{"id":40249,"date":"2019-04-12T23:40:16","date_gmt":"2019-04-12T21:40:16","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=40249"},"modified":"2019-06-07T02:21:46","modified_gmt":"2019-06-07T00:21:46","slug":"aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\/","title":{"rendered":"AINO KALLAS DHE NUSJA E UJKUT"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\"><strong>A I N O . K A L L A S<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>N U S J A . E . U J K U T<\/strong><br \/>\n<em>T r i l o g j i<\/em><br \/>\nP \u00cb R K T H E U: <strong>F A S L L I . H A L I T I<\/strong><br \/>\nRedaktor: <strong>P r o f. D r. K la r a . K o d r a<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/aino_kallas.jpg\" width=\"200\" \/><strong>Aino Krohn<\/strong> ka lindur n\u00eb vitin 1878 n\u00eb Vipuri. I qaset t\u00eb shkruarit q\u00eb n\u00eb 19-t\u00eb vje\u00e7e, me vepr\u00ebn <em>Laulaja Balladeja<\/em> (&#8220;<em>K\u00ebng\u00eb dhe balada<\/em>&#8220;), q\u00eb tregon kolorit e personalitet t\u00eb pak\u00ebt. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb grua q\u00eb udh\u00ebton shum\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Britani dhe Franc\u00eb. Fal\u00eb udh\u00ebtimeve m\u00ebson p\u00ebr lindjet e teorive feministe, shkak i t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb martesa. N\u00eb vitin 1900 martohet me Oskar Kallas, studiues i madh i poezis\u00eb popullore Estoneze. T\u00ebrhiqet nga temat tipike t\u00eb poezis\u00eb popullore estoneze, ose k\u00ebnga e popujve t\u00eb shtypur dhe t\u00eb vuajtur, p\u00ebr shkak t\u00eb viteve t\u00eb gjata t\u00eb rob\u00ebris\u00eb dhe abuzimeve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, proza e saj e viteve t\u00eb m\u00eb vonsh\u00ebm, trajton histori t\u00eb dhun\u00ebs, tentativa rebelimi, heroizmash, dashurish e dhimbjesh.<\/p>\n<p><em>Suden morsian<\/em> (1928) \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb trilogjie, q\u00eb p\u00ebrfshin edhe \u00ab<em>Barbara fon Tisenhusen<\/em>\u00bb (1923) dhe \u00ab<em>Pastori i Reigit<\/em>\u00bb (1926), t\u00eb cilat merren me histori dashurie, dhimbjeje dhe vdekjeje, dhe jan\u00eb shkruar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb arkaike, q\u00eb krijojn\u00eb pothuajse nj\u00eb atmosfer\u00eb onirike. Por vepra q\u00eb do t\u00eb korr\u00eb shum\u00eb sukses, sidomos n\u00eb Skandinavi, Britanin\u00eb e Madhe dhe n\u00eb Holand\u00eb do t\u00eb jet\u00eb pik\u00ebrisht <em>Suden Morsian<\/em> tashm\u00eb vet\u00eb titulli i p\u00ebrkthyer n\u00eb italisht \u00ab<em>Nusja e Ujkut<\/em>\u00bb \u00ebsht\u00eb burim i dykuptim\u00ebsis\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb gjuh\u00ebn finlandeze nuk ekziston gjinia (shpesh problemi i p\u00ebrkthimit q\u00ebndron n\u00eb t\u00eb kuptuarit, n\u00ebse po flitet p\u00ebr nj\u00eb burr\u00eb ose p\u00ebr nj\u00eb grua, pasi as mbiemrat as p\u00ebremrat nuk len\u00eb t\u00eb kuptohet asgj\u00eb p\u00ebr seksin &#8220;seksin&#8221; biologjik), k\u00ebshtu q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrkthehet edhe &#8220;<em>Nusja e Ujkonj\u00ebs<\/em>&#8220;.