{"id":43292,"date":"2019-07-18T11:40:10","date_gmt":"2019-07-18T09:40:10","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=43292"},"modified":"2019-07-18T11:40:10","modified_gmt":"2019-07-18T09:40:10","slug":"analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\/","title":{"rendered":"ANALIZA: Dy fjal\u00eb p\u00ebr librin e Isuf Kalos"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Ardian Ndreca<\/strong><\/p>\n<p>Neveria e thell\u00eb asht p\u00ebrshtypja e vetme q\u00eb t\u00eb ngjall leximi i pasazheve t\u00eb librit t\u00eb Isuf Kalos, xherrah besnik i sh\u00ebndetit t\u00eb nji klani gjakatar\u00ebsh q\u00eb kishte si q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm ruejtjen e pushtetit me \u00e7do mjet, tue derdh\u00eb gjak, tue burgos\u00eb e persekutue k\u00ebdo q\u00eb imagjinata e s\u00ebmur\u00eb konsideronte si anmiq potencial.<\/p>\n<p>Asht nji lib\u00ebr i botuem prej sharlatanit Henri \u00c7ili, i cili vet\u00ebp\u00ebrk\u00ebdhelet me termin liberal, por asht thjesht nji pehlivan parvenue q\u00eb s\u2019ia ka pi as hirr\u00ebn liberalizmit.<\/p>\n<p>Lib\u00ebr i promovuem me nji grumbullim ish- bllokmen\u00ebsh e lakejsh, mes tyne edhe Sali Berisha, varkari i p\u00ebrjetsh\u00ebm i familjes Hoxha. Lib\u00ebr i himnizuem prej nji figure si Ilir Meta, prezantimin e denj\u00eb t\u00eb t\u2019cilit mund ta bajn\u00eb vet\u00ebm SPAK-u.<\/p>\n<p>Lib\u00ebr i shkruem prej nji personi q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn betimi i Hipokratit do ta kishte detyrue mos me u zgjat\u00eb n\u00eb disa detaje q\u00eb nxjerrin n\u00eb pah nji mendje me pulsione voyeristike, mbasi paska pas\u00eb vesin me iu afrue shtratit t\u00eb pacientave me bllok n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr me marr\u00eb sh\u00ebnime pikante. Por megallomania senile ban at\u00eb q\u00eb as guximi djaloshar s\u2019mb\u00ebrrin me e ba: ta nxjerr boj\u00ebn. <\/p>\n<p>Autori i librit del n\u00eb pah si nji skuth moralist i kompleksuem ndaj atyne q\u00eb nuk respektonin normat e moralit komunist, dylme ndaj t\u00eb fort\u00ebve, i frustruem prej kinse suksesit t\u00eb atyne q\u00eb prej jasht\u00eb kishin mb\u00ebrrijt\u00eb me ec\u00eb para n\u00eb Bllok, adhurues i Enverit edhe n\u00eb faz\u00ebn e tij demenciale, i p\u00ebrjargun mbas Nexhmijes \u2013 \u201cdimensionet\u201d intelektuale e njerzore t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs i paska njoht\u00eb si kurrkush tjet\u00ebr. Edhe kujtimet e nji idioti si Haxhi Kroi nuk t\u00eb ngjallin ma shum\u00eb neveri se k\u00ebto faqe q\u00eb liberali \u00c7ili, sahanl\u00ebpisi i \u00e7do pushteti, ka botue me pompozitetin me t\u00eb cilin servir sahanat e \u00e7orb\u00ebs s\u00eb tij intelektualoide.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb vitet e fundit ka nji val\u00eb revizionimi t\u00eb gjykimit historik ndaj kren\u00ebve t\u00eb komunizmit shqiptar asht edhe rrjedhoj\u00eb e mosfunksionimit t\u00eb gjith\u00eb atyne organeve q\u00eb n\u00eb k\u00ebto dekada do t\u00eb ishte dasht\u00eb q\u00eb t\u00eb kishin mbledh\u00eb dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs p\u00ebr krijimin e kujtes\u00ebs historike p\u00ebr krimet e komunizmit. Shumica e tyne kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Sali Berish\u00ebs, i cili si\u00e7 dihet pozonte n\u00eb vark\u00eb me bijt\u00eb e Enver Hoxh\u00ebs s\u00eb bashku me kolegun e tij, qatipin e regjimit Kalo.