{"id":4392,"date":"2016-07-11T01:36:11","date_gmt":"2016-07-11T00:36:11","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4392"},"modified":"2018-04-01T20:55:23","modified_gmt":"2018-04-01T19:55:23","slug":"poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\/","title":{"rendered":"POEZI Q\u00cb LIGJ\u00cbRON ME GJUH\u00cbN DHE ARSYEN E KOMBIT DHE T\u00cb ATDHEUT"},"content":{"rendered":"<p><em>Recension<\/em>:<\/p>\n<p>(<em>Agim Desku: \u201cK\u00ebng\u00eb ilirishte\u201d, poezi \u2013 2015<\/em>)<\/p>\n<p>Poeti, <strong>Agim Desku<\/strong>, n\u00ebse e analizojm\u00eb t\u00ebr\u00eb krijimtarin\u00eb e tij, ai, p\u00ebrmes vargjeve dhe poezis\u00eb sikur nga prezanton nj\u00eb hart\u00eb historie, nj\u00eb tok\u00eb me pesh\u00ebn e vet\u00eb n\u00ebp\u00ebr koh\u00ebra, nj\u00eb komb, i cili gjithnj\u00eb ngeli duke e mbrojtur, rregulluar, duke e ndritur dhe lul\u00ebzuar vendin e vet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, poeti edhe vargun e poezin\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb pelegrin por edhe pjes\u00eb t\u00eb pandar\u00eb t\u00eb s\u00eb madh\u00ebrishmes, t\u00eb betejave dhe t\u00eb faqeve historike, q\u00eb jo rrall\u00eb p\u00ebrshkohet me vuajtje e dhembje, t\u00eb cilat edhe sot e k\u00ebsaj dite i ngjajn\u00eb plag\u00ebve kujdestare, e q\u00eb p\u00ebrher\u00eb apo n\u00eb \u00e7do koh\u00eb mund t\u00eb kullojn\u00eb jo vet\u00ebm gjak. Andaj, nj\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb till\u00eb k\u00ebndimi e hasim edhe tek vepra m\u00eb e re me poezi, \u201cK\u00ebng\u00eb ilirishte\u201d, lib\u00ebr ky i cili reflekton kryene\u00e7\u00ebsin\u00eb e autorit, se ai dot nuk e heq\u00eb mendje as qafet krenarin\u00eb, q\u00ebndres\u00ebn mbase edhe fatin me t\u00eb cilin njeriu i tij dhe as atdheu, nuk kan\u00eb qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb rehatuar, por gjithnj\u00eb me specifik\u00ebn e jetes\u00ebs, e cila edhe i ka kalitur nd\u00ebr shekuj. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, edhe n\u00eb poezin\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn autori i prin\u00eb librit, \u201cIlirishte\u201d, ku reflekton t\u00ebr\u00eb ndijimin e tij shpirt\u00ebror p\u00ebr \u00e7do flet\u00eb historie, p\u00ebr \u00e7do p\u00ebll\u00ebmb\u00eb toke, p\u00ebr \u00e7do rrug\u00ebtim, rr\u00ebfim q\u00eb e p\u00ebrjet\u00ebson dhe madh\u00ebshton t\u00eb kaluar\u00ebn dhe t\u00eb sotmen, q\u00eb n\u00eb fillim edhe na imponon moton dhe motivin e vepr\u00ebs por edhe t\u00eb p\u00ebrplasjeve t\u00eb tij shpirt\u00ebrore dhe poetike: \u201cIlirishte e th\u00ebn\u00eb\/ N\u00eb secil\u00ebn mendje\/ T\u00eb ndritur\/ E ruajtur shqipeve Denbabaden\u201d.<br \/>\nKrahas k\u00ebsaj, poeti gjithnj\u00eb, por edhe tash, ka k\u00ebnduar e k\u00ebndon me pesh\u00ebn e arsyes, me dellin e arkitektit t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb q\u00ebndrueshme poetike, por edhe me bekimin e \u00ebndrrave p\u00ebr trojet shqiptare, t\u00eb cilat cep m\u00eb cep frymojn\u00eb, flasin, veprojn\u00eb e k\u00ebndojn\u00eb e \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb shqip. K\u00ebt\u00eb form\u00eb t\u00eb k\u00ebndimit, Agim Desku, sikur e ka formul\u00eb t\u00eb vetme p\u00ebr ta ngritur pesh\u00ebn e shkrimit dhe t\u00eb k\u00ebndimit, por edhe t\u00eb arsyes dhe t\u00eb nd\u00ebrgjegjes p\u00ebr ta ditur, njohur e ruajtur shenjt\u00ebrin\u00eb e kombit dhe t\u00eb atdheut, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe krijues t\u00eb shumt\u00eb n\u00ebp\u00ebr periudha kohore shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda e t\u00eb v\u00ebshtira. Nj\u00eb form\u00eb t\u00eb till\u00eb e hasim tek shum\u00eb poezi: \u201c&#8230;Udh\u00ebtimit tim\/Pa \u00ebndrra\/Drejt secilit cep atdheu\/T\u00eb shikoj n\u00eb sy t\u00eb lir\u00eb\/M\u00eb fjal\u00ebt e path\u00ebna\/Q\u00eb i sjellin vargut tim\/K\u00ebng\u00ebn&#8230;\u201d.<br \/>\nOse, edhe p\u00ebr ta sforcuar edhe m\u00eb shum\u00eb frym\u00ebn krijuese dhe p\u00ebrkushtuese, e p\u00ebr t\u00eb ngre n\u00eb piedestal mesazhin jo vet\u00ebm poetik por edhe k\u00ebshillues dhe pedagogjik mbase edhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsues, ai, na i sjell edhe shum\u00eb vargje e poezi, q\u00eb jo vet\u00ebm se madh\u00ebshtojn\u00eb vlerat krijuese t\u00eb poetit, por edhe begatojn\u00eb mendjen p\u00ebr t\u00eb mos harruar asgj\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mos ia l\u00ebn\u00eb as rastit t\u00eb koh\u00ebs dhe p\u00ebrplasjeve n\u00ebp\u00ebr dit\u00eb, vite e decenie: \u201c&#8230;Kjo tok\u00eb\/Ilirisht frymon\/N\u00ebp\u00ebr secilin cep\/Atdheu&#8230;\u201d.