{"id":42901,"date":"2019-07-10T00:16:50","date_gmt":"2019-07-09T22:16:50","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=42901"},"modified":"2019-07-10T00:16:50","modified_gmt":"2019-07-09T22:16:50","slug":"perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\/","title":{"rendered":"PERCEPTIMI FIGURATIV DHE NDIJIMI ARTISTIK I LIRIK\u00cbS POETIKE"},"content":{"rendered":"<p><em>Kritik\u00eb letrare<\/em>:<\/p>\n<blockquote><p>Besnik Camaj: \u201cSTREH\u00cb DASHNIE\u201d, poezi, Sht\u00ebpia Botuese, \u201cOM\u201d, Prishtin\u00eb 2018, faqe 112.<br \/>\nISBN 9789951 632 49 2<\/p><\/blockquote>\n<blockquote><p>\u201cKrejt k\u00ebt\u00eb rrush e krejt k\u00ebt\u00eb ver\u00eb,<br \/>\nTa kisha dh\u00ebn\u00eb,<br \/>\nVe\u00e7 me t\u00eb puth\u00eb nj\u00eb her\u00eb n\u00eb gush\u00eb,<br \/>\nT\u2019m\u00eb kishe l\u00ebn\u00eb\u201d<\/p><\/blockquote>\n<p>Besnik Camaj, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia e maksim\u00ebs se \u201cartin e v\u00ebrtet\u00eb e krijon aristokracia\u201d, e cila i posedonte t\u00eb gjitha mjetet tjera, andaj arti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shtres\u00eb nuk ishte m\u00eb luks se at\u00eb e kishin, por ishte nevoj\u00eb shpirt\u00ebrore, p\u00ebrkat\u00ebsisht vler\u00eb artistike q\u00eb iu mungonte.<\/p>\n<p>Besniku nuk \u00ebsht\u00eb aristokrat nga ana materiale, sado q\u00eb pun\u00ebt i ka shum\u00eb mir\u00eb, por n\u00eb arritjet akademike n\u00eb t\u00eb cilat ka investuar shum\u00eb, mund t\u00eb kategorizohet nd\u00ebr ata intelektual\u00eb t\u00eb cil\u00ebt me p\u00ebrkushtim iu kan\u00eb qasur ngritjes intelektuale. Tashm\u00eb Ai \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb shkollimet e larta akademike dhe nj\u00ebri nga docentet n\u00eb Universitetin e Shkencave t\u00eb Aplikuara, n\u00eb Yverdon \u2013 Zvic\u00ebr. Vite m\u00eb par\u00eb, n\u00eb komunitetin shqiptar\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr dhe kudo n\u00eb Evrop\u00eb, emri i tij u b\u00eb edhe m\u00eb i njohur sepse iu rikthye me plot\u00eb hov organizimit t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve Shqiptar\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe aty ndihmes\u00ebn e poetit n\u00eb fush\u00ebn e organizimeve kulturore. Edhe sa ishte kryetar i SHKSHZ, sukseset nuk i kan\u00eb munguar, as nuk kan\u00eb munguar Festivalet dhe aktivitetet letrare, t\u00eb cilat kryeisht i ka mbuluar nga t\u00eb hyrat personale, duke b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebr kultur\u00ebn, librin dhe miqt\u00eb poet.<\/p>\n<p>Pa dyshim, rikthimi tek let\u00ebrsia, p\u00ebrkat\u00ebsisht tek poezi, duhet t\u00eb ishte nevoj\u00eb shpirt\u00ebrore, p\u00ebr ta kompletuar veten edhe n\u00eb planin artistik. Poeti Besnik Camaj, \u00ebsht\u00eb prezent me botime e veta letrare q\u00eb nga viti 1999. N\u00ebse gj\u00ebrat shikohen nga ky priz\u00ebm, duket se koha e ngritjes akademike i paska sh\u00ebrbyer si p\u00ebrvoj\u00eb p\u00ebr t\u2019i aplikuar ato dije edhe n\u00eb veprat poetike e letrare duke krijuar profilin e tij, nd\u00ebrsa poezia q\u00eb shkruan ai t\u00eb z\u00eb vendin e merituar n\u00eb sfondin e poezis\u00eb lirike, me estetik\u00eb mir\u00eb t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Edhe poezit\u00eb e p\u00ebrfshira n\u00eb librin \u201cSTREH\u00cb DASHNIE\u201d, jan\u00eb lirika q\u00eb kan\u00eb nuanca t\u00eb poezis\u00eb erotike, t\u00eb shkruara me kujdes q\u00eb k\u00ebt\u00eb zhan\u00ebr t\u00eb poezive e b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt dhe m\u00eb t\u00eb pranueshme. K\u00ebt\u00eb mendim poeti e shpreh\u00eb n\u00eb poezin\u00eb \u201cN\u00cb K\u00cbT\u00cb BOT\u00cb\u201d, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn thot\u00eb: \u201ct\u00eb marrt\u2019\/ un\u00eb jam rrug\u00eb\/ e ti streh\u00eb\/ q\u00eb ve\u00e7 pikon\/ e deh\u201d, faqe 17. Nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim dhe nj\u00eb qasje sa fisnike po aq meditative, e shkruar me kujdesin filozofik q\u00eb p\u00ebrjetohen thell\u00eb, si lirika t\u00eb mira: \u201cEja n\u2019turr\/ eja t\u2019m\u00ebsojm\u00eb si rrnohet\/ mbi vullkan\/ n\u00ebn hije\/ me flak\u00eb e tym\/ dashnie\u201d, faqe 19.<\/p>\n<p>Larushia e k\u00ebsaj poezie pasurohet me sfond fjal\u00ebsh t\u00eb rralla q\u00eb i p\u00ebrkasin kryesisht geg\u00ebrishtes letrare e cila mbulohet me shprehje nga zona e Dukagjinit, por shkrimi si i till\u00eb \u00ebsht\u00eb me figura stilistike q\u00eb jan\u00eb t\u00eb realizuara estetikisht dhe artistikisht p\u00ebr t\u2019ia pasur zilin\u00eb! Gjithsesi Besnik Camaj, na d\u00ebshmon se e folmja e zon\u00ebs \u00ebsht\u00eb ama e poezis\u00eb, ose poet\u00ebt e k\u00ebsaj treve jan\u00eb m\u00eb me fat pasi lindin mjesht\u00ebr t\u00eb artit poetik, dhe kan\u00eb nj\u00eb leksik gjuh\u00ebsore m\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur. Sigurisht jan\u00eb ngjizur k\u00ebto vlera t\u00eb etnosit andaj poeti \u00ebsht\u00eb i kompletuar p\u00ebr t\u00eb ligj\u00ebruar artistikisht, andaj poezive iu ka dh\u00ebn\u00eb motiv duke nd\u00ebrtuar metafor\u00ebn, ai ka aplikuar form\u00ebn e mendimit meditativ: \u201cE gishtat m\u00eb jan\u00eb mpi\/ m\u2019kan\u00eb ra p\u00ebr thonjsh\/ tue i shti n\u2019pej rrug\u00ebt e mo\u00e7me\u201d, faqe 21.