{"id":40256,"date":"2019-04-13T00:14:55","date_gmt":"2019-04-12T22:14:55","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=40256"},"modified":"2019-04-13T00:14:55","modified_gmt":"2019-04-12T22:14:55","slug":"ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\/","title":{"rendered":"ISMET GASHI &#8211; NJ\u00cb JET\u00cb AKTIVE DHE R\u00cbNIE HEROIKE"},"content":{"rendered":"<p><em>D\u00ebshmori Ismet Gashi<\/em><\/p>\n<p><strong>IDRIZ ZEQIRAJ<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 20 vjetorin e r\u00ebnies t\u00eb gjykat\u00ebsit, avokatit, veprimtarit atdhetar, luft\u00ebtarit, Ismet Selman Gashit, Oda e Avokat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, Shoqatat e dala nga lufta e U\u00c7K-s\u00eb, Dega regjionale n\u00eb Prizren, n\u00eb bashk\u00ebpunim me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e fshatit Landovic\u00eb, Qazim Tha\u00e7i, organizuan Akademi P\u00ebrkujtimore. Salla e madhe n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Kultur\u00ebs, n\u00eb Prizren, ishte mbushur me pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Familjes s\u00eb madhe Gashi, zyrtar\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, komandant\u00eb t\u00eb luft\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb t\u00eb gjitha subjekteve politike, t\u00eb bashk\u00ebsive fetare, zyrtar\u00eb komunal\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb FSK-s\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb policis\u00eb, miq e dashamir\u00eb t\u00eb d\u00ebshmorit, qytetar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb Landovic\u00ebs, Prizrenit dhe fshatrave tjera.<\/p>\n<p>Intonimi i Hymnit t\u00eb Flamurit, u respektua me ngritje n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb t\u00eb pranishm\u00ebve. Drejtuesi, respektivisht, moderatori i k\u00ebsaj Akademie, Qazim Tha\u00e7i, ftoi p\u00ebr heshtje mortore, n\u00eb nderim t\u00eb d\u00ebshmorit Ismet Gashi, me shok\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p><em>Kryeredaktori i RTV &#8220;Besa&#8221;, <strong>Qazim Tha\u00e7i<\/strong><\/em><\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i fshatit Landovic\u00eb, Qazim Tha\u00e7i, nj\u00ebherit, kryeredaktor i Radio-Televizionit &#8220;Besa&#8221;, me seli n\u00eb Prizren, mbajti referatin kryesor, p\u00ebr jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e d\u00ebshmorit Ismet Gashi. Ai, n\u00eb mes tjerash, referoi:<\/p>\n<p>&#8220;D\u00ebshmor i Atdheut \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb vritet n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr liri dhe p\u00ebr drejt\u00ebsi shoq\u00ebrore; ai q\u00eb fal\u00eb jet\u00ebn e tij, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e popullit dhe t\u00eb atdheut. Kalojn\u00eb vite, kalojn\u00eb edhe shekuj e kujtimi p\u00ebr d\u00ebshmor\u00ebt mbetet i fresk\u00ebt, n\u00eb mendjet tona, n\u00eb kujtes\u00ebn ton\u00eb historike. Brezat q\u00eb vijn\u00eb do t\u2019i mbajn\u00eb n\u00eb zem\u00ebr d\u00ebshmor\u00ebt, p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ata flamuj, t\u00eb valvit\u00ebn rrug\u00ebve e shesheve tona t\u00eb liris\u00eb. Liria nd\u00ebrtohet me jet\u00ebra, nd\u00ebrtohet me gjak, nd\u00ebrtohet me d\u00ebshmor\u00eb. Kurse, d\u00ebshmor\u00ebt jan\u00eb nderi dhe krenaria e popullit ton\u00eb martir. D\u00ebshmor\u00ebt jan\u00eb nd\u00ebrgjegjja m\u00eb sublime dhe vet\u00ebdija, e ngritur lart. P\u00ebr \u00e7do komb t\u00eb qytet\u00ebruar, d\u00ebshmor\u00ebt jan\u00eb lavdia dhe krenaria e tij.