{"id":40730,"date":"2019-04-28T10:37:05","date_gmt":"2019-04-28T08:37:05","guid":{"rendered":"https:\/\/www.fjala.info\/?p=40730"},"modified":"2019-04-28T10:37:05","modified_gmt":"2019-04-28T08:37:05","slug":"areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\/","title":{"rendered":"Areali gjuh\u00ebsor i Istogut me rrethin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Prof. dr. Mustafa Ibrahimi<\/strong><br \/>\n<em>Universiteti \u201cN\u00ebna Terez\u00eb\u201d<\/em><br \/>\n<em>Shkup<\/em><\/p>\n<blockquote><p>Vepra \u201cAreali gjuh\u00ebsor i Istogut me rrethin\u00eb\u201d e autorit Dr. Sejdi Gashi, vler\u00eb e re p\u00ebr gjuh\u00ebsin\u00eb shqiptare (Studim monografik, botoi: Instituti Albanologjik i Prishtin\u00ebs, Prishtin\u00eb, 2018, f. 332.)<\/p><\/blockquote>\n<p><strong>Recension<\/strong><\/p>\n<p>Monografia me titull Areali gjuh\u00ebsor i Istogut me rrethin\u00eb e autorit Dr. Sejdi Gashi, n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vazhdim\u00ebsi e k\u00ebrkimeve prej dekadash n\u00eb studimet dialektologjike (Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Maqedoni), t\u00eb cilat kan\u00eb filluar n\u00eb vitet \u201960. Studimet e k\u00ebsaj natyre kan\u00eb filluar shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt edhe n\u00eb kolonit\u00eb e vjetra nd\u00ebr arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb e t\u00eb Greqis\u00eb dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb studiohen e rivler\u00ebsohen ende me metodat m\u00eb bashk\u00ebkohore shkencore.<\/p>\n<p>Dalja n\u00eb drit\u00eb e vepr\u00ebs s\u00eb Dr. Sejdi Gashit, Areali gjuh\u00ebsor i Istogut me rrethin\u00eb zgjeron edhe m\u00eb tej studimet e dialektologjis\u00eb shqiptare. Studimi p\u00ebr t\u00eb folmen e Istogut vjen pasi autori kishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb studime q\u00eb kur ishte student dhe m\u00eb von\u00eb duke botuar me dhjet\u00ebra artikuj n\u00ebp\u00ebr gazeta dhe revista shkencore, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb trajtuar dukuri dialektore p\u00ebr t\u00eb folmen e k\u00ebsaj krahine.<\/p>\n<p>Autori Gashi k\u00ebrkimet e tij n\u00eb fush\u00eb t\u00eb dialektologjis\u00eb i bashkon sa me ruajtjen e tradit\u00ebs s\u00eb k\u00ebrkimeve dialektore n\u00eb Kosov\u00eb, aq edhe me metodat bashk\u00ebkohore t\u00eb tradit\u00ebs s\u00eb k\u00ebrkimeve dialektore, duke sjellur analiza dhe p\u00ebrshkrime deskriptive t\u00eb p\u00ebrmas\u00ebs fonetike dhe morfologjike, t\u00eb fjal\u00ebformimit, si dhe me struktur\u00ebn e formimeve sintaksore.<\/p>\n<p><strong>Struktura e punimit<\/strong><\/p>\n<p>Monografia e Dr. Sejdi Gashit paraqet nj\u00eb pamje t\u00eb plot\u00eb mbi arealin gjuh\u00ebsor t\u00eb Istogut, si nj\u00eb prej t\u00eb folmeve m\u00eb periferike t\u00eb geg\u00ebrishtes verilindore dhe \u00ebsht\u00eb konceptuar n\u00eb tet\u00eb nj\u00ebsi tematike: I &#8211; T\u00eb dh\u00ebna t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr Istogun me rrethin\u00eb, II \u2013 Fonetika, III- dukurit\u00eb fonetike, IV &#8211; Morfologjia, V &#8211; Fjal\u00ebformimi, VI &#8211; Sintaksa, VII \u2013 Tekste dialektore, VIII &#8211; Fjalorthi dialektor, si dhe p\u00ebrfundimet e bibliografia.