<\/p>\n<p><strong>Varg\u00ebzimi si hart\u00eb e dhembjes dhe e krenaris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse i b\u00ebjm\u00eb analiz\u00eb fjal\u00ebs, vargut por edhe poezis\u00eb, tek A. Desku, tani v\u00ebrejm\u00eb se ai ka rritur at\u00eb stadin e t\u00eb shprehurit poetik dhe filozofik, por edhe t\u00eb ndijimit shpirt\u00ebror, q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb, duke lexuar poezin\u00eb e tij, sikur p\u00ebrjetimi dhe dhembja shpirt\u00ebrore i ngjajn\u00eb shtr\u00ebngimit specifik t\u00eb prangave t\u00eb mendjes dhe t\u00eb unit, q\u00eb ngushtojn\u00eb e ngushtojn\u00eb e t\u00eb sjellin gjer n\u00eb p\u00eblcitje, e cila pastaj na \u201cdetyron\u201d m\u00ebsimin e historis\u00eb, n\u00ebse at\u00eb nuk e kemi pasur pran\u00eb mendjes dhe zemr\u00ebs, pik\u00ebrisht si domosdo p\u00ebr ta njohur vetveten por edhe hart\u00ebn e dhembjes s\u00eb historis\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb quhet tok\u00eb e atdhe: \u201c&#8230;Kur s`kam liri\/P\u00ebr secilin cep Atdheu\/Kah fluturojn\u00eb Shqipet\/&#8230;Ta them si fjal\u00eb\/Her\u00eb si k\u00ebng\u00eb\/ Q\u00eb e kam p\u00ebr mall&#8230;\u201d.<br \/>\nNj\u00eb mesazh dhe metafor\u00eb e till\u00eb e st\u00ebrholluar, q\u00eb i ngjan\u00eb si nj\u00eb fjale t\u00eb urt\u00eb, e cila her\u00eb t\u00eb m\u00ebson e her\u00eb t\u00eb ther\u00eb gjer n\u00eb palc\u00eb, reflekton t\u00ebr\u00eb at\u00eb pesh\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb krijuesit, i cili gjithnj\u00eb dhe pa u lodhur ka ligj\u00ebruar dhe ligj\u00ebron p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb ka arom\u00eb dashurie, pesh\u00eb t\u00eb dheut at\u00ebror, frym\u00eb ta pathyeshm\u00ebris\u00eb, se shqipet nuk harrojn\u00eb por as nuk lig\u00ebshtohen n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsimin e asaj q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb hart\u00eb e cila e d\u00ebshmon dashurin\u00eb dhe fanatizmin p\u00ebr lirin\u00eb: \u201c&#8230;Si fjal\u00eb Atdheu\/Urat\u00eb ma lan\u00eb zot\u00ebruat\/T\u00eb jem ushtar\u00eb e luft\u00ebtar\u00eb\/P\u00ebr emrin\/Shqipe e Shqip\u00ebri&#8230;\u201d.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr, autori sikur n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk d\u00ebshiron t\u2019i ik\u00ebn tem\u00ebs dhe frym\u00ebzimit por edhe k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebsis\u00eb shpirt\u00ebrore, se kudo q\u00eb shkon, sh\u00ebtit dhe ec\u00ebn njeriu, ai me vete ka mallin, dashurin\u00eb dhe etjen, por n\u00ebse doni, edhe rebelimin p\u00ebr atdheun, gj\u00ebra k\u00ebto, t\u00eb cilat autorin ndoshta ndonj\u00ebher\u00eb e b\u00ebjn\u00eb edhe \u201ct\u00eb m\u00ebrzitsh\u00ebm\u201d duke bartur n\u00eb \u00e7ant\u00ebn dhe fletoren e tij atdheun dhe njeriun e tok\u00ebs s\u00eb cop\u00ebtuar e t\u00eb p\u00ebrplasur: \u201c&#8230;Nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb udh\u00ebtimin tim\/N\u00ebp\u00ebr Avenyt\u00eb De la Pari\/Prizren, Guci, Preshev\u00eb, Tetov\u00eb\/Prishtin\u00eb, Tiran\u00eb\/Bashk\u00eb me vargun tim\/Her\u00eb rebel&#8230;\u201d.<br \/>\nKrijuesi, asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i ngopur me at\u00eb \u00e7far\u00eb k\u00ebrkon dhe \u00ebnd\u00ebrron p\u00ebr lumturin\u00eb dhe p\u00ebr qet\u00ebsin\u00eb e krenarin\u00eb e vendit t\u00eb vet por edhe p\u00ebr njer\u00ebzimin. Andaj, ai kudo q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe vepron, nuk \u00ebsht\u00eb i qet\u00eb n\u00ebse p\u00ebrbrenda damar\u00ebve t\u00eb gjakut nuk i qarkullon detyrimi, madh\u00ebshtia, pesha e atdheut dhe komplet historia e tij gjer n\u00eb dit\u00ebn e sotme. Prandaj, ka se si ligj\u00ebron A. Desku n\u00eb vepr\u00ebn e tij m\u00eb t\u00eb re: \u201c&#8230;E luta atdheun t\u00eb mos m\u00eb mallkoj\u00eb\/Se Ilir nuk \u00ebsht\u00eb emri im i fundit\/Edhe un\u00eb kam bes\u00eb e fe\/Kam Shqip\u00ebrin\u00eb time\/P\u00ebr Atdhe&#8230;\u201d.<br \/>\nDhe, pesha e bukuria e atdheut, dashuria dhe zjarri i poetit, shfaqen, k\u00ebndohen dhe pastaj edhe komentohen n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme, ku vargjet shk\u00eblqejn\u00eb si gjerdan jo vet\u00ebm lirie, por edhe gazmendi, z\u00eb drite e \u00ebnd\u00ebrr dashurie p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb jet\u00ebn e b\u00ebn jet\u00eb, q\u00eb njeriun e b\u00ebn t\u00eb lumtur dhe krenar, por edhe t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrplasje gjat\u00eb rrug\u00ebtimit, i cili edhe me gjith\u00eb katrahurat, \u00ebsht\u00eb me pesh\u00eb dhe me madh\u00ebshti rr\u00ebfehet p\u00ebr te: \u201c&#8230;Nj\u00eb lule e k\u00ebputa diku\/N\u00eb malin e shqipeve\/E ruaj p\u00ebr ma t\u00eb bukur\u00ebn mike\/Q\u00eb atdheut t`ia fal\u00eb&#8230;\u201d.