{"id":41317,"date":"2019-05-18T09:32:14","date_gmt":"2019-05-18T07:32:14","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=41317"},"modified":"2019-05-18T09:32:14","modified_gmt":"2019-05-18T07:32:14","slug":"shqiperia-kriza-politike-dhe-fatkeqesia-mendore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiperia-kriza-politike-dhe-fatkeqesia-mendore\/","title":{"rendered":"SHQIP\u00cbRIA \u2013 KRIZA POLITIKE DHE FATKEQ\u00cbSIA MENDORE"},"content":{"rendered":"<p><strong>Xhelal Zejneli<\/strong><\/p>\n<p><em>Shqip\u00ebria ballafaqohet me kriz\u00eb politike. Pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e kriz\u00ebs politike \u00ebsht\u00eb edhe kriza sociale.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1991, Shqip\u00ebria hyri n\u00eb periudh\u00ebn e pluralizmit politik. Hyri n\u00eb pluraliz\u00ebm, si vendi ekonomikisht m\u00eb i pazhvilluar i rajonit. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb kan\u00eb kaluar pothuajse tri dekada.<\/p>\n<p>Tranzicioni n\u00eb Shqip\u00ebri zgjat gati tridhjet\u00eb vjet. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb tranzicion t\u00eb pafund.<br \/>\nNga koha e sistemit monist apo e regjimit komunist, kan\u00eb kaluar tridhjet\u00eb vjet. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, p\u00ebr problemet me t\u00eb cilat ballafaqohet sot Shqip\u00ebria, tanim\u00eb nuk mund t\u00eb faj\u00ebsohet pushteti diktatorial i Enver Hoxh\u00ebs. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb kan\u00eb kaluar gati tri dekada. Tridhjet\u00eb vjet nuk jan\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar shtet ligjor dhe shtet demokratik. Shkrimtari dhe filozofi ekzistencialist francez \u2013 Zhan-Pol Sartr\u00eb thot\u00eb: \u201cFajin p\u00ebr fatkeq\u00ebsin\u00eb e vet, njeriu duhet ta k\u00ebrkoj\u00eb n\u00eb vetvete dhe jo te t\u00eb tjer\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria e periudh\u00ebs komuniste ndoqi nj\u00eb politik\u00eb izolacioniste. Si pasoj\u00eb e nj\u00eb politike t\u00eb till\u00eb, krahasuar me vendet e tjera t\u00eb rajonit, ekonomikisht ajo ngeci. Mir\u00ebpo, n\u00eb periudh\u00ebn e pluralizmit politik, Shqip\u00ebria ka qen\u00eb e hapur p\u00ebr bot\u00ebn. Zhvilloi dhe \u00ebsht\u00eb duke zhvilluar marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me SHBA-n\u00eb dhe me vendet e BE-s\u00eb. Tirana zyrtare zhvillon marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me Italin\u00eb, me Greqin\u00eb dhe me Turqin\u00eb. Vetvetiu shtrohet pyetja: Si \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb ket\u00eb kriz\u00eb politike dhe sociale, nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb \u00ebsht\u00eb e hapur p\u00ebr bot\u00ebn dhe q\u00eb ka marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me Uashingtonin dhe me Brukselin?! Partner strategjik i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb superfuqi globale &#8211; SHBA-ja. Madje Shqip\u00ebria, qe dhjet\u00eb vjet \u00ebsht\u00eb edhe an\u00ebtare e NATO-s. Synon edhe integrimin n\u00eb BE. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur se si nj\u00eb Shqip\u00ebri me kaq partner\u00eb strategjik\u00eb, me miq, me aleat\u00eb, t\u00eb zhytet n\u00eb kriz\u00eb politike dhe n\u00eb kriz\u00eb sociale!! Qe tridhjet\u00eb vjet, n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm vendet influente t\u00eb Per\u00ebndimit: SHBA-ja, Gjermania, Austria, Italia, OSBE-ja etj. P\u00ebrkund\u00ebr pranis\u00eb s\u00eb tyre, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb politike dhe ka probleme sociale.