eb periudha t\u00eb ndryshme kohore n\u00eb Cetin\u00eb ka punuar si fotograf mbret\u00ebror Pjet\u00ebr Marubi dhe, m\u00eb von\u00eb, edhe Kel (Kodheli) Marubi. Dyqanet kryesore tregtare n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dikur i kan\u00eb mbajtur shqiptar\u00ebt, kurse sot pothuaj \u00e7do gj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend \u00ebsht\u00eb ndalur; koha thua ka ngecur n\u00eb vend dhe nuk l\u00ebviz. Rrug\u00ebt jan\u00eb gati bosh, edhe pse shteti mundohet t\u00eb investoj\u00eb.<\/p>\n<p>Erdh\u00ebm t\u00eb gjejm\u00eb gjurm\u00eb shqiptare n\u00eb Cetin\u00eb dhe gjet\u00ebm vendin q\u00eb themelet ia hodhi nipi i Sk\u00ebnderbeut, Ivani. Studiuesit hahen me mendime rreth prejardhjes s\u00eb tij (vllahe a shqiptare). Erdh\u00ebm e gjet\u00ebm sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebn e fytyr\u00ebs n\u00eb nj\u00eb mask\u00eb t\u00eb zez\u00eb t\u00eb Pashait shqiptar, Kara Mahmut Bushatit, gjet\u00ebm puset me emrin k\u00ebtij Pashai, q\u00eb ua nd\u00ebrtoi qytetar\u00ebve t\u00eb Cetin\u00ebs , t\u00eb cil\u00ebt at\u00ebbot\u00eb ia paguanin tatimet. Erdh\u00ebm e gjet\u00ebm veshjet komb\u00ebtare shqiptare, n\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh se veshjet e t\u00eb gjitha nacionaliteteve tjera q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi! Gjet\u00ebm dhe pam\u00eb edhe shum\u00eb harta t\u00eb vjetra q\u00eb tregonin sa kishte qen\u00eb Mali i Zi dikur, gjet\u00ebm edhe gjurm\u00eb t\u00eb tjera t\u00ebrthore shqiptare, q\u00eb b\u00ebhej p\u00ebrpjekje t\u00eb relativizohen apo anashkalohen.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrfunduar dit\u00ebn e vizit\u00ebs n\u00eb Cetin\u00eb, drejtuam vetur\u00ebn drejt Ulqinit-florinit. Kaluam s\u00ebrish n\u00ebp\u00ebr mjegull\u00ebn e dendur dhe, pak para per\u00ebndimit t\u00eb diellit, para neve u shfaq deti i pafund dhe dielli i ngroht\u00eb, i cili kishte filluar t\u00eb shuhej n\u00eb ujin e paskaj. At\u00ebher\u00eb, pothuajse nj\u00ebkoh\u00ebsisht, na u b\u00eb e qart\u00eb p\u00ebrse Mali i Zi q\u00ebllimin jet\u00ebsor n\u00eb histori e ka pasur zgjerimin n\u00eb drejtim t\u00eb detit p\u00ebr t\u00eb dalur nga ato shkrepa t\u00eb zymta.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrmendorja e Ivan Crnojeviqit, themelues i Cetin\u00ebs (Mali i Zi), djali i Mara Kastriotit, nipi i Sk\u00ebnderbeut GAZMEND \u00c7ITAKU UDH\u00cbP\u00cbRSHKRIME Dat\u00eb: 22 mars 2019 Author: gazmendcitaku Shkruan: Gazmend \u00c7itaku Grupi ILIR\u00cbT nga Ulqini (Samiu, Gazi, G\u00ebzimi dhe Indriti) pas periudh\u00ebs dim\u00ebrore brofi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb duke i rizgjuar aktivitetet e veta, k\u00ebsaj radhe me nj\u00eb rrug\u00ebtim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":39699,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-39697","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>CETINA, QYTET I THEMELUAR NGA NIPI I SK\u00cbNDERBEUT - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"CETINA, QYTET I THEMELUAR NGA NIPI I SK\u00cbNDERBEUT - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"P\u00ebrmendorja e Ivan Crnojeviqit, themelues i Cetin\u00ebs (Mali i Zi), djali i Mara Kastriotit, nipi i Sk\u00ebnderbeut GAZMEND \u00c7ITAKU UDH\u00cbP\u00cbRSHKRIME Dat\u00eb: 22 mars 2019 Author: gazmendcitaku Shkruan: Gazmend \u00c7itaku Grupi ILIR\u00cbT nga Ulqini (Samiu, Gazi, G\u00ebzimi dhe Indriti) pas periudh\u00ebs dim\u00ebrore brofi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb duke i rizgjuar aktivitetet e veta, k\u00ebsaj radhe me nj\u00eb rrug\u00ebtim [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-03-25T10:14:15+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-03-25T14:38:38+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/permendorja_e_ivan_crnojeviqit.