<\/p>\n<p>D\u00ebshmori i kombit Ismet Gashi, u lind m\u00eb 1 maj t\u00eb vitit 1952, n\u00eb Landovic\u00ebn legjendare, bir i familjes atdhetare t\u00eb Haxhi Selman Gashit. Kat\u00ebr klasat e para i kreu n\u00eb Landovic\u00eb, kurse filloren e plot\u00eb e kreu n\u00eb Piran\u00eb, t\u00eb mesmen n\u00eb Normalen e Prizrenit. Babai i tij, haxhi Selmani dhe n\u00ebn\u00ebn burrensh\u00eb e njohur Dalife, duke pa se Ismeti dallohej p\u00ebr zgjuar\u00ebsi, ata i dhan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e shkollimit. Ai ishte nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt e fshatit, q\u00eb ia m\u00ebsyu shkollimit. Punoi nj\u00eb vit n\u00eb Zym dhe u regjisitrua n\u00eb Fakultetin Juridik, n\u00eb Prishtin\u00eb, t\u00eb cilin e mbaroi n\u00eb afat rekord dhe i dalluar . Por, ai asnj\u00ebher\u00eb s\u00eb ndali d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr shkollim dhe magjistroi te profesor Bardhyl Qaushi. Nd\u00ebsa specializoi trash\u00ebgimtaren n\u00eb krah t\u00eb profesor Ejup Statovcit.<\/p>\n<p>Ismet Gashi u b\u00eb i af\u00ebrt, s\u00eb pari p\u00ebr familjen, ku v\u00ebll\u00ebz\u00ebrit m\u00eb t\u00eb rritur Binaku, tani i ndjer\u00eb, Hajdini, Eqremi, pastaj ata m\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb, Salihu dhe Jahiri, e kuptuan se ai ishte p\u00ebrtej mund\u00ebsive t\u00eb tija, i sjellsh\u00ebm e bujar, ata i besuan edhe shum\u00eb detyra n\u00eb familjen e madhe t\u00eb Haxhi Selmanit. Duke marr\u00eb pastaj model edhe krenarin\u00eb e Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovit e Anton \u00c7et\u00ebs, kontakoi m\u00eb pas daljen nga burgu, disa her\u00eb, Adem Dema\u00e7in.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Akademi - Oda e Avokat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr d\u00ebshmorin Ismet Gashi\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/akademi_oda_avokateve_ks_per_ismet_gashi.jpg\" alt=\"\" width=\"800\" border=\"0\" \/><em>Pamje nga Akademia, referon kryetari i Od\u00ebs t\u00eb Avokat\u00ebve, Hajrip Krasniqi<\/em><\/p>\n<p>Pun\u00ebsohet n\u00eb gjykat\u00eb, n\u00eb prokurori, n\u00eb inspektorat t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe, n\u00eb fund, em\u00ebrohet kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb Bashkuar. Por, dhuna serbe, ve\u00e7an\u00ebrisht, pas ndryshimeve n\u00eb frym\u00ebn e \u201cKushtetut\u00ebs s\u00eb Gazimestanit\u201d, Ismetin, tani, m\u00eb t\u00eb shkolluar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, e kalit\u00ebn t\u00eb vihet n\u00eb t\u00eb gjitha format, p\u00ebr manifestimin e revolt\u00ebs, kund\u00ebr ndryshimeve kushtetuese dhe vihet n\u00eb krahun e profesor Ukshin Hotit, madje edhe mbrojt\u00ebs i tij n\u00eb Gjykimin e Pirzrenit.<\/p>\n<p>Ndjenja e atdhedashuris\u00eb t\u00eb trash\u00ebguar nga familja e tij fisnike, i dha forc\u00ebn dhe moralin t\u00eb ky\u00e7et, qysh n\u00eb formimin e celulave t\u00eb para t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, n\u00eb korridorin logjistik t\u00eb Hasit, p\u00ebrkat\u00ebsisht, t\u00eb Landovic\u00ebs. Ismeti gjendet nd\u00ebrmjet grupeve: t\u00eb Landovic\u00ebs , Krush\u00ebs s\u00eb Vog\u00ebl dhe Ho\u00e7\u00ebs s\u00eb Qytetit. Ai filloi t\u00eb kontaktoj\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb, me q\u00ebllim t\u00eb organizimit t\u00eb luft\u00ebs, duke kontaktuar edhe me personalitete, p\u00ebr sigurimin e armatimit. Nj\u00ebkohsh\u00ebm, kontaktonte K\u00ebshillin e Financave, p\u00ebr sigurimin e mjeteve t\u00eb nevojshme, duke shfryt\u00ebzuar edhe humanizmin e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij, Hajdinit, Salihit, Jahirit, t\u00eb cil\u00ebt punonin n\u00eb m\u00ebrgim.