{"id":4297,"date":"2016-07-08T13:46:56","date_gmt":"2016-07-08T12:46:56","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4297"},"modified":"2018-04-04T20:15:39","modified_gmt":"2018-04-04T19:15:39","slug":"leter-myslimaneve-te-facebook-ut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-myslimaneve-te-facebook-ut\/","title":{"rendered":"Let\u00ebr mysliman\u00ebve t\u00eb Facebook-ut"},"content":{"rendered":"<p><strong>Mehmet Kraja<\/strong>, <em>8 Korrik 2016<\/em> &#8211; <a href=\"http:\/\/koha.net\/?id=31&amp;o=1336\" target=\"_blank\">Koha.net<\/a><\/p>\n<blockquote><p>Miqve t\u00eb mi mysliman\u00eb t\u00eb Facebook-ut kam nj\u00eb pyetje p\u00ebr t\u2019ua b\u00ebr\u00eb: \u00c7far\u00eb mendoni t\u00eb b\u00ebni me Kosov\u00ebn? N\u00ebse pandehni se Kosov\u00ebn e keni b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb shtet islamik, mos e harroni kund\u00ebrshtimin ton\u00eb (tash p\u00ebr tash t\u00eb heshtur), sot dhe p\u00ebr t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn.<\/p><\/blockquote>\n<p><strong>1<\/strong>.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb q\u00eb mbaroi muaji i Ramazanit dhe festa e tij, Fiter Bajrami, iku pa kthim edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit, dua t\u00eb bashk\u00ebbisedoj pak me miqt\u00eb e mi n\u00eb Facebook, t\u00eb cil\u00ebt, si\u00e7 mund ta merrni me mend, nuk jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb dhe ndonj\u00ebri syresh, duke u nisur nga emri im thell\u00ebsisht mysliman, ma uruan fest\u00ebn, duke m\u00eb postuar ose ndonj\u00eb tepsi bakllava q\u00eb nuk ma k\u00ebnda, ose ndonj\u00eb faqe t\u00eb Kuranit t\u00eb shkruar arabisht, q\u00eb nuk di ta lexoj.<\/p>\n<p>Para se t\u2019i bisedoj me ju disa gj\u00ebra q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb, dua t\u2019ju b\u00ebj disa pyetje miq\u00ebsore: A ka mund\u00ebsi t\u00eb bisedojm\u00eb p\u00ebr disa gj\u00ebra rreth fes\u00eb, ose th\u00ebn\u00eb m\u00eb mir\u00eb rreth p\u00ebrdorimit t\u00eb fes\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb, pa fyerje, pa k\u00ebrc\u00ebnime, pa sharje? Pra, a ka mund\u00ebsi t\u00eb hapim nj\u00eb dialog t\u00eb civilizuar, t\u2019i diskutojm\u00eb gj\u00ebrat nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb, sepse m\u00eb duket se mjaft m\u00eb jemi fshehur nga nj\u00ebri-tjetri. Kosova \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl, p\u00ebr t\u2019iu krijuar hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebrjashtimeve t\u00eb k\u00ebtilla. Ju, mysliman\u00ebt e t\u00eb gjitha proveniencave, as ju t\u00eb Facebook-ut, nuk mund t\u00eb m\u00eb injoroni, nuk mund t\u00eb thoni se nuk ekzistoj. Un\u00eb jam sekular, nuk jam ateist, m\u00eb s\u00eb paku n\u00eb kuptimin komunist t\u00eb k\u00ebsaj fjale: nuk shaj Zotin, nuk e kam shar\u00eb fen\u00eb e askujt, shprehem me respekt p\u00ebr besimin e secilit.<\/p>\n<p>Por kam bot\u00ebkuptime per\u00ebndimore (s\u00eb paku k\u00ebshtu pretendoj un\u00eb) p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr laicitetin e shtetit, p\u00ebr lirin\u00eb e fes\u00eb dhe t\u00eb besimit, p\u00ebr ekumenizmin fetar dhe p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb lidhen me k\u00ebto. Si un\u00eb besoj se ka edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Madje, mos t\u2019ju vij\u00eb keq n\u00ebse ju them se ne p\u00ebrb\u00ebjm\u00eb shumic\u00ebn. Vet\u00ebm se, duke na b\u00ebr\u00eb t\u00eb zmbrapsemi, t\u00eb t\u00ebrhiqemi, t\u00eb manifestojm\u00eb toleranc\u00eb dhe indiferentiz\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb mos e \u00e7uar k\u00ebt\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb shum\u00ebvuajtur n\u00eb armiq\u00ebsi t\u00eb reja, p\u00ebr shkak t\u00eb agresivitetit, p\u00ebr shkak t\u00eb militantizmit, p\u00ebr shkak t\u00eb radikalizmit, sekush ka krijuar iden\u00eb e gabuar se ju jeni shumic\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Por, edhe p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, edhe p\u00ebrkund\u00ebr dijenis\u00eb se ne p\u00ebrb\u00ebjm\u00eb shumic\u00ebn, nuk mund ta injorojm\u00eb faktin se ju, besimtar\u00ebt mysliman\u00eb, ekzistoni dhe se jeni pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e k\u00ebtij vendi, pavar\u00ebsisht n\u00eb jeni mysliman\u00eb tradicional\u00eb, t\u00eb moderuar ose jo, fundamentalist\u00eb ose jo, vehabist\u00eb ose jo, besimtar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb apo t\u00eb manipuluar, predikues t\u00eb besimit apo propagandues t\u00eb ideologjis\u00eb fetare.