{"id":42624,"date":"2019-06-30T02:07:13","date_gmt":"2019-06-30T00:07:13","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=42624"},"modified":"2019-06-30T02:07:13","modified_gmt":"2019-06-30T00:07:13","slug":"konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\/","title":{"rendered":"Konsiderata rreth v\u00ebllimit shkruar nga miku personal i Monsinjor Zef Oroshit, analisti Tom\u00eb Mrijaj"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/mergim_korca.jpg\" alt=\"M\u00ebrgim Kor\u00e7a\" width=\"300\" \/> <strong>M\u00ebrgim Kor\u00e7a<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb i a kisha d\u00ebgjuar emrin shum\u00eb dhjetra vite t\u00eb shkuara e pik\u00ebrisht n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1953, kur zoti Loro Kova\u00e7i na thot\u00eb, t\u00eb birit Toninit si edhe mua, se &#8230; \u00e2sht arratis\u2019e ka dal\u00eb n\u00eb Jugosllavi Dom Zef Oroshi &#8230; aj \u00e2sht p\u00eand\u2019e fort\u00eb e ka me i a diftue bot\u00ebs t\u00eb t\u00e2na krimet qi jan\u00eb kah i p\u00ebrfton k\u00ebtu te na kjo diktatur\u2019e mallkueme komuniste.!<br \/>\nNe p\u00ebrjetonim vitet kur Shqip\u00ebria ishte i vetmi vend, i ashtuquajtur socialist, ku akoma vazhdonin e vepronin \u00e7etat e malit q\u00eb luftonin p\u00ebr lirin\u2019e v\u00ebndit!<br \/>\nMe k\u00ebt\u00eb rast marr lejen e lexuesit t\u00eb ve n\u00eb dukje nj\u00eb fakt tejet mjeran.<br \/>\nN\u00eb Hungari, l\u00ebvizja kundradiktatoriale dhe kundrakomuniste zgjati ve\u00e7 dy vite derisa u shtyp me dhun\u00eb, zjarr\u2019edhe gjak nga tanket hrushovjane.<br \/>\nMegjithat\u00eb, quhet (me t\u00eb drejt\u00eb), Revolucioni Hungarez i 1956-\u00ebs dhe emrat e t\u00eb r\u00ebn\u00ebve jan\u00eb t\u00eb shkruar me g\u00ebrma kubitale si martir\u00eb t\u00eb atdheut. Kurse tek ne, ajo l\u00ebvizje kundrakomuniste e cila me \u00e7eta maleve zgjati p\u00ebr dhjet\u00eb vite, le q\u00eb as i ka shkuar kujt n\u00eb m\u00ebndje t\u2019a em\u00ebrtoj\u00eb revolucion por as kryengritje jo.<br \/>\nSa u takon pastaj emrave t\u00eb atyre martir\u00ebve duke filluar nga organizatori kryesor si edhe udh\u00ebheq\u00ebsi i asaj rezistence Mark Gjomarkaj e vazhdo me gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, historia si edhe historian\u00ebt shqiptar\u00eb jo q\u00eb nuk i zen\u00eb n\u00eb goj\u00eb si heronj t\u00eb l\u00ebvizjes kund\u00ebrkomuniste por p\u00ebrkundrazi, i kan\u00eb njollosur me balt\u2019e tradh\u00ebt\u00edra t\u00eb rreme!<br \/>\nQ\u00eb nga pohimi i zotit Loro Kova\u00e7i u desh t\u00eb kalonin q\u00eb at\u00ebhere jo pak, por pik\u00ebrisht pes\u00ebdhjet\u2019e pes\u00eb vite, derisa t\u00eb m\u00eb binte n\u00eb dor\u00eb libri me titullin \u201cNj\u00eb jet\u00eb e shkrir\u00eb p\u00ebr F\u00e9 e Atdh\u00e9\u201d, kushtuar Monsinjor Dr. Zef Oroshit, nga miku si edhe kumbara i monsinjorit, autori Tom\u00eb Mrijaj.<br \/>\nMe kureshtje t\u00eb madhe si edhe gjith\u00eb g\u00ebzim fillova t\u2019a lexoja v\u00ebllimin. Ashtu si n\u00eb pamjet q\u00eb t\u00eb paraqiten parasysh tek kundron br\u00ebnd\u00ebs\u00edn\u2019e nj\u00eb kaleidoskopi, ashtu filluan t\u00eb m\u00eb duken, sken\u00eb mbas skene, rravij\u00ebzimet q\u00eb paraqiste libri i tij.<br \/>\nQ\u00eb n\u00eb faqet e para kuptohej se v\u00ebllimi ishte shkruar nga dora e nj\u00eb personi i cili Monsinjorin jo vet\u00ebm q\u00eb e kish njohur mir\u00eb por edhe kishte qen\u2019 i af\u00ebrt me t\u00eb aq sa vet\u00eb Monsinjori fij\u2019 e p\u00ebr p\u00e9, i kishte treguar rreth ngjarjesh, ndjenjash edhe rrethanash t\u00eb ndrysh\u00ebme t\u00eb jet\u00ebs Tij.<br \/>\nDoemos n\u00eb vazhdim, dora dor\u00ebs, autori sjell pastaj kujtime personale dhe i shtjellon ato p\u00ebr vite me radh\u00eb derisa vjen edhe \u00e7asti kur vet\u00eb autori p\u00ebrjeton pran\u00eb krevatit, kalimin n\u2019Am\u00ebshim t\u00eb Monsinjor Oroshi!<br \/>\nZoti Tom\u00eb Mrijaj \u00ebsht\u00eb nga ana tjet\u00ebr edhe mik i af\u00ebrt i Kapidan Ndue Gjomarkut. Ky i fundit, jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personalitet i madh n\u00eb vetvete, jo vet\u00ebm q\u00eb ka luajtur rol t\u00eb vyer si edhe aktiv si pjes\u00ebmarr\u00ebs forumesh drejtuese t\u00eb organizmave shqiptare n\u00eb Per\u00ebndim p\u00ebrgjat\u00eb dhjetravje\u00e7ar\u00ebve q\u00eb pasuan vendosjen e diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri, por ka qen\u00eb shok\u2019edhe mik i Monsinjor Oroshit q\u00eb n\u00eb rin\u00edn\u2019e Tij t\u00eb her\u00ebshme!