{"id":44452,"date":"2019-08-26T08:04:07","date_gmt":"2019-08-26T06:04:07","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=44452"},"modified":"2019-08-29T08:58:34","modified_gmt":"2019-08-29T06:58:34","slug":"fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\/","title":{"rendered":"FYTYRA E BRUKSELIT SHIHET N\u00cb MERDARE"},"content":{"rendered":"<p><em>Let\u00ebr ambasador\u00ebve (5)\/ FYTYRA E BRUKSELIT SHIHET N\u00cb MERDARE<\/em><\/p>\n<blockquote><p>Problemet e brendshme n\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb zgjidhshme, vet\u00ebm se duhet vullneti i Amerik\u00ebs dhe aleat\u00ebve t\u00eb saj nga vendet e BE-s\u00eb!&#8230;<\/p><\/blockquote>\n<p>Shkruan: <strong>Shefqet DIBRANI<\/strong>, <em>25 gusht 2019<\/em><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar Ambasador\u00eb, \u201cFytyra e Brukselit shihet n\u00eb Merdare\u201d, aty n\u00eb kufirin ku po testohet qytet\u00ebrimi Evropian. Aty n\u00eb Merdare shfaqet e t\u00ebr\u00eb paaft\u00ebsia udh\u00ebheq\u00ebse e Brukselit dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht anemia e Bashkimit Evropian. N\u00eb Merdare p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb po aplikohet standardi i dyfisht\u00eb i Serbis\u00eb, i trefisht\u00eb i BE-s\u00eb, i dhjet\u00ebfisht\u00eb i Kontinentit Evropian, me nj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb Merdare shp\u00ebrfaqet pafytyr\u00ebsia e Universit njer\u00ebzor! N\u00eb Merdare, n\u00eb kufirin e komun\u00ebs sime, n\u00eb kufirin e jet\u00ebs sime, shuhen shpresat se do t\u00eb b\u00ebhet mir\u00eb, se do t\u2019ia vlente p\u00ebr t\u00eb jetuar, jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb e n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, por p\u00ebrgjith\u00ebsisht n\u00eb t\u00ebr\u00eb Evrop\u00ebn.<\/p>\n<p>Ky rr\u00ebfim p\u00ebr Kufirin q\u00eb ndan Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs me Republik\u00ebn e Serbis\u00eb, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb realitet t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm, t\u00eb \u00e7do vjetsh\u00ebm, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb k\u00ebto dy dekadat e fundit. Aty n\u00eb Merdare, fyhet dhe posht\u00ebrohet qytet\u00ebrimi Evropian, kurse Ambasador\u00ebt e akredituar n\u00eb Kosov\u00eb heshtin, po heshtin edhe qeverit\u00eb e tyre, po m\u00eb shum\u00eb po hesht Brukseli zyrtar.<\/p>\n<p>N\u00eb Merdare p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb rishfaqet standardi i dyfisht\u00eb, jo vet\u00ebm kundrejt shtetasve t\u00eb Kosov\u00ebs, por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi aty luhet komedia kundrejt shtetasve t\u00eb t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian. Po, bash n\u00eb Merdare \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje ekzistenca dhe r\u00ebnd\u00ebsi e Bashkimit Evropian, aty n\u00eb Merdare po matet impulsi i fuqis\u00eb s\u00eb \u201cImperializmit\u201d Amerikan. E kundrejt k\u00ebtij \u201cImperializmi\u201d, jan\u00eb quar pesh\u00eb i madh dhe i vog\u00ebl, madje edhe kasnec\u00ebt e vock\u00ebl kosovar, prandaj dyshohet se vet BE-ja ka qasje me hile, kurse Brukseli rol t\u00eb dyfisht\u00eb. N\u00eb Merdare \u00ebsht\u00eb vendosur Kufiri Absurd dhe ndar\u00ebs. Q\u00eb ndan\u00eb Evrop\u00ebn n\u00eb mes t\u00eb qytet\u00ebrimeve.<\/p>\n<p>Tash n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, riciklohet e keqja, t\u00eb paaftit vijn\u00eb n\u00eb pushtetin qeveris\u00ebs, n\u00eb Atdheun tim me emrin Kosov\u00eb. Tashm\u00eb aty jan\u00eb pjekur e puqur t\u00eb gjitha bandat dhe strukturat komuniste t\u00eb LKJ-s\u00eb, t\u00eb cilat si mbetje kan\u00eb strukturuar grupe mafioze t\u00eb interesit dhe krimit t\u00eb organizuar. E gjitha kjo n\u00eb bashk\u00ebpunim me struktura nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb po kredhin e bredhin n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Pik\u00eb kalimi kufiri, Merdare\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/pike_kalimi_kufiri_merdare.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb Merdare p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb shkelen vendimet dhe premtimet e marra n\u00eb Bruksel, kurse ambasador\u00ebt dhe diplomat\u00ebt shohin seri nga Prishtina. Ata po heshtin edhe, kur aty dhe vet\u00ebm aty, posht\u00ebrohet e p\u00ebrdhunohet shtet\u00ebsia e t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian, sepse pasaportat e tyre nuk vlejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00ebp\u00ebr Serbi, nd\u00ebrsa zyrtar\u00ebt e Brukselit vazhdimisht po heshtin, ashtu si\u00e7 po heshtin edhe ambasador\u00ebt e tyre t\u00eb akredituar n\u00eb Prishtin\u00eb?!