<br \/>\nAutori i k\u00ebsaj vepre, lexuesit i sjell shum\u00eb gj\u00ebra n\u00eb trajt\u00eb t\u00eb mendimit edhe t\u00eb thjesht\u00eb por edhe filozofik, gj\u00ebra k\u00ebto t\u00eb cilat opinionin e detyrojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhet kritik i vetvetes, t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrjetues i gj\u00ebrave q\u00eb dikur nuk ka mundur apo nuk ka ditur p\u00ebr t\u2019i shijuar. Mu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ligj\u00ebrimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr e ka vler\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb jo vet\u00ebm sa p\u00ebr t\u2019u k\u00ebnaqur me vargjet dhe librin, por edhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb krahasime e analiza edhe historie, edhe filozofie, edhe sociologjike, t\u00eb cilat e v\u00ebn\u00eb n\u00eb \u201csh\u00ebnjest\u00ebr\u201d mendjen dhe p\u00ebrjetimin e ndijimin shpirt\u00ebror t\u00eb secilit lexues. \u201c&#8230; Kam \u00ebnd\u00ebrruar me vite\/ Ta shoh Lirin\u00eb\/Se si dukej ajo\/E vog\u00ebl e madhe\/E dashur m\u00eb thoshin \u00ebsht\u00eb&#8230;\u201d.<br \/>\nJa, pra. Vargjet e tilla, a nuk e detyrojn\u00eb lexuesin q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrjetimit shpirt\u00ebror, n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb t\u00eb k\u00ebndimit t\u00eb hasin edhe mesazhin e \u00ebndrrave dhe t\u00eb vuajtjeve p\u00ebr drit\u00ebn, p\u00ebr mendimin e lir\u00eb, p\u00ebr ta prekur e p\u00ebrjetuar vet lirin\u00eb! K\u00ebtu q\u00ebndron pesha jo vet\u00ebm artistike e vargut, por edhe sikur na shtrohet nj\u00eb fush\u00eb e gjer\u00eb, ku mund t\u00eb shtrojm\u00eb e analizojm\u00eb gj\u00ebrat e koh\u00ebs, etjen dhe mallin e vuajtjet e njeriut!<\/p>\n<p><strong>K\u00ebndimi gjerdan lirie dhe dashurie<\/strong><\/p>\n<p>Prandaj, poezit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr puthiten me titullin e librit, dhe frti n\u00eb fund ka frym\u00ebn e dashuris\u00eb ndaj t\u00ebr\u00eb asaj q\u00eb quhet atdhe, q\u00eb ka frym\u00ebn e liris\u00eb dhe t\u00eb dashuris\u00eb pa ndrydhje dhe t\u00eb fjal\u00ebs pa shtrydhje dhe sht\u00ebrzime. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, sikur fort\u00eb e mir\u00eb krijojn\u00eb piktur\u00eb jete dhe realiteti edhe vargjet: \u201c&#8230;N\u00ebse kalon n\u00ebp\u00ebr secilin cep atdheu\/Edhe e bukur do t\u00eb ishte\/ Kur mikja ime sh\u00ebtit lirisht atdheut\/ E besa edhe udh\u00ebtar i bot\u00ebs se lir\u00eb\/Me \u00ebndrrat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb jet\u00ebs&#8230;\u201d.<br \/>\nDuke lexuar k\u00ebt\u00eb gjerdan poezish, v\u00ebrejm\u00eb se autori, natyrisht se nuk l\u00eb pa theksuar dhe pa i v\u00ebn\u00eb n\u00eb varg vlerat e luft\u00ebs, t\u00eb secilit q\u00eb dha jet\u00ebn p\u00ebr liri, q\u00eb kjo nuk n\u00ebnkupton vet\u00ebm n\u00eb luft\u00ebn e fundit por gjithnj\u00eb e p\u00ebrher\u00eb gjat\u00eb periudhave kohore e historike. Dhe me krenari, jo vet\u00ebm se varg\u00ebzon, por edhe n\u00eb shpirt e p\u00ebrjeton at\u00eb q\u00eb ia ofron lexuesit si d\u00ebshmi e madh\u00ebshti: \u201c&#8230;Vazo me lule\/Atdheu\/N\u00eb secilin lapidar\/N\u00eb secil\u00ebn zem\u00ebr\/T\u00eb shqipeve&#8230;\/&#8230;Tek putha flamurin\/Kuq e Zi\/Tek lindim dhe vdesim\/Vet\u00ebm shqip&#8230;\u201d.<br \/>\nP\u00ebrmes k\u00ebtyre vargjeve, reflekton nj\u00eb gam\u00eb ngjarjesh e historish, nj\u00eb mori analizash, sepse, edhe madh\u00ebshton edhe qorton p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka kur shndrit\u00eb \u201cN\u00eb secilin lapidar\u201d, kur lindet dhe vdiset vet\u00ebm shqip!<br \/>\nPadyshim se autori ka qen\u00eb i v\u00ebmendsh\u00ebm, k\u00ebshtu q\u00eb tek secili varg ushqehet dashuria p\u00ebr lumturin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb bukur\u00ebn, stoliset edhe kurora me ngjyr\u00ebn dhe arom\u00ebn e tok\u00ebs, me dashurin\u00eb e njeriut dhe vet\u00ebm t\u00eb njeriut, ku autori, jo pa q\u00ebllim, personazh kryesor v\u00eb femr\u00ebn, t\u00eb dashur\u00ebn dhe jo vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb: \u201c&#8230;P\u00ebr ty atdhe\/P\u00ebr pak liri\/P\u00ebr dashurin\u00eb e mikes\/N\u00ebp\u00ebr secilin cep t\u2019atdheut\/Deri n\u00eb \u00c7am\u00ebri&#8230;\u201d.<\/p>\n<p><strong>Rebelimi dhe protesta \u201cdetyrim\u201d shpirt\u00ebror poetik<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, n\u00ebse i b\u00ebjm\u00eb analiz\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb k\u00ebsaj vepre, mund t\u00eb v\u00ebrejm\u00eb se vargjet mbase edhe t\u00eb gjitha poezit\u00eb i ngjajn\u00eb nj\u00eb proteste jo vet\u00ebm t\u00eb poetit, e q\u00eb tek varg\u00ebzimi, rebelimi dhe protesta jan\u00eb thesari dhe e preferuara p\u00ebr ta dashur, kuptuar e vler\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb poezin\u00eb, por edhe mesazhin dhe metafor\u00ebn, t\u00eb cilat, kujtoj se tek ky lib\u00ebr jan\u00eb t\u00eb q\u00eblluara dhe t\u00eb fuqishme, q\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb me k\u00ebndimin me frym\u00eb edhe edukative. \u201c&#8230;Me vite\/ Jeta ime ishte protest\u00eb\/P\u00ebr nj\u00eb atdhe\/T\u00eb lir\u00eb shqip&#8230;\/&#8230;Dje protestoja\/Nga burgu shekullor\/Sot protestoj\/ M\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb\/P\u00ebr flamurin Kuq e zi&#8230;\u201d.