<\/p>\n<p>Sikund\u00ebr q\u00eb ne e dim\u00eb se brenda \u201ckampit\u201d ton\u00eb ka d\u00ebnglaxhi (me nj\u00eb fjal\u00eb \u201cpordhaxhi\u201d) t\u00eb t\u00eb gjitha ngjyrave, edhe ju e dini se brenda \u201ckampit\u201d tuaj ka mercenar\u00eb, besimtar\u00eb sezonal\u00eb, t\u00eb hurit dhe t\u00eb konopit, maskarenj, horra, predikues t\u00eb rrejsh\u00ebm, blasfemues dhe heretik\u00eb, hajna dhe keqp\u00ebrdorues, kriminel\u00eb recidivist\u00eb dhe ordiner\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt fen\u00eb e kan\u00eb \u201cazil\u201d t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm ose t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, jo p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar nd\u00ebshkimit qiellor, por p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb vend n\u00ebn k\u00ebt\u00eb qiell, p\u00ebr t\u00eb m\u00ebkatnuar sa m\u00eb shum\u00eb me k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e k\u00ebsaj bote.<\/p>\n<p>Pra, ju jeni dhe ne jemi; ju ekzistoni dhe ne ekzistojm\u00eb. A duhemi? Jo, nuk duhemi. A urrehemi? Them se jo, tani p\u00ebr tani. Por ne duhet t\u00eb bashk\u00ebjetojm\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, sepse ky \u00ebsht\u00eb atdheu yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt, atdhe tjet\u00ebr nuk kemi.<\/p>\n<p>(M\u00eb lejoni q\u00eb k\u00ebtu ta hap nj\u00eb parantez\u00eb dhe t\u00eb shpjegoj, pse juve ju ndodhi kjo gj\u00eb, p\u00ebrse pra ju ndodhi q\u00eb ambienti fetar i Kosov\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb \u00ebsht\u00eb streh\u00eb e besimtar\u00ebve t\u00eb devotsh\u00ebm, ka prirje gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb b\u00ebhet azil njer\u00ebzish me vese t\u00eb ul\u00ebta, me ambicie t\u00eb s\u00ebmura dhe mendje t\u00eb shthurura. Pse pra? P\u00ebrse ju nuk mund t\u2019i diferenconi k\u00ebta njer\u00ebz nga radh\u00ebt tuaja?<\/p>\n<p>Kjo nuk ndodh ngase feja \u00ebsht\u00eb streh\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb \u201cshpirtrave t\u00eb bjerr\u00eb\u201d, por thjesht\u00eb p\u00ebr shkak se feja n\u00eb vendin ton\u00eb tashm\u00eb ka filluar t\u00eb b\u00ebhet <em>ideologji<\/em>. Ju, brezi i ri i besimtar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs e b\u00ebt\u00eb k\u00ebt\u00eb, ju mysliman\u00ebt e Facebook-ut. Ju e nxor\u00ebt fen\u00eb nga besimi, nga nevoja shpirt\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb gjetur prehjen e amshuar, nga k\u00ebrkimi i t\u00eb lart\u00ebsuar\u00ebs dhe e kthyet n\u00eb ideologji, n\u00eb nj\u00eb korpus idesh pragmatike. Feja u b\u00eb ideologji dhe ideologjia nuk sh\u00ebrben p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb lart\u00ebsuara, p\u00ebr asgj\u00eb hyjnore, por p\u00ebr p\u00ebrfitime tok\u00ebsore: n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr rekrutim bashk\u00ebmendimtar\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p>Ju q\u00eb jeni t\u00eb rinj mbase nuk e dini, por ne m\u00eb t\u00eb moshuarit nuk e kemi harruar sesi ky vend, n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn jo aq t\u00eb larg\u00ebt, u b\u00eb pre e nj\u00eb ideologjie; sesi nj\u00eb num\u00ebr jo i vog\u00ebl burrash dhe grash ia fal\u00ebn djallit jo vet\u00ebm shpirtin, por edhe kombin, idealet, \u00e7do gj\u00eb, madje edhe fen\u00eb, p\u00ebr pragmatizmin m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar q\u00eb ka par\u00eb kjo bot\u00eb. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb ideologjie (komunizmit) v\u00ebllai vrau v\u00ebllan\u00eb, shqiptar\u00ebt b\u00ebn\u00eb pakt me djallin dhe e sakrifikuan kombin. Pavar\u00ebsisht se dallojn\u00eb s\u00eb jashtmi, n\u00eb esenc\u00eb t\u00eb gjitha ideologjit\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta.)<\/p>\n<p><strong>2<\/strong>.<\/p>\n<p>Tani, kam nj\u00eb pyetje p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb, e cila k\u00ebrkon p\u00ebrgjigje t\u00eb qart\u00eb dhe pa ekuivoke; nuk k\u00ebrkon aq shum\u00eb drit\u00eb t\u00eb mendjes, sa gjer\u00ebsi shpirt\u00ebrore dhe paqe me njeriun dhe me Zotin: <strong>\u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebni me Kosov\u00ebn? Ku do ta \u00e7oni at\u00eb, n\u00eb Lindje apo n\u00eb Per\u00ebndim?<\/strong> K\u00ebt\u00eb ende nuk e keni th\u00ebn\u00eb haptas. Por un\u00eb e di, ta z\u00ebm\u00eb, se \u00e7far\u00eb mendoni p\u00ebr historin\u00eb dhe duke e ditur \u00e7far\u00eb mendoni p\u00ebr historin\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb nxirret edhe projeksioni i t\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>Ja, po ua num\u00ebroj disa pika, ku ne nuk pajtohemi: 1. Ju mendoni se shqiptar\u00ebt nuk u konvertuan me dhun\u00eb n\u00eb islam, se madje nj\u00eb num\u00ebr syresh e p\u00ebrqafuan islamin edhe para pushtimit osman, n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb t\u00eb ndryshme, duke njohur dhe provuar superioritetin e k\u00ebsaj feje; 2. Se duke u konvertuar n\u00eb islam, shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb njoh\u00ebn vlera t\u00eb nj\u00eb civilizimi t\u00eb ri, ruajt\u00ebn identitetin e tyre, pra i shp\u00ebtuan sllavizimit; 3. Se Sk\u00ebnderbeu nuk \u00ebsht\u00eb hero komb\u00ebtar i t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, sepse ai luftoi p\u00ebr krishterimin dhe se luft\u00ebrat e tij e d\u00ebmtuan pariparuesh\u00ebm p\u00ebrpar\u00ebsin\u00eb numerike t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan; 4.\u00a0Se Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja e Pej\u00ebs dhe kryengritjet e viteve 1908-1912 nuk synonin pavar\u00ebsimin e shqiptar\u00ebve nga Perandoria osmane, por autonomi dhe mbajtjen e m\u00ebtejshme t\u00eb k\u00ebsaj perandorie n\u00eb Ballkan etj.<\/p>\n<p>Ju e dini se n\u00eb k\u00ebto shestime historike nuk jeni aspak origjinal\u00eb, se disa nga k\u00ebto teza jan\u00eb t\u00eb historiografis\u00eb turke, t\u00eb tjerat t\u00eb historiografis\u00eb serbe dhe disa t\u00eb tjera t\u00eb arrivist\u00ebve m\u00eb t\u00eb von\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb modernitetit, nuk l\u00ebn\u00eb idhull pa shembur dhe shenjt\u00ebri pa n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur. Nuk mund t\u00eb mos ju sjell n\u00eb v\u00ebmendje se rreth k\u00ebtyre tezave juve nuk ju ha meraku p\u00ebr histori, por p\u00ebr p\u00ebrthyerjen e tyre n\u00eb aktualitetin e Kosov\u00ebs. Sk\u00ebnderbeu nuk thot\u00eb gj\u00eb p\u00ebr ju, kur fitoi dhe kur humbi n\u00eb betejat me turqit, por identiteti per\u00ebndimor i shqiptar\u00ebve, i nd\u00ebrtuar mbi historin\u00eb dhe mbi mitin e Sk\u00ebnd\u00ebrbeut \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ju ngat\u00ebrron shum\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm se n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb h\u00eb p\u00ebr h\u00eb nuk mund t\u00eb mateni me ne: ju nuk mund t\u00eb b\u00ebheni nj\u00eb milion veta, p\u00ebr ta shkulur Sk\u00ebnderbeun nga sheshi i Prishtin\u00ebs, sa u b\u00ebm\u00eb ne m\u00eb 2001, p\u00ebr ta sjell\u00eb n\u00eb at\u00eb vend. Krejt \u00e7ka mund t\u00eb b\u00ebni, mund t\u00eb jet\u00eb ndonj\u00eb grafit fyes p\u00ebr Heroin Komb\u00ebtar, q\u00eb dikush mund ta shkruaj\u00eb fshehurazi, n\u00eb ndonj\u00eb nat\u00eb pa h\u00ebn\u00eb dhe pa drita.