{"id":43985,"date":"2019-08-10T15:08:48","date_gmt":"2019-08-10T13:08:48","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=43985"},"modified":"2019-08-10T15:42:49","modified_gmt":"2019-08-10T13:42:49","slug":"o-tempora-o-mores-krismat-neper-dasma","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/o-tempora-o-mores-krismat-neper-dasma\/","title":{"rendered":"O TEMPORA, O MORES \u2013 KRISMAT N\u00cbP\u00cbR DASMA"},"content":{"rendered":"<p><strong>Xhelal Zejneli<\/strong><\/p>\n<p>Dasmat n\u00eb hap\u00ebsirat shqiptare b\u00ebhen kryesisht n\u00eb muajt korrik dhe gusht. N\u00eb k\u00ebta dy muaj kthehen n\u00eb vendlindje ata q\u00eb punojn\u00eb apo q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb vendet e Per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>Karakteristik\u00eb e dasmave shqiptare kan\u00eb qen\u00eb dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb krismat. Kriset me revole, me pushk\u00eb, me pushk\u00eb automatike.<\/p>\n<p>Krismat nuk kan\u00eb qen\u00eb vet\u00ebm karakteristik\u00eb e dasmave shqiptare. N\u00ebp\u00ebr dasma kan\u00eb krisur edhe popujt e tjer\u00eb t\u00eb Ballkanit \u2013 malazezt\u00eb, boshnjak\u00ebt, serb\u00ebt, sllavo-maqedonasit&#8230; Krismat n\u00ebp\u00ebr dasmat shqiptare si dhe n\u00eb ato t\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb gadishullit, datojn\u00eb qysh nga e kaluara. Dukuria e krismave n\u00ebp\u00ebr dasma, te popujt e tjer\u00eb t\u00eb rajonit \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb minimum, nd\u00ebrsa te shqiptar\u00ebt, vazhdon edhe sot.<\/p>\n<p>Krisma n\u00ebp\u00ebr dasma kemi n\u00eb t\u00eb gjitha hap\u00ebsirat shqiptare, ku m\u00eb shum\u00eb e ku m\u00eb pak. Krisin sidomos n\u00eb Kosov\u00eb, krisin shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni, krisin shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Krisma d\u00ebgjohen edhe n\u00eb ca vise t\u00eb veriut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn jo t\u00eb larg\u00ebt, shqiptari ka krisur me pushk\u00eb edhe kur i ka lindur djal\u00eb, sidomos djal\u00eb pas shum\u00eb vajzave. Krisma mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb sot ndodhin rrall\u00eb.<\/p>\n<p>Krismat n\u00eb bot\u00ebn shqiptare, gjat\u00eb ceremonive martesore praktikohen sot e k\u00ebsaj dite. Shqiptari kris me alltie n\u00eb \u00e7astin kur dasmor\u00ebt nisen p\u00ebr ta marr\u00eb nusen. Ndodh t\u00eb krisin edhe n\u00eb \u00e7astin kur tanim\u00eb e kan\u00eb marr\u00eb nusen. Krismat d\u00ebgjohen sidomos kur nusja dhe krushqit mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e dh\u00ebndrit.<\/p>\n<p>Krisma ka edhe n\u00eb dasmat e synetit.<\/p>\n<p>Kush jan\u00eb ata q\u00eb qesin pushk\u00eb n\u00eb dasma? Ky mund t\u00eb jet\u00eb daja i dh\u00ebndrit, xhaxhai i dh\u00ebndrit, shoku apo shok\u00ebt e ngusht\u00eb t\u00eb dh\u00ebndrit. Ndodh t\u00eb kris\u00eb edhe v\u00ebllai i dh\u00ebndrit apo edhe babai i tij. Shpesh ndodh t\u00eb shtie me allti edhe ndonj\u00eb person, i cili nuk i takon rrethit t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb dh\u00ebndrit.<\/p>\n<p>Organizimi i ceremonis\u00eb s\u00eb dasm\u00ebs n\u00ebp\u00ebr sallone dasmash, i b\u00ebn t\u00eb pamundura krismat. Nuk mund t\u00eb kris\u00ebsh n\u00eb tavanin e sallonit. Por, nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia e krisjes n\u00eb hap\u00ebsirat p\u00ebrreth tij.