{"id":40656,"date":"2019-04-25T23:37:40","date_gmt":"2019-04-25T21:37:40","guid":{"rendered":"https:\/\/www.fjala.info\/?p=40656"},"modified":"2019-04-25T23:37:40","modified_gmt":"2019-04-25T21:37:40","slug":"dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\/","title":{"rendered":"Dy parath\u00ebnie p\u00ebr \u201cUragani i nd\u00ebrprer\u00eb: Ardhja e Migjenit n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Nga <a href=\"http:\/\/revistadrini.info\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Revista Drini<\/a> &#8211; <em>25 Prill 2019<\/em><\/p>\n<blockquote><p>Dy parath\u00ebnie t\u00eb autorit, shkruar p\u00ebr versionin e vepr\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb plot\u00eb m\u00eb 2009 dhe ribotimin, si lib\u00ebr m\u00eb vete, n\u00eb vitin 2015, t\u00eb sprov\u00ebs \u201c<strong>Uragani i nd\u00ebrprer\u00eb: Ardhja e Migjenit n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe<\/strong>\u201d.<\/p><\/blockquote>\n<p><strong>ISMAIL KADARE<\/strong>:<br \/>\n<strong>\u00cbSHT\u00cb E DREJT\u00cb E \u00c7DO AUTORI T\u00cb ZGJEDH\u00cb VERSIONIN Q\u00cb I DIKTON ND\u00cbRGJEGJJA E TIJ<\/strong><\/p>\n<p>Sprova p\u00ebr Migjenin, e titulluar fillimisht \u201cUragani i nd\u00ebrprer\u00eb\u201d, u shkrua si parath\u00ebnie e gjer\u00eb p\u00ebr botimin e vepr\u00ebs \u201cNovelat e qytetit t\u00eb Veriut\u201d, n\u00eb Franc\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb viteve tet\u00ebdhjet\u00eb. Meqen\u00ebse me tekstet e botimeve t\u00eb veprave t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja merrej sht\u00ebpia e botimeve politike \u201c8 N\u00ebntori\u201d, p\u00ebrkthimi n\u00eb fr\u00ebngjisht, si dhe miratimi i tekstit, nuk mund t\u00eb b\u00ebhej ve\u00e7se prej saj. Sprova p\u00ebr Migjenin kaloi k\u00ebshtu n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb sht\u00ebpie botuese q\u00eb shquhej p\u00ebr dogmatizmin e saj t\u00eb skajsh\u00ebm. Kjo ka kusht\u00ebzuar ndoshta edhe m\u00eb fort nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kufizimeve t\u00eb k\u00ebtij teksti, q\u00eb gjithsesi ishte v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shmangeshin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, duhet th\u00ebn\u00eb se me dat\u00ebn e botimit t\u00eb k\u00ebsaj sprove \u00ebsht\u00eb kryer, me dashje ose pa dashje, nj\u00eb dezinformim publik, i cili p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb po sqarohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebnim.<br \/>\nSipas marr\u00ebveshjes me sht\u00ebpin\u00eb botuese franceze \u201cFayard\u201d, proza e p\u00ebrkthyer e Migjenit, bashk\u00eb me sprov\u00ebn e gjer\u00eb q\u00eb e shoq\u00ebronte, u dor\u00ebzua n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1989. Pak koh\u00eb m\u00eb pas, libri doli nga shtypi n\u00eb Paris. Teksti i sprov\u00ebs nuk u botua n\u00eb shqip dhe as u paraqit prej autorit n\u00eb ndonj\u00eb sht\u00ebpi botuese.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit pas ikjes s\u00eb autorit n\u00eb Franc\u00eb, teksti i sprov\u00ebs, i mbetur n\u00eb zyrat e sht\u00ebpis\u00eb botuese \u201c8 N\u00ebntori\u201d, u botua prej k\u00ebsaj sht\u00ebpie pa kurrfar\u00eb leje t\u00eb autorit, pa asnj\u00eb sqarim dhe jasht\u00eb \u00e7do mbik\u00ebqyrjeje t\u00eb tij. Redaktori i botimit, si\u00e7 e d\u00ebshmon botimi, ka qen\u00eb Arshin Xhezo, kryeredaktor i gazet\u00ebs m\u00eb politike shqiptare, \u201cZ\u00ebri i popullit\u201d.