<br \/>\nK\u00ebsisoji kuptohet qart\u00eb se fati e desh q\u00eb, autori i v\u00ebllimit lidhur me Imzot Zef Oroshin, t\u00eb kish n\u00eb dispozicion burime sa t\u00eb larmishme e po aq krejt\u00ebsisht t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb cilat nuk ka arkiv q\u00eb t\u2019ua ver\u00eb n\u00eb dispozicion hulumtuesve t\u00eb zakonsh\u00ebm.<br \/>\nKush fillon t\u2019a lexoj\u00eb v\u00ebllimin n\u00eb fjal\u00eb, q\u00eb n\u00eb fillim befasohet me nj\u00eb moment t\u00eb cilin dua t\u2019a n\u00ebnvizoj.<br \/>\nAutori i v\u00ebllimit citon &#8230; \u201cBurr\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb fal dhe mbi fatkeq\u00ebs\u00edn\u00eb shtrin dor\u00ebn e pajtimit, vendos bes\u00ebn e paq\u00ebs, mir\u00ebkuptimit, respektit ndaj njeriut\u201d.<br \/>\nKy pohim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konsiderat\u00eb rreth trajtimit q\u00eb i b\u00ebn Kanuni i Maleve konceptit \u201cbesa e dh\u00e2nun\u201d, shprehur nga pinjolli i familjes s\u00eb nderuar t\u00eb \u00c7okajve, Monsinjori i ardhsh\u00ebm Dr. Zef Oroshi.<br \/>\nMir\u00ebpo me k\u00ebt\u00eb koncept \u00ebsht\u2019i lidhur ngusht\u2019edhe Ndrec \u00c7oku, pararend\u00ebsi i nderuar i Monsinjorit.<br \/>\nQ\u00eb n\u00eb hapat e para t\u00eb jet\u00ebs tij, Dom Zef Oroshi u m\u00ebkua me tharmin e etik\u00ebs dhe moralit t\u00eb Kanunit dhe n\u00eb rastin konkret me paragrafin e tret\u00eb t\u00eb nyjes nj\u00ebqindenj\u00ebzet\u2019e dyt\u00eb (\u00a7856 i Kanunit) i cili thot\u00eb:<br \/>\n\u00a7856 \u2013 Shpija e t\u2019vramit, po i dha bes\u00eb dor\u00ebr\u00e1sit, ky edhe pse e vrau, ka me shkue n\u00eb mort e n\u00eb gj\u00e2m\u00eb m\u2019e p\u00ebrcjell\u00eb t\u2019vr\u00e1min deri n\u2019vorrim e me nd\u00eaj\u00eb p\u00ebr drek\u00eb. Kjo bes\u00eb njat\u00eb 24 sahat.<br \/>\nJa pra me pak fjal\u00eb ngjarja t\u00eb cil\u00ebn na e sjell autori, zoti Tom\u00eb Mrijaj. T\u00eb parit t\u00eb \u00c7okajve i a kishin vrar\u00eb njerin nga djemt\u00eb. I gjith\u00eb fisi e ndiqte dor\u00ebr\u00e1sin. Ky, duke mos i par\u00eb derman vetes e duke e ditur se \u00e7\u2019burr\u00eb ishte Ndrec \u00c7oku, (i ati i t\u00eb vrarit), vete para kull\u00ebs tij duke thirrur se i k\u00ebrkonte bes\u00eb.<br \/>\nDhe mal\u00ebsori kreshnik mirditas i a dha bes\u00ebn e burrit 24 or\u00ebshe! T\u00eb nes\u00ebrmen, mbasi u a kishte marr\u00eb bes\u00ebn 30 ditore burrave t\u00eb familjes \u00c7oku, e p\u00ebrcolli vras\u00ebsin e t\u00eb birit sipas zakonit.<br \/>\nU ndala rreth k\u00ebsaj ngjarjeje t\u00eb jasht\u00ebzakont\u00eb, pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u2019a theksuar momentin se si Dom Oroshi i ardhsh\u00ebm, i cili si mesht\u00e1r do t\u2019a kish detyr\u00eb par\u00ebsore t\u00eb tij\u00ebn \u201cfaljen e m\u00ebkateve\u201d, ish i pregatitur q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria e tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rol njer\u00ebzor kulmor, q\u00eb i u realizua me mbarimin e Seminarit Pontifikal t\u00eb Shkodr\u00ebs e pastaj duke u diplomuar n\u00eb Universitetin e Urbinos n\u00eb \u201cPropaganda Fide\u201d n\u00eb Itali!<br \/>\nN\u00eb vazhdim autori i v\u00ebllimit, tek i a paraqit lexuesit rezistenc\u00ebn e armatosur t\u00eb Mirdit\u00ebs si edhe t\u00eb zonave t\u00eb veriut mbas vendosjes diktatur\u00ebs komuniste, si gur\u00eb themeli merr pohimin e Dom Zef Oroshit \u201c&#8230; Mirdita prandej \u00e2sht masakrue dhe masakrohet gjithnji, posa\u00e7e t\u00eb gjith krahinave t\u00eb Shqipnis, sepse rezistenc\u00ebn qi ka gjet\u00eb dhe gjen aty qeverija e Enverit, nuk e ka gjet\u00eb aq t\u00eb ashp\u00ebr n\u00eb asnji krahin\u00eb tjet\u00ebr &#8230;\u201d.