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e dasm\u00ebs b\u00ebhet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e dh\u00ebndrit ku <em><strong>t\u00eb krisurit<\/strong><\/em> krisin sa t\u00eb duan, e p\u00ebr fat t\u00eb keq &#8211; edhe si t\u00eb duan. Pas k\u00ebsaj, shkojn\u00eb n\u00eb sallon ku krismat ndalen apo pushojn\u00eb.<\/p>\n<p>Krisma ka, si n\u00eb dasmat e qytetit, ashtu edhe n\u00eb ato t\u00eb fshatit. P\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave m\u00eb t\u00eb volitshme, krismat n\u00ebp\u00ebr dasmat e fshatit, sidomos n\u00ebp\u00ebr ato t\u00eb mal\u00ebsis\u00eb, jan\u00eb nj\u00eb dukuri e shpesht\u00eb. Qyteti \u00ebsht\u00eb zon\u00eb urbane, ndaj krismat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb rralla. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, krisma ka.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019dometh\u00ebnie kan\u00eb krismat? N\u00eb nj\u00eb familje, n\u00eb nj\u00eb fis apo n\u00eb nj\u00eb \u201cshoq\u00ebri\u201d ku kriset, ata q\u00eb krisin pandehin se demonstrojn\u00eb forc\u00eb, ep\u00ebrsi, burr\u00ebri dhe trim\u00ebri. Ndaj kujt ky demonstrim force, burr\u00ebrie, ep\u00ebrsie dhe trim\u00ebrie?! Mos ndoshta ndaj fqinjit, ndaj lagjes, ndaj fshatit?! Apo ndaj ligjit dhe kund\u00ebr tij?!<\/p>\n<p>Krismat n\u00ebp\u00ebr dasma ndodhin dhe praktikohen te popujt me shkall\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb kultur\u00ebs, d.m.th. t\u00eb qytet\u00ebrimit. Popujt q\u00eb krisin n\u00ebp\u00ebr dasma, m\u00eb par\u00eb se forc\u00eb, tregojn\u00eb nivel t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb emancipimit dhe t\u00eb arsimimit. S\u2019ka dyshim se individ\u00ebt q\u00eb krisin nuk mund t\u00eb identifikohen me t\u00ebr\u00eb nj\u00eb popull. Shoq\u00ebrit\u00eb ku kriset, m\u00eb par\u00eb se trim\u00ebri, tregojn\u00eb prapambeturi dhe ngecje n\u00eb zhvillim. Individ\u00ebt q\u00eb krisin, m\u00eb par\u00eb se burr\u00ebri, manifestojn\u00eb injoranc\u00eb, prapambeturi dhe primitiviz\u00ebm.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebrit\u00eb n\u00eb t\u00eb cilat kriset jan\u00eb shoq\u00ebri tradicionale, konservatore dhe patriarkale. N\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e tilla mbizot\u00ebron mend\u00ebsia provinciale dhe fshatarake. Shoq\u00ebrit\u00eb n\u00eb t\u00eb cilat kriset, funksionojn\u00eb me mikrovlera dhe me mikrosisteme. Ato veprojn\u00eb n\u00eb mikroplan.<\/p>\n<p>Ne tregojm\u00eb forc\u00eb, burr\u00ebri dhe trim\u00ebri n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb, para bashk\u00ebfshatar\u00ebve t\u00eb lagjes apo t\u00eb katundit, nd\u00ebrsa popujt dhe shtetet q\u00eb funksionojn\u00eb me makrovlera dhe me makrosisteme, e q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb makroplan, i pajisin ushtrit\u00eb e veta me armatime bashk\u00ebkohore.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb rrethuar me armiq, e atyre nuk do t\u00eb mund t\u2019u b\u00ebjn\u00eb ball\u00eb me alltie dasmash. At\u00ebher\u00eb, p\u00ebrse krisma?! Kujt i duhen ato?! Shqiptar\u00ebt synojn\u00eb integrimin n\u00eb NATO dhe n\u00eb BE. Vall\u00eb, n\u00eb Evrop\u00eb do t\u00eb shkohet duke krisur me allti n\u00ebp\u00ebr ceremoni gazmore?