{"id":43657,"date":"2019-07-30T01:41:32","date_gmt":"2019-07-29T23:41:32","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=43657"},"modified":"2019-07-30T01:41:32","modified_gmt":"2019-07-29T23:41:32","slug":"bibliotekat-e-prizrenit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bibliotekat-e-prizrenit\/","title":{"rendered":"BIBLIOTEKAT E PRIZRENIT"},"content":{"rendered":"<p><strong>HYRJE QYTETI I PRIZRENIT<\/strong><\/p>\n<p>Prizreni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr qytetet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb trojet shqiptare. Ka nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 640 km katro\u00eb (5.94 %) t\u00eb territorit t\u00eb Kosoves dhe me nj\u00eb popull\u00ebsi prej 110.000 banor\u00eb, shtrihet n\u00eb jugper\u00ebndim t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrfshin rreth 76 vendbanime. Pozita regjionale dhe gjeografike e prizrenit m\u00eb s\u00eb miri mund t\u00eb shyrtohet me analiz\u00ebn e pozit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb relacion me Kosov\u00ebn, rrafshin e Dukagjinit si dhe me rrafshin e Lumbardhit. K\u00ebto lidhje tranzite mund\u00ebsuan fushta, rrafshet e lumenj\u00ebve dhe kalimet nd\u00ebrmjet tyre n\u00eb t\u00eb cilat si lidhje natyrore t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb leht\u00eb ishin dhe jan\u00eb rrug\u00ebt e komunikacionit. Komuna e Prizrenit n\u00eb veri kufizohet me komun\u00ebn e Therand\u00ebs (ish Suhareka) dhe me komun\u00ebn e Rahovecit, n\u00eb jug me komun\u00ebn e Sharrit (ish Dragashi), n\u00eb lindje me komun\u00ebn e Sht\u00ebrpc\u00ebs dhe n\u00eb per\u00ebndim kufizohet me Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kushtet historike n\u00eb periudhat t\u00eb ndryshme<\/strong>:<\/p>\n<p>Prizreni njihet si nj\u00eb nd\u00ebr qytetet m\u00eb t\u00eb lashta dhe me nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb madhe jo vet\u00ebm ekonomike, por edhe sociale, kulturore, religjioze, zejtare etj, q\u00eb treguan edhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij vendi gjat\u00eb luft\u00ebrave t\u00eb ndryshme q\u00eb ishin n\u00eb vendin ton\u00eb. Poashtu, Prizreni n\u00eb koh\u00ebn e Perandoris\u00eb Osmane ishte udh\u00ebkryq i ekonomis\u00eb jo vet\u00ebm shqiptare po edhe asaj Ballkanike. Nd\u00ebrsa sot, me nj\u00eb pozit\u00eb relativisht jo t\u00eb mir\u00eb n\u00eb raport me qendrat kryesore t\u00eb komunikacionit dhe t\u00eb konsumit, gjithashtu hapja jo e mjaftueshme kah regjionet fqinje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Malit t\u00eb Zi dhe Maqedonis\u00eb, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb Prizreni nuk i ka shfryt\u00ebzuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb q\u00eb i ka nga p\u00ebrb\u00ebrja pedologjike e tok\u00ebs, kushtet klimatike mesdhetare dhe kushtet hidrologjike p\u00ebr zhvillimin e bujq\u00ebsis\u00eb, si dhe kushtet natyre p\u00ebr zhvillimin ekonomik t\u00eb qytetit t\u00eb Prizrzrenit. Profili fizik jep disa shenja q\u00eb hapja e lidhjeve t\u00eb komunikacionit me k\u00ebto regjione fqinje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga q\u00ebllimet kryesore n\u00eb strategjin\u00eb p\u00ebr zhvillimin ekonomik t\u00eb k\u00ebtij qyteti.<\/p>\n<p><strong>HULUMTIM<br \/>\nBIBLOTEKA ND\u00cbRKOMUNALE PRIZRENIT<\/strong><\/p>\n<p>Biblioteka nd\u00ebrkomunale e Prizrenit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr institucionet e para edukativo-arsimore n\u00eb qytetin e Prizrenit. Duke u nisur nga fakti kjo Bibliotek\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe mbetet si djep kryesor i dijes dhe i kultur\u00ebs, m\u00eb madh\u00ebshtore k\u00ebt\u00eb figur\u00eb gjigante e b\u00ebn edhe vet qyteti i Prizrenit, ku njihet p\u00ebr nga kultura, pozita gjeografike dhe elemente t\u00eb tjera q\u00eb e kan\u00eb, dhe e karakkterizojn\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet. Prizreni njihet si nj\u00eb nd\u00ebr qytetet e para dhe m\u00eb t\u00eb lashta t\u00eb historis\u00eb son\u00eb, duke u ve\u00e7uar nga kultura, ekonomia dhe shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera q\u00eb e vendosin Prizrenin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes. Pas shum\u00eb luft\u00ebrave dhe nga vet\u00eb natyra prizreni si qytet antic kishte k\u00ebto epitete: Udh\u00ebkryq i Ballkanit\u201d, \u201cDjepi i Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit\u201d, \u201cB\u00ebrtham\u00eb e zhvillimeve kulturore\u201d, ky fakt na d\u00ebshmon q\u00eb qyteti i Prizrenit ka nj\u00eb lasht\u00ebsi aq t\u00eb madhe sa edhe vet\u00eb historia e tij. Nga ky vend kan\u00eb identifikohen edhe shum\u00eb personalitete t\u00eb njohura me ndikimin n\u00eb jet\u00ebn kulturore, politike, sociale, artistike dhe fetare, Nd\u00ebr ta p\u00ebrmendim edhe shkrimtaren e njohur Suzi \u00c7elebiu, pastaj humanisten e madhe Gonxhe Bojaxhiu (N\u00ebna Terez\u00eb)dhe shum\u00eb personalitete t\u00eb njohura q\u00eb lan\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm luajn\u00eb edhe monumentet kulturore dhe historike t\u00eb vendit ton\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb periudha t\u00eb ndryshm\u00eb kohore si psh: \u201cHamami i Gaz Mehmet Pash\u00ebs\u201d, \u201cKisha e Sh\u00ebn Premtes\u201d, \u201cXhamia e Sinan Pash\u00ebs\u201d, \u201cUra e Gurit\u201d, \u201cRrapi shekullor\u201d n\u00eb Marash, \u201cKisha e Kryeengjujve\u201d si dhe teqe t\u00eb shumta q\u00eb e identifikojn\u00eb Prizrenin si djep t\u00eb kulturave t\u00eb ndryshme n\u00eb vend. Poashtu, Prizreni p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb ishte nj\u00eb qytet i kultur\u00ebs fetare, zejtare, tregtare, ekonomike, dhe ushtarake, Prizreni ishte qend\u00ebr e hapjeve t\u00eb shumta t\u00eb shkollave fetare, laike, u formuan shoqata dhe shoq\u00ebri t\u00eb ndryshme, formimi i fondeve t\u00eb ndryshme bibliotekare, ishte vend i botimit t\u00eb gazetave, revistave dhe mbi t\u00eb gjitha Prizreni shquhet si nj\u00eb nd\u00ebr qytetet e para q\u00eb e themeloi radiostacionin e par\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p><strong>HISTORIKU I BIBLIOTEK\u00cbS (Krijimi i Bibliotek\u00ebs)<\/strong><\/p>\n<p>Duke u bazuar n\u00eb historiografin\u00eb q\u00eb kemi, sikur forcohet bindja se fillet e bibliotek\u00ebs n\u00eb vendin ton\u00eb datojn\u00eb qysh nga shekulli XVI. D\u00ebshmin\u00eb thelb\u00ebsore dhe kryesore mbi historin\u00eb e Bibliotek\u00ebs s\u00eb Prizrenit m\u00eb s\u00eb miri e tregon edhe konstatimi \u201cVAKUFNAMJA\u201d e Suzi \u00c7elebiut, q\u00eb ishte e legalizuar nga organet legjislative t\u00eb asaj kohe pothuajse n\u00eb muajin \u201cRebiul Ahir\u201d t\u00eb vitit 919. nd\u00ebr t\u00eb tjera shkruhet: Un\u00eb vakufoj (l\u00eb amanet, b\u00ebj testament) edhe k\u00ebt\u00eb fond t\u00eb librave p\u00ebr bibliotek\u00ebn, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb lokalet e medreses\u00eb: librin \u201cTevsiru shejh prej dy v\u00ebllimesh, \u201cHidaje\u201d nj\u00eb v\u00ebllim, \u201cSheriatyl Islam\u201d dy v\u00ebllime, \u201cKimia seaadeti\u201d dy v\u00ebllime etj.<\/p>\n<p>Pas vdekjes time k\u00ebto libra i mbik\u00ebqyr imami i xhamis\u00eb dhe ai do t\u2019ua jap\u00eb t\u00eb interesuarve, qofshin ata nx\u00ebn\u00ebs, qytetar\u00eb me evidenc\u00eb, duke u kujdesur q\u00eb t\u00eb mos humbin dhe d\u00ebmtohen. Suziu konsiderohej si nj\u00eb nd\u00ebr personalitetet me nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, i cili e zot\u00ebronte gjuh\u00ebn arabe, persishte dhe turqishte, n\u00eb t\u00eb cilat ka shkruar poezi t\u00eb shumta, ku nj\u00eb pjes\u00eb e poezive t\u00eb tij ishin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb francez\u00ebve. P\u00ebrve\u00e7 Suziut ka edhe shum\u00eb poet\u00eb t\u00eb njohur si: Isak \u00c7elebiu q\u00eb konsiderohet si nj\u00eb nd\u00ebr poet\u00ebt m\u00eb t\u00eb talentuar prizren, pastaj nj\u00eb figur\u00eb tjet\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb kontribuoi n\u00eb hapjen e shkollave shqipe ishte edhe Pjet\u00ebr Bogdani, ku e gjith\u00eb puna e tij u kuror\u00ebzua me vepr\u00ebn fam\u00ebmadhe \u201c\u00c7etta e profet\u00ebve\u201d q\u00eb e botoi n\u00eb vitin 1685. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb kontribut t\u00eb madh kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe Pjet\u00ebr mazrreku si dhe At\u00eb Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi. Me zhvillimin ekonomik n\u00eb Prizren, u zhvillua edhe rrjeti i shkollor apo i m\u00ebsimit q\u00eb kishin edhe fonde t\u00eb ndara p\u00ebr libra t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb sh\u00ebrbenin n\u00ebp\u00ebr bibliotekat e medreseve, ku k\u00ebto libra shfryt\u00ebzoheshin nga intelektual\u00ebt Prizrenas. N\u00eb fund t\u00eb shekullit t\u00eb XIX, sipas Salnames\u00eb s\u00eb qyteit t\u00eb Prizrenit, ky qytet kishte pes\u00eb (5) medrese:<\/p>\n<p>1. Medreseja e Gazi Mehmet Pash\u00ebs<br \/>\n2. Medreseja e Sofi Sinan Pash\u00ebs<br \/>\n3. Medreseja e Emin Pash\u00ebs<br \/>\n4. Medreseja e myderis Ali Efendiut dhe<br \/>\n5. Medreseja e Mahmut Pash\u00ebs<\/p>\n<p>K\u00ebto medrese kishin edhe fondet e tyre librare (Bibliotekat e tyre) t\u00eb cil\u00ebt i shfryt\u00ebzonin intelektual\u00ebt prizrenas, si dhe t\u00eb interesuar t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb koh\u00ebs. Sh\u00ebnimet e ruajtura d\u00ebshmojn\u00eb, se furnizimi dhe begatimi i k\u00ebtyre bibliotekave b\u00ebhej n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme<br \/>\nsi\u00e7 jan\u00eb: Blerja, Dhuratat, Libra t\u00eb falur nga arsimtar\u00ebt, K\u00ebmbimi i librave, nx\u00ebn\u00ebs dhe Struktura t\u00eb tjera t\u00eb popullat\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>BIBLIOTEKA ND\u00cbRKOMUNALE E PRIZRENIT<br \/>\n(Themelimi i Bibliotek\u00ebs)<\/strong><\/p>\n<p>Biblioteka Komb\u00ebtare dhe Universitare e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb isntitucioni m\u00eb i lart\u00eb bibliotekar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Ai e ka mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb dhe t\u00eb mir\u00ebmbaj\u00eb rrjetin e bibliotekave kryesore n\u00eb Kosov\u00eb. Zakonisht Kosova ka 7 biblioteka nd\u00ebrkomuanle:<\/p>\n<p>1. Biblioteka Nd\u00ebrkomunale \u201cHivzi Sylejmani\u201d \u2013 Prishtin\u00eb.<br \/>\n2. Biblioteka Nd\u00ebrkomunale \u201cAnton \u00c7etta\u201d \u2013 Ferizaj.<br \/>\n3. Biblioteka Nd\u00ebrkomunale \u201cFan Noli\u201d \u2013 Gjilan<br \/>\n4. Biblioteka Nd\u00ebrkomunale \u2013 Prizren<br \/>\n5. Biblioteka Nd\u00ebrkomunale \u201cAsim Vokshi\u201d \u2013 Gjakov\u00eb<br \/>\n6. Biblioteka Nd\u00ebrkomunale \u201cAzem Shkreli\u201d \u2013 Pej\u00eb<br \/>\n7. Biblioteka Nd\u00ebrkomunale \u201cLatif Berisha\u201d &#8211; Mitrovic\u00eb<\/p>\n<p>25.12.1944 \u00ebsht\u00eb viti i krijimit t\u00eb Bibliotek\u00ebs s\u00eb Prizrenit. Ky institucion aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm u krijua me q\u00ebllimt t\u00eb krijimit t\u00eb kushteve sa m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr leximin dhe informimin e nx\u00ebn\u00ebsve dhe student\u00ebve mbar\u00eb shqip\u00ebtar. Themelimi i Bibliotek\u00ebs Regjionale n\u00eb Prizren, sh\u00ebnon padyshim fillet e para t\u00eb veprimtaris\u00eb bibliotekare ,oderne n\u00eb Kosov\u00eb. Poashtu, kjo bibliotek\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb moment nuk e nd\u00ebrpren\u00eb pun\u00ebn e saj. Themelimi jo i rast\u00ebsish\u00ebm i Bibliotek\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb Prizren, \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb d\u00ebshmi se ky qytet i lasht\u00eb p\u00ebrve\u00e7se ishte nj\u00eb kryeqend\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme administrative, ishte edhe djep i kultur\u00ebs, gj\u00eb d\u00ebshmohet edhe me hapjen e hapjen e shum\u00eb institucioneve dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dhe Prizrenin n\u00eb ve\u00e7anti.