<\/p>\n<p>Ka 20 vjet q\u00eb vendi im po ballafaqohet i vet\u00ebm n\u00eb Merdare, pa mb\u00ebshtetjen e askujt, as t\u00eb Brukselit as t\u00eb Berlinit, as t\u00eb Londr\u00ebs e as t\u00eb Parisit. Heshtja e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve diplomatik t\u00eb vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian t\u00eb cil\u00ebt me Jeep t\u00eb zinj sorollat\u00ebn dasmave dhe ahengjeve n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb neverit\u00ebse, ve\u00e7an\u00ebrisht kur k\u00ebta diplomat iu shkojn\u00eb edhe n\u00eb sht\u00ebpi zyrtar\u00ebve Kapo, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb paralizuar nga dogmat komuniste.<\/p>\n<p>Kufiri n\u00eb Merdare, nga Prishtina ku jan\u00eb vendosur selit\u00eb diplomatike, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb larg se dyzet km. udh\u00eb me gropa t\u00eb tmerrshme nga burokrat\u00ebt e qeverisjeve lokale, prandaj Ambasador\u00ebt e akredituar n\u00eb Kosov\u00eb, s\u2019kan\u00eb lidhje \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb Kufirin e Moralit t\u00eb dyfisht\u00eb Evropian.<\/p>\n<p>Heshtja, morbide \u00ebsht\u00eb e dhembshme, \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese. Por n\u00eb Merdare, shitet morali, thuhet se b\u00ebhet korrupsion i nivelit t\u00eb lart\u00eb, por v\u00ebrehet vet\u00ebm ai ryshfeti i vog\u00ebl sa p\u00ebr ta kaluar kufirin dhe p\u00ebr ta bler\u00eb identitetin Evropian t\u00eb shqiptar\u00ebve, ku pasaportat e tyre nuk i njohin serbet e Ballkanit t\u00eb dehur n\u00eb dogmat e tyre shtetformuese e shtetkontrolluese.<\/p>\n<p>Ku na qenka Bashkimi Evropian kur n\u00eb Merdare torturohet deri n\u00eb alivanosje fuqia pun\u00ebtore e k\u00ebtyre vendeve. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr fyhen p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e popullit tim, t\u00eb cil\u00ebt shikohen e trajtohen si kriminel, por populli im e din\u00eb se ata kriminel, e kan\u00eb ndar\u00eb t\u00eb mir\u00ebn dhe t\u00eb keqen bashk\u00eb me Ambasador\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebjn\u00eb selfie n\u00ebp\u00ebr festat dhe dit\u00eblindje. Autoriteti diplomatik, atje n\u00eb Kosov\u00eb ka r\u00ebn\u00eb p\u00ebrtok\u00eb, ve\u00e7mas at\u00ebher\u00eb kur Ambasador\u00ebt shkojn\u00eb p\u00ebr t\u2019i vizituar mbetjet e LKJ-s\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e tyre, dhe iu i p\u00ebrg\u00ebzojn\u00eb strukturat q\u00eb kan\u00eb dhunuar demokracin\u00eb dhe vot\u00ebn e lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet shtet\u00ebrore q\u00eb po vijn\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri Ambasador\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebsit dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e Bandave, Grupeve dhe Strukturave t\u00eb provuara qe 20 Vjet. T\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu flasin fotografit e ndejave t\u00eb ngutshme e takimeve t\u00eb turpshme dhe deklaratat e tyre publike.<br \/>\nN\u00ebse Kosova ka arritje dhe sigurisht se ka, po krenohen Ambasador\u00ebt dhe Bashk\u00ebsia Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn formul\u00eb, me t\u00eb nj\u00ebjtin standard, p\u00ebrkat\u00ebsisht me t\u00eb nj\u00ebjtin kuti duhet t\u00eb pranohen edhe d\u00ebshtimet, pasi suksesi dhe d\u00ebshtimi, e mira dhe e keqja, jan\u00eb meritokraci e atyre q\u00eb kan\u00eb udh\u00ebhequr suksesin. Pra, ashtu sikurse po pranohen gj\u00ebrat e mira, po me t\u00eb nj\u00ebjtin standard duhet t\u00eb pranohen edhe ato gj\u00ebra q\u00eb jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb mira (p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb t\u00eb k\u00ebqija, kriminale dhe t\u00eb korruptuara), q\u00eb jan\u00eb menaxhuar, jan\u00eb trajnuar dhe jan\u00eb kontrolluar edhe nga Bashk\u00ebsia Nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe nga Brukseli zyrtar, d.m.th. edhe vjedhja dhe dhunimi, edhe korrupsioni dhe krimi i lart\u00eb, sikurse suksesi dhe d\u00ebshtimi jan\u00eb pjes\u00eb, jan\u00eb pjell\u00eb e zyrtar\u00ebve t\u00eb Bashkimit Evropian. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn po duket se shum\u00eb raporte t\u00eb Ambasador\u00ebve q\u00eb ua d\u00ebrgojn\u00eb qeverive n\u00eb vendet e tyre, jan\u00eb dosje t\u00eb falsifikuara, jan\u00eb me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb ngat\u00ebrruara.<\/p>\n<p>\u00c7udit\u00ebrisht kur nisin t\u00eb flasin intelektual\u00ebt, ata po p\u00ebrbuz\u00ebn dhe injorohen edhe nga Ambasador\u00ebt, z\u00ebri i tyre nuk d\u00ebgjohet m\u00eb nga askush. As nga Ambasador\u00ebt e akredituar n\u00eb Kosov\u00eb dhe as nga qeverit\u00eb e tyre n\u00eb Bruksel, Berlin, Lond\u00ebr, Paris dhe n\u00eb Washington. \u00c7udit\u00ebrisht Ambasador\u00ebt e BE-s\u00eb dhe t\u00eb Amerik\u00ebs nuk jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr ta d\u00ebgjuar edhe z\u00ebrin e atyre intelektual\u00ebve q\u00eb nuk jan\u00eb pjes\u00eb e bandave dhe kan\u00eb vullnet p\u00ebr t\u00eb vepruar e ndihmuar p\u00ebr t\u00eb dal nga kjo kriz\u00eb. Ambasador\u00ebve dhe trupi diplomatik iu mjaftuakan p\u00ebrkthimet dhe biografit\u00eb e shtremb\u00ebruara dhe t\u00eb falsifikuara q\u00eb ua po ua prezanton e majta komuniste e cila \u00ebsht\u00eb futur kudo n\u00ebp\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe n\u00ebp\u00ebr gati t\u00eb gjitha Organizatat Joqeveritare q\u00eb operojn\u00eb demokracin\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, nd\u00ebrsa pushteti mediatik \u00ebsht\u00eb fakt i kryer, prandaj ky element \u00ebsht\u00eb n\u00eb ofensiv\u00eb mediatike e diplomatike p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshtuar BE-ja n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr t\u2019ia b\u00ebr\u00eb bajat prezenc\u00ebs Amerikane n\u00eb Kosov\u00eb e kudo n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit diplomatik duhet t\u2019i hapin dyert dhe t\u00eb krijojn\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar fakte rr\u00ebqeth\u00ebse q\u00eb mund t\u2019ua prezantojn\u00eb vet\u00ebm Intelektual\u00ebt dhe njer\u00ebzit meritor, pasi nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet e tashmja dhe as q\u00eb mund t\u00eb mendohet e ardhmja e Kosov\u00ebs, me grupe t\u00eb ricikluara t\u00eb cilat i keni provuar qe 20 vjet radhazi. Kosova nuk mund t\u00eb b\u00ebhet shtet i stabilizuar p\u00ebr vete, as nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb partneritet me BE-n\u00eb, me k\u00ebta analfabet, ve\u00e7mas kur n\u00eb Merdare po matet impulsi i Brukselit dhe po sfidohet fuqia ushtarake e Washingtonit.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Pik\u00eb kalimi kufiri, Merdare, si ishte\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/pike_kalimi_kufiri_merdare_si_ishte.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p><em>SH\u00cbNIME NGA DITARI: Merdare, 30 korrik 2019, ora 15:00 \u2013 17:45.<\/em><\/p>\n<p>Pas pushimit n\u00eb Kosov\u00eb, pasditen e dat\u00ebs 30 korrik 2019, kemi m\u00ebsyr\u00eb kufirin n\u00eb Merdare dhe dikur n\u00eb or\u00ebt e mbr\u00ebmjes kemi hyr\u00eb n\u00eb Serbi, n\u00eb shtetin i cili edhe me kushtetut\u00ebn e vet Kosov\u00ebn e konsideron si pjes\u00eb integrale dhe e pandashme e Serbis\u00eb. Pa p\u00ebrjashtim, k\u00ebt\u00eb udh\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb kufi e kalojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt rezident dhe shtetasit e Bashkimit Evropian. Shtetasit e BE-s\u00eb jan\u00eb t\u00eb pambrojtur nga vendet e tyre, ata jan\u00eb pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha fushave deri n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore. N\u00eb Merdare kalojn\u00eb gra e burra, f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb shkolluar, bashk\u00eb me ta edhe besimtar t\u00eb shumt\u00eb. Aty d\u00ebgjon lutjet p\u00ebr t\u00eb kaluar kufirin sa m\u00eb mir\u00eb, sa m\u00eb shpejt dhe sa m\u00eb qet\u00eb, por n\u00eb ato vonesa burokratike m\u00eb shum\u00eb d\u00ebgjoheshin mallkimet e shqiptar\u00ebve etnik t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb jan\u00eb banor\u00eb rezident dhe shtetasve t\u00eb Bashkimit Evropian. Por askush nga sindikalist\u00ebt dhe organizatat p\u00ebr t\u00eb drejtat e pun\u00ebtor\u00ebve dhe qytetar\u00ebve n\u00eb Bashkimin Evropian, deri m\u00eb tash nuk i ka mbrojtur pun\u00ebtor\u00ebt dhe qytetar\u00ebt e vet\u00eb