<\/p>\n<p>Data e botimit, 1991, pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, p\u00ebr nj\u00eb tem\u00eb delikate p\u00ebr nga natyra e saj, t\u00eb shkruar m\u00eb 1988-1989, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb fund t\u00eb tekstit, pra n\u00eb komuniz\u00ebm, do t\u00eb krijonte, pa dyshim, jo pak habi midis lexuesve. Thelbi i \u00e7\u00ebshtjes lidhej me pyetjen se si ishte e mundur q\u00eb kjo trajtes\u00eb, e botuar pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, nuk kishte as m\u00eb t\u00eb voglin sqarim p\u00ebr ato kufizime, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave diktoheshin madje dhunsh\u00ebm prej rendit komunist, si\u00e7 ishte problemi i klerit katolik dhe sidomos i Gjergj Fisht\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb folur gjer\u00ebsisht n\u00eb intervist\u00ebn n\u00eb \u201cHyllin e Drit\u00ebs\u201d, q\u00eb ribotohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim t\u00eb veprave.<\/p>\n<p>Sprova p\u00ebr Migjenin ishte nj\u00eb rast p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb publikut t\u00eb gjer\u00eb francez nj\u00eb tablo t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe q\u00eb nga zanafilla e gjer n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb. Kufizimet e tekstit, gjuha shpeshher\u00eb e ngurt\u00eb, epitetet e ashpra \u201creaksionar, shovinist, arkaik, konservator\u201d, t\u00eb p\u00ebrdorura me tepri, shpeshher\u00eb p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar kalimin e ideve dhe mesazheve liberale, nuk do ta d\u00ebmtonin aq r\u00ebndsh\u00ebm tablon\u00eb n\u00eb syt\u00eb e publikut francez, sa \u00e7\u2019do ta d\u00ebmtonte heshtja e plot\u00eb dhe mosp\u00ebrmendja e emrave t\u00eb ndaluar, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb e emrit t\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr publikun per\u00ebndimor epiteti \u201creaksionar\u201d nuk kishte at\u00eb ngjyrim tragjik si te ne, ku p\u00ebrfytyrimi i par\u00eb shoq\u00ebrues ishte skuadra e pushkatimit. N\u00eb tekst ishin trajtuar n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pothuajse normale shkrimtar\u00eb t\u00eb ndaluar ose gjysm\u00eb t\u00eb ndaluar, si: Konica, Koliqi, Pasko, Poradeci. Mbetej gjithmon\u00eb Gjergj Fishta i cili, ashtu si i d\u00ebnuari num\u00ebr nj\u00eb, q\u00eb s\u2019mund t\u00eb shfaqet n\u00eb publik pa prangat n\u00eb duar, nuk mund t\u00eb p\u00ebrmendej pa epitetet shoq\u00ebruese t\u00eb zakonshme, \u00e7ka ishte ndoshta m\u00eb mir\u00eb sesa t\u00eb mbetej n\u00eb terr t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Aty-k\u00ebtu n\u00eb tekst ka ndonj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb druajtur p\u00ebr ta ndryshuar gjuh\u00ebn ndaj Fisht\u00ebs, si n\u00eb kreun pes\u00eb, ku flitej p\u00ebr nacionalizmin antisllav t\u00eb poetit: \u201cAq m\u00eb pak nuk i lejohej nj\u00eb poeti q\u00eb, duke dh\u00ebn\u00eb tablo trondit\u00ebse t\u00eb k\u00ebsaj ndeshjeje dhe duke u revoltuar me t\u00eb drejt\u00eb ndaj padrejt\u00ebsive q\u00eb i qen\u00eb b\u00ebr\u00eb e vazhdonin t\u2019i b\u00ebheshin kombit shqiptar, t\u00eb mos b\u00ebnte, megjithat\u00eb, nj\u00eb dallim midis popujve sllav\u00eb e shovinizmit serbomadh.