{"id":40684,"date":"2019-04-27T00:39:04","date_gmt":"2019-04-26T22:39:04","guid":{"rendered":"https:\/\/www.fjala.info\/?p=40684"},"modified":"2019-04-27T00:39:04","modified_gmt":"2019-04-26T22:39:04","slug":"kompleksi-i-edipit-3","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kompleksi-i-edipit-3\/","title":{"rendered":"KOMPLEKSI I EDIPIT (3)"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\">( <em>Tregim<\/em> )<\/p>\n<p>( O ju q\u00eb ecni mbi dy k\u00ebmb\u00eb!<br \/>\nNuk e dini \u00e7far\u00eb fati po ju pret,<br \/>\nQoft\u00eb t\u00eb mart\u00eb, a qoft\u00eb t\u00eb premte,<br \/>\nun\u00eb po shkoj n\u00eb Luv\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte. )<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">[ <em>Nga nj\u00eb th\u00ebnie n\u00eb Rinas. Ishte fillimi I viteve &#8217;90- t\u00eb<\/em> ]<\/p>\n<p>Nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb aeroportin e Rinasit, n\u00eb mes t\u00eb dy damave franceze, Gazmendi t\u00ebrhiqte nj\u00eb valixhe me rrota, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Dyqanin e Diplomat\u00ebve. Kurse poeti, i shk\u00ebputur, paksa, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb gazet\u00ebn \u201cKoha jon\u00eb\u201d, nxitonte dhe ai t\u00eb ndahej me lulishtarin plak, prind\u00ebrit e Gazmendit dhe tri motrat e tij: tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb, nj\u00ebzet e nj\u00ebzet e dy vje\u00e7e. Kuptohet, kjo rradhitje fliste p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebnguljen e ardhjes s\u00eb nj\u00eb djali.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vog\u00eblushe e shk\u00ebputur, ia preu udh\u00ebn poetit, kur ajo duhej t\u00eb bashkohej me t\u00eb \u00ebm\u00ebn e cila po nxirrte nga \u00e7anta biletat e avionit. Poetit, at\u00eb \u00e7ast, i buisi s\u00ebrish nj\u00eb varg, t\u00eb cilin sapo t\u00eb ulej n\u00eb ndenj\u00ebsen e avionit, do ta hidhte si nj\u00eb ogur t\u00eb mir\u00eb. Dhe kishte t\u00eb drejt\u00eb. Miturakja ngjiste, her\u00eb si flutur e her\u00eb si p\u00ebllumbesh\u00eb. G\u00ebzimi i braktisjes s\u00eb vendit e kishte p\u00ebrfshir\u00eb edhe at\u00eb. Por n\u00eb vargun e poetit do t\u00eb rritej mosha e saj dhe do t\u00eb thoshte:<\/p>\n<blockquote><p>P\u00ebr martes\u00eb . . .<br \/>\nun\u00eb n\u00eb vendin tim,<br \/>\ndo t\u00eb kthehem<br \/>\nmegjithat\u00eb!<\/p><\/blockquote>\n<p>Befas d\u00ebgjohet mbi gjith\u00eb gum\u00ebzhitjet z\u00ebri i ish- tenorit t\u00eb oper\u00ebs, i cili duke tundur bilet\u00ebn n\u00eb dor\u00eb, iu kthye turm\u00ebs s\u00eb mbetur te gardhi, t\u00eb ndar\u00eb nga njer\u00ebzit e tyre, q\u00eb do t\u00eb fluturonin:<\/p>\n<blockquote><p>O ju q\u00eb ecni mbi dy k\u00ebmb\u00eb!<br \/>\nNuk e dini se \u00e7\u2019fat po ju pret,<br \/>\nQoft\u00eb t\u00eb mart\u00eb, a qoft\u00eb t\u00eb premte,<br \/>\nun\u00eb po shkoj n\u00eb Luv\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte.<\/p><\/blockquote>\n<p>Dikush edhe buz\u00ebqeshi, ashtu si shum\u00ebkush, ngriti supet p\u00ebr pakuptueshm\u00ebrin\u00eb e fjal\u00ebve. Por jo edhe poeti. Ky e kishte nxjerr\u00eb p\u00ebrfundimin p\u00ebr ish-tenorin. Nj\u00ebmend q\u00eb fjal\u00ebt e tij dukeshin si t\u00eb \u00e7artura. Por ato shpesh p\u00ebrb\u00ebnin sentenca filozofike. Po ende sikur parathoshin at\u00eb \u00e7far\u00eb: n\u00eb mos kishte ndodhur, do t\u00eb ngjiste. Madje shum\u00eb shpejt. Ishte si nj\u00eb Kasand\u00ebr e fundviteve n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb. Poetit iu nd\u00ebrmend paralajm\u00ebrimi aty n\u00eb breg t\u00eb r\u00ebr\u00ebs kur deklaroi:<br \/>\n\u201cNuk ka r\u00ebnd\u00ebsi sa pengesa jan\u00eb deri te sht\u00ebpia e Lejlas\u00eb. Vendos hapi i par\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i \u00e7mendur\u201d.<\/p>\n<p>A nuk qe v\u00ebrtet e till\u00eb vajtja e Poetit n\u00eb dhom\u00ebn e francezes? P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, i maskuar si grua me paruk\u00eb dhe me burnuz . . .?<br \/>\nPoeti u sistemua n\u00eb holl s\u00eb bashku me francezet dhe Gazmendin, t\u00eb cilit i vinte gjum\u00eb. Doemos. Ai e kishte gdhir\u00eb nat\u00ebn e shkuar n\u00eb familjen e tij n\u00eb Durr\u00ebs. Qe mbledhur i t\u00ebr\u00eb fisi e krahasueshme kjo me tradit\u00ebn e p\u00ebrcjelljes s\u00eb djalit ushtar . . .<\/p>\n<p>Eh! Askujt nuk i shkoi nd\u00ebr mend ta pyeste se \u00e7far\u00eb shkruhej n\u00eb at\u00eb tatuazhin e tij e cila ishte si e kopjuar nga ajo q\u00eb thuhet se natyra ka q\u00ebndisur n\u00eb krah\u00ebt e trumcakut, vizatimet e t\u00eb cilave me gjuh\u00ebn e njer\u00ebzve lexohen: \u201cNuk e mbaj dot veten pa fluturuar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb dua!