{"id":43021,"date":"2019-07-13T01:30:28","date_gmt":"2019-07-12T23:30:28","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=43021"},"modified":"2019-07-13T01:39:35","modified_gmt":"2019-07-12T23:39:35","slug":"pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\/","title":{"rendered":"Pes\u00eb arsye pse libri i Isuf Kalos \u00ebsht\u00eb i mezipritur"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Henri \u00c7ili<\/strong><\/p>\n<p>Historia e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb shekullit XX \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebnjuar thuajse nj\u00eb 50-vje\u00e7ar, sa gjysma e saj, nga diktatura komuniste. Vet\u00eb diktatura sh\u00ebnjohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb nga figura e diktatorit komunist shqiptar, Enver Hoxha.<\/p>\n<p><span style=\"font-size: 1em;\">\u00cbsht\u00eb fat q\u00eb mjeku personal i Enver Hoxh\u00ebs, prof. dr. Isuf Kalo, diabetologu i njohur, \u00ebsht\u00eb mes nesh, madje tep\u00ebr aktiv n\u00eb jet\u00ebn publike. Ai \u00ebsht\u00eb miku i t\u00eb gjith\u00ebve, e mbi t\u00eb gjitha, ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi historike me librin e tij \u201cBlloku\u201d.<\/span><\/p>\n<p>K\u00ebto unicitete jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb q\u00ebllojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb vet\u00ebm. Prandaj, libri i tij \u201cBlloku\u201d ka s\u00eb paku pes\u00eb arsye pse \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, pse ka r\u00ebnd\u00ebsi historike dhe pse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e v\u00ebrtet\u00eb intelektuale.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb vijoj m\u00eb tej, me k\u00ebto pes\u00eb arsye, ia vlen t\u00eb shpreh disa konsiderata p\u00ebr profesor Isuf Kalon, mjekun e famsh\u00ebm shqiptar. Jo thjesht p\u00ebr mjekun e diktatorit, t\u00eb cilin kam pasur k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e madhe ta njoh nga af\u00ebr 3\u20134 vitet e fundit gjat\u00eb bashk\u00ebpunimit p\u00ebr konceptimin dhe nd\u00ebrtimin e projektit p\u00ebr drejtimin e Fakultetit t\u00eb ri t\u00eb Shkencave Sh\u00ebndet\u00ebsore, n\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs, ku ai ka statusin e pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm t\u00eb \u201cdekanit themelues\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pabesueshme se si te profesor Isuf Kalo kombinohen n\u00eb nj\u00eb t\u00eb tria tiparet: karakteri pozitiv, energjia pozitive p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka, q\u00eb e b\u00ebn at\u00eb pa dyshim nj\u00eb mik shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb; profesionist i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm i fush\u00ebs s\u00eb vet dhe njoh\u00ebs i edukimit t\u00eb lart\u00eb mjek\u00ebsor. K\u00ebto tipare na kan\u00eb lidhur me profesor Isufin, gjat\u00eb ambicies son\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Universitetit Europian t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb UET, nj\u00eb projekt i gjat\u00eb e ambicioz, p\u00ebr t\u00eb cilin profesor Isufi ka qen\u00eb nj\u00eb gur themeli. Ai p\u00ebrfaq\u00ebson intelektualin <em>sui generis<\/em>, nga ata t\u00eb nj\u00eb race, fatkeq\u00ebsisht n\u00eb zhdukje, i cili n\u00eb kap\u00ebrcyell t\u00eb dy shekujve shqiptar\u00eb, n\u00eb vitet 1900 dhe 2000, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb, n\u00eb interesa t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe n\u00eb diapazone t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb tria k\u00ebto konsiderata, p\u00ebr profesor doktor Isuf Kalon, tani q\u00eb i shkruaj, m\u00eb duken t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb perifrazuar respektin tim personal p\u00ebr t\u00eb dhe qasjen e tij pozitive ndaj gjith\u00e7kaje. Duke bashk\u00ebpunuar me profesor Isuf Kalon, n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi intelektuale sesa nj\u00eb pun\u00eb. Prania e tij n\u00eb UET \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga majat e senjoralitetit, q\u00eb UET e ka b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb zakon q\u00eb ta respektoj\u00eb. Por n\u00eb planin miq\u00ebsor, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Por, cilat jan\u00eb pes\u00eb arsyet pse ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb i pazakont\u00eb dhe ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe.<\/p>\n<p><em>Arsyeja e par\u00eb<\/em>, pse ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb risi, \u00ebsht\u00eb ky fakt: \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e rrall\u00eb, q\u00eb 30 vjet pas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste dhe gati 35 vjet pas vdekjes s\u00eb diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, ne t\u00eb kemi nj\u00eb lib\u00ebr, i cili dekodon n\u00ebp\u00ebrmjet d\u00ebshmive, pik\u00ebpamjeve, reflektimeve, nj\u00eb element t\u00eb diktatur\u00ebs shqiptare q\u00eb \u00ebsht\u00eb Blloku, n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb tij, familja e tij dhe vet\u00eb diktatori. Kush mund ta kishte nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb dyt\u00eb\u2026?! Pothuajse askush\u2026! Shum\u00eb nga an\u00ebtar\u00eb t\u00eb ekipit mjek\u00ebsor kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm, kan\u00eb l\u00ebvizur prej aty, disa nuk jetojn\u00eb m\u00eb dhe disa t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb pasur vet\u00ebm nj\u00eb pamje t\u00eb pjes\u00ebshme t\u00eb asaj q\u00eb ka ndodhur, t\u00eb pakt\u00ebn q\u00eb nga fillimi i viteve \u201970, n\u00eb dhom\u00ebn e pacientit Enver Hoxha, pacientit-diktator, diktatorit-pacient. A nuk \u00ebsht\u00eb kjo unike\u2026?! Plot\u00ebsisht unike\u2026!<\/p>\n<p>Edhe pse bibliografia e librave p\u00ebr diktator\u00ebt, p\u00ebr s\u00ebmundjet e diktator\u00ebve \u00ebsht\u00eb e gjer\u00eb dhe e gjat\u00eb, ky lib\u00ebr q\u00ebndron dinjitoz n\u00eb kolan\u00ebn ose bibliotek\u00ebn e librave t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve q\u00eb na qeverisin. S\u00ebmundja p\u00ebrcakton shum\u00eb\u00e7ka nga veprimtaria e p\u00ebrditshme. Ajo e modelon karakterin, ajo krijon dinamika t\u00eb caktuara t\u00eb vendimeve e vendimmarrjeve dhe nuk kishte si t\u00eb ndodhte ndryshe me Enver Hoxh\u00ebn. Lexojeni k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr ta m\u00ebsuar!<\/p>\n<p><em>Arsyeja e dyt\u00eb<\/em>, pse libri i profesor Isufit \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb se pse ai \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme. Ti mund t\u00eb lexosh nj\u00eb histori, nj\u00eb rr\u00ebfim, por mund t\u00eb marr\u00ebsh edhe disa libra n\u00eb nj\u00eb. Aty ke refleksione, ke data, ke kronik\u00eb, ke autenticitet, por ke gati edhe nj\u00eb pamje t\u00eb gjall\u00eb, se \u00e7far\u00eb ndodhte n\u00eb at\u00eb mjedis, se si l\u00ebviznin ngjarjet e fenomenet dhe \u00e7far\u00eb ndodhte n\u00eb suazat e nj\u00eb formacioni <em>sui generis<\/em>, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast quhej Blloku, por n\u00eb universalet e pushtetit ai quhet \u201cPallati\u201d, \u201cOborri\u201d, \u201cKremlini\u201d apo \u201cQyteti i ndaluar\u201d. P\u00ebrmasat ndryshojn\u00eb, r\u00ebnd\u00ebsia ndryshon, por fenomeni \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb nga pik\u00ebpamja cil\u00ebsore. Kjo \u00ebsht\u00eb r\u00ebnd\u00ebsia e dyt\u00eb e k\u00ebtij libri, duke mos e l\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e vog\u00ebl, pa nj\u00eb d\u00ebshmi kualitative t\u00eb k\u00ebsaj natyre, p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodhte n\u00eb Bllok.<\/p>\n<p><em>Arsyeja e tret\u00eb<\/em> e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb librit t\u00eb profesor Isufit, \u00ebsht\u00eb koncepti \u201c<em>panopticum<\/em>\u201d ose koncepti i Aleph-it, i cili n\u00eb filozofi \u00ebsht\u00eb pika nga ku mund t\u00eb shihet e gjith\u00eb bota. Mjeku Isuf Kalo, nga pozitat rigorozisht t\u00eb mjekut dhe t\u00eb etik\u00ebs profesionale, t\u00eb betimit t\u00eb Hipokratit, sheh gjith\u00e7ka. Sheh marr\u00ebdh\u00ebniet njer\u00ebzore, marr\u00ebdh\u00ebniet politike, fazat, krimet, l\u00ebvizjet, luft\u00ebn p\u00ebr pushtet dhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr. Mund t\u00eb kishte qen\u00eb kuzhinier, mund t\u00eb kishte qen\u00eb truproja, mund t\u00eb kishte qen\u00eb shefi i siguris\u00eb, mund t\u00eb kishte qen\u00eb shefi i sh\u00ebrbimeve sekrete, mund t\u00eb kishte qen\u00eb bah\u00e7evani\u2026, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi, por pozita e mjekut \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme, \u00ebsht\u00eb e pat\u00ebdyt\u00eb. Para mjekut ne jemi pothuajse si para vetvetes, sepse ankthi i sh\u00ebndetit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ankth i pakrahasuesh\u00ebm me t\u00eb gjitha elementet e tjera. Si i till\u00eb, Isuf Kalo ka mundur, praktikisht, t\u00eb shoh\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe m\u00eb mir\u00eb se gjithkush tjet\u00ebr nga kjo pik\u00ebpamje. Pik\u00ebrisht, pozita e mjekut personal, nga i cili Isuf Kalo shkruan k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr rreth diktatorit, rreth Bllokut, rreth Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb unike dhe kjo e p\u00ebrmbush t\u00ebr\u00ebsisht parakushtin e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p><em>Arsyeja e kat\u00ebrt<\/em> \u00ebsht\u00eb ajo