<br \/>\nDuke pasur parasysh se shum\u00eb gjera n\u00ebp\u00ebr koh\u00ebra kan\u00eb plasur shpirtin e njeriut, kan\u00eb djegur mallin e n\u00ebnave, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb autori varg\u00ebzon ilirisht dhe shqip, si ve\u00e7anti e jet\u00ebs dhe p\u00ebrjetimeve t\u00eb secilit njeri, t\u00eb secil\u00ebs n\u00ebn\u00eb p\u00ebr fatin e birit t\u00eb saj, pra edhe t\u00eb vet poetit: \u201c&#8230;N\u00ebn\u00eb\/Ti je lule\/Arom\u00eb e shpirtit tim\/Si h\u00ebn\u00eb\/M\u00eb ndri\u00e7on\/Rrug\u00ebn edhe nat\u00ebn\/Kur shkruaj\/Vargun p\u00ebr Ty&#8230;\u201d.<br \/>\nNd\u00ebrkaq, duke mos harruar se jet\u00ebn e njeriut ton\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb shum\u00eb katrahura, shum\u00eb er\u00ebra t\u00eb pam\u00ebshirshme t\u00eb koh\u00ebrave dhe historis\u00eb, por edhe p\u00ebrplasjet e njeriut me nj\u00ebri-tjetrin, q\u00eb kjo ligatin\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq edhe sot \u00ebsht\u00eb prezent, autori p\u00ebrpiqet q\u00eb p\u00ebrmes ndodhive historike t\u00eb na rr\u00ebfej\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr vuajtjet por edhe p\u00ebr p\u00ebrpjekjet p\u00ebr bashkim dhe unitet t\u00eb kombit, si\u00e7 jan\u00eb shum\u00eb tubime historike, si dy tubimet tek Verrat e Lluk\u00ebs. Edhe p\u00ebrmes k\u00ebsaj forme t\u00eb t\u00eb k\u00ebnduarit, autori na sjell jo vet\u00ebm nj\u00eb mesazh, por edhe shum\u00eb\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb bashk\u00eb e unik\u00eb: \u201c&#8230;\u00cbnd\u00ebrr e gjall\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb got\u00eb ver\u00eb\/T\u00eb pim\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr Ty \u00c7am\u00ebri\/Mbi Verrat e Lluk\u00ebs shtriva duart\/ T\u00eb paqes e bashkimit shpirt\u00ebror&#8230;\u201d.<br \/>\nAutori, duke qen\u00eb i p\u00ebrkushtuar tani p\u00ebr sa vite p\u00ebr \u00c7am\u00ebrin\u00eb dhe fatin e saj, ai edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, sikur \u00ebsht\u00eb i ndikuar nga vepra q\u00eb ia ka kushtuar k\u00ebsaj pjese t\u00eb trojeve etnike, dhe k\u00ebshtu na sjell mendimin filozofik edhe p\u00ebr trevat p\u00ebrbrenda Kosov\u00ebs dhe m\u00eb gjer\u00eb. Prandaj, ngjash\u00ebm ligj\u00ebron, q\u00eb n\u00ebnkupton mendimin dhe shkrumbin p\u00ebr bashkim: \u201c&#8230;T\u00eb ngritim got\u00ebn\/ P\u00ebr Dukagjin\/Se do b\u00ebhem edhe Drenic\u00eb\/Edhe Mal\u00ebsi\/Her\u00eb Tiran\u00eb e Preshev\u00eb\/M\u00eb shum\u00eb \u00c7am\u00ebri&#8230;\u201d.<br \/>\nKrahas k\u00ebsaj, p\u00ebrmes k\u00ebndimit poetik, n\u00eb t\u00eb cilin, krejt e zakonshme, ndoshta e hasim edhe frym\u00ebn dhe k\u00ebndimin poetik t\u00eb Din Mehmetit, Ali Podrimjes, t\u00eb Migjenit, nga pak edhe t\u00eb Zef Seremb\u00ebs dhe t\u00eb disa t\u00eb tjer\u00ebve, autori, p\u00ebrve\u00e7 tjerash, d\u00ebshiron t\u00eb na ofroj\u00eb edhe nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb mo\u00e7me (edhe hart\u00eb t\u00eb re) p\u00ebr trojet shqiptare, q\u00eb kan\u00eb kall\u00ebzim interesant t\u00eb shekujve e n\u00ebp\u00ebr shekuj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, ndoshta m\u00eb s\u00eb miri korrespondojn\u00eb mes vete, poezit\u00eb \u201cKodi X\u201d dhe \u201cRri me vargje Drenice\u201d: \u201c&#8230;Kodi im\/ X\/Pes\u00ebqind vjet\/ U ruajt n\u00eb Durrah\/E Rozafa&#8230;\u201d. Ose: \u201c&#8230;Shkruaj\/ P\u00ebr Kull\u00ebn e Prekazit\/Bac u krye\/&#8230;Sot jam ushtari yt\/Nes\u00ebr nuk di ku do t\u00eb jem\/N\u00eb cilin cep atdheu\/Do t\u00eb shkruaj,\/Bac u krye&#8230;\u201d!<br \/>\nAgim Desku, n\u00eb librin me poezi \u201cK\u00ebng\u00eb ilirishte\u201d i cili \u00ebsht\u00eb i shtrir\u00eb n\u00eb gjasht\u00eb kapituj, ka sublimuar vargje t\u00eb ve\u00e7anta dhe t\u00eb arrira, q\u00eb ndoshta, duke pasur p\u00ebr baz\u00eb tematik\u00ebn q\u00eb d\u00ebshmon edhe vet titulli, q\u00eb i ngjajn\u00eb nj\u00eb almanaku poetik specifik, i cili e ka mish\u00ebruar komb\u00ebtaren me njer\u00ebzoren, dhe k\u00ebshtu ia ka dal\u00eb q\u00eb lexuesit t\u2019ia prezantoj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb tij, e q\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb libri do ta p\u00ebrfundoj me k\u00ebto vargje, t\u00eb cilat, si gjithher\u00eb jan\u00eb veti krijuese dhe njer\u00ebzore t\u00eb tij: \u201c&#8230;Vargut tim\/I v\u00eb zjarr\/ Dashuri\/Arom\u00eb lulesh&#8230;\u201d!