{"id":4331,"date":"2016-07-10T07:24:53","date_gmt":"2016-07-10T06:24:53","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4331"},"modified":"2018-04-04T20:11:32","modified_gmt":"2018-04-04T19:11:32","slug":"cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\/","title":{"rendered":"\u00c7AM\u00cbRIA: Islamizimi dhe val\u00ebt e emigracionit drejt Greqis\u00eb dhe Italis\u00eb (IV)"},"content":{"rendered":"<blockquote><p>P\u00ebrgjith\u00ebsisht, islamizimi i nj\u00eb pjese t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, ashtu si kudo n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk prodhoi konflikte me prapavij\u00eb fetare. Si tek t\u00eb krishter\u00ebt, ashtu edhe tek mysliman\u00ebt ekzistonte nd\u00ebrgjegjja e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb komb\u00ebtare<\/p><\/blockquote>\n<p><a href=\"http:\/\/www.gazetadita.al\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise\/\" target=\"_blank\">Dita<\/a> &#8211; <strong>Prof. P\u00ebllumb Xhufi<\/strong>, <em>9 korrik 2016<\/em><\/p>\n<p>(<a href=\"http:\/\/www.fjala.info\/cameria-renia-nen-sundimin-osman-dhe-islamizimi-iii\/\">Vijon nga numri i kaluar<\/a>)<\/p>\n<p><strong>d) Periudha osmane<\/strong><br \/>\nP\u00ebrpjekjet e Simon Zenebishit e t\u00eb djalit t\u00eb tij, Alfonsit, ishin t\u00eb fundit q\u00eb u b\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb ringritjes s\u00eb zot\u00ebrimit t\u00eb dikursh\u00ebm t\u00eb familjes. Vdekja e Sk\u00ebnderbeut dhe r\u00ebnia e k\u00ebshtjellave t\u00eb Kruj\u00ebs e t\u00eb Shkodr\u00ebs, p\u00ebrcaktoi p\u00ebrfundimisht edhe fatin e principatave jugore shqiptare. Me r\u00ebnien e tyre, Republika e Venedikut u gjend n\u00ebn goditjen direkte t\u00eb osman\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkuan t\u00eb pushtojn\u00eb edhe zot\u00ebrimet e saj n\u00eb bregdetin shqiptar t\u00eb Jonit. K\u00ebshtu, n\u00eb 1454 e 1455 turqit sulmuan Parg\u00ebn, Butrintin, Strovilin e Rinias\u00ebn. Fal\u00eb bashk\u00ebpunimit me popullsin\u00eb e k\u00ebtyre vendeve, venecian\u00ebt mund\u00ebn t\u2019i mbajn\u00eb k\u00ebto zot\u00ebrime, madje m\u00eb 1463 u shtuan atyre edhe Himar\u00ebn, Sopotin (Borshin), Arill\u00ebn e Agian.<\/p>\n<p>Ashtu si n\u00eb gjith\u00eb trevat e tjera shqiptare, pushtimi osman shkaktoi edhe n\u00eb \u00c7am\u00ebri val\u00eb emigracioni drejt Greqis\u00eb, ishujve t\u00eb Jonit e drejt Italis\u00eb, q\u00eb prek\u00ebn shtresat e larta t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb por edhe masat e thjeshta. Megjithat\u00eb, regjistrimet e para osmane t\u00eb shek. XV-XVI d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00ebn e qyteteve dhe t\u00eb vendbanimeve rurale n\u00eb at\u00eb krahin\u00eb. Defteri i Delvin\u00ebs dhe ai i Janin\u00ebs i vitit 1583 provojn\u00eb karakterin shqiptar t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb e t\u00eb zonave t\u00eb tjera n\u00eb lindje t\u00eb saj, n\u00eb sanxhakun e Janin\u00ebs. N\u00eb fakt, pjesa d\u00ebrrmuese e emrave t\u00eb regjistruar aty i p\u00ebrket antroponimis\u00eb tipike shqiptare: Gjin, Mark, Martin, Ded\u00eb, Gjok\u00eb, Pal, Belush, Kurtes, Nik\u00eb, Gjon, Lask\u00eb, Kondo, Muzhak, Dimo, Kuka, Geg\u00eb, Buban, Lek\u00eb, etj. etj.