\u201d<\/p>\n<p>Dhe kjo ide, n\u00eb qoft\u00eb se ishte e Gazmendit, n\u00eb da\u00e7 edhe p\u00ebr ta q\u00ebmtuar, do t\u00eb mjaftonte q\u00eb Pitagora ta p\u00ebrzgjidhte n\u00eb shkoll\u00ebn e tij. Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur q\u00eb Gazmendi fluturonte p\u00ebr n\u00eb Franc\u00eb, ku do t\u00eb b\u00ebnte shkoll\u00ebn e mesme, pse ishte djali pas tre vajzave radhazi. Por dihet, tanim\u00eb, se nd\u00ebrsa gjyshi dhe gjith\u00eb familja e shihte si karafilin n\u00eb kopsht, ai e kuptonte se qe zog, q\u00eb do t\u00eb fluturonte p\u00ebr n\u00eb Franc\u00eb dhe quhej Gazmend Farka.<br \/>\nMarsejeza ndihej tep\u00ebr, po tep\u00ebr e lumtur me k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje. S\u2019qe aspak p\u00ebr t\u00eb v\u00ebnia n\u00eb shina vet\u00ebm e merakut t\u00eb nj\u00eb lulerrit\u00ebsi. Jo. Nj\u00eb z\u00eb i brendsh\u00ebm i p\u00ebshp\u00ebriste se nevojitej t\u00eb b\u00ebnte di\u00e7 madhore p\u00ebr shpirtin e ish-burrit t\u00eb saj. Eshtrat e tij preheshin aty, n\u00eb Pllaj\u00ebn Bergo. Edhe fal\u00eb ca njer\u00ebzve t\u00eb panjohur, por q\u00eb do t\u00eb ktheheshin m\u00eb pas n\u00eb miqt\u00eb e saj m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. V\u00ebrtet, pas ca bubullimave do t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb shiu, por koha do t\u00eb hapet e do t\u00eb duket n\u00eb qiell dielli. Dhe ky s\u2019del p\u00ebr vete. Por p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. Aq m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ngrohjen e tij.<\/p>\n<p>Poetin e t\u00ebrhoqi titulli i nj\u00eb shkrimi, po aq sa portreti i nj\u00eb t\u00eb moshuari. Dhe, nd\u00ebrsa b\u00ebhej gati q\u00eb diku n\u00eb nj\u00eb cep t\u00eb hidhte vargun, q\u00eb i lindi aty p\u00ebrjashta, kur ia preu rrug\u00ebn vog\u00eblushja, stilografi i mbeti n\u00eb dor\u00eb. Dhe ndon\u00ebse ishte tejet e \u00e7uditshme, por e nj\u00ebmendt\u00eb, njeriu q\u00eb shihte n\u00eb gazet\u00eb: nj\u00eb burr\u00eb i moshuar me mustaqe t\u00eb prera spic, me kostum si t\u00eb viteve tridhjet\u00eb, dopio-pet\u00eb dhe me nj\u00eb borsalin\u00eb, si t\u00eb kishte dal\u00eb nga faqet e nj\u00eb tjet\u00ebr gazete t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb \u201cKoha jon\u00eb\u201d, hapur k\u00ebtu e aty nga udh\u00ebtar\u00ebt, u afrua pran\u00eb tyre. Nuk k\u00ebrkoi t\u00eb hynte n\u00eb balles\u00ebn e gazet\u00ebs s\u00eb tij. Jo. Ai thjesht hoqi borsalin\u00ebn dhe, si futi n\u00eb goj\u00eb nj\u00eb karamele-mente, me nj\u00eb fr\u00ebngjishte p\u00ebr t\u2019u admiruar, shprehu:<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb falni, zonja t\u00eb nderuara dhe ju zotni gjithashtu i nderuar. Por d\u00ebgjova t\u00eb flisnit fr\u00ebngjisht, gjuh\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn kam m\u00ebsuar n\u00eb rinin\u00eb time, kur studioja p\u00ebr mjek\u00ebsi n\u00eb Paris. Dhe ja tani, pas gjysm\u00eb shekulli m\u00eb takoi q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtimin tim nostalgjik t\u00eb d\u00ebgjoj t\u00eb flitet kjo gjuh\u00eb e bukur dhe mendova t\u2019i shtoj edhe z\u00ebrin tim si nj\u00eb violin\u00eb e paakor- duar n\u00eb kuartetin tuaj kaq harmonik t\u00eb t\u00eb artikuluarit.<\/p>\n<p>U p\u00ebrcoll pak dhe v\u00ebrtet, si i dal\u00eb nga nj\u00eb kujtes\u00eb gjysm\u00ebshekullore, p\u00ebrs\u00ebriti: &#8211; M\u00eb falni n\u00eb qoft\u00eb bezdi tek ju prania ime, se&#8230; e ndiej q\u00eb ylli im \u00ebsht\u00eb shuar me dekada, tashm\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Aspak! &#8211; gjegji e para zonja Marsejez\u00eb dhe u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Tjetri zgjati dor\u00ebn dhe tha emrin:<br \/>\n&#8211; Jam doktor Kreshtani. K\u00ebshtu m\u00eb njohin n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb gjitha&#8230; (ai u mendua pak p\u00ebrpara se t\u00eb thoshte) sallonet mjek\u00ebsore t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Poetit iu kujtua se diku n\u00eb nj\u00eb revist\u00eb periodike, p\u00ebr mjek\u00ebsin\u00eb, kishte lexuar nj\u00eb debat mes shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, mbi problemet psikiatrike dhe p\u00ebrplasjet midis dy shkollave, a dy mend\u00ebsive: n\u00ebse duhet t\u00eb quheshin \u2018pacient\u00eb\u2019 apo \u2018klient\u00eb\u2019 vuajt\u00ebsit kronik\u00eb t\u00eb nj\u00eb patologjie psikike. Dinte gjithashtu se doktor Kreshtani kish p\u00ebrpunuar teorin\u00eb e Frojdit e t\u00eb Jungut mbi Libidon, k\u00ebt\u00eb energji psikike q\u00eb ndodhet te idi dhe q\u00eb furnizon motivacionin (shtys\u00ebn).