<\/p>\n<p>Ju, mysliman\u00eb t\u00eb Facebook-ut, mbase nuk e dini, por q\u00eb afro dy shekuj e k\u00ebndej, q\u00eb nga Rilindja Komb\u00ebtare e prapa, shqiptar\u00ebt e kan\u00eb njohur n\u00eb vazhdim\u00ebsi nj\u00eb klas\u00eb shoq\u00ebrore, nj\u00eb klas\u00eb politikan\u00ebsh, nj\u00eb klas\u00eb intelektual\u00ebsh, nj\u00eb klas\u00eb klerik\u00ebsh fondamentalist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt donin t\u2019i b\u00ebnin shqiptar\u00ebt islamik\u00eb dhe shoq\u00ebrin\u00eb e tyre shoq\u00ebri lindore.<\/p>\n<p>Nuk ia dol\u00ebn dhe p\u00ebrs\u00ebri nuk do t\u2019ia dalin, p\u00ebr arsyen e thjesht\u00eb se shtetin e par\u00eb shqiptar n\u00eb Ballkan, Shqip\u00ebrin\u00eb, nuk e b\u00ebri Perandoria otomane (ndon\u00ebse e kishte nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb till\u00eb), as filozofia politike e orientit, as pushkallat e ka\u00e7ak\u00ebve tan\u00eb, por e b\u00ebn\u00eb fuqit\u00eb per\u00ebndimore, ashtu si\u00e7 e b\u00ebn\u00eb, cop\u00eb e grim\u00eb dhe me nj\u00eb mij\u00eb e nj\u00eb paudh\u00ebsi. Nuk ia dol\u00ebn dhe p\u00ebrs\u00ebri nuk do t\u2019ia dalin, sepse shtetin e dyt\u00eb shqiptar n\u00eb Ballkan, Kosov\u00ebn, nuk e b\u00ebn\u00eb dot arm\u00ebt e heronjve tan\u00eb, sado q\u00eb p\u00ebrkulemi thell\u00eb ndaj sakrific\u00ebs s\u00eb tyre, por e b\u00ebri mb\u00ebshtetja e bot\u00ebs per\u00ebndimore. <strong>Q\u00eb dy shekuj e k\u00ebndej orientalizma nuk b\u00ebn gj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, p\u00ebrve\u00e7 se p\u00ebrpiqet t\u2019i ngat\u00ebrroj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb pun\u00ebt e shqiptar\u00ebve.<\/strong><\/p>\n<p>Pra, ju, mysliman\u00eb t\u00eb Facebook-ut, n\u00ebse pandehni se e keni b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb Kosov\u00ebn shtet islamik, mos e harroni kund\u00ebrshtimin ton\u00eb, sot dhe p\u00ebr t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>3<\/strong>.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cmatje forcash\u201d sh\u00ebnova vet\u00ebm di\u00e7ka, sa p\u00ebr t\u2019ju th\u00ebn\u00eb se \u00e7far\u00eb e keni keq. P\u00ebrve\u00e7 historis\u00eb, un\u00eb ende nuk e di se \u00e7far\u00eb mendoni p\u00ebr Kosov\u00ebn reale, p\u00ebr Kosov\u00ebn e k\u00ebtyre dit\u00ebve, t\u00eb k\u00ebtyre muajve dhe t\u00eb k\u00ebtyre viteve. Ose i mbani n\u00eb konspiracion t\u00eb thell\u00eb pik\u00ebpamjet tuaja, ose nuk keni ide t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Po p\u00ebrpiqem t\u00eb dal nga ky tunel i err\u00ebt, duke hapur me ju edhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje: <em>flirtin tuaj me dy kategori njer\u00ebzish te ne, me politikan\u00ebt dhe intelektual\u00ebt<\/em>.<\/p>\n<p>Apo nuk \u00ebsht\u00eb i juaji, \u00ebsht\u00eb i pal\u00ebs tjet\u00ebr. I kujtdo q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, ju duhet ta dini se n\u00eb prapavij\u00ebn e flirtit tuaj me disa intelektual\u00eb me zulm\u00eb, ose i flirtit t\u00eb tyre me ju, q\u00ebndron recidivizmi, tashm\u00eb i njohur dhe i provuar, me nj\u00eb ndryshim se n\u00eb identitetin e tyre komunist-ateist shartuan orientalizmin e g\u00ebnjesht\u00ebrt. E them t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrt, sepse identitetet q\u00eb nd\u00ebrrohen si rrobat e stin\u00ebs jan\u00eb identitete kalimtare, t\u00eb paq\u00ebndrueshme, false. Ju, mysliman\u00ebt e Facebook-ut, mund t\u00eb ndiheni mir\u00eb q\u00eb n\u00eb radh\u00ebt tuaja, sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, keni profesor\u00eb universitar\u00eb, akademik\u00eb, shkrimtar\u00eb, gazetar\u00eb, politikan\u00eb dhe njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj s\u00ebre. Shumic\u00ebn prej tyre un\u00eb i njoh dhe e di si kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb taborin tuaj.