<\/p>\n<p>Vepra \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb form\u00ebn e kronik\u00ebs dhe tregon ngjarjet t\u00eb ndodhura n\u00eb vitin 1650, periudh\u00eb e zez\u00eb e gjuetis\u00eb s\u00eb shtrigave, e obskurantizmit fetar dhe puritanizmit. M\u00ebnyrat e zgjedhura nga Kallas p\u00ebr t\u00eb treguar historin\u00eb e saj \u00ebsht\u00eb mjaft origjinale. Zgjidh, n\u00eb fakt, t\u2019i jap\u00eb jet\u00eb nj\u00eb tregimtari, besimtar t\u00eb zjarrt\u00eb dhe shum\u00eb erudit (t\u00eb shpeshta jan\u00eb citimet n\u00eb latinisht) t\u00eb atij q\u00eb tregon k\u00ebt\u00eb histori, me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019u tregoj\u00eb lexuesve t\u00eb tij, se si qe e mundur q\u00eb nj\u00eb grua, nga nj\u00eb grua e dashur dhe n\u00ebn\u00eb e kujdesshme, t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb kafsh\u00eb djall\u00ebzore me urdh\u00ebr t\u00eb djallit, pik\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb ujk. Kallas, p\u00ebr krijimin e transmetuesit t\u00eb tij, sigurisht u frym\u00ebzua nga traktatet e veprave t\u00eb m\u00ebparshme, dhe nga vepra bashk\u00ebkohore t\u00eb shekullit t\u00eb shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb, t\u00eb cilat k\u00ebrkoi t&#8217;u imitonte stilin moralizues dhe me plot besime popullor. Kallas zgjodhi k\u00ebt\u00eb regjist\u00ebr t\u00eb pazakont\u00eb, duke zgjedhur k\u00ebshtu, rastin p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb polemik\u00eb t\u00eb hapur me romanin historik, zhan\u00ebr i cili n\u00eb ato vite g\u00ebzonte popullaritet t\u00eb madh dhe m\u00eb pas n\u00eb mesin e publikut t\u00eb koh\u00ebs. Historia, n\u00eb vetvete, \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb dhe e shkurt\u00ebr p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmbledhur:<\/p>\n<p>Nj\u00eb grua e re, <em>Aalo<\/em>, e braktis familjen e saj p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb ujk gjat\u00eb nat\u00ebs dhe t\u00eb vrapoj\u00eb s\u00eb bashku me lukunin\u00eb e saj n\u00ebp\u00eb pyje. \u00cbsht\u00eb gruaja ajo q\u00eb vendos se, kur d\u00ebshiron t\u00eb marr\u00eb form\u00ebn njer\u00ebzore apo t\u00eb kafsh\u00ebve, duke veshur nj\u00eb l\u00ebkur\u00eb ujku, q\u00eb e lejon t\u00eb shnd\u00ebrrohet. Njer\u00ebzit e fshatit, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe burrin e saj Pridik, e akuzojn\u00eb se ajo \u00ebsht\u00eb nusja e djallit dhe e djegin t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb saun\u00eb, s\u00eb bashku me f\u00ebmij\u00ebn e ngjizur gjat\u00eb nj\u00eb nate, kur ajo mori form\u00ebn e njeriut dhe i b\u00ebri nj\u00eb vizit\u00eb burrit t\u00eb saj. Ky i fundit, megjithat\u00eb, i bindur se eshtrat n\u00eb saun\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm mbetjet njer\u00ebzore t\u00eb Aalos dhe se shpirti i gruas s\u00eb tij mund t\u00eb mbijetoj\u00eb n\u00eb trupin e ujkut, shkon p\u00ebr t\u00eb gjuetur kafsh\u00ebn, ujkun dhe e vret at\u00eb pa m\u00ebshir\u00eb. Duke analizuar vepr\u00ebn, vihet re menj\u00ebher\u00eb se si Aalo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua e ve\u04abant\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb bisedoj\u00eb me kafsh\u00ebt dhe t\u2019i zbut\u00eb ato. Q\u00eb n\u00eb faqet e para p\u00ebrshkruhen n\u00eb nj\u00eb lidhje t\u00eb fort\u00eb grua dhe kafsha, e cila do t\u00eb jet\u00eb konstante n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vepr\u00ebn. Aalo n\u00eb trupin e saj mban nj\u00eb damk\u00eb, nj\u00eb shenj\u00eb t\u00eb kuqe, t\u00eb ngjashme me krahun e nj\u00eb mole, q\u00eb populli e quan edhe germ\u00eb zjarri apo damk\u00eb e shtrigave dhe ka flok\u00eb t\u00eb kuq: gruaja \u00ebsht\u00eb e ndryshme nga t\u00eb tjer\u00ebt edhe p\u00ebr shenjat e dukshme n\u00eb trupin e saj. Shoq\u00ebria, e n\u00ebnshtruar nga besime supersticioze dhe e topitur nga feja, nuk kupton dhe i interpreton k\u00ebto shenja si paralajm\u00ebrime t\u00eb s\u00eb keqes dhe magjis\u00eb. Paragjykimi i treguar nga populli simbolizon ato ndjenja fatkeq\u00ebsie dhe mosbesimi, q\u00eb shpesh shoq\u00ebria ka manifestuar kund\u00ebr atyre grave q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb emancipimin.