<\/p>\n<p>Po ende ai kish m\u00ebsuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht se ku ndahej doktor Kreshtani nga kjo teori, e cila p\u00ebrpiqet t\u00eb shpjegoj\u00eb at\u00eb q\u00eb sapo ka ndodhur dhe jo t\u00eb parashikoj\u00eb sjelljen. Gjithsesi, doktor Kreshtani, si gjith\u00eb plejada pas-Frojdjane, vler\u00ebsonte lart modelin e hersh\u00ebm t\u00eb konceptit impuls. Krejt ndryshe nga doktor Fotjani dhe metodat e tij n\u00eb p\u00ebrshtatje me diktatur\u00ebn dhe represionin p\u00ebr t\u00eb cilat lexuesin s\u2019ka pse ta lodhim me p\u00ebrs\u00ebritjen e tyre diktuar nga praktika sadiste t\u00eb \u201cshkoll\u00ebs ruse\u201d.<\/p>\n<p>U prezantuan t\u00eb dyja pal\u00ebt dhe poetit iu desh t\u00eb shpjegonte se kish dijeni p\u00ebr polemikat n\u00eb fush\u00ebn e mjek\u00ebsis\u00eb, pasi n\u00eb bibliotek\u00ebn e qytetit do t\u00eb shkonte, t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb, p\u00ebr t\u2019u hedhur nj\u00eb sy periodik\u00ebve si: \u201cStudime mjek\u00ebsore, \u201cPedagogjike\u201d, \u201cStudime juridike\u201d, \u201cStudime historike\u201d e t\u00eb tjera. T\u00eb gjitha k\u00ebtyre ai, n\u00eb artikuj t\u00eb r\u00ebnd\u00eb- sish\u00ebm, mundohej t&#8217;u b\u00ebnte edhe nj\u00eb lexim t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb fr\u00ebngjisht, nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<br \/>\nPas bisedave t\u00eb para t\u00eb karakterit paraqit\u00ebs dhe etik, poeti tha di\u00e7ka lidhur me ato \u00e7ka p\u00ebrmend\u00ebm dhe ve\u00e7 t\u00eb tjerave n\u00ebnvizoi, se kishte dijeni p\u00ebr diskutimet e tij me doktor Fotjanin, por, posa\u00e7\u00ebrisht, ashtu si\u00e7 jan\u00eb poet\u00ebt, ai do ta befasonte doktor Kreshtanin me p\u00ebrfytyrimin q\u00eb i krijonte doktor Fotjani. Atij iu desh ta thot\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb shqip se druhej mos gabonte me fantazin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>&#8211; Dhe si ju \u00ebsht\u00eb dukur n\u00eb debat?- qe pyetja e Dr.Kreshtanit p\u00ebr kolegun e tij.<br \/>\n&#8211; Sikur e mban cigaren n\u00eb goj\u00eb dhe ajo, ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar tejet, ai nuk shqet\u00ebsohet mos ia p\u00ebrv\u00eblon buz\u00ebt, sepse kapu\u00e7i me siguri q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngjitur n\u00eb pjes\u00ebn e jashtme, e cila e lejon t\u00eb vazhdoj\u00eb ligj\u00ebrimin, shoq\u00ebruar me gjeste duarsh. Pamje m\u00eb komike s\u2019ke ku gjen.<br \/>\nKaq mjaftoi q\u00eb doktor Kreshtani t\u00eb shp\u00ebrthente n\u00eb nj\u00eb t\u00eb qeshur me lot, pa mundur dot t\u00eb thoshte plot\u00ebsisht fjal\u00ebt:<br \/>\n-Fantastike, e pabesueshme! Por plot\u00ebsisht e v\u00ebrtet\u00eb. I keni r\u00ebn\u00eb pik\u00ebs. Si \u00ebsht\u00eb e mundur me p\u00ebrfytyrim t\u00eb keni kaq sakt\u00ebsi p\u00ebr t\u2019iu afruar gati p\u00ebrsosm\u00ebrisht-tipit? &#8211; Dhe doktor Kreshtani para se t\u00eb priste p\u00ebrgjigjen e poetit, iu drejtua zonjave franceze:<\/p>\n<p>-T\u00eb na falni se bashkatdhetari im po m\u00eb befason me nj\u00eb v\u00ebzhgim t\u00eb cilin edhe pse kam gjysm\u00eb shekulli n\u00eb psikiatri, po mahnitem nga p\u00ebrfundimet e p\u00ebrfytyrimet e tij vet\u00ebm me lexim. Pastaj u kthye nga poeti dhe i b\u00ebri nj\u00eb pyetje t\u00eb dyt\u00eb: &#8211; P\u00ebr \u00e7far\u00eb keni mbaruar?<br \/>\nPoeti n\u00ebnqeshi:<\/p>\n<p>&#8211; Mos e k\u00ebrkoni te shkollimi formimin tim, doktor, se kam kryer vet\u00ebm Institutin Pedagogjik n\u00eb Shkod\u00ebr. Nuk e di, mbase kjo vjen nga dhuntia p\u00ebr t\u00eb kapur t\u00eb ve\u00e7ant\u00ebn n\u00eb rr\u00ebmuj\u00ebn e tipareve individuale. P\u00ebr doktor Fotjanin, me gjas\u00eb, duhet t\u00eb ket\u00eb ndikuar dhe emri i tij: Fotjan, q\u00eb un\u00eb do ta gjykoja se tipi i tij i zjarrt\u00eb duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjet asaj p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ithtar\u00ebt e predestinat\u00ebs tej\u00e7ojn\u00eb teorin\u00eb e tyre.<br \/>\nDoktor Kreshtani ndofta do t\u2019i shtonte k\u00ebsaj di\u00e7ka tjet\u00ebr, por n\u00eb fortafol\u00ebs u d\u00ebgjua z\u00ebri nga qendra e informacionit se \u201cAir-Franc\u00eb\u201d do t\u00eb vonohej edhe t\u00eb pakt\u00ebn tridhjet\u00eb minuta. Prandaj atij iu desh t\u00eb kthente n\u00eb fr\u00ebngjisht dialogun me poetin.