{"id":43748,"date":"2019-08-03T00:50:39","date_gmt":"2019-08-02T22:50:39","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=43748"},"modified":"2019-08-03T00:50:39","modified_gmt":"2019-08-02T22:50:39","slug":"shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\/","title":{"rendered":"SHPRON\u00cbSIMI I LDK, K\u00cbRKES\u00cb E AN\u00cbTAR\u00cbSIS\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><strong>IDRIZ ZEQIRAJ<\/strong><\/p>\n<p>Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, Isa Mustafa tha se &#8220;n\u00ebnkryetar\u00ebve Agim Veliut e Lutfi Hazirit, u kam ofruar udh\u00ebheqjen e LDK-s\u00eb!&#8221; Ai p\u00ebrjashtoi nga kjo mund\u00ebsi n\u00ebnkryetarin tjet\u00ebr Haki Rugov\u00ebn, edhe pse ka qen\u00eb i suksessh\u00ebm n\u00eb drejtimin e komun\u00ebs, madje, n\u00eb zgjedhjet paraprake, ka fituar pa balotazh. Nd\u00ebrsa n\u00eb zgjedhjet e fundit, dihet falsifikimi industrial i votave, nga partia-band\u00eb e AAK-s\u00eb. Megjithat\u00eb, LDK-s\u00eb i mungoi guximi, p\u00ebr ta penalizuar krimin dhe kriminel\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb of\u00ebrtat p\u00ebr kryetarll\u00ebk, kryetari i dhunsh\u00ebm, Isa Mustafa, d\u00ebshmon se partia \u00ebsht\u00eb privatizuar, pron\u00ebsuar dhe ai vendos p\u00ebr pron\u00ebn e tij, LDK-e. N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb u b\u00ebn\u00eb edhe zgjedhjet partiake n\u00eb shum\u00eb N\u00ebndeg\u00eb e Deg\u00eb, riem\u00ebrim, pa konkurrenc\u00eb dhe vot\u00eb e hapur, aklamative q\u00eb zhvleft\u00ebson t\u00ebr\u00eb procesin zgjedhor n\u00eb Deg\u00eb, komun\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Centralizimi i pushtetit, kthim n\u00eb moniz\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>Kalaveshja me poste e nj\u00eb individi n\u00eb Deg\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb, n\u00eb komun\u00eb, asfik\u00ebson, paralizon debatin, pamund\u00ebson konkurrenc\u00ebn, shmang mendimin alternativ, robotizon stafin rreth shefit. Sepse partia e privatizuar, tashm\u00eb, \u00ebsht\u00eb pron\u00eb personale e shefit dhe ai sundon me kompetenca tej mbret\u00ebrore. K\u00ebtu demokracia merr fund!<\/p>\n<p>Pse duhet t\u00eb jet\u00eb kryetari i komun\u00ebs edhe kryetar i LDK-s\u00eb t\u00eb Deg\u00ebs dhe, n\u00eb shum\u00eb raste, edhe an\u00ebtar i kryesis\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb qend\u00ebr apo n\u00ebnkryetar i saj?! Duke centralizuar pushtetin shtet\u00ebror dhe at\u00eb partiak, tek nj\u00eb njeri, shmang \u00e7far\u00ebdo konkurrence, q\u00eb ai t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet p\u00ebrmes vot\u00ebs. Zakonisht, Presedenti Rugova ka praktikuar q\u00eb kryetari i komun\u00ebs t\u00eb qendroj\u00eb atje dhe jo t\u00eb k\u00ebt\u00eb angazhim shtes\u00eb n\u00eb LDK-n\u00eb qend\u00ebr.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb domosdo q\u00eb kryetari i komun\u00ebs, t\u00eb jet\u00eb edhe kryetar i Deg\u00ebs t\u00eb LDK-s\u00eb. Ai mund t\u00eb jet\u00eb profesionist n\u00eb drejtim t\u00eb komun\u00ebs, por, mund t\u00eb mos jet\u00eb fare i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr drejtimin e Deg\u00ebs t\u00eb LDK-s\u00eb aty. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, kur nj\u00eb qytetar i partis\u00eb tjet\u00ebr, k\u00ebrkon zgjidhjen e ndonj\u00eb problemi personal apo familjar, kur hyn\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e kryetarit, nuk ndjehet mir\u00eb, sepse mendon se \u00ebsht\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e kryetarit t\u00eb partis\u00eb rivale.