<\/p>\n<p>Poezin\u00eb e k\u00ebtij libri e dallon elementi erotik dhe ai lirik, q\u00eb i kushtohen dashuris\u00eb njer\u00ebzore dhe harmonis\u00eb, si parakusht p\u00ebr ndryshim cil\u00ebsor dhe nuanca letrare t\u00eb kultivuara me eleganc\u00eb p\u00ebrplot motive t\u00eb pikasura me m\u00ebnyr\u00ebn artistike e cila p\u00ebr\u00e7on mesazhe t\u00eb k\u00ebndshme erotike: \u201cIshim bashk\u00eb\/ un\u00eb\/ ti\/ dhe terri\/\/as sot\/ nuk e di\/ cili nga ne t\u00eb tre\/ \u00e7mendoi m\u00eb shum\u00eb\u201d, faqe 20. Ky perceptim lirik, \u00ebsht\u00eb po aq meditativ dhe p\u00ebrmbajtjesore duke e b\u00ebr\u00eb poetin dhe poezin\u00eb t\u00eb dalluar edhe p\u00ebr shprehjet dhe nuancat poetike, t\u00eb rralla, madje disa edhe t\u00eb harruara por q\u00eb rikthen si t\u00eb ishin kristale me vler\u00eb t\u00eb cilat i gjejm\u00eb n\u00eb k\u00ebto vargje, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb realizuarit q\u00eb jan\u00eb shkruar e kultivuar.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbledhja poetike \u201cSTREH\u00cb DASHNIE\u201d, \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb kat\u00ebr cikle q\u00eb p\u00ebrngjajn\u00eb n\u00eb kat\u00ebr shtylla me em\u00ebrtime ritmike e mjaft\u00eb karakteristike: Brigjeve, Shtigjeve, Majave, Qiejve, t\u00eb cilat b\u00ebjn\u00eb librin si krijim lirik t\u00eb konceptuar mir\u00eb artistikisht. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr na b\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb besuar se p\u00ebrmbledhja \u00ebsht\u00eb koncept i paramenduar n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, kurse n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr shprehja metaforike \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsia e aplikimit t\u00eb teorive shkencore q\u00eb i ka studiuar, si mund\u00ebsi e rrall\u00eb p\u00ebr ta artikuluar mendimin filozofik mbi t\u00eb cilin jan\u00eb krijuar nuanca dhe shprehje t\u00eb shumta leksikore te cilat e b\u00ebjn\u00eb edhe metafor\u00ebn poetike mir\u00eb t\u00eb avancuar.<\/p>\n<blockquote><p>I<br \/>\n\u201cbuz\u00ebqeshja jote<br \/>\nmbush\u00eb horizontin vargje<br \/>\nq\u00eb mbijn\u00eb n\u00eb rr\u00ebnj\u00eb rrushi<br \/>\ne ngjiten lart\u201d<\/p>\n<p>dhe po aty:<\/p>\n<p>II<br \/>\n\u201cKrejt k\u00ebt rrush e krejt k\u00ebt ven\u00eb<br \/>\nta kisha dhan\u00eb<br \/>\nve\u00e7 me t\u2019puth\u00eb nji her\u00eb n\u00eb gush\u00eb<br \/>\nt\u2019m\u00eb kishe lan\u00eb\u201d<br \/>\nPoezia \u201cN\u00cb VNESHT\u00cb\u201d, faqe 26.<\/p><\/blockquote>\n<p>Nj\u00eb mozaik i t\u00ebr\u00eb si antitez\u00eb e dyanshme, p\u00ebrshtypje mir\u00eb e kultivuar, me shprehje lirike m\u00eb t\u00eb pranueshme. Si koncept poetik na b\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar poezin\u00eb me simbolik\u00eb hyjnore, me idet\u00eb q\u00eb i ngrit n\u00eb simbolik\u00eb t\u00eb vargut dhe q\u00ebllimit p\u00ebr t\u00eb artikuluar mendim t\u00eb fuqish\u00ebm lirik e poetik. M\u00ebnyra magjepse dhe ritmika e shprehjes \u00ebsht\u00eb sfondi q\u00eb p\u00ebrcakton fatin e poezis\u00eb e cila tashm\u00eb ka marr\u00eb udh\u00ebn e vet drejt suksesit.<\/p>\n<p>Ta z\u00ebm\u00eb p\u00ebrmes poezis\u00eb \u201cKa \u00e7aste\u201d, Besnik Camaj ka shtruar nj\u00eb tez\u00eb teorike: \u201cKa \u00e7aste\/ q\u00eb nuk ndodhin n\u00eb jet\u00eb\/ edhe me dasht\u00eb\/ ka net q\u00eb presin n\u2019radh\u00eb\/ me marr\u00eb nj\u00eb bilet\u00eb\/ p\u00ebr detin e Shpirtnis\u00eb\u201d, p\u00ebr t\u00eb theksuar sintez\u00ebn se: \u201cjan\u00eb do \u00e7aste q\u00eb sh\u00ebtit\u00ebn qiellit\/ e kurr\u00eb nuk vijn\u00eb po s\u2019i ndoq\u00ebm\u201d, dhe p\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur poezin\u00eb me antitez\u00eb e cila materializon tez\u00ebn teorike q\u00eb parashtrohet n\u00eb fillim: \u201cka shum\u00eb net q\u00eb s\u2019vijn\u00eb\/ dhe dit\u00eb q\u00eb palosen n\u00eb radh\u00eb\/ po ka \u00e7aste q\u00eb t\u2019presin frym\u00ebn\/ e nuk e lan\u00eb pa ardh\u00eb\u201d, faqe 75.