<\/p>\n<p>Por, t\u00eb dh\u00ebnat provojn\u00eb se shqiptar\u00ebt mbanin gjithashtu edhe emra t\u00eb fondit t\u00eb krishter\u00eb, m\u00eb s\u00eb shumti ortodoks, t\u00eb ngjash\u00ebm me grek\u00ebt e vlleh\u00ebt. K\u00ebshtu, n\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb 10 qershorit 1562 t\u00eb hartuar n\u00eb Korfuz p\u00ebrmenden disa banor\u00eb t\u00eb ikur nga fshatra t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb e t\u00eb strehuar n\u00eb at\u00eb ishull, t\u00eb cil\u00ebt cil\u00ebsohen q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb si \u201cshqiptar\u00eb\u201d. K\u00ebshtu, nga fshati Vrohon\u00e0 p\u00ebrmenden Georg Bufi, Reci Greveniti, Jessera Parlo, Llazar Grevenioti, Andalica. Nga Leftehori: Nik Gjokomuni, Jani Kurteshi. Nga Senica: Stelio Petribunxa, Dimo Kondi, Jan Tusha, Stamat Jani, Gum\u00eb Bosi, Jorgo Armuri, Mizzi. Nga Sh\u00ebngjoni i Ri: Jani Kakoj, i biri i Serbishit. Nga Dobra: Peleshi, Paliari, Kurteshi Sanga. Nga Agi\u00e0: Jan Dima, Jani Janaka. Nga Gllobo\u00e7ari: Pal Lupari. Nga Ku\u00e7i: Niko Dima, Stamati Qesari, Pal Serbisha.<\/p>\n<p>Pas mposhtjes s\u00eb q\u00ebndres\u00ebs shqiptare, nga fundi i shek. XV, pushtuesit osman\u00eb b\u00ebn\u00eb nj\u00eb organizim t\u00eb ri t\u00eb territoreve t\u00eb jugut. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb tij, nj\u00eb rol kryesor fitonte sanxhaku i Vlor\u00ebs, jurisdiksioni i t\u00eb cilit p\u00ebrfshinte gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Poshtme deri posht\u00eb n\u00eb Prevez\u00eb. Aty nga mesi i shek. XVI u b\u00ebn\u00eb ndryshime t\u00eb tjera, duke krijuar sanxhakun e ri t\u00eb Delvin\u00ebs, i cili, p\u00ebrve\u00e7 rrethit t\u00eb Delvin\u00ebs e Kurveleshit, p\u00ebrfshiu pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, me Parakallamin, Mazarakun, Marg\u00eblli\u00e7in, Paramithin\u00eb, Parg\u00ebn e Frarin. Sanxhaku tjet\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, ai i Janin\u00ebs, shtrihej drejt jugut, duke p\u00ebrfshir\u00eb Art\u00ebn e Prevez\u00ebn me rrethet e tyre. Megjithat\u00eb, sanxhakbeu i Vlor\u00ebs e ruajti edhe pask\u00ebtaj pozicionin e tij si \u201cprimus inter pares\u201d midis sanxhakbejler\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb jugut. I till\u00eb ishte Piri Pasha, i cili e mbuloi disa her\u00eb postin e sanxhakbeut t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 1605, dy djemt\u00eb e tij, Ali Pasha dhe Osman Pasha ishin respektivisht sanxhakbe i Vlor\u00ebs dhe sanxhakbe i Delvin\u00ebs dhe i Paramithis\u00eb. Por, mes dy v\u00ebllez\u00ebrve, edhe kancelerit\u00eb e huaja e njihnin supremacin\u00eb e Ali Pash\u00ebs n\u00eb raport me t\u00eb v\u00ebllain, sanxhakbeun e Delvin\u00ebs, dhe me sanxhakbejler\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugut. N\u00eb fakt, e konsideronin at\u00eb \u201ckomandant t\u00eb t\u00eb gjitha atyre trevave\u201d (generale di tutti questi contorni). Krahu i djatht\u00eb i sanxhakbeut ishte qehajai, q\u00eb q\u00ebndronte gjithnj\u00eb pran\u00eb tij. Sanxhakbejler\u00ebt e Delvin\u00ebs i qeverisnin qytetet e krahinat n\u00ebn zot\u00ebrimin e tyre me an\u00eb t\u00eb m\u00ebk\u00ebmb\u00ebsve t\u00eb tyre, q\u00eb quheshin vojvod\u00eb. T\u00eb till\u00eb kishte n\u00eb Mazarak, Marg\u00eblli\u00e7, Paramithi, Frar (Fanar). Nj\u00eb vend me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb jerarkin\u00eb osmane t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb kishte emini i Bastias (Sajadh\u00ebs), i cili kontrollonte trafikun e madh t\u00eb mallrave q\u00eb l\u00ebviznin nga ajo skel\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p><strong>e) Islamizimi<\/strong><br \/>\nSipas raportit t\u00eb Bajliut venecian n\u00eb kryeqytetin osman, Pietro Bragadin, vezir i madh m\u00eb 1526 ishte Ibrahim