{"id":42036,"date":"2019-06-11T23:33:53","date_gmt":"2019-06-11T21:33:53","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=42036"},"modified":"2019-06-11T23:33:53","modified_gmt":"2019-06-11T21:33:53","slug":"bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\/","title":{"rendered":"BARDHYL XHAMA: PUBLICISTI, SHKRIMTARI DHE KOLEGU YN\u00cb I MIR\u00cb\u2026"},"content":{"rendered":"<p><em>N\u00eb 86-vjetorin e dit\u00eblindjes:<\/em><\/p>\n<p>Nga: <strong>Prof. Murat Gecaj<\/strong>, <em>publicist e studiues<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Bardhyl Xhama\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/bardhyl_xhama.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Kam pasur fatin q\u00eb jam njohur shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, me Bardhyl Lame Xham\u00ebn. Por njohja jon\u00eb u shtua dhe miq\u00ebsia u forcua, kur n\u00eb vitin 1980 shkova me pun\u00eb, redaktor i gazet\u00ebs \u201cM\u00ebsuesi\u201d, ku ai ishte sekretar i Kolegjumit. Menj\u00ebher\u00eb, dallova te ai njeriun e mir\u00eb, korrekt, buzagas e shpirtgjer\u00eb. Nd\u00ebsa gazetar dhe m\u00eb pas shkrimtar i afirmuar, dallohej p\u00ebr thell\u00ebsin\u00eb e mendimit, p\u00ebrshkrimet e bukura dhe gjuh\u00ebn e rrjedh\u00ebshme.<\/p>\n<p>N\u00eb jet\u00ebn familjare, Bardhyli ka qen\u00eb e mbetet: bashk\u00ebshort, baba e gjysh shembullor\u2026 E \u00e7far\u00eb t\u00eb shkruaj m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb koleg e mik t\u00eb mir\u00eb, se mund t\u00eb thuash shum\u00eb e nuk i ke th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha. Sa e sa here jemi takuar ne, sidomos nj\u00eb grup ish-punonj\u00ebsish t\u00eb gazet\u00ebs \u201cM\u00ebsuesi\u201d, me emertimin simbolik, q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb, \u201cKompania l\u00ebviz\u00ebse\u201d. Kemi pir\u00eb kafe e kemi ngritur ndonj\u00eb dolli, me ato \u201cshishkat\u201d me raki t\u00eb Barshylit, duke folur p\u00ebr familjet, vitet e shkuara, p\u00ebr botimin e librave dhe shkrimet n\u00eb shtyp e Internet, p\u00ebr koleg\u00ebt e miqt\u00eb tan\u00eb t\u00eb shumta\u00eb, ndonj\u00eb nga t\u00eb cil\u00ebt dhe nuk jeton, si i ndjeri shkrimtar e publicist Sk\u00ebnder Hasko, gjithnj\u00eb i paharruar p\u00ebr ne etj. Dhe koha ka kaluar mjaft k\u00ebndsh\u00ebm, por dhe aq shpejt.<\/p>\n<p>Tani, kur po i shkruaj k\u00ebto radh\u00eb modeste p\u00ebr dit\u00eblindjen e kolegut e mikut ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, Bardhyl Xhama, sjell n\u00eb kujtes\u00eb edhe festimin e 75-vjetorit t\u00eb dit\u00eblindjes s\u00eb tij, por dhe n\u00eb vitet vazhduese.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast, m\u00eb lejoni q\u00eb n\u00eb shenj\u00eb nderimi e respekti p\u00ebr jet\u00ebn e veprimtarin\u00eb larmishme t\u00eb tij, t\u00eb ndalem fare shkurt, n\u00eb disa t\u00eb dh\u00ebna nga jeta e veprimtaria e Bardhyl Xham\u00ebs &#8211; \u201cM\u00ebsues i merituar\u201d..<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Lindi n\u00eb Fterr\u00eb t\u00eb Sarand\u00ebs, m\u00eb 30 qershor 1933. Babai i tij ishte Lame Xhama, tani \u201cM\u00ebsues i Popullit\u201d. N\u00eb vendlindje kreu shkoll\u00ebn fillore, nd\u00ebrsa shtat\u00ebvje\u00e7aren dhe t\u00eb mesmen i p\u00ebrfundoi n\u00eb Gjirokast\u00ebr ( n\u00eb gjimnazin \u201cAsim Zeneli\u201d), me rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera. Arsimin e lart\u00eb e ka kryer n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, p\u00ebr gjuh\u00eb e let\u00ebrsi shqipe.