<\/p>\n<p>Disa kan\u00eb qen\u00eb spiun\u00eb dhe tani jan\u00eb b\u00ebr\u00eb mysliman\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm; disa kan\u00eb qen\u00eb ateist\u00eb dhe tani jan\u00eb b\u00ebr\u00eb mysliman\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm; disa nuk kan\u00eb njohur kurr\u00eb as Zot as fe dhe sot gjithashtu jan\u00eb b\u00ebr\u00eb mysliman\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm. Politikan\u00eb dhe intelektual\u00eb, q\u00eb sot flirtojn\u00eb me ju, kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb n\u00eb mendje: t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb prej jush dhe t\u00eb gjejn\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebsobotshme p\u00ebr kot\u00ebsin\u00eb e tyre prej intelektual\u00ebsh dhe politikan\u00ebsh.<\/p>\n<p>A e keni pyetur veten ndonj\u00ebher\u00eb, p\u00ebrse k\u00ebta mashtrues detyrohen t\u00eb mashtrojn\u00eb, pse nj\u00eb akademik detyrohet t\u00eb g\u00ebnjej\u00eb veten dhe ju p\u00ebr pun\u00ebn e identitetit lindor t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe pse nj\u00eb politikan detyrohet t\u00eb flirtoj\u00eb me ju p\u00ebr t\u00eb fituar pushtetin, p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb opozit\u00ebn, apo p\u00ebr t\u00eb gjuajtur me gur\u00eb institucionet? Ju mendoni se me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb keni fituar shum\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Keni humbur shum\u00eb, sepse keni bjerr\u00eb dhe keni shitur besimin e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr nj\u00eb fe ideologjike, p\u00ebr nj\u00eb fe p\u00ebrfituese. Ju n\u00eb Kosov\u00eb nuk jeni faktor politik dhe nuk keni p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb faktor politik, vet\u00ebm jeni dhe do t\u00eb jeni t\u00eb p\u00ebrdorur politikisht. Politikan\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs ju duhet vet\u00ebm vota juaj, prandaj ju kurr\u00eb nuk do t\u00eb b\u00ebheni subjekt i politik\u00ebs, por vet\u00ebm objekt i saj. Ata ju g\u00ebnjejn\u00eb, ata ju tallin, si\u00e7 na g\u00ebnjejn\u00eb dhe si\u00e7 na tallin edhe neve. Por ju, m\u00eb an\u00eb tjet\u00ebr, i keni b\u00ebr\u00eb nj\u00eb d\u00ebm shum\u00eb t\u00eb madh k\u00ebtij vendi: keni hapur mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrdorimit t\u00eb \u201cxhematit\u201d p\u00ebr q\u00ebllime politike, p\u00ebr aleanca k\u00ebrc\u00ebnuese p\u00ebr demokracin\u00eb dhe p\u00ebr mbar\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij shteti. M\u00eb an\u00eb tjet\u00ebr, ju mendoni se keni b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb dep\u00ebrtim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn intelektuale, por e keni gabim. Ju vet\u00ebm i keni detyruar t\u00eb k\u00ebndojn\u00eb ilahi dhe t\u00eb fal\u00ebn nj\u00eb s\u00ebr\u00eb zorzop\u00ebsh, q\u00eb nuk l\u00ebn\u00eb gj\u00eb pa b\u00ebr\u00eb, p\u00ebr t\u00eb zgjeruar tregun e p\u00ebrfitimeve t\u00eb veta.<\/p>\n<p>Por ju duhet ta pyetni veten, pse n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare u b\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb e p\u00ebrshtatshme, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjet\u00ebn vend g\u00ebnjeshtra kaq pa shije. Pse aq leht\u00eb i amnistoni politikan\u00ebt tan\u00eb, ve\u00e7mas disa syresh, kamion\u00eb t\u00eb korrupsionit dhe t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, varr\u00ebmih\u00ebs t\u00eb ardhm\u00ebris\u00eb suaj dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tuaj, vet\u00ebm pse agj\u00ebrojn\u00eb, pse n\u00eb ndonj\u00eb rast shtrijn\u00eb duart p\u00ebrpara dhe b\u00ebjn\u00eb sikur k\u00ebndojn\u00eb dua? A e kuptoni \u00e7far\u00eb b\u00ebni, duke instaluar n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare k\u00ebt\u00eb lloj amnistie? <strong>Shkat\u00ebrroni vlerat, shkat\u00ebrroni moralin, shkat\u00ebrroni fondamentin e nj\u00eb shoq\u00ebrie<\/strong>. N\u00ebse mendoni se mund t\u00eb nxirrni ndonj\u00eb p\u00ebrfitim nga flirti me politikan\u00ebt, e keni gabim.