t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr origjin\u00eb kan\u00eb Kosov\u00ebn dhe natyrisht jan\u00eb shqiptar\u00eb etnik t\u00eb atij vendi. Ky standard i dyfisht\u00eb nuk i b\u00ebn\u00eb nder Evrop\u00ebs s\u00eb Bashkuar as vendeve t\u00eb zhvilluara jasht\u00eb Bashkimit Evropian. Me nj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb Merdare, p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb shihet fytyra e v\u00ebrtet\u00eb e Brukselit dhe ajo e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt etnik t\u00eb cil\u00ebt kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr kufirin n\u00eb Merdare, pothuajse t\u00eb gjith\u00eb i kan\u00eb t\u00eb rregulluara dokumentet e udh\u00ebtimit, ata posedojn\u00eb vizat hyr\u00ebse kudo n\u00eb BE, kan\u00eb t\u00eb rregulluar lejet e pun\u00ebs dhe t\u00eb q\u00ebndrimit, madje shum\u00eb sish tashm\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shtetas t\u00eb Bashkimit Evropian. E n\u00ebse statistikat maten, duke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb gjenerat\u00ebn e re, at\u00eb n\u00ebn mosh\u00ebn 30 vje\u00e7are, do t\u00eb shihet se mbi 70% e tyre, vendlindjet e kan\u00eb diku n\u00eb vendet e Bashkimit Evropian, duke mos p\u00ebrjashtuar as Brukselin zyrtar, por n\u00eb Merdare trajtohen si shqiptar etnik, pasaportat e shteteve t\u00eb Bashkimit Evropian nuk iu vlejn\u00eb as p\u00ebr pes\u00eb pare.<\/p>\n<p>Standardi q\u00eb zbatohet n\u00eb Kufirin Merdare, rrafsh qe 20 vjet, i v\u00ebn\u00eb para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb morale e juridike t\u00eb gjitha vendet e Bashkimit Evropian, p\u00ebr t\u00eb reaguar sepse aty n\u00eb Merdare, askush nuk ua njih pasaportat t\u00eb cilat shprehin identitetin shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve. N\u00eb Merdare edhe sot e k\u00ebsaj dite hiqen tabelat e automjeteve me targa nga Republika e Kosov\u00ebs, duke i devalvuar vendimet dhe t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet e Brukselit, prandaj fytyra e v\u00ebrtet\u00eb e Brukselit, shihet, duket dhe lexohet vet\u00ebm n\u00eb Merdare. Edhe zyrtar\u00ebt e Kosov\u00ebs, sidomos p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e k\u00ebtyre takimeve dhe n\u00ebnshkruesit e atyre marr\u00ebveshjeve nuk duhet t\u00eb \u00e7araveshen p\u00ebrpara qytetar\u00ebve t\u00eb tyre, para shtetasve t\u00eb Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore me prejardhje nga Kosova. Ata po t\u00eb kishin fytyr\u00eb dhe pak moral do t\u00eb jepnin dor\u00ebheqje dhe kurr\u00eb m\u00eb nuk do t\u00eb duhej t\u00eb paraqiteshin publikisht.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb sakt\u00eb hapni k\u00ebt\u00eb lidhje: KOSOVAPRESS | Prishtin\u00eb | 16\/02\/2017 15:12 <a href=\"http:\/\/www.kosovapress.com\/sq\/lajme\/vendosja-e-gurthemelit-te-pikes-kufitare-rezultat-i-bisedimeve-ne-bruksel-102738\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">http:\/\/www.kosovapress.com\/sq\/lajme\/vendosja-e-gurthemelit-te-pikes-kufitare-rezultat-i-bisedimeve-ne-bruksel-102738\/<\/a><\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb Merdare q\u00ebndrojn\u00eb kolonat e gjata t\u00eb automjeteve duke pritur me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb shtetin q\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelet nga Brukseli dhe Bashkimi Evropian. Por k\u00ebto vende po harrojn\u00eb se aty peshohet ndikimi i tyre diplomatik, peshohet vlera e demokracis\u00eb me standarde t\u00eb dyfishta, trefishta dhjet\u00ebfishta dhe krejt veprimet e tyre t\u00eb pafytyr\u00ebshme duken vet\u00ebm n\u00eb Merdare.<\/p>\n<p>N\u00eb Merdare shihet kultura burokratike e sistemit paraprak dhe format tjera t\u00eb dhun\u00ebs dhe nd\u00ebshkimit. T\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb prit\u00ebm, n\u00eb at\u00eb kolon jo ma shum\u00eb se 100 metra, kemi hasur targa t\u00eb automjeteve nga t\u00eb gjitha vendet e Bashkimit Evropian: bashk\u00eb me ta, i grimcuam ato 100 metra udh\u00eb me koh\u00ebzgjatje prej 2 or\u00eb e 45 minash, pa i p\u00ebrjetuar metodat e hershme t\u00eb dhun\u00ebs dhe korrupsionit e aq m\u00eb pak t\u00eb kishte fyerje politike. Por p\u00ebrdhunimi i pasaport\u00ebs Zvicerane nuk u p\u00ebrjetua aq leht\u00eb nga poseduesja e saj, por si duket Pasaporta Zvicerane, vet\u00ebm n\u00eb Merdare e ka ekuivalenc\u00ebn e \u201cLi\u010dna Karta \u2013 Let\u00ebrnjoftimit\u201d, t\u00eb l\u00ebshuar nga institucionet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Shefqet Dibrani - Fytyra e Brukselit\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/shefqet_dibrani-fytyra_e_brukselit.