<\/p>\n<p>Thjesht\u00ebsia e vargut ka dh\u00ebn\u00eb kuptimin e plot t\u00eb sentenc\u00ebs e cila m\u00eb duket se ka arritur n\u00eb cakun e synuar, p\u00ebr t\u00eb prekur majat, p\u00ebr t\u00eb rrokur suksesin. Ky lib\u00ebr i posedon t\u00eb dyja, edhe sukses edhe arritje nj\u00ebkoh\u00ebsisht duke e t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e lexuesit dhe t\u00eb kritik\u00ebs letrare, synim t\u00eb cilin sado q\u00eb e fsheh, e ka edhe Besnik Camaj se \u00ebsht\u00eb poet, m\u00eb shum\u00eb i lindur se sa i krijuar. Prandaj kaq lirsh\u00ebm shprehet, pa druajtje dhe po komplekset e kritik\u00ebs. Thjesht ka gjetur k\u00ebt\u00eb \u201cSTREH\u00cb DASHNIE\u201d n\u00eb vet\u00ebn e tij, n\u00eb shpirtin e tij, andaj edhe poezit\u00eb i shkruan p\u00ebr vete, se edhe ashtu kan\u00eb rrjedh nga vetja e tij, gj\u00eb q\u00eb vet\u00ebm arti i mir\u00eb krijon rrjedh\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar deri tek lexuesi i r\u00ebndomt\u00eb dhe tek ai m\u00eb profesional, n\u00eb koh\u00ebn kur poeti i njeh, \u201cdy njer\u00ebz\/ q\u00eb varret e veta\/ me thonj q\u00eb prisnin rrit\u00ebn\/ i hap\u00ebn\/&#8230; \/ sa ishin gjall\u00eb\u201d, poezia \u201cI NJOH\u201d, faqe 50.<\/p>\n<p>Pa dyshim, poeti ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb gjetur forma m\u00eb specifike t\u00eb shprehjes poetike e cila paraqet ndjenj\u00ebn e brendshme, krejt e virgj\u00ebr dhe mjaft\u00eb transparente i prezantohet lexuesit, sidomos atij q\u00eb ka lidhje shpirt\u00ebrore m\u00eb t\u00eb fuqishme me poezin\u00eb e cila si loti \u201cpikon n\u00ebn streh\u00eb\/ portret i varun mbi oxhak\/ ftu i dukun p\u00ebr merak\/ rrudh\u00eb q\u00eb shkrifesh\/ mbi dridhmat e kitar\u00ebs sime\/ tue i mbledh\u00eb tingujt\/ nji-nga-nji\u201d, faqe 40, vargje q\u00eb pikojn\u00eb si kristale.<\/p>\n<p>N\u00eb poezin\u00eb e Besnik Camajt, ndeshim larushi motivesh t\u00eb cilat nga poezia lirike alternojn\u00eb kah poezia erotike t\u00eb cil\u00ebn e krijon me mjaft\u00eb pasion dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr poezive iu jep vler\u00eb p\u00ebrjetuese.<\/p>\n<blockquote><p>\u201ct\u00eb p\u00ebrqafoj dridhsh\u00ebm<br \/>\npara k\u00ebti syshkrimi<br \/>\nse ve\u00e7 ti\/ m\u2019i ke ngreh flok\u00ebt<br \/>\nm\u2019ke lan\u00eb pa to<br \/>\n\/&#8230;\/<br \/>\nher\u00ebt-a-von\u00eb<br \/>\nkam qejf me ba dashni me ty<br \/>\nle t\u00eb merr\u2019 n\u2019thu edhe Toka<br \/>\nndoshta kthehet n\u00eb krah t\u2019duhun<br \/>\ne ia sheh t\u2019mir\u00ebn tan\u00eb bota\u201d<br \/>\nPoezia \u201c TASH\u201d, faqe 28.<\/p><\/blockquote>\n<p>Ose tek poezia \u201cJAM NGJIZ\u00cb\u201d, me nj\u00eb erotik\u00eb m\u00eb t\u00eb sofistikuar, si harlisje deri n\u00eb \u00e7mendje, motive erotike t\u00eb shprehura n\u00ebp\u00ebr vargje:<\/p>\n<blockquote><p>\u201ctash po e v\u00ebneroj<br \/>\nt\u00eb gjith\u00eb<br \/>\nm\u2019paskan hang\u00ebr nga pak<br \/>\nve\u00e7 ajo ma s\u2019shumti<br \/>\ne n\u2019tana an\u00ebt\u201d<br \/>\nFaqe 29.<\/p><\/blockquote>\n<p>Besnik Camaj iu ka kushtuar kujdes marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebr shoq\u00ebrore t\u00eb cilat kur vijn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb erozionesh morale duket si thirrje p\u00ebr t\u00eb shikuar nj\u00ebri\u2013tjetrin n\u00eb sy dhe p\u00ebr ta ndihmuar nj\u00ebri\u2013tjetrin e n\u00ebse ka hap\u00ebsir\u00eb pse t\u00eb mos b\u00ebhet edhe dashuri. Vargje t\u00eb k\u00ebsaj natyre gjejm\u00eb me boll\u00ebk q\u00eb i kushtohen raporteve shoq\u00ebrore qofshin ato lirika apo erotika, kudo k\u00ebndv\u00ebshtrimi i poetit ka qasje pozitive:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cn\u00eb mur<br \/>\npaska ra dielli<br \/>\nnga gravurat mbi shkamb<br \/>\nqenkan fshi zanat<br \/>\n\/&#8230;\/<br \/>\neja i nd\u00ebrrojm\u00eb dy fjal\u00eb<br \/>\nshkundim pluhunin<br \/>\nmbushemi frym\u00eb<br \/>\nshk\u00ebndijat rindezen kadal\u00eb\u201d<br \/>\nPoezia \u201cNGA PIKTURA\u201d, faqe 37.<\/p><\/blockquote>\n<p>Nj\u00eb amalgam\u00eb p\u00ebrjetimesh interesante, ngjizje poetike t\u00eb lidhura drejtp\u00ebrdrejt me zhvillimet kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebse edhe brenda vet kultur\u00ebs, prandaj Besnik Camaj e d\u00ebshmon veten humanist lirik, humanist erotik, njeri i vlerave ku ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Trajta e geg\u00ebrishtes q\u00eb ka p\u00ebrdorur poeti, shkon me af\u00ebr asaj geg\u00ebrishtes letrare se sa t\u00eb t\u00eb folmeve lokale q\u00eb flitej dikur. Tashm\u00eb edhe kjo e folme \u00ebsht\u00eb mbizot\u00ebruar nga shqipja letrare, andaj ky komunikim gjuh\u00ebsor u jap lirikave vler\u00eb artistike dhe si p\u00ebrjetime m\u00eb shpirt\u00ebrore, m\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetuara, nd\u00ebrsa poeti pranohet si lirik t\u00eb cilit vargu dhe shprehjet poetike i rrjedhin nga p\u00ebrjetimet e brendsh\u00ebm, nga niveli edukativo arsimor q\u00eb ua