<\/p>\n<p>Krisin t\u00eb rinj e t\u00eb moshuar, t\u00eb pashkolluar dhe me shkoll\u00eb. Ose m\u00eb sakt\u00eb, me gjysm\u00eb shkolle. Krisin ata t\u00eb cil\u00ebt s\u2019kan\u00eb ku ta tregojn\u00eb veten me pun\u00eb dhe me vepra q\u00eb kan\u00eb vler\u00eb dhe pesh\u00eb. Ata q\u00eb qesin pushk\u00eb n\u00ebp\u00ebr dasma jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb frustruar. N\u00ebp\u00ebrmjet krismave d\u00ebshirojn\u00eb t\u2019i shmangin frustracionet e veta dhe t\u2019i sh\u00ebrojn\u00eb komplekset, sidomos komplekset e inferioritetit. Krisma n\u00eb dasm\u00eb \u00ebsht\u00eb e vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo kategori e njer\u00ebzve t\u00eb vihet, qoft\u00eb edhe p\u00ebr pak sekonda, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes t\u00eb rrethit ku graviton. <strong>Krisin t\u00eb krisurit<\/strong>.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb krismave n\u00ebp\u00ebr dasma ka ndodhur t\u00eb ken\u00eb r\u00ebn\u00eb viktim\u00eb edhe grat\u00eb. Ka ndodhur q\u00eb predha t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrplasur n\u00eb beton ose n\u00eb metal, t\u00eb jet\u00eb kthyer dhe ta ket\u00eb goditur p\u00ebr vdekje gruan q\u00eb ka q\u00eblluar aty pran\u00eb. <em>Kryer\u00ebsi i krimit, n\u00eb vend se n\u00eb burg, pas disa vitesh kishte vajtur n\u00eb haxhill\u00ebk<\/em>.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Studenti i varf\u00ebr por dor\u00ebdh\u00ebn\u00eb, Rodion Romanovi\u00e7 Raskollnikov i romanit \u201c<em>Krim dhe nd\u00ebshkim<\/em>\u201d t\u00eb realistit rus <strong>Fjodor Mihajlovi\u00e7 Dostojevski<\/strong> (1821-1881), p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga varf\u00ebria vrau me s\u00ebpat\u00eb dhe me paramendim plak\u00ebn Alona Ivanovna, e cila jepte para me fajde. Sakaq, vrau edhe motr\u00ebn e saj Lizaveta Ivanovna, por tani jo me paramendim. Askush s\u2019e pa. Filloi lufta e tmerrshme e tij me nd\u00ebrgjegjen e vet. Tri dit\u00eb nuk diti p\u00ebr veten.<\/p>\n<p>Krimin e b\u00ebr\u00eb ia tregoi vet\u00ebm 18-vje\u00e7ares Sofja (Sonja) Marmeladova, t\u00eb cil\u00ebn varf\u00ebria e kishte shp\u00ebn\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e prostitucionit. \u201c<em>Kam vrar\u00eb veten dhe jo plak\u00ebn<\/em>\u201d \u2013 i tha asaj Raskollnikovi. E tmerruar, ajo i sugjeroi q\u00eb sa m\u00eb par\u00eb t\u2019i dor\u00ebzohet policis\u00eb. \u201c<em>Pranoje krimin dhe vuaje d\u00ebnimin q\u00eb t\u00eb shkarkohesh sadopak nga barra e r\u00ebnd\u00eb, q\u00eb ke n\u00eb nd\u00ebrgjegje<\/em>\u201d. Pas nj\u00eb gjykimi pes\u00ebmuajsh, u d\u00ebnua dhe u d\u00ebrgua n\u00eb Siberi.<\/p>\n<p>Paraqitjen n\u00eb organet e rendit dhe pranimin e vepr\u00ebs s\u00eb kryer, trimat e dasmave tona pothuajse kurr\u00eb s\u2019e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb. P\u00ebr vrasjen e nd\u00ebrgjegjes apo <em><strong>t\u00eb gjumit t\u00eb pafajsh\u00ebm makbethian<\/strong><\/em> le t\u00eb mendojn\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb kris\u00ebsh n\u00eb dasm\u00eb n\u00eb shekullin XXI n\u00eb nj\u00eb shtet evropian si Maqedonia \u00ebsht\u00eb absurde. T\u00eb kriset n\u00eb dasma n\u00eb nj\u00eb qytet me universitete, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb njeriu normal s\u2019mund ta marr\u00eb me mend. T\u00eb kris\u00ebsh n\u00eb ceremoni gazmore dhe t\u00eb thuash synojm\u00eb BE-n\u00eb, \u00ebsht\u00eb sa tragjike, aq edhe komike. \u00cbsht\u00eb tragjikomike. <em><strong>O tempora, o mores!