<\/p>\n<p>N\u00eb rr\u00ebfimin e k\u00ebtij t\u00eb fundit Enveri del autoritar e hijerand\u00eb, jo \u201cburr\u00eb grash\u00eb\u201d \u2013 shkruen ai, tue citue n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kriptike nji thanje t\u00eb Kujtim Alimerkos, hero i burgjeve t\u00eb Enverit, q\u00eb At\u00eb Zef Pllumi e sjell tek libri i tij me kujtime. Ka di\u00e7ka makabre n\u00eb k\u00ebt\u00eb citim: shprehja e Alimerkos e vendosun n\u00eb thojza edhe prej vet\u00eb Kalos, rezervohej n\u00eb origjinal p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb ruejt dinjitetin njerzor n\u00eb burgjet e regjimit enverist, nd\u00ebrsa k\u00ebtu p\u00ebrdoret nga Kaloja p\u00ebr me karakterizue vet\u00eb Enverin!<\/p>\n<p>Kaloja shkruen p\u00ebr Enverin: \u201cAi imponohej me nj\u00eb shikim. Me nj\u00eb mbledhje t\u00eb vetullave dhe rrudhave n\u00eb ball\u00eb. Ndonj\u00ebher\u00eb me buz\u00ebqeshje, pa fjal\u00eb. Me heshtje. Burr\u00ebria tradicionale e meshkujve shqiptar\u00eb me nuanca mazohizmi ishin t\u00eb shfaqura krenarisht duksh\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tij t\u00eb sjelljes\u201d e vijon: \u201cAi rrezatonte autoritet, prandaj as guxova t\u00eb ndaja me iniciativ\u00ebn time me t\u00eb ndonj\u00eb mendim, shqet\u00ebsim apo ta ndikoja n\u00eb ndonj\u00eb drejtim, jasht\u00eb kuadrit t\u00eb detyr\u00ebs sime profesionale\u201d. Librit t\u00eb Kalos i mungon vet\u00ebm fraza mbyll\u00ebse: Rroft\u00eb KQ i PPSH me n\u00eb krye\u2026<\/p>\n<p>Pyesim veten n\u00ebse i ka pa ndonjiher\u00eb ky Kaloja regjistrimet n\u00eb video t\u00eb mbledhjeve t\u00eb Byros\u00eb ku Enveri hidhej si zorra n\u00eb prush tue anatemue shok\u00ebt e tij me fjalor rruga\u00e7ash, a ia kan\u00eb dhan\u00eb miqt\u00eb e tij me lexue ndonji dokument arkivor ku me firm\u00ebn e Enverit pushkatoheshin dhe d\u00ebnoheshin njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm?<\/p>\n<p>Nexhmija e Kalos del si nji grue e devotshme me \u201ckompleksin e adhurimit dhe n\u00ebnshtrimit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb saj ndaj burr\u00ebris\u00eb, vendosm\u00ebris\u00eb dhe guximit t\u00eb Enverit, si vendimmarr\u00ebs i pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm, q\u00eb imponohej me bindjen se kishte gjithmon\u00eb t\u00eb drejt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Deliri i Kalos shkon deri aty sa me vizatue paralelizma mes Enverin e Leninit dhe Nexhmijes e Krupskaj\u00ebs, por nuk thot\u00eb sesa ndikonte gjendja psikofizike e Enverit, ashtu si ajo e sifilitikut t\u00eb Uljanovskit, n\u00eb vendimarrjen dhe n\u00eb fobit\u00eb e tija me efekte traumatike p\u00ebr mbar\u00eb popullin!?<\/p>\n<p>Nuk thot\u00eb q\u00eb spesori intelektual i Nexhmijes ishte i pap\u00ebrfillsh\u00ebm, se prej gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj si \u201cstudiuese\u201d dhe udh\u00ebheq\u00ebse nuk mbet\u00eb as edhe nji paragraf i denj\u00eb p\u00ebr t\u2019u kujtue!