<\/p>\n<p>-\u201cPredestinata*\u201d! &#8211; p\u00ebrs\u00ebriti doktor Kreshtani si me vete, &#8211; edhe n\u00eb rinin\u00eb time flitej p\u00ebr t\u00eb. Madje me zell t\u00eb tepruar lexohej nga adole- shent\u00ebt q\u00eb ngat\u00ebrronin prirjet e tyre me emrin, pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb cil\u00ebve, qe trash\u00ebgimi. Ndryshe nga prona p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ndiqej praktika e rrobaqep\u00ebsit, \u201cmat dhjet\u00eb her\u00eb e prit nj\u00eb her\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>-Si e gjith\u00eb bota e krishter\u00eb, lidhur me trash\u00ebgimin\u00eb e emrit. Krejt ndryshe \u00ebsht\u00eb bota islame, doktor.<br \/>\n&#8211; Po?<br \/>\n&#8211; Ata i udh\u00ebheq nj\u00eb filozofi tjet\u00ebr, sipas s\u00eb cil\u00ebs: Mos e trash\u00ebgo emrin t\u00ebnd sepse ke p\u00ebr ta humbur shpejt at\u00eb.<br \/>\n&#8211; Djalosh, po m\u00eb befasoni me horizontin tuaj.<br \/>\nAi nuk e fshihte k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb po bisedonte me nj\u00eb t\u00eb ri niveli i t\u00eb cilit, jo vet\u00ebm i ngjante universal, por i mirinformuar me krenajat.<br \/>\n&#8211; Nuk mund t\u00eb di si \u00ebsht\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsia e nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb, krahasuar me tjet\u00ebr\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar k\u00ebt\u00eb&#8230; sentenc\u00eb, doktor. Por apriori, them se ka po aq gravitet sa edhe predestinata.<\/p>\n<p>&#8211; Varet se \u00e7\u2019kuptojm\u00eb me nocionin humbje, &#8211; nd\u00ebrhyri zonja Marsejez\u00eb n\u00eb bised\u00eb. &#8211; N\u00eb qoft\u00eb fjala p\u00ebr emrin, n\u00eb se zbehet kur ky trash\u00ebgohet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diskutim, por edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb s\u00ebrish k\u00ebrkohen statistika. E, pa dyshim edhe studime. Fjala vjen: Aleksand\u00ebr Dyma (Ati), nuk besoj se humbi vler\u00ebn e emrit t\u00eb tij edhe pse i biri, me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr, shkrimtar gjithashtu, nisi t\u00eb botoj\u00eb drama dhe komedi me p\u00ebrmbajtje sociale. Kujtoj k\u00ebtu \u201cZonja me kamelje\u201d. Verdi do t\u00eb shkruante pas saj \u201cTraviat\u00ebn\u201d, i cili p\u00ebr mua e tejkaloi baban\u00eb. Por a do t\u00eb thoshin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn admiruesit e romaneve historike e kalorsjake t\u00eb t\u00eb atit, si: \u201cTre musketier\u00ebt\u201d apo \u201cKonti i Monte-Kristos\u201d? Sa i p\u00ebrket jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb nuk m\u00eb duket se ha diskutim.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb raste analoge, mama, ka edhe qes\u00ebndisje q\u00eb s\u2019ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me emrin, por sidoqoft\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb inkludohet n\u00eb \u2018duelin\u2019e vazhduesh\u00ebm \u2018et\u00ebr-bij\u2019.<br \/>\nDoktor Kreshtanit i doli n\u00eb shteg \u2018Kompleksi i Edipit\u2019, tema e tij e parap\u00eblqyer, dhe priste me durim q\u00eb zonjusha Juliet\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundonte. Por poeti e spostoi pak kur tha: -Sa i p\u00ebrket doktor Fotjanit, n\u00eb diskutimet p\u00ebr \u2018t\u00eb ju jeni shprehur se: s\u2019mund t\u00eb hidhet tjetri n\u00eb rrug\u00eb si nj\u00eb kapu\u00e7 cigareje. Kjo do t\u00eb thot\u00eb shum\u00eb p\u00ebr nj\u00eb njeri t\u00eb letrave. Aq m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr at\u00eb q\u00eb njeh Algoritmin dhe heuristik\u00ebn.<br \/>\nDoktor Kreshtani ishte pak t\u00eb thuhej se u ribefasua. Ai u pataks kur tha: &#8211; Ti ke dijeni p\u00ebr programin IDEAL p\u00ebr zgjidhjen e problemeve propozuar nga Bransford dhe&#8230;<br \/>\n&#8211; Stein, &#8211; plot\u00ebsoi poeti.<br \/>\n&#8211; Ekzakt, &#8211; tha doktor Kreshtani dhe shtoi: -Jan\u00eb studimet n\u00eb pes\u00ebvje\u00e7arin e fundit dhe kjo i b\u00ebn nder inteligjenc\u00ebs suaj. Por, po shoh se keni n\u00eb duar gazet\u00ebn \u201cKoha jon\u00eb\u201d.<br \/>\nPoeti shfletoi dhe n\u00eb nj\u00eb cep ishte edhe portreti i Dr. Kreshtanit me borsalin\u00eb si ta kishin fotografuar pak para se t\u00eb futej n\u00eb k\u00ebt\u00eb holl aviacioni.<br \/>\n&#8211; Qenkeni shprehur dhe ju p\u00ebr ngjarjen n\u00eb \u201cHotel Dajti\u201d, doktor?<br \/>\n&#8211; Po, &#8211; tha Dr. Kreshtani, &#8211; e para se rast\u00ebsisht u ndodha n\u00eb vendngjarje dhe e dyta, kur mora vesh cili ishte, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre&#8230; e prisja q\u00eb t\u2019i ndodhte nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb. Dhe s\u2019mund t\u00eb mos prononcohesha.<br \/>\n&#8211; Pse, doktor, kishit ndonj\u00eb arsye?