<br \/>\nMiq\u00ebsia e zotit Tom\u00eb Mrijaj me Kapidan Ndue Gjomarkun, i a ka krijuar mund\u00ebsin\u00eb autorit t\u00eb na sjell\u00eb n\u00eb librin e tij letr\u00ebn e dat\u00ebs 3 shkurt 1953 me informacion autentik q\u00eb Dom Zefi i d\u00ebrgon nga Mitrovica, (ku u arratis sepse n\u00eb prag arrestimi nga ana e kriminelit toger Baba), mikut t\u00eb tij t\u00eb rinis\u00eb Kapidanit, mbi gj\u00ebndjen n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nAi dokument nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb let\u00ebr d\u00ebrguar nj\u00eb miku, dhe aq, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb analiz\u2019e gj\u00ebndjes vajtueshme n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhej Shqip\u00ebria asokohe.<br \/>\nPa i a hequr k\u00ebrsh\u00ebrin\u00eb lexuesit t\u2019a lexoj\u00eb n\u00eb kopje t\u00eb origjinalit dokumentin, (tek libri i z. Tom\u00eb Mrijaj \u2013 M.K.), nuk mundem mos t\u00eb ndalem n\u00eb nja dy pika kulmore q\u00eb Dom Zefi i a ve n\u00eb dukje Kapidanit.<br \/>\nN\u00eb njerin nga kalimet ai pohon \u201c&#8230; Me shum keqardhje, na duhet t\u00eb thomi, qi kurrndonji her\u00eb nuk i \u00e2sht sht\u00ee popullit shqiptar sistematikisht nji p\u00ebr\u00e7amje aq e madhe, me parimin \u201cdivide et impera\u201d (p\u00ebr\u00e7\u00e1 e sundo \u2013 M.K.), sa nd\u00ebr kohnat e sodit nga klika sunduese e Shqipnis; p\u00ebr\u00e7amje n\u00eb familje, p\u00ebr\u00e7amje n\u00eb fshatars\u00ed, p\u00ebr\u00e7amje nd\u00ebr qytetar\u00eb, shkaktue nga agjentat e \u201cSigurimit\u201d, tue privilegjue t\u00eb kqijt ose agjentat e tue e shtyp\u00eb popullin me an\u00ebn e tyne &#8230;\u201d.<br \/>\nN\u00eb vazhdim Dom Zefi i a ve theksin n\u00ebn\u00ebshtrimit t\u00eb verb\u00ebr t\u00eb udh\u00ebheqjes shqiptare ndaj B.Sovjetik si edhe Stalinit dhe ndon\u00ebse brezat e moshuar e kan\u00eb p\u00ebrjetuar situat\u00ebn q\u00eb Dom Zefi i a p\u00ebrshkruan Kapidan Ndues, atyre jam i sigurt\u00eb se si edhe mua, tisi i harres\u00ebs u a ka mbuluar at\u00eb.<br \/>\nPrandaj k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta duhen kujtuar e rikujtuar papushim se ndryshe harrohen.<br \/>\nShkruan Dom Zefi nd\u00ebr t\u00eb tjera \u201c&#8230; P\u00ebr t\u2019ia mb\u00ebrrijt\u00eb kulmit t\u00eb sovjetizimit, obskurantist\u00ebt e Tiran\u00ebs n\u00eb gushtin e 1952 dekretuen nji ligj qi ndalon t\u00eb gjith\u00eb librat qi jan\u00eb shtyp\u00eb para vjetit 1944, si n\u00eb gjuh\u00eb shqipe edhe n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb hueja; marr\u00edja (\u00e7mendur\u00eda &#8211; M.K.) e shekullit t\u00eb XX-t\u00eb qi i u imponue popullit shqiptar e sidomos asaj pjese t\u00eb vog\u00ebl intelektual\u00ebsh, qi ka mbet\u00eb gjall\u00eb akoma, nga Moska imperialiste-shoviniste!\u201d<br \/>\nKjo mas\u00eb e qeveris\u00eb komuniste t\u00eb cil\u00ebn na e kujton zoti Tom\u00eb Mrijaj, n\u00ebp\u00ebrmjet goj\u00ebs Dom Zef Oroshit, duhet lexuar me v\u00ebm\u00ebndje nga brezat e rinj. Po nuk i dijt\u00ebn dhe t\u2019i mbajn\u00eb mir\u00eb parasysh k\u00ebta trille t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb drejtim t\u00eb zvog\u00eblimit me dhun\u00eb t\u00eb horizontit kulturor t\u00eb popullit, mund t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb trille edhe m\u00eb t\u00eb dhunsh\u00ebm mund t\u00eb zbatohen nga udh\u00ebheq\u00ebs paranojak\u00eb!<br \/>\nDom Zef Oroshi ishte nj\u00eb intelektual i mir\u00ebfillt\u00eb dhe i formuar me kultur\u00eb t\u00eb gjer\u00eb shum\u00ebplan\u00ebshe.<br \/>\nMe 16 qershor 1962, formon Shoqat\u00ebn Katholike Shqiptaro \u2013 Amerikane dhe m\u00eb 1965 ai njihet si Meshtar i Dioqez\u00ebs s\u00eb New York-ut. Mons. Oroshi, q\u00eb n\u00eb vitin e larg\u00ebt tashm\u00eb 1966, themeloi dhe botoi revist\u00ebn Jeta Katholike Shqiptare t\u00eb cil\u00ebn e drejtoi p\u00ebr 12 vite radhazi.<br \/>\nRevista tematik\u00ebn e saj e kishte n\u00eb mas\u00ebn madhore natyre kishtare e gjithashtu kulturore. Mbas nd\u00ebrprerjes ajo rifillon t\u00eb botohet s\u00eb rishmi n\u00eb vitin 1995, n\u00ebn drejtimin e dom Pjet\u00ebr Popajt dhe vazhdon e botohet rregullisht.<br \/>\nNuk ka se si t\u00eb mos e mbush\u00eb me mall\u00ebngjim lexuesin shqiptar fakti se Dom Oroshi nga viti 1960 q\u00eb u vendos n\u00eb New York e deri n\u00eb vitin 1969 meshat i ka ngritur n\u00eb kisha amerikane derisa i mb\u00ebshtetur fuqimisht nga shqiptar\u00ebt e diaspor\u00ebs ngriti kish\u00ebn e par\u00eb shqiptare n\u00eb Park Avenue t\u00eb Bronx-it.