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi vler\u00ebsohen ehde hapja e radiostacioneve, shoqatave, botimi i gazetave t\u00eb ndryshme, formimi i shoq\u00ebrive t\u00eb ndryshme, gj\u00eb q\u00eb d\u00ebshmon n\u00eb veprimtarin\u00eb e hershme kulturore, fetare dhe politike n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet. Kjo bibliotek\u00eb ishte formuar prej librave t\u00eb huazura nga biblioteka e gjimnazit, bogosllavia, prej librave t\u00eb dhuruara nga qytetar\u00ebt dhe n\u00eb froma t\u00eb tjera furnizuese. N\u00eb vitin 1944 kjo bibliotek\u00eb num\u00ebronte 2.450 libra dhe deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti numri i librave arriti deri n\u00eb 3000 libra, ku p\u00ebr k\u00ebto libra fillimisht p\u00ebrkujdesej nj\u00eb kuad\u00ebr i p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb serbe, m\u00eb von\u00eb pun\u00ebsohen edhe kuadrot e para shqiptare. Nd\u00ebr pun\u00ebtoret e para shqiptare p\u00ebrmendim Lili Berisha dhe Myjezib Hoxha. N\u00eb k\u00ebt\u00eb bibliotek\u00eb fillmisht punohej n\u00eb baza vullnetare, nd\u00ebrsa mir\u00ebmbajtja b\u00ebhej nga regjistrimet e nx\u00ebn\u00ebsve si dhe nga t\u00eb ardhurat e siguruara nga veprimtaria kulturo-arg\u00ebtuese q\u00eb organizonte Biblioteka Gjat\u00eb viteve 1947-1951 fondi i librave n\u00eb k\u00ebt\u00eb bibliotek\u00eb u shtua duksh\u00ebm nga 3.227 n\u00eb 6.966 sosh.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb luajti edhe krijimi i Bibliotek\u00ebs p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb n\u00eb vitin 1956, ku themeluese e k\u00ebtij institucioni isht\u00eb z. Myjezen Hoxha. Periudha 1951-1964 karakterizohet p\u00ebr angazhimin dhe zgjerimin e rrjetit bibliotekar, sigurimin \u00eb buxhetit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, si dhe p\u00ebr rritjen e vazhdueshme t\u00eb fondit librarr. Ku, krahas shtimit t\u00eb fondeve librare, shtohej edhe numri i lexuesve. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave statistikore t\u00eb siguruara nga Arkivi komunal i Prizrenit, n\u00eb vitin 1957, fondet e k\u00ebsaj biblioteke ishin t\u00eb shfryt\u00ebzuara nga 1.584 nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsuar, 801 pun\u00ebtor\u00eb, 618 bujq\u00eb, 70 amvise etj, nd\u00ebrsa numri i librave t\u00eb lexuar ishte 34.888 sosh.<\/p>\n<p><strong>AKTIVITETET E BIBLIOTEK\u00cbS ND\u00cb\u00cbRKOMUNALE N\u00cb PRIZREN<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb gam\u00ebs s\u00eb veprimtarive t\u00eb saj dhe perspektiv\u00ebs zhvillimore, Biblioteka Nd\u00ebrkomunale n\u00eb Prizren organizon edhe k\u00ebto aktivitete:<\/p>\n<p>1. I ofron librin popullat\u00ebs duke filluar nga t\u00eb gjitha strukturat dhe grupmoshat<br \/>\n2. Sh\u00ebrben si qend\u00ebr informative (jo vet\u00ebm p\u00ebr librin)<br \/>\n3. Mbahen seminare dhe kurse te ndryshme kulturore dhe shkencore<br \/>\n4. B\u00ebn k\u00ebshillime t\u00eb ndryshme n\u00eb l\u00ebmin e bibliotekaris\u00eb<br \/>\n5. Hap ekspozita (t\u00eb librit, t\u00eb piktor\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl, ekspozita n\u00eb \u00e7do fundvit) etj<br \/>\n6. Themelon grupe dhe zhvillon aktivitete p\u00ebr grupmosha t\u00eb ndryshme<br \/>\n7. Mban takime me shkrimtar\u00eb<\/p>\n<p><strong>SEKTOR\u00cbT E BIBLIOTEK\u00cbS<\/strong><\/p>\n<p>Me gjith\u00eb kushtet e pafavorshme q\u00eb posedon Biblioteka e Prizrenit, p\u00ebrve\u00e7 aktiviteteve t\u00eb cekura m\u00eb lart\u00eb, fryma dhe veprimtaria e k\u00ebsaj biblioteke \u00ebsht\u00eb e organizuar n\u00eb disa sektor\u00eb punues si\u00e7 jan\u00eb:<\/p>\n<p>1. SEKTORI I F\u00cbMIJ\u00cbVE<br \/>\n2. SEKTORI I RRITURVE<br \/>\n3. SALLA E LEXIMIT DHE E KOMPJUTER\u00cbVE DHE<br \/>\n4. LIB\u00cbRBUSI.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim do t\u00eb b\u00ebhet sqarimi i sektor\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj Biblioteke.