{"id":42576,"date":"2019-06-28T01:31:44","date_gmt":"2019-06-27T23:31:44","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=42576"},"modified":"2019-06-28T08:21:12","modified_gmt":"2019-06-28T06:21:12","slug":"100-vjetori-i-konferences-se-paqes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\/","title":{"rendered":"100-VJETORI I KONFERENC\u00cbS S\u00cb PAQES"},"content":{"rendered":"<p>&#8212; <em>Wilsoni, Noli, Fishta dhe gj\u00ebndja aktuale politike n\u00eb Shqip\u00ebri<\/em><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/frank_shkreli.jpg\" alt=\"Frank Shkreli\" width=\"298\" height=\"199\" \/> Nga <strong>Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Ky vit sh\u00ebnon 100-vjetorin e Konferenc\u00ebs s\u00eb paq\u00ebs q\u00eb filloi n\u00eb Paris n\u00eb janar t\u00eb vitit 1919 dhe kulminoi me n\u00ebnshkrimin e Traktatit t\u00eb Versaj\u00ebs, m\u00eb 28 qershor, 1919. Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore kishte marr\u00eb fund n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1918, por p\u00ebrfundoi zytarisht me n\u00ebnshkrimin e Traktatit t\u00eb Parisit qershorin e vitit 1919.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shkollat mund t\u00eb jen\u00eb mbyllur p\u00ebr pushimet verore, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se nx\u00ebn\u00ebsit dhe student\u00ebt nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor historik dhe p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb kjo konferenc\u00eb ka n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve. Burimet jan\u00eb t\u00eb shumta n\u00eb internet q\u00eb hedhin drit\u00eb p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e asaj konference p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe p\u00ebr bot\u00ebn, p\u00ebrfshir\u00eb edhe historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb dy arsye q\u00eb shqiptar\u00ebt duhet ta kujtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor: Nj\u00eb, \u00ebsht\u00eb roli i presidentit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Woodrow Wilsonit, si p\u00ebrfundim i takimit t\u00eb Fan Nolit me ish-udhg\u00ebheqsin amerikan, para se Wilson t\u00eb nisej p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Konferecn e Paq\u00ebs n\u00eb Paris dhe arsyeja tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarrja e delegacionit shqiptar n\u00eb at\u00eb konferenc\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebn. \u00cbsht\u00eb edhe 100-vjetori i fjalimit t\u00eb tij historik mbi t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e tyre autoktone, n\u00eb at\u00eb konferenc\u00eb &#8212; nj\u00eb fjalim ky q\u00eb deri m\u00eb sot as Evropa as bota nuk e kan\u00eb d\u00ebgjuar nj\u00eb fjalim t\u00eb till\u00eb mbi, \u201cShqiptar\u00ebt dhe t\u00eb Drejtat e tyre\u201d, nga asnj\u00eb p\u00ebrfaqsues shqiptar &#8212; as n\u00eb nivel komb\u00ebtar as n\u00eb ndonj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare &#8212; gjat\u00eb 100-viteve t\u00eb kaluara.<\/p>\n<p>\u201c<em>Nj\u00eb z\u00eb do t\u00eb kem n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paq\u00ebs dhe at\u00eb z\u00eb do t\u2019a p\u00ebrdor n\u00eb mbrojtje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/em>.\u201d Presidenti Wilson ishte i pari president i Shteteve t\u00eb Bashkuara, i cili n\u00eb politik\u00ebn e jashtme amerikane t\u00eb koh\u00ebs, ka thek\u00ebsuar rolin nd\u00ebrkomb\u00ebtar si mjet p\u00ebr krijimin e nj\u00eb rregulli t\u00eb ri bot\u00ebror, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte shpallur hyrjen e Amerik\u00ebs n\u00eb Luft\u00ebn e Par\u00eb Bot\u00ebrore, si nj\u00eb p\u00ebrpjekje &#8212; sipas tij &#8212; p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb bot\u00ebn, \u201ct\u00eb sigurt p\u00ebr demokracin\u00eb\u201d. Nd\u00ebrhyrja amerikane b\u00ebri q\u00eb lufta t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb favor t\u00eb aleat\u00ebve dhe janarin e vitit 1918, i paraqiti Kongresit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, objektivat amerikane t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs, duke njoftuar, \u201c14 Pikat\u201d. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb njer\u00ebs prej k\u00ebtyre pikave, me mbarimin e luft\u00ebs do t\u00eb krijohej Lidhja e Kombeve, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs, t\u00eb gjitha kombet \u2014 t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb vogla \u2013 do t\u00eb g\u00ebzonin garanci t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb politike dhe integritetin territorial t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Fan Noli, flamur\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/fan_noli_flamur.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Si\u00e7 dihet Peshkop Fan Noli ishte takuar me Presidentin Wilson, para se ish-presidenti amerikan t\u00eb shkonte n\u00eb Paris p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paq\u00ebs. Noli ishte i bindur se Shqip\u00ebria, n\u00eb personin e Wilsonit, kishte nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb fort\u00eb. N\u00eb nj\u00eb fjalim t\u00eb vitit 1918 botuar n\u00eb gazet\u00ebn Dielli, me titull, \u201cBorxhi q\u00eb Shqip\u00ebria i ka Amerik\u00ebs\u201d, Peshkop Noli shpreh bindjen e tij se Shtetet e Bashkuara do t\u00eb p\u00ebrkrahnin pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Duke shprehur besimin se Amerika do t\u00eb dilte fituese dhe se fitorja e Amerik\u00ebs, sipas Nolit, do t\u00eb ishte edhe nj\u00eb triumf p\u00ebr demokracin\u00eb an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs. Ai ishte i patundur n\u00eb besimin e tij se kushtet e paq\u00ebs do t\u00eb t\u00eb vendoseshin, sipas Nolit, nga \u201cNj\u00eb arbit\u00ebr i bot\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb, dmth, nga presidenti Woodrow Wilson\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Noli. \u201cKushtet e tija njihen mir\u00eb prej t\u00eb gjith\u00ebve\u2026 q\u00eb secili popull duhet t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb zgjedhi vet sovranitetin n\u00ebn t\u00eb cilin d\u00ebshiron t\u00eb jetoj\u00eb.\u201d Fan Noli pastaj vazhdon duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cUn\u00eb kam patur nderin t\u00eb takoj k\u00ebt\u00eb nj\u00ebri t\u00eb madh, me nj\u00eb rast historik.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb shkrimet e tija, Noli ka rr\u00ebfyer se Presidenti Wilson kishte ftuar me nj\u00eb rast, p\u00ebrfaqsues t\u00eb grupeve etnike, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Nolin si p\u00ebrfaqsues t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan, p\u00ebr tu takuar me presidentin Wilson n\u00eb Mount Vernon, jo larg kryeqytetit amerikan. Duke u k\u00ebthyer nga Mount Vernon p\u00ebr n\u00eb Washington, Noli kujton se, ai iu afrua presidentit Wilson p\u00ebr t\u2019i folur p\u00ebr hallet e Kombit shqiptar duke i b\u00ebr\u00eb apel Wilsonit q\u00eb, t\u00eb \u201cshp\u00ebtoj\u00eb nj\u00eb rac\u00eb heroike por t\u00eb pa-mbrojtur\u201d. Sipas Peshkop Nolit, Presidenti amerikan Wilson u p\u00ebrgjigj pa hesitim: \u201cUn\u00eb do t\u00eb kem\u00eb nj\u00eb z\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paq\u00ebs dhe at\u00eb z\u00eb do ta p\u00ebrdor n\u00eb mbrojtje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.\u201d Ashtu edhe ndodhi, megjith\u00ebse k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj Shqip\u00ebris\u00eb dhe territorit t\u00eb saj, nga fqinjt\u00eb grabitqar\u00eb, nuk pushuan as pas Konferec\u00ebs s\u00eb paq\u00ebs.<\/p>\n<p>Gj\u00ebndja politike n\u00eb Shqip\u00ebri pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore ishte tep\u00ebr e paqart\u00eb. Fqinjt\u00eb e saj, serb\u00ebt, grek\u00ebt dhe italian\u00ebt mezi prisnin t\u00eb ndanin mes tyre Shqip\u00ebrin\u00eb copa copa. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebrfaqsuesit diplomatik\u00eb evropian\u00eb kishin r\u00ebn\u00eb dakort q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ndahej duke i dh\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb pjes\u00eb Jugosllavis\u00eb, Italis\u00eb dhe Greqis\u00eb. Kjo marr\u00ebveshje u arrijt\u00eb pa marr\u00eb parasysh\u00eb d\u00ebshirat e Shqiptar\u00ebve, por dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb kryenegociatorit diplomatik amerikan. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kongresi i Lushnj\u00ebs, n\u00eb Janar t\u00eb vitit 1920, vendosm\u00ebrisht hodhi posht\u00eb marr\u00ebveshjen e armiq\u00ebve t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb copa copa sikur\u00eb t\u00eb ishte pla\u00e7k\u00eb, nd\u00ebrsa u paralajm\u00ebruan fqinjt\u00eb dhe Evropa se shqiptar\u00ebt do t\u00eb luftonin n\u00eb mbrojtje t\u00eb integritetit territorial t\u00eb vendit.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Fishta, Konferenca e paqes, piktur\u00eb\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/fishta_konference_paqes_pikture.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/><em>Piktur\u00eb origjinale historike e portret nga mjeshtri Prof. Guljelm Mosi dedikuar \u201cAt Gjergj Fishta O.F.M. n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes Versailles \u2013 Paris 1919\u201d.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb pasigurie p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb deh shqiptar\u00ebt, n\u00eb Mars t\u00eb vitit 1920, Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara Wilson nd\u00ebrhyri p\u00ebr t\u00eb bllokuar zbatimin e marrveshjes anti-shqiptare t\u00eb Parisit dhe menj\u00ebher\u00eb vendosi t\u00eb pranonte p\u00ebrfaqsuesin diplomatik shqiptar n\u00eb Washington, duke afirmuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mb\u00ebshtetjen e Amerik\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe nga fundi i atij viti, Lidhja e Kombeve njohu sovranitetin territorial t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke e pranuar at\u00eb si an\u00ebtare t\u00eb plot\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs bot\u00ebrore, megjith\u00ebse fatkeqsisht me kufij t\u00eb cunguar.<\/p>\n<p>Duke shprehur admirimin dhe fal\u00ebnderimin e tij ndaj Wilsonit, Fan Noli \u00ebsht\u00eb shprehur se Amerika kishte Presidentin Abraham Linkolnin, i cili nuk duronte nj\u00eb Amerik\u00eb gjys\u00ebm t\u00eb lir\u00eb e gjys\u00ebm t\u00eb skllav\u00ebruar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb personin e Wislonit, Shtetet e Bashkuara, kishin, \u201cnj\u00eb president i cili nuk mund t\u00eb duronte nj\u00eb bot\u00eb gjys\u00ebm t\u00eb lir\u00eb dhe gjys\u00ebm t\u00eb skllav\u00ebruar.\u201d Noli ka th\u00ebn\u00eb se Wilsonin, \u201cdo ta njoh\u00eb historia si \u00e7lirimtar i t\u00eb gjitha kombeve, t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb vog\u00ebla.\u201d<\/p>\n<p>Ishte Konferenca e Paq\u00ebs n\u00eb Paris, 100-vjet m\u00eb par\u00eb q\u00eb i dha rastin Woodrow Wilsonit q\u00eb bota ta njihte, at\u00ebher\u00eb dhe sot, p\u00ebr sukseset e tija n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jashtme, si nj\u00eb idealist i cili besonte n\u00eb paq\u00ebn bot\u00ebrore dhe n\u00eb vetvendosjen dhe n\u00eb sovranitetin territorial t\u00eb kombeve t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb vog\u00ebla. 14-pikat e tija t\u00eb famshme p\u00ebr paq\u00ebn n\u00eb bot\u00eb \u2013 t\u00eb p\u00ebrpiluara 100-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb \u2013 mbeten ende pjes\u00eb e pandar\u00eb e politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane dhe shembull i nj\u00eb vizioni t\u00eb bashkpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr sigurimin e liris\u00eb dhe demokracis\u00eb t\u00eb vendeve, vizion ky q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund \u00e7oi n\u00eb krijimin e Lidhjes s\u00eb Kombeve \u2013 para-ardh\u00ebse e Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara &#8212; p\u00ebrpjekje k\u00ebto p\u00ebr t\u00eb cilat Wilsonit iu akordua \u00c7mimi Nobel p\u00ebr Paq\u00eb, n\u00eb vitin 1920.