<br \/>\nDoktori tundi kryet dhe tha:<br \/>\n&#8211; P\u00ebr shkak t\u00eb asaj q\u00eb fol\u00ebt edhe ju p\u00ebr \u2018predestinat\u00ebn\u2019, djalosh. Aspak shkencore nuk duket? Nj\u00ebsoj mendoj edhe un\u00eb. E till\u00eb ngjan. E ve\u00e7ant\u00eb se, p\u00ebrjashtimore ka qen\u00eb jeta e atij djali, q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn pes\u00eb vje\u00e7. Afeksioni p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn, vuri n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr baban\u00eb. Natyrisht, pa e kuptuar se \u00e7\u2019b\u00ebnte, e denoncoi at\u00eb p\u00ebr \u2018Tradhti ndaj Atdheut\u2019.<br \/>\nPor edhe k\u00ebtu mund t\u00eb hapim nj\u00eb parantez\u00eb. L\u00ebm\u00eb m\u00ebnjan\u00eb mosh\u00ebn f\u00ebmij\u00ebrore. \u2018Thirrja e gjakut\u2019 duhet ta frenonte. Ajo nuk veproi fare. Arsyeja ishte se ky nuk qe \u2018babai biologjik\u2019. Kthimi mbrapsht i emrit Ortep, na sugjeron k\u00ebt\u00eb p\u00ebr ta gjetur e lexuar Petro. K\u00ebshtu, Zoti m\u00eb shpuri n\u00eb vendin e ngjarjes si t\u00eb isha prokuror dhe pash\u00eb n\u00eb hotel \u201cDajti\u201d v\u00ebrsniken e tij. Edhe pse ky i propozoi dashuri. Ajo, me sa duket i kujtoi deviacionin e tij p\u00ebsuar n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri, ngaq\u00eb kishte qen\u00eb komshie me t\u00eb. Valvola e autoklav\u00ebs shp\u00ebrtheu. Qe nj\u00eb vet\u00ebvrasje, s\u00eb pari n\u00eb nd\u00ebrgjegje. E \u00e7uditshme pas kaq vitesh. Por edhe m\u00eb i jasht\u00ebzakon- sh\u00ebm mjeti. Ai rr\u00ebmbeu shishen me acid, a l\u00ebnd\u00eb abrazive, q\u00eb p\u00ebrdorte sh\u00ebrbyesja p\u00ebr t\u00eb zbardhur mermer\u00ebt (edhe tani q\u00eb po hedhim k\u00ebto radh\u00eb kujtojm\u00eb gjakftoht\u00ebsin\u00eb e tij n\u00eb p\u00ebrmbushjen e urdhrave t\u00eb diktatur\u00ebs, kaluar ftoht\u00ebsis\u00eb s\u00eb mermer\u00ebve, derisa ishte i pajisur me arm\u00eb hesht\u00ebse), dhe sp\u00ebrkati syt\u00eb e tij p\u00ebr t\u2019i \u2018argumentuar\u2019 vajz\u00ebs dashurin\u00eb. (Dhe ne, s\u00ebrish, ve\u00e7ojm\u00eb se ai ishte \u2018qorruar\u2019, s\u00eb pari nga zbatimi i urdhrave t\u00eb diktatur\u00ebs n\u00ebn k\u00ebmb\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs jetoi dhe tani, nj\u00eb sh\u00ebrbyese, moshatare, ia hoqi thonj\u00ebzat fjal\u00ebs \u201cqorrim\u201d. Q\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb dekik\u00eb t\u00eb shoh\u00eb me syt\u00eb e tij vetveten e ta njoh\u00eb at\u00eb. Pas k\u00ebsaj s\u2019kishin \u00e7\u2019i duheshin syt\u00eb. Aq m\u00eb pak v\u00ebshtrimi. Kurrsesi drita e tyre.<br \/>\n-P\u00ebr t\u00eb na dh\u00ebn\u00eb neve t\u00eb fush\u00ebs, &#8211; do t\u00eb vazhdonte Dr. Kreshtani, &#8211; t\u00eb shihnim rastin e past\u00ebr mbi \u201ckompleksin e Edipit\u201d.<br \/>\nK\u00ebtu, doktor Kreshtani, kishte t\u00eb drejt\u00eb. Se ashtu si\u00e7 edhe \u00ebsht\u00eb i njohur tashm\u00eb lexuesi me faktin q\u00eb Ortepi pa e ditur e vret t\u00eb atin biologjik Petro, n\u00ebn nj\u00eb zhbalancim t\u00eb \u00e7astit si te \u201cKompleksi i Edipit\u201d.<br \/>\nPas k\u00ebsaj Dr. Kreshtani nuk foli m\u00eb. Mbi t\u00eb pranishmit u end nj\u00eb tis i trisht\u00eb e hijer\u00ebnd\u00eb. N\u00ebn k\u00ebt\u00eb ngrysje, n\u00eb mos ul\u00ebrit\u00ebse, vajtimtare, Gazmendi i vog\u00ebl hapi syt\u00eb, tejet i befasuar.<br \/>\nDr. Kreshtani pa se adoleshentit iu duk krejt\u00ebsisht i ftoht\u00eb e tejet i huaj mjedisi, pas s\u00eb cil\u00ebs vjen malli p\u00ebr t\u00eb tut\u00eb. Po ende, jo n\u00eb pak raste edhe pendesa, q\u00eb tashm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakthyeshme barazohej me zero.<br \/>\nDoktori e ndjeu se ishte ai me bised\u00ebn e tij shkaktari i k\u00ebsaj r\u00ebndese tejet shtyp\u00ebse prandaj iu kthye n\u00eb shqip poetit p\u00ebr ta ndryshuar e di\u00e7 \u00ebmb\u00eblsuar klim\u00ebn:<br \/>\n&#8211; Pak m\u00eb par\u00eb dhat\u00eb p\u00ebrshtypjet tuaja nga leximi i polemikave me kolegun Dr. Fotjani.<br \/>\n&#8211; Po.<br \/>\n&#8211; Por&#8230; sikur m\u00eb kursyet mua n\u00eb p\u00ebrfytyrimet tuaja. Apo p\u00ebr shkak t\u00eb groteskut, nuk e pat\u00eb t\u00eb udh\u00ebs t\u2019i tregoni?<br \/>\nPoeti buz\u00ebqeshi \u00ebmb\u00ebl. Qe nga ato buz\u00ebqeshje, mbase t\u00eb huazuara nga zonjusha Juliet\u00eb, q\u00eb fshihte mendimin e v\u00ebrtet\u00eb ku sheqerosej gjykimi.<br \/>\n&#8211; M\u00eb duket se e keni kuptuar doktor, se \u00ebsht\u00eb kjo e mbramja: fundja, p\u00ebrfytyrimi \u00ebsht\u00eb vetjak dhe&#8230; nj\u00eb fanitje.<br \/>\nSidoqoft\u00eb doktori ishte psikolog dhe s\u2019mund t\u2019i kaloje me nj\u00eb p\u00ebrkufizim t\u00eb k\u00ebtij lloji.<br \/>\n-Pse \u00ebsht\u00eb i till\u00eb, &#8211; tha ai n\u00eb fr\u00ebngjisht, &#8211; s\u2019keni pse t\u00eb nguroni. P\u00ebrshtypjet s\u2019jan\u00eb&#8230; diagnoza, &#8211; e nxiti ai.