<\/p>\n<p>Pse duhet t\u00eb jet\u00eb kryetari i LDK-s\u00eb, automatikisht, edhe kryeminist\u00ebr i vendit, nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb profan, injorant p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?! K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmoi edhe rasti i Ramush Haradinaj, i cili rr\u00ebnoi buxhetin shtet\u00ebror, duke abuzuar paran\u00eb e popullit. Shp\u00ebrdorimin enorm\u00eb t\u00eb paras\u00eb, p\u00ebr organizime festive e p\u00ebrkujtimore; p\u00ebr eksponent\u00eb t\u00eb bandave t\u00eb hara\u00e7it dje, sot trajner sportiv; e deri ke makro-vjedhja, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb shp\u00ebrblimeve t\u00eb &#8220;veteran\u00ebve&#8221; t\u00eb rrejsh\u00ebm, duke konsumuar edhe krimin e sigurimit t\u00eb klientel\u00ebs t\u00eb p\u00ebrhershme elektorale. Kujtojm\u00eb Dr. Sali Berish\u00ebn, asnj\u00ebher\u00eb nuk i dubloi postet kryetar partie dhe kryeminist\u00ebr. Megjithat\u00eb, ka qen\u00eb shum\u00eb i suksessh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Stisja e frik\u00ebs s\u00eb ndarjes,<br \/>\nstopim i reformave n\u00eb LDK<\/strong><\/p>\n<p>Isa Mustafa, s\u00eb fundi, k\u00ebrkon dy vjet mandat shtes\u00eb, &#8220;p\u00ebr ta shp\u00ebtuar LDK-n\u00eb nga ndarja!&#8221; N\u00eb fakt, ngulmohet q\u00eb klani ta vazhdoj\u00eb agonin\u00eb atrofizuese, stopimin e reformave, aq shum\u00eb t\u00eb pritura nga an\u00ebtar\u00ebsia dhe elektorati i LDK-s\u00eb. Me gjith\u00eb d\u00ebmet e m\u00ebdha, q\u00eb Isa Mustafa, me klanin e tij, i ka sjellur LDK-s\u00eb, duke e mbajtur peng LDK-n\u00eb, p\u00ebr 9 (n\u00ebnt\u00eb) vite me radh\u00eb, an\u00ebtar\u00ebsia, n\u00eb ve\u00e7anti, dhe shqiptar\u00ebt, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, prisnin nj\u00eb reflektim fisnik t\u00eb atij me shok\u00eb: &#8220;T\u00ebrhiqemi nga \u00e7far\u00ebdo pretendimi funksionesh n\u00eb parti dhe mb\u00ebshtesim reformat, q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrmerr\u00eb Kuvendi i 9-t\u00eb Zgjedhor&#8221;, &#8211; duhej t\u00eb deklaronte Isa, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb klanit t\u00eb tij besnik.<\/p>\n<p>Dhe, kjo, nj\u00ebher\u00ebsh, do t\u00eb ishte siguria m\u00eb e madhe s\u00eb Kuvendi do t`i zhvilloj\u00eb punimet i qet\u00eb, duke shmangur t\u00eb gjitha veprimet, thell\u00ebsisht, moniste e kundra demokratike, duke favorizuar qeverisjen kriminale t\u00eb PAN-it, brenda se cil\u00ebs gravitojn\u00eb partit\u00eb-banda: PDK-e, AAK-a, Nisma, me bisht\u00ebrat e tyre zvarranik\u00eb, q\u00eb p\u00ebrdor\u00ebn si kondom\u00eb, parti\u00e7kat e tipit t\u00eb Pacollit me shok\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Konsesnsuesi, si mund\u00ebsi neutralizimi<br \/>\nt\u00eb klanor\u00ebve kerrierist\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>LPK-ja, me oreksin p\u00ebr pushtet, zgjodhi dhun\u00ebn vrastare para, gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs. Edhe pas ndarjes t\u00eb AAK-s\u00eb, nga PDK-ja, veprimtarin\u00eb kriminale, vrastare, e vazhduan s\u00eb bashku. Kuota e viktimave shtohej. Qendrat e Vendosjes Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po i bindte propaganda serbo-sllave se &#8220;shqiptar\u00ebt nuk dijn\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb shtet&#8221;. Ibrahim Rugova nd\u00ebrmori