<\/p>\n<p>S\u2019ka dyshim se p\u00ebr kriz\u00ebn politike dhe p\u00ebr problemet sociale n\u00eb Shqip\u00ebri, fajtor\u00eb jan\u00eb vet\u00eb shqiptar\u00ebt. P\u00ebr kriz\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn ballafaqohet Shqip\u00ebria, fajtor nuk \u00ebsht\u00eb dhe nuk mund t\u00eb jet\u00eb qytetari i r\u00ebndomt\u00eb. Ai nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb vendimmarr\u00ebse e asnj\u00eb procesi politik, shoq\u00ebror apo ekonomik. Brenda nj\u00eb mandati kat\u00ebrvje\u00e7ar v\u00ebrtet qytetarit i mund\u00ebsohet t\u00eb zgjedh\u00eb, por n\u00eb nj\u00eb vend me probleme sociale, leht\u00eb mund t\u00eb manipulohet me vot\u00ebn e qytetarit t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr kriz\u00ebn politike n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrgjegj\u00ebsi mbajn\u00eb:<br \/>\n&#8211; klasa politike e cila e udh\u00ebheq vendin q\u00eb nga viti 1991 deri m\u00eb sot; dhe<br \/>\n&#8211; inteligjencia shqiptare.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pluralizmit, preokupim par\u00ebsor i klas\u00ebs politike shqiptare ka qen\u00eb pasurimi vetanak. Inteligjencia shqiptare nd\u00ebrkaq, p\u00ebr interesa meskin\u00eb, ka qen\u00eb oportuniste dhe konformiste. Nj\u00eb pjes\u00eb e inteligjencies ka qen\u00eb e instrumentalizuar prej faktorit politik dhe prej pushtetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Hap\u00ebsira demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb e kufizuar. Nj\u00eb pjes\u00eb e mediumeve, t\u00eb shkruara apo elektronike, jan\u00eb n\u00ebn kontrollin e klas\u00ebs politike, n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e qeveritar\u00ebve apo t\u00eb pushtetar\u00ebve dhe vepron n\u00ebn urdhrin e oligark\u00ebve. Nga sa m\u00eb sip\u00ebr rezulton se p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr kriz\u00ebn politike dhe sociale n\u00eb Shqip\u00ebri mbajn\u00eb edhe:<br \/>\n&#8211; mediumet e shkruara dhe ato elektronike; si dhe<br \/>\n&#8211; analist\u00ebt politik\u00eb.<\/p>\n<p>Analist\u00ebt politik\u00eb po ashtu jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb politikan\u00ebve dhe n\u00eb funksion t\u00eb partive politike. N\u00eb shum\u00eb raste, debatet q\u00eb organizohen dhe q\u00eb zhvillohen n\u00ebp\u00ebr studio televizive, jan\u00eb groteske dhe bizare. Ka raste kur debatet e tilla, m\u00eb tep\u00ebr jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme sesa t\u00eb dobishme. Ndodh q\u00eb teleshikuesi ta ket\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb se p\u00ebr \u00e7ka b\u00ebhet fjal\u00eb n\u00eb to. N\u00eb nj\u00eb debat ku marrin pjes\u00eb gjasht\u00eb debatues apo tet\u00eb sish, q\u00ebllon q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb flasin kat\u00ebr prej tyre. Asnj\u00ebri nuk e d\u00ebgjon tjetrin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mes kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe me komercializimin e mediumeve, t\u00eb moderator\u00ebve dhe t\u00eb analist\u00ebve politik\u00eb. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb sqarohet \u00e7\u00ebshtja dhe t\u00eb zbardhet e v\u00ebrteta, ajo mjegullohet akoma m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb rrethana t\u00eb tilla, b\u00ebhet edhe shp\u00eblarja e trurit e auditorit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, mediumet dhe analist\u00ebt politik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ndahen n\u00eb dy pjes\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre kontrollohet dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr kontrollohet dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs. Ka edhe mediume q\u00eb jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb oligark\u00ebve dhe q\u00eb kontrollohen prej tyre. Numri i mediumeve t\u00eb pavarura \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrfillsh\u00ebm, nd\u00ebrsa krijuesit e pavarur t\u00eb mendimit kritik, jan\u00eb t\u00eb margjinalizuar. Analisti i pavarur dhe mediumi i pavarur jo vet\u00ebm q\u00eb margjinalizohen, por edhe stigmatizohen. N\u00eb sistemet moniste dhe n\u00eb regjimet diktatoriale, mendimi ndryshe nuk mund t\u00eb paramendohet. Por, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur kur mendimi kritik, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfide dhe t\u00eb sofistikuar, ngulfatet n\u00eb nj\u00eb sistem pluralist. Aty ku mediumet jan\u00eb t\u00eb kontrolluara, nuk ka hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr fjal\u00ebn e lir\u00eb, p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes dhe p\u00ebr mendimin alternativ. Aty ku nuk ka liri shprehjeje, nuk mund t\u00eb flitet p\u00ebr mendime t\u00eb pavarura, p\u00ebr kritik\u00eb politike dhe as p\u00ebr kritik\u00eb sociale.<\/p>\n<p>Kriza n\u00eb Shqip\u00ebri:<\/p>\n<p>&#8211; rr\u00ebnon prestigjin dhe cenon imazhin e saj para bot\u00ebs;<br \/>\n&#8211; cenon interesin komb\u00ebtar;<br \/>\n&#8211; dob\u00ebson ekonomin\u00eb e vendit;<br \/>\n&#8211; pak\u00ebson hyrjen e investimeve t\u00eb huaja;<br \/>\n&#8211; dob\u00ebson ekonomin\u00eb e turizmit;<br \/>\n&#8211; ndikon n\u00eb rritjen e shp\u00ebrnguljes s\u00eb t\u00eb rinjve drejt Per\u00ebndimit;<br \/>\n&#8211; komprometon statusin e vendit, si an\u00ebtar i NATO-s;<br \/>\n&#8211; e zvarrit dhe e prolongon integrimin e vendit n\u00eb BE;<br \/>\n&#8211; ndikon negativisht n\u00eb nd\u00ebrtimin e shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb rrethana t\u00eb tilla, t\u00eb rinjt\u00eb d\u00ebshp\u00ebrohen, demoralizohen, zhg\u00ebnjehen dhe nuk shohin perspektiv\u00eb. T\u00eb gjendur n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, ata synojn\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb vendin.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pluralizmit, n\u00eb Shqip\u00ebri kemi:<\/p>\n<p>&#8211; korrupsion n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb pushtetit;<br \/>\n&#8211; nepotiz\u00ebm, si n\u00eb nivelin vendor ashtu edhe n\u00eb at\u00eb qendror;<br \/>\n&#8211; pasurim brenda nat\u00ebs t\u00eb politikan\u00ebve dhe t\u00eb oligark\u00ebve, me mjete t\u00eb paligjshme;<br \/>\n&#8211; aksidente rrugore t\u00eb dit\u00ebp\u00ebrditshme me pasoja vdekjesh, l\u00ebndimesh trupore dhe d\u00ebmesh materiale, si n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb kontinentit;<br \/>\n&#8211; arm\u00ebmbajtje pa leje;<br \/>\n&#8211; vrasje dhe plagoje t\u00eb shpeshta, me arm\u00eb zjarri dhe me mjete t\u00eb tjera, si n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb rajonit;<br \/>\n&#8211; gjakmarrje dhe hakmarrje, si n\u00eb koh\u00ebt e shkuara, si pasoj\u00eb e mosveprimit t\u00eb shtetit ligjor;<br \/>\n&#8211; ngujim familjesh t\u00eb cil\u00ebve u rrezikohet ekzistenca dhe t\u00eb cil\u00ebt s\u2019kan\u00eb sesi i d\u00ebrgojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre n\u00eb shkoll\u00eb;<br \/>\n&#8211; r\u00ebnie t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies;<br \/>\n&#8211; themelim universitetesh me vlera t\u00eb dyshimta;<br \/>\n&#8211; inflacion t\u00eb diplomave universitare, q\u00eb nuk jan\u00eb ve\u00e7se letra pa vler\u00eb;<br \/>\n&#8211; t\u00eb rinj t\u00eb diplomuar me nivel profesional t\u00eb ul\u00ebt;<br \/>\n&#8211; paga t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve q\u00eb t\u00eb p\u00ebrkujtojn\u00eb T\u00eb mjer\u00ebt e Viktor Hygoit;<br \/>\n&#8211; mit\u00eb dhe ryshfet n\u00ebp\u00ebr institucionet e shtetit, si n\u00eb nivel vendor, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb qendror;<br \/>\n&#8211; vjedhje banesash, pik\u00ebsh karburanti, tregtizash, artar\u00ebsh;<br \/>\n&#8211; vjedhje spektakulare bankash dhe mjetesh q\u00eb transportojn\u00eb mjete financiare;<br \/>\n&#8211; tkurrje t\u00eb numrit t\u00eb popullsis\u00eb si pasoj\u00eb e shp\u00ebrnguljeve.