<br \/>\nPra, si vep\u00ebr e till\u00eb, kujtoj se begaton letrat dhe let\u00ebrsin\u00eb komb\u00ebtare jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb por edhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p><em>Pej\u00eb, 04 shkurt, 2015 &#8211; Sejdi BERISHA<\/em><\/p>\n<hr \/>\n<p><em>Recension<\/em>:<br \/>\n<strong>Fatmir Minguli<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ilirishtja \u2013 metafora inteligjente n\u00eb poezin\u00eb e Agim Deskut<\/strong><\/p>\n<p>(Re\u00e7ension p\u00ebr v\u00ebllimin me poezi t\u00eb librit \u201cK\u00ebng\u00eb ilirishte\u201d t\u00eb Agim Deskut)<\/p>\n<p>Ndryshe nga shum\u00eb poet\u00eb t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb sotme, q\u00eb krijojn\u00eb n\u00eb trojet shqiptare, poeti kosovar Agim Desku ka nj\u00eb poezi t\u00eb vet\u00ebn, origjinale n\u00eb shum\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrime. Agim Desku \u00ebsht\u00eb poet puntor i palodhur i poezis\u00eb, i nj\u00eb poezije t\u00eb kushtuar atdhedashuris\u00eb dhe shqiptarizmit. Libri \u201cK\u00ebng\u00eb ilirishte\u201d ng\u00ebrthen shum\u00eb poezi me varg t\u00eb shkurt\u00ebr, me mendim t\u00eb thell\u00eb, poezi q\u00eb \u201csh\u00ebtisin\u201d mbi trojet shqiptare, poezi q\u00eb dashurin\u00eb e shp\u00ebrndajn\u00eb kudo, poezi q\u00eb ringjallin legjendat e mrekullueshme shqiptare.Esht\u00eb merit\u00eb e autorit q\u00eb p\u00ebrdor ilirishten dhe k\u00ebng\u00ebt si nj\u00eb metafor\u00eb tep\u00ebr t\u00eb gjetur p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrthyer n\u00eb dhjetra poezi aq t\u00eb thjeshta por aq dometh\u00ebn\u00ebse. Agim Desku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poet q\u00eb mendon, q\u00eb e p\u00ebrpunon poezin\u00eb me zellin e nj\u00eb skulptori, ku nuk do t\u2019i prishet as edhe nj\u00eb varg, por k\u00ebrkon ta fus n\u00eb kompleksin e poezis\u00eb.Tek lexon v\u00ebllimin me poezi \u201cK\u00ebng\u00eb ilirishte \u201c t\u00eb Agim Deskut t\u00eb duket sikur fluturon mbi tokat shqiptare deri n\u00eb \u00c7am\u00ebrin\u00eb, tok\u00eb q\u00eb Agim Desku e ka aq p\u00ebr zem\u00ebr. Lexuesi patjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb rr\u00ebmbehet nga vrulli shp\u00ebrthyes i vargjeve ku ndjehet nj\u00eb sinqeritet I thell\u00eb, I pakndodhur nd\u00ebr poet\u00eb e poetesha, t\u00eb cilat kan\u00eb fokusuar lentet vet\u00ebm tek dashuria. Ndryshe, Agim Desku e tejp\u00ebrhap dashurin\u00eb ngado, pa kufij deri sa t\u00eb qet\u00ebsohet e t\u00eb shkruaj:\u201d Mikes \/dashuri i fal\u00eb\/ atdheut vet\u00ebm liri\/ SHqip\u00ebris\u00eb bashkim\/ Me emrin tim \/Agim\/ dhe me motr\u00ebn \u00c7am\u00ebri.\u201dK\u00ebsisoj Agimi b\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrzjerje jo vet\u00ebm poetike, jo vet\u00ebm subjektore por ai vepron m\u00eb madh\u00ebrish\u00ebm. Ai kap majat e maleve t\u00eb poezis\u00eb, sjell poezin\u00eb me zhurmimin e lumejve malor\u00eb duke e p\u00ebrhapur n\u00eb fushat e bukura q\u00eb ai i ka q\u00ebmtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr. Poezit\u00eb kushtuar luleve m\u00eb sjellin arom\u00ebn e poezive t\u00eb Naim Frash\u00ebrit kur i k\u00ebndon bukurive t\u00eb tok\u00ebs shqiptare, por me ndryshimin se Agim Desku i sjell ato me nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr, me at\u00eb form\u00ebn e vargut t\u00eb shkurt\u00ebr, \u201carma\u201d e tij m\u00eb efikase. Libri me poezi \u201cK\u00ebng\u00eb ilirishte\u201d ka n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb tij kapitullin p\u00ebr 100 vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. T\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrshtypje poezi t\u00eb tilla si ajo me titullin \u201cVargje t\u00eb krisura\u201d ku poeti kal\u00ebron mbi troje t\u00eb vjetra e t\u00eb reja e ku m\u00eb n\u00eb fund I beson legjend\u00ebs, k\u00ebsaj gjinie t\u00eb \u00e7uditshme e kaq t\u00eb besueshme n\u00eb historin\u00eb e shqiptar\u00ebve.Ja nj\u00eb strof\u00eb prej k\u00ebsaj poezie: \u201cP\u00ebr bot\u00ebn\/ e fala kok\u00ebn time\/ tragjedive shekspiriane\/ t\u00eb dehur bulevardeve europiane\/ dikur duke kal\u00ebruar rrug\u00ebs\/Via Egnatia\/ duke k\u00ebrkuar Troj\u00ebn time\/ u ndala n\u00eb legjenda.\u201d Dashur pa dashur Agim Desku ec\u00ebn me postulatet e m\u00ebndjeve t\u00eb m\u00ebdha, shkenc\u00ebtar\u00eb q\u00eb thon\u00eb se historit\u00eb e v\u00ebrteta zanafill\u00ebn e kan\u00eb n\u00eb mitet dhe legjendat.Ndjehet ky fenomen I poezis\u00eb s\u00eb Agim Deskut jo vet\u00ebm n\u00eb poezin\u00eb e p\u00ebrmendur m\u00eb lart por dhe n\u00eb poezi t\u00eb tjera si \u201cVitet e brishta\u201d, \u201cVia Egnatia\u201d, \u201cUdha e kombit\u201d , \u201cNata e Bartolemeut\u201d, \u201cVargje Europe\u201d etj. N\u00eb v\u00ebllimin poetik \u201cK\u00ebng\u00eb ilirishte \u201c do t\u00eb gjesh poezi t\u00eb bukura jo vet\u00ebm p\u00ebr ting\u00ebllimin melodioz por dhe p\u00ebr subjekte pak t\u00eb njohura nd\u00ebr poet\u00eb shqiptar\u00eb. T\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje poezia \u201cApokalipsa poetike\u201d, e cila \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me nj\u00eb strukture m oderne sidomos n\u00eb perceptimin teorik t\u00eb poezis\u00eb.