<\/p>\n<p>Vrasja e djem\u00ebve t\u00eb Landovic\u00ebs, mobilizoi njer\u00ebzit, duke e b\u00ebr\u00eb Landovic\u00ebn qend\u00ebr kryesore t\u00eb logjistik\u00ebs dhe t\u00eb luft\u00ebs. Ismeti u dallua, s\u00eb bashku me kryetar\u00ebt e grupeve, t\u00eb caktuar n\u00ebp\u00ebr lagje, n\u00eb organizimin e mbrojtjes. D\u00ebshmori Hashim Gashi, Selim Morina, Miradije Berisha, u p\u00ebrball\u00ebn me forcat serbe. Ismeti ishte shum\u00eb aktiv n\u00eb mbrojtje t\u00eb popullat\u00ebs t\u00eb Landovic\u00ebs, pavar\u00ebsisht rrezikut t\u00eb madh, madje, i vet\u00ebdijsh\u00ebm se shanset e mbijetes\u00ebs ishin minore.<\/p>\n<p>Predhat e para armiku i hodhi n\u00eb ora 10.oo t\u00eb 26 marsit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Landavica mobilizohej, p\u00ebr t\u00eb mos e braktisur fshatin, sipas urdh\u00ebrit t\u00eb Shtabit Operativ t\u00eb Zon\u00ebs s\u00eb Pashtrikut, n\u00eb Reti, urdh\u00ebr t\u00eb cilin e mori dhe e mb\u00ebshteti vet Ismet Gashi. S\u00eb pari granatohen sht\u00ebpit\u00eb e Gash\u00ebve. Ismeti mbet\u00ebt pa n\u00ebn\u00ebn, nipin Afrimin, pa Kosovaren e Kushtrimin. Nd\u00ebr t\u00eb plagosurit jan\u00eb v\u00ebllai Eqremi, nipi Rasimi, mbesat Emina e Myfidja, kunata Shkurta. Pastaj vrit\u00ebn banor\u00eb t\u00eb lagj\u00ebs, kurse t\u00eb plagosur r\u00ebnd\u00eb mbet\u00ebn edhe tremb\u00ebdhjet\u00eb banor\u00eb t\u00eb fshatit Landavic\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb luftime e sip\u00ebr, bie n\u00eb fush\u00ebn e nderit edhe kuadri i luft\u00ebs, Ismet Gashi, trupi i pajet\u00eb i t\u00eb cilit u zbulua tek m\u00eb 19 qershor t\u00eb vitit 2004, pas identifikimeve n\u00eb morgun e Rahavecit. Ceremoniali i p\u00ebrcjelljes, p\u00ebr n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi u b\u00eb, po k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, nga bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt t\u00eb Zon\u00ebs Operative t\u00eb Pashtrikut dhe me protokol t\u00eb Zon\u00ebs II-t\u00eb, t\u00eb Trupave Mbrojt\u00ebse t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt e bashkuan edhe Ismetin pran\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb kombit n\u00eb Landovic\u00eb. Pas vetes la bijt\u00eb: Arbenin-jurist, Gazmendin, Shk\u00eblzenin dentist e Men\u00e7urin\u00eb, q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, edhe k\u00ebta po ndjekin rrug\u00ebn atdhetare, t\u00eb trasuar nga babai i tyre, d\u00ebshmori i Kosov\u00ebs, Ismet Gashi&#8221;, &#8211; p\u00ebrmbylli fjal\u00ebn e tij, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i fshatit Landovic\u00eb, Qazim Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Eprori ushtarak i Koshar\u00ebs, Esat Krasniqi<\/p>\n<p>Esat Krasniqi, an\u00ebtar i Kryesis\u00eb t\u00eb OVL t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, epror ushtarak n\u00eb Koshare, rrefeu epizode nga nga jeta dhe veprimtaria profesionale e Ismet Gashit, tani, d\u00ebshmor i kombit.<\/p>\n<p>&#8220;E nderuara Familje e d\u00ebshmorit t\u00eb Kosov\u00ebs, Ismet Gashi,<br \/>\nT\u00eb nderuar familjar\u00eb t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve, Invalid\u00eb dhe Veteran\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb,<br \/>\nT\u00eb nderuar gjyqtar\u00eb, prokuror\u00eb, avokat\u00eb, deputet\u00eb, z\u00ebvend\u00ebs-ministra, zyrtar\u00eb t\u00eb Kuvendit Komunal, Ushtria e Kosov\u00ebs, Policia, Bashk\u00ebsit\u00eb Fetare dhe t\u00eb gjith\u00eb ju t\u00eb pranish\u00ebm,<\/p>\n<p>Po e nis fjal\u00ebn time me sentenc\u00ebn, tashm\u00eb, proverbiale t\u00eb Presidentit amerikan, Xhon Kenedi, n\u00eb p\u00ebrurimin e tij president i Amerik\u00ebs: &#8220;Mos pyet se \u00e7far\u00eb b\u00ebri Amerika p\u00ebr ju, por \u00e7far\u00eb b\u00ebt\u00eb ju p\u00ebr Amerik\u00ebn&#8221;.