{"id":39703,"date":"2019-03-25T15:44:14","date_gmt":"2019-03-25T14:44:14","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=39703"},"modified":"2019-04-06T23:37:25","modified_gmt":"2019-04-06T22:37:25","slug":"ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\/","title":{"rendered":"Ibrahim Rugova dhe Ibrahim Kelmendi"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/letersi-perkthime-artikuj.blogspot.com\/2017\/03\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\"><strong>Lis Bukuroca<\/strong><\/a>, <em>Bota Sot<\/em><\/p>\n<p>N\u00ebse nuk shpallet Rugova kuisling apo tradhtar, si mund t\u00eb sekuestrohen meritat e \u00e7lirimit? \u00cbsht\u00eb logjike kjo q\u00eb b\u00ebhet sepse lakmia d\u00ebshiron krejt elozhin, krejt brohorin\u00eb e popullit p\u00ebr vete dhe nuk d\u00ebshiron pran\u00eb ask\u00ebnd tjet\u00ebr, pos bashk\u00ebmendimtar\u00ebve. Madje as ata n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi!<\/p>\n<p>K\u00ebshtu pat\u00ebn vepruar edhe komunist\u00ebt pas luft\u00ebs. At\u00eb p\u00ebrligjie njohim t\u00eb gjith\u00eb dhe vazhdon t\u00eb kultivohet dhe propagandohet si e v\u00ebrtet\u00eb absolute. Rendi ka ndryshuar, por perceptimi jon\u00eb, murkullimi jon\u00eb mugull p\u00ebr bot\u00ebn dhe rrethin, jo!<\/p>\n<p>Ibrahim Rugova dhe Ibrahim Kelmendi ndoshta jan\u00eb nd\u00ebr dy figurat m\u00eb fatkeqe shqiptare dhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgojuara. Q\u00eb t\u00eb dy kan\u00eb kontribuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare ashtu si dit\u00ebn, si besuan se ishte m\u00eb mir\u00eb dhe u gozhduan publikisht p\u00ebr guximin e tyre p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb vetja. Ibrahim Rugova definohet nga Ibrahim Kelmendi si kuisling. Nga Rexhep Qosja tradhtar. Ibrahim Kelmendi nga disa akuzohet p\u00ebr tradhti. P\u00ebr tradhti akuzohet edhe hi\u00e7 m\u00eb pak se Jusuf G\u00ebrvalla. Se ekziston nj\u00eb dinamiz\u00ebm i v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje nga sigurimi sekret serb, nuk ka asnj\u00eb dyshim, por akoma nuk dim\u00eb sakt\u00ebsisht sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt. T\u00eb manipuluarit ose manipuluesit i njohim.<\/p>\n<p>Ibrahim Rugova me hyrjen e tij n\u00eb politik\u00eb, hodhi n\u00eb harres\u00eb LPK-n\u00eb, edhe pse ajo vet\u00eb kishte p\u00ebrplasur veten n\u00eb enklav\u00ebn e kolhoz\u00ebve t\u00eb stalinizmit. Rugova nuk b\u00ebri gj\u00eb kund\u00ebr tyre, por populli iu bashk\u00ebngjit atij, ose m\u00eb qart\u00eb, populli q\u00eb jetonte kryesisht nga Per\u00ebndimi, zbythte nj\u00eb ideologji diktatoriale, marksiste-leniniste.<\/p>\n<p>Si Kelmendi, si Qosja, zhvleft\u00ebsojn\u00eb dhe p\u00ebr\u00e7mojn\u00eb Rugov\u00ebn, pse nuk ka vepruar si\u00e7 kan\u00eb pritur ata prej tij. T\u00eb gjitha fajet i hidhen atij dhe edhe pse e konsideronin t\u00eb padenj\u00eb, kuisling e tradhtar, pik\u00ebrisht prej tij prisnin t&#8217;ua sillte lirin\u00eb dhe t\u2019u thoshte: \u201c<em>K\u00ebnaquni, ua solla!<\/em>\u201d Thua se \u00e7lirimi varej vet\u00ebm prej d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Rugov\u00ebs! Thua se ai nuk e d\u00ebshironte?!