<\/p>\n<p>Kallasi p\u00ebsoi ndikime t\u00eb konsiderueshme prej teorive frojdiste dhe mbeti e hipnotizuar prej tyre. N\u00eb fakt, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr jan\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite referencat n\u00eb pun\u00ebn e babait t\u00eb psikoanaliz\u00ebs. Mo\u00e7ali ku Aalo shkon p\u00ebr t&#8217;u ribashkuar me tuf\u00ebn e saj ose p\u00ebr t\u2019u shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb ujk, \u00ebsht\u00eb metafor\u00eb p\u00ebr subkoshienc\u00ebn, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i paqart\u00eb dhe i pap\u00ebrcaktuar, midis ujit dhe tok\u00ebs, midis s\u00eb mir\u00ebs dhe s\u00eb keqes, midis pozitives dhe negatives. Mo\u04abali <em>par excellence<\/em> \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebrsim. Uji, gjithashtu, paraqet elementin material, l\u00ebngjet e mitr\u00ebs, disponimi i mitr\u00ebs, k\u00ebshtu q\u00eb k\u00ebtu p\u00ebrmendet gjendja e fetusit me gruan, nj\u00eb trup q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb formuar ende, pa identitet (\u00ebsht\u00eb grua apo ujk?). Aalo, kur \u00ebsht\u00eb ujkonj\u00eb mund t\u00eb jetoj\u00eb lirisht n\u00eb seksualitetin e vet dhe instinktet e veta jasht\u00eb ligjeve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. \u00cbsht\u00eb larg nga kufizimet sociale dhe rutin\u00ebs s\u00eb nj\u00eb gruaje.<\/p>\n<p>Kur vinte mbr\u00ebmja dhe ujq\u00ebrit, duke u errur, ata fillonin t\u00eb zvarriteshin m\u00eb af\u00ebr vendbanimeve t\u00eb njer\u00ebzve, k\u00ebshtu q\u00eb britmat e tyre arrinin n\u00eb rr\u00ebz\u00eb t\u00eb vesh\u00ebve, at\u00ebher\u00eb edhe Aalo, n\u00eb pragun e sht\u00ebpis\u00eb, harronte pun\u00ebt e saja t\u00eb pap\u00ebrfunduara, shikonte me ngulm drejt pyllit dhe ulurima e ujq\u00ebrve prekte veshin e saj si nj\u00eb muzik\u00eb e \u00ebmb\u00ebl, sepse ajo tashm\u00eb ishte e rac\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>K\u00ebtu referenca p\u00ebr teorit\u00eb e Jungut \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb: shkrirja me natyr\u00ebn simbolizon lirin\u00eb dhe munges\u00ebn e kufizimeve apo lidhjeve sociale. Jo rast\u00ebsisht Kallas zgjodhi ujkun si kafsh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shnd\u00ebrrohet Aalo. Ujku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kafsh\u00eb q\u00eb konsiderohet demonike, nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb vet\u00eb djallit. Megjithat\u00eb, ju mund t\u00eb pyesni veten n\u00ebse \u00ebsht\u00eb djalli apo Shpirti i Pyllit q\u00eb e posedon gruan. Natyrisht, perspektiva ndryshon. Po t\u00eb ishte Shpirti i Pyllit, at\u00ebher\u00eb Aalo nuk do t\u00eb ishte pushtuar nga djalli, por do t\u00eb jetonte, n\u00eb fakt, n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb dhe n\u00eb simbioz\u00eb me natyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Dhe ky Shpirt ishte Diabolus Sylvarum, Shpirti i Pyllit dhe i Ujkut, banesa e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb n\u00eb mo\u00e7al dhe n\u00eb pyll, trim dhe i patrembur, shpirti i forc\u00ebs dhe liris\u00eb, por edhe i zem\u00ebrimit dhe i dhun\u00ebs, i padep\u00ebrtuesh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do mir\u00ebkuptim njer\u00ebzor, me krah\u00eb si era e stuhis\u00eb dhe e zjarrt\u00eb si zemra e bot\u00ebs, por megjithat\u00eb n\u00eb tensionet e Err\u00ebsir\u00ebs.