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p><em>PARADOX: Merdare, 30 korrik 2019, ora 15:00 \u2013 17:45.<\/em><\/p>\n<p>Paradoksi ballkanik shihet vet\u00ebm n\u00eb Merdare, n\u00eb kufirin e komun\u00ebs sime q\u00eb e ndan\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs me at\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb. N\u00eb Merdare si askund n\u00eb bot\u00eb, ndodhin paradokse q\u00eb i kallapit vet\u00ebm Brukseli zyrtar dhe t\u00eb gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Pik\u00ebrisht Merdarja ua zbuloi edhe fytyr\u00ebn t\u00eb gjitha ambasadave dhe ambasador\u00ebve t\u00eb shteteve mike dhe aleat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt i shohim ka puthiten, p\u00ebrqafen me Kapot politike n\u00eb Kosov\u00ebs. Madje shpeshher\u00eb edhe duke drekuar, dhe duke b\u00ebr\u00eb vizita edhe n\u00ebp\u00ebr familje t\u00eb strukturave kriminale dhe bandave t\u00eb korrupsionit masiv q\u00eb zhvillohet n\u00eb Kosov\u00eb. Problemet n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb kollaj t\u00eb zgjidhshme, vet\u00ebm se duhet vullneti i Amerik\u00ebs dhe i vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian dhe pik\u00eb!&#8230;<\/p>\n<p>Kufiri n\u00eb Merdare pasqyron ndikimin dhe forc\u00ebn politike e diplomatike t\u00eb Brukselit, forc\u00ebn ushtarake t\u00eb NATO-s, ndikimin e Bashkimit Evropian dhe strukturave t\u00eb tjera Verio-Atlantike. Me nj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb Merdare dhunohet identiteti shtet\u00ebror i t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian, torturohet klasa pun\u00ebtore r shtresa intelektuale e k\u00ebtij Bashkimi, e cila nuk mbrohet as nga Sindikatat e Pun\u00ebtor\u00ebve, as nga trupat diplomatike t\u00eb k\u00ebtyre vendeve, q\u00eb shohin qimen n\u00eb vez\u00ebn e Bandave dhe Kapot me t\u00eb cil\u00ebt flirtojn\u00eb e fotografohen.<\/p>\n<p>Paradoksi m\u00eb i madh i k\u00ebtij mishmashi Ballkanik \u00ebsht\u00eb e dh\u00ebna se Serbia, edhe sot e k\u00ebsaj dite n\u00eb Kushtetut\u00ebn e saj, dhe n\u00eb t\u00eb gjitha dokumentet relevante, Kosov\u00ebn e trajton si pjes\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht krahin\u00eb t\u00eb saj. Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb n\u00ebse shtetasit e Bashkimit Evropian dhe zyrtar\u00ebt e Brukselit, q\u00eb kan\u00eb udh\u00ebtuar me aeroplan nga Brukseli, Cyrihu, Berlini, Londra, Parisi dhe aeroportet tjera, drejt Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Prishtin\u00eb, por udh\u00ebn e kthimit p\u00ebr n\u00eb ato vende do ta b\u00ebjn\u00eb me udh\u00eb tok\u00ebsore duke kaluar n\u00ebp\u00ebr Kufirin n\u00eb Merdare, le ta din\u00eb se pasaporta e tyre \u00ebsht\u00eb barasvlershme me \u201cLi\u010dna Karta \u2013 Let\u00ebrnjoftimin\u201d, t\u00eb l\u00ebshuar nga institucionet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ose me ndonj\u00eb let\u00ebrnjoftim p\u00ebrkat\u00ebs nga vendet q\u00eb vijn\u00eb, p\u00ebr ndryshe nuk mundet t\u00eb kalohet n\u00ebp\u00ebr Serbi me motivacionin se nuk paskan hyr\u00eb n\u00eb Serbi. D.m.th. \u00e7do shfryt\u00ebzim alternativ p\u00ebrreth Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm. Edhe pse n\u00eb dokumentet e Serbis\u00eb thuhet se Kosova \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e saj, shtetasit e BE-s\u00eb dhe ata t\u00eb Brukselit zyrtar, p\u00ebrkund\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tyre bilaterale me Serbin\u00eb, qe 20 vjet po i heshtin k\u00ebto standarde t\u00eb dyfishta.<\/p>\n<p>Duke pasur fobin\u00eb nga pasojat q\u00eb mund t\u2019i ket\u00eb nj\u00eb taks\u00eb nd\u00ebshkuese n\u00eb shkall\u00eb 100%, nuk do t\u2019i kishim sugjeruar vendet e BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb kopjuar mentalitetin politik t\u00eb Kosov\u00ebs, por t\u00eb k\u00ebrkohej p\u00ebr tu respektuar marr\u00ebveshjet reciproke ku nuk do t\u00eb shprehej standardi i dyfisht\u00eb, \u00ebsht\u00eb parim i reciprocitetit dhe i kultur\u00ebs demokratike n\u00eb vendet e BE-s\u00eb. N\u00ebse Brukseli d\u00ebshiron ta p\u00ebrmir\u00ebsoj fytyr\u00ebn e vet, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb merr hapa konkret p\u00ebr ta ndryshuar gjendjen n\u00eb Kufirin Merdare dhe n\u00eb gjith\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn thirrjet p\u00ebr ulje n\u00eb bisedime duhet t\u00eb kuptohet si thirrje p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebr t\u2019iu n\u00ebnshtruar nd\u00ebshkimit serb.