Pasha, nj\u00eb 29 vje\u00e7ar nga Parga. Ishte njeriu m\u00eb i af\u00ebrt i Sulltanit Sulejman i Madh\u00ebrish\u00ebm, inteligjent, i kulturuar, me njohuri p\u00ebr filozofin\u00eb dhe njoh\u00ebs i ligjeve. Lexonte shum\u00eb, i p\u00eblqenin sidomos librat historik\u00eb dhe biografit\u00eb e njerzve t\u00eb m\u00ebdhenj, si t\u00eb Aleksandrit t\u00eb Madh e t\u00eb Hanibalit. I jati i tij ishte pronar i krishter\u00eb, q\u00eb u b\u00eb musliman bashk\u00eb me t\u00eb shoqen me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb t\u00eb birit. Nga nj\u00eb dokument i 29 korrikut 1533, m\u00ebsojm\u00eb se babai i Ibrahim Pash\u00ebs, Gjon Misoga, pasi kaloi n\u00eb islam mori emrin Jonuz Aga. Babai i vezirit t\u00eb gjithfuqish\u00ebm g\u00ebzonte nj\u00eb autoritet t\u00eb madh n\u00eb Parg\u00eb e n\u00eb gjith\u00eb \u00c7am\u00ebrin\u00eb. M\u00eb 1529, autoritetet veneciane t\u00eb Korfuzit i shkruan pik\u00ebrisht Jonuz Ag\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00ebn e tij n\u00eb lirimin e disa marinar\u00ebve venecian\u00eb q\u00eb ishin marr\u00eb rob nga disa banor\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Igumenic\u00ebs. Bashk\u00eb me Ibrahim Pash\u00ebn, person tjet\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb oborrin e Sulltanit ishte Ajaz Pasha, nj\u00eb tjet\u00ebr renegat shqiptar nga Himara.<\/p>\n<p>Rasti i islamizimit t\u00eb Jonuz Ag\u00ebs, babait t\u00eb Ibrahim Pash\u00ebs, ishte paraprir\u00eb nga shembuj t\u00eb tjer\u00eb konvertimi t\u00eb p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb klas\u00ebs feudale shqiptare t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb. Plot nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb, kemi rastin e par\u00eb t\u00eb kalimit n\u00eb islam t\u00eb djalit t\u00eb Sguro Bua Shpat\u00ebs, Jakupit. M\u00eb1467 m\u00ebsojm\u00eb se i biri i Gjon Zenebishit, Hasan Beu, sh\u00ebrbente si subash i Fanarit, n\u00eb Thesali. M\u00eb 1550 dokumentat flasin p\u00ebr proniarin shqiptar t\u00eb fshatit Agi\u00e0, mbi Parg\u00eb, me emrin Ahmet. Por, si\u00e7 sqarojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat dokumenta, p\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebhej musliman, ky proniar, q\u00eb ishte nga Mazaraku, kishte qen\u00eb i krishter\u00eb me emrin Gjin Lik\u00eb Kali (lo chiamavano Gini de Lica de Cali).<\/p>\n<p>Nga fundi i shek. XVI, p\u00ebrve\u00e7 paris\u00eb, procesi i islamizimit filloi t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe familjet fshatare. K\u00ebt\u00eb e provon rasti i fshatit t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, Pandejlemon, i cili n\u00eb regjistrimin e vitit 1583, mes shumic\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb t\u00eb kryefamiljar\u00ebve, kishte tashm\u00eb edhe disa syresh t\u00eb kthyer n\u00eb islam: Llazar Gjini, Stamo Polo, Gjin Doka, Ded\u00eb Skurra, Lek\u00eb Orta, Gjin Leka, Gjin Orta, Gjin Llamari, Nik\u00eb Dhimo, Dod\u00eb Qesari, Dhimo Nika, Gjin Nikolla, Kol\u00eb Dhima, Polo Leka, Dyrmish Hyseni, Ahmet Bosi, Gjin Dhimo, Nik\u00eb Gjoni, Gjin Ogora, Gjon Gjini, Nik\u00eb Gjero, Kuk\u00eb Gjini, Gjin Nika, Myslim Dyrmishi, Zhupe Qesari, Muhamed Aliu, Sinan Hyseni, Gjin Leka, Mustafa Dhimo, etj. N\u00eb fillim t\u00eb shek. XVII, burimet provojn\u00eb ekzistenc\u00ebn n\u00eb kufijt\u00eb e \u00c7am\u00ebris\u00eb t\u00eb tre fshatrave tashm\u00eb t\u00eb islamizuara plot\u00ebsisht: Zaravusa, Turkogranica, Turkopaluko.