<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb familje, m\u00eb par\u00eb se gjasht\u00ebshe, revole dhe pushk\u00eb, duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi bibliotek\u00eb, libra dhe lektyra shkollore p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb ndjekin shkollimin. Arm\u00ebt dhe armatimet i ka shteti, i ka ushtria, i kan\u00eb forcat e armatosura t\u00eb shtetit. Arm\u00eb e fort\u00eb e nj\u00eb populli \u00ebsht\u00eb shteti ligjor, sistemi demokratik si dhe ekonomia e zhvilluar. Arm\u00eb e fuqishme e nj\u00eb populli \u00ebsht\u00eb arsimimi cil\u00ebsor. S\u2019ka arm\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme se arsimimi cil\u00ebsor.<\/p>\n<p>Arsimi i mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb sjell\u00eb edhe zhvillimin ekonomik. Forca e nj\u00eb shoq\u00ebrie \u00ebsht\u00eb, jo krisma me alltie n\u00ebp\u00ebr dasma, por krijimi i kushteve p\u00ebr ndaljen e emigrimit t\u00eb t\u00eb rinjve. N\u00eb ka pak\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr raportet nd\u00ebretnike, at\u00ebher\u00eb duhet ditur se \u00e7\u00ebshtjet e tilla nuk zgjidhen me alltin\u00eb e atij, q\u00eb e ruan n\u00eb dollapin e sht\u00ebpis\u00eb. Sot \u00ebsht\u00eb koha kur veprohet me mjete politike dhe demokratike.<\/p>\n<p>Krismat n\u00ebp\u00ebr dasmat e ver\u00ebs mund t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb me plagosje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, por edhe me humbje jete. Bie viktim\u00eb i pafajshmi. P\u00ebson tronditje shpirt\u00ebrore, jo vet\u00ebm nj\u00eb familje, por nj\u00eb varg familjesh q\u00eb jan\u00eb t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb t\u00eb plagosurit. P\u00ebrjetojn\u00eb tmerr bashk\u00ebshortja, prind\u00ebrit, sidomos n\u00ebnat e t\u00eb l\u00ebnduarit r\u00ebnd\u00eb. Ankthi i pushton sidomos f\u00ebmij\u00ebt e viktim\u00ebs. N\u00ebn ankth ndodhen edhe t\u00eb af\u00ebrmit e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebsojn\u00eb, nga kush? Nga ata q\u00eb krisin e q\u00eb jan\u00eb, sa megaloman\u00eb, arrogant\u00eb dhe mendjem\u00ebdhenj, po aq edhe mendjeleht\u00eb, primitiv\u00eb dhe injorant\u00eb. Midis tyre ka edhe t\u00eb till\u00eb q\u00eb jan\u00eb paranojak\u00eb, egocentrik\u00eb dhe ekscentrik\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb, plag\u00ebt mbase edhe mjekohen, por kush i sh\u00ebron pasojat, tronditjet shpirt\u00ebrore, tmerrin, stresin, ankthin dhe makthin. Plaga n\u00eb shpirtit mbetet p\u00ebrjet\u00eb. Ndodh q\u00eb i plagosuri t\u00eb mbetet pa sy. I goditur n\u00eb shtyll\u00ebn kurrizore, mund t\u00eb mbetet t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn invalid. P\u00ebrse?! P\u00ebr marr\u00ebzin\u00eb dhe \u00e7mendurin\u00eb e ndonj\u00eb t\u00eb pamaturi.<\/p>\n<p>Ka pasur raste kur zoti i dasm\u00ebs, me t\u00eb d\u00ebgjuar krismat e para, ka reaguar p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb: \u201c<em>Dihet ku mund t\u00eb p\u00ebrdoren arm\u00ebt. Ato jan\u00eb p\u00ebr luft\u00eb dhe jo p\u00ebr dasm\u00eb. N\u00eb vitin 2001, krisi kush krisi. Koha e krismave mbaroi. Le ta shijom\u00eb jehon\u00ebn e k\u00ebng\u00ebs s\u00eb bukur shqipe<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Dasmori q\u00eb i tha k\u00ebto fjal\u00eb, nuk kishte shum\u00eb shkoll\u00eb, por ishte racional. I ri p\u00ebr nga mosha, ishte prej fshatit Poroj, nga Poroji i <strong>Mujdin Aliut<\/strong>, <em><strong>heroit t\u00eb Koshares<\/strong><\/em>, i cili ra n\u00eb altarin e liris\u00eb, p\u00ebr \u00e7lirimin e tok\u00ebs arb\u00ebrore nga pushtuesit serb\u00eb.