<\/p>\n<p>Veprimtaria atdhetare e Ismet (Selman) Gashit fillon q\u00eb nga vitet `80-a. Masat drastike t\u00eb regjimit serbo-sllav\u00eb, nga viti 1981 e k\u00ebtej, largimet masive nga puna, e p\u00ebrball\u00ebn me pushtetin juristin e diplomuar Ismet Gashin, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e gjykat\u00ebsit, n\u00eb Gjykat\u00ebn Ekonomike t\u00eb Pun\u00ebs. Ai mundohej me \u00e7do kush t`i mbronte pun\u00ebtor\u00ebt shqiptar\u00eb. Ai nuk heshti kurr\u00eb, edhe at\u00ebher\u00eb kur arma vepronte e ligjet heshtnin!<\/p>\n<p>RASTI 1<\/p>\n<p>Pas vitit 1981 filloi largimi i pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Mbrojtjes Teritoriale. Ismeti, n\u00eb rastin e mbrotjes time, duhej t\u00eb ballafaqohej me komand\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb Shtabit t\u00eb Mbrojtjes Teritoriale. N\u00eb gjykatore ishte nj\u00eb epror K0S-it dhe dy ndihm\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb nga Prishtina e Nishi. K\u00ebrkesa e tyre ishte q\u00eb gjyqi t\u00eb mbahej n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, sepse n\u00eb at\u00eb koh\u00eb mbaheshin takime, p\u00ebr ndryshimin e Kushtetut\u00ebs t\u00eb vitit 1974.<\/p>\n<p>Ismeti u drejtohet me k\u00ebto fjal\u00eb: &#8220;Un\u00eb, si gjykat\u00ebs, veproj sipas Kushtetut\u00ebs t\u00eb vitit 1974. E drejta e \u00e7do kujt \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mbrohet n\u00eb gjuh\u00ebn e tij, n\u00eb rastin konkret, n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<br \/>\nMajori i KOS-it: tha: &#8220;Un\u00eb nuk e kuptoj gjuh\u00ebn shqipe&#8221;.<br \/>\nIsmeti, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e gjyqtarit, iu p\u00ebrgjigj: &#8220;Ky \u00ebsht\u00eb problemi juaj&#8221;.<br \/>\nPastaj Majori i tha: &#8220;Vendosni si t\u00eb doni, po ky nuk kthehet ne vendin e pun\u00ebs&#8221;!<br \/>\nIsmeti, me ngritje z\u00ebri, i kthehet Majorit: &#8220;Sipas ligjit, Esati duhet t\u00eb kthehet n\u00eb pun\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Edhe at\u00ebher\u00eb kur forca ishte n\u00eb krahun e kund\u00ebrt, Ismeti nuk i p\u00ebrfillte urdh\u00ebrat dhe nuk i n\u00ebnshtrohej fare, sepse kishte guximin e nje intelektuali t\u00eb vendosur, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare shqiptare. Nga rasti im konkret, mbaja kontakte me Ismetin, admiroja vendosm\u00ebrin\u00eb, trim\u00ebrin\u00eb dhe gjykimin e tij t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb dhe krijova bindjen se Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz me vlera intelektuale dhe atdhetare, si Ismet Gashi.<\/p>\n<p>RASTI 2<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb her\u00eb do ta zbuloj nj\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb edhe p\u00ebr familjen. N\u00eb vitin 1992 \u00ebsht\u00eb formuar Ministria Mbrojtjes. Ismeti ishte caktuar q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb Rregulloren Ushtarake dhe duhej t\u00eb mbante kontakte me Ministrin e par\u00eb t\u00eb Mbrojtj\u00ebs, Hajzer Hajzeraj dhe Prof. Haxhi Feratin.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr fat t\u00eb keq, \u00e7\u00ebshtja u dekonspirua dhe aktivist\u00ebt u zbuluan nga qarqet serbe. Dhe, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb u mbajt n\u00eb heshtje ky aktivitet, meq\u00eb disa epror\u00eb ushtarak\u00eb u arrestuan, u d\u00ebnuan dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb u larguan nga Kosova, p\u00ebr t`i shp\u00ebtuar nd\u00ebshkimit. Por, pas luft\u00ebs, pas kthimit tim nga Kosharja, ku isha i angazhuar si ushtarak, e kuptova nga shum\u00eb shok\u00eb se Ismeti kurr\u00eb nuk kishte pushuar s\u00eb punuari n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, me nder dhe p\u00ebrkushtim t\u00eb madh.