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjith\u00ebsisht, islamizimi i nj\u00eb pjese t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, ashtu si kudo n\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk prodhoi konflikte me prapavij\u00eb fetare. Si tek t\u00eb krishter\u00ebt, ashtu edhe tek mysliman\u00ebt ekzistonte nd\u00ebrgjegjja e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb komb\u00ebtare. Banor\u00ebt e krishter\u00eb t\u00eb Parg\u00ebs apo t\u00eb fshatit Agi\u00e0, aty af\u00ebr, vazhduan edhe mandej t\u00eb ruajn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e ngushta tradicionale me banor\u00ebt fqinj\u00eb t\u00eb Mazarakut e t\u00eb Marg\u00eblli\u00e7it. N\u00eb vitin 1625, nj\u00eb raport venecian sinjalizonte p\u00ebr lidhjet e ngushta, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato familjare, q\u00eb ekzistonin midis musliman\u00ebve t\u00eb Marg\u00eblli\u00e7it dhe t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb Parg\u00ebs (aparentati con Turchi). Nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e till\u00eb mes shqiptar\u00ebve t\u00eb besimeve t\u00eb ndryshme nuk shihej me sy t\u00eb mir\u00eb nga t\u00eb huajt. Autoritetet veneciane i konsideronin ato si di\u00e7ka e turpshme (che certo \u00e8 gran vergogna il sentirlo). N\u00eb fakt, paragjykimet me baz\u00eb fetare b\u00ebn\u00eb q\u00eb fuqit\u00eb per\u00ebndimore, si Venediku e sidomos Mbret\u00ebria e Napolit, nd\u00ebrsa mb\u00ebshtesnin l\u00ebvizjet kryengrit\u00ebse antiosmane t\u00eb popullsive t\u00eb krishtera n\u00eb \u00c7am\u00ebri e gjetk\u00eb, nuk e b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast kur n\u00eb kryengritje p\u00ebrfshiheshin fshatra muslimane.<\/p>\n<p>Akoma m\u00eb keq, duke ndjekur interesat e tyre t\u00eb ngushta, ndodhte q\u00eb t\u00eb ishin pik\u00ebrisht k\u00ebto fuqi, q\u00eb inkurajonin ndarjet dhe p\u00ebrplasjet mes shqiptar\u00ebve musliman\u00eb e atyre t\u00eb krishter\u00eb. K\u00ebshtu, kur n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1555, banor\u00ebt e tet\u00eb fshatrave t\u00eb krishtera p\u00ebrreth k\u00ebshtjell\u00ebs s\u00eb Sopotit (Borshit) ngrit\u00ebn krye kund\u00ebr vendimit t\u00eb Port\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rekrutuar jeni\u00e7er\u00eb n\u00eb at\u00eb zon\u00eb, sanxhakbeu i Delvin\u00ebs mobilizoi kund\u00ebr tyre spahinjt\u00eb mysliman\u00eb t\u00eb sanxhakut, dhe jo vet\u00ebm, por edhe disa krer\u00eb himariot\u00eb, q\u00eb ishin n\u00eb armiq\u00ebsi t\u00eb hershme me fshatrat kryengrit\u00ebse. Gati nj\u00eb shekull m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 1658, autoritetet veneciane t\u00eb Korfuzit nxisnin banor\u00ebt e fshatrave t\u00eb krishtera t\u00eb Delvin\u00ebs, t\u00eb L\u00ebkursit, Nivic\u00ebs, Sh\u00ebn Vasilit etj., q\u00eb t\u00eb sulmonin fshatrat fqinje muslimane \u201cp\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb\u201d (per vendetta) p\u00ebr disa d\u00ebme q\u00eb u kishin shkaktuar m\u00eb par\u00eb k\u00ebto t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Venecian\u00ebt ishin t\u00eb interesuar ta mbanin ndezur k\u00ebt\u00eb konflikt, i cili e detyronte sanxhakbeun e Delvin\u00ebs t\u00eb hiqte dor\u00eb nga fushata e tij e programuar kund\u00ebr zot\u00ebrimeve veneciane t\u00eb Butrintit e t\u00eb Parg\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, Proveditori venecian i Korfuzit, Lorenzo Sagredo, i furnizonte at\u00eb koh\u00eb me arm\u00eb e municione fshatrat e krishtera, duke shkelur edhe paktet e n\u00ebnshkruara me