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e para t\u00eb profesionit n\u00eb arsim, ka punuar m\u00ebsues e drejtor Gjimnazi n\u00eb Gjirokast\u00ebr, Delvin\u00eb e Sarand\u00eb. M\u00eb tej, duke par\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e tij pedagogjike e krijuese, e caktuan redaktor dhe sekretar kolegjiumi n\u00eb gazet\u00ebn\u201cM\u00ebsuesi\u201d, z\u00ebvend\u00ebsdrejtor n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb Botuese t\u00eb Librit Shkollor dhe p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb Sektorit t\u00eb Gjuh\u00ebs dhe Let\u00ebrsis\u00eb, n\u00eb Institutin e Studimeve Pedagogjike.<\/p>\n<p>Puna e tij n\u00eb drejtim t\u00eb institucioneve arsimore, gazetar dhe studiues \u00ebsht\u00eb \u00e7muar e nderuar me Urdh\u00ebrat \u201cNaimFrash\u00ebri\u201d (Klasit II dhe III), si dhe me titullin \u201cM\u00ebsues i merituar\u201d. Bardhyl Xhama, tashm\u00eb,\u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shkrimtar\u00ebt e njohur t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb e t\u00eb rinj, si n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb trojet tjera shqiptare e m\u00eb gjer\u00eb. Librat e tij jan\u00eb ribotuar disa her\u00eb dhe n\u00eb 70-vjetorin e lindjes \u00ebsht\u00eb nderuar me \u201c\u00c7mimin e Karrier\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Autori ka botuar m\u00eb shum\u00eb se 13 libra artistik\u00eb: romane, novela, v\u00ebllime me p\u00ebrralla dhe v\u00ebllime me rr\u00ebfenja. Nga k\u00ebta, 8 jan\u00eb nderuar me \u00e7mime n\u00eb Konkurset Komb\u00ebtare t\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr F\u00ebmij\u00eb e t\u00eb Rinj. Duke qen\u00eb me origjin\u00eb nga Saranda, ai \u00ebsht\u00eb quajtur dhe \u201cshkrimtar i detit\u201d, sepse disa nga librat e tij e marrin tematik\u00ebn nga deti, nga zhytjet e peshkimi, nga aventurat e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb gjurmimin e thell\u00ebsive. Pra, p\u00ebrmbajtja e tyre \u00ebsht\u00eb fantastike-shkencore, gj\u00eb q\u00eb u p\u00eblqen aq shum\u00eb sidomos t\u00eb vegj\u00eblve.<\/p>\n<p>P\u00ebrher\u00eb, Bardhyli \u00ebsht\u00eb i rrethuar me dashuri e ngroht\u00ebsi, nga koleg\u00ebt e miqt\u00eb e tij\u2026 Nga e djathta, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb \u201cKompanis\u00eb leviz\u00ebse\u201d: Viron Kona, Murat Gecaj, Bardhyl Xhama, Sejdo Harka e Arif Hasko ( N\u00eb lokalin \u201cGazi\u201d, t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb kryeqytetit ton\u00eb).<\/p>\n<p>Vitet e fundit i \u00ebsht\u00eb kushtuar kryesisht rr\u00ebfenjave t\u00eb shkurt\u00ebra, q\u00eb e marrin tematik\u00ebn nga fjal\u00ebt e urta t\u00eb popullit ton\u00eb. Nga Sht\u00ebpia Botuese \u201cToena\u201d jan\u00eb botuar 3 v\u00ebllime t\u00eb till\u00eb , me gjithsej 170 rr\u00ebfenja, t\u00eb cilat jan\u00eb mir\u00ebpritur nga shkollar\u00ebt dhe jan\u00eb ribotuar disa her\u00eb. Gjith\u00ebsej, n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201ckolan\u00eb\u201d, ai do t\u00eb botoj\u00eb 8 t\u00eb tilla me rr\u00ebfenja.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, B. Xhama ka shkruar dy pjes\u00eb p\u00ebr teatrin e kukullave, t\u00eb cilat jan\u00eb shfaqur n\u00eb Sarand\u00eb. Ka botuar mbi 100 tregime e p\u00ebrralla, n\u00eb gazeta e revista p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Ka p\u00ebrgatitur p\u00ebr radion e televizionin dhjet\u00ebra skenar\u00eb, teletregime e telenovela p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, q\u00eb jan\u00eb transmetuar disa her\u00eb.Ka p\u00ebrgatitur tre skenar\u00eb p\u00ebr filma dokumentar\u00eb, nj\u00ebrin p\u00ebr shkollat e mesme t\u00eb vendit dhe dy t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr vizita t\u00eb ansambleve artistike shqiptare, n\u00eb Kosov\u00eb e n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Bardhyl Xhama - tuf\u00eb me lule\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/bardhyl_xhama-tufe_me_lule.