<\/p>\n<p>Rugova nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb as me Kelmendin, as me Qosjen. Ata kur flasin p\u00ebr Rugov\u00ebn, bazohen n\u00eb fondamentin zakonor shqiptar, ose metodologjin\u00eb komuniste t\u00eb gjykimit dhe filtrimit. Rugova nuk mund t\u00eb b\u00ebnte politik\u00eb autonome. Duheshin aleat\u00eb dhe mb\u00ebshtetje nga jasht\u00eb. Aleancat e reja nuk krijohen brenda dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Filozofia Rugov\u00ebs mori fund me shfaqjen e U\u00c7K-\u00ebs, por tanim\u00eb kishte demaskuar fashizmin e qeveris\u00eb serbe dhe pritej d\u00ebnimi i asaj politike. Fati jon\u00eb ishte Rugova. Fati jon\u00eb ishte U\u00c7K. Fati jon\u00eb ishte demokracia per\u00ebndimore. Fati jon\u00eb ishte Jelcini. Fati jon\u00eb ishte edhe 11 Shtatori, q\u00eb nuk ndodhi para luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. LPK nga periferia me kryengritjen u hodh n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes dhe u shnd\u00ebrrua n\u00eb faktor politik. K\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi ka pasur gjithmon\u00eb dhe Rugova nuk kishte pasur mjete tua ndalonte, as LPK-\u00ebs, as Qosjes.<\/p>\n<p>Ata te Rugova shihnin profetin e gjith\u00ebfuqish\u00ebm, i cili kishte mund\u00ebsin\u00eb dhe kompetencat tua sh\u00ebrbej\u00eb lirin\u00eb n\u00eb pjat\u00eb, por sipas tyre, ai nuk e d\u00ebshironte. Mjerimi m\u00eb t\u00eb madh nuk ka se sa kur presim dikush t\u00eb veproj\u00eb sipas pritshm\u00ebris\u00eb ton\u00eb, ose kur presim q\u00eb dikush ta sjell\u00eb at\u00eb q\u00eb ne gjakojm\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb rehati e shiltes, skajore, k\u00ebndell\u00ebse, q\u00eb i sigurohet vetes, me besimin arrogant dhe bindje egomane p\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb qortimi dhe korrigjimi.<\/p>\n<p>Me at\u00eb rebelim, filozofia pacifiste mori goditje mortore. Ajo filozofi kishte dh\u00ebn\u00eb rezultatin e vet dhe p\u00ebrfunduar misionin. Pra, n\u00eb nj\u00eb an\u00eb kishim l\u00ebvizjen paq\u00ebsore, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr at\u00eb ushtarake dhe k\u00ebto dy ndikuan n\u00eb krijimin e shtetit t\u00eb dyt\u00eb shqiptar. Kjo ishte mrekullia shqiptare.<\/p>\n<p>Si kuisling num\u00ebron Ibrahim Kelmendi edhe k\u00ebta: Isa Mustaf\u00ebn, Bujar Bukoshin (sot i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm), Hashim Tha\u00e7in, Azem Syl\u00ebn dhe Xhavit Halitin. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb dy t\u00eb par\u00ebve, k\u00ebta jan\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij t\u00eb djesh\u00ebm. A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se ata jan\u00eb kuisling\u00eb? Po, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb do t\u00eb kemi edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen, sepse si mysliman\u00eb n\u00eb nj\u00eb kontinent t\u00eb krishter\u00eb, nuk jemi t\u00eb barabart\u00eb! Fakti pse jemi cop\u00ebtuar \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht religjioni. Mbi troje shqiptare u krijuan Maqedonia, Mali Zi, Serbia dhe Greqia. Si do t\u00eb kishte mbijetuar nj\u00eb popull me fe t\u00eb krishtere n\u00eb gjirin arabik?