<br \/>\n&#8211; Doktor Kreshtani, &#8211; nisi poeti nj\u00eb arsyetim t\u00eb nj\u00eb lloji ndryshe, &#8211; kur diskutoja me nj\u00eb njoh\u00ebs t\u00eb greqishtes k\u00ebta muajt e fundit mbi \u2018komunist\u00ebt idealist\u00eb\u2019, ku besoj hyni dhe ju, p\u00ebrderisa lat\u00eb Parisin e bukur dhe erdh\u00ebt k\u00ebtu t\u00eb b\u00ebnit hipnozuesin n\u00eb \u00e7etat partizane. E kam mir\u00eb?<br \/>\n&#8211; Ekzakt! &#8211; pohoi doktori.<br \/>\n&#8211; Njoh\u00ebsi i greqishtes m\u00eb tha fjal\u00ebn greke: alotrop. P\u00ebrkthimi fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb i k\u00ebsaj th\u00ebnieje t\u00eb huton.<br \/>\n&#8211; Pa dyshim, &#8211; tha doktori, q\u00eb e zot\u00ebronte gjuh\u00ebn.<br \/>\n&#8211; Por kur shfletoi Larusin anglisht, nj\u00eb miku im, edhe pse botimi i viteve \u201930-t\u00eb, gjeti shpjegimin se: alotrop \u00ebsht\u00eb secila nga format e ndryshme q\u00eb mund t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb element. Dhe merr si shembull Karbonin, i cili ka tre alotrope: grafitin, diamantin, dhe qymyrin amorf. grafitin, Pas k\u00ebsaj bindesh.<br \/>\nDr. Kreshtani, disi i hutuar tha:<br \/>\n&#8211; Ku hyn k\u00ebtu Komunisti ideal?<br \/>\nZonjat franceze buz\u00ebqesh\u00ebn nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe ngjashm\u00ebrisht. Fizikania Juliet\u00eb nd\u00ebrhyri edhe p\u00ebr t\u00eb zbutur \u2018ironin\u00eb\u2019:<br \/>\n&#8211; Hyn, doktor, hyn. Madje mund t\u00eb them se \u00ebsht\u00eb gjetja m\u00eb e p\u00ebraf\u00ebrt q\u00eb i shkon se&#8230; dihet, \u00e7do krahasim \u00e7alon.<br \/>\n&#8211; Ekzakt.<br \/>\n&#8211; M\u00eb lejoni, doktor, t\u2019ju them se \u00ebsht\u00eb shembulli m\u00eb tipik mbi . . .d\u00ebshtimin.<br \/>\n&#8211; Pse?<br \/>\n&#8211; Sepse t\u00eb dy elementet q\u00eb merren n\u00eb analiz\u00eb jan\u00eb qymyr amorf.<br \/>\nNj\u00ebri donte t\u00eb b\u00ebhej diamant dhe u zhg\u00ebnjye edhe vet\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po, &#8211; tha doktor Kreshtani. &#8211; Ky \u00ebsht\u00eb Komunisti idealist. q\u00eb kujtoi se do t\u00eb hante me lug\u00eb floriri.<br \/>\n&#8211; Fizikania, &#8211; tha poeti, &#8211; si t\u00eb kish lexuar bindjen time, shpjegoi pik\u00ebrisht at\u00eb \u00e7ka mendoja. Se ju, i dashur doktor, tentuat diamantin dhe p\u00ebrfunduat n\u00eb qymyr amorf. P\u00ebr pasoj\u00eb, nuk shkruat aspak histori, mbase historir\u00ebza. At\u00eb e b\u00ebn\u00eb koleg\u00ebt tuaj q\u00eb e treguan veten se qen\u00eb grafit dhe shkruan historin\u00eb m\u00eb t\u00eb zez\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi.<br \/>\nU b\u00eb nj\u00eb lloj heshtjeje. Por Dr. Kreshtani, s\u00ebrish, iu drejtua poetit:<br \/>\n&#8211; Gjithsesi p\u00ebrshtypjet tuaja p\u00ebr mua ende s\u2019i kam d\u00ebgjuar.<br \/>\n&#8211; Pas k\u00ebsaj, por edhe atij p\u00ebrshkrimi tejet rr\u00ebqeth\u00ebs q\u00eb i b\u00ebt\u00eb ngjarjes n\u00eb \u201cHotel Dajti\u201d, n\u00eb vagullit\u00eb e mia do t\u00eb shfaqeni, Dr. Kreshtani, si nj\u00eb sh\u00ebmb\u00eblles\u00eb e dal\u00eb nga arkivi i Marubit, me vlera, natyrisht, p\u00ebr historin\u00eb&#8230;<br \/>\nN\u00eb fortafol\u00ebs ud\u00ebgjua z\u00ebri nga qendrae informacionit, q\u00eb thoshte se: pasagjer\u00ebt p\u00ebr n\u00eb Paris duhet t\u00eb p\u00ebrgatiten. \u201cAir-France\u201d ka mb\u00ebrritur n\u00eb aeroportin e Rinasit.<br \/>\nPoeti e vinte n\u00eb dyshim shpjegimin e Dr. Kreshtanit.<br \/>\nAkuza q\u00eb Dr. Fotjani i kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr liberaliz\u00ebm s\u2019ishte pa gj\u00eb. Riparaqitja e saj vet\u00ebm ironizonte. N\u00eb nj\u00eb cep, nj\u00eb gazetar hidhte drit\u00eb n\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim krejt tjet\u00ebr. P\u00ebr nj\u00eb mot\u00ebrzim t\u00eb ri ai fliste.:<br \/>\nShishen me acid, a l\u00ebnd\u00eb abrazive e kishte n\u00eb duar v\u00ebrsnikja e Ortepit. Ky me siguri ka tentuar ta puth\u00eb dhe ajo, p\u00ebr t\u2019u mbrojtur, ia ka hedhur n\u00eb surrat me neveri.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb p\u00ebrkesa e k\u00ebtij veprimi me \u201ckompleksin e Edipit\u201d.Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb, q\u00eb: liberali komunisto-idealist, Dr. Kreshtani, pa e kuptuar as vet\u00eb, n\u00eb kushte t\u00eb caktuara, si qymyri amorf, tenton diamantin, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb re nga nj\u00eb sigurims i destinuar p\u00ebr nd\u00ebshkim, b\u00ebri m\u00eb n\u00eb fund nj\u00eb gjest&#8230; t\u00eb diamantt\u00eb. . . .