<\/p>\n<p>Organizmat e <strong>shoq\u00ebris\u00eb civile<\/strong> me veprimtarit\u00eb e veta mund t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb <strong>nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin<\/strong> e shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb fund krismave n\u00ebp\u00ebr ceremonit\u00eb gazmore. Kush ka t\u00eb drejt\u00eb ta prish\u00eb ahengun e nj\u00eb dasmori, i cili me vite e ka pritur at\u00eb dit\u00eb?!<\/p>\n<p>Pushtetar\u00ebt, sidomos ata t\u00eb nivelit qendror, para k\u00ebtyre ngjarjeve tragjike, groteske dhe bizare, duket sikur i mbyllin syt\u00eb. Po t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e ligjit, k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb apo <em><strong>dukuri anakronike<\/strong><\/em>, q\u00eb i kthen shqiptar\u00ebt n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, shpejt mund ta ndalin. Krismat ndodhin, jo n\u00eb juglindje t\u00eb k\u00ebtij vendi, por kryesisht n\u00eb veriper\u00ebndim t\u00eb tij, aty jan\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhelal Zejneli Dasmat n\u00eb hap\u00ebsirat shqiptare b\u00ebhen kryesisht n\u00eb muajt korrik dhe gusht. N\u00eb k\u00ebta dy muaj kthehen n\u00eb vendlindje ata q\u00eb punojn\u00eb apo q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb vendet e Per\u00ebndimit. Karakteristik\u00eb e dasmave shqiptare kan\u00eb qen\u00eb dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb krismat. Kriset me revole, me pushk\u00eb, me pushk\u00eb automatike. Krismat nuk kan\u00eb qen\u00eb vet\u00ebm karakteristik\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-43985","post","type-post","status-publish","format-standard","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>O TEMPORA, O MORES \u2013 KRISMAT N\u00cbP\u00cbR DASMA - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/o-tempora-o-mores-krismat-neper-dasma\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"O TEMPORA, O MORES \u2013 KRISMAT N\u00cbP\u00cbR DASMA - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Xhelal Zejneli Dasmat n\u00eb hap\u00ebsirat shqiptare b\u00ebhen kryesisht n\u00eb muajt korrik dhe gusht. N\u00eb k\u00ebta dy muaj kthehen n\u00eb vendlindje ata q\u00eb punojn\u00eb apo q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb vendet e Per\u00ebndimit. Karakteristik\u00eb e dasmave shqiptare kan\u00eb qen\u00eb dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb krismat. Kriset me revole, me pushk\u00eb, me pushk\u00eb automatike. Krismat nuk kan\u00eb qen\u00eb vet\u00ebm karakteristik\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/o-tempora-o-mores-krismat-neper-dasma\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-08-10T13:08:48+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-08-10T13:42:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"100\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/o-tempora-o-mores-krismat-neper-dasma\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/o-tempora-o-mores-krismat-neper-dasma\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"O TEMPORA, O MORES \u2013 KRISMAT N\u00cbP\u00cbR DASMA\",\"datePublished\":\"2019-08-10T13:08:48+00:00\",\"dateModified\":\"2019-08-10T13:42:49+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/o-tempora-o-mores-krismat-neper-dasma\\\/\"},\"wordCount\":1781,\"commentCount\":0,\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/o-tempora-o-mores-krismat-neper-dasma\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/o-tempora-o-mores-krismat-neper-dasma\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/o-tempora-o-mores-krismat-neper-dasma\\\/\",\"name\":\"O TEMPORA, O MORES \u2013 