<\/p>\n<p>Fakti se gjuha e pes\u00eb p\u00ebr qind serbeve shpallet zyrtare, por jo e m\u00eb shum\u00eb se 30 p\u00ebr qindt\u00ebve n\u00eb Maqedoni, flet p\u00ebr legalizimin e diskriminimit ndaj popujve me besim mysliman. K\u00ebshtu ndodh edhe n\u00eb Lugin\u00eb. Edhe aderimi n\u00eb BE d\u00ebshmon p\u00ebr diskriminimin dhe renditjen fetare q\u00eb u b\u00ebhet kombeve: ata me besim katolik pranohen m\u00eb leht\u00eb, pasojn\u00eb ata me besim ortodoks dhe n\u00eb fund mbeten popujt me besim mysliman, t\u00eb cil\u00ebve u ngarkohen detyra shtes\u00eb. Meqen\u00ebse jemi ashtu si jemi, kuisling\u00eb nuk do t\u00eb kemi vet\u00ebm nes\u00ebr, por edhe pasnes\u00ebr.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse Qosja me postet e Rugov\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn e Jugosllavis\u00eb p\u00ebrkufizon at\u00eb si tradhtar, Ibrahim Kelmendi si kuisling, at\u00ebher\u00eb ai procedim i t\u00eb gjykuarit si metodik\u00eb komuniste e p\u00ebrsiatjes, shpall tradhtar apo kuisling edhe Ismail Qemalin, Sami Frash\u00ebrin, Abdyl Frash\u00ebrin, Hasan Prishtin\u00ebn, Pashko Vas\u00ebn e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb kishin pasur pozita n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane. Metoda e Qosjes dhe Kelmendit \u00ebsht\u00eb ekstremiste, staliniste dhe p\u00ebrjashtuese. Shum\u00eb her\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb rr\u00ebzuar nj\u00eb pushtet, kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e atij pushteti. I till\u00eb ishte edhe idhulli i Qosjes Enver Hoxha, q\u00eb n\u00eb fillim sh\u00ebrbeu Zogun. Adem Dema\u00e7i nuk do t\u00eb kishte mundur t\u00eb b\u00ebhet drejtor i Institutit Albanologjik, por po Qosja, i cili ishte an\u00ebtar i LKJ-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb poste kishte Ismail bej Qemali? Nga mosha 19 vje\u00e7are, pra nga viti 1863 deri n\u00eb vitin 1900 ishte n\u00ebpun\u00ebs i Perandoris\u00eb Osmane dhe ka pasur pozita t\u00eb ndryshme. Kush\u00ebri tij Mehmed Ferid Pasha ishte Vezir, m\u00eb her\u00ebt edhe Minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, pastaj Ismail Qemali u b\u00eb deputet i atij Mexhlisi. N\u00eb fillim Ismail Qemali synonte autonomi brenda Perandoris\u00eb Osmane.<\/p>\n<p>Hasan bej Prishtina ishte gjithashtu deputet n\u00eb Mexhlisin, q\u00eb ndalonte shkollimin n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>Sami Frash\u00ebri, q\u00eb ndikoi n\u00eb krijimin e kombit modern shqiptar, shkroi enciklopedin\u00eb e par\u00eb turke, romanin e par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb turke, ku m\u00ebsohet me emrin Shemsedin Sami. Abdyl Frasheri ishte n\u00ebpun\u00ebs i Perandoris\u00eb Osmane. Djali i Sami Frash\u00ebrit, Ali Sami Yen, themelon klubin e par\u00eb t\u00eb futbollit turk, <em>Galatasarayn<\/em>. Deri n\u00eb vitin 1934 kishte mbiemrin Frash\u00ebri. Vlera e Sami Frash\u00ebrit p\u00ebr lingustik\u00ebn turke \u00ebsht\u00eb e paz\u00ebvend\u00ebsueshme, por kjo nuk b\u00ebn at\u00eb kusiling, por dijetar t\u00eb madh, edhe pse n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr Rugova nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb kontribut intelektual p\u00ebr pushtuesin jugosllav e serb.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb koh\u00ebn kur qe shtypur Lidhja e Prizrenit, n\u00eb pushtetin osman kishte shum\u00eb shqiptar\u00eb me pozita. Pra n\u00eb koh\u00ebn kur n\u00eb trojet shqiptare ishte ndaluar m\u00ebsimi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, vepronin shum\u00eb rilind\u00ebs brenda pushtetit osman. N\u00ebse pozitat e Rugov\u00ebs n\u00eb Jugosllavi b\u00ebjn\u00eb Rugov\u00ebn tradhtar, sipas Qosjes, kuisling sipas Ibrahim Klemendit, at\u00ebher\u00eb ajo logjik\u00eb komuniste dhe filtruese brendakomb\u00ebtare vlen edhe p\u00ebr Ismail Qemalin dhe rilind\u00ebsit tjer\u00eb apo jo? \u00c7far\u00eb marrie kolosale, por t\u00eb vazhdojm\u00eb tutje.