intelektuale: Isuf Kalo ka interesa t\u00eb gjera. Ai nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb mjek, por ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb intelektual, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytetar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qenie sociale e shqet\u00ebsuar, qenie sociale e impenjuar, e preokupuar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodhi gjat\u00eb diktatur\u00ebs, momentin e r\u00ebnies s\u00eb saj dhe pas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs. Dalja e Isuf Kalos nga dhoma e pacientit dhe nga dhoma e mjekut, p\u00ebr \u201ct\u00eb sh\u00ebtitur\u201d, reflektivisht dhe n\u00eb format e tjera n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e nd\u00ebrrimit t\u00eb shekujve, t\u00eb pakt\u00ebn q\u00eb nga vitet \u201970, kur ai si mjek i ri p\u00ebrfshihet n\u00eb ekipin e Enver Hoxh\u00ebs, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb autentike dhe b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb pajimet e plejad\u00ebs s\u00eb intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb, q\u00eb pavar\u00ebsisht nga pozicioni, e kan\u00eb par\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrtej profesionit. Fatkeq\u00ebsisht kjo rac\u00eb po zhduket, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb mes, ose duke zbrazur n\u00eb mes hap\u00ebsir\u00ebn, ose profesionist\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb ndryshme, ose specialist\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb zhytur n\u00eb bot\u00ebn e tyre t\u00eb m\u00ebvet\u00ebsishme profesionale. Si i till\u00eb, ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb privilegj.<\/p>\n<p><em>Arsyeja e pest\u00eb<\/em> dhe fundit, por jo m\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishmja, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb t\u00eb qen\u00ebt pozitiv, konstruktiv, humanizmi. Isuf Kalo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb reflekton energji pozitive, kaq e rrall\u00eb dhe kaq e dobishme p\u00ebr jet\u00ebn publike. Energjia e tij pozitive nuk \u00ebsht\u00eb relativizuese, por as amnistuese. Aspak! Ky nuk \u00ebsht\u00eb as q\u00ebllimi, as mjeti dhe as instrumenti i tij. Ai i shikon gj\u00ebrat gjer\u00eb dhe me shqet\u00ebsimin e vendosjes s\u00eb njeriut n\u00eb qend\u00ebr, duke i mbijetuar loj\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr t\u00eb pushtetit dhe diktatur\u00ebs, nga ku duhet theksuar se n\u00eb historin\u00eb e ekipeve mjek\u00ebsore t\u00eb diktator\u00ebve, shum\u00eb prej mjek\u00ebve e kan\u00eb p\u00ebsuar e paguar me jet\u00eb pranin\u00eb pran\u00eb diktatorit. Isuf Kalo nuk \u00ebsht\u00eb mbushur me mllef, nuk \u00ebsht\u00eb mbushur me negativitet. Ai \u00ebsht\u00eb njer\u00ebzor, \u00ebsht\u00eb human dhe nuk arriti asnj\u00ebher\u00eb si individ t\u00eb ndotej, t\u00eb \u00e7moralizohej, ose t\u00eb infektohej nga ideologjia, nga diktatura, duke qen\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb saj. Betim m\u00eb t\u00eb mbajtur, n\u00eb lidhje me parimet e Hipokratit, zor se mund t\u00eb gjesh.<\/p>\n<p><em>Si p\u00ebrfundim<\/em>, libri i Isuf Kalos, t\u00eb cilin kam pasur privilegjin ta lexoj n\u00eb dor\u00ebshkrim, \u00ebsht\u00eb krenari q\u00eb b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb plejad\u00ebn e autobiografive, refleksioneve, sh\u00ebnimeve, q\u00eb njer\u00ebz t\u00eb shquar kan\u00eb mbajtur dhe q\u00eb UET Press i ka pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb kolane t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb saj, kolan\u00eb, e cila b\u00ebhet m\u00eb e plot\u00eb me k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim, e ku p\u00ebrfshihen d\u00ebshmi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb tranzicionit si nj\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb, si d\u00ebshmit\u00eb e Vera Bekteshit, Aleksand\u00ebr Meksit, Spartak Ngjel\u00ebs, Pre\u00e7 Zogajt, Kurt Kol\u00ebs etj., etj., duke l\u00ebn\u00eb shenja t\u00eb qarta, t\u00eb kuptueshme, t\u00eb interpretueshme t\u00eb nj\u00eb kohe, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb kalim e sip\u00ebr. \/<em>Gazeta Liberale<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Henri \u00c7ili Historia e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb shekullit XX \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebnjuar thuajse nj\u00eb 50-vje\u00e7ar, sa gjysma e saj, nga diktatura komuniste. Vet\u00eb diktatura sh\u00ebnjohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb nga figura e diktatorit komunist shqiptar, Enver Hoxha. \u00cbsht\u00eb fat q\u00eb mjeku personal i Enver Hoxh\u00ebs, prof. dr. Isuf Kalo, diabetologu i njohur, \u00ebsht\u00eb