<br \/>\nE k\u00ebsisoji dora dor\u00ebs, duke i lexuar faqet e v\u00ebllimit t\u00eb shkruar nga miku i Dom Oroshit, Tom\u00eb Mrijaj, shtjellohet para syve t\u00eb lexuesit jeta e k\u00ebtij klerikut t\u00eb shquar, intelektualit t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb si edhe atdhetarit t\u00eb skajsh\u00ebm.<br \/>\nViti 1970 sh\u00ebnon nj\u00eb pik\u00eb kulmore p\u00ebr Dom Zef Oroshin. Ai pritet n\u00eb Vatikan n\u00eb audienc\u00eb t\u00eb posa\u00e7me nga Sh\u00ebnjt\u00ebria e Tij Papa Pali i VI-t\u00eb.<br \/>\nGjat\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb mendimeve t\u00eb nd\u00ebrsjella, Dom Zefi i dhuron Atit t\u00eb Sh\u00ebnjt\u00eb botimin e shqip\u00ebruar prej tij t\u00eb librit \u201cKat\u00ebr Ungjijt dhe pun\u00ebt e Apostujve\u201d.<br \/>\nMe k\u00ebt\u00eb rast Ati i Sh\u00ebnjt\u00eb, duke e vler\u00ebsuar lart pun\u00ebn e madhe t\u00eb tij\u00ebn n\u00eb fush\u00ebn e kultur\u00ebs fetare, e nderoi Dom Zef Oroshin me titullin e lart\u00eb Monsinjor (Imzot \u2013 M.K.).<br \/>\n\u00c7aste kulmore q\u00eb duhen ndri\u00e7uar &#8211; Duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb goditje t\u00eb leht\u00eb kaleidoskopit q\u00eb na paraqit autori rreth jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs Dom Zef Oroshit, riorganizohen kristalet e ngjyrosura dhe si nga fundi i oqeanit del n\u00eb sip\u00ebrfaqe nj\u00eb moment madh\u00ebshtor t\u00eb cilin kleriku i a ka pas\u00eb shpjeguar me t\u00eb gjitha nuancat autorit t\u00eb librit: bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrmjet Peshkopit Noli, Dom Zef Oroshit si edhe takimet e tyre me Arqipeshkvin e Bostonit, Eminenc\u00ebn e Tij Kardinal Cushing.<br \/>\nThelbi i bashk\u00ebbisedimeve kishte qen\u00eb afrimi i Kish\u00ebs Katolike Shqiptare me at\u00eb Orthodoksen, sh\u00ebmbull ky i nj\u00eb ndjenje ekumenike madhore!<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb vazhd\u00eb nj\u00eb shprehje e posa\u00e7me e konkretizimit t\u00eb k\u00ebsaj nisme \u00ebsht\u2019edhe p\u00ebrshkrimi tejet i gjall\u00eb q\u00eb i b\u00ebhet gjat\u00eb librit nga autori i tij, kremtimit madh\u00ebshtor q\u00eb i u b\u00eb p\u00ebrvjetorit t\u00eb 60-t\u00eb t\u00eb themelimit t\u00eb Gazet\u00ebs Dielli, ku moment tejet prek\u00ebs \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebcelebrimi i mesh\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebnjt\u00eb nga Arqipeshkvi i New York-ut Terence Cardinal Cooke, tre dhespot\u00ebt arb\u00ebresh\u00eb t\u00eb ardhur nga Kalabria si edhe Dom Zef Oroshit!<br \/>\nNj\u00eb nism\u00eb kjo ekumenizmi t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb ku shiheshin t\u00eb g\u00ebrshetuara veprimet e nd\u00ebrsjella t\u00eb barinj\u00ebve shpirt\u00ebror\u00eb katolik\u00eb n\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrim t\u00eb plot\u00eb me udh\u00ebheq\u00ebsit shpirt\u00ebror\u00eb t\u00eb ritit t\u00eb krishter\u00eb bizantin.<br \/>\nMoment tjet\u00ebr tejet kuptimplot\u00eb rreth pozicionimeve t\u00eb Monsinjor Oroshit, i cili nuk ka se si t\u00eb gj\u00ebndet n\u00eb asnj\u00eb arkiv\u00eb, por na sillet si d\u00ebshm\u00ed e gjall\u00eb dhe shum\u2019e bukur nga i pranishmi n\u00eb bised\u00eb, zoti Tom\u00eb Mrijaj, \u00ebsht\u00eb fragmenti i diskutimeve mes Monsinjorit dhe profesor Zef Nek\u00ebs.<br \/>\nKy i fundit, duke i u referuar tregimit t\u00eb Monsinjorit me titullin \u201c\u00c7ohaja\u201d, (Bariu \u2013 M.K.), i mall\u00ebngjyer nga p\u00ebrshkrimet e lexuara n\u00eb tregim shprehet me lot n\u00eb sy \u201c&#8230; un kam kja si f\u00ebmi p\u00ebr at\u00eb vend qi po e dishrojm\u00eb s\u00eb gjalli. Ndoshta ai regjim i djallit nuk ka me na e dhan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb kthehena e t\u00eb \u00e7mallena me truellin t\u2019on\u00eb, se \u00e7do dit\u2019e po plakena.\u201d<br \/>\nMonsinjori mbasi e d\u00ebgjoi i u p\u00ebrgjigj \u201c&#8230; Fajin e kena vet\u00eb e ma s\u2019shumti na klerik\u00ebt qi qindruem pasiv\u00eb e nuk e organizueme popullin t\u00eb \u00e7ohej n\u00eb kamb\u00eb i madh e i vog\u00ebl, n\u00eb Veri e Jug t\u00eb Shqipnis\u00eb, si ortek i madh bore e t\u2019a luftote at murtaj\u00eb qi na zhgatrroi n\u2019temel\u201d!