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar metodologjin\u00eb e gabuar t\u00eb t\u00eb menduarit, po sjell k\u00ebt\u00eb citat. Pyetja ime ishte kjo:<br \/>\n\u201c<em>Ku e merrni ju at\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ta konsideroni veten \u00e7lirimtar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, kur nuk keni \u00e7liruar asnj\u00eb katund vet\u00eb?<\/em>\u201d<br \/>\nP\u00ebrgjigja e Kelmendit \u00ebsht\u00eb kjo: \u201c<em>Mos ndoshta alien\u00ebt ishin \u00e7lirimtar\u00eb, e jo rreth 13 mij\u00eb veta, q\u00eb u martirizuan gjat\u00eb Luft\u00ebs \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs? Sa keq po m\u00eb vjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mend\u00ebsi T\u00ebnden kaq inat\u00e7ore e rugoviste!<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Po ia nisi nga fundi: un\u00eb nuk jam rugovist dhe asnj\u00eb \u201cist\u201d nuk pranoj. \u00c7do autoritet apo sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb mund t\u00eb shtremb\u00ebroj\u00eb t\u00eb gjykuarit objektiv. Nuk kam as hyjni, as autoritetet njer\u00ebzore t\u00eb veshur me petkun hyjnor, por kam respekt ndaj vepr\u00ebs. Sidoqoft\u00eb Kelmendi nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb tregoj\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00e7liruan, as kur \u00ebsht\u00eb dita e \u00e7lirimit t\u00eb Prishtin\u00ebs, Ferizajt, Gjakov\u00ebs, Pej\u00ebs, etj. etj. Nga ata 13.000 t\u00eb vdekur ka shum\u00eb qytetar\u00eb, por as k\u00ebt\u00eb nuk e p\u00ebrmend sepse do t\u00eb tregonte pamund\u00ebsin\u00eb e U\u00c7K-\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbrojtur popullin.<\/p>\n<p>E lexuat mendimin e tij? Ai akoma beson se U\u00c7K ka \u00e7liruar Kosov\u00ebn. Po fakti? Ibrahim Kelmendi duhet t\u00eb pranoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e madhe, edhe at\u00eb nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb: Kosov\u00ebn nuk ka \u00e7liruar as Rugova, as U\u00c7K. Rrug\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirimin dhe aleat\u00ebt i krijoi Rugova, e konkretizoi U\u00c7K! Kaq!<\/p>\n<p>Pra ne nuk mund t\u00eb flasim p\u00ebr \u00e7lirimin ton\u00eb me forca tona, por ne duhet t\u00eb flasim p\u00ebr faktin e pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm: KUSH P\u00cbRSHPEJTOI ARDHJEN E NATO-s? U\u00c7K dhe pik\u00eb!<\/p>\n<p>Ju mund t\u00eb pohoni se u sakrifikuan 13.000 veta, por ata nuk ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb LPK-\u00ebs, e as ushtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-\u00ebs, por pjesa d\u00ebrmuese qytetar\u00eb, ndoshta votues t\u00eb Rugov\u00ebs. Ti edhe pse faj\u00ebson Hashimin, p\u00ebrs\u00ebri mbron shtetin e Hashimit, duke pohuar se rugovist\u00ebt kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb pushtetin n\u00ebp\u00ebr gjykata e prokurori, edhe pse bashkudh\u00ebtari jot ishte kryeminist\u00ebr i vendit.