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb kur doli n\u00eb sken\u00eb U\u04aaK-ja, Ismetin e gjeti t\u00eb gatsh\u00ebm, p\u00ebr kontributin e rradh\u00ebs, q\u00eb ishte nd\u00ebr organizator\u00ebt kryresor n\u00eb An\u00ebn e P\u00ebrdrinis\u00eb, n\u00eb Sektorin e Logjistik\u00ebs s\u00eb Ushtris\u00eb \u04aalirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo tregon se Ismeti, e kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00e7lirimin e vendit.<\/p>\n<p>Duke u bazuar n\u00eb k\u00ebto dhe shum\u00eb aktivitete tjera t\u00eb Ismetit, un\u00eb, Esat Krfasniqi, si nj\u00eb ish-epror ushtarak dhe an\u00ebtar i Kryesis\u00eb s\u00eb Veteran\u00ebve t\u00eb U\u04aaK-s\u00eb, n\u00eb konsultim me Shoqatat e dala nga lufta, Od\u00ebn e Avokat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Qazim Tha\u00e7in, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb fshatit Landovic\u00eb, kemi vendosur q\u00eb:<\/p>\n<p>DUKE U BAZUAR N\u00cb LIGJET USHTARAKE, N\u00cb RREGULLAT DHE PRINCIPET TJERA DHE DUKE PAR\u00cb VEPRIMTARIN\u00cb PATRIOTIKE T\u00cb ISMET GASHIT, KEMI VENDOSUR Q\u00cb DESHMORI ISMET GASHI, T\u00cb MERR MENJ\u00cbHER\u00cb GRAD\u00cbN E HEROIT T\u00cb KOSOV\u00cbS. LAVDI VEPR\u00cbS S\u00cb ISMET GASHIT!&#8221;<\/p>\n<p>Deputeti i Parlamentit t\u00eb Kosov\u00ebs, Zafir Berisha<\/p>\n<p>P\u00ebr ta zbutur, sado pak, armosfer\u00ebn mortore n\u00eb sall\u00eb, n\u00eb sken\u00eb ngjit\u00ebt voglushja simpatike, Kanina Tha\u00e7i, e cila reciton krijimin poetik &#8220;D\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb vendit tim&#8221;, t\u00eb realizuar nga gjyshi i saj, Qazim Tha\u00e7i. E sigurt\u00eb, e shpenguar, zot\u00ebruese e sken\u00ebs, pavar\u00ebsisht mas\u00ebs, shum\u00ebsis\u00eb s\u00eb publikut, ajo shk\u00eblqeu me recitimin e saj t\u00eb ndjesh\u00ebm, premtuese p\u00ebr role skenike, artistike. Shk\u00ebpusim pak vargje:<\/p>\n<p>&#8220;&#8230; E kujtimet p\u00ebrv\u00ebluese t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb vendit tim<br \/>\nLapidari juaj drit\u00eb e liris\u00eb dje, shenj\u00eb e krenaris\u00eb sot.<br \/>\nMbr\u00ebm\u00eb mblodha t\u00eb gjitha \u00ebndrrat e plagosura<br \/>\nDhe qendisa kuror\u00ebn e liris\u00eb &#8230;&#8221;<\/p>\n<p>Akademia P\u00ebrkujtimore, kushtuar d\u00ebshmorit Ismet Gashi, ishte konceptuar dhe realizuar, mjesht\u00ebrisht, nga organizator\u00ebt, t\u00eb prir\u00eb nga kryeredaktori i RTV &#8220;BESA&#8221;, Qazim Tha\u00e7i, i ndihmuar edhe nga djali dhe nipi i d\u00ebshmorit Ismet Gashit, p\u00ebrkat\u00ebsisht Arbeni dhe G\u00ebzimi (Berisha), si\u00e7 na thot\u00eb mjeshtri i pend\u00ebs, Qazimi. Ndoshta, ishte Akademi unike n\u00eb regjin\u00eb e saj dhe protagonist\u00ebt pjes\u00ebmarr\u00ebs e fol\u00ebs. Ishte, t\u00ebr\u00ebsisht, jo partiake, edhe pse n\u00eb sall\u00ebn P\u00ebrkujtimore ishin p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e t\u00eb gjitha subjekteve politike.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, Ismet Gashi ishte i pranuar nga t\u00eb gjith\u00eb, si d\u00ebshmor i denj\u00eb. Madje, jan\u00eb bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e tij, nga e majta e Kosov\u00ebs, q\u00eb ngulmojn\u00eb p\u00ebr akordimin e titullit &#8220;Hero i Kosov\u00ebs&#8221;, p\u00ebr luft\u00ebtarin e p\u00ebrkushtuar dhe trim, Ismet Gashin, edhe pse, p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb radhazi, ai ishte kuad\u00ebr i Lidhjes Demokratike t\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, atij i ishte besuar p\u00ebrpilimi, hartimi i Rregullores Ushtarake, qysh n\u00eb vitin 1992. V\u00ebrtet, p\u00ebrgjegj\u00ebsi, sa intesante, aq edhe e ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr koh\u00ebn!