<\/p>\n<p><em>PIK\u00cb KONTOLLI: Merdare, 30 korrik 2019, ora 15:00 \u2013 17:45.<\/em><\/p>\n<p>Pa dashur t\u00eb shfletojm\u00eb fjalor\u00ebt shpjegues p\u00ebr refrenin \u201cPik\u00eb kontrolli \u2013 Jo kufi shtet\u00ebror\u201d, por ne po e trajtojm\u00eb si paradoks i radh\u00ebs, refrenin e d\u00ebgjuar nga zyrtar dhe mediat serbe se n\u00eb kufijt\u00eb me Kosov\u00ebn nuk paskan kalime kufitare por atje aplikohen vet\u00ebm pika t\u00eb kontrollit rutinor, duke shprehur edhe nj\u00eb standard tjet\u00ebr t\u00eb dyfisht\u00eb t\u00eb cilin e kan\u00eb kallapitur zyrtar\u00ebt e Brukselit, bashk\u00eb me zyrtar\u00ebt e Bashkimit Evropian dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ambasador\u00ebve t\u00eb vendeve mike t\u00eb akredituar n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Si qytetar i Kosov\u00ebs dhe banor rezident n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore kam pasur rastin t\u00eb udh\u00ebtoj shum\u00eb. Bile qysh nga viti 1981 i kam p\u00ebrcjell me v\u00ebmendje k\u00ebto ndryshime sepse ky vit i ndryshoi raportet nd\u00ebretnike n\u00eb Federat\u00ebn e at\u00ebhershme Jugosllave, ve\u00e7mas ky raport me standarde t\u00eb dyfishta e trefishta, zbatohej dhe aplikohej vet\u00ebm kund\u00ebr shqiptar\u00ebve etnik t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, kam kaluar pika kontrolli n\u00eb t\u00eb gjitha shtetrrethimet e Kosov\u00ebs, n\u00eb t\u00eb gjitha or\u00ebt policore, kam kaluar pika kontrolli n\u00eb t\u00eb gjitha punktet e policis\u00eb, dhe n\u00eb t\u00eb gjitha stin\u00ebt e viti, madje edhe n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme, qoft\u00eb dit\u00ebn, por edhe n\u00ebp\u00ebr nat\u00ebn si futa e zez\u00eb. M\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb kontrollime t\u00eb detajuara thuaja se jam kontrabandist i arm\u00ebve, i drog\u00ebs i literatur\u00ebs s\u00eb ndaluar. Kam mbajtur edhe burg n\u00eb Burgun Qendror n\u00eb Beograd, (CZ), por kam qen\u00eb edhe ushtar\u00eb i APJ-s\u00eb n\u00eb Knin t\u00eb Kroacis\u00eb. Kam kaluar t\u00eb gjith\u00eb kufijt\u00eb shtet\u00ebror e republikan t\u00eb ish Jugosllavis\u00eb, drejt lindjes e drejt per\u00ebndimit, duke filluar me Greqin\u00eb, Bullgarin\u00eb, Hungarin\u00eb, Austrin\u00eb, Italin\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, por n\u00eb asnj\u00eb rast n\u00eb pikat e kontrollit rutinor nuk kam mbushur \u201c\u043f\u043e\u0442\u0432\u0440\u0434\u0430 \/ potvrda \/ v\u00ebrtetim\u201d, p\u00ebr t\u00eb kaluar transit dhe as p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00ebp\u00ebr Serbi e ish Jugosllavi, por tashti l\u00ebshohen k\u00ebto v\u00ebrtetime t\u00eb cil\u00ebt pasqyrojn\u00eb viz\u00ebn hyr\u00ebse n\u00eb Serbi nga nj\u00eb shtet tjet\u00ebr, p\u00ebrkat\u00ebsisht nga Republika e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm ky paradoks mund ti motivoj t\u00eb gjith\u00eb shtetasit e Bashkimit Evropian, me p\u00ebrkat\u00ebsi etnike shqiptare, q\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb, t\u00eb durojn\u00eb dhe t\u00eb heshtin se Juridikisht dhe praktikisht Serbia n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kufijt\u00eb e saj administrativ me Kosov\u00ebn, aplikon regjim t\u00eb vizave hyr\u00ebse, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn do t\u00eb na kishin pritur me tr\u00ebndafila duke na uruar \u201c\u0434\u043e\u0431\u0440\u043e\u0434\u043e\u0448\u043b\u0438 \u0443 \u0441\u0432\u043e\u0458\u0443 \u0437\u0435\u043c\u0459\u0443 \/ mir\u00ebseardhje n\u00eb shtetin tuaj\u201d!