autoritetet osmane. N\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb tij t\u00eb 20 n\u00ebndorit 1658, Sagredo i p\u00ebrcillte plot ngaz\u00ebllim Senatit lajmin se \u201cshqiptar\u00ebt e L\u00ebkursit e t\u00eb Nivic\u00ebs vazhdonin t\u00eb p\u00ebrgjakeshin me musliman\u00ebt p\u00ebrreth\u201d (continuano gl\u2019Albanesi di Licursei e Nivizza ad insanguinarsi con Turchi circonvicini) dhe se ai priste e shpresonte q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e ardhshme, n\u00eb ato vise \u201ct\u00eb ndizte nj\u00eb zjarr t\u00eb atill\u00eb, q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se do mund t\u00eb shuhej\u201d (e spero accendere \u00e0 quella parte un fuoco, che con difficolt\u00e0 potr\u00e0 esser estinto). Duke nxitur konflikte t\u00eb tilla n\u00eb Shqip\u00ebri, Venecian\u00ebt shpresonin t\u00eb t\u00ebrhiqnin aty forca t\u00eb konsiderueshme turke nga fronti kryesor i luft\u00ebs veneto-turke, q\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte fronti i Kret\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>f) Kryengritje antiosmane, shek. XV-XVIII<\/strong><br \/>\nN\u00eb vitin 1714, n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb ofensive t\u00eb re t\u00eb osman\u00ebve, strategu prusian, marshalli von Schulemburg, i ngarkuar nga Republika e Venedikut t\u00eb organizonte mbrojtjen e Korfuzit dhe t\u00eb zot\u00ebrimeve t\u00eb tjera veneciane n\u00eb steren\u00eb shqiptare, raportonte se suksesi i operacioneve kund\u00ebr osman\u00ebve varej shum\u00eb nga masa e p\u00ebrfshirjes n\u00eb to e shqiptar\u00ebve (poiche da loro dipender\u00e0 la pi\u00f9 parte dell\u2019opera). K\u00ebta, shkruante Schulemburg, nj\u00eb mij\u00eb her\u00eb kan\u00eb refuzuar t\u00eb paguajn\u00eb taksat dhe nj\u00eb mij\u00eb her\u00eb turqit kan\u00eb d\u00ebshtuar n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre t\u2019i n\u00ebnshtrojn\u00eb. Arsyeja, sipas marshallit prusian, q\u00ebndronte n\u00eb virtutet luftarake t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe n\u00eb terrenin e thyer malor t\u00eb vendit, q\u00eb nuk lejonte angazhimin e ushtrive t\u00eb m\u00ebdha. \u201cKjo rrethan\u00eb e favorshme\u201d, p\u00ebrfundonte raportin e tij marshalli von Schulemburg, \u201ci dha zem\u00ebr dikur edhe Kastriotit t\u00eb famsh\u00ebm t\u2019i b\u00ebj\u00eb ball\u00eb Mehmedit II\u201d (Questo bene lo riconoscono dalla vantaggiosa loro situazione montuosa: quella che diede animo anco al famoso Castriotto di far fronte a Mohamet II).<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, historia n\u00ebn sundimin osman e trevave t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, s\u00eb bashku me ato t\u00eb Kurveleshit e t\u00eb Himar\u00ebs, p\u00ebrshkohet nga val\u00eb t\u00eb parreshtura kryengritjesh popullore, nga njera an\u00eb, por edhe rebelimesh komandant\u00ebsh e dinjitar\u00ebsh vendas kund\u00ebr Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, nga ana tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kryengritje e madhe n\u00eb \u00c7am\u00ebri d\u00ebshmohet q\u00eb n\u00eb vitin 1486. At\u00eb koh\u00eb n\u00eb krye t\u00eb sanxhakut t\u00eb Vlor\u00ebs kishte ardhur Sinan Pasha, i cili ushtronte pushtetin epror deri posht\u00eb n\u00eb Art\u00eb. Ky i kishte z\u00ebn\u00eb vendin sanxhakbeut Komnen Arianiti, i biri i Gjergj Arianitit em\u00ebruar aty nga Bajaziti II. N\u00eb n\u00ebndor 1486 Sinan Pasha nd\u00ebrmorri nj\u00eb ekspedit\u00eb nd\u00ebshkuese n\u00eb \u00c7am\u00ebri, \u201cku pla\u00e7kiti gjith\u00eb vendet e shqiptar\u00ebve, q\u00eb nuk njihnin as pushtetin e Sulltanit, as at\u00eb t\u00eb Venedikut\u201d (et scorsez\u00f2 tuto el paese di Albanexi che non erano suditi ne a lui ne a nui).