<\/p>\n<p><strong>1. SEKTORI I F\u00cbMIJ\u00cbVE<\/strong><\/p>\n<p>Sektori i f\u00ebmij\u00ebve \u00ebsht\u00eb formuar n\u00eb vitin 1956 me pun\u00ebtoren e palodhur Myjezen Hoxha. N\u00eb fillim ky sector kishte 2000 libria kryesisht n\u00eb gjuh\u00ebn serbe. Poashtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor mbaheshin aktivitete t\u00eb ndryshme p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb si: or\u00eb letrare t\u00eb cilat ishin t\u00eb parapara t\u00eb mbaheshin t\u00eb h\u00ebn\u00ebn dhe t\u00eb enjten. Zakonisht n\u00eb sektorin e f\u00ebmij\u00ebve punohej 8 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb: 4 or\u00eb paradite dhe 4 or\u00eb pasdite. Po t\u00eb hedhim nj\u00eb v\u00ebshtrim rreth k\u00ebtij sektori, mund t\u00eb v\u00ebrejm\u00eb ndryshimin e numrit t\u00eb lexuesve nga viti n\u00eb vit. Raportet p\u00ebr numrin e lexuesve rreth 27 viteve t\u00eb fundit shihet qart\u00eb edhe ndikimi i kushteve, ngjarjeve politike dhe shoq\u00ebrore n\u00eb vend, gj\u00eb q\u00eb ka ndikuar edhe n\u00eb ndryshimin e numrit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve gjegj\u00ebsisht t\u00eb lexuesve t\u00eb bibliotek\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>1.1 SEKTORI I RRITURVE<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Bibliotek\u00ebn e Prizrenit e z\u00eb edhe sektori i t\u00eb rriturve. Zakonisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor jan\u00eb evidencuar 29.012 ekzemplar\u00eb librash n\u00eb gjuh\u00ebt: shqipe, serbe, turke, boshnjake, angleze, rome dhe fr\u00ebnge. Poashtu, struktura zhanrore e librave t\u00eb k\u00ebtij sekori \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e begat\u00eb, ku prijn\u00eb botimet nga: Romani, Poezia, Kritika, Drama, Fantastika, Literatura shkencore, Folklori, Entografia, Filozofia, Pedagogjia dhe shum\u00eb botime t\u00eb tjera t\u00eb ve\u00e7anta.<br \/>\nN\u00ebse e krahasojm\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e k\u00ebtij sektori, lejon t\u00eb kuptohet se ky sektor p\u00ebrkon me jet\u00ebn shoq\u00ebrore dhe politike t\u00eb vet\u00eb qytetit ton\u00eb, por edhe asaj t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb Kosov\u00eb. Poashtu, nj\u00eb veprimtari e ve\u00e7ant\u00eb i k\u00ebtij sektori t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsh\u00ebt edhe organizimi i nj\u00eb k\u00ebndi t\u00eb her\u00ebpashersh\u00ebm i ekspozit\u00ebs s\u00eb librit me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet promovimi i veprave si mund\u00ebsi imperative e ofrimit t\u00eb librit t\u00eb opinionit t\u00eb gjer\u00eb lexues.<\/p>\n<p><strong>1.2 SALLA E LEXIMIT<\/strong><\/p>\n<p>Kjo sall\u00eb leximi, si nj\u00eb sektor i ve\u00e7ant\u00eb i bibliotek\u00ebs, \u00ebsht\u00eb e paisur me libra t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr lexuesit. P\u00ebr shfryt\u00ebzimin sa m\u00eb korrekt t\u00eb k\u00ebsaj sale nga lexuesit e sat \u00eb rregullt por edhe nga lexues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb pasionuar, kjo bibliotek\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkujdesur q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb edhe nj\u00eb sall\u00eb leximi, e cila aktualisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr kthinat m\u00eb t\u00eb frekuentuara t\u00eb bibliotek\u00ebs. Pos librave ky sektor \u00ebsht\u00eb i paisur edhe me shtypin ditor dhe at\u00eb periodic si: Koha Ditore, Z\u00ebri, Kosova sot, Bota Sot, Z\u00ebri javor, Teuta, Ura, Jeta e re si dhe Biblioletra q\u00eb vie nga BKUK etj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor gjinden gjithashtu edhe Libra t\u00eb vjet\u00ebr, Enciklopedi t\u00eb ndryshme, si dhe Fondi i vendlindjes.<\/p>\n<p><strong>1.3 LIB\u00cbRBUSI<\/strong><\/p>\n<p>Aplikimi i k\u00ebsaj forme t\u00eb re t\u00eb ofrimit t\u00eb librit t\u00eb lexuesve, ishte ide p\u00ebr organizmin e nj\u00eb biblioteke sh\u00ebtit\u00ebse, t\u00eb organizuar n\u00eb form\u00eb t\u00eb lib\u00ebrbusit (infobusit) q\u00eb tash e sa koh\u00eb vepron me sukses n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Bibliotek\u00ebs s\u00eb Prizrenit. Ky porjekt \u00ebsht\u00eb i llojit t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, dhe ideja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrrmarrje u realizua me p\u00ebrkrahjen e nj\u00eb donacioni t\u00eb ofruar nga Fondacioni p\u00ebr Shoq\u00ebri t\u00eb Hapur \u201cSOROS\u201d. Librat q\u00eb u ofron ky Lib\u00ebrbus lexuesve t\u00eb fshatrave t\u00eb Prizrenit, jan\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha gjuh\u00ebt e komuniteteve, t\u00eb cilave edhe u dedikohet ky sh\u00ebrbim.