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"left\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Q\u00eb nga viti 1989, Bardhyl Xhama \u00ebsht\u00eb n\u00eb pension, por gjithmon\u00eb me shpirt t\u00eb ri dhe n\u00eb veprimtari aktive,shoq\u00ebrore e krijuese. Ndihmes\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00ebka dh\u00ebn\u00eb e jep n\u00eb krijimin, drejtimin dhe mbar\u00ebvajtjen e Shoqat\u00ebsMbar\u00ebkomb\u00ebtare t\u00ebLet\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr F\u00ebmij\u00eb et\u00eb Rinj. Rregullisht, e gjen edhe n\u00eb grupimin shoq\u00ebror \u201cParlamenti i Fterr\u00ebs\u201d, i cili \u201cmblidhet\u201d n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Dit\u00ebt, jav\u00ebt e muajt ecin me v\u00ebrtik si uji i kulluar i Alpeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Por Bardhyl Xhama nuk e ndjen k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, se shpirti i tij i but\u00eb e krijues, dashamir\u00ebsia e duk\u00ebshme ndaj cilitdo, e b\u00ebn at\u00eb gjithnj\u00eb optimist p\u00ebr jet\u00ebn. Ai e gjen k\u00ebnaq\u00ebesin\u00eb e jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb n\u00eb familje, n\u00eb shoq\u00ebri e kudo.<\/p>\n<p>Prandaj, me zemra t\u00eb bashkuara: Familjar\u00eb, koleg\u00eb, miq e dashamir\u00eb, e urojm\u00eb at\u00eb, me rastin e k\u00ebsaj dit\u00eblindjeje t\u00eb sh\u00ebnuar:<br \/>\nJet\u00ebgjat\u00ebsi, sh\u00ebndet e bereqet, mbar\u00ebsi e krijimtari, g\u00ebzime e lumturi pafund, si p\u00ebr veten e familjen dhe gjith\u00eb njer\u00ebzit e panum\u00ebrt, q\u00eb i do dhe e duan kaq shum\u00eb!<\/p>\n<p>&#8211; Mirupafshim n\u00eb dit\u00eblindjen tjet\u00ebr, i dashur Bardhyl, si p\u00ebrher\u00eb i qeshur, zem\u00ebrgjer\u00eb, i shkath\u00ebt e plot energji, p\u00ebr jet\u00ebn dhe p\u00ebr veprimtarit\u00eb krijuese e shoq\u00ebrore!<\/p>\n<p>&#8211; Nj\u00eb tuf\u00eb lule t\u00eb fresk\u00ebta, p\u00ebr Bardhyl Xham\u00ebn: njeriun e mir\u00eb, publicistin e krijuesin e talentuar, \u201cM\u00ebsuesin e merituar\u201d!<\/p>\n<p><em>Tiran\u00eb, qershor 2019<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb 86-vjetorin e dit\u00eblindjes: Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues Kam pasur fatin q\u00eb jam njohur shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, me Bardhyl Lame Xham\u00ebn. Por njohja jon\u00eb u shtua dhe miq\u00ebsia u forcua, kur n\u00eb vitin 1980 shkova me pun\u00eb, redaktor i gazet\u00ebs \u201cM\u00ebsuesi\u201d, ku ai ishte sekretar i Kolegjumit. Menj\u00ebher\u00eb, dallova te ai [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":42037,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-42036","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>BARDHYL XHAMA: PUBLICISTI, SHKRIMTARI DHE KOLEGU YN\u00cb I MIR\u00cb\u2026 - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"BARDHYL XHAMA: PUBLICISTI, SHKRIMTARI DHE KOLEGU YN\u00cb I MIR\u00cb\u2026 - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00eb 86-vjetorin e dit\u00eblindjes: Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues Kam pasur fatin q\u00eb jam njohur shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, me Bardhyl Lame Xham\u00ebn. Por njohja jon\u00eb u shtua dhe miq\u00ebsia u forcua, kur n\u00eb vitin 1980 shkova me pun\u00eb, redaktor i gazet\u00ebs \u201cM\u00ebsuesi\u201d, ku ai ishte sekretar i Kolegjumit. Menj\u00ebher\u00eb, dallova te ai [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-06-11T21:33:53+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/bardhyl_xhama-foto_kolektive_9maj2019.