<br \/>\nN\u00eb bordin e avionit, Dr. Kreshtanit, tek sistemonte \u00e7ant\u00ebn, n\u00eb rreshtin tjet\u00ebr t\u00eb mesores, iu kujtua, plot\u00ebsisht, di\u00e7ka nga vegj\u00eblia e poetit dhe n\u00eb shqip, q\u00eb t\u00eb mos d\u00ebgjonin parizienet, i p\u00ebshp\u00ebriti:<br \/>\n&#8211; N\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb tuaj, mos ndofta t\u00eb kan\u00eb mbetur t\u00eb dy prind\u00ebrit n\u00eb gurore dhe p\u00ebsuat nj\u00eb goditje psikike pas k\u00ebsaj?<br \/>\nPoetin nuk e befasoi dhe aq pyetja sesa kujtesa e k\u00ebtij doktori, tejet pasionant dhe, ndon\u00ebse pohoi me krye, menj\u00ebher\u00eb iu nd\u00ebrk\u00ebmbye figura, teksa d\u00ebgjonte vazhdimin e pyetjes s\u00eb Dr. Kreshtanit dhe shihte siluet\u00ebn e tij nj\u00ebzet e pes\u00eb vje\u00e7 m\u00eb t\u00eb ri:<br \/>\n&#8211; Dhe keni qen\u00eb te pediatri me nofk\u00ebn \u201cGjinkalla\u201d bashk\u00eb me gjyshen tuaj?<br \/>\nPoeti tanim\u00eb d\u00ebgjonte tjet\u00ebr z\u00eb dhe shihte tjet\u00ebr njeri. At\u00eb q\u00eb ishte ulur pran\u00eb Dr. \u201cGjinkall\u00ebs\u201d dhe e hiqte veten si shok i tij, nd\u00ebrsa gjyshja e poetit shpjegonte se vog\u00eblushi i saj, dometh\u00ebn\u00eb poeti i ardhsh\u00ebm, tmerrohej kur binte nata.<br \/>\n-Sht\u00ebpia juaj ishte me gur\u00eb dhe ajo \u00e7ka u ndodhi prind\u00ebrve tuaj ju solli fobi nga gur\u00ebt. Ishte nj\u00eb tronditje e madhe dhe nj\u00eb nga arsyet q\u00eb duhet patjet\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrroje mjedis. N\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb zgjedhje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb familjare, un\u00eb firmosa q\u00eb ju t\u00eb shkonit n\u00eb \u201cSht\u00ebpin\u00eb e F\u00ebmij\u00ebve\u201d.<br \/>\nPoeti pohoi me krye. Doktor Kreshtani p\u00ebrfundoi:<br \/>\n&#8211; Ajo tronditje tek ju, djalosh, ka ardhur p\u00ebr mir\u00eb. Ju ka zgjuar at\u00eb q\u00eb thuhet p\u00ebr \u2018shqis\u00ebn e gjasht\u00eb\u2019. Poeti hapi syt\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po, po! Inteligjenca juaj e tregon k\u00ebt\u00eb. Dr.Kreshtanie kishvendosur \u00e7ant\u00ebn sip\u00ebr ndenj\u00ebseve. Poeti u ul pran\u00eb damave t\u00eb Franc\u00ebs. . . .<br \/>\nAvioni filloi ngjitjen me rrap\u00ebllim\u00eb, zhurma e t\u00eb cilit u z\u00ebvend\u00ebsua m\u00eb pas me nj\u00eb uturim\u00eb disi m\u00eb t\u00eb pranueshme, kjo, se ishte e nj\u00ebtrajtshme. Hija e tij mbi tok\u00eb qe tretur s\u00eb bashku me ngjarjet e s\u00eb shkuar\u00ebs, t\u00eb cilat e ardhmja do t\u2019i arkivoj\u00eb si \u201cFototeka Marubi\u201d. Ve\u00e7se, jo p\u00ebr t\u2019u krenuar me to, por p\u00ebr t\u00eb mos u turp\u00ebruar prej tyre.Mbi tok\u00eb nuk dallohej m\u00eb asgj\u00eb, ve\u00e7se mug\u00ebtir\u00eb. Ajo<br \/>\nq\u00eb nuk shquhet leht\u00eb, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb ag, pas t\u00eb cilit vjen drita, apo muzg, pas t\u00eb cilit err\u00ebsohet e vjen nata.<\/p>\n<p><strong>Sotir Athanasi<\/strong>,<br \/>\n<em>Athin\u00eb, tetor, 2012 &#8211; 14, Shkurt 2013.<br \/>\nD\u00ebrguar, m\u00eb: 26, Prill, 2019! <\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>( Tregim ) ( O ju q\u00eb ecni mbi dy k\u00ebmb\u00eb! Nuk e dini \u00e7far\u00eb fati po ju pret, Qoft\u00eb t\u00eb mart\u00eb, a qoft\u00eb t\u00eb premte, un\u00eb po shkoj n\u00eb Luv\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte. ) [ Nga nj\u00eb th\u00ebnie n\u00eb Rinas. Ishte fillimi I viteve &#8217;90- t\u00eb ] Nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb aeroportin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":40046,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8,12],"tags":[],"class_list":["post-40684","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-letersi","category-tregime"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>KOMPLEKSI I EDIPIT (3) - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kompleksi-i-edipit-3\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"KOMPLEKSI I EDIPIT (3) - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"( Tregim ) ( O ju q\u00eb ecni mbi dy k\u00ebmb\u00eb! Nuk e dini \u00e7far\u00eb fati po ju pret, Qoft\u00eb t\u00eb mart\u00eb, a qoft\u00eb t\u00eb premte, un\u00eb po shkoj n\u00eb Luv\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte. ) [ Nga nj\u00eb th\u00ebnie n\u00eb Rinas. Ishte fillimi I viteve &#8217;90- t\u00eb ] Nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb aeroportin e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kompleksi-i-edipit-3\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-04-26T22:39:04+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Sotir-Athanasi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kompleksi-i-edipit-3\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kompleksi-i-edipit-3\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"KOMPLEKSI