<\/p>\n<p>N\u00eb kreun e par\u00eb, autori shqyrton t\u00eb dh\u00ebnat e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr Istogun me rrethin\u00eb, duke na dh\u00ebn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat historike, ekonomike, politike, arsimore, demo-grafike dhe etimologjike t\u00eb qytetit t\u00eb Istogut dhe t\u00eb dh\u00ebnat e shumta p\u00ebr 52 fshatrat e komun\u00ebs s\u00eb Istogut dhe t\u00eb dh\u00ebna demografike p\u00ebr popullsin\u00eb q\u00eb jeton n\u00eb ato fshatra. Autori Gashi, n\u00eb pjes\u00ebn e studimit t\u00eb tij na prezanton edhe autor\u00ebt q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me studimin e k\u00ebsaj treve.<\/p>\n<p><strong>Kreu i dyt\u00eb &#8211; Fonetika<\/strong><\/p>\n<p>Autori p\u00ebrqendrohet n\u00eb ve\u00e7orit\u00eb fonetike dhe fonologjike t\u00eb s\u00eb folmes s\u00eb Istogut me rrethin\u00eb, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb edhe n\u00eb dukurit\u00eb fonetike. N\u00eb vija t\u00eb shkurta analizon karakteristikat e k\u00ebsaj t\u00eb folmeje n\u00eb rrafshin fonetik, duke studiuar: theksin, sistemin zanor, gjat\u00ebsin\u00eb e zanoreve, nazalizimin dhe denazalizimin, reduktimin e zanoreve, dallimet e kusht\u00ebzuara t\u00eb tyre, diftongjet dhe togjet zanore, sistemin bashk\u00ebting\u00ebllor, grupet e bashk\u00ebting\u00eblloreve.<\/p>\n<p><strong>Kreu III &#8211; Dukurit\u00eb fonetike<\/strong><\/p>\n<p>Pjes\u00eb e k\u00ebtij studimi jan\u00eb edhe dukurit\u00eb fonetike, si: metafonia, apofonia, kontraksioni, shurdhimi, sonorizimi, asimilimi, disimilimi, metateza, elizioni, aglutinacioni, palatalizimi, reduktimi, kontraksioni i zanoreve dhe bashk\u00ebting\u00eblloreve dhe anologjia.<\/p>\n<p>Autori Sejdi Gashi t\u00eb gjitha k\u00ebto analiza i ka b\u00ebr\u00eb, pas mbledhjes s\u00eb materialit n\u00eb terren duke p\u00ebrdorur Pyet\u00ebsorin e Atlasit Dialektologjik.<\/p>\n<p>Nga shembujt e dh\u00ebn\u00eb v\u00ebrehet se studiuesi Gashi me mjaft sukses ka b\u00ebr\u00eb analiza t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme fonetike dhe fonologjike, duke ilustruar \u00e7do p\u00ebrkufizim me shembuj dhe duke cituar literatur\u00eb baz\u00eb, sipas kritereve q\u00eb i k\u00ebrkon shkenca. Punimit i jep nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb edhe p\u00ebrdorimi i nj\u00eb numri t\u00eb madh metodash shkencore.<\/p>\n<p>Tingujt i studion nga aspekte t\u00eb ndryshme, duke dh\u00ebn\u00eb shembuj p\u00ebr alternimet e tyre, pra na ofron shum\u00eb dukuri fonetike, me shembujt e vrojtuar n\u00eb terren p\u00ebr karakteristikat arkaike t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb folmeje.<\/p>\n<p><strong>Kreu IV &#8211; Morfologjia<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, autori Gashi na sjell studime rreth pjes\u00ebve t\u00eb ndryshueshme dhe t\u00eb pandryshueshme t\u00eb ligj\u00eb\u00acrat\u00ebs, duke theksuar se ndryshimet morfologjike n\u00eb arealin gjuh\u00ebsor t\u00eb Istogut me rrethin\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb pakta se ato fonetike, nd\u00ebrkaq edhe ato q\u00eb ekzistojn\u00eb jan\u00eb t\u00eb ngjashme me grupin e t\u00eb folmeve t\u00eb geg\u00ebrishtes verilindore. Nd\u00ebr t\u00eb tjera analizon emra asnjan\u00ebs prejfoljor\u00eb, t\u00eb tipit: t b\u00ebrt\u00edtnit, t \u00edknit; Shum\u00ebsi i emrave mashkullor\u00eb me mbares\u00ebn \u2013a