vendimin e dhimbsh\u00ebm, si\u00e7 e quajti Ai &#8220;sakrific\u00eb&#8221;. Vendosi t\u00eb b\u00ebj\u00eb koalicion me AAK-n\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr vullnetit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb, pasi ajo ishte e bindur se bandat e saj, me qend\u00ebr n\u00eb Gllogjan, kishin p\u00ebrgjakur Dukagjinin dhe m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Pra, Ramushi, me banda, vriste p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet. Dhe, koalicioni q\u00eb b\u00ebri kryetari Rugov\u00eb, i dha pushtet Ramushit, stopoi, n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb, vrasjet serike. Megjithat\u00eb, vrasjet e d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb mundsh\u00ebm dhe vrasjet tjera, si rrjedhoj\u00e1 e p\u00ebr\u00e7arjes dhe armiq\u00ebsive t\u00eb mbjella, nd\u00ebr familje shqiptare vazhduan.<\/p>\n<p>Problemin e ngjash\u00ebm e ka sot LDK-ja me Isa Mustaf\u00ebn dhe klanin e tij, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb legalizimin e pushtetit t\u00eb tyre t\u00eb pamerituar &#8220;ose e ndajm\u00eb LDK-n\u00eb!&#8221; Pra, ndarjen e LDK-s\u00eb, mund ta b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm karrierist\u00ebt klanor\u00eb, t\u00eb kryesuar nga Isa Mustafa. Kusht\u00ebzimi i tyre nuk mund t\u00eb plot\u00ebsohet, madje, p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7mim. Sepse \u00e7do vazhdim i sundimit t\u00eb partis\u00eb nga ata, do t\u00eb ishte rr\u00ebnim, me fund, i LDK-s\u00eb. Shkurt, e kan\u00eb tep\u00ebruar me shum\u00eb\u00e7ka dhe jan\u00eb t\u00eb papranuesh\u00ebm, p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nj\u00eb konsensues kompromisi mund t\u00eb b\u00ebhet. Duke qen\u00eb se tre n\u00ebnkryetar\u00ebt e LDK-s\u00eb, jan\u00eb drejtues komunash, mund t`iu premtohet se do t\u00eb jen\u00eb kandidat\u00eb edhe mandat\u00ebt tjera, n\u00ebse ata do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm, natyrisht, me mb\u00ebshtetjen e pa rezerv\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb. Nd\u00ebrsa p\u00ebr Isa Mustaf\u00ebn t`i rezervohet qenia an\u00ebtar kryesie dhe jo t\u00eb &#8220;harrohet&#8221;, si\u00e7 b\u00ebri ai me Presidentin Fatmir Sejdiun.<\/p>\n<p><strong>Refuzuesit e aleanc\u00ebs parazgjedhore,<br \/>\njan\u00eb argat\u00eb t\u00eb PDK<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrlavd\u00ebrimet se &#8220;g\u00ebzojm\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb madhe nga qytetar\u00ebt, (lexo: me k\u00ebt\u00eb garnitur\u00eb, p\u00ebrkrahja \u00ebsht\u00eb hi\u00e7e); &#8220;partia me numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb votave; jemi grupi parlamentar m\u00eb i madh; partia me numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb komunave dhe t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve komunal\u00eb&#8221;, jan\u00eb bro\u00e7kulla, pallavra, q\u00eb nuk thon\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr sjelljen e LDK-s\u00eb n\u00eb pushtet!<\/p>\n<p>N\u00ebse LDK-ja nuk b\u00ebn\u00eb koalicion parazgjedhor, humbjen e ka t\u00eb parath\u00ebn\u00eb. K\u00ebt\u00eb e provoi n\u00eb zgjedhjet paraprake dhe do ta p\u00ebrs\u00ebris\u00eb edhe tani. Pretenduesi p\u00ebr kryetar t\u00eb LDK-s\u00eb, Lutfi Haziri, habit me deklarimin e tij iracional dhe t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr partin\u00eb edhe p\u00ebr vet at\u00eb. &#8220;N\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dhe n\u00eb asnj\u00eb form\u00eb koalicion parazgjedhor. Pse ta ndajm\u00eb fitoren, kur at\u00eb mund ta kemi t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb vetme!?