<\/p>\n<p>Shp\u00ebrngulja e t\u00eb rinjve, r\u00ebnia e shkall\u00ebs s\u00eb lindshm\u00ebris\u00eb apo e natalitetit, do ta l\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb pa rini. Vendi mund t\u00eb mbetet, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb ka mbetur, pa kapacitet p\u00ebr riprodhim biologjik.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr vendet e rralla t\u00eb rajonit n\u00eb kuvendin e s\u00eb cil\u00ebs ka deputet\u00eb me dosje kriminale. Fjal\u00ebt triviale dhe vulgare q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebgjohen n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb prej politikan\u00ebve, prej lider\u00ebve politik\u00eb dhe prej deputet\u00ebve t\u00eb caktuar, nuk i d\u00ebgjon dot n\u00eb asnj\u00eb kuvend t\u00eb asnj\u00eb shteti t\u00eb rajonit. Shqiptar\u00ebt duhet ta din\u00eb se shteti nuk nd\u00ebrtohet me muzik\u00eb pornografike. E t\u00ebr\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb as socializ\u00ebm dhe as kapitaliz\u00ebm, por gjysm\u00ebbarbariz\u00ebm.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e problemeve ekonomike, e papun\u00ebsis\u00eb, e skamjes dhe e varf\u00ebris\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri kemi edhe kriz\u00ebn e familjes. Problemet e sip\u00ebrth\u00ebna nd\u00ebrlidhen edhe me moralin n\u00eb shoq\u00ebri. Brenda nj\u00eb viti ndodh t\u00eb ndahen mij\u00ebra \u00e7ifteve bashk\u00ebshortore. E pabesueshme dhe e tmerrshme. P\u00ebr nj\u00eb vend me num\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl popullsie, k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb dh\u00ebna shqet\u00ebsuese. F\u00ebmij\u00ebt e prind\u00ebrve t\u00eb ndar\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb rriten pa nj\u00ebrin prej tyre. Nj\u00eb p\u00ebrqindje e caktuar e k\u00ebtyre f\u00ebmij\u00ebve mund t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit organizmat e shoq\u00ebris\u00eb civile nuk jan\u00eb ndier pothuajse fare. Duket sikur ndodhen n\u00eb letargji, jan\u00eb indiferente dhe indolente. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb t\u2019u jepet nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb e madhe t\u00eb rinjve. Shqip\u00ebris\u00eb i duhet, jo vet\u00ebm depolitizimi dhe departizimi i institucioneve publike, por edhe i shpirtit dhe i mendjes s\u00eb shqiptarit.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>N\u00eb rrethana t\u00eb lartp\u00ebrmendura, rr\u00ebnohet edhe sistemi i vlerave. N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri me vlera t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbura, leht\u00eb mund t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb shprehje jovlerat dhe antivlerat. Kjo t\u00eb p\u00ebrkujton koh\u00ebn e Balzakut, kur kryevler\u00eb ishte paraja dhe vet\u00ebm paraja. Autori i \u201cKomedis\u00eb njer\u00ebzore\u201d thoshte: \u201cParaja b\u00ebn \u00e7mos, ajo \u00ebsht\u00eb jeta vet\u00eb\u201d. N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb till\u00eb nuk vlejn\u00eb normat, parimet, vlerat, puna, as morali. Vler\u00eb kan\u00eb vet\u00ebm t\u00eb kamurit, pavar\u00ebsisht sesi e kan\u00eb krijuar pasurin\u00eb. Borgjezia n\u00eb Evrop\u00eb ka filluar t\u00eb krijohet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Itali para 800 vjet\u00ebve, nd\u00ebrsa n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare individ\u00eb, politikan\u00eb dhe oligark\u00eb duan t\u00eb b\u00ebhen borgjez\u00eb brenda nat\u00ebs.