I EDIPIT (3)\",\"datePublished\":\"2019-04-26T22:39:04+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kompleksi-i-edipit-3\\\/\"},\"wordCount\":4122,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kompleksi-i-edipit-3\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/04\\\/Sotir-Athanasi.jpg\",\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\",\"Tregime\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kompleksi-i-edipit-3\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kompleksi-i-edipit-3\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kompleksi-i-edipit-3\\\/\",\"name\":\"KOMPLEKSI I EDIPIT (3) - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kompleksi-i-edipit-3\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kompleksi-i-edipit-3\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/04\\\/Sotir-Athanasi.jpg\",\"datePublished\":\"2019-04-26T22:39:04+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kompleksi-i-edipit-3\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kompleksi-i-edipit-3\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kompleksi-i-edipit-3\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/04\\\/Sotir-Athanasi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/04\\\/Sotir-Athanasi.jpg\",\"width\":500,\"height\":500,\"caption\":\"Sotir Athanasi\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kompleksi-i-edipit-3\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"KOMPLEKSI I EDIPIT (3)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"KOMPLEKSI I EDIPIT (3) - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kompleksi-i-edipit-3\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"KOMPLEKSI I EDIPIT (3) - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"( Tregim ) ( O ju q\u00eb ecni mbi dy k\u00ebmb\u00eb! Nuk e dini \u00e7far\u00eb fati po ju pret, Qoft\u00eb t\u00eb mart\u00eb, a qoft\u00eb t\u00eb premte, un\u00eb po shkoj n\u00eb Luv\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte. ) [ Nga nj\u00eb th\u00ebnie n\u00eb Rinas. Ishte fillimi I viteve &#8217;90- t\u00eb ] Nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb aeroportin e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kompleksi-i-edipit-3\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-04-26T22:39:04+00:00","og_image":[{"width":500,"height":500,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Sotir-Athanasi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kompleksi-i-edipit-3\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kompleksi-i-edipit-3\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"KOMPLEKSI I EDIPIT (3)","datePublished":"2019-04-26T22:39:04+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kompleksi-i-edipit-3\/"},"wordCount":4122,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kompleksi-i-edipit-3\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Sotir-Athanasi.jpg","articleSection":["Let\u00ebrsi","Tregime"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kompleksi-i-edipit-3\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kompleksi-i-edipit-3\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kompleksi-i-edipit-3\/","name":"KOMPLEKSI I EDIPIT (3) - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kompleksi-i-edipit-3\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kompleksi-i-edipit-3\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Sotir-Athanasi.jpg","datePublished":"2019-04-26T22:39:04+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kompleksi-i-edipit-3\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kompleksi-i-edipit-3\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kompleksi-i-edipit-3\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Sotir-Athanasi.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Sotir-Athanasi.jpg","width":500,"height":500,"caption":"Sotir Athanasi"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kompleksi-i-edipit-3\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"KOMPLEKSI I EDIPIT (3)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40684","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40684"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40684\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/40046"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40684"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40684"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40684"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}