<\/p>\n<p>N\u00ebse ndahet populli si ndan Ti udh\u00ebheq\u00ebsit, at\u00ebher\u00eb pak na mbeten t\u00eb padamkosur. N\u00ebse Rugova ishte kusiling, kuisling ishin edhe pjesa d\u00ebrmuese e popullit, q\u00eb adhuronte kusilingun dhe e votoi pas luft\u00ebs. Masa mat\u00ebse \u00ebsht\u00eb ekstremiste, rr\u00ebnuese dhe at\u00eb me nj\u00eb q\u00ebllim: p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnvizuar pron\u00ebsin\u00eb mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe merit\u00ebn e \u00e7lirimit.<\/p>\n<p>Te vazhdimi i 16 tregon se ishe nisur p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb Rugov\u00ebn. Nuk dyshoj! Kishit partin\u00eb, kishit infrastruktur\u00ebn, por prisni q\u00eb Rugova t\u00eb sillet si\u00e7 ju p\u00eblqente juve. Ju n\u00eb fakt pat\u00ebt shpallur Rugov\u00ebn profet dhe k\u00ebrkonit, si edhe Qosja, ta \u00e7liroj\u00eb vendin menj\u00ebher\u00eb ose t\u00eb t\u00ebrhiqet. Populli nuk ju d\u00ebshironte, ai adhuronte Rugov\u00ebn. Populli kuisling adhuronte kuslingun apo jo? Pra kishe nd\u00ebrmend ta vrisje. Nuk dyshoj aspak, por askund nuk lexova se kishe nd\u00ebrmend ta vrisje Millosheviqin.<\/p>\n<p>Kan\u00eb qarkulluar edhe lista p\u00ebr eliminimin e shqiptar\u00ebve, por kurr\u00eb jo lista p\u00ebr qeverin\u00eb serbe. Natyrisht me vrasjen e Rugov\u00ebs, Kosova do t\u00eb kishte humbur ata miq dhe mbetja n\u00ebn Serbi, do t&#8217;ishte vulosur. Nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb vritet nj\u00eb pacifist, qe vrar\u00eb edhe Gandi. Pse Ibrahim Kelmendi nuk p\u00ebrgatit\u00ebt lista p\u00ebr eliminimin e Millosheviqit por t\u00eb \u201ckuislingut?\u201d<\/p>\n<p>Ke shkruar diku 30 vazhdime p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se Rugova ishte kuisling. Kur je i bindur paraprakisht, at\u00ebher\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me bindje fikse. Un\u00eb jam i lir\u00eb dhe mund t\u00eb ndryshoj bindjet, por jo Ti. Ti p\u00ebrpiqesh t\u00eb shkat\u00ebrrosh Rugov\u00ebn si personalitet, duke e quajtur kuisling, por kjo m\u00ebnyr\u00eb staliniste e t\u00eb menduarit, nuk do ta m\u00ebshironte as Ismail Qemalin dhe shum\u00eb rilind\u00ebs tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Rugova internacionalizoi \u00e7\u00ebshtjen shqiptare. Para tij nuk kishim asnj\u00eb aleat. Pas vitit 1998 sjellja tij nuk ishte e drejt\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb d\u00ebmtoi veten dhe LPK e shfryt\u00ebzoi \u00e7astin me men\u00e7uri t\u00eb madhe. Ashtu si gaboi Rugova para lufte, po aq shum\u00eb gaboi LPK n\u00eb vitet e 80 dhe 90. Ajo k\u00ebrkonte bashkim komb\u00ebtar, hi\u00e7 m\u00eb pak se sa me nj\u00eb ideologji, q\u00eb po i dilte shpirti kudo n\u00eb Europ\u00eb. Ata sot mund t\u00eb jen\u00eb edhe fetar\u00eb t\u00eb rrast\u00eb, edhe pse dje ishim marksist\u00eb-leninist\u00eb. Rugova hyri n\u00eb politik\u00eb si besoi se ishte m\u00eb mir\u00eb dhe vdiq i till\u00eb. Ai ka vet\u00ebm nj\u00eb ftyr\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb karakter, e ai \u00ebsht\u00eb natyra paq\u00ebsore e nj\u00eb njeriu me kultur\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Se Rugova parap\u00ebrgatiti rrug\u00ebn e \u00e7lirimit, nuk duhet t\u00eb ju acaroj\u00eb. Stafet\u00ebn mor\u00ebt ju n\u00eb dor\u00eb dhe p\u00ebrshpejtuat procesin, por si Ti, si un\u00eb, dim\u00eb se NATO \u00e7liroi Kosov\u00ebn. Kur quan ata kusiling\u00eb, tregon se politik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare shfleton akoma me metodik\u00eb komuniste. Ti k\u00ebrkon pavar\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb politike, \u00e7far\u00eb nuk e ka as Gjermania. Ti k\u00ebrkon izolim. Ti k\u00ebrkon burr\u00ebri dhe trim\u00ebri shqiptare mesjetare. Ti vler\u00ebson vdekjen, jo jet\u00ebn. Ai q\u00eb ka mbijetuar ishte i pavler\u00eb, ai q\u00eb ka r\u00ebn\u00eb, ishte i mir\u00eb. Ti dhe Qosja jeni duke rr\u00ebnuar kohezionin e brendsh\u00ebm shqiptar. Nga bajraktarizmi, nga frika se po mbeteni n\u00eb hijen e Rugov\u00ebs.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam i lir\u00eb. I lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb respektuar veprimtarin\u00eb T\u00ebnde, i lir\u00eb p\u00ebr ta konsideruar Rugov\u00ebn legjend\u00eb shqiptare, p\u00ebr ta quajtur G\u00ebrvall\u00ebn hero i popullit dhe p\u00ebr t\u00eb \u00e7muar vepr\u00ebn e Qosjes, por edhe p\u00ebr ta kund\u00ebrshtuar manipulimin e tij. Detyr\u00eb e Jotja dhe e Qosjes duhej t\u00eb ishte thirrja p\u00ebr pajtim, jo p\u00ebr llogore t\u00eb reja!<\/p>\n<p>Ju vepruat secili n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet. Ju pat\u00ebt sukses sepse nuk vepruar si deshi Rugova dhe Rugova pati sukses n\u00eb ngritjen e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb Per\u00ebndimit, pse nuk veproi si priste Qosja apo LPK. Rugova nuk ka pasur fuqi t&#8217;ua ndaloj\u00eb juve veprimin, k\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmoi kryengritja: as LPK-\u00ebs as Qosjes, por t\u00eb prisni prej tij t\u00eb vepronte si d\u00ebshironit ju, flet p\u00ebr munges\u00eb elementare n\u00eb njohjen e njeriut dhe integritetit. T\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e Rugov\u00ebs nuk jan\u00eb aq edhe naiv\u00eb: ata me p\u00ebrbaltjen e tij p\u00ebrpiqen t\u00eb ngren\u00eb veten. Me rr\u00ebzimin e tij, shpresojn\u00eb t\u00eb trup\u00ebzojn\u00eb vetveten. P\u00ebr fitoren ton\u00eb, faktet treguan se na duheshin dy l\u00ebvizjet: ajo paq\u00ebsore dhe rebelimi.<\/p>\n<p>N\u00ebse pseudoasnjan\u00ebsi, Qosja, ka t\u00eb drejt\u00eb me vler\u00ebsimin mbi Rugov\u00ebn, at\u00ebher\u00eb ai diskurs duhet t\u00eb kaloj\u00eb edhe te Ismail Qemali, por edhe t\u2019i kthehet dhe bjer\u00eb n\u00eb kok\u00eb edhe Qosjes vet p\u00ebr hartimin skolastik, fillorist p\u00ebr Titon. N\u00ebse jo, at\u00ebher\u00eb konstatime nuk kan\u00eb vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme, por kryekreje subjektive. N\u00ebse Kelmendi ka t\u00eb drejt\u00eb se Rugova ishte kuisling, at\u00ebher\u00eb shumica shqiptar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb mendim t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb, jan\u00eb kuisling\u00eb. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb ashtu, Kelmendi \u00ebsht\u00eb i bindur, at\u00ebher\u00eb t\u00eb past\u00ebr na mbeten vet\u00ebm an\u00ebtar\u00ebt e LPK-s\u00eb dhe adhuruesit e ideologjis\u00eb s\u00eb gullag\u00ebve dhe kungullac\u00ebve.<\/p>\n<p>Ja ku na keni sjell\u00eb, ku na keni degdis\u00eb Ti, Rexhep Qosja dhe disa t\u00eb tjer\u00eb: nj\u00eb grup beson se Rugova ishte tradhtar, nj\u00eb grup se Ti ishe tradhtar, nj\u00eb grup tjet\u00ebr se Qosja ishte tradhtar, nj\u00eb tjet\u00ebr se Jusuf G\u00ebrvalla ishte tradhtar, nj\u00eb tjet\u00ebr se Hashim Tha\u00e7i dhe k\u00ebshtu rrokullim\u00eb e sigurt deri te Gjergj Kastrioti.