&#8221; P\u00ebrralla!<\/p>\n<p>Befason edhe Avdullah Hoti, sepse ai \u00ebsht\u00eb i matur n\u00eb prononcime publike: &#8220;LDK-ja do t\u00eb garoj\u00eb e vetme n\u00eb zgjedhje!&#8221; Dhe, kjo \u00ebsht\u00eb barazi me t\u00eb path\u00ebn\u00ebn se LDK-ja do ta vazhdoj\u00eb opozitarizmin e lodhur parlamentar. T\u00eb bindur se partit\u00eb tjera do t\u00eb koalicionohen n\u00eb para-zgjedhje, humbja e LDK-s\u00eb, si e vetme n\u00eb gar\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb humb\u00ebse, si\u00e7 ka qen\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb. Prandaj refuzuesit e aleanc\u00ebs parazgjedhore, do t\u00eb jen\u00eb argat\u00eb, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb PDK-s\u00eb apo t\u00eb ndonj\u00eb koalicioni t\u00eb ngjash\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>LDK-VV, koalicion i vet\u00ebm i pranuesh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>V\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjendet parti ideale n\u00eb Kosov\u00eb. LDK-ja ka qen\u00eb parti e matur dhe serioze, dikur. Por, d\u00ebmtoi vet\u00ebn, sepse ka zgjedhur kryekriminel\u00eb n\u00eb kupol\u00eb t\u00eb shtetit dhe t\u00eb pushtetit; ka aprovuar demarkimin e kufirit, me humbje tokash shqiptare; ka aprovuar list\u00ebn e veteran\u00ebve, prej tyre 33.300 t\u00eb rrejsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Vet\u00ebvendosje shp\u00ebrfill\u00eb shtetb\u00ebr\u00ebsin e Kosov\u00ebs, Presidentin Rugova; mbron krimin dhe kriminel\u00ebt, duke refuzuar Gjykat\u00ebn Speciale, kur dihet se askush tjet\u00ebr nuk guxon t`i nd\u00ebshkoj\u00eb vrastar\u00ebt kriminel\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve; ka qasje ideologjike anakronike p\u00ebr koh\u00ebn; \u00ebsht\u00eb mosmir\u00ebnjoh\u00ebs karshi Amerik\u00ebs dhe Evrop\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb \u00e7liruesit faktik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Sepse e majta e Kosov\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht, LPK-ja, duke qen\u00eb bisht i t\u00eb majt\u00ebs enveriste shqiptare, sabotoi luft\u00ebn kund\u00ebr pushtuesit serbo-sllav\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Vet\u00ebvendosje, ka par\u00ebsin\u00eb p\u00ebr koalicion parazgjedhor, n\u00eb raport me partit\u00eb tjera banda. Ndon\u00ebse interesi \u00ebsht\u00eb reciprok, p\u00ebr dy partit\u00eb: LDK-n\u00eb dhe Vet\u00ebvendosjen, kompromiset, me l\u00ebshime reciproke, jan\u00eb e vetmja mund\u00ebsi e realizimit t\u00eb k\u00ebtij koalicioni, pa aleternativ\u00eb. \u00c7\u00ebshtjen e kryeministrit, e zgjidh\u00eb vota. Fituesit me shum\u00ebsin\u00eb e votave, i p\u00ebrket posti i kryeministrit.<\/p>\n<p>Partit\u00eb e koalicionuara n\u00eb PAN, m\u00eb par\u00eb se parti, jan\u00eb banda t\u00eb organizuara, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrgjakur Kosov\u00ebn, duke listuar e ekzekutuar ngesh\u00ebm, veprimtar\u00ebt e LDK-s\u00eb dhe ushtarak\u00ebt luft\u00eb-b\u00ebr\u00ebs t\u00eb FARK-ut t\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Kushti monstrum 50+1, \u00ebsht\u00eb shpikje e klanit Mustafa<\/strong><\/p>\n<p>Isa Mustafa, me klanin e tij fatal, vendosi t\u00eb qendroj\u00eb dhunsh\u00ebm n\u00eb pushtet edhe p\u00ebr nj\u00eb mandat