<br \/>\nDo ta quaja k\u00ebt\u00eb poezi si nj\u00eb lloj p\u00ebrmbledhjeje t\u00eb vet\u00eb v\u00ebllimit q\u00eb po diskutoj, e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr aty shpaloset bota e madhe shpirt\u00ebrore e poetit Agim Desku.Agim Desku ka nj\u00eb lloj mjesht\u00ebrie q\u00eb vargun e fut n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb subjektit, then\u00eb ndryshe, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb shkrimore por \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e jet\u00ebs mbi tok\u00eb, pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e v\u00ebt\u00eb trojeve shqipatre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast vargu merr misionin e sendit, reales dhe jo virtuales. Jan j\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj poezie: \u201c I k\u00ebndova flamurit\/ i mora urat\u00ebn\/ kuq e zi\/ lutjen\/ i fala vargut\/ p\u00ebr atdheun tim.\u201d \u00cbsht\u00eb m\u00eb se e qart\u00eb se ky v\u00ebllim nuk \u00ebsht\u00eb kurrsesi nj\u00eb lib\u00ebr me poezi thjesht\u00eb epike. Jo! Aspak aty ndjehet edhe romantika e nat\u00ebs me h\u00ebn\u00ebs edhe veneranda pranverore, kurreshtja q\u00eb ngjall trokitja, e deri te cepi i gjethit ku poeti rri dhe pi n\u00eb nj\u00eb got\u00eb q\u00eb dhe vet\u00eb nuk e di! Agim Desku ka nj\u00eb imagjinat\u00eb t\u00eb furishme, gj\u00eb q\u00eb eshpreh hapur, pa droje, pa auto\u00e7ensur\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb dhe vetia e tij m\u00eb e spikatur si poet original.T\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje hap\u00ebsira e mendimit, shpalosja e subjekteve mbi gjith\u00e7ka q\u00eb ka lidhje me emrin Ilir, Arb\u00ebri, Shqip\u00ebri, etj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr do t\u00eb gjejm\u00eb poezin\u00eb madhore p\u00ebr N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, nj\u00eb poezi me vlera antologjike, me vlera t\u00eb mirfillta t\u00eb nj\u00eb poezie t\u00eb kompletuar me t\u00eb gjitha rekuizitat e duhura.Vlerat e k\u00ebtij libri I tejkalojn\u00eb ato t\u00eb nj\u00eb libri t\u00eb zakonsh\u00ebm. Kjo sepse nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr me poezi dhe aq. Ka m\u00eb shum\u00eb vlera, pik\u00ebrisht ato vlera q\u00eb duhet ta \u00e7ojn\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr drejt t\u00eb destinacioni t\u00eb librit shkollor, jo thjesht\u00eb si nj\u00eb alterlib\u00ebr, por si nj\u00eb lib\u00ebr gjithp\u00ebrfshir\u00ebs i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb bot\u00ebs shqiptare, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb lexohet lehtazi n\u00eb Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb, n\u00eb Maqedoni e Mal t\u00eb Zi, n\u00eb shqiptar\u00ebt e Zvicr\u00ebs, t\u00eb Suedis\u00eb e Gjermanis\u00eb, t\u00eb Amerik\u00ebs dhe t\u00eb Kanadas\u00eb e kudo ku jetojn\u00eb shqiptar\u00eb e kua kan\u00eb jo vet\u00ebm shkolla por dhe klube t\u00eb kultur\u00ebs dhe let\u00ebrsis\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit ky \u00ebsht\u00eb dhe q\u00ebllimi I librit jo vet\u00ebm si product por si nj\u00eb vler\u00eb intelektuale me p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha ku vlera e poetit merr \u00e7mimin e duhur e jo t\u00eb kaloj\u00eb pa u v\u00ebn\u00eb re si\u00e7 \u00ebsht\u00eb fati i mijra e mijra librave q\u00eb botohen k\u00ebta dhjetvje\u00e7ar\u00ebt e fundit. D\u00ebshiroj t\u00eb mbyll re\u00e7ensioni mbi k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr me k\u00ebto vargje t\u00eb poetit t\u00eb shk\u00ebputura nga poezia\u201d Vargut tim ia l\u00eb kujtim fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb bukura\u201d : \u201cVargut tim i l\u00eb kujtim fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb bukura\/ t\u00eb nj\u00eb poeti rebel a t\u00eb krisur\/ m\u00eb thuani \u00e7fr\u00eb t\u00eb doni\/ un\u00eb jetoj dhe vdex p\u00ebr secil\u00ebn fjal\u00eb\/ q\u00eb e dua p\u00ebr \u00ebndrr\u00ebn time \/ p\u00ebr pak liri p\u00ebr ty\/ pak dhe p\u00ebr mua\u2026<\/p>\n<hr \/>\n<p><em>Recension<\/em>:<br \/>\n<strong>Myrvete Maloku<\/strong><\/p>\n<p><strong>METAFOR\u00cb E MBIJETIMIT N\u00cb \u00c7DO KOH\u00cb VARGU<\/strong><\/p>\n<p><em>Agim DESKU \u201cK\u00ebnga Ilirishte\u201d<\/em><\/p>\n<p>T\u00eb shkruash p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrmbledhje poetike, ku vargjet me t\u00ebr\u00eb vlerat e tyre artistike kan\u00eb nj\u00eb burim t\u00eb vet\u00ebm, shpirtin e poetit, nuk \u00ebsht\u00eb aspak e v\u00ebshtir\u00eb. Kjo na b\u00ebn t\u00eb kuptojm\u00eb se nuk ekziston nj\u00eb rrug\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb do t\u00eb na drejton drejt asaj si t\u00eb b\u00ebhemi poet, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb duhet t\u00eb vish me dhuntin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar, do