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb shpallin tradhtar\u00eb nuk jan\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor t\u00eb sh\u00ebrbimit sekret, por t\u00eb manipuluar, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrpiqen ta rrisin numrin e manipuluarave n\u00eb mesin ton\u00eb. Pas nj\u00eb suksesi epokal dhe krijimin e shtetit, nuk \u00ebsht\u00eb koh\u00eb e duhur t\u00eb merremi me prodhimin e tradhtar\u00ebve, por me shikimin para. Nes\u00ebr mund t\u00eb hapen arkivat dhe d\u00ebshmohet atdhedashuria dhe tradhtia e shum\u00eb personaliteteve. N\u00eb historin\u00eb shqiptare ka vend edhe p\u00ebr Ty edhe p\u00ebr Rugov\u00ebn, p\u00ebr Qosjen dhe dhe p\u00ebr \u00e7do njeri. Ashtu si sot nuk gjykojm\u00eb konformizmin e rilind\u00ebsve shqiptar\u00eb n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane, edhe shkarjet e k\u00ebsaj epoke nuk do t\u00eb merren aq tragjike dhe nuk do ta ken\u00eb pesh\u00ebn, q\u00eb Ti dhe Qosja ia ngarkoni.<\/p>\n<p>N\u00ebse vazhdoni, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb rikrijoni postulate ekskomunikimi dhe seleksionimi t\u00eb natyr\u00ebs komuniste, q\u00eb nes\u00ebr mund t\u00eb shk\u00ebrbehen si modele p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebnuar \u00e7do vep\u00ebr atdhetare; edhe T\u00ebnden dhe t\u00eb Qosjes. Atdhetar\u00ebt shqiptar\u00eb ishin njer\u00ebz, jo shenjtor\u00eb!<\/p>\n<p>Nuk do ta pranoni kurr\u00eb, por ecuria ideore dhe ligj\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb tipik i partizan\u00ebve t\u00eb dikursh\u00ebm i ndarjes s\u00eb bot\u00ebs n\u00eb komunist\u00eb dhe tradhtar\u00eb! N\u00eb miq dhe armiq! Bardh e zi! P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk duhet shum\u00eb pun\u00eb, jo objektivitet, por shum\u00eb urrejtje, subjektivitet dhe egomani e theksuar!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lis Bukuroca, Bota Sot N\u00ebse nuk shpallet Rugova kuisling apo tradhtar, si mund t\u00eb sekuestrohen meritat e \u00e7lirimit? \u00cbsht\u00eb logjike kjo q\u00eb b\u00ebhet sepse lakmia d\u00ebshiron krejt elozhin, krejt brohorin\u00eb e popullit p\u00ebr vete dhe nuk d\u00ebshiron pran\u00eb ask\u00ebnd tjet\u00ebr, pos bashk\u00ebmendimtar\u00ebve. Madje as ata n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi! K\u00ebshtu pat\u00ebn vepruar edhe komunist\u00ebt pas luft\u00ebs. At\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":39704,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-39703","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Ibrahim Rugova dhe Ibrahim Kelmendi - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ibrahim Rugova dhe Ibrahim Kelmendi - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Lis Bukuroca, Bota Sot N\u00ebse nuk shpallet Rugova kuisling apo tradhtar, si mund t\u00eb sekuestrohen meritat e \u00e7lirimit? \u00cbsht\u00eb logjike kjo q\u00eb b\u00ebhet sepse lakmia d\u00ebshiron krejt elozhin, krejt brohorin\u00eb e popullit p\u00ebr vete dhe nuk d\u00ebshiron pran\u00eb ask\u00ebnd tjet\u00ebr, pos bashk\u00ebmendimtar\u00ebve. Madje as ata n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi! K\u00ebshtu pat\u00ebn vepruar edhe komunist\u00ebt pas