KRISMAT N\u00cbP\u00cbR DASMA - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2019-08-10T13:08:48+00:00\",\"dateModified\":\"2019-08-10T13:42:49+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/o-tempora-o-mores-krismat-neper-dasma\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/o-tempora-o-mores-krismat-neper-dasma\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/o-tempora-o-mores-krismat-neper-dasma\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"O TEMPORA, O MORES \u2013 KRISMAT N\u00cbP\u00cbR DASMA\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"O TEMPORA, O MORES \u2013 KRISMAT N\u00cbP\u00cbR DASMA - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/o-tempora-o-mores-krismat-neper-dasma\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"O TEMPORA, O MORES \u2013 KRISMAT N\u00cbP\u00cbR DASMA - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Xhelal Zejneli Dasmat n\u00eb hap\u00ebsirat shqiptare b\u00ebhen kryesisht n\u00eb muajt korrik dhe gusht. N\u00eb k\u00ebta dy muaj kthehen n\u00eb vendlindje ata q\u00eb punojn\u00eb apo q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb vendet e Per\u00ebndimit. Karakteristik\u00eb e dasmave shqiptare kan\u00eb qen\u00eb dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb krismat. Kriset me revole, me pushk\u00eb, me pushk\u00eb automatike. Krismat nuk kan\u00eb qen\u00eb vet\u00ebm karakteristik\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/o-tempora-o-mores-krismat-neper-dasma\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-08-10T13:08:48+00:00","article_modified_time":"2019-08-10T13:42:49+00:00","og_image":[{"width":300,"height":100,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png","type":"image\/png"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/o-tempora-o-mores-krismat-neper-dasma\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/o-tempora-o-mores-krismat-neper-dasma\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"O TEMPORA, O MORES \u2013 KRISMAT N\u00cbP\u00cbR DASMA","datePublished":"2019-08-10T13:08:48+00:00","dateModified":"2019-08-10T13:42:49+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/o-tempora-o-mores-krismat-neper-dasma\/"},"wordCount":1781,"commentCount":0,"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/o-tempora-o-mores-krismat-neper-dasma\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/o-tempora-o-mores-krismat-neper-dasma\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/o-tempora-o-mores-krismat-neper-dasma\/","name":"O TEMPORA, O MORES \u2013 KRISMAT N\u00cbP\u00cbR DASMA - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"datePublished":"2019-08-10T13:08:48+00:00","dateModified":"2019-08-10T13:42:49+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/o-tempora-o-mores-krismat-neper-dasma\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/o-tempora-o-mores-krismat-neper-dasma\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/o-tempora-o-mores-krismat-neper-dasma\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"O TEMPORA, O MORES \u2013 KRISMAT N\u00cbP\u00cbR DASMA"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43985","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=43985"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/43985\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=43985"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=43985"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=43985"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}