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"CETINA, QYTET I THEMELUAR NGA NIPI I SK\u00cbNDERBEUT\",\"datePublished\":\"2019-03-25T10:14:15+00:00\",\"dateModified\":\"2019-03-25T14:38:38+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\\\/\"},\"wordCount\":1818,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/03\\\/permendorja_e_ivan_crnojeviqit.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\\\/\",\"name\":\"CETINA, QYTET I THEMELUAR NGA NIPI I SK\u00cbNDERBEUT - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/03\\\/permendorja_e_ivan_crnojeviqit.jpg\",\"datePublished\":\"2019-03-25T10:14:15+00:00\",\"dateModified\":\"2019-03-25T14:38:38+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/03\\\/permendorja_e_ivan_crnojeviqit.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/03\\\/permendorja_e_ivan_crnojeviqit.jpg\",\"width\":600,\"height\":800},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"CETINA, QYTET I THEMELUAR NGA NIPI I SK\u00cbNDERBEUT\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"CETINA, QYTET I THEMELUAR NGA NIPI I SK\u00cbNDERBEUT - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"CETINA, QYTET I THEMELUAR NGA NIPI I SK\u00cbNDERBEUT - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"P\u00ebrmendorja e Ivan Crnojeviqit, themelues i Cetin\u00ebs (Mali i Zi), djali i Mara Kastriotit, nipi i Sk\u00ebnderbeut GAZMEND \u00c7ITAKU UDH\u00cbP\u00cbRSHKRIME Dat\u00eb: 22 mars 2019 Author: gazmendcitaku Shkruan: Gazmend \u00c7itaku Grupi ILIR\u00cbT nga Ulqini (Samiu, Gazi, G\u00ebzimi dhe Indriti) pas periudh\u00ebs dim\u00ebrore brofi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb duke i rizgjuar aktivitetet e veta, k\u00ebsaj radhe me nj\u00eb rrug\u00ebtim [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-03-25T10:14:15+00:00","article_modified_time":"2019-03-25T14:38:38+00:00","og_image":[{"width":600,"height":800,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/permendorja_e_ivan_crnojeviqit.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"CETINA, QYTET I THEMELUAR NGA NIPI I SK\u00cbNDERBEUT","datePublished":"2019-03-25T10:14:15+00:00","dateModified":"2019-03-25T14:38:38+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\/"},"wordCount":1818,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/permendorja_e_ivan_crnojeviqit.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\/","name":"CETINA, QYTET I THEMELUAR NGA NIPI I SK\u00cbNDERBEUT - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/permendorja_e_ivan_crnojeviqit.jpg","datePublished":"2019-03-25T10:14:15+00:00","dateModified":"2019-03-25T14:38:38+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/permendorja_e_ivan_crnojeviqit.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/permendorja_e_ivan_crnojeviqit.jpg","width":600,"height":800},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cetina-qytet-i-themeluar-nga-nipi-i-skenderbeut\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"CETINA, QYTET I THEMELUAR NGA NIPI I SK\u00cbNDERBEUT"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39697","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39697"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39697\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/39699"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39697"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39697"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39697"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}