doktorra, profesora. P\u00ebrve\u00e7 5 rasave t\u00eb shqipes letrare, k\u00ebtu p\u00ebrdoret edhe rasa thirrore oj, moj, mori, p.sh. \/O Hysen o\/\u014butu more\/ se na nxuni n\u00e2\u00bata\/\/. Punimi vijon me mbi\u00acemrat, p\u00ebremrat; sistemin foljor, disa trajta foljore t\u00eb diatez\u00ebs p\u00ebsore-vetvetore pj\u00e9ka-p\u00f3\u00e7a, nj\u00e9ka-n\u00f3\u00e7a, kurse p\u00ebr p\u00ebrdorimin e pjes\u00ebve t\u00eb pandryshueshme t\u00eb ligj\u00ebrat\u00ebs n\u00eb t\u00eb folmen e Istogut, sipas autorit gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po b\u00ebhet m\u00eb i dendur dhe m\u00eb i zakonsh\u00ebm, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se kjo e folme, por edhe t\u00eb folmet e tjera t\u00eb shqipes p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po ndikohen nga shqipja letrare (standarde).<\/p>\n<p><strong>Kreu V &#8211; Fjal\u00ebformimi<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb studimin e tij, Sejdi Gashi r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb i kushton edhe fush\u00ebs s\u00eb fjal\u00ebformimit. Sipas tij kjo fush\u00eb paraqet interes dialektor, sepse p\u00ebrmes shqyrtimit dhe analizimit t\u00eb m\u00ebnyrave dhe mjeteve fjal\u00ebformuese mund t\u00eb hetohen m\u00eb imt\u00ebsisht shum\u00eb aspekte dhe ve\u00e7ori dialektore t\u00eb k\u00ebtij krahu t\u00eb shqipes. M\u00ebnyrat m\u00eb t\u00eb shpeshta fjal\u00ebformuese n\u00eb trev\u00ebn gjuh\u00ebsore t\u00eb Istogut jan\u00eb: Formimi parashtesor-prapashtesor i fjal\u00ebve a:t (-at\u00eb), a:v (-av\u00eb) \u0103vt; &#8211; Paranyj\u00ebzimi: i ms\u00fam, i \u00e1rdh\u016dn; Kompozimi shp\u012drli:g, s\u00fdke\u00e7, P\u00ebrngjitja: mozomoke\u00e7 (mos+o+Zot+ma+keq); Kon\u00acver-sioni krip hap, \u00e7ull.<\/p>\n<p><strong>Kreu VI &#8211; Sintaksa<\/strong><\/p>\n<p>Nga shembujt e dh\u00ebn\u00eb v\u00ebrehet se autori Gashi me mjaft sukses ka b\u00ebr\u00eb analiza t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sintaksore t\u00eb s\u00eb folmes s\u00eb Istogut, duke ilustruar \u00e7do p\u00ebrkufizim me shembuj dhe duke cituar literatur\u00eb baz\u00eb sipas kritereve shkencore, p.sh.: paskajorja del pas foljes gjysm\u00ebndihm\u00ebse duhet, p.sh.:\/\/ Duhet me msu: p\u00ebr me p\u00earparu; &#8211; Kur krye\u00acfjala shprehet me nj\u00eb em\u00ebr kolektiv, at\u00ebher\u00eb edhe kall\u00eb\u00aczuesi del n\u00eb numrin shum\u00ebs, p.sh.: \/\/ Njerz\u012fa sh\u00f3hin se \u00e7ka po ndo:dh n k\u012dt v\u00ean\/\/ etj.<\/p>\n<p><strong>Kreu VII \u2013 Tekste dialektore<\/strong><\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb teksteve dialektore t\u00eb vjela drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga goja e popullit, autori b\u00ebn dokumentimin e k\u00ebsaj t\u00eb folmeje, duke theksuar se ky material duhet t\u00eb mblidhet sa m\u00eb shpejt\u00eb, sepse po zhduket. N\u00eb k\u00ebt\u00eb studim autori na sjell 20 tekste dialektore n\u00eb proz\u00eb dhe k\u00ebng\u00eb popullore. Si\u00acpas studiuesit Gashi, n\u00eb trojet shqiptare jan\u00eb t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ky dokumentim gjuh\u00ebsor t\u00eb b\u00ebhet i plot\u00eb, sepse specialist\u00ebt e mir\u00ebfillt\u00eb nuk mungojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kreu VIII &#8211; Fjalorthi<\/strong><\/p>\n<p>Studiuesi