<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb individi apo politikani t\u00eb jet\u00eb pronar i pasurive t\u00eb paluajtshme, me vler\u00eb prej miliona eurove, kur dihet se rroga e tij mund t\u00eb jet\u00eb maksimum 1000 euro?! Ku i mori ai ato para p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar fabrik\u00eb, hotel, sht\u00ebpi luksoze, vil\u00eb, jahte?! Ku i morri parat\u00eb p\u00ebr t\u2019i kaluar pushimet e ver\u00ebs apo t\u00eb dimrit dhe dit\u00ebt e fundjav\u00ebs n\u00ebp\u00ebr vendet ezoterik\u00eb t\u00eb bot\u00ebs?! Ku i morri parat\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngar\u00eb automjet q\u00eb kushton dhjet\u00ebra mij\u00eb euro?! Kujt i duhen automjete luksoze n\u00eb nj\u00eb vend, n\u00eb qytetet e t\u00eb cilit, me t\u00eb r\u00ebn\u00eb shi, uj\u00ebrat e zeza t\u00eb kanalizimeve dalin n\u00eb rrug\u00eb?! Kur nuk funksionon shteti ligjor, qytetar\u00ebt nuk i shlyejn\u00eb sa duhet dhe si duhet as detyrimet ndaj shtetit. Dhjet\u00ebra politikan\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Uashingtoni ua ka refuzuar viz\u00ebn p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb ShBA.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 1991 deri m\u00eb sot, n\u00eb Shqip\u00ebri asnj\u00ebher\u00eb nuk jan\u00eb organizuar dhe nuk jan\u00eb realizuar zgjedhje t\u00eb lira, t\u00eb drejta dhe demokratike. Nj\u00eb shtet dhe nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb nuk ia del t\u00eb organizoj\u00eb zgjedhje t\u00eb lira dhe demokratike, nuk duhet t\u00eb brengoset fort n\u00eb do t\u00eb marr\u00eb ose jo, ftes\u00eb p\u00ebr \u00e7eljen e bisedimeve p\u00ebr integrim n\u00eb BE. Breng\u00eb e shqiptar\u00ebve duhet t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebrtimi i shtetit ligjor, i shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe i sistemit demokratik. Dihet mir\u00ebfilli se pa ekonomi nuk ka demokraci. Pa zhvillim ekonomik, demokracia \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm utopi.<\/p>\n<p>N\u00eb shtetin e pakonsoliduar, zbehen edhe ndjenjat patriotike t\u00eb t\u00eb rinjve. Me politik\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme dhe pa vizion t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen, politikan\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb e djegin t\u00eb tashmen e saj. Politikan\u00ebt e pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm e nxijn\u00eb imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb para bot\u00ebs.<br \/>\nNdarja e faktorit politik n\u00eb majtist\u00eb dhe n\u00eb djathtist\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka fiktive dhe joreale. Politikan\u00ebt e vjetruar \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb dalin nga skena politike, nd\u00ebrsa b\u00ebmat e veta t\u2019i shkruajn\u00eb n\u00eb kujtime apo t\u2019i nxjerrin n\u00eb memoare. Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj klase politike mbase ndodhet n\u00eb ciklin e saj politik t\u00eb fundit.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>S\u2019ka dyshim se brenda k\u00ebtyre tri dekadave, Shqip\u00ebria ka l\u00ebvizur para. Por ajo ka potencial m\u00eb t\u00eb madh se kaq. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, Shqip\u00ebria ka mundur t\u00eb arrij\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se kaq. Detet shqiptare, Adriatiku dhe Joni, nuk lejojn\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb pazhvilluara t\u00eb rajonit. Nuk mjafton t\u00eb thuhet: Jemi pasardh\u00ebs t\u00eb ilir\u00ebve, jemi popull i lasht\u00eb, jemi popull autokton i gadishullit, kemi Sk\u00ebnderbeun dhe N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn. Nuk mjafton q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb thon\u00eb se jan\u00eb popull evropian, por duhet edhe t\u00eb sillen si t\u00eb till\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri vijn\u00eb turist\u00eb nga e gjitha bota. Q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb flasin mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria e fort\u00eb b\u00ebn t\u00eb mundur t\u00eb jen\u00eb t\u00eb fort\u00eb Kosova, Kosova lindore (Preshev\u00eb, Bujanovc, Medvegj\u00eb), shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni, shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi, \u00e7am\u00ebt dhe vice versa. Nj\u00eb Shqip\u00ebri e dob\u00ebt i dob\u00ebson edhe shqiptar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb saj.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt dhe gjerman\u00ebt i lidh interesi strategjik i nj\u00ebjt\u00eb. Shtrohet pyetja: P\u00ebrse n\u00eb vitet e fundit, Gjermania ka investuar miliarda euro n\u00eb Serbin\u00eb luft\u00ebnxit\u00ebse dhe shum\u00eb pak n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, shqiptar\u00ebt duhet ta k\u00ebrkojn\u00eb fajin n\u00eb vetvete. Kriza politike apo edhe sociale n\u00eb Shqip\u00ebri, i krijon ep\u00ebrsi Serbis\u00eb e cila n\u00ebp\u00ebr kancelarit\u00eb e vendeve per\u00ebndimore pand\u00ebrprer\u00eb p\u00ebrhap propagand\u00eb antishqiptare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Shqip\u00ebri e pakonsoliduar, leht\u00eb mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb terren t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr ndikimin e vendeve apo t\u00eb qytet\u00ebrimeve joper\u00ebndimore. Shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb manifestojn\u00eb para bot\u00ebs aft\u00ebsi shtetformuese. Ndryshe, do t\u2019i zhg\u00ebnjejn\u00eb edhe aleat\u00ebt si\u00e7 jan\u00eb: ShBA-ja, Gjermania, Austria, Italia, Londra.<\/p>\n<p>Problemet n\u00eb Shqip\u00ebri nuk jan\u00eb krijuar sot. Ato jan\u00eb mbartur nga nj\u00eb qeveri n\u00eb tjetr\u00ebn. Q\u00eb nga viti 1991 deri m\u00eb sot, qeveritar\u00eb kan\u00eb qen\u00eb si k\u00ebta t\u00eb shumic\u00ebs parlamentare t\u00eb sotme, ashtu edhe opozitar\u00ebt e p\u00ebrtash\u00ebm. Nuk mund ta faj\u00ebsosh qeveritarin e sot\u00ebm p\u00ebr ato q\u00eb nuk i ke b\u00ebr\u00eb vet\u00eb derisa ke qen\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr vendet e rralla t\u00eb rajonit n\u00eb t\u00eb cilat nj\u00eb parti politike sapo i humb zgjedhjet, nuk i njeh ato dhe organizon protesta. Duhet shpresuar se sot e tutje, Shqip\u00ebria do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb organizoj\u00eb zgjedhje t\u00eb lira.<\/p>\n<p>Sot, pal\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb in extremis, d.m.th. n\u00eb skaje t\u00eb kund\u00ebrta dhe t\u00eb papajtueshme. Ato jan\u00eb t\u00eb konsoliduara n\u00eb pozicionet e tyre. N\u00eb raste t\u00eb tilla, kompromisi nuk arrihet leht\u00eb. Rrjedhimisht, pal\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr arbit\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Nevojitet nd\u00ebrhyrja e Uashingtonit, si tertium interveniens, madje para mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve vendore ku mund t\u00eb ndodhin incidente me pasoja t\u00eb r\u00ebnda. Zgjedhjet e tilla, pa pjes\u00ebmarrjen e opozit\u00ebs jan\u00eb absurde. Udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb shqiptar\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb kujdes q\u00eb kriza politike, e p\u00ebrcjell\u00eb edhe nga ajo shoq\u00ebrore, t\u00eb mos shkall\u00ebzohet e t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb konflikt civil.