<\/p>\n<p>Por shqiptar\u00ebt i kujtojn\u00eb ama shum\u00eb mir\u00eb zem\u00ebrlig\u00ebsin\u00eb, at\u00eb substancialen q\u00eb shorti ndau pothuejse barabar mes saj dhe t\u00eb shoqit: nji eg\u00ebrsi e pashoqe prej kafsh\u00ebsh t\u00eb egra q\u00eb nuk stepeshin dhe zhduknin me ku\u00e7 e ma\u00e7 edhe familjet e shok\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs dhe t\u00eb idealit. Kaloja flet p\u00ebr munges\u00ebn e \u201cnexhmijizimit\u201d si rrym\u00eb politike, a thue se e keqja tek ajo mund t\u00eb kishte krijue individualitet t\u00eb atill\u00eb sa me prodhue forma t\u00eb reja!<\/p>\n<p>Nji mendje mediokre si ajo e Nexhmijes dhe e Enverit mund t\u00eb pillnin ve\u00e7 plane vrasjesh e pabesish, qesharak\u00ebsia e tyne si pseudo-mendimtar\u00eb marksista asht e njohun botnisht. N\u00eb kushte normale Enveri do ta kishte pas\u00eb vendin si shit\u00ebs cigaresh kontraband\u00eb n\u00eb ndonji qoshe t\u00eb Tiran\u00ebs nd\u00ebrsa Nexhmija nji anonime deng pa mark\u00eb.<\/p>\n<p>Por Nexhmijes nuk mund t\u2019i mohohet nji merit\u00eb tjet\u00ebr, si intrigante meskine ajo nuk hezitoi me miratue si n\u00eb shtrat si n\u00eb forumet e partis\u00eb krimet ma t\u00eb sh\u00ebmtueme e me projektue t\u00eb tjera s\u00eb bashku me Ramizin p\u00ebr me ruejt familjen e saj.<\/p>\n<p>Kur doktori i Enver Hoxh\u00ebs sajon komplote deri edhe me dadon e Mehmet Shehut, tue hjedh\u00eb dyshime sesi nji plak\u00eb e huej mund t\u00eb rriste f\u00ebmij\u00ebt e kryeministrit, e kuptojm\u00eb se \u00e7far\u00eb regjimi ka pas\u00eb Shqipnia, \u00e7far\u00eb llomi njerzor ka drejtue at\u00eb vend dhe ka mbajt\u00eb n\u00eb kamb\u00eb makinerin\u00eb e diktatur\u00ebs dhe t\u00eb dhun\u00ebs. Kur doktori arsyeton si nji operativ sigurimi \u00e7ka mund t\u00eb pritej prej nji hetuesi apo polici!?<\/p>\n<p>Doktori Kalo shprehet se \u201cn\u00eb elektrokardiogramet e zemrave t\u00eb tyre ne mjek\u00ebt nuk pam\u00eb tek ata imazhe apo gjene t\u00eb djallit\u201d.<\/p>\n<p>Asht e qart\u00eb tentativa me i paraqit\u00eb edhe njerzit ma gjakatar\u00eb t\u00eb regjimit si individ\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm, me t\u00eb mira e t\u00eb k\u00ebqija si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>E kuptojm\u00eb delirin e pleqnis\u00eb, sindrom\u00ebn e mir\u00ebnjohjes s\u00eb p\u00ebrjetshme ndaj atyne q\u00eb \u201ce kan\u00eb ba njeri\u201d tue i dhan\u00eb shkoll\u00eb, tue e nxjerr\u00eb jasht\u00eb shtetit, tue e shetit\u00eb me bark\u00eb, tue e vesh\u00eb me privilegje, pushtet, tue e mbrojt\u00eb dhe vler\u00ebsue si besnik.<\/p>\n<p>Por vetvetijsh\u00ebm t\u00eb vjen me mendue se edhe nji njeriu pleh, por pleh krejt ama, si\u00e7 duhet t\u00eb jet\u00eb ky Kaloja, duhet t\u2019i vij\u00eb turp me derdh\u00eb lavde pa dogan\u00eb mbi ata q\u00eb n\u00eb vitin 1990 ia dorzuen Shqipnin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt bot\u00ebs ma keq se fiset e egra afrikane, t\u00eb unsh\u00ebm, t\u00eb izoluem, t\u00eb mjer\u00eb, t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruem, me burgjet plot, me mija e mija t\u00eb pushkatuem, me qindra mija vite burgu vet\u00ebm p\u00ebr me ruejt pushtetin dhe privilegjet e Enverit dhe t\u00eb bedelave si Kaloja.<\/p>\n<p>Zgjedhja e Sali Berish\u00ebs nga ana e Ramizit e Nexhmijes n\u00eb 1990 paska qen\u00eb e sigurt\u00eb dhe me symbyll\u00eb, pse k\u00ebdo t\u00eb kishin zgjedh\u00eb prej varkar\u00ebve t\u00eb tyne rezultati do t\u00eb kishte qen\u00eb i njejt\u00eb. K\u00ebt\u00eb gja e tregon ky lib\u00ebr dhe promovimi i tij sot.