&#8230;<\/p>\n<p><strong>FTES\u00cb PUBLIKE<\/strong>:<\/p>\n<p>Si qytetar i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, por q\u00eb jetoj e veproj p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 35 vite n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore, n\u00eb nj\u00eb vend ku ka vler\u00eb demokracia, iu b\u00ebj\u00eb ftes\u00eb publike: Ambasadorit t\u00eb Amerik\u00ebs, Ambasadorit t\u00eb Gjermanis\u00eb, Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, Franc\u00ebs dhe Italis\u00eb dhe ambasador\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb nga vendet e Bashkimit Evropian q\u00eb jan\u00eb t\u00eb akredituar n\u00eb Prishtin\u00eb q\u00eb t\u2019iu shkruajn\u00eb vendeve t\u00eb tyre p\u00ebr t\u2019iu sqaruar se GJENDJA N\u00cb KOSOV\u00cb MUND T\u00cb ZGJIDHET KOLLAJ VET\u00cbM SE DUHET VULLNETI I AMERIK\u00cbS DHE BE-s\u00eb p\u00ebr ta ndryshuar kursin e vet n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb vazhdueshme q\u00eb po ua b\u00ebn\u00eb grupeve politike t\u00eb kriminalizuara, t\u00eb cil\u00ebt edhe n\u00eb zgjedhjet e ardhshme do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e listave zgjedhore.<\/p>\n<p>Madje duhet t\u2019iu shkruajn\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb vendeve t\u00eb tyre se k\u00ebta Kapo t\u00eb politik\u00ebs, p\u00ebrs\u00ebri kan\u00eb filluar me i premtuar popullit t\u00eb Kosov\u00ebs se ata kan\u00eb partneritet t\u00eb plot\u00eb me SHBA-n\u00eb, Britanin\u00eb e Madhe dhe me t\u00eb gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Ata p\u00ebrs\u00ebri kan\u00eb filluar t\u00eb flasin se do ta luftojn\u00eb krimin dhe korrupsionin e lart, ata p\u00ebrs\u00ebri kan\u00eb filluar t\u00eb premtojn\u00eb se kan\u00eb me forcuar sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe kan\u00eb me demokratizuar Kosov\u00ebn. Prandaj krijimi i nj\u00eb Task-Force nga Amerika dhe vendet e BE-s\u00eb do t\u00eb ishte pragmatizmi m\u00eb i sakt\u00eb i politik\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Kosov\u00eb. Pa pastrimin e listave me element t\u00eb kriminalizuara dhe me dosje t\u00eb hapura, metodat e joshjes dhe miklimit, Kosov\u00ebs nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb sukses, k\u00ebto 20 vjetet e rrug\u00ebtimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt Kapot e Kosov\u00ebs me Zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Brukselit, BE-s\u00eb dhe t\u00eb SHBA-ve!<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Vijon&#8230;<\/em><\/p>\n<p><em>St. Gallen, 22 gusht 2019<\/em>.<\/p>\n<p>*<em>Sh. Dibrani, \u00ebsht\u00eb autor i 25 librave t\u00eb cil\u00ebt kryesisht i trajtojn\u00eb zhvillimet politike n\u00eb Kosov\u00eb. Ai prej m\u00eb shum\u00eb se tre dekadash jeton dhe vepron n\u00eb Zvic\u00ebr.<\/em><\/p>\n<hr \/>\n<p><em>Lexoni dekleratat e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr menxhimin e kontrolluar t\u00eb Kufirit n\u00eb Merdare: KOSOVAPRESS | Prishtin\u00eb | 16\/02\/2017 15:12<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Gurthemeli n\u00eb Merdare\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/gurthemeli_merdare.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<h3 style=\"text-align: center;\"><strong>Vendosja e gurthemelit t\u00eb pik\u00ebs kufitare,<br \/>\nrezultat i bisedimeve n\u00eb Bruksel<\/strong><\/h3>\n<p>KOSOVAPRESS | Prishtin\u00eb | 16\/02\/2017 15:12 <a href=\"http:\/\/www.kosovapress.com\/sq\/lajme\/vendosja-e-gurthemelit-te-pikes-kufitare-rezultat-i-bisedimeve-ne-bruksel-102738\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">http:\/\/www.kosovapress.com\/sq\/lajme\/vendosja-e-gurthemelit-te-pikes-kufitare-rezultat-i-bisedimeve-ne-bruksel-102738\/<\/a><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Hashim Tha\u00e7i\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/hashim_thaci_merdare.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Krer\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit, presidenti i Kosov\u00ebs Hashim Tha\u00e7i dhe kryeministri Isa Mustafa q\u00ebndruan sot n\u00eb pik\u00ebn kufitare n\u00eb Merdar.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Isa Mustafa\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/isa_mustafa_merdare.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Tha\u00e7i dhe Mustafa nj\u00eb dit\u00eb para fest\u00ebs s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb bashk\u00eb me ministren p\u00ebr Dialog Edita Tahiri dhe me p\u00ebrfaq\u00ebsuesen e BE-s\u00eb Natalia Apostolova kan\u00eb v\u00ebn\u00eb gurthemelin e pik\u00ebs s\u00eb kalimit q\u00eb ndan Kosov\u00ebn me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Natalia Apostolova\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/nataliya_apostolova_merdare.