<\/p>\n<p>Ddrejt qenies s\u00eb saj ujk, Aalo provon nj\u00eb t\u00ebrheqje t\u00eb pamohueshme, sepse kur \u00ebsht\u00eb ujk m\u00eb n\u00eb fund ndihet e lir\u00eb, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me neveri, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00eb t\u00eb braktis\u00eb gjith\u00eb zakonet e nj\u00eb jete. Gruaja, para se t\u00eb filloj\u00eb procesin e transformimit t\u00eb saj, lind nj\u00eb vajz\u00eb, por nuk kujdeset e braktis\u00eb, duke e l\u00ebn\u00eb n\u00eb kujdesin e burrit t\u00eb saj. Gruaja refuzon am\u00ebsin\u00eb, thyen p\u00ebrfundimisht rolin tradicional t\u00eb gruas. N\u00ebn shfaqjen e ujkonj\u00ebs s\u00eb lir\u00eb gjith\u00eb shtaz\u00ebrin\u00eb e saj, me dhunimin e ndrydur, brenda vetes ajo mpreh shqisat e veta, ndien aroma t\u00eb pandjera kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, shikon m\u00eb mir\u00eb, me m\u00eb shum\u00eb qart\u00ebsi, provon k\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb t\u00eb qen\u00ebt brutale (kur cop\u00ebton kafsh\u00eb t\u00eb tjera). Aspekti fizik i saj shprehet plot\u00ebsisht. Kur \u00ebsht\u00eb ujkonj\u00eb ajo nxjerr an\u00ebn e saj t\u00eb fsheht\u00eb dhe instinktive.<\/p>\n<p>Dhe me shfaqjen e ujkonj\u00ebs u zgjuan tek Aalo edhe t\u00eb gjitha llojet e epsheve dhe d\u00ebshirave, si etja p\u00ebr gjak dhe jo g\u00ebzim, p\u00ebr t\u00eb shqyer, sepse edhe gjaku i saj kishte ndryshuar n\u00eb gjak ujku, k\u00ebshtu q\u00eb ajo ishte si nj\u00eb prej tyre. Me nj\u00eb britm\u00eb t\u00eb eg\u00ebr dhe triumfuese, ajo u bashkua me kompanin\u00eb e ujq\u00ebrve t\u00eb tjer\u00eb, si t\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb prej tyre shum\u00eb e munguar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe m\u00eb n\u00eb fund t\u2019i kishte gjetur t\u00eb ngjashmit e saj; dhe t\u00eb tjer\u00ebt, duke uluritur n\u00eb kor, e p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn at\u00eb si nj\u00eb mot\u00ebr.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb gruaja q\u00eb mund t\u00eb vendos\u00eb kur transformohet duke veshur l\u00ebkur\u00ebn e ujkut, duke preferuar p\u00ebrher\u00eb m\u00eb shpesh, p\u00ebrmas\u00ebn e saj fizike shqisore, seksuale, shtazarake. Pasi ujkonja, Aalo nuk mund t\u00eb kthehem m\u00eb prapa, sepse tani asaj i p\u00eblqen p\u00ebrmasa e re e saj dhe m\u00eb n\u00eb fund arrin t\u00eb ket\u00eb ep\u00ebrsi, edhe mbi burrin e saj.<\/p>\n<p>\u00ab<em>Shkove rrotull si ujk, apo jo?<\/em>\u00bb At\u00ebher\u00eb Aalo m\u00eb n\u00eb fund p\u00ebrgjigjigjet: \u00ab<em>Dhe n\u00ebse un\u00eb shkova rrotull si nj\u00eb ujkonj\u00eb, dhe gjaku i ujkut ndizet n\u00eb venat e mia, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr asnj\u00eb tjet\u00ebr, pasi shp\u00ebtimi ose humbja e shpirtit tim \u00ebsht\u00eb di\u04abka imja!<\/em>\u00bb.<br \/>\nBurri, Priidiku, sidoqoft\u00eb, t\u00ebrhiqet nga ana shtazarake e gruas, nga seksualiteti i saj i eg\u00ebr.<\/p>\n<p>\u00ab<em>Po si shkon ti, i dashur Priidik? \u00cbsht\u00eb i ftoht\u00eb shtratin yt?<\/em>\u00bb Dhe gjith\u00eb nat\u00ebn, deri n\u00eb agim gri, ata u p\u00ebrqafuan me dhembje dhe dashuri me nj\u00ebri-tjetrin, sikur t\u00eb mos kishin qen\u00eb kurr\u00eb t\u00eb ndar\u00eb.<\/p>\n<p>Nga kjo marr\u00ebdh\u00ebnie lindi pastaj nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, e vrar\u00eb, e djegur e gjall\u00eb, s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn q\u00eb vet\u00ebm sa i ka dh\u00ebn\u00eb drit\u00eb, nga nj\u00eb turm\u00eb e zem\u00ebruar, e sigurt se ky nuk \u00ebsht\u00eb biri i Priidikut, por i Ujkut, pra nj\u00eb hibrid i tmerrsh\u00ebm, nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh. Por Priidik, pas zjarrit, pyeti veten sikur gruaja t\u00eb kishte vdekur v\u00ebrtet\u00eb. \u00cbsht\u00eb i sigurt se vet\u00ebm forma e njeriut \u00ebsht\u00eb e zhdukur