<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Od\u00ebs t\u00eb Avokat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, deg\u00ebzimi n\u00eb Prizren, foli kryetari i saj, Hajrip Krasniqi, i cili potencoi pun\u00ebn e suksesshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb profesion, duke e vler\u00ebsuar Ismet Gashin si shum\u00eb t\u00eb guximsh\u00ebm, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb zezon\u00eb, n\u00eb mbrojtje t\u00eb burrave dhe t\u00eb djem\u00ebve, t\u00eb akuzuar p\u00ebr motive politike, n\u00eb mes t\u00eb cil\u00ebve edhe profesor Ukshin Hotin, sot, Hero i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prizren, Ymer Hoxha, ish-koleg i Ismetit, ve\u00e7 tjerash, rr\u00ebfeu fragmente t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb gjykat\u00eb. Ismet Gashi ishte njeri me integritet, profesionalisht i p\u00ebrgaditur dhe me parim\u00ebsi admiruese.<\/p>\n<p>Prokurori Syl\u00eb Hoxha, kishte fjal\u00eb miradije p\u00ebr juristin Ismet Gashin. I p\u00ebrkor\u00eb dhe sovran n\u00eb vendimet e tij. \u00cbsht\u00eb borxh i yni, t\u00eb flasim, t\u00eb shkruajm\u00eb, ta p\u00ebrkujtojm\u00eb, sepse ishte shembull unik p\u00ebr Landovic\u00ebn dhe rrethin ton\u00eb. Ai \u00e7oi p\u00ebrpara idealin familjar. Ai ishte shtylla e Familjes Gashi. Pa p\u00ebrkrahjen e familjes s\u00eb tij bujare dhe atdhetare, ai nuk mund ta zhvillonte nj\u00eb aktivitet kaq voluminoz. Fjala e tij d\u00ebgjohej me v\u00ebmendje. Gjeneratat e reja kan\u00eb \u00e7ka t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb nga Ismet Gashi. Shkurt: ishte institucional dhe tejet parimor.<\/p>\n<p>Ish-Komandanti i V\u00ebrrinit, Zafir Berisha, tani, deputet n\u00eb Parlamentin e Kosov\u00ebs, evokoi kujtimet e luft\u00ebs p\u00ebr Ismet Gashin. Angazhimi i tij n\u00eb mbrojtje t\u00eb popullat\u00ebs, ishte sa p\u00ebrkushtues, aq edhe i ve\u00e7ant\u00eb. Dhe, jeta e tij u shua vet\u00ebdijsh\u00ebm, pik\u00ebrisht, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta mbrojtur popullat\u00ebn, e cila ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb pushtuesit serbo-sllav\u00eb.<\/p>\n<p>Rexhep Hoti, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e koordinatorit nacional, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kryeministrit, p\u00ebrsh\u00ebndeti t\u00eb pranishmit n\u00eb Akademi. Ve\u00e7 tjerash, ai tha se Ismet Gashi shquhej p\u00ebr guximin qytetar e profesional, n\u00eb mbrojtje t\u00eb klient\u00ebve, nga padrejt\u00ebsit\u00eb dhe nd\u00ebshkimet gjyq\u00ebsore t\u00eb fabrikuara. Vlen t\u00eb theksohet mbrojtja, q\u00eb ai i b\u00ebri veprimtarit komb\u00ebtar, Ukshin Hoti, ish i burgosuri politik elitar, tani, Hero i Kosov\u00ebs, ende pa varr legal!<\/p>\n<p>I \u00e7ilt\u00ebr dhe dinjitoz ishte n\u00eb fjal\u00ebn e tij komandanti Osman Qerreti-Quni, nga Landovica. Kemi th\u00ebn\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra, por, u lan\u00eb edhe shum\u00eb pa th\u00ebn\u00eb. Disa gj\u00ebra na ndanin, por lufta, liria na bashkoi. Komunikues e p\u00ebrbashkues ishte juristi Ismet Gashi. Dhe, k\u00ebto cil\u00ebsi fisnike t\u00eb tij, ishin p\u00ebrcaktuese p\u00ebr bashk\u00ebpunimin ton\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm p\u00ebrgjat\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Akademin\u00eb P\u00ebrkujtimore e p\u00ebrsh\u00ebndeti edhe Mulla Ali eferndi Vezaj, imam. Fjal\u00eb t\u00eb men\u00e7ura dhe k\u00ebshilluese tha hoxha. Gjat\u00eb luft\u00ebs na ka bashkuar komponenta e liris\u00eb. Edhe pse paslufta na ka zhg\u00ebnjyer shum\u00eb, megjithat\u00eb, jam optimist p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Njer\u00ebzit, rinia duhet t\u00eb ken\u00eb shpres\u00eb e besim, p\u00ebr dit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira. Q\u00ebndroni k\u00ebtu, toka e t\u00eb par\u00ebve na lut dhe na obligon.