shton vler\u00ebn lirikave n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, kurse n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebr t\u2019i besuar se shkrimet dhe poezia p\u00ebr poetin, nuk jan\u00eb shkrime rasti e \u00e7asti, por jan\u00eb frym\u00ebzime e p\u00ebrjetime poetike q\u00eb i lindin nga shpirti, nga muza krijuese. Gjithsesi Besnik Camaj \u00ebsht\u00eb lirik i holl\u00eb i cili p\u00ebrmes k\u00ebsaj trajte gjuh\u00ebsore ka pasuruar leksikun gjuh\u00ebsor duke e b\u00ebr\u00eb librin \u201cSTREH\u00cb DASHNIE\u201d, vler\u00eb specifike e cila duhet t\u00eb merret parasysh edhe n\u00eb planin e leksikut dhe leksikografis\u00eb shqipe. Kjo trajt\u00eb gjuh\u00ebsore nuk ia humb vler\u00ebn poezis\u00eb, p\u00ebrkundrazi n\u00eb disa nuanca e sforcon duke i dh\u00ebn\u00eb konotacion artistik m\u00eb ndryshe se sa t\u00eb tjer\u00ebt andaj edhe lirikat si p\u00ebrjetime artistike jan\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta, t\u00eb rralla dhe mjaft\u00eb p\u00ebrjetuese.<\/p>\n<p>Poeti Besnik Camaj, jeton mes vlerash, krijon vlera dhe me to b\u00ebn\u00eb art dhe let\u00ebrsi artistike. E kur poeti shkruan lirika dhe poezi artistike drejtp\u00ebrdrejt b\u00ebhet i pranuesh\u00ebm dhe m\u00eb shum\u00eb i komunikuesh\u00ebm me lexuesin e poezive, por domosdo ngjall\u00eb interesimet edhe t\u00eb kritik\u00ebs letrare e cila jo pak i ka kushtuar v\u00ebmendje k\u00ebtij libri dhe poetit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Sakt\u00ebsia e mendimit \u00ebsht\u00eb e kultivuar me p\u00ebrkushtim, sikurse metafora dhe simbolika q\u00eb z\u00ebn\u00eb vend meritor, e specifikuar me kujdes ka harmonizuar mendimin dhe iden\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me elementin lirik.<br \/>\nNj\u00eb v\u00ebmendje specifike z\u00eb poema \u201cRepublik\u00eb\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb fillim t\u00eb librit, dhe pa dyshim \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nga krijimet m\u00eb t\u00eb bukura artistike, jo vet\u00ebm brenda k\u00ebtij libri. Kjo ngjizje n\u00eb mes sinonimit t\u00eb Republik\u00ebs si p\u00ebrcaktim juridik dhe Kapel\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn b\u00ebhet loja poetike sidomos kur poetit \u00ebsht\u00eb \u201cstreh\u00eb e dashnis\u00eb t\u00eb pambarueme\u201d. N\u00ebse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb imagjinatave na duhet dora e Republik\u00ebs si sit\u00ebm juridik, po me kaq afsh streha mbron metafor\u00ebn lirike, e cila gjithmon\u00eb poetit iu ka gjetur af\u00ebr: \u201cm\u2019ke mbajte ngroht\u00eb\/ m\u2019ke dhan\u00eb dije e m\u2019ke ba hije\/ m\u00eb th\u00ebrret n\u2019em\u00ebn e mbiem\u00ebn\/ m\u2019i mbron rr\u00ebnj\u00ebt edhe fijet\u201d. Edhe at\u00ebher\u00eb kur \u201csakaq shi e bresh\u00ebn m\u2019godet n\u00eb kok\u00eb\u201d, edhe at\u00ebher\u00eb kur poeti \u201cbahet qull\u201d, rrug\u00ebve me gropa si\u00e7 shprehet vet ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ngjizje kaq t\u00eb fuqishme rrall\u00eb e hasim n\u00eb lirikat me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrjetim dashnie. Pastaj vargu b\u00ebhet m\u00eb i ndjesh\u00ebm kurse imazhi lirik m\u00eb i fuqish\u00ebm, si t\u00eb themi shprehjet artistike me t\u00eb cilat autori ka nxjerr simbolin p\u00ebr t\u2019i shprehur nuancat e rr\u00ebfimit lirik: \u201cE dashtun\/ t\u2019kam ruajte\/ ashtu si kam mujt\u00eb\/ me krah e pa krah\u00eb\/ n\u00eb bresh\u00ebn e stuhi\/ me nj\u00ebqind mij\u00eb telashe\/ e me shum\u00eb kufij\u201d. Edhe k\u00ebto vargje jan\u00eb t\u00eb shkruara me pasion: \u201cpo un\u00eb nuk t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb doresh\/ se k\u00ebshtu m\u2019ke gatu (edukuar)\/ edhe n\u00ebse t\u00eb heq ndonj\u00ebher\u00eb kur djersij\/ t\u00eb v\u00eb prap\u00eb mbi kok\u00eb\/ s\u2019mundem pa ty\u201d, paraqesin nj\u00eb nocion me dy kuptime q\u00eb ka lidhje me p\u00ebrcaktimin semantik t\u00eb Republik\u00ebs si nocion juridik ku do t\u00eb ngjallen alegori t\u00eb pashmangshme edhe p\u00ebr ligj\u00ebrimin e kujdessh\u00ebm lirik, shprehje k\u00ebto t\u00eb cilat i ndeshim p\u00ebrgjat\u00eb librit si klithma dhe psher\u00ebtima t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme, tamam si\u00e7 shprehet ai: \u201cTa dish\/ aty mbas veshit\/ i kam mbledh\u00eb tana pikat e shiut\/ e i kam shp\u00ebrnda n\u00eb tela t\u2019shpirtit\u201d. V\u00ebrtet\u00eb Besnik Camaj, \u00ebsht\u00eb krijues m\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb qoft\u00eb p\u00ebr struktur\u00ebn fonetike si dhe p\u00ebr aspektet e sintaks\u00ebs n\u00eb ligj\u00ebrimin artistik t\u00eb lirikave poetike, madje duke e personifikuar poetin si Hyj\u2019 t\u00eb artit poetik.