\u201d<\/p>\n<p>Ka gjas\u00eb t\u00eb jet\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste shprehja \u201cduke u revoltuar me t\u00eb drejt\u00eb\u201d t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr Fisht\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kapitull, pak radh\u00eb m\u00eb posht\u00eb, thuhet se mesazhet shoviniste nuk pranoheshin n\u00eb Shqip\u00ebri, \u201cqoft\u00eb edhe kur ato parashtroheshin nga nj\u00eb poet i shpallur komb\u00ebtar, e qoft\u00eb t\u00eb shprehura me nj\u00eb poetik\u00eb hijer\u00ebnd\u00eb e mjesht\u00ebrore, si\u00e7 qe p\u00ebrmbledhja \u2018Mrizi i zanave\u2019, vepra m\u00eb e arrir\u00eb artistikisht e tij\u201d.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shihet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje, ndon\u00ebse ende e brisht\u00eb, drejt normalitetit. Po t\u2019i shtohet k\u00ebsaj edhe ikonografia e botimit francez, ku fotografit\u00eb e Fisht\u00ebs, ashtu dhe t\u00eb shkrimtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ndaluar, z\u00ebn\u00eb vendin e tyre t\u00eb natyrsh\u00ebm midis plejad\u00ebs s\u00eb shkrimtar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb kombit, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb thuhet se nj\u00eb p\u00ebrpjekje e par\u00eb, ndon\u00ebse e pamjaftueshme, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb drejt rehabilitimit.<\/p>\n<p>Dosja e Gjergj Fisht\u00ebs vazhdon t\u00eb mbetet e hapur n\u00eb Shqip\u00ebri. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb e kuptueshme. Borxhi ndaj tij mbetet gjithmon\u00eb i madh, m\u00eb i madhi borxh ndaj nj\u00eb poeti i nd\u00ebrgjegjes shqiptare. Ky borxh mund t\u00eb leht\u00ebsohet dhe do t\u00eb leht\u00ebsohet vet\u00ebm me dashuri dhe sinqeritet, dhe jo me nervoziz\u00ebm dhe revansh. P\u00ebr fat t\u00eb keq, jan\u00eb k\u00ebto dy t\u00eb fundit q\u00eb ende ndihen m\u00eb fort. Dhe \u00ebsht\u00eb e natyrshme t\u00eb jet\u00eb k\u00ebshtu, p\u00ebrderisa shpeshher\u00eb q\u00ebllon q\u00eb n\u00eb ball\u00eb t\u00eb falang\u00ebs p\u00ebr kinse mbrojtjen e poetit, shfaqen shpesh fytyra jo fort t\u00eb besueshme. \u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb dhe duhet p\u00ebrs\u00ebritur prap\u00eb se nuk mund ta mbrojn\u00eb poetin rrahagjoks\u00ebt q\u00eb gjer dje nuk ia p\u00ebrmendnin kurr\u00eb emrin, as disident\u00ebt e rrem\u00eb, q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer n\u00eb policin\u00eb e fsheht\u00eb komuniste, q\u00eb kan\u00eb denoncuar e futur n\u00eb burg koleg\u00ebt, as ata q\u00eb shquhen ende sot p\u00ebr nostalgjin\u00eb ndaj otoman\u00ebve, ose q\u00eb afishohen kund\u00ebr Gjergj Kastriotit.<\/p>\n<p>Mosp\u00ebrputhja midis adhurimit ndaj Gjergj Fisht\u00ebs dhe nj\u00ebfar\u00eb shp\u00ebrfilljeje q\u00eb ende vazhdon \u00ebsht\u00eb kusht\u00ebzuar ndoshta nga ajo q\u00eb u tha m\u00eb lart. D\u00ebshmi e k\u00ebsaj shp\u00ebrfilljeje \u00ebsht\u00eb p\u00ebrurimi tejet modest dhe gati-gati i bojkotuar i shtatores madh\u00ebshtore t\u00eb poetit, vep\u00ebr e skulptorit t\u00eb shquar Ilmi Kasemi. Shtatorja e poetit e dyzuar nga transfiguracioni n\u00eb bronz i poezis\u00eb s\u00eb tij epike u p\u00ebrurua n\u00eb Lezh\u00eb, m\u00eb 15 gusht 2009, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb po shkruheshin k\u00ebto radh\u00eb. Ajo q\u00eb duhej t\u00eb ishte nj\u00eb fest\u00eb komb\u00ebtare e artit, shoq\u00ebruar me nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb thell\u00eb meditimi p\u00ebr shkrimtar\u00ebt e ndaluar, kaloi p\u00ebr habi si nj\u00eb ngjarje e r\u00ebndomt\u00eb, gati-gati e pav\u00ebrejtur nga media dhe nga krejt shoq\u00ebria shqiptare.