<br \/>\nSa prek\u00ebs gjat\u00eb leximit t\u00eb librit, p\u00ebrshkrimi q\u00eb i b\u00ebhet \u00e7astit kur me nism\u00ebn e Monsinjor Oroshit, ky i fundit si edhe zoti Tom\u00eb Mrijaj vajt\u00ebn, q\u00ebndruan n\u00eb heshtje n\u00eb sh\u00ebnj\u00eb respekti, si edhe u lut\u00ebn para varrit t\u00eb patriotit t\u00eb shquar Abas Kupit.<br \/>\nDhe \u00e7asti kulmor \u00ebsht\u2019ai kur Monsinjori pohoi se si kishte th\u00ebn\u00eb mesh\u00eb p\u00ebr dy vite me radh\u00eb p\u00ebr shpirtin e t\u00eb ndjerit gjeneral Abas Kupit, i cili vet\u00eb i a kishte l\u00ebn\u00eb amanet (por p\u00ebr nj\u00eb vit \u2013 sh\u00ebnim M.K.)! Moment v\u00ebrtet madhor ky, ku m\u00ebsohet se si nj\u00eb prelat i krishter\u00eb ngre mesh\u00eb p\u00ebr nj\u00eb bektash\u00ed!<br \/>\nSi mos t\u00eb preket lexuesi tek e p\u00ebrshkruan autori me thjesht\u00ebsi por edhe me mjesht\u00ebr\u00ed pohimin q\u00eb kish b\u00ebr\u00eb Monsinjori n\u00eb nj\u00eb rast kur, i shoq\u00ebruar nga zoti Tom\u00eb Mrijaj, kishin shkuar tek varri i Mit\u2019hat Frash\u00ebrit dhe atje takuan krejt\u00eb rast\u00ebsisht para varrit profesor Luan Gashin.<br \/>\nMbas p\u00ebrsh\u00ebndetjeve Monsinjori ishte shprehur \u201c&#8230; Na jena krenar\u00eb sot para vorrit t\u00eb Apostullit t\u00eb Shqyptarizm\u00ebs &#8230; gjithmon\u2019e kam kujtue e kam m\u2019e kujtue n\u00eb lutjet e mija derisa t\u00eb kem\u00eb frym\u00eb!\u201d<br \/>\nK\u00ebto ishin disa nga \u00e7astet kulmore q\u00eb desha t\u2019ua vija n\u00eb dukje lexuesve me shpres\u00ebn se do t\u2019u nxitet k\u00ebrsh\u00ebria t\u2019a lexojn\u00eb t\u00eb plot\u00eb v\u00ebllimin n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb k\u00ebsaj figure t\u00eb madhe q\u00eb ka nxjerr\u00eb kombi yn\u00eb!<\/p>\n<p><strong>Pak konsiderata shtes\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; V\u00ebllimin, materialet e t\u00eb cilit fluturimthi u mundova sadopak t\u2019i prek, jo rast\u00ebsisht e krahasova me nj\u00eb kaleidoskop.<br \/>\nDy fjal\u00eb tashti t\u00eb shpjegoj cila qe shtysa t\u2019a b\u00ebja nj\u00eb krahasim k\u00ebsisoji. Personalisht kam lexuar shum\u00eb libra p\u00ebrshkruese figurash t\u00eb shquara.<br \/>\nPadyshim q\u00eb n\u00eb mes lexuesve t\u00eb k\u00ebtyre radh\u00ebve do t\u00eb ket\u00eb persona q\u00eb kan\u00eb lexuar edhe m\u00eb shum\u00eb se un\u00eb libra t\u00eb k\u00ebsaj gjin\u00edje.<br \/>\nPor mendoj, se e p\u00ebrbashk\u00ebta e jon\u00eb, dora dor\u00ebs q\u00eb p\u00ebrparonim n\u00eb leximin e faqeve q\u00eb autori i ka kushtuar Monsinjor Zef Oroshit, q\u00ebndron n\u00eb faktin se ky lib\u00ebr ka nj\u00eb ve\u00e7or\u00ed krejt\u00ebsisht t\u00eb posa\u00e7me i krahasuar me librat e tjer\u00eb: leitmotivi padyshim q\u00eb \u00ebsht\u00eb figura e Monsinjorit.<br \/>\nMir\u00ebpo, gjat\u00eb kthimit t\u00eb faqeve t\u00eb librit lexuesi ndeshet fillimisht si pa e v\u00ebn\u00eb re e pastaj dora dor\u00ebs e sheh se ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb lib\u00ebr ku krahas figur\u00ebs q\u00ebndrore, s\u00eb cil\u00ebs edhe i p\u00ebrkushtohet ky v\u00ebllim, m\u00ebsohen ngjarje, botime si edhe njihet me holl\u00ebsira rreth personalitetesh, t\u00eb cilat t\u00eb q\u00ebmtoheshin ve\u00e7 e ve\u00e7 do t\u00eb k\u00ebrkonin koh\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb gjurmoheshin!<br \/>\nK\u00ebshtu, teksa autori z\u00eb n\u00eb goj\u00eb se n\u00eb personin e Monsinjor Oroshit shkriheshin n\u00eb nj\u00eb Feja si edhe Atdheu, m\u00ebsime k\u00ebto q\u00eb i a kishin m\u00ebkuar udh\u00ebheq\u00ebsit shpirt\u00ebror\u00eb si edhe profesor\u00ebt e tij Pat\u00ebr Gjergj Fishta si edhe Dom Ndr\u00e9 Mjeda, m\u00ebsohet nj\u00ebkoh\u00ebsisht se n\u00eb Shkodr\u00ebn e vitit 1891 funksjononte shtypshkronja me emrin \u201cShtypshkroja e Zoj\u00ebs s\u00eb Pap\u00ebrlyeme\u201d, (pron\u00eb e Kolegjit Saverian t\u00eb Shkodr\u00ebs \u2013 M.K.), e cila i filloi botimet me t\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshmen \u201cEl\u00e7ija e Zemr\u00ebs s\u00eb Krishtit\u201d!