<\/p>\n<p>Streha e Republik\u00ebs, manifestohet si nj\u00ebra nga mbrojt\u00ebset m\u00eb besnike p\u00ebr poetin, vet\u00ebm ajo nuk e tradhtoi, andaj ashtu me t\u00eb komunikon duke krijuar imazhe t\u00eb interpretimit meditativ n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, kurse n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb lirike si interpretim artistik q\u00eb ka specifikat e veta, se \u201cedhe ashtu kimet jan\u00eb rrallu\/ t\u00eb mbramat jan\u00eb me fat\/ shkretina po hapnon nga shkujdesja\/ tash krejt \u00e7ka bie mbi\/ rr\u00ebshqet curril\/ kajsh\u00ebm e skajsh\u00ebm\u201d. Sipas k\u00ebsaj lirike, poeti Republik\u00ebn e ka kult, e ka tempull, e ka Zot q\u00eb i beson shum\u00eb, sakaq e ka jet\u00eb e ka dashuri, e ka shok, e ka mik q\u00eb i rri besnik dhe e shoq\u00ebron kudo dhe kah\u00ebdo, sado q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb ka krisma, grindje, plasje e p\u00ebr\u00e7arje, p\u00ebrs\u00ebri duhet dhe duhen: \u201cpo edhe nga ikja e \u00e7asteve\/ kur kapeshim p\u00ebr asgja\/ e nuk shihehsim sysh\/ kur folnim pa mendu\/ e i kthenim shpin\u00ebn njani-tjetrit\/ n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i kuronim plag\u00ebt\u201d, \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrim sa fisnik po aq specifik, i rrall\u00eb dhe mir\u00eb i konceptuar q\u00eb t\u00eb detyron p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb frym\u00eb thell\u00eb, e p\u00ebr t\u2019iu rikthyer \u201cdashnis\u00eb\u201d si fuqi magjike e shum\u00eb her\u00eb.<\/p>\n<p>Sigurisht, simbolika e republik\u00ebs i tejkalon kufijt\u00eb e ligj\u00ebrimit poetik, ato nuanca shkojn\u00eb edhe p\u00ebrtej poezis\u00eb, t\u00eb cilat ngjizen me elemente hyjnore, si simbolik\u00eb e t\u00eb shenjt\u00ebs &#8211; dashuris\u00eb, pastaj shtrihen n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn gjeografike p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn e rreth s\u00eb cil\u00ebs sillen metaforat duke b\u00ebr\u00eb ligj\u00ebrim artistik, si interpretim me nuanc\u00eb nacionale, \u201cq\u00eb t\u00eb m\u00eb mbrosh\/ e t\u00eb m\u2019i ruash bjeshk\u00ebt\u201d, por p\u00ebr t\u00eb fuqizuar mendimin artistike rreth toponimit Republik\u00eb, ku poeti k\u00ebrkon q\u00eb \u201ct\u00eb m\u2019i ruash bjeshk\u00ebt\/ me gjith\u00eb ata shtigje e ata brigje\/ ku e lash frym\u00ebn time\u201c, jan\u00eb vet\u00ebm nuanca artistike t\u00eb cilat mund t\u00eb jen\u00eb ndikuar edhe nga fenomeni i l\u00ebvizjes s\u00eb kufijve, ve\u00e7mas do t\u00eb besojm\u00eb at\u00ebher\u00eb kur ta kuptojm\u00eb se vet poeti i p\u00ebrket asaj zone, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn dhe rreth s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar sentenca (mendimi) si imagjinat\u00eb, e cila p\u00ebr\u00e7on mesazhe t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr simbolik\u00ebn e Streh\u00ebs n\u00eb Kapel\u00ebn Republik\u00eb, ose jan\u00eb nuanca t\u00eb aspektit gjeografik, p\u00ebrkitazi rreth l\u00ebvizjes s\u00eb Kufijve t\u00eb Republik\u00ebs?!<\/p>\n<p>Interpretimi i \u201cStreh\u00ebs\u201d s\u00eb Republik\u00ebs merr konotacione t\u00eb ndryshme dhe jep interpretime t\u00eb shumta. Streha e Republik\u00ebs n\u00eb aspektin juridik \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetja e t\u00eb gjitha vlerave q\u00eb i mund\u00ebson Republika si konstilacion juridik n\u00eb mir\u00ebqenie t\u00eb qytetar\u00ebve. Poeti duke jetuar vet n\u00ebn Streh\u00ebn e nj\u00eb Republike (Shteti), si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Zvicra ka arritur t\u00eb p\u00ebrkthej imazhe, t\u00eb interpretoj nocione si idiom\u00eb frazologjike mbi Republik\u00ebn si shprehje e juridiksionit, qoft\u00eb Kapel\u00eb e r\u00ebndomt\u00eb, e cila poetit i sjell ngroht\u00ebsi, ia mbron kok\u00ebn q\u00eb aty diku ai e ka t\u00eb fshehur mendjen, dhe n\u00ebp\u00ebrmes k\u00ebtij relacioni nd\u00ebrton imagjinat\u00ebn p\u00ebr t\u2019ia pasur zilin\u00eb, nd\u00ebrsa mjesht\u00ebria e poetit shkon aq tutje sa nganj\u00ebher\u00eb nuk e kemi t\u00eb qart\u00eb n\u00ebse kjo Republik\u00eb kaq e imagjinuar na \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshortja me em\u00ebr \u201cdashuri\u201d rreth s\u00eb cil\u00ebs sillen lajkat lirike, lazdrimet erotike, n\u00ebp\u00ebrmes t\u00eb cilave shprehet respekti m\u00eb sublim q\u00eb mund t\u2019i kushtohet femr\u00ebs e cila \u00ebsht\u00eb Grua e respektuar q\u00eb kurdoher ngjall vullkan t\u00eb brendsh\u00ebm, nd\u00ebrsa poetit ia paska ndezur muz\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkruar.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto aludime, dyshime e mund\u00ebsi p\u00ebr ta gjetur fijen e perit n\u00eb l\u00ebmshin erotik, q\u00eb poeti Besnik Camaj, e ka realizuar kaq artistikisht, duek dh\u00ebn\u00eb interpretime t\u00eb shumta q\u00eb posedojn\u00eb ndjeshm\u00ebri dhe do t\u00eb p\u00ebrjetohen me afshin e zemr\u00ebs, duke e kthyer imagjinat\u00ebn te burimi i Drinit, at\u00ebher\u00eb \u201cku futja kamb\u00eb e duar\/ p\u00ebr t\u2019nxjerr\u00eb nj\u00eb troft\u00eb\/ q\u00eb s\u2019e kish\u2019 kush at\u00ebbot\u00eb\u201d, jan\u00eb \u00ebndrrime vet\u00ebm p\u00ebr koh\u00ebn e rinis\u00eb, at\u00ebher\u00eb kur kaq ishin mund\u00ebsit\u00eb, d\u00ebshirat po aq, realitet i asaj kohe p\u00ebr tu k\u00ebnaqur me pak, si\u00e7 e p\u00ebrshkruan poeti, me nj\u00eb troft\u00eb \u201cq\u00eb s\u2019e kish\u2019 kush at\u00ebbot\u00eb\u201d\u201d.<\/p>\n<p>Kjo imagjinat\u00eb kaq e thell\u00eb, kaq e zhvilluar, kaq e avancuar e b\u00ebn\u00eb poetin t\u00eb rrall\u00eb, prandaj duhet t\u2019i lejohej interpretime deri n\u00eb \u00e7mendi, qoft\u00eb pas lirikave ose edhe pas dashnive t\u00eb shumta, sepse pas tyre shihet se mbeten vet\u00ebm gjurm\u00ebt poetike dhe vargje kaq mir\u00eb t\u00eb realizuara, me po at\u00eb afsh mir\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetuara. Duket se imagjinata e Besnik Camajt, \u00ebsht\u00eb e zhvilluar m\u00eb shum\u00eb se sa e kuptojm\u00eb n\u00eb shikimin dhe leximin e par\u00eb. Interpretimi i saj nuk b\u00ebhet kollaj, se n\u00eb aspektin ekzistencial na duhet ngroht\u00ebsia p\u00ebr t\u2019i ruajtur raportet e mir\u00ebsjellta, ashtu si\u00e7 i ka nd\u00ebrtuar imazhet lirike me kaq nuanca p\u00ebrjetimi. Raportin moral si mir\u00ebsjellje intelektuale me Republik\u00ebn, q\u00eb e paska shoq\u00ebruar poetin n\u00eb \u00e7do stin\u00eb t\u00eb vitit, qoft\u00eb dimrave p\u00ebr ta mbrojtur nga ngricat e m\u00ebdha ose ver\u00ebs p\u00ebr ta mbrojtur nga djegia e diellit. Sigurisht edhe vjeshtave nga shirat e shumt\u00eb, nd\u00ebrsa pranverave Republik\u00ebn e paska p\u00ebrdorur p\u00ebr ta zbukuruar kok\u00ebn e tij, krejt thejsht sa p\u00ebr t\u2019ia mbajtur n\u00ebn zapt flok\u00ebt e harlisura, ose p\u00ebr t\u2019ia harlisur dashnin\u00eb n\u00ebp\u00ebr ambientin e bleruar q\u00eb e paska rrethuar!<\/p>\n<p>Kjo poem\u00eb, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar edhe nga t\u00eb tjer\u00ebt \u00ebsht\u00eb krijim i rrall\u00eb, nd\u00ebrsa poeti mjesht\u00ebr i vargut artistik p\u00ebr t\u00eb trajtuar dhe interpretuar fenomene q\u00eb e rrethojn\u00eb, shoq\u00ebrojn\u00eb a bashk\u00ebjetojn\u00eb: \u201cstreha ime e dashnis\u00eb\/ edhe matan\u00eb\/ kam me t\u2019mbajt\u00eb mbi kok\u00eb\/ mbi vete\/ deri sa t\u00eb tretem\/ n\u00eb kristalet polifonik\u00eb\/ t\u00eb trupit tand\/ e t\u00eb bahem gati mbi rimbi\/ n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr\/ me ma shum\u00eb dashni\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb planin artistik \u00ebsht\u00eb krijim antologjik, n\u00eb aspektin poetik dhe sintaksor si referenc\u00eb p\u00ebr tu par\u00eb mund\u00ebsit e interpretimit q\u00eb i lejon e folmja geg\u00ebrishte t\u00eb cil\u00ebn e ka p\u00ebrzgjedhur poeti si gjuh\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar perla antologjike! Padyshim Besnik Camaj, ka shkruar vlera monumentale e cila shpjegon p\u00ebr mund\u00ebsin kulturore q\u00eb ka gjuha jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar vargje t\u00eb tilla me imazhe kaq mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse si frym\u00ebzim idilik ku kemi deficite kulturore n\u00eb interpretimin e fjal\u00ebs artistike. Mbi t\u00eb gjitha k\u00ebto figuracione e interpretime q\u00ebndron vet poeti Besnik Camaj nga i cili arkipelagu i krijuesve shqiptar, jo vet\u00ebm n\u00eb Zvic\u00ebr, por n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare, pret edhe blatime t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebsaj natyre, t\u00eb k\u00ebtij niveli edhe patriotik qe besa! Se \u201cn\u00eb fund t\u2019fundit le ta din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb\/ se t\u00eb dua sh\u00ebndetplot\u00eb\/ dhe dua me t\u2019pa n\u00eb drit\u00eb t\u2019synit\/ kur t\u2019mi mbyll\u00ebsh qepallat\/ p\u00ebr t\u2019fundit her\u00eb\u201d, Amen!&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr edhe \u201cPoem\u00eb p\u00ebr Artin\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ciklin e kat\u00ebrt \u201cQiejve\u201d, \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb strofa t\u00eb cilat mund t\u00eb publikohen secila ve\u00e7 e ve\u00e7. Por Besnik Camaj, duke shpjeguar \u201c\u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb art\u201d dhe t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj \u201cArt \u00e7ka \u00ebsht\u00eb\u201d, ka b\u00ebr\u00eb jo vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb poem\u00eb, por si t\u00ebr\u00ebsi poezi t\u00eb realizuara mir\u00eb dhe me mesazhe t\u00eb forta artistike:<\/p>\n<blockquote><p>I.