dhe shpiku kushtin monstrum kriminal 50+1 t\u00eb votave, p\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb kandidimi p\u00ebr kryetar t\u00eb LDK-s\u00eb. Q\u00ebllimi, sa kund\u00ebr demokratik, aq edhe i posht\u00ebr, ishte eliminimi i konkurrenc\u00ebs zgjedhore, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga parimet baz\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb. Eksponent\u00ebt klanor\u00eb e p\u00ebrs\u00ebrisin g\u00ebnjeshtr\u00ebn shpifarake se &#8220;Vjos\u00eb Osmani u mund nga Isa Mustafa, me votimin p\u00ebr konfirmimin e kandidatur\u00ebs p\u00ebr kryetare t\u00eb LDK-s\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Rren\u00eb qoft\u00eb! S\u00eb pari, kushti 50+1 \u00ebsht\u00eb inkriminues; s\u00eb dyti, votimi me gisht\u00ebrinj, aklamativ, \u00ebsht\u00eb po aq kriminal, metod\u00eb e sistemit ultra-komunist, stalinian. Prandaj, pushoni shpifjet, o klanor\u00eb servil\u00eb e zvarranik\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb Kuvendin e 9-t\u00eb Zgjedhor, t\u00eb Deg\u00ebs t\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Gjermani, kur u tentua t\u00eb zbatohet shpikja monstrume e klanit Mustafa, 50+1, delegat\u00ebt e Kuvendit reaguan nj\u00ebz\u00ebsh\u00ebm se &#8220;nuk pranojm\u00eb shtesa statutare t\u00eb klanor\u00ebve&#8221;. Nd\u00ebrhyrja e n\u00ebnkryetarit t\u00eb LDK-s\u00eb, Haki Rugova, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e monitoruesit, mbik\u00ebqyr\u00ebsit t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb at\u00eb Deg\u00eb, ishte e men\u00e7ur e fisnike, duke th\u00ebn\u00eb se, &#8220;v\u00ebrtet kushti 50+1 qendron ende t\u00eb statut, por, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim dhe ju mund t\u00eb mos e zbatoni&#8221;. Dhe, ashtu u b\u00eb. Andaj, kjo shpikje monstrume klanore, nuk duhet pranuar, madje, n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e rrethan\u00eb, as n\u00eb Kuvendin Zgjedhor Qendror.<\/p>\n<p><strong>Grupi rinor\u00eb t\u00eb garon me nj\u00eb kandidatur\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Klani nepotik krahinor n\u00eb udh\u00ebheqje, neveriti an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti, rinin\u00eb. Nj\u00eb grup t\u00eb rinj\u00ebsh, por, edhe kuadro t\u00eb hersh\u00ebm rugovist\u00eb, n\u00eb prag t\u00eb Kuvendit t\u00eb 7-t\u00eb, u organizuan p\u00ebr ndryshime n\u00eb LDK-e, n\u00eb rrug\u00eb statutare, duke p\u00ebrdorur vot\u00ebn e fsheht\u00eb demokratike. Por, hileqar\u00ebt klanist\u00eb, u kund\u00ebrp\u00ebrgjigjen vrazhd\u00ebt e pacip\u00ebrisht, duke p\u00ebrjashtuar nga konkurrenca Vjos\u00eb Osmanin.<\/p>\n<p>Mend\u00ebsia provinciale, nepotike e klanore, e goditi me harbutll\u00ebk grupin vital rinor\u00eb, sot t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb grupin e deputet\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb. Ata u lan\u00eb jasht\u00eb strukturave vendimmmarr\u00ebse t\u00eb partis\u00eb, pra, nuk u p\u00ebrfaq\u00ebsuan n\u00eb kryesin\u00eb e ngusht\u00eb, n\u00eb kryesin\u00eb 23 an\u00ebtar\u00ebshe dhe as n\u00eb K\u00ebshillin e P\u00ebrgjigjithsh\u00ebm. Nj\u00eb hakmarrje sa primitive, aq edhe rruga\u00e7\u00ebrore.