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"448\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"BARDHYL XHAMA: PUBLICISTI, SHKRIMTARI DHE KOLEGU YN\u00cb I MIR\u00cb\u2026\",\"datePublished\":\"2019-06-11T21:33:53+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\\\/\"},\"wordCount\":1122,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/06\\\/bardhyl_xhama-foto_kolektive_9maj2019.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\\\/\",\"name\":\"BARDHYL XHAMA: PUBLICISTI, SHKRIMTARI DHE KOLEGU YN\u00cb I MIR\u00cb\u2026 - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/06\\\/bardhyl_xhama-foto_kolektive_9maj2019.jpg\",\"datePublished\":\"2019-06-11T21:33:53+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/06\\\/bardhyl_xhama-foto_kolektive_9maj2019.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/06\\\/bardhyl_xhama-foto_kolektive_9maj2019.jpg\",\"width\":800,\"height\":448,\"caption\":\"Bardhyl Xhama - foto kolektive, 9 maj 2019\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"BARDHYL XHAMA: PUBLICISTI, SHKRIMTARI DHE KOLEGU YN\u00cb I MIR\u00cb\u2026\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"BARDHYL XHAMA: PUBLICISTI, SHKRIMTARI DHE KOLEGU YN\u00cb I MIR\u00cb\u2026 - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"BARDHYL XHAMA: PUBLICISTI, SHKRIMTARI DHE KOLEGU YN\u00cb I MIR\u00cb\u2026 - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"N\u00eb 86-vjetorin e dit\u00eblindjes: Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues Kam pasur fatin q\u00eb jam njohur shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, me Bardhyl Lame Xham\u00ebn. Por njohja jon\u00eb u shtua dhe miq\u00ebsia u forcua, kur n\u00eb vitin 1980 shkova me pun\u00eb, redaktor i gazet\u00ebs \u201cM\u00ebsuesi\u201d, ku ai ishte sekretar i Kolegjumit. Menj\u00ebher\u00eb, dallova te ai [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-06-11T21:33:53+00:00","og_image":[{"width":800,"height":448,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/bardhyl_xhama-foto_kolektive_9maj2019.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"BARDHYL XHAMA: PUBLICISTI, SHKRIMTARI DHE KOLEGU YN\u00cb I MIR\u00cb\u2026","datePublished":"2019-06-11T21:33:53+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\/"},"wordCount":1122,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/bardhyl_xhama-foto_kolektive_9maj2019.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\/","name":"BARDHYL XHAMA: PUBLICISTI, SHKRIMTARI DHE KOLEGU YN\u00cb I MIR\u00cb\u2026 - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/bardhyl_xhama-foto_kolektive_9maj2019.jpg","datePublished":"2019-06-11T21:33:53+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/bardhyl_xhama-foto_kolektive_9maj2019.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/bardhyl_xhama-foto_kolektive_9maj2019.jpg","width":800,"height":448,"caption":"Bardhyl Xhama - foto kolektive, 9 maj 2019"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bardhyl-xhama-publicisti-shkrimtari-dhe-kolegu-yne-i-mire\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"BARDHYL XHAMA: PUBLICISTI, SHKRIMTARI DHE KOLEGU YN\u00cb I MIR\u00cb\u2026"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42036","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42036"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42036\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42037"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42036"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42036"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42036"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}