<br \/>\nE pastaj jepet nj\u00eb informacion rreth shtypshkronjave t\u00eb ngritura n\u00eb vazhdim si edhe emrat si edhe periudhat e botimeve t\u00eb dhjetra e dhjetra gazetave, revistave si edhe t\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshmeve t\u00eb ndrysh\u00ebme!<br \/>\nP.sh. m\u00ebsohet se q\u00eb m\u00eb 1904 n\u00eb Rom\u00eb ka filluar botimi i revist\u00ebs fetaro \u2013 patriotike \u201cLajm\u00ebtari i Shqip\u00ebris\u00eb\u201d (L\u2019Araldo d\u2019Albania), ose n\u00eb Napoli (1904-1906) botimi i revist\u00ebs \u201cShqyptari\u201d, e nuk mund t\u2019a lem\u00eb pa e z\u00ebn\u00eb n\u00eb goj\u00eb faktin se m\u00ebsohet q\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb at\u00eb qytet t\u00eb lasht\u00eb si dhe vat\u00ebr kulture t\u00eb her\u00ebshme fetare dhe komb\u00ebtare, qend\u00ebr ku m\u00eb holl\u00ebsisht se askund tjet\u00ebr n\u00eb qytetet e trevave shqiptare njihej e analizohej me drejtpeshim Kanuni i Maleve, q\u00eb m\u00eb 1920-\u00ebn \u00ebsht\u00eb botuar revista \u201cGrueja Shqyptare\u201d.<br \/>\nP\u00ebrse m\u00eb la shum\u00eb mbresa tek e m\u00ebsova k\u00ebt\u00eb fakt? Sepse mund t\u00eb duket e pabesueshme por grat\u00eb italiane e kan\u00eb fituar t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs n\u00eb vitin 1925!<br \/>\nPor ka edhe m\u00eb keq akoma: grave zvicerane kjo e drejt\u00eb i u dha hi\u00e7 m\u00eb par\u00eb por n\u00eb vitin 1972!<br \/>\nPrandaj informacionet an\u00ebsore q\u00eb jepen n\u00eb v\u00ebllimin e zotit Tom\u00eb Mrijaj, krahas vet\u00eb tem\u00ebs q\u00ebndrore rreth personalitetit t\u00eb Monsinjor Oroshit, jan\u00eb aq t\u00eb larmishme dhe t\u00eb vyera sa q\u00eb mua personalisht ky v\u00ebllim mu duk me v\u00ebnd t\u00eb krahasohet me nj\u00eb kaleidoskop p\u00ebr vet\u00eb larm\u00edn\u2019e shtjellimeve q\u00eb sjell para lexuesit!<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr, paralelisht trajtimit t\u00eb figur\u00ebs q\u00ebndrore t\u00eb librit, informacion hera her\u00ebs edhe i gjer\u00eb, jepet p\u00ebr personalitete t\u00eb shquara q\u00eb historiografia komuniste jo q\u00eb i ka p\u00ebrbaltur por edhe mohuar si p.sh. At\u00eb Danjel Gje\u00e7aj O.F.M., Tajar Zavalani, profesor Ernest Koliqi, Dom Ndr\u00e9 Zadeja, At\u00eb Andrea Nargaj O.F.M., profesor, dr. Rexhep Krasniqi, etj., etj.<br \/>\nE p\u00ebr t\u2019a mbyllur me nj\u00eb informacion an\u00ebsor por tejet interesant dhe t\u00eb vyer, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkrimi q\u00eb profesor Karl Gurakuqi i b\u00ebn legjend\u00ebs se si me vrasjen e Heroit ton\u00eb Komb\u00ebtar Sk\u00ebnderbeut si edhe dyndjes s\u00eb ushtrive otomane n\u00eb trevat shqiptare, fugura e Zoj\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Mir\u00eb nga Kisha e Zoj\u00ebs rr\u00ebz\u00eb K\u00ebshtjell\u00ebs Rozafatit u ngjit n\u00eb r\u00e9, kaloi mbrekullisht detin Adriatik dhe zuri v\u00ebnd n\u00eb Kish\u00ebn e Genazzano-s n\u00eb Itali ku gj\u00ebndet edhe nj\u00eb pllakat\u00eb p\u00ebrkujtimore e vendosur n\u00eb vitin 1932, q\u00eb p\u00ebrkujton pelegrinazhin e 340 shqiptar\u00ebve t\u00eb kryesuar nga Arqipeshkvi i Shkodr\u00ebs Monsinjor Laz\u00ebr Mjeda si edhe gjasht\u00eb hierark\u00ebt e kish\u00ebs s\u00eb tij ku u lut\u00ebn q\u00eb Zoja e K\u00ebshillit t\u00eb Mir\u00eb t\u00eb kthehej nga Genazzano-ja n\u00eb Kish\u00ebn e Zoj\u00ebs n\u00eb Kalan\u2019e Shkodr\u00ebs. Pllakata \u00ebsht\u2019e n\u00ebn\u00ebshkruar nga Imzot Luigj Bum\u00e7i.<br \/>\nN\u00eb p\u00ebrmbyllje, d\u00ebshiroj t\u2019i kujtoj lexuesit t\u00eb k\u00ebtyre radh\u00ebve se t\u00eb shumt\u00eb jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb njohur njer\u00ebz t\u00eb shquar e doemos kan\u00eb ruajtur edhe kujtime prej tyre.<br \/>\nNj\u00eb pjes\u2019e atyre kujtimeve u \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve nd\u00ebrsa pjesa m\u00eb e madhe &#8230; jan\u00eb harruar s\u00eb bashku me bart\u00ebsit e tyre.<br \/>\nK\u00ebsisoji shum\u00eb t\u00eb pak\u00ebt jan\u00eb ata q\u00eb kujtimet e tyre i kan\u00eb hedhur n\u00eb let\u00ebr. Sado t\u00eb varfra q\u00eb t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb p\u00ebr nga stili i t\u00eb shkruarit ato flet\u00eb t\u00eb shkruara, ato jan\u00eb si vera e ruajtur me kujdes e cila, sa m\u00eb shum\u00eb kalon koha, aq m\u2019e vyer b\u00ebhet.