<\/p>\n<p>Prandaj, grupi i t\u00eb rinj\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb, t\u00eb anatemuar, q\u00ebllimisht e padrejt\u00ebsisht, duhet t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet me nj\u00eb kandidatur\u00eb t\u00eb vetme, p\u00ebr kryetar t\u00eb LDK-s\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e t\u00eb gjitha grup-moshave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb elektoratit t\u00eb LDK-s\u00eb. Heshtja \u00ebsht\u00eb hi\u00e7e. Z\u00ebri rinor duhet t`i jap\u00eb frym\u00ebzim e jet\u00eb Lidhjes Demokratike, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb kryezonj\u00eb, si n\u00eb epok\u00ebn rugoviane. Rinia e LDK-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb ajo &#8220;besa dhe shpresa p\u00ebr shqiptar\u00ebt&#8221;, &#8211; si\u00e7 thoshte kryezoti Rugov\u00eb.<\/p>\n<p>LDK-ja ka pasur nj\u00eb lid\u00ebr. T\u00eb tjer\u00ebt pas tij jan\u00eb vet\u00ebm kryetar. Afatizimi n\u00eb dy mandate i kryetarit, \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm. Sepse jan\u00eb t\u00eb rrall\u00eb shqiptar\u00ebt, q\u00eb udh\u00ebheqin pa klane e nepotiz\u00ebm. I men\u00e7uri Faik Konica: &#8220;5 shqiptar\u00eb e 9 parti!&#8221;<\/p>\n<p>Krijimi i Institucionit t\u00eb P\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm, madje, q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn kuvendore. P\u00ebr gabimet, dhe sidomos fajet, kryetari dhe kuadrot tjer\u00eb, shkarkohen, p\u00ebr t&#8217;u mos u penalizua partia, si\u00e7 ka ndodhur p\u00ebrgjat\u00eb mandatit skandaloz, q\u00eb po mbyllet mjeruesh\u00ebm e turpsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Luta tha di\u00e7ka t\u00eb frikshme p\u00ebr kryetarin e ardhsh\u00ebm: &#8220;Kryetari i zgjedhur i k\u00ebtij Kuvendi, mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb afat-shkurti n\u00eb detyr\u00eb, sepse humbja e zgjedhjeve t\u00eb af\u00ebrta parlamentare, mund ta rr\u00ebzoj\u00eb&#8221;. At\u00ebher\u00eb, sa moral ka Luta, me disa kuadro t\u00eb lart\u00eb rreth Is\u00ebs, pas humbjeve serike, t\u00eb garojn\u00eb s\u00ebrishmi, p\u00ebr t\u00eb parin e LDK-s\u00eb. Guxim i tep\u00ebruar i Isa Mustaf\u00ebs, me klanor\u00ebt e tij. P\u00ebr t\u00eb mos komentuar m\u00eb gjat\u00eb, sjellim urt\u00ebsin\u00eb popullore, fort aktuale: &#8220;<em>Marrja nuk e ka myt\u00eb askan!<\/em>&#8220;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>IDRIZ ZEQIRAJ Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, Isa Mustafa tha se &#8220;n\u00ebnkryetar\u00ebve Agim Veliut e Lutfi Hazirit, u kam ofruar udh\u00ebheqjen e LDK-s\u00eb!&#8221; Ai p\u00ebrjashtoi nga kjo mund\u00ebsi n\u00ebnkryetarin tjet\u00ebr Haki Rugov\u00ebn, edhe pse ka qen\u00eb i suksessh\u00ebm n\u00eb drejtimin e komun\u00ebs, madje, n\u00eb zgjedhjet paraprake, ka fituar pa balotazh. Nd\u00ebrsa n\u00eb zgjedhjet e fundit, dihet falsifikimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":15924,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-43748","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>SHPRON\u00cbSIMI I LDK, K\u00cbRKES\u00cb E AN\u00cbTAR\u00cbSIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"SHPRON\u00cbSIMI I LDK, K\u00cbRKES\u00cb E AN\u00cbTAR\u00cbSIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"IDRIZ ZEQIRAJ Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, Isa Mustafa tha se &#8220;n\u00ebnkryetar\u00ebve Agim Veliut e Lutfi Hazirit, u kam ofruar udh\u00ebheqjen e LDK-s\u00eb!&#8221; Ai p\u00ebrjashtoi nga kjo mund\u00ebsi n\u00ebnkryetarin tjet\u00ebr Haki Rugov\u00ebn, edhe pse ka qen\u00eb i suksessh\u00ebm n\u00eb drejtimin e komun\u00ebs, madje, n\u00eb zgjedhjet paraprake, ka fituar pa balotazh. Nd\u00ebrsa n\u00eb zgjedhjet e fundit, dihet falsifikimi [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-08-02T22:50:39+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/ldk_logo.