<\/p>\n<p>Bojkoti i shtatores nxori n\u00eb pah se ve\u00e7imi i poetit vazhdonte n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00ebzet vjet pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, p\u00ebr t\u00eb tjera arsye tani dhe nga t\u00eb tjer\u00eb faktor\u00eb. Nuk ishin t\u00eb pakt\u00eb ithtar\u00ebt e poetit q\u00eb, me dashje ose pa dashje, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb shmangnin pengesat dhe moskuptimin, shpeshher\u00eb i shtonin ato. Krijohej p\u00ebrshtypja se s\u2019b\u00ebhej asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb afruar drejt Gjergj Fisht\u00ebs njer\u00ebz q\u00eb, p\u00ebr arsye q\u00eb diheshin, nuk e njihnin at\u00eb, ose q\u00eb mendimin e gabuar p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshironin ta qortonin. U krijua k\u00ebshtu, dashur padashur, nj\u00eb brez sanitar rreth poetit, pra nj\u00eb ve\u00e7im i ri, pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb kur duhej t\u00eb ndodhte e kund\u00ebrta.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr munges\u00eb e k\u00ebsaj sprove p\u00ebr Migjenin \u00ebsht\u00eb trajtimi i figur\u00ebs s\u00eb mbretit Zog. Ndon\u00ebse shteti komunist kishte nj\u00eb linj\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar rrept\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb personazh, mund t\u00eb thuhet, pa frik\u00eb, se censura p\u00ebr Fisht\u00ebn ishte duksh\u00ebm m\u00eb e pakap\u00ebrcyeshme se ajo p\u00ebr mbretin. Rrjedhimisht, sado paradoksale t\u00eb duket, p\u00ebr shtetin komunist shqiptar poeti Gjergj Fishta ishte m\u00eb i rreziksh\u00ebm se mbreti Zog.<\/p>\n<p>U theksua kjo p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se p\u00ebrmendja e monarkut t\u00eb par\u00eb shqiptar n\u00eb k\u00ebt\u00eb parath\u00ebnie kurrsesi nuk ishte aq e v\u00ebshtir\u00eb sa e Fisht\u00ebs, k\u00ebshtu q\u00eb as epitetet e vrazhda ndaj tij nuk ishin as t\u00eb detyrueshme dhe as t\u00eb p\u00ebrligjura. Arsyeja e ashp\u00ebrsis\u00eb ndaj mbretit lidhet me tjet\u00ebr gj\u00eb dhe pik\u00ebrisht me nj\u00eb nga motivet kryesore t\u00eb k\u00ebsaj sprove, marr\u00ebdh\u00ebniet midis sunduesit diktator dhe shkrimtarit t\u00eb madh. N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb u shkrua kjo sprov\u00eb dukej qart\u00eb se ky raport t\u00eb kujtonte m\u00eb shum\u00eb rendin komunist, sesa shtetin mbret\u00ebror. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, paralelizmi i hamend\u00ebsuar midis diktatorit komunist dhe mbretit, vetvetiu e d\u00ebmtonte kryesisht k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem delikat q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, shtrohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb trajtes\u00eb, \u00ebsht\u00eb raporti midis Migjenit dhe shkrimtar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb ndaluar, kryesisht Fisht\u00ebs. Ky raport as \u00ebsht\u00eb shtruar e as q\u00eb mund t\u00eb shtrohej drejt. Sipas nj\u00eb tradite t\u00eb keqe t\u00eb ideologjis\u00eb sunduese t\u00eb koh\u00ebs, Migjeni cil\u00ebsohej gati-gati si pararend\u00ebs i realizmit socialist shqiptar, \u00e7ka ishte nj\u00eb mashtrim i pashembullt. E keqja vazhdoi m\u00eb pas, kur, n\u00eb vend q\u00eb ky mashtrim, bashk\u00eb me komunizmin, t\u00eb rr\u00ebzohej, ai vazhdoi t\u00eb mbrohej, k\u00ebt\u00eb her\u00eb nga kampi kund\u00ebrshtar, nga vet\u00eb fishtean\u00ebt. Migjeni vazhdoi t\u00eb quhej shkrimtar pothuajse komunist, ndon\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb e dinin se kjo nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb dhe se mentori i tij i par\u00eb kishte qen\u00eb pik\u00ebrisht Ernest Koliqi, i shquar p\u00ebr antikomunizmin e tij.