<\/p>\n<p>Kobet e komunizmit shqiptar nuk ka asnji aparat diagnostikimi pozitiv q\u00eb i tregon, prandaj edhe varkari i familjes Hoxha s\u2019ka mujt\u00eb me i pa. P\u00ebr me i pa duhet humaniz\u00ebm dhe qytetari dhe mbi t\u00eb gjitha empati me ata q\u00eb kan\u00eb vuejt dhe q\u00eb jan\u00eb shumica e shqiptar\u00ebve, ata q\u00eb nuk hynin n\u00eb Bllok me pistolet\u00eb n\u00eb brez apo me stetoskop n\u00eb qaf\u00eb si Kaloja apo Berisha.<\/p>\n<p>\u201cGenet e djallit\u201d n\u00eb trupat q\u00eb mjekonte Kaloja s\u2019mund t\u00eb shihen si imazhe apo diagrama t\u00eb ftohta n\u00eb let\u00ebr karbonit, por si vuejtje, shkatrrime jet\u00ebsh dhe si izolim i pashpirt i nji populli t\u00eb tan\u00eb prej bot\u00ebs s\u00eb qytetnueme dhe idealeve t\u00eb saja t\u00eb liris\u00eb. Nexhmija me shok\u00eb duhet t\u2019i jen\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs Kalos jo pse vitet e fundit ka surfullue Enverin tue ia zgjat\u00eb faz\u00ebn e gjytrymllekut, por p\u00ebr ket\u00eb lib\u00ebr q\u00eb m\u00ebton me paraqit\u00eb an\u00ebn njerzore t\u00eb Bllokut.<\/p>\n<p>Kalos i ka mungue empatia me shqiptar\u00ebt q\u00eb nuk kishin akses n\u00eb Bllok, me ata q\u00eb vuenin n\u00eb kampe internimit dhe burgje. Tek ky lib\u00ebr ai ngjason me nji zagar sh\u00ebrbestar t\u00eb cilit i ka interesue vet\u00ebm sahani i tij dhe asgja tjet\u00ebr. Si t\u00eb till\u00eb duhet t\u2019ia lexojm\u00eb edhe epikriz\u00ebn e tij t\u00eb diktatur\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai e ka shkrue edhe p\u00ebr vete at\u00eb epikriz\u00eb, privilegj i rrall\u00eb i atyne q\u00eb n\u00eb tentativ\u00ebn me u monumentalizue edhe nep\u00ebrmjet nji nuliteti si Henri \u00c7ili vorrosin vetveten n\u00ebn malin ma t\u00eb madh t\u00eb plehut q\u00eb ka prodhue historia shqiptare e shekullit XX.<\/p>\n<p><i>TemA<\/i><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ardian Ndreca Neveria e thell\u00eb asht p\u00ebrshtypja e vetme q\u00eb t\u00eb ngjall leximi i pasazheve t\u00eb librit t\u00eb Isuf Kalos, xherrah besnik i sh\u00ebndetit t\u00eb nji klani gjakatar\u00ebsh q\u00eb kishte si q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm ruejtjen e pushtetit me \u00e7do mjet, tue derdh\u00eb gjak, tue burgos\u00eb e persekutue k\u00ebdo q\u00eb imagjinata e s\u00ebmur\u00eb konsideronte si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":43022,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-43292","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>ANALIZA: Dy fjal\u00eb p\u00ebr librin e Isuf Kalos - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"ANALIZA: Dy fjal\u00eb p\u00ebr librin e Isuf Kalos - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Ardian Ndreca Neveria e thell\u00eb asht p\u00ebrshtypja e vetme q\u00eb t\u00eb ngjall leximi i pasazheve t\u00eb librit t\u00eb Isuf Kalos, xherrah besnik i sh\u00ebndetit t\u00eb nji klani gjakatar\u00ebsh q\u00eb kishte si q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm ruejtjen e pushtetit me \u00e7do mjet, tue derdh\u00eb gjak, tue burgos\u00eb e persekutue k\u00ebdo q\u00eb imagjinata e s\u00ebmur\u00eb konsideronte si [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-07-18T09:40:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/isuf_kalo_blloku.