Sejdi Gashi na sjell nj\u00eb thesar t\u00eb \u00e7muar me fjal\u00eb dhe shprehje t\u00eb rralla t\u00eb k\u00ebsaj ane. Fjal\u00ebsi i k\u00ebsaj idiome gjuh\u00ebsore \u00ebsht\u00eb mjaft i pasur dhe p\u00ebrmban nj\u00eb varg dukurish vetjake, t\u00eb trash\u00ebguara nga fazat e hershme t\u00eb shqipes. K\u00ebshtu, jan\u00eb p\u00ebrvijuar nj\u00eb varg nj\u00ebsish leksikore q\u00eb shquhen p\u00ebr autoktonin\u00eb dhe lasht\u00ebsin\u00eb e tyre si\u00e7 jan\u00eb: xhakb\u00e2\u00bame (grua me moral t\u00eb ul\u00ebt, p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb cil\u00ebs mund t\u00eb lindin konflikte t\u00eb shumta), ballgur (miell misri i bluar trash\u00eb q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr ushqim kafsh\u00ebsh), jap\u00e2\u00ba: nxh- veshje barinjsh n\u00eb form\u00eb t\u00eb palltos e prodhuar nga leshi i deleve), p\u00e1z\u00eam (grumbull penjsh), kuk\u00eal (gjendje e r\u00ebnd\u00eb, kriz\u00eb) etj.<\/p>\n<p><strong>Literatura dhe p\u00ebrfundimet<\/strong><\/p>\n<p>Ky studim monografik kompletohet me bibliografin\u00eb mjaft t\u00eb pasur dhe t\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb ndar\u00eb sipas fushave t\u00eb studimit nga autor\u00eb t\u00eb vendit dhe t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>N\u00eb studim jan\u00eb p\u00ebrdorur t\u00eb gjitha shkurtesat dhe shenjat fonetike t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u2019i lexuar tekstet dialektore q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb folme. Autori jep p\u00ebrfundime t\u00eb q\u00eblluara p\u00ebr t\u00eb gjitha tezat e ngritura n\u00eb fillim duke d\u00ebshmuar p\u00ebr pjekurin\u00eb e analizmit dhe p\u00ebrfundimit t\u00eb nj\u00eb studimi.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimi \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebn angleze.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrfundime<\/strong><\/p>\n<p>Sikur mund t\u00eb shihet edhe prej k\u00ebsaj strukture, studimi i Dr. Sejdi Gashit hapet si k\u00ebrkim antropogjeografik, nj\u00eb tradit\u00eb kjo e pranishme pothuajse gjat\u00eb gjith\u00eb shekullit XX, vazhdon me identifikimin e dukurive fonetike p\u00ebrmes komunikimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb terren, duke p\u00ebrdorur edhe p\u00ebrshkrimin sa m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebrmes shenjave diakritike, pastaj sjell nj\u00eb sintez\u00eb t\u00eb analiz\u00ebs morfologjike dhe sintaksore dhe p\u00ebrmbyllet me nj\u00eb num\u00ebr tekstesh popullore e nj\u00eb fjalorth dialektor, me t\u00eb cilin e b\u00ebn t\u00eb mundsh\u00ebm jo vet\u00ebm leximin e teksteve me interes p\u00ebr intonacionin dhe kuptimet morfosintaksore, por edhe b\u00ebn t\u00eb mundur njohjen e gjith\u00eb korpusit leksikor t\u00eb k\u00ebsaj treve.