<br \/>\n\u201cnuk asht art<br \/>\nme qen\u00eb shum\u00eb i hersh\u00ebm<br \/>\ne me mb\u00ebrri n\u2019cak ma s\u2019voni\u201d<\/p>\n<p>II<br \/>\n\u201cpo art asht<br \/>\nkur e din mir\u00eb kah po shkon<br \/>\ndhe ku ke me mbrri<br \/>\ne ipesh me tan\u00eb qenien<br \/>\nq\u00eb rrug\u00ebs \u00e7do shteg me \u00e7a<br \/>\ne kujt sherr mos me i ba\u201d<br \/>\nPoema \u201cART ASHT\u201d, faqe 88.<\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00eb \u201cSTREH\u00cb DASHNIE\u201d, si t\u00ebr\u00ebsi tematike lidhen t\u00eb gjitha vlerat e mundshme pozitive, kurse n\u00eb poemat \u201cRepublik\u00eb\u201d dhe n\u00eb \u201cPoem\u00eb p\u00ebr Artin\u201d, g\u00ebrshetohen m\u00ebnyrat e interpretimeve t\u00eb dyfishta n\u00eb form\u00ebn: \u201casht dhe nuk asht\u201d ose \u201ct\u00eb jesh e t\u00eb mos jesh\u201d, q\u00eb n\u00eb aspektin teorik pasqyron njohjen e thell\u00eb gjuh\u00ebsore dhe mund\u00ebsit\u00eb e interpretimit, vlera k\u00ebto t\u00eb cilat na vijn\u00eb si perla poetike t\u00eb realizuar me sukses. Gjithsesi, poezit\u00eb jan\u00eb p\u00ebrjetime lirike t\u00eb kompletuara, duke e b\u00ebr\u00eb autorin artist t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb sotme shqipe, sepse si\u00e7 shprehte vet ai \u201c<em>&#8230;art asht me ia hap\u00eb kapak\u00ebt\/ me kujdes t\u2019shtuem\/ e me ia nxjerr\u00eb ngadal\u00eb\/ perl\u00ebn e mshehun n\u2019zem\u00ebr t\u2019saj\/ p\u00ebr me ia dhuru personit\/ q\u00eb t\u2019i ka marr\u00eb mendt\u00eb\u201d, tamam qysh mendon vet ai se \u201cndoshta t\u2019i kthen<\/em>\u201d?!&#8230;<\/p>\n<p>Ky poet posedon opus lirik mjaft\u00eb t\u00eb pasur, poezia si ndjenj\u00eb artistike me vlera t\u00eb paimagjinueshme \u00ebsht\u00eb pasuri artistike e poezis\u00eb s\u00eb sotme shqipe, sidomos p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e interpretimit t\u00eb saj: \u201c&#8230;art asht\/ askujt mos me iu tut\u00eb\/ me e kritiku n\u2019sy kur e meriton\/ pa t\u00eb jet\u00eb edhe i familjes t\u2019ngusht\u00eb\/ mik a farefis\/ apo kushdo tjet\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Ndijimet lirike kan\u00eb interpretime t\u00eb dyfishta t\u00eb cilat i hasim kudo, jo vet\u00ebm n\u00eb shembujt e m\u00ebsip\u00ebrm, k\u00ebt\u00eb interpretim e ndeshim rrall\u00eb n\u00eb krijimet tjera poetike. Ky hov dinjitoz \u00ebsht\u00eb ndijim personale, por interpreton nuanca t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Shprehjet lirike duket se n\u00eb secilin varg dhe n\u00eb secil\u00ebn fjal\u00eb jan\u00eb peshuar dhe menduar paraprakisht, se si dhe ku t\u00eb vendosen, q\u00eb pastaj interpretimi t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr alegori t\u00eb shumansh\u00ebme e gjithansh\u00ebme letrare, artistike, filozofike dhe pedagogjike, pasi \u201cjeta asht pjesa ma e bukur e vdekjes\u201d.<\/p>\n<p>Pa dyshim, libri \u201cSTREH\u00cb DASHNIE\u201d, d\u00ebshmon se Besnik Camaj ka p\u00ebrforcuar individualitetin krijues i cili \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr poet\u00ebt dhe krijuesit letrar. Pavar\u00ebsisht ngjasimeve dhe nuancave, lirikat e Besnik Camajt, jan\u00eb krijime t\u00eb rralla dhe si interpretime mjaft\u00eb specifike, t\u00eb cilat pavar\u00ebsisht kultur\u00ebs dialektikore, nuk duhet interpretuar si ndikime, a \u00ebsht\u00eb ndikuar, por t\u00eb trajtohen si p\u00ebrvoj\u00eb intelektuale e atij q\u00eb ka sfiduar v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr tu dalluar dhe ve\u00e7uar, \u201ckudo \u2013 kurdo \u2013 kahdo\u201d, q\u00eb ka shkuar dhe sa her\u00eb q\u00eb ka shkruar.<\/p>\n<p>I till\u00eb \u00ebsht\u00eb Besnik Camaj, si njeri, si intelektual, e tash po d\u00ebshmohet se i till\u00eb qenka edhe si poet, vlerat e t\u00eb cilit kan\u00eb zgjuar interesimin e lexuesit dhe atyre q\u00eb merret me interpretime e krahasime gjuh\u00ebsore, artistike dhe letrare!<\/p>\n<p><em>St. Gallen, 07.07.2019<\/em>.