<br \/>\nDoemos pastaj kur g\u00ebrshetohet stili i p\u00ebrshkrimit me madh\u00ebshtin\u2019edhe t\u00eb personalitetit q\u00eb p\u00ebrshkruhet, ato u p\u00ebrcillen pastaj brezave pasardh\u00ebs si kryevepra.<br \/>\nPrandaj, desha t\u2019i mbyll k\u00ebto radh\u00eb duke shprehur mbresat q\u00eb m\u00eb la v\u00ebllimi i shkruar nga zoti Tom\u00eb Mrijaj duke e cil\u00ebsuar jet\u00ebn e Monsinjor Zef Oroshit si nj\u00eb \u201cJet\u00eb e shkrir\u00eb p\u00ebr F\u00e9 e Atdh\u00e9\u201d!<br \/>\nAutori, nuk e kujton Monsinjorin vet\u00ebm si kumbar\u00ebn e kat\u00ebr f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij. Jo. Ai nuk hedh n\u00eb let\u00ebr nj\u00eb profil t\u00eb nj\u00eb djaloshi i cili i m\u00ebkuar me m\u00ebsimet e f\u00e9s\u00eb e t\u00eb atdhedashuris\u00eb por edhe me etik\u00ebn dhe moralin e mir\u00ebfillt\u00eb q\u00eb p\u00ebr\u00e7onte me zbatimin e tij n\u00eb popull Kanuni i Maleve (kur nuk kishte shtet ligjor), studjon, b\u00ebhet famullitar dhe i sh\u00ebrben me p\u00ebrvuajtje popullit t\u00eb krahin\u00ebs tij.<br \/>\nJo, as vet\u00ebm me p\u00ebrshkrimin e k\u00ebsaj ane t\u00eb Monsinjorit t\u00eb ardhsh\u00ebm nuk kufizohet autori.<br \/>\nNga leximi i v\u00ebllimit, dora dor\u00ebs para lexuesit paraqitet nj\u00eb mesht\u00e1r me karakter t\u00eb fort\u00eb, nj\u00eb mal\u00ebsor mirditor me tipare si t\u00eb gdhendura n\u00eb granit i cili di, kur toger Baba i tmerrsh\u00ebm i vinte qark t\u2019a arrestonte, edhe t\u2019i marr\u00eb leje v\u00ebllait t\u00eb madh q\u00eb t\u00eb arratisej nga Shqip\u00ebria, por nga ana tjet\u00ebr edhe shkrihet n\u00eb lot\u00eb dhimbjeje tek m\u00ebson vuajtjet e familjar\u00ebve t\u00eb tij n\u00ebp\u00ebr kampet e internimit t\u00eb diktatur\u00ebs.<br \/>\nMir\u00ebpo edhe me kaq nuk merr fund p\u00ebrshkrimi i k\u00ebtij kleriku shum\u00ebplanesh.<br \/>\nKy personazh i shquar p\u00ebrshkruhet edhe se \u00e7\u2019vepra madhore t\u00eb shkruara la mbas vetes s\u00eb tij si n\u00eb fush\u00ebn e predikimit katekizmit t\u00eb p\u00ebrshkuar nga fryma ekumenike por gjithashtu edhe si njeri me nisma edhe largpamje praktike n\u2019udh\u00ebheqje ku kish\u00ebn e themeluar prej tij ve\u00e7 sh\u00ebrbimit themelor q\u00eb ajo kishte e konceptoi edhe si \u00e7erdhe patriotike!<br \/>\nPrandaj, nuk m\u00eb mbetet gj\u00eb tjet\u00ebr t\u2019i them autorit t\u00eb v\u00ebllimit, zotit Tom\u00eb Mrijaj, ve\u00e7se:<br \/>\nJu fal\u00ebnderoj nga zemra p\u00ebr k\u00ebt\u00eb drit\u00eb q\u00eb hodh\u00ebt mbi jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn madhore t\u00eb Monsinjor Zef Oroshit e gjithashtu p\u00ebr kaleidoskopin e ve\u00e7ant\u00eb letrar, q\u00eb na paraqit\u00ebt nga i cili gjithsecili ka se \u00e7far\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb! (Michigan, USA)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00ebrgim Kor\u00e7a P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb i a kisha d\u00ebgjuar emrin shum\u00eb dhjetra vite t\u00eb shkuara e pik\u00ebrisht n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1953, kur zoti Loro Kova\u00e7i na thot\u00eb, t\u00eb birit Toninit si edhe mua, se &#8230; \u00e2sht arratis\u2019e ka dal\u00eb n\u00eb Jugosllavi Dom Zef Oroshi &#8230; aj \u00e2sht p\u00eand\u2019e fort\u00eb e ka me i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":42625,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-42624","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Konsiderata rreth v\u00ebllimit shkruar nga miku personal i Monsinjor Zef Oroshit, analisti Tom\u00eb Mrijaj - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Konsiderata rreth v\u00ebllimit shkruar nga miku personal i Monsinjor Zef Oroshit, analisti Tom\u00eb Mrijaj - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"M\u00ebrgim Kor\u00e7a P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb i a kisha d\u00ebgjuar emrin shum\u00eb dhjetra vite t\u00eb shkuara e pik\u00ebrisht n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1953, kur zoti Loro Kova\u00e7i na thot\u00eb, t\u00eb