<\/p>\n<p>P\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, opozita shqiptare \u00ebsht\u00eb aset komb\u00ebtar, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb legjitime edhe shumica e p\u00ebrtashme. P\u00ebrgjegj\u00ebsia e shumic\u00ebs parlamentare p\u00ebr t\u2019i afruar q\u00ebndrimet me opozit\u00ebn, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe se e protestuesve. Shqiptar\u00ebt duhet ta din\u00eb se partit\u00eb nuk jan\u00eb prona t\u00eb individ\u00ebve.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria sot nuk \u00ebsht\u00eb e izoluar, as e pavarur si n\u00eb koh\u00ebn e monizmit. Duke qen\u00eb pjes\u00eb e NATO-s dhe duke pretenduar integrimin n\u00eb BE, at\u00ebher\u00eb ajo, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb sovranitetit t\u00eb vet ua l\u00eb organizmave euroatlantik\u00eb.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria shqiptare duhet t\u2019i jap\u00eb fund funksionimit me mikrovlera dhe me mikrosisteme. Shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb makroplan dhe t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb makrovlera dhe makrosisteme. Shtetin dhe kombin mund ta udh\u00ebheqin me sukses vet\u00ebm politikan\u00ebt idealist\u00eb, me nivel intelektual dhe me integritet moral.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria do t\u00eb b\u00ebhet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhelal Zejneli Shqip\u00ebria ballafaqohet me kriz\u00eb politike. Pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e kriz\u00ebs politike \u00ebsht\u00eb edhe kriza sociale. N\u00eb vitin 1991, Shqip\u00ebria hyri n\u00eb periudh\u00ebn e pluralizmit politik. Hyri n\u00eb pluraliz\u00ebm, si vendi ekonomikisht m\u00eb i pazhvilluar i rajonit. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb kan\u00eb kaluar pothuajse tri dekada. Tranzicioni n\u00eb Shqip\u00ebri zgjat gati tridhjet\u00eb vjet. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-41317","post","type-post","status-publish","format-standard","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>SHQIP\u00cbRIA \u2013 KRIZA POLITIKE DHE FATKEQ\u00cbSIA MENDORE - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiperia-kriza-politike-dhe-fatkeqesia-mendore\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"SHQIP\u00cbRIA \u2013 KRIZA POLITIKE DHE FATKEQ\u00cbSIA MENDORE - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Xhelal Zejneli Shqip\u00ebria ballafaqohet me kriz\u00eb politike. Pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e kriz\u00ebs politike \u00ebsht\u00eb edhe kriza sociale. N\u00eb vitin 1991, Shqip\u00ebria hyri n\u00eb periudh\u00ebn e pluralizmit politik. Hyri n\u00eb pluraliz\u00ebm, si vendi ekonomikisht m\u00eb i pazhvilluar i rajonit. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb kan\u00eb kaluar pothuajse tri dekada. Tranzicioni n\u00eb Shqip\u00ebri zgjat gati tridhjet\u00eb vjet. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiperia-kriza-politike-dhe-fatkeqesia-mendore\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-05-18T07:32:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"100\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiperia-kriza-politike-dhe-fatkeqesia-mendore\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiperia-kriza-politike-dhe-fatkeqesia-mendore\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"SHQIP\u00cbRIA \u2013 KRIZA POLITIKE DHE FATKEQ\u00cbSIA