n\u00eb zjarr, por jo shpirti i ujkut. Kafsha i mbijeton vdekjes, dhe kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr njeriun, ajo \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtorja n\u00eb an\u00ebn e err\u00ebt, e keqja. Ai nuk mund t\u00eb duroj\u00eb q\u00eb Aalo t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera ajo gjeti dimensionin e saj. \u00cbsht\u00eb aluzion i qart\u00eb i p\u00ebrpjekjeve t\u00eb njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb lumturin\u00eb dhe mish\u00ebrimin fem\u00ebror. Pra Priidik e vret p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb asaj paqen, por duke qen\u00eb, n\u00eb fakt, i paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar form\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb gruas.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr sikur kjo t\u00eb mos mjaftonte, as edhe midis vet\u00eb grave s\u2019ka bashk\u00ebpunim, as midis atyre q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb (gruaja tjet\u00ebr e akuzuar p\u00ebr bashkim me djallin, e tregon Aalon si magjistare, motr\u00ebn e tij), as midis grave t\u00eb fshatit, q\u00eb mish\u00ebrojn\u00eb modelin e nj\u00eb gruaje t\u00eb p\u00ebrulur e t\u00eb n\u00ebnshtruar ndaj burrit. Jan\u00eb pik\u00ebrisht ata q\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb gruaja t\u00eb akuzohet p\u00ebr magji dhe t\u00eb sanksionojn\u00eb vdekjen e saj. Ujk dhe Per\u00ebndi. Midis tyre ka urrejtje t\u00eb p\u00ebrjetshme. Por k\u00ebtu feja p\u00ebrfaq\u00ebson shoq\u00ebrin\u00eb konformiste, ndjenj\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt, e cila nuk do q\u00eb gruaja t\u00eb emancipohet. Satanai \u00ebsht\u00eb \u00e7lirimi. Monstruozi dhe i paem\u00ebrtuari jan\u00eb dimension n\u00eb t\u00eb cilin ajo gjen realizimin. Ujku \u00ebsht\u00eb simbol i androgjinit, i nj\u00eb gjendjeje dhe seksualiteti \/biseksualiteti i lasht\u00eb.<\/p>\n<p>Asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb form\u00ebn e saj njer\u00ebzore, g\u00ebzimi i \u00e7muar dhe g\u00ebzimi i liris\u00eb s\u2019u ndez\u00ebn &#8211; zhyt\u00ebn n\u00eb gjakun e saj, si tani, q\u00eb ajo vraponte n\u00eb mo\u00e7alin si nj\u00eb njeriu-ujk. Pasi \u00ebsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsia tep\u00ebr e \u00e7muar e k\u00ebsaj lirie, t\u00eb themeluar nga Satanai p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr f\u00ebmij\u00ebt e njeriut n\u00eb humner\u00ebn e humbjes.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb romanit, vihet pyetja Kallas zgjodhi k\u00ebt\u00eb titull, dmth. <em>Nusja e Ujkut<\/em>. Mund t\u00eb mendohet n\u00ebse un\u00eb kam par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb gruan n\u00eb kategorit\u00eb e meshkujve (gruaja e &#8230;). Por problemi i gjinis\u00eb s\u00eb finlandishtes q\u00eb u p\u00ebrmend m\u00eb par\u00eb, vjen n\u00eb ndihm\u00eb. Para s\u00eb gjithash, Kallasi me q\u00ebllim do q\u00eb titulli t\u00eb mbetet i paqart\u00eb. Ajo p\u00ebrdor kategori mashkullore p\u00ebr t\u00eb pohuar fem\u00ebroren mashkullore. <em>Nusja e Ujkut<\/em>: krijimi, pra i nj\u00eb bote krejt femrash, realizimi i s\u00eb cil\u00ebs nuk duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet miratimit t\u00eb mashkullit.