<\/p>\n<p>Pas viteve \u201990, n\u00eb koh\u00ebn e demokracis\u00eb, kund\u00ebr Migjenit, kinse n\u00eb em\u00ebr t\u00eb antikomunizmit, u p\u00ebrdor dhe ende vazhdon t\u00eb p\u00ebrdoret nj\u00eb gjuh\u00eb mizore, q\u00eb nuk i l\u00eb asgj\u00eb mang\u00ebt tradit\u00ebs staliniste.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj tradite iu shtua zakoni i keq shqiptar, sipas t\u00eb cilit rikthimi n\u00eb Panteonin e letrave i nj\u00eb shkrimtari t\u00eb madh, shoq\u00ebrohej nga d\u00ebbimi prej Panteonit i nj\u00eb tjetri shkrimtari t\u00eb madh. K\u00ebshtu u vun\u00eb n\u00eb skajimin m\u00eb t\u00eb mbrapsht\u00eb t\u00eb mundur Fishta me Migjenin, thua se nuk mund t\u00eb rrinin t\u00eb dy atje ku t\u00eb dy e kishin vendin n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb: pik\u00ebrisht n\u00eb Panteon.<br \/>\nHistoria e trisht\u00eb, e bashk\u00eb me t\u00eb keqkuptimi dramatik, ende vazhdon n\u00eb koh\u00ebn e ribotimit, pas nj\u00ebzet vjet\u00ebsh t\u00eb k\u00ebsaj sprove.<\/p>\n<p><em>Tiran\u00eb, fundver\u00eb 2009<\/em><\/p>\n<hr>\n<p><strong>SQARIM P\u00cbR BOTIMIN SI LIB\u00cbR M\u00cb VETE (2015)<\/strong><\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb sqarimi i dyt\u00eb, pas atij q\u00eb ka shoq\u00ebruar botimin e k\u00ebsaj sprove n\u00eb serin\u00eb e \u201cVepr\u00ebs s\u00eb plot\u00eb\u201d t\u00eb autorit n\u00eb vitin 2009. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb sh\u00ebnimin e par\u00eb, tekste t\u00eb tilla problematike kan\u00eb shtruar, dashur padashur, nj\u00eb alternativ\u00eb paradoksale, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb jo fort t\u00eb logjikshme. Thelbi i saj lidhej me pyetjen: \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebhej me tekste t\u00eb tilla t\u00eb krijuara n\u00eb nj\u00eb rend t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ku liria e shprehjes nuk njihej? Do t\u00eb botoheshin m\u00eb pas, ashtu si\u00e7 ishin shkruar, pa kurrfar\u00eb ndryshimi, apo do t\u00eb lejohej nj\u00ebfar\u00eb retushimi minimalist, natyrisht i shpallur prej autorit?<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, mbi k\u00ebto tekste do t\u00eb r\u00ebndonte nj\u00ebri nga dy d\u00ebnimet: t\u00eb mbartnin p\u00ebrgjithmon\u00eb vul\u00ebn e s\u00eb keqes apo, p\u00ebr t\u00eb shmangur k\u00ebt\u00eb, t\u00eb mos botoheshin m\u00eb, th\u00ebn\u00eb ndryshe, t\u00eb shuheshin p\u00ebrgjithmon\u00eb?<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e retusheve \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me spekulime, nisur nga m\u00eb banalet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb data e krijimit t\u00eb vepr\u00ebs, gjer te natyra e retushit.<br \/>\nTe sqarimi i vitit 2009 \u2013 \u00e7\u00ebshtja themelore \u00ebsht\u00eb ajo e dat\u00ebs. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb ngjante e thjesht\u00eb dhe n\u00eb thelb, \u00ebsht\u00eb e till\u00eb. Nuk ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetueshme n\u00eb bot\u00eb sesa koha e krijimit t\u00eb nj\u00eb vepre. Megjithat\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vend ku spekulimi kthehet n\u00eb mod\u00eb, guximi i spekulant\u00ebve nuk njeh kufi. Ndaj dhe sqarime q\u00eb n\u00eb rrethana normale s\u2019do t\u00eb ishin t\u00eb nevojshme, b\u00ebhen t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet e nd\u00ebrrimit dramatik t\u00eb rendit politik, kur flitet p\u00ebr retushet, \u00ebsht\u00eb fjala n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr ato t\u00eb natyr\u00ebs politike. Retushet e tjera jan\u00eb pjes\u00eb e procesit normal t\u00eb krijimit n\u00eb \u00e7do koh\u00eb e n\u00eb \u00e7do vend.