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast presidenti Hashim Tha\u00e7i, tha se institucionet e Kosov\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuara p\u00ebr leht\u00ebsimin e l\u00ebvizjes s\u00eb njer\u00ebzve dhe mallrave.<\/p>\n<p>Sipas presidentit v\u00ebnia e k\u00ebtij gurthemeli \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi tjet\u00ebr e rrug\u00ebs s\u00eb duhur q\u00eb kan\u00eb ndjekur n\u00eb procesin e dialogut.<\/p>\n<p>Ai tha se ky pik\u00eb kalim k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga gjasht\u00eb pik\u00eb kalimet kufitare t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Integruar t\u00eb Kufirit, t\u00eb cilat do t\u00eb nd\u00ebrtohen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb mes t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ai tha se k\u00ebto kanale t\u00eb reja t\u00eb kalimit t\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb, shqiptar\u00eb e serb\u00eb, por edhe t\u00eb bashkatdhetar\u00ebve tan\u00eb po krijohen fal\u00eb marr\u00ebveshjes n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut t\u00eb zhvilluar n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Isa Mustafa, tha se vendosja e gur themelit t\u00eb vendkalimit kufitar \u00ebsht\u00eb rezultat i bisedimeve q\u00eb jan\u00eb zhvilluar n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Shefja e zyr\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb, Nataliya Apostolova, tha se pas marr\u00ebveshjes p\u00ebr menaxhimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb kufijve zyra e Bashkimit Evropian n\u00eb Kosov\u00eb ka financuar t\u00eb gjith\u00eb projektin me nj\u00eb vler\u00eb prej 9.42 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Edita Tahiri\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/edita_tahiri_merdare.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Ministrja p\u00ebr Dialog, Edita Tahiri, tha se menaxhimi i kufijve sipas standardeve evropiane demonstron p\u00ebrkushtimin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr integrime evropiane dhe euroatlantik\u00eb.<\/p>\n<p>Ministrja Tahiri tha se v\u00ebnia e gurthemelit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e pik\u00eb kalimit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm kufitar k\u00ebtu n\u00eb Merdare \u00ebsht\u00eb dhurata jon\u00eb p\u00ebr dit\u00eblindjen e n\u00ebnt\u00eb t\u00eb shtetit. Sipas saj, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gur m\u00eb shum\u00eb n\u00eb themelet e shtetit, t\u00eb sovranitetit dhe t\u00eb prosperitetit.<\/p>\n<p>Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Skender Hyseni, tha vendosja e gurthemelit sh\u00ebnon nj\u00eb hap p\u00ebrpara drejt fuqizimit t\u00eb sovranitetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Skender Hyseni\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/skender_hyseni_merdare.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Sipas Hysenit, hapja e vendkalimeve t\u00eb reja kufitare do t\u00eb forcoj\u00eb sovranitetin e Kosov\u00ebs por edhe marr\u00ebdh\u00ebniet e mira nd\u00ebr fqinj\u00ebsor\u00eb me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Hajredin Ku\u00e7i\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/hajredin_kuci_merdare.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Pika kufitare n\u00eb Merdar \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga gjasht\u00eb pik\u00eb kalimet kufitare t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb menaxhimit t\u00eb integruar t\u00eb kufirit t\u00eb cilat do t\u00eb nd\u00ebrtohen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb mes t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. \/<em>KosovaPress<\/em>\/<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><iframe loading=\"lazy\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/c1Putcb4v8M\" width=\"560\" height=\"315\" frameborder=\"0\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><br \/>\nVideo: <a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=c1Putcb4v8M\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=c1Putcb4v8M<\/a><\/p>\n<p>Burimi: KOSOVA PRESS: <a href=\"http:\/\/www.kosovapress.com\/sq\/lajme\/vendosja-e-gurthemelit-te-pikes-kufitare-rezultat-i-bisedimeve-ne-bruksel-102738\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">http:\/\/www.kosovapress.com\/sq\/lajme\/vendosja-e-gurthemelit-te-pikes-kufitare-rezultat-i-bisedimeve-ne-bruksel-102738