<\/p>\n<p>E pat\u00eb si ju g\u00ebnjyen p\u00ebr fen\u00eb n\u00eb shkolla? Ju pandehet se e fituat nj\u00eb betej\u00eb, se m\u00ebsimi fetar u fut n\u00eb edukimin shkollor. Dhe \u00e7far\u00eb doli? M\u00eb keq se nj\u00eb tullumbace, q\u00eb mund t\u00eb t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen nga demarkacioni, ishte nj\u00eb nd\u00ebrrim tezash: nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr m\u00ebsimin fetar, as m\u00ebsimin e fes\u00eb, por p\u00ebr m\u00ebsimin p\u00ebr fen\u00eb. N\u00ebse puna e demarkacionit ashp\u00ebrsohet edhe m\u00eb, n\u00eb horizont mund t\u00eb shfaqet edhe ndonj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr tjet\u00ebr, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u2019ju implikoj\u00eb edhe juve.<\/p>\n<p><strong>4<\/strong>.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00ebse mendoni se, viteve t\u00eb fundit, keni b\u00ebr\u00eb dep\u00ebrtim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, se keni fituar hap\u00ebsir\u00eb dhe keni krijuar ambient fetar m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do her\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrs\u00ebri e keni gabim. N\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb besimit, Kosova \u00ebsht\u00eb aty ku ka qen\u00eb, as m\u00eb pak as m\u00eb shum\u00eb e devotshme, q\u00eb respekton tradit\u00ebn e saj fetare, por n\u00eb esenc\u00eb \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebri laike dhe shtet sekular.<\/p>\n<p>Dep\u00ebrtimet e koh\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb fush\u00ebn e fes\u00eb nuk kan\u00eb ndryshuar asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 se kan\u00eb shtuar hamend\u00ebsimet, dilemat, g\u00ebnjeshtrat, retorik\u00ebn, propagand\u00ebn. Mentaliteti kosovar nuk ka ndryshuar, identiteti jo q\u00eb jo. N\u00eb k\u00ebto 15-20 vitet e fundit jan\u00eb nd\u00ebrtuar shum\u00eb xhami me minare t\u00eb larta, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar edhe Katedralja n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Prishtin\u00ebs (un\u00eb e kam kund\u00ebrshtuar, ju jo), por Kosova s\u00ebrish dhe s\u00ebrish ka mbetur ajo q\u00eb ishte. Ndon\u00ebse e kemi pasur ndihm\u00ebn e pakursyer t\u00eb fes\u00eb, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb t\u00eb moralshme dhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb bot\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, gjat\u00eb viteve t\u00eb pasluft\u00ebs si komunitet kemi degraduar jasht\u00ebzakonisht shpejt. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kemi merita t\u00eb dyanshme.<\/p>\n<p>Derisa ju, mysliman\u00ebt e Facebook-ut, keni krijuar iluzionin se n\u00eb Kosov\u00eb nuk ka pasur kurr\u00eb kaq shum\u00eb besimtar\u00eb, nuk ka pasur kurr\u00eb m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb agj\u00ebrojn\u00eb, nuk ka pasur kurr\u00eb m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb falin pes\u00eb vaktet, nuk ka pasur kurr\u00eb m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb xhami, nuk ka pasur kurr\u00eb m\u00eb shum\u00eb vajza dhe gra t\u00eb reja t\u00eb mbuluara, nuk ka pasur kurr\u00eb m\u00eb shum\u00eb burra dhe djem t\u00eb rinj me pamje dhe veshje jotipike; n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb kurr\u00eb nuk ka pasur m\u00eb shum\u00eb amoralitet dhe kaq munges\u00eb vlerash njer\u00ebzore, kaq shum\u00eb prirje kriminale dhe kaq shum\u00eb shfytyrim njer\u00ebzor, kaq shum\u00eb erozion t\u00eb brendsh\u00ebm dhe kaq shum\u00eb degradim kolektiv dhe individual.<\/p>\n<p>Nuk ka pasur kurr\u00eb kaq shum\u00eb krim, drog\u00eb, prostitucion, trafikim, g\u00ebnjeshtra, hajni, korrupsion, imoralitet, hipokrizi, gj\u00eb q\u00eb bie n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb thell\u00eb me frym\u00ebn e p\u00ebrshpirtshme q\u00eb kultivon secila fe dhe secili besim fetar.