<br \/>\n<strong>Shefqet DIBRANI<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kritik\u00eb letrare: Besnik Camaj: \u201cSTREH\u00cb DASHNIE\u201d, poezi, Sht\u00ebpia Botuese, \u201cOM\u201d, Prishtin\u00eb 2018, faqe 112. ISBN 9789951 632 49 2 \u201cKrejt k\u00ebt\u00eb rrush e krejt k\u00ebt\u00eb ver\u00eb, Ta kisha dh\u00ebn\u00eb, Ve\u00e7 me t\u00eb puth\u00eb nj\u00eb her\u00eb n\u00eb gush\u00eb, T\u2019m\u00eb kishe l\u00ebn\u00eb\u201d Besnik Camaj, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia e maksim\u00ebs se \u201cartin e v\u00ebrtet\u00eb e krijon aristokracia\u201d, e cila [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":42902,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8,10],"tags":[],"class_list":["post-42901","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-letersi","category-poezi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>PERCEPTIMI FIGURATIV DHE NDIJIMI ARTISTIK I LIRIK\u00cbS POETIKE - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"PERCEPTIMI FIGURATIV DHE NDIJIMI ARTISTIK I LIRIK\u00cbS POETIKE - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kritik\u00eb letrare: Besnik Camaj: \u201cSTREH\u00cb DASHNIE\u201d, poezi, Sht\u00ebpia Botuese, \u201cOM\u201d, Prishtin\u00eb 2018, faqe 112. ISBN 9789951 632 49 2 \u201cKrejt k\u00ebt\u00eb rrush e krejt k\u00ebt\u00eb ver\u00eb, Ta kisha dh\u00ebn\u00eb, Ve\u00e7 me t\u00eb puth\u00eb nj\u00eb her\u00eb n\u00eb gush\u00eb, T\u2019m\u00eb kishe l\u00ebn\u00eb\u201d Besnik Camaj, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia e maksim\u00ebs se \u201cartin e v\u00ebrtet\u00eb e krijon aristokracia\u201d, e cila [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-07-09T22:16:50+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/besnik_camaj-strehe_dashnie.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"422\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"PERCEPTIMI FIGURATIV DHE NDIJIMI ARTISTIK I LIRIK\u00cbS POETIKE\",\"datePublished\":\"2019-07-09T22:16:50+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\\\/\"},\"wordCount\":4230,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/07\\\/besnik_camaj-strehe_dashnie.jpg\",\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\",\"Poezi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\\\/\",\"name\":\"PERCEPTIMI FIGURATIV DHE NDIJIMI ARTISTIK I LIRIK\u00cbS POETIKE - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/07\\\/besnik_camaj-strehe_dashnie.jpg\",\"datePublished\":\"2019-07-09T22:16:50+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/07\\\/besnik_camaj-strehe_dashnie.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/07\\\/besnik_camaj-strehe_dashnie.jpg\",\"width\":300,\"height\":422,\"caption\":\"Besnik Camaj - Streh\u00eb dashnie\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"PERCEPTIMI FIGURATIV DHE NDIJIMI ARTISTIK I LIRIK\u00cbS POETIKE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"PERCEPTIMI FIGURATIV DHE NDIJIMI ARTISTIK I LIRIK\u00cbS POETIKE - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"PERCEPTIMI FIGURATIV DHE NDIJIMI ARTISTIK I LIRIK\u00cbS POETIKE - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Kritik\u00eb letrare: Besnik Camaj: \u201cSTREH\u00cb DASHNIE\u201d, poezi, Sht\u00ebpia Botuese, \u201cOM\u201d, Prishtin\u00eb 2018, faqe 112. ISBN 9789951 632 49 2 \u201cKrejt k\u00ebt\u00eb rrush e krejt k\u00ebt\u00eb ver\u00eb, Ta kisha dh\u00ebn\u00eb, Ve\u00e7 me t\u00eb puth\u00eb nj\u00eb her\u00eb n\u00eb gush\u00eb, T\u2019m\u00eb kishe l\u00ebn\u00eb\u201d Besnik Camaj, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia e maksim\u00ebs se \u201cartin e v\u00ebrtet\u00eb e krijon aristokracia\u201d, e cila [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-07-09T22:16:50+00:00","og_image":[{"width":300,"height":422,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/besnik_camaj-strehe_dashnie.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"PERCEPTIMI FIGURATIV DHE NDIJIMI ARTISTIK I LIRIK\u00cbS POETIKE","datePublished":"2019-07-09T22:16:50+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\/"},"wordCount":4230,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/besnik_camaj-strehe_dashnie.jpg","articleSection":["Let\u00ebrsi","Poezi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\/","name":"PERCEPTIMI FIGURATIV DHE NDIJIMI ARTISTIK I LIRIK\u00cbS POETIKE - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/besnik_camaj-strehe_dashnie.jpg","datePublished":"2019-07-09T22:16:50+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/besnik_camaj-strehe_dashnie.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/besnik_camaj-strehe_dashnie.jpg","width":300,"height":422,"caption":"Besnik Camaj - Streh\u00eb dashnie"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perceptimi-figurativ-dhe-ndijimi-artistik-i-lirikes-poetike\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"PERCEPTIMI FIGURATIV DHE NDIJIMI ARTISTIK I LIRIK\u00cbS POETIKE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42901","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=42901"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/42901\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42902"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=42901"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=42901"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=42901"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}