t\u00eb thot, t\u00eb lindesh poet. Thjesht, ta ndjesh dhe p\u00ebrjetosh thell\u00eb n\u00eb shpirt artin dhe k\u00ebt\u00eb ndjenj\u00eb shpirt\u00ebrore, ta shfaqesh p\u00ebrmes vargut poetik, ky \u00ebsht\u00eb,poeti. Duke bredhur nep\u00ebr vargjet e tij,krijohet p\u00ebrshtypja sikur po lundrojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb lum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ku her\u00eb pas her\u00eb dallg\u00ebt na d\u00ebrgojn\u00eb aq larg\u00eb dhe k\u00ebtu sikur k\u00ebnaqemi duke u ushqyer me but\u00ebsin\u00eb dhe men\u00e7urin\u00eb e shpirtit poetik. -K\u00ebtu t\u00eb duket sikur vargu dhe shpirti i poetit jan\u00eb nj\u00ebsuar. Duke gjurmuar thell\u00ebsive t\u00eb detit atje ku ka vet\u00ebm vargje poetike, takojm\u00eb syt\u00eb e poetit t\u00eb cil\u00ebt \u00e7far\u00eb nuk shohin dhe \u00e7far\u00eb nuk lexojn\u00eb,k\u00ebshtu duke arritur p\u00ebrtej detit ,kalojn\u00eb dhe oqeanet&#8230;Dhe ne vet\u00ebm k\u00ebtu arrijm\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb s\u00eb \u00e7far\u00eb nuk ndjen poeti ose th\u00ebn\u00eb m\u00eb ndryshe, krijimtaria poetike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Univers.Do cekur se n\u00eb k\u00ebt\u00eb Univers \u00ebsht\u00eb dikush q\u00eb frymon n\u00eb varg,dikush tjet\u00ebr e shkruan at\u00eb dhe ka prej atyre q\u00eb \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb t\u00eb lundrojn\u00eb me vark\u00ebn e shkronjave. Askush nuk di se \u00e7ka fshihet pas vargut ,ashtu siq nuk dihet skajshm\u00ebria e detit dhe jo \u00e7dokush e dallon at\u00eb ,jo njeri dallon at\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr. Kjo i bie p\u00ebrtej jet\u00ebs s\u00eb vargut,ku vjen n\u00eb pah &#8220;Fu\u00e7ia e fjal\u00ebs&#8221;.K\u00ebtu shohim se p\u00ebrveq shpirtit t\u00eb but\u00eb t\u00eb poetit, m\u00eb tep\u00ebr vjen n\u00eb shprehje shpirti i tij prej patrioti.N\u00eb v\u00ebllimin poetik,,,K\u00ebnga Ilirishte,,autori shetit p\u00ebrmes vargut t\u00eb tij poetic nep\u00ebr vite,dekada, por edhe shekuj duke na b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb kuptojm\u00eb t\u00eb gjitha ato q\u00eb ndodhen dikur ,ato q\u00eb shkruhen sot dhe t\u00eb tjerat q\u00eb duhet shkruar nes\u00ebr ,vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb ju tregojm\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve me ilirisht\u00ebn ton\u00eb t\u00eb past\u00ebr, se ne jemi Iliri.N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje poetike forca e shprehur artistike na sjell\u00eb bot\u00ebn e thell\u00eb shpirt\u00ebrore dhe patriotike t\u00eb poetit me nj\u00eb atdhedashuri ,t\u00eb cil\u00ebn kush m\u00eb mir\u00eb se poet\u00ebt dijn\u00eb ta shprehin. K\u00ebt\u00eb na e thot poeti Agim Desku n\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim poetik duke b\u00ebr\u00eb levizje mjaft t\u00eb dukshme n\u00eb koh\u00eb, s\u00eb cil\u00ebs do i rexistoj vargu i k\u00ebtij poeti. Poeti Desku me poezine e tij na b\u00ebn t\u00eb kalojm\u00eb an\u00eb p\u00ebrtej pothuajse t\u00eb gjitha tokave shqiptare dhe ta ndjejm\u00eb k\u00ebt\u00eb atdhedashuri.Kjo ndjenj\u00eb v\u00ebrehet pothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha poezit\u00eb, q\u00eb nga :&#8221;N\u00eb Vermic\u00eb ska m\u00eb kufij&#8221;, &#8220;Ilirisht\u00ebn&#8221;e tij t\u00eb past\u00ebr. &#8220;Bashkohu me mua dhe ti&#8221;, bashk\u00eb me\u2026.&#8221;Gjeneralin&#8221;, &#8220;Legjend\u00ebn&#8221;, &#8220;T\u00eb ngritim nj\u00eb got\u00eb&#8221; dolli, &#8220;Ti themi dy fjale&#8221;, &#8220;Bac po vie&#8221;, &#8220;P\u00ebr dit\u00ebn e flamurit&#8221;, n\u00eb &#8220;Tok\u00ebn e Dardanis\u00eb&#8221;. Gjat\u00eb k\u00ebti leximi ,lexuesi do t\u00eb has n\u00eb mjaft figura t\u00eb shquara stilistiuke q\u00eb m\u00eb shum\u00eb e fu\u00e7izojn\u00eb vargun e Deskut, t\u00eb cilat vijn\u00eb duke e ngritur n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nivelin artistik t\u00eb poezive.Fare n\u00eb fund,n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr autori ka p\u00ebrdorur nj\u00eb tematik\u00eb t\u00eb zgjedhur me nj\u00eb gjuh\u00eb artistikisht t\u00eb past\u00ebr dhe me nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb atdhedash\u00ebs.<\/p>\n<p><em>Prishtin\u00eb, 2015 &#8211; D\u00ebrgoi p\u00ebr publikim, Gjin Musa, gazetar<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Recension: (Agim Desku: \u201cK\u00ebng\u00eb ilirishte\u201d, poezi \u2013 2015) Poeti, Agim Desku, n\u00ebse e analizojm\u00eb t\u00ebr\u00eb krijimtarin\u00eb e tij, ai, p\u00ebrmes vargjeve dhe poezis\u00eb sikur nga prezanton nj\u00eb hart\u00eb historie, nj\u00eb tok\u00eb me pesh\u00ebn e vet\u00eb n\u00ebp\u00ebr koh\u00ebra, nj\u00eb komb, i cili gjithnj\u00eb ngeli duke e mbrojtur, rregulluar, duke e ndritur dhe lul\u00ebzuar vendin e vet. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16436,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,8],"tags":[],"class_list":["post-4392","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-letersi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>POEZI Q\u00cb LIGJ\u00cbRON ME GJUH\u00cbN DHE ARSYEN E KOMBIT DHE T\u00cb ATDHEUT - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"POEZI Q\u00cb LIGJ\u00cbRON ME GJUH\u00cbN DHE ARSYEN E KOMBIT DHE T\u00cb ATDHEUT - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Recension: (Agim Desku: \u201cK\u00ebng\u00eb ilirishte\u201d, poezi \u2013 2015) Poeti, Agim Desku, n\u00ebse e analizojm\u00eb t\u00ebr\u00eb krijimtarin\u00eb e tij, ai, p\u00ebrmes vargjeve dhe poezis\u00eb sikur nga prezanton nj\u00eb hart\u00eb historie, nj\u00eb tok\u00eb me pesh\u00ebn e vet\u00eb n\u00ebp\u00ebr koh\u00ebra, nj\u00eb komb, i cili gjithnj\u00eb ngeli duke e mbrojtur, rregulluar, duke e ndritur dhe lul\u00ebzuar vendin e vet. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-07-11T00:36:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-04-01T19:55:23+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/agim_desku1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"550\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"550\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"22 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"POEZI Q\u00cb LIGJ\u00cbRON ME GJUH\u00cbN DHE ARSYEN E KOMBIT DHE T\u00cb ATDHEUT\",\"datePublished\":\"2016-07-11T00:36:11+00:00\",\"dateModified\":\"2018-04-01T19:55:23+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\\\/\"},\"wordCount\":4378,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/agim_desku1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\\\/\",\"name\":\"POEZI Q\u00cb LIGJ\u00cbRON ME GJUH\u00cbN DHE ARSYEN E KOMBIT DHE T\u00cb ATDHEUT - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/agim_desku1.jpg\",\"datePublished\":\"2016-07-11T00:36:11+00:00\",\"dateModified\":\"2018-04-01T19:55:23+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/agim_desku1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/agim_desku1.jpg\",\"width\":550,\"height\":550},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"POEZI Q\u00cb LIGJ\u00cbRON ME GJUH\u00cbN DHE ARSYEN E KOMBIT DHE T\u00cb ATDHEUT\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"POEZI Q\u00cb LIGJ\u00cbRON ME GJUH\u00cbN DHE ARSYEN E KOMBIT DHE T\u00cb ATDHEUT - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"POEZI Q\u00cb LIGJ\u00cbRON ME GJUH\u00cbN DHE ARSYEN E KOMBIT DHE T\u00cb ATDHEUT - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Recension: (Agim Desku: \u201cK\u00ebng\u00eb ilirishte\u201d, poezi \u2013 2015) Poeti, Agim Desku, n\u00ebse e analizojm\u00eb t\u00ebr\u00eb krijimtarin\u00eb e tij, ai, p\u00ebrmes vargjeve dhe poezis\u00eb sikur nga prezanton nj\u00eb hart\u00eb historie, nj\u00eb tok\u00eb me pesh\u00ebn e vet\u00eb n\u00ebp\u00ebr koh\u00ebra, nj\u00eb komb, i cili gjithnj\u00eb ngeli duke e mbrojtur, rregulluar, duke e ndritur dhe lul\u00ebzuar vendin e vet. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-07-11T00:36:11+00:00","article_modified_time":"2018-04-01T19:55:23+00:00","og_image":[{"width":550,"height":550,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/agim_desku1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"22 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"POEZI Q\u00cb LIGJ\u00cbRON ME GJUH\u00cbN DHE ARSYEN E KOMBIT DHE T\u00cb ATDHEUT","datePublished":"2016-07-11T00:36:11+00:00","dateModified":"2018-04-01T19:55:23+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\/"},"wordCount":4378,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/agim_desku1.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\/","name":"POEZI Q\u00cb LIGJ\u00cbRON ME GJUH\u00cbN DHE ARSYEN E KOMBIT DHE T\u00cb ATDHEUT - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/agim_desku1.jpg","datePublished":"2016-07-11T00:36:11+00:00","dateModified":"2018-04-01T19:55:23+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/agim_desku1.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/agim_desku1.jpg","width":550,"height":550},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezi-qe-ligjeron-me-gjuhen-dhe-arsyen-e-kombit-dhe-te-atdheut\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"POEZI Q\u00cb LIGJ\u00cbRON ME GJUH\u00cbN DHE ARSYEN E KOMBIT DHE T\u00cb ATDHEUT"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4392","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4392"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4392\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/16436"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4392"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4392"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4392"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}