<\/p>\n<p>Aktorja Refije Berisha, n\u00eb monologun p\u00ebr d\u00ebshmor\u00ebt<\/p>\n<p>K\u00ebng\u00ebtarja-aktore, Refije Berisha, me grupin e t\u00eb rinj\u00ebve, p\u00ebrformoi &#8220;Monologun p\u00ebr d\u00ebshmor\u00ebt&#8221;, i cili u p\u00eblqye shum\u00eb nga t\u00eb pranishmit:<\/p>\n<p>&#8220;Do t\u00eb flas n\u00eb zyr\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb,<br \/>\nMalli, loti, krenaria e Landovic\u00ebs,<br \/>\nZem\u00ebr e djegur p\u00ebrgjithmon\u00eb &#8230;&#8221;<\/p>\n<p>P\u00ebrmes post\u00ebs digjitale, Akademin\u00eb P\u00ebrkujtimore e p\u00ebrsh\u00ebndeti edhe kryetari i Od\u00ebs t\u00eb Avokat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, Osman Havolli.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Familjes s\u00eb gjer\u00eb GASHI, t\u00eb pranishmit i p\u00ebrsh\u00ebndeti i biri i Ismet Gashit, juristi Arben Gashi: Ju p\u00ebrsh\u00ebdes dhe ju falenderoj me p\u00ebrzem\u00ebrsi t\u00eb gjith\u00eb ju, t\u00eb pranish\u00ebm. I falenderoj shum\u00eb organizator\u00ebt e k\u00ebsaj Akademie dinjitoze P\u00ebrkujtimore, n\u00eb nderim t\u00eb babait tim, t\u00eb familjarit ton\u00eb, d\u00ebshmorit t\u00eb kombit, Ismet Gashi. Me pjes\u00ebmarrjen tuaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb Akademi, ju keni nderuar Ismetin, tashm\u00eb, t\u00eb am\u00ebshuar, shok\u00ebt e tij d\u00ebshmor\u00eb t\u00eb liris\u00eb, t\u00eb Atdheut si dhe veten tuaj. Edhe nj\u00eb her\u00eb, ju falenderojm\u00eb nga zemra dhe u jemi shum\u00eb dhe p\u00ebrjet\u00ebsisht mir\u00ebnjoh\u00ebs, &#8211; tha pinjolli i Familjes Gashi, Arbeni.<\/p>\n<p>Akademin\u00eb P\u00ebrkujtimore e p\u00ebrmbyll\u00ebn k\u00ebng\u00ebtaret e mir\u00ebjohura, Violet\u00eb Kukaj dhe Refije Berisha, m\u00eb k\u00ebng\u00ebt p\u00ebr Ismet Gashin dhe p\u00ebr d\u00ebshmor\u00ebt e Landovic\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>D\u00ebshmori Ismet Gashi IDRIZ ZEQIRAJ N\u00eb 20 vjetorin e r\u00ebnies t\u00eb gjykat\u00ebsit, avokatit, veprimtarit atdhetar, luft\u00ebtarit, Ismet Selman Gashit, Oda e Avokat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, Shoqatat e dala nga lufta e U\u00c7K-s\u00eb, Dega regjionale n\u00eb Prizren, n\u00eb bashk\u00ebpunim me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e fshatit Landovic\u00eb, Qazim Tha\u00e7i, organizuan Akademi P\u00ebrkujtimore. Salla e madhe n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Kultur\u00ebs, n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":40257,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-40256","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>ISMET GASHI - NJ\u00cb JET\u00cb AKTIVE DHE R\u00cbNIE HEROIKE - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"ISMET GASHI - NJ\u00cb JET\u00cb AKTIVE DHE R\u00cbNIE HEROIKE - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"D\u00ebshmori Ismet Gashi IDRIZ ZEQIRAJ N\u00eb 20 vjetorin e r\u00ebnies t\u00eb gjykat\u00ebsit, avokatit, veprimtarit atdhetar, luft\u00ebtarit, Ismet Selman Gashit, Oda e Avokat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, Shoqatat e dala nga lufta e U\u00c7K-s\u00eb, Dega regjionale n\u00eb Prizren, n\u00eb bashk\u00ebpunim