<\/p>\n<p>Kjo marr\u00ebveshje p\u00ebr termat \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb \u00e7do abuzim. Nj\u00eb tjet\u00ebr domosdoshm\u00ebri \u00ebsht\u00eb shpallja prej autorit e \u00e7do retushimi, bashk\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb morale q\u00eb ai merr p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Domosdoshm\u00ebria e tret\u00eb, nd\u00ebr m\u00eb themeloret, \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsimi i qart\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb fjala kryesisht p\u00ebr vepra studimore, sprova e shpalime panoramike, dhe kurrsesi p\u00ebr krijime t\u00eb mir\u00ebfillta artistike. Retushimet p\u00ebr romane apo drama, ku pas rr\u00ebzimit t\u00eb komunizmit personazhet komuniste kthehen n\u00eb antikomuniste dhe e kund\u00ebrta, nuk jan\u00eb ve\u00e7se sajesa t\u00eb humorit t\u00eb kafeneve dhe s\u2019ka pse t\u00eb merren seriozisht prej askujt.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u kthyer te pyetja se \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebhet me krijimet eseistike tek t\u00eb cilat, pavar\u00ebsisht seriozitetit, d\u00ebshmohen haptas gjurm\u00ebt shtr\u00ebnguese t\u00eb koh\u00ebs ose kufizimet e vet\u00eb autorit, zgjidhja e problemit nuk \u00ebsht\u00eb e pamundur. Qortimi i nj\u00eb mendimi, ndreqja, plot\u00ebsimi apo riformulimi i nj\u00eb vizioni, qoft\u00eb edhe n\u00eb rastet delikate, kur arsyet jan\u00eb politike, jan\u00eb t\u00eb njohura.<\/p>\n<p>P\u00ebr tekste t\u00eb tilla, alternativa, ose t\u00eb botohen ashtu si\u00e7 kan\u00eb qen\u00eb, pa as m\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn ndreqje, ose t\u00eb zhduken nga faqe e dheut, v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u2019i q\u00ebndroj\u00eb logjik\u00ebs normale. N\u00eb rastin e zgjidhjes s\u00eb dyt\u00eb, asaj t\u00eb zhdukjes, vetvetiu do t\u00eb shtrohej pyetja: n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kujt do t\u00eb b\u00ebhej kjo? P\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nderim t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb epok\u00ebs q\u00eb u p\u00ebrmbys? P\u00ebr t\u00eb pranuar, gjithmon\u00eb t\u00ebrthorazi, nj\u00eb triumf t\u00eb mbrapsht\u00eb karikaturesk t\u00eb saj? Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur si t\u00eb p\u00ebrjetshme gabimet e diktuara prej saj?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e drejt\u00eb e \u00e7do autori t\u00eb zgjedh\u00eb versionin q\u00eb i dikton nd\u00ebrgjegjja e tij. Aq m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr vepra q\u00eb botohen pa lejen e tij, si\u00e7 ndodh shpesh n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, mund t\u00eb thuhet se p\u00ebrvoja bot\u00ebrore na m\u00ebson q\u00eb, pa qen\u00eb kurrsesi i nj\u00ebjti proces me retushet artistike, ndreqja e gabimeve n\u00eb procesin e studimeve eseistike, pavar\u00ebsisht shkakut t\u00eb zanafill\u00ebs, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e zhvillimit dhe emancipimit kulturor.