<\/p>\n<p>N\u00eb fund dua t\u00eb kthehem s\u00ebrish aty ku nisa, te muaji i Ramazanit. Ju, mysliman\u00ebt e Facebook-ut, a keni menduar ndonj\u00ebher\u00eb si ndihemi ne q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjm\u00eb shumic\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend gjat\u00eb k\u00ebtij muaji? A e doni p\u00ebrgjigjen time t\u00eb sinqert\u00eb? Si n\u00eb Tetov\u00eb. N\u00ebse e keni pasur p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb kryeqytetin e nj\u00eb shteti, Prishtin\u00ebn, ta shnd\u00ebrroni n\u00eb provinc\u00eb me identitet t\u00eb nallash e dimish, mendoj se ia keni arritur. Por n\u00eb fund t\u00eb muajit, sapo erdh Bajrami, duhet t\u00eb jeni ndjer\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer: nuk pat shum\u00eb fishekzjarr\u00eb, nj\u00eb num\u00ebr kafenesh dhe dyqanesh nis\u00ebn pun\u00eb q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjesin e dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb Bajramit, nd\u00ebrsa nj\u00eb num\u00ebr i madh i kosovar\u00ebve, te t\u00eb cil\u00ebt mund t\u2019i keni varur shpresat, ua m\u00ebsyn\u00eb plazheve t\u00eb Durr\u00ebsit e t\u00eb Sh\u00ebngjinit, p\u00ebr t\u2019u dukur po aq per\u00ebndimor\u00eb, si\u00e7 duken t\u00eb gjith\u00eb europian\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Por nuk mund t\u00eb mos e pranoj, se nga muaji i shkuar mbeti nj\u00eb shije e hidhur, e cila po p\u00ebrs\u00ebritet nga viti n\u00eb vit: nj\u00eb atmosfer\u00eb e imponuar fetare, nj\u00eb ambient i degraduar n\u00eb pik\u00ebpamje civilizuese, e cila nuk t\u00eb l\u00eb t\u00eb zgjedh\u00ebsh p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb t\u00ebnde fetare dhe besimin t\u00ebnd. Ju, mysliman\u00ebt e Facebook-ut, a keni menduar ndonj\u00ebher\u00eb, p\u00ebrse njer\u00ebzit n\u00eb Prishtin\u00eb, kur vjen iftari, i mbyllin dyqanet t\u00eb gjith\u00eb me radh\u00eb, ikin nga rrug\u00ebt, nga kafenet\u00eb dhe t\u00ebrhiqen m\u00ebnjan\u00eb. Mendoni se t\u00eb gjith\u00eb agj\u00ebrojn\u00eb? Kurr\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb. Ata thjesht\u00eb i n\u00ebnshtrohen nj\u00eb frike q\u00eb vjen prej jush, sigurisht m\u00eb shum\u00eb e supozuar dhe shum\u00ebfish e ekzagjeruar. <strong>A keni menduar, pra, pse njer\u00ebzit u dashkan t\u00eb ndjejn\u00eb frik\u00eb, pse u dashka t\u00eb ndihen t\u00eb terrorizuar, vet\u00ebm pse nuk mendojn\u00eb si ju dhe nuk ndihen si ju?<\/strong><\/p>\n<p><strong>5<\/strong>.<\/p>\n<p>Tani, radh\u00ebn e keni ju.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mehmet Kraja, 8 Korrik 2016 &#8211; Koha.net Miqve t\u00eb mi mysliman\u00eb t\u00eb Facebook-ut kam nj\u00eb pyetje p\u00ebr t\u2019ua b\u00ebr\u00eb: \u00c7far\u00eb mendoni t\u00eb b\u00ebni me Kosov\u00ebn? N\u00ebse pandehni se Kosov\u00ebn e keni b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb shtet islamik, mos e harroni kund\u00ebrshtimin ton\u00eb (tash p\u00ebr tash t\u00eb heshtur), sot dhe p\u00ebr t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn. 1. Tashm\u00eb q\u00eb mbaroi muaji [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-4297","post","type-post","status-publish","format-standard","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Let\u00ebr mysliman\u00ebve t\u00eb Facebook-ut - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-myslimaneve-te-facebook-ut\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Let\u00ebr mysliman\u00ebve t\u00eb Facebook-ut - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Mehmet Kraja, 8 Korrik 2016 &#8211; Koha.net Miqve t\u00eb mi mysliman\u00eb t\u00eb Facebook-ut kam nj\u00eb pyetje p\u00ebr t\u2019ua b\u00ebr\u00eb: \u00c7far\u00eb mendoni t\u00eb b\u00ebni me Kosov\u00ebn? N\u00ebse pandehni se Kosov\u00ebn e keni b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb shtet islamik, mos e harroni kund\u00ebrshtimin ton\u00eb (tash p\u00ebr tash t\u00eb heshtur), sot dhe p\u00ebr t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn. 1. Tashm\u00eb q\u00eb mbaroi muaji [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-myslimaneve-te-facebook-ut\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-07-08T12:46:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-04-04T19:15:39+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"100\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-myslimaneve-te-facebook-ut\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-myslimaneve-te-facebook-ut\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Let\u00ebr