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb Marrveshjes s\u00eb Paq\u00ebs n\u00eb Paris, me 28 qershor, 1919, t\u00eb kujtojm\u00eb rolin e Woodrow Wilsonit, k\u00ebtij burrshtetasi t\u00eb madh amerikan, z\u00ebri i t\u00eb cilit, n\u00eb Konferenc\u00ebn e Parisit ishte vendimtar p\u00ebr ruajtjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. T\u00eb kujtojm\u00eb Fan Nolin, sadopak p\u00ebr kontributin e tij, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb edhe vet, \u201cP\u00ebr kauz\u00ebn njer\u00ebzore dhe qytet\u00ebrimin bot\u00ebror, me aq\u00eb sa kemi mund\u00ebsi.\u201d T\u00eb kujtojm\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast edhe At Gjergj Fisht\u00ebn, i cili si an\u00ebtar i delegacionit shqiptar n\u00eb Konferenc\u00ebn e Parisit, 100-vjet m\u00eb par\u00eb mbajti fjalimin historik &#8211;para p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb disa vendeve m\u00eb armiq\u00ebsore t\u00eb koh\u00ebs ndaj interesave shqiptare &#8212; q\u00eb mbetet sot e k\u00ebsaj dite fjalimi m\u00eb klasik n\u00eb oratorin\u00eb shqiptare mbi, \u201cShqiptar\u00ebt dhe t\u00eb Drejtat e tyre\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Fan Noli n\u00eb Lidhjen e Kombeve n\u00eb Gjenev\u00eb\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/fan_noli_gjeneve.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/><em>Fan Noli n\u00eb Lidhjen e Kombeve n\u00eb Gjenev\u00eb<\/em><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ironik fakti se 100-vjet pas Konferenc\u00ebs s\u00eb Paq\u00ebs n\u00eb Paris, kur Shqip\u00ebris\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnoheshin rreziqe t\u00eb shumta nga armqit\u00eb e jasht\u00ebm \u2013 sot rreziku m\u00eb serioz q\u00eb i kanoset Shqip\u00ebris\u00eb &#8212; si\u00e7 e ka cil\u00ebsuar edhe Gjergj Fishta \u2013 \u00ebsht\u00eb , \u201c<em>Rreziku i P\u00ebrmbrendsh\u00ebm<\/em>\u201d, megjithse, \u201cSot Shqypnia ka nji qeveri t\u00eb vet\u00ebn, ka nji parlament t\u00eb vetin, ka nji ushtri, nji financ\u00eb, e ma tep\u00ebr, ka nji vij\u00eb kufijsh t\u00eb njoftme ligjsisht prej Fuqive t\u00eb qytetnueme: t\u00eb tana sende k\u00ebto qi na d\u00ebshmojn\u00eb se Shqypnia asht, e se asht e lir\u00eb e e pamvarun\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Gjergj Fisht\u00ebs, jan\u00eb vet shqiptar\u00ebt, pik\u00ebrisht, ata q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rrezikun m\u00eb t\u00eb madh ndaj interesave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve, si 100-vjet m\u00eb par\u00eb ashtu edhe sot, q\u00eb ai ka i cil\u00ebsuar si \u201c<em>Njer\u00ebz rruga\u00e7a, njer\u00ebz shakllabana e t\u00eb pa kurrfar\u00eb njer\u00ebzie e mir\u00ebrritjeje, t\u00eb pa kurrfar\u00eb m\u00ebsimi t\u00eb vlefsh\u00ebm, q\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn e vet s\u2019qen\u00eb t\u00eb zott me shtrue kund ndoj plang, me ngul\u00eb kund ndoj truell, me ngref\u00eb kund ndoj sht\u00ebpi, me kap\u00eb kund ndoj pun\u00eb, me zan\u00eb kund ndoj mik, por gjithmon\u00eb me valixhe n\u00ebn dor\u00eb, t\u00eb harlisun nga mendja, t\u00eb p\u00ebrdhosun kah fjala, t\u00eb \u00e7oroditun kah vepra; ku mbillen, s\u2019korren; ku bijn\u00eb nuk \u00e7ohen; ve\u00e7 nga, si mizat pakrye, skele n\u00eb skele, fshat n\u00eb fshat, qytet n\u00eb qytet, gjithkund tue zan\u00eb ndoj ves t\u00eb ri, gjithkund tue lan\u00eb ndonji marre t\u00eb re p\u00ebr Shqypni.<\/em>\u201d<br \/>\n(Nga \u201cHylli i Drit\u00ebs, 1921, nr. 1).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8212; Wilsoni, Noli, Fishta dhe gj\u00ebndja aktuale politike n\u00eb Shqip\u00ebri Nga Frank Shkreli Ky vit sh\u00ebnon 100-vjetorin e Konferenc\u00ebs s\u00eb paq\u00ebs q\u00eb filloi n\u00eb Paris n\u00eb janar t\u00eb vitit 1919 dhe kulminoi me n\u00ebnshkrimin e Traktatit t\u00eb Versaj\u00ebs, m\u00eb 28 qershor, 1919. Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore kishte marr\u00eb fund n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1918, por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":42577,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-42576","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>100-VJETORI I KONFERENC\u00cbS S\u00cb PAQES - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"100-VJETORI I KONFERENC\u00cbS S\u00cb PAQES - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8212; Wilsoni, Noli, Fishta dhe gj\u00ebndja aktuale politike n\u00eb Shqip\u00ebri Nga Frank Shkreli Ky vit sh\u00ebnon 100-vjetorin e Konferenc\u00ebs s\u00eb paq\u00ebs q\u00eb filloi n\u00eb Paris n\u00eb janar t\u00eb vitit 1919 dhe kulminoi me n\u00ebnshkrimin e Traktatit t\u00eb Versaj\u00ebs, m\u00eb 28 qershor, 1919. Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore kishte marr\u00eb fund n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1918, por [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-06-27T23:31:44+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-06-28T06:21:12+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/fishta_populli_shqiptar.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"521\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"100-VJETORI I KONFERENC\u00cbS S\u00cb PAQES\",\"datePublished\":\"2019-06-27T23:31:44+00:00\",\"dateModified\":\"2019-06-28T06:21:12+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\\\/\"},\"wordCount\":1811,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/06\\\/fishta_populli_shqiptar.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\\\/\",\"name\":\"100-VJETORI I KONFERENC\u00cbS S\u00cb PAQES - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/06\\\/fishta_populli_shqiptar.jpg\",\"datePublished\":\"2019-06-27T23:31:44+00:00\",\"dateModified\":\"2019-06-28T06:21:12+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/06\\\/fishta_populli_shqiptar.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/06\\\/fishta_populli_shqiptar.jpg\",\"width\":800,\"height\":521,\"caption\":\"Fishta - populli shqiptar\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"100-VJETORI I KONFERENC\u00cbS S\u00cb PAQES\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"100-VJETORI I KONFERENC\u00cbS S\u00cb PAQES - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"100-VJETORI I KONFERENC\u00cbS S\u00cb PAQES - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"&#8212; Wilsoni, Noli, Fishta dhe gj\u00ebndja aktuale politike n\u00eb Shqip\u00ebri Nga Frank Shkreli Ky vit sh\u00ebnon 100-vjetorin e Konferenc\u00ebs s\u00eb paq\u00ebs q\u00eb filloi n\u00eb Paris n\u00eb janar t\u00eb vitit 1919 dhe kulminoi me n\u00ebnshkrimin e Traktatit t\u00eb Versaj\u00ebs, m\u00eb 28 qershor, 1919. Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore kishte marr\u00eb fund n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1918, por [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-06-27T23:31:44+00:00","article_modified_time":"2019-06-28T06:21:12+00:00","og_image":[{"width":800,"height":521,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/fishta_populli_shqiptar.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"100-VJETORI I KONFERENC\u00cbS S\u00cb PAQES","datePublished":"2019-06-27T23:31:44+00:00","dateModified":"2019-06-28T06:21:12+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\/"},"wordCount":1811,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/fishta_populli_shqiptar.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\/","name":"100-VJETORI I KONFERENC\u00cbS S\u00cb PAQES - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/fishta_populli_shqiptar.jpg","datePublished":"2019-06-27T23:31:44+00:00","dateModified":"2019-06-28T06:21:12+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/fishta_populli_shqiptar.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/fishta_populli_shqiptar.jpg","width":800,"height":521,"caption":"Fishta - populli shqiptar"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/100-vjetori-i-konferences-se-paqes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"100-VJETORI I KONFERENC\u00cbS S\u00cb PAQES"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42576","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42576"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42576\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42577"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42576"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42576"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42576"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}