<\/p>\n<p>Kjo Bibliotek\u00eb sh\u00ebtit\u00ebse \u00ebsht\u00eb e furnizuar me rreth 5000 libra, nd\u00ebrkaq numri i lexuesve dhe i an\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr vitin 2003 ishte ngritur p\u00ebr 600 sish. Nd\u00ebrsa sa i p\u00ebrket librave t\u00eb Lib\u00ebrbusit jan\u00eb padyshim edhe lekturat shkollore, CD t\u00eb ndryshme, libra p\u00ebr bujq\u00ebsi, roman\u00eb, fjalor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, amvis\u00ebri, tregime, kaseta, p\u00ebrrlla etj. Me q\u00ebllim t\u00eb paraqitjes sa m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb Lib\u00ebrbus, egziston edhe nj\u00eb \u00ebeb-faqe lidhur me k\u00ebrkesat e nx\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr librin. <a href=\"http:\/\/www.infobus-kspz.org\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">www.infobus-kspz.org<\/a><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre sektor\u00ebve, biblioteka e Prizrenit ka parapar\u00eb edhe hapjen e sektor\u00ebv\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr pun\u00ebn e rregullt t\u00eb Bibliotek\u00ebs, mir\u00ebpo p\u00ebr shkak t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl vepruese, nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebhet edhe hapja e tyre.<\/p>\n<p><strong>AKTIVITETI BASHK\u00cbPUNUES I BIBLIOTEK\u00cbS<\/strong><\/p>\n<p>Biblioteka Nd\u00ebrkomunale e Prizrenit, p\u00ebrpos t\u00eb arriturave si institucion i dijes dhe i shkenc\u00ebs, bashk\u00ebpunon me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb bibliotekave si: me Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare dhe Universitare t\u00eb Kosov\u00ebs, me bibliotekat tjera nd\u00ebrkomunake, me bibliotekat shkollore, entet botuese etj. Poashtu, kjo bibliotek\u00eb ka nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb edhe me bibliotekat rajonale si: me Bibliotek\u00ebn e Malit t\u00eb Zi, me bibliotek\u00ebn e Tiran\u00ebs, me bibliotek\u00ebn e Kroacis\u00eb etj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb frytsh\u00ebm e ka edhe me qendr\u00ebn e \u201cLib\u00ebrbus\u00ebve\u201d me seli n\u00eb Budapest, kun \u00eb vitin 2003 ishte organizuar konferenca e \u201cInfobus\u00ebve\u201d, e cila nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb u organizua edhe n\u00eb shtetin e Malit t\u00eb Zi. Nd\u00ebrsa, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb aktiviteteve bashk\u00ebpunuese t\u00eb saj, Biblioteka Nd\u00ebrkomunale e Prizrenit ka n\u00ebnshkruar aktin e binjak\u00ebzimit me Bibliotek\u00ebn e Elbasanit, me \u00e7\u2019rast k\u00ebmbejn\u00eb vizita me karakter pune dhe p\u00ebrvojash t\u00eb nd\u00ebrsjella. Sa p\u00ebrket p\u00ebrkrahjes dhe ndihm\u00ebs, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb Biblioteka p\u00ebrkrahet dhe mbik\u00ebqyret dhe financohet nga Ministria e Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb, Sportit dhe \u00c7\u00ebshtjeve jo Rezidente, me mjete t\u00eb ndara p\u00ebr mall\u00ebra dhe sh\u00ebrbime si dhe p\u00ebr programe.<\/p>\n<p><strong>REZYMEA<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i k\u00ebtij hulumtimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb individi t\u00eb njihet me historin\u00eb dhe etapat n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat ka v\u00ebrshuar dhe v\u00ebrshon nj\u00eb institucion i dijes, kultur\u00ebs, dhe i vlerave edukativo-arsimore si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Biblioteka. Ky hulumtim nxjerr\u00eb n\u00eb pah historin\u00eb dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb kishte dikur ky institucion n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, q\u00eb do ta ket\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb tashm\u00ebn, ku s\u00eb bashku k\u00ebto dy koh\u00eb jan\u00eb nj\u00eb ur\u00eb lidh\u00ebse edhe p\u00ebr edukimin, arsmimin dhe emancipimin e brezave t\u00eb rinj\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. Prizreni, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb ishte qendra m\u00eb e madhe n\u00eb trojet shqiptare n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme ekonomike, politike dhe sociale, ky qytet njihej si nj\u00eb nd\u00ebr qendrat kryesore p\u00ebr edukimin dhe arsimimin njeriut. Faktet dhe kushtet historike tregojn\u00eb se qyteti i Prizrenit ishte dhe mbetet nj\u00eb nd\u00ebr vendet m\u00eb me renome p\u00ebr ruajtjen e traditave, kulturave t\u00eb ndryshme, gjuh\u00ebs, pothuajse e kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nga krijimi, deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme.<\/p>\n<p>Luft\u00ebrat e ndryshme dhe shkeljet e t\u00eb drejtave t\u00eb popullit shqiptar\u00eb, Prizrenin pothuajse e b\u00ebn\u00eb t\u00eb pal\u00ebkundur pozit\u00ebn e tij p\u00ebrball\u00eb armiq\u00ebve q\u00eb kishim, pasi q\u00eb ky qytet krenohej me djemt\u00eb dhe vajzat q\u00eb dhan\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirimin e trojeve tona. Po nga ky vend kan\u00eb dalur edhe shum\u00eb emra t\u00eb njohur t\u00eb politik\u00ebs, gjuh\u00ebs, artit, kultur\u00ebs, religjionit, q\u00eb sot qyteti i Prizrenit ndjehet krenar\u00eb me veprat e krijuesv\u00eb t\u00eb pashoq\u00eb t\u00eb tyre. Nd\u00ebrsa sot, zhvillimi i shkenc\u00ebs dhe i teknologjis\u00eb mund\u00ebson nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr marrjen e informacioneve p\u00ebr njer\u00ebzit e civiluzuar, duke mos harruar asnj\u00ebher\u00eb edhe t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb shum\u00eb t\u00eb begat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>ARI UKIMERI<\/strong> (<em>Ma. Sc. Pedagoge<\/em>)<br \/>\n<em>Prizren, 2019<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>HYRJE QYTETI I PRIZRENIT Prizreni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr qytetet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb trojet shqiptare. Ka nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 640 km katro\u00eb (5.94 %) t\u00eb territorit t\u00eb Kosoves dhe me nj\u00eb popull\u00ebsi prej 110.000 banor\u00eb, shtrihet n\u00eb jugper\u00ebndim t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrfshin rreth 76 vendbanime. Pozita regjionale dhe gjeografike e prizrenit m\u00eb s\u00eb miri mund [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":43659,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,35],"tags":[],"class_list":["post-43657","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>BIBLIOTEKAT E PRIZRENIT - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bibliotekat-e-prizrenit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"BIBLIOTEKAT E PRIZRENIT - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"HYRJE QYTETI I PRIZRENIT Prizreni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr qytetet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb trojet shqiptare. Ka nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 640 km katro\u00eb (5.94 %) t\u00eb territorit t\u00eb Kosoves dhe me nj\u00eb popull\u00ebsi prej 110.000 banor\u00eb, shtrihet n\u00eb jugper\u00ebndim t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrfshin rreth 76 vendbanime. Pozita regjionale dhe gjeografike e prizrenit m\u00eb s\u00eb miri mund [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bibliotekat-e-prizrenit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-07-29T23:41:32+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/biblioteka_e_prizrenit.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"338\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bibliotekat-e-prizrenit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bibliotekat-e-prizrenit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"BIBLIOTEKAT E PRIZRENIT\",\"datePublished\":\"2019-07-29T23:41:32+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bibliotekat-e-prizrenit\\\/\"},\"wordCount\":3136,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bibliotekat-e-prizrenit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/07\\\/biblioteka_e_prizrenit.