<\/p>\n<p><em>P\u00ebrgatiti dhe p\u00ebrktheu: <strong>Faslli Haliti<\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>A I N O . K A L L A S N U S J A . E . U J K U T T r i l o g j i P \u00cb R K T H E U: F A S L L I . H A L I T I Redaktor: P [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":40250,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8,12],"tags":[],"class_list":["post-40249","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-letersi","category-tregime"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>AINO KALLAS DHE NUSJA E UJKUT - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"AINO KALLAS DHE NUSJA E UJKUT - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"A I N O . K A L L A S N U S J A . E . U J K U T T r i l o g j i P \u00cb R K T H E U: F A S L L I . H A L I T I Redaktor: P [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-04-12T21:40:16+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-06-07T00:21:46+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/nusja_e_ujkut.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"550\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"486\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"AINO KALLAS DHE NUSJA E UJKUT\",\"datePublished\":\"2019-04-12T21:40:16+00:00\",\"dateModified\":\"2019-06-07T00:21:46+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\\\/\"},\"wordCount\":2308,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/04\\\/nusja_e_ujkut.jpg\",\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\",\"Tregime\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\\\/\",\"name\":\"AINO KALLAS DHE NUSJA E UJKUT - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/04\\\/nusja_e_ujkut.jpg\",\"datePublished\":\"2019-04-12T21:40:16+00:00\",\"dateModified\":\"2019-06-07T00:21:46+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/04\\\/nusja_e_ujkut.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/04\\\/nusja_e_ujkut.jpg\",\"width\":550,\"height\":486},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"AINO KALLAS DHE NUSJA E UJKUT\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"AINO KALLAS DHE NUSJA E UJKUT - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"AINO KALLAS DHE NUSJA E UJKUT - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"A I N O . K A L L A S N U S J A . E . U J K U T T r i l o g j i P \u00cb R K T H E U: F A S L L I . H A L I T I Redaktor: P [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-04-12T21:40:16+00:00","article_modified_time":"2019-06-07T00:21:46+00:00","og_image":[{"width":550,"height":486,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/nusja_e_ujkut.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"AINO KALLAS DHE NUSJA E UJKUT","datePublished":"2019-04-12T21:40:16+00:00","dateModified":"2019-06-07T00:21:46+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\/"},"wordCount":2308,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/nusja_e_ujkut.jpg","articleSection":["Let\u00ebrsi","Tregime"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\/","name":"AINO KALLAS DHE NUSJA E UJKUT - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/nusja_e_ujkut.jpg","datePublished":"2019-04-12T21:40:16+00:00","dateModified":"2019-06-07T00:21:46+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/nusja_e_ujkut.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/nusja_e_ujkut.jpg","width":550,"height":486},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/aino-kallas-dhe-nusja-e-ujkut\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"AINO KALLAS DHE NUSJA E UJKUT"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40249","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40249"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40249\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/40250"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40249"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40249"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40249"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}