MENDORE\",\"datePublished\":\"2019-05-18T07:32:14+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiperia-kriza-politike-dhe-fatkeqesia-mendore\\\/\"},\"wordCount\":2804,\"commentCount\":0,\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiperia-kriza-politike-dhe-fatkeqesia-mendore\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiperia-kriza-politike-dhe-fatkeqesia-mendore\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiperia-kriza-politike-dhe-fatkeqesia-mendore\\\/\",\"name\":\"SHQIP\u00cbRIA \u2013 KRIZA POLITIKE DHE FATKEQ\u00cbSIA MENDORE - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2019-05-18T07:32:14+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiperia-kriza-politike-dhe-fatkeqesia-mendore\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiperia-kriza-politike-dhe-fatkeqesia-mendore\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiperia-kriza-politike-dhe-fatkeqesia-mendore\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SHQIP\u00cbRIA \u2013 KRIZA POLITIKE DHE FATKEQ\u00cbSIA MENDORE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SHQIP\u00cbRIA \u2013 KRIZA POLITIKE DHE FATKEQ\u00cbSIA MENDORE - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiperia-kriza-politike-dhe-fatkeqesia-mendore\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"SHQIP\u00cbRIA \u2013 KRIZA POLITIKE DHE FATKEQ\u00cbSIA MENDORE - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Xhelal Zejneli Shqip\u00ebria ballafaqohet me kriz\u00eb politike. Pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e kriz\u00ebs politike \u00ebsht\u00eb edhe kriza sociale. N\u00eb vitin 1991, Shqip\u00ebria hyri n\u00eb periudh\u00ebn e pluralizmit politik. Hyri n\u00eb pluraliz\u00ebm, si vendi ekonomikisht m\u00eb i pazhvilluar i rajonit. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb kan\u00eb kaluar pothuajse tri dekada. Tranzicioni n\u00eb Shqip\u00ebri zgjat gati tridhjet\u00eb vjet. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiperia-kriza-politike-dhe-fatkeqesia-mendore\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-05-18T07:32:14+00:00","og_image":[{"width":300,"height":100,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png","type":"image\/png"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiperia-kriza-politike-dhe-fatkeqesia-mendore\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiperia-kriza-politike-dhe-fatkeqesia-mendore\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"SHQIP\u00cbRIA \u2013 KRIZA POLITIKE DHE FATKEQ\u00cbSIA MENDORE","datePublished":"2019-05-18T07:32:14+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiperia-kriza-politike-dhe-fatkeqesia-mendore\/"},"wordCount":2804,"commentCount":0,"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiperia-kriza-politike-dhe-fatkeqesia-mendore\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiperia-kriza-politike-dhe-fatkeqesia-mendore\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiperia-kriza-politike-dhe-fatkeqesia-mendore\/","name":"SHQIP\u00cbRIA \u2013 KRIZA POLITIKE DHE FATKEQ\u00cbSIA MENDORE - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"datePublished":"2019-05-18T07:32:14+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiperia-kriza-politike-dhe-fatkeqesia-mendore\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiperia-kriza-politike-dhe-fatkeqesia-mendore\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiperia-kriza-politike-dhe-fatkeqesia-mendore\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SHQIP\u00cbRIA \u2013 KRIZA POLITIKE DHE FATKEQ\u00cbSIA MENDORE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41317","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41317"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41317\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41317"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41317"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41317"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}