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bibliotekat-e-prizrenit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bibliotekat-e-prizrenit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bibliotekat-e-prizrenit\\\/\",\"name\":\"BIBLIOTEKAT E PRIZRENIT - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bibliotekat-e-prizrenit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bibliotekat-e-prizrenit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/07\\\/biblioteka_e_prizrenit.jpg\",\"datePublished\":\"2019-07-29T23:41:32+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bibliotekat-e-prizrenit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bibliotekat-e-prizrenit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bibliotekat-e-prizrenit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/07\\\/biblioteka_e_prizrenit.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/07\\\/biblioteka_e_prizrenit.jpg\",\"width\":600,\"height\":338,\"caption\":\"Biblioteka e Prizrenit\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bibliotekat-e-prizrenit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"BIBLIOTEKAT E PRIZRENIT\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"BIBLIOTEKAT E PRIZRENIT - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bibliotekat-e-prizrenit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"BIBLIOTEKAT E PRIZRENIT - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"HYRJE QYTETI I PRIZRENIT Prizreni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr qytetet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb trojet shqiptare. Ka nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 640 km katro\u00eb (5.94 %) t\u00eb territorit t\u00eb Kosoves dhe me nj\u00eb popull\u00ebsi prej 110.000 banor\u00eb, shtrihet n\u00eb jugper\u00ebndim t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrfshin rreth 76 vendbanime. Pozita regjionale dhe gjeografike e prizrenit m\u00eb s\u00eb miri mund [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bibliotekat-e-prizrenit\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-07-29T23:41:32+00:00","og_image":[{"width":600,"height":338,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/biblioteka_e_prizrenit.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bibliotekat-e-prizrenit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bibliotekat-e-prizrenit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"BIBLIOTEKAT E PRIZRENIT","datePublished":"2019-07-29T23:41:32+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bibliotekat-e-prizrenit\/"},"wordCount":3136,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bibliotekat-e-prizrenit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/biblioteka_e_prizrenit.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bibliotekat-e-prizrenit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bibliotekat-e-prizrenit\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bibliotekat-e-prizrenit\/","name":"BIBLIOTEKAT E PRIZRENIT - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bibliotekat-e-prizrenit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bibliotekat-e-prizrenit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/biblioteka_e_prizrenit.jpg","datePublished":"2019-07-29T23:41:32+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bibliotekat-e-prizrenit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bibliotekat-e-prizrenit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bibliotekat-e-prizrenit\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/biblioteka_e_prizrenit.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/biblioteka_e_prizrenit.jpg","width":600,"height":338,"caption":"Biblioteka e Prizrenit"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bibliotekat-e-prizrenit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"BIBLIOTEKAT E PRIZRENIT"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43657","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43657"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43657\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/43659"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43657"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43657"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43657"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}