<\/p>\n<p>Kjo e drejt\u00eb e autorit, pjes\u00eb themelore e s\u00eb drejt\u00ebs universale, nuk mund t\u00eb preket nga askush dhe n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb. \u00cbsht\u00eb autori q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb gabimin, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb e shpall publikisht at\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri ai dhe askush tjet\u00ebr, q\u00eb p\u00ebrpiqet ta ndreq\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtij parimi i p\u00ebrmbahet ky botim i fundit i sprov\u00ebs p\u00ebr Migjenin. Si\u00e7 ndodh shpesh n\u00eb raste t\u00eb tilla, ky nuk \u00ebsht\u00eb kurrsesi nj\u00eb rishikim i plot\u00eb i tekstit. P\u00ebrkundrazi, retushet jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb rralla e t\u00eb kursyera. Si t\u00eb tilla ato jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb shmangur keqkuptimet. Jan\u00eb heqje radh\u00ebsh dhe paragraf\u00ebsh dhe asnj\u00ebher\u00eb shtes\u00eb. Nd\u00ebr dhjet\u00eb kapitujt e k\u00ebsaj sprove, retushe (heqje radh\u00ebsh) kan\u00eb vet\u00ebm dy prej tyre: i pesti dhe i gjashti, gjithsej rreth dyzet radh\u00eb. Pjesa tjet\u00ebr e tekstit \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta me at\u00eb t\u00eb vitit 1989.<\/p>\n<p><strong>Ismail Kadare<\/strong>, <em>ver\u00eb 2015<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Revista Drini &#8211; 25 Prill 2019 Dy parath\u00ebnie t\u00eb autorit, shkruar p\u00ebr versionin e vepr\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb plot\u00eb m\u00eb 2009 dhe ribotimin, si lib\u00ebr m\u00eb vete, n\u00eb vitin 2015, t\u00eb sprov\u00ebs \u201cUragani i nd\u00ebrprer\u00eb: Ardhja e Migjenit n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe\u201d. ISMAIL KADARE: \u00cbSHT\u00cb E DREJT\u00cb E \u00c7DO AUTORI T\u00cb ZGJEDH\u00cb VERSIONIN Q\u00cb I [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":40657,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,8],"tags":[],"class_list":["post-40656","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-letersi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Dy parath\u00ebnie p\u00ebr \u201cUragani i nd\u00ebrprer\u00eb: Ardhja e Migjenit n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe\u201d - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Dy parath\u00ebnie p\u00ebr \u201cUragani i nd\u00ebrprer\u00eb: Ardhja e Migjenit n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe\u201d - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Revista Drini &#8211; 25 Prill 2019 Dy parath\u00ebnie t\u00eb autorit, shkruar p\u00ebr versionin e vepr\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb plot\u00eb m\u00eb 2009 dhe ribotimin, si lib\u00ebr m\u00eb vete, n\u00eb vitin 2015, t\u00eb sprov\u00ebs \u201cUragani i nd\u00ebrprer\u00eb: Ardhja e Migjenit n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe\u201d. ISMAIL KADARE: \u00cbSHT\u00cb E DREJT\u00cb E \u00c7DO AUTORI T\u00cb ZGJEDH\u00cb VERSIONIN Q\u00cb I [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-04-25T21:37:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/ardhja-e-migjenit_ne_letersine_shqipe.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"768\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Dy parath\u00ebnie p\u00ebr \u201cUragani i nd\u00ebrprer\u00eb: Ardhja e Migjenit n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe\u201d\",\"datePublished\":\"2019-04-25T21:37:40+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\\\/\"},\"wordCount\":2728,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/04\\\/ardhja-e-migjenit_ne_letersine_shqipe.