<\/p>\n<p>Autori p\u00ebrdor disa metoda, me mjaft sukses si\u00e7 jan\u00eb: metoda e analiz\u00ebs teorike, metoda e analiz\u00ebs s\u00eb dokumentacionit, metoda p\u00ebrshkruese, metoda krahasuese dhe metoda statistikore. Nga rezultatet d\u00ebshmon se i njeh metodat, duke filluar nga p\u00ebrzgjedhja e pyet\u00ebsor\u00ebve, analiza teorike e tyre, krahasimi i rezultateve, p\u00ebrshkrimi i tyre dhe dh\u00ebnia e statistikave n\u00ebp\u00ebrmjet dhjet\u00ebra tabelave dhe grafikoneve t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Autori ka shfryt\u00ebzuar literatur\u00eb t\u00eb nevojshme dhe me titujt e shfryt\u00ebzuar ka d\u00ebshmuar se ka njohuri p\u00ebr pro\u00acblemin q\u00eb ka ngitur. Citimet i ka p\u00ebrdorur sipas stilit APA. Studiuesi Gashi n\u00eb k\u00ebt\u00eb punim ka d\u00ebshmuar se \u00ebsht\u00eb mjaft i p\u00ebrgatitur n\u00eb aspektin teorik p\u00ebr termet ky\u00e7e t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij hulumtuese, si\u00e7 jan\u00eb: vjelja e materialit n\u00eb terren, analiza teorike gjuh\u00ebsore e t\u00eb folmes s\u00eb Istogut etj.<\/p>\n<p>Duke e p\u00ebrfunduar recensionin mund t\u00eb arrij n\u00eb p\u00ebrfundimin se studimi monografik Areali gjuh\u00ebsor i Istogut me rrethin\u00eb i studiuesit Sejdi Gashi, me origjinalitetin e tij, me t\u00eb dh\u00ebnat e shumta teorike, me disa ve\u00e7ori t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta midis t\u00eb folmeve tjera t\u00eb geg\u00ebrishtes, me materialin e pasur dialektologjik, me leksikun e pasur dhe me v\u00ebshtrimet fonetike, morfologjike dhe sintaksore t\u00eb s\u00eb folmes s\u00eb Istogut me rrethin\u00eb, paraqet nj\u00eb kontribut t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e studimeve t\u00eb dialektologjis\u00eb shqiptare, e cila hap shtigje t\u00eb reja p\u00ebr studime teorike, n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebsis\u00eb shqiptare dhe studimeve dialektore n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb autori Sejdi Gashi me k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shkencore, e pasuroi dialektologjin\u00eb dhe gjuh\u00ebsin\u00eb ton\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p><em>Shkup, 26.04.2019<\/em><\/p>\n<blockquote><p><em>D\u00ebrgoi p\u00ebr publikim, <strong>Milazim Kadriu<\/strong>, gazetar<\/em><\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prof. dr. Mustafa Ibrahimi Universiteti \u201cN\u00ebna Terez\u00eb\u201d Shkup Vepra \u201cAreali gjuh\u00ebsor i Istogut me rrethin\u00eb\u201d e autorit Dr. Sejdi Gashi, vler\u00eb e re p\u00ebr gjuh\u00ebsin\u00eb shqiptare (Studim monografik, botoi: Instituti Albanologjik i Prishtin\u00ebs, Prishtin\u00eb, 2018, f. 332.) Recension Monografia me titull Areali gjuh\u00ebsor i Istogut me rrethin\u00eb e autorit Dr. Sejdi Gashi, n\u00eb plan t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":40731,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,35],"tags":[],"class_list":["post-40730","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Areali gjuh\u00ebsor i Istogut me rrethin\u00eb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Areali gjuh\u00ebsor i Istogut me rrethin\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prof. dr. Mustafa Ibrahimi Universiteti \u201cN\u00ebna Terez\u00eb\u201d Shkup Vepra \u201cAreali gjuh\u00ebsor i Istogut me rrethin\u00eb\u201d e autorit Dr. Sejdi Gashi, vler\u00eb e re p\u00ebr gjuh\u00ebsin\u00eb shqiptare (Studim monografik, botoi: Instituti Albanologjik i Prishtin\u00ebs, Prishtin\u00eb, 2018, f. 332.) Recension Monografia me titull Areali gjuh\u00ebsor i Istogut me rrethin\u00eb e autorit Dr. Sejdi Gashi, n\u00eb plan t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-04-28T08:37:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/sejdi_gashi-areali_gjuhesor_i_istogut.