birit Toninit si edhe mua, se &#8230; \u00e2sht arratis\u2019e ka dal\u00eb n\u00eb Jugosllavi Dom Zef Oroshi &#8230; aj \u00e2sht p\u00eand\u2019e fort\u00eb e ka me i [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-06-30T00:07:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/tom_mrijaj_monsenjor_zef_oroshi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"906\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Konsiderata rreth v\u00ebllimit shkruar nga miku personal i Monsinjor Zef Oroshit, analisti Tom\u00eb Mrijaj\",\"datePublished\":\"2019-06-30T00:07:13+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\\\/\"},\"wordCount\":3882,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/06\\\/tom_mrijaj_monsenjor_zef_oroshi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\\\/\",\"name\":\"Konsiderata rreth v\u00ebllimit shkruar nga miku personal i Monsinjor Zef Oroshit, analisti Tom\u00eb Mrijaj - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/06\\\/tom_mrijaj_monsenjor_zef_oroshi.jpg\",\"datePublished\":\"2019-06-30T00:07:13+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/06\\\/tom_mrijaj_monsenjor_zef_oroshi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/06\\\/tom_mrijaj_monsenjor_zef_oroshi.jpg\",\"width\":600,\"height\":906,\"caption\":\"Tom\u00eb Mrijaj - Monsenjor Zef Oroshi\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Konsiderata rreth v\u00ebllimit shkruar nga miku personal i Monsinjor Zef Oroshit, analisti Tom\u00eb Mrijaj\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Konsiderata rreth v\u00ebllimit shkruar nga miku personal i Monsinjor Zef Oroshit, analisti Tom\u00eb Mrijaj - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Konsiderata rreth v\u00ebllimit shkruar nga miku personal i Monsinjor Zef Oroshit, analisti Tom\u00eb Mrijaj - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"M\u00ebrgim Kor\u00e7a P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb i a kisha d\u00ebgjuar emrin shum\u00eb dhjetra vite t\u00eb shkuara e pik\u00ebrisht n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1953, kur zoti Loro Kova\u00e7i na thot\u00eb, t\u00eb birit Toninit si edhe mua, se &#8230; \u00e2sht arratis\u2019e ka dal\u00eb n\u00eb Jugosllavi Dom Zef Oroshi &#8230; aj \u00e2sht p\u00eand\u2019e fort\u00eb e ka me i [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-06-30T00:07:13+00:00","og_image":[{"width":600,"height":906,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/tom_mrijaj_monsenjor_zef_oroshi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Konsiderata rreth v\u00ebllimit shkruar nga miku personal i Monsinjor Zef Oroshit, analisti Tom\u00eb Mrijaj","datePublished":"2019-06-30T00:07:13+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\/"},"wordCount":3882,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/tom_mrijaj_monsenjor_zef_oroshi.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\/","name":"Konsiderata rreth v\u00ebllimit shkruar nga miku personal i Monsinjor Zef Oroshit, analisti Tom\u00eb Mrijaj - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/tom_mrijaj_monsenjor_zef_oroshi.jpg","datePublished":"2019-06-30T00:07:13+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/tom_mrijaj_monsenjor_zef_oroshi.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/tom_mrijaj_monsenjor_zef_oroshi.jpg","width":600,"height":906,"caption":"Tom\u00eb Mrijaj - Monsenjor Zef Oroshi"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/konsiderata-rreth-vellimit-shkruar-nga-miku-personal-i-monsinjor-zef-oroshit-analisti-tome-mrijaj\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Konsiderata rreth v\u00ebllimit shkruar nga miku personal i Monsinjor Zef Oroshit, analisti Tom\u00eb Mrijaj"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42624","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42624"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42624\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42625"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42624"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42624"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42624"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}