luft\u00ebs. At\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-03-25T14:44:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-04-06T22:37:25+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/rugova_kelmendi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"344\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Ibrahim Rugova dhe Ibrahim Kelmendi\",\"datePublished\":\"2019-03-25T14:44:14+00:00\",\"dateModified\":\"2019-04-06T22:37:25+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\\\/\"},\"wordCount\":2799,\"commentCount\":2,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/03\\\/rugova_kelmendi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\\\/\",\"name\":\"Ibrahim Rugova dhe Ibrahim Kelmendi - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/03\\\/rugova_kelmendi.jpg\",\"datePublished\":\"2019-03-25T14:44:14+00:00\",\"dateModified\":\"2019-04-06T22:37:25+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/03\\\/rugova_kelmendi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/03\\\/rugova_kelmendi.jpg\",\"width\":600,\"height\":344},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ibrahim Rugova dhe Ibrahim Kelmendi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ibrahim Rugova dhe Ibrahim Kelmendi - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Ibrahim Rugova dhe Ibrahim Kelmendi - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Lis Bukuroca, Bota Sot N\u00ebse nuk shpallet Rugova kuisling apo tradhtar, si mund t\u00eb sekuestrohen meritat e \u00e7lirimit? \u00cbsht\u00eb logjike kjo q\u00eb b\u00ebhet sepse lakmia d\u00ebshiron krejt elozhin, krejt brohorin\u00eb e popullit p\u00ebr vete dhe nuk d\u00ebshiron pran\u00eb ask\u00ebnd tjet\u00ebr, pos bashk\u00ebmendimtar\u00ebve. Madje as ata n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi! K\u00ebshtu pat\u00ebn vepruar edhe komunist\u00ebt pas luft\u00ebs. At\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-03-25T14:44:14+00:00","article_modified_time":"2019-04-06T22:37:25+00:00","og_image":[{"width":600,"height":344,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/rugova_kelmendi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Ibrahim Rugova dhe Ibrahim Kelmendi","datePublished":"2019-03-25T14:44:14+00:00","dateModified":"2019-04-06T22:37:25+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\/"},"wordCount":2799,"commentCount":2,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/rugova_kelmendi.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\/","name":"Ibrahim Rugova dhe Ibrahim Kelmendi - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/rugova_kelmendi.jpg","datePublished":"2019-03-25T14:44:14+00:00","dateModified":"2019-04-06T22:37:25+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/rugova_kelmendi.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/rugova_kelmendi.jpg","width":600,"height":344},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ibrahim Rugova dhe Ibrahim Kelmendi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39703","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39703"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39703\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/39704"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39703"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39703"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39703"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}