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\\\/\",\"name\":\"Dy parath\u00ebnie p\u00ebr \u201cUragani i nd\u00ebrprer\u00eb: Ardhja e Migjenit n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe\u201d - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/04\\\/ardhja-e-migjenit_ne_letersine_shqipe.jpg\",\"datePublished\":\"2019-04-25T21:37:40+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/04\\\/ardhja-e-migjenit_ne_letersine_shqipe.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/04\\\/ardhja-e-migjenit_ne_letersine_shqipe.jpg\",\"width\":500,\"height\":768},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Dy parath\u00ebnie p\u00ebr \u201cUragani i nd\u00ebrprer\u00eb: Ardhja e Migjenit n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Dy parath\u00ebnie p\u00ebr \u201cUragani i nd\u00ebrprer\u00eb: Ardhja e Migjenit n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe\u201d - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Dy parath\u00ebnie p\u00ebr \u201cUragani i nd\u00ebrprer\u00eb: Ardhja e Migjenit n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe\u201d - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Revista Drini &#8211; 25 Prill 2019 Dy parath\u00ebnie t\u00eb autorit, shkruar p\u00ebr versionin e vepr\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb plot\u00eb m\u00eb 2009 dhe ribotimin, si lib\u00ebr m\u00eb vete, n\u00eb vitin 2015, t\u00eb sprov\u00ebs \u201cUragani i nd\u00ebrprer\u00eb: Ardhja e Migjenit n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe\u201d. ISMAIL KADARE: \u00cbSHT\u00cb E DREJT\u00cb E \u00c7DO AUTORI T\u00cb ZGJEDH\u00cb VERSIONIN Q\u00cb I [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-04-25T21:37:40+00:00","og_image":[{"width":500,"height":768,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/ardhja-e-migjenit_ne_letersine_shqipe.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Dy parath\u00ebnie p\u00ebr \u201cUragani i nd\u00ebrprer\u00eb: Ardhja e Migjenit n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe\u201d","datePublished":"2019-04-25T21:37:40+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\/"},"wordCount":2728,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/ardhja-e-migjenit_ne_letersine_shqipe.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\/","name":"Dy parath\u00ebnie p\u00ebr \u201cUragani i nd\u00ebrprer\u00eb: Ardhja e Migjenit n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe\u201d - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/ardhja-e-migjenit_ne_letersine_shqipe.jpg","datePublished":"2019-04-25T21:37:40+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/ardhja-e-migjenit_ne_letersine_shqipe.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/ardhja-e-migjenit_ne_letersine_shqipe.jpg","width":500,"height":768},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dy-parathenie-per-uragani-i-nderprere-ardhja-e-migjenit-ne-letersine-shqipe\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Dy parath\u00ebnie p\u00ebr \u201cUragani i nd\u00ebrprer\u00eb: Ardhja e Migjenit n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40656","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40656"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40656\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/40657"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40656"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40656"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40656"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}