<\/p>\n<p>N\u00eb 27 korrik 1532, Kapiteni i P\u00ebrgjithsh\u00ebm e flot\u00ebs veneciane, Vincenzo Capello, raportonte se dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, rreth 100 kalor\u00ebs turq ishin ngjitur mbi fshatrat shqiptare mbi Parg\u00eb (in alcune ville de Albanesi di sopra la Parga) p\u00ebr t\u00eb mbledhur detyrimet. Por, banor\u00ebt, pasi i lan\u00eb turqit t\u00eb futeshin n\u00eb fshatrat n\u00eb fjal\u00eb, u bllokuan rrug\u00ebn e t\u00ebrheqjes duke shembur edhe ur\u00ebn. Pask\u00ebtaj, i rrethuan dhe vran\u00eb 50 prej tyre e zun\u00eb rob pjes\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb prill 1554, nj\u00eb revolt\u00eb e banor\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb Arill\u00ebs (Albanesi della Rilla), p\u00ebrfundoi me vrasjen e vojvod\u00ebs s\u00eb Marg\u00eblli\u00e7it. Ngjarja sh\u00ebrbeu si fitil p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb zjarr pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme. N\u00eb vitin 1556, n\u00eb kryengritje ishin p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjitha viset nga Marg\u00eblli\u00e7i n\u00eb Delvin\u00eb dhe Sulltani u detyrua t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb ushtri t\u00eb madhe p\u00ebr shtypjes e saj. N\u00eb 21 maj 1570, nj\u00eb flamburar i d\u00ebrguar nga Porta u duk me ushtri n\u00eb an\u00ebt e Igumenic\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar shqiptar\u00ebt e atysh\u00ebm (per mal trattar Albanesi), q\u00eb refuzonin t\u00eb dor\u00ebzonin detyrimet.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor 1555, banor\u00ebt e fshatrave rreth k\u00ebshtjell\u00ebs s\u00eb Sopotit, me t\u00eb d\u00ebgjuar q\u00eb sanxhakbeu i Delvin\u00ebs ishte nisur me ushtri p\u00ebr t\u00eb mbledhur djemt\u00eb e tyre e p\u00ebr t\u2019i d\u00ebrguar jeni\u00e7er\u00eb, u bashkuan dhe vendos\u00ebn t\u00eb hidheshin n\u00eb kryengritje. Kund\u00ebr tyre, sanxhakbeu i Delvin\u00ebs nisi nj\u00eb pararoj\u00eb me 60 kalor\u00ebs t\u00eb udh\u00ebhequr nga vojvoda i Delvin\u00ebs. Kryengrit\u00ebsit e lejuan kolon\u00ebn t\u00eb futet n\u00ebp\u00ebr grykat e kontrolluara prej tyre, dhe pastaj e sulmuan duke vrar\u00eb shum\u00eb kalor\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe vet\u00eb vojvod\u00ebn. Lajmi i k\u00ebsaj disfate e bindi sanxhakbeun \u201cse ky popull nuk mund t\u00eb shtrohej as me zjarr e as me hekur\u201d (conoscendo il sanzacho che questa nation non \u00e8 da dominar cum il ferro). Ai hoqi dor\u00eb nga \u00e7do veprim i m\u00ebtejsh\u00ebm dhe u mjaftua me premtimin e kryengrit\u00ebsve se do lironin rob\u00ebrit e z\u00ebn\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb fundit.<\/p>\n<p>N\u00eb 21 maj 1570, nj\u00eb flamburar i d\u00ebrguar nga Porta u duk me ushtri n\u00eb an\u00ebt e Igumenic\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar shqiptar\u00ebt e atysh\u00ebm (per mal trattar Albanesi), q\u00eb refuzonin t\u00eb dor\u00ebzonin detyrimet.