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"860\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"ANALIZA: Dy fjal\u00eb p\u00ebr librin e Isuf Kalos\",\"datePublished\":\"2019-07-18T09:40:10+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\\\/\"},\"wordCount\":1606,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/07\\\/isuf_kalo_blloku.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\\\/\",\"name\":\"ANALIZA: Dy fjal\u00eb p\u00ebr librin e Isuf Kalos - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/07\\\/isuf_kalo_blloku.jpg\",\"datePublished\":\"2019-07-18T09:40:10+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/07\\\/isuf_kalo_blloku.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/07\\\/isuf_kalo_blloku.jpg\",\"width\":600,\"height\":860,\"caption\":\"Isuf Kalo, blloku\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"ANALIZA: Dy fjal\u00eb p\u00ebr librin e Isuf Kalos\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"ANALIZA: Dy fjal\u00eb p\u00ebr librin e Isuf Kalos - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"ANALIZA: Dy fjal\u00eb p\u00ebr librin e Isuf Kalos - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Ardian Ndreca Neveria e thell\u00eb asht p\u00ebrshtypja e vetme q\u00eb t\u00eb ngjall leximi i pasazheve t\u00eb librit t\u00eb Isuf Kalos, xherrah besnik i sh\u00ebndetit t\u00eb nji klani gjakatar\u00ebsh q\u00eb kishte si q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm ruejtjen e pushtetit me \u00e7do mjet, tue derdh\u00eb gjak, tue burgos\u00eb e persekutue k\u00ebdo q\u00eb imagjinata e s\u00ebmur\u00eb konsideronte si [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-07-18T09:40:10+00:00","og_image":[{"width":600,"height":860,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/isuf_kalo_blloku.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"ANALIZA: Dy fjal\u00eb p\u00ebr librin e Isuf Kalos","datePublished":"2019-07-18T09:40:10+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\/"},"wordCount":1606,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/isuf_kalo_blloku.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\/","name":"ANALIZA: Dy fjal\u00eb p\u00ebr librin e Isuf Kalos - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/isuf_kalo_blloku.jpg","datePublished":"2019-07-18T09:40:10+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/isuf_kalo_blloku.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/isuf_kalo_blloku.jpg","width":600,"height":860,"caption":"Isuf Kalo, blloku"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analiza-dy-fjale-per-librin-e-isuf-kalos\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"ANALIZA: Dy fjal\u00eb p\u00ebr librin e Isuf Kalos"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43292","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43292"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43292\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/43022"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43292"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43292"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43292"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}