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"780\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Areali gjuh\u00ebsor i Istogut me rrethin\u00eb\",\"datePublished\":\"2019-04-28T08:37:05+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\\\/\"},\"wordCount\":1842,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/04\\\/sejdi_gashi-areali_gjuhesor_i_istogut.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\\\/\",\"name\":\"Areali gjuh\u00ebsor i Istogut me rrethin\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/04\\\/sejdi_gashi-areali_gjuhesor_i_istogut.jpg\",\"datePublished\":\"2019-04-28T08:37:05+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/04\\\/sejdi_gashi-areali_gjuhesor_i_istogut.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/04\\\/sejdi_gashi-areali_gjuhesor_i_istogut.jpg\",\"width\":600,\"height\":780},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Areali gjuh\u00ebsor i Istogut me rrethin\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Areali gjuh\u00ebsor i Istogut me rrethin\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Areali gjuh\u00ebsor i Istogut me rrethin\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Prof. dr. Mustafa Ibrahimi Universiteti \u201cN\u00ebna Terez\u00eb\u201d Shkup Vepra \u201cAreali gjuh\u00ebsor i Istogut me rrethin\u00eb\u201d e autorit Dr. Sejdi Gashi, vler\u00eb e re p\u00ebr gjuh\u00ebsin\u00eb shqiptare (Studim monografik, botoi: Instituti Albanologjik i Prishtin\u00ebs, Prishtin\u00eb, 2018, f. 332.) Recension Monografia me titull Areali gjuh\u00ebsor i Istogut me rrethin\u00eb e autorit Dr. Sejdi Gashi, n\u00eb plan t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-04-28T08:37:05+00:00","og_image":[{"width":600,"height":780,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/sejdi_gashi-areali_gjuhesor_i_istogut.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Areali gjuh\u00ebsor i Istogut me rrethin\u00eb","datePublished":"2019-04-28T08:37:05+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\/"},"wordCount":1842,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/sejdi_gashi-areali_gjuhesor_i_istogut.jpg","articleSection":["Artikuj","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\/","name":"Areali gjuh\u00ebsor i Istogut me rrethin\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/sejdi_gashi-areali_gjuhesor_i_istogut.jpg","datePublished":"2019-04-28T08:37:05+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/sejdi_gashi-areali_gjuhesor_i_istogut.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/sejdi_gashi-areali_gjuhesor_i_istogut.jpg","width":600,"height":780},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/areali-gjuhesor-i-istogut-me-rrethine\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Areali gjuh\u00ebsor i Istogut me rrethin\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40730","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40730"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40730\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/40731"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40730"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40730"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40730"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}