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt 1605, me t\u00eb marr\u00eb vesh vrasjen e sanxhakbeut t\u00eb tyre n\u00eb luft\u00ebn e Hungaris\u00eb, banor\u00ebt musliman\u00eb t\u00eb Delvin\u00ebs u ngrit\u00ebn p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb ndaj keqtrajtimeve q\u00eb kishin p\u00ebsuar prej tij n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn (per vendetta di certi disgusti ricevuti prima dal Bass\u00e0 predetto). T\u00eb revoltuarit sulmuan kullat e sanxhakbeut dhe t\u00eb qehajait t\u00eb tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb, i v\u00ebllai i sanxhakbeut t\u00eb vrar\u00eb, Osman Pasha, u thirr n\u00eb Stamboll ku, pasi mori em\u00ebrimin si sanxhekbe i ri i Delvin\u00ebs, u d\u00ebrgua me ushtri t\u00eb shtypte kryengritjen q\u00eb kishte p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb sanxhakut t\u00eb Delvin\u00ebs. Beteja midis trupave t\u00eb pashait dhe kryengrit\u00ebsve u zhvillua n\u00eb hyrje t\u00eb qytetit. Fal\u00eb ep\u00ebrsis\u00eb, sanxhakbeu i ri i shpartalloi forcat e paorganizuara t\u00eb kryengrit\u00ebsve, duke vrar\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 500 prej tyre. Ekspedita nd\u00ebshkuese p\u00ebrfundoi me djegien e sht\u00ebpive dhe me therrjen e rr\u00ebmbimin gjith\u00eb bag\u00ebtis\u00eb s\u00eb banor\u00ebve t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>(<a href=\"http:\/\/www.fjala.info\/cameria-rebelimet-e-shqiptareve-dhe-misionet-e-kozma-etolit-v\/\">Vijon<\/a>)<\/p>\n<p><em>Nes\u00ebr do t\u00eb lexoni:<br \/>\n&#8211; Kryengritjet shqiptare n\u00eb \u00c7am\u00ebri dhe misioni i fsheht\u00eb i Jeronim Kombit<br \/>\n&#8211; P\u00ebrplasja e ushtris\u00eb e Selim Pash\u00ebs me 1500 kryengrit\u00ebs t\u00eb Paramithis\u00eb<br \/>\n&#8211; Dy misionet e Kozma Etolit (Sh\u00ebn Kozmait) n\u00eb Shqip\u00ebri<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrgjith\u00ebsisht, islamizimi i nj\u00eb pjese t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, ashtu si kudo n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk prodhoi konflikte me prapavij\u00eb fetare. Si tek t\u00eb krishter\u00ebt, ashtu edhe tek mysliman\u00ebt ekzistonte nd\u00ebrgjegjja e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb komb\u00ebtare Dita &#8211; Prof. P\u00ebllumb Xhufi, 9 korrik 2016 (Vijon nga numri i kaluar) d) Periudha osmane P\u00ebrpjekjet e Simon Zenebishit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17686,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-4331","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u00c7AM\u00cbRIA: Islamizimi dhe val\u00ebt e emigracionit drejt Greqis\u00eb dhe Italis\u00eb (IV) - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u00c7AM\u00cbRIA: Islamizimi dhe val\u00ebt e emigracionit drejt Greqis\u00eb dhe Italis\u00eb (IV) - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"P\u00ebrgjith\u00ebsisht, islamizimi i nj\u00eb pjese t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, ashtu si kudo n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk prodhoi konflikte me prapavij\u00eb fetare. Si tek t\u00eb krishter\u00ebt, ashtu edhe tek mysliman\u00ebt ekzistonte nd\u00ebrgjegjja e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb komb\u00ebtare Dita &#8211; Prof. P\u00ebllumb Xhufi, 9 korrik 2016 (Vijon nga numri i kaluar) d) Periudha osmane P\u00ebrpjekjet e Simon Zenebishit [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-07-10T06:24:53+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-04-04T19:11:32+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/cameria2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"262\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"\u00c7AM\u00cbRIA: Islamizimi dhe val\u00ebt e emigracionit drejt Greqis\u00eb dhe Italis\u00eb (IV)\",\"datePublished\":\"2016-07-10T06:24:53+00:00\",\"dateModified\":\"2018-04-04T19:11:32+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\\\/\"},\"wordCount\":2803,\"commentCount\":2,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/cameria2.