me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e fshatit Landovic\u00eb, Qazim Tha\u00e7i, organizuan Akademi P\u00ebrkujtimore. Salla e madhe n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Kultur\u00ebs, n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-04-12T22:14:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/ismet_gashi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"440\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"ISMET GASHI &#8211; NJ\u00cb JET\u00cb AKTIVE DHE R\u00cbNIE HEROIKE\",\"datePublished\":\"2019-04-12T22:14:55+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\\\/\"},\"wordCount\":2996,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/04\\\/ismet_gashi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\\\/\",\"name\":\"ISMET GASHI - NJ\u00cb JET\u00cb AKTIVE DHE R\u00cbNIE HEROIKE - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/04\\\/ismet_gashi.jpg\",\"datePublished\":\"2019-04-12T22:14:55+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/04\\\/ismet_gashi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/04\\\/ismet_gashi.jpg\",\"width\":800,\"height\":440},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"ISMET GASHI &#8211; NJ\u00cb JET\u00cb AKTIVE DHE R\u00cbNIE HEROIKE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"ISMET GASHI - NJ\u00cb JET\u00cb AKTIVE DHE R\u00cbNIE HEROIKE - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"ISMET GASHI - NJ\u00cb JET\u00cb AKTIVE DHE R\u00cbNIE HEROIKE - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"D\u00ebshmori Ismet Gashi IDRIZ ZEQIRAJ N\u00eb 20 vjetorin e r\u00ebnies t\u00eb gjykat\u00ebsit, avokatit, veprimtarit atdhetar, luft\u00ebtarit, Ismet Selman Gashit, Oda e Avokat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, Shoqatat e dala nga lufta e U\u00c7K-s\u00eb, Dega regjionale n\u00eb Prizren, n\u00eb bashk\u00ebpunim me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e fshatit Landovic\u00eb, Qazim Tha\u00e7i, organizuan Akademi P\u00ebrkujtimore. Salla e madhe n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Kultur\u00ebs, n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-04-12T22:14:55+00:00","og_image":[{"width":800,"height":440,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/ismet_gashi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"ISMET GASHI &#8211; NJ\u00cb JET\u00cb AKTIVE DHE R\u00cbNIE HEROIKE","datePublished":"2019-04-12T22:14:55+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\/"},"wordCount":2996,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/ismet_gashi.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\/","name":"ISMET GASHI - NJ\u00cb JET\u00cb AKTIVE DHE R\u00cbNIE HEROIKE - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/ismet_gashi.jpg","datePublished":"2019-04-12T22:14:55+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/ismet_gashi.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/ismet_gashi.jpg","width":800,"height":440},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismet-gashi-nje-jete-aktive-dhe-renie-heroike\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"ISMET GASHI &#8211; NJ\u00cb JET\u00cb AKTIVE DHE R\u00cbNIE HEROIKE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40256","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40256"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40256\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/40257"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40256"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40256"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40256"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}