mes nesh, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":43022,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-43021","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Pes\u00eb arsye pse libri i Isuf Kalos \u00ebsht\u00eb i mezipritur - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pes\u00eb arsye pse libri i Isuf Kalos \u00ebsht\u00eb i mezipritur - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Henri \u00c7ili Historia e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb shekullit XX \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebnjuar thuajse nj\u00eb 50-vje\u00e7ar, sa gjysma e saj, nga diktatura komuniste. Vet\u00eb diktatura sh\u00ebnjohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb nga figura e diktatorit komunist shqiptar, Enver Hoxha. \u00cbsht\u00eb fat q\u00eb mjeku personal i Enver Hoxh\u00ebs, prof. dr. Isuf Kalo, diabetologu i njohur, \u00ebsht\u00eb mes nesh, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-07-12T23:30:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-07-12T23:39:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/isuf_kalo_blloku.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"860\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Pes\u00eb arsye pse libri i Isuf Kalos \u00ebsht\u00eb i mezipritur\",\"datePublished\":\"2019-07-12T23:30:28+00:00\",\"dateModified\":\"2019-07-12T23:39:35+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\\\/\"},\"wordCount\":1652,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/07\\\/isuf_kalo_blloku.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\\\/\",\"name\":\"Pes\u00eb arsye pse libri i Isuf Kalos \u00ebsht\u00eb i mezipritur - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/07\\\/isuf_kalo_blloku.jpg\",\"datePublished\":\"2019-07-12T23:30:28+00:00\",\"dateModified\":\"2019-07-12T23:39:35+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/07\\\/isuf_kalo_blloku.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/07\\\/isuf_kalo_blloku.jpg\",\"width\":600,\"height\":860,\"caption\":\"Isuf Kalo, blloku\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pes\u00eb arsye pse libri i Isuf Kalos \u00ebsht\u00eb i mezipritur\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pes\u00eb arsye pse libri i Isuf Kalos \u00ebsht\u00eb i mezipritur - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Pes\u00eb arsye pse libri i Isuf Kalos \u00ebsht\u00eb i mezipritur - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Henri \u00c7ili Historia e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb shekullit XX \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebnjuar thuajse nj\u00eb 50-vje\u00e7ar, sa gjysma e saj, nga diktatura komuniste. Vet\u00eb diktatura sh\u00ebnjohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb nga figura e diktatorit komunist shqiptar, Enver Hoxha. \u00cbsht\u00eb fat q\u00eb mjeku personal i Enver Hoxh\u00ebs, prof. dr. Isuf Kalo, diabetologu i njohur, \u00ebsht\u00eb mes nesh, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-07-12T23:30:28+00:00","article_modified_time":"2019-07-12T23:39:35+00:00","og_image":[{"width":600,"height":860,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/isuf_kalo_blloku.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Pes\u00eb arsye pse libri i Isuf Kalos \u00ebsht\u00eb i mezipritur","datePublished":"2019-07-12T23:30:28+00:00","dateModified":"2019-07-12T23:39:35+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\/"},"wordCount":1652,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/isuf_kalo_blloku.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\/","name":"Pes\u00eb arsye pse libri i Isuf Kalos \u00ebsht\u00eb i mezipritur - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/isuf_kalo_blloku.jpg","datePublished":"2019-07-12T23:30:28+00:00","dateModified":"2019-07-12T23:39:35+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/isuf_kalo_blloku.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/isuf_kalo_blloku.jpg","width":600,"height":860,"caption":"Isuf Kalo, blloku"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pese-arsye-pse-libri-i-isuf-kalos-eshte-i-mezipritur\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pes\u00eb arsye pse libri i Isuf Kalos \u00ebsht\u00eb i mezipritur"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43021","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43021"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43021\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/43022"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43021"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43021"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43021"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}