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\\\/\",\"name\":\"\u00c7AM\u00cbRIA: Islamizimi dhe val\u00ebt e emigracionit drejt Greqis\u00eb dhe Italis\u00eb (IV) - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/cameria2.jpg\",\"datePublished\":\"2016-07-10T06:24:53+00:00\",\"dateModified\":\"2018-04-04T19:11:32+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/cameria2.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/cameria2.jpg\",\"width\":600,\"height\":262},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u00c7AM\u00cbRIA: Islamizimi dhe val\u00ebt e emigracionit drejt Greqis\u00eb dhe Italis\u00eb (IV)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u00c7AM\u00cbRIA: Islamizimi dhe val\u00ebt e emigracionit drejt Greqis\u00eb dhe Italis\u00eb (IV) - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"\u00c7AM\u00cbRIA: Islamizimi dhe val\u00ebt e emigracionit drejt Greqis\u00eb dhe Italis\u00eb (IV) - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"P\u00ebrgjith\u00ebsisht, islamizimi i nj\u00eb pjese t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, ashtu si kudo n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk prodhoi konflikte me prapavij\u00eb fetare. Si tek t\u00eb krishter\u00ebt, ashtu edhe tek mysliman\u00ebt ekzistonte nd\u00ebrgjegjja e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb komb\u00ebtare Dita &#8211; Prof. P\u00ebllumb Xhufi, 9 korrik 2016 (Vijon nga numri i kaluar) d) Periudha osmane P\u00ebrpjekjet e Simon Zenebishit [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-07-10T06:24:53+00:00","article_modified_time":"2018-04-04T19:11:32+00:00","og_image":[{"width":600,"height":262,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/cameria2.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"\u00c7AM\u00cbRIA: Islamizimi dhe val\u00ebt e emigracionit drejt Greqis\u00eb dhe Italis\u00eb (IV)","datePublished":"2016-07-10T06:24:53+00:00","dateModified":"2018-04-04T19:11:32+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\/"},"wordCount":2803,"commentCount":2,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/cameria2.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\/","name":"\u00c7AM\u00cbRIA: Islamizimi dhe val\u00ebt e emigracionit drejt Greqis\u00eb dhe Italis\u00eb (IV) - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/cameria2.jpg","datePublished":"2016-07-10T06:24:53+00:00","dateModified":"2018-04-04T19:11:32+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/cameria2.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/cameria2.jpg","width":600,"height":262},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cameria-islamizimi-dhe-valet-e-emigracionit-drejt-greqise-dhe-italise-iv\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u00c7AM\u00cbRIA: Islamizimi dhe val\u00ebt e emigracionit drejt Greqis\u00eb dhe Italis\u00eb (IV)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4331","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4331"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4331\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/17686"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4331"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4331"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4331"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}