mysliman\u00ebve t\u00eb Facebook-ut\",\"datePublished\":\"2016-07-08T12:46:56+00:00\",\"dateModified\":\"2018-04-04T19:15:39+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-myslimaneve-te-facebook-ut\\\/\"},\"wordCount\":3354,\"commentCount\":2,\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-myslimaneve-te-facebook-ut\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-myslimaneve-te-facebook-ut\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-myslimaneve-te-facebook-ut\\\/\",\"name\":\"Let\u00ebr mysliman\u00ebve t\u00eb Facebook-ut - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2016-07-08T12:46:56+00:00\",\"dateModified\":\"2018-04-04T19:15:39+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-myslimaneve-te-facebook-ut\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-myslimaneve-te-facebook-ut\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-myslimaneve-te-facebook-ut\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Let\u00ebr mysliman\u00ebve t\u00eb Facebook-ut\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Let\u00ebr mysliman\u00ebve t\u00eb Facebook-ut - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-myslimaneve-te-facebook-ut\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Let\u00ebr mysliman\u00ebve t\u00eb Facebook-ut - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Mehmet Kraja, 8 Korrik 2016 &#8211; Koha.net Miqve t\u00eb mi mysliman\u00eb t\u00eb Facebook-ut kam nj\u00eb pyetje p\u00ebr t\u2019ua b\u00ebr\u00eb: \u00c7far\u00eb mendoni t\u00eb b\u00ebni me Kosov\u00ebn? N\u00ebse pandehni se Kosov\u00ebn e keni b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb shtet islamik, mos e harroni kund\u00ebrshtimin ton\u00eb (tash p\u00ebr tash t\u00eb heshtur), sot dhe p\u00ebr t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn. 1. Tashm\u00eb q\u00eb mbaroi muaji [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-myslimaneve-te-facebook-ut\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-07-08T12:46:56+00:00","article_modified_time":"2018-04-04T19:15:39+00:00","og_image":[{"width":300,"height":100,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png","type":"image\/png"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-myslimaneve-te-facebook-ut\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-myslimaneve-te-facebook-ut\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Let\u00ebr mysliman\u00ebve t\u00eb Facebook-ut","datePublished":"2016-07-08T12:46:56+00:00","dateModified":"2018-04-04T19:15:39+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-myslimaneve-te-facebook-ut\/"},"wordCount":3354,"commentCount":2,"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-myslimaneve-te-facebook-ut\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-myslimaneve-te-facebook-ut\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-myslimaneve-te-facebook-ut\/","name":"Let\u00ebr mysliman\u00ebve t\u00eb Facebook-ut - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"datePublished":"2016-07-08T12:46:56+00:00","dateModified":"2018-04-04T19:15:39+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-myslimaneve-te-facebook-ut\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-myslimaneve-te-facebook-ut\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-myslimaneve-te-facebook-ut\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Let\u00ebr mysliman\u00ebve t\u00eb Facebook-ut"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4297","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4297"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4297\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4297"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4297"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4297"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}