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"398\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"370\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"SHPRON\u00cbSIMI I LDK, K\u00cbRKES\u00cb E AN\u00cbTAR\u00cbSIS\u00cb\",\"datePublished\":\"2019-08-02T22:50:39+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\\\/\"},\"wordCount\":2256,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/09\\\/ldk_logo.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\\\/\",\"name\":\"SHPRON\u00cbSIMI I LDK, K\u00cbRKES\u00cb E AN\u00cbTAR\u00cbSIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/09\\\/ldk_logo.jpg\",\"datePublished\":\"2019-08-02T22:50:39+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/09\\\/ldk_logo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/09\\\/ldk_logo.jpg\",\"width\":398,\"height\":370,\"caption\":\"LDK logo\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SHPRON\u00cbSIMI I LDK, K\u00cbRKES\u00cb E AN\u00cbTAR\u00cbSIS\u00cb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SHPRON\u00cbSIMI I LDK, K\u00cbRKES\u00cb E AN\u00cbTAR\u00cbSIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"SHPRON\u00cbSIMI I LDK, K\u00cbRKES\u00cb E AN\u00cbTAR\u00cbSIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"IDRIZ ZEQIRAJ Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, Isa Mustafa tha se &#8220;n\u00ebnkryetar\u00ebve Agim Veliut e Lutfi Hazirit, u kam ofruar udh\u00ebheqjen e LDK-s\u00eb!&#8221; Ai p\u00ebrjashtoi nga kjo mund\u00ebsi n\u00ebnkryetarin tjet\u00ebr Haki Rugov\u00ebn, edhe pse ka qen\u00eb i suksessh\u00ebm n\u00eb drejtimin e komun\u00ebs, madje, n\u00eb zgjedhjet paraprake, ka fituar pa balotazh. Nd\u00ebrsa n\u00eb zgjedhjet e fundit, dihet falsifikimi [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-08-02T22:50:39+00:00","og_image":[{"width":398,"height":370,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/ldk_logo.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"SHPRON\u00cbSIMI I LDK, K\u00cbRKES\u00cb E AN\u00cbTAR\u00cbSIS\u00cb","datePublished":"2019-08-02T22:50:39+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\/"},"wordCount":2256,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/ldk_logo.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\/","name":"SHPRON\u00cbSIMI I LDK, K\u00cbRKES\u00cb E AN\u00cbTAR\u00cbSIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/ldk_logo.jpg","datePublished":"2019-08-02T22:50:39+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/ldk_logo.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/ldk_logo.jpg","width":398,"height":370,"caption":"LDK logo"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shpronesimi-i-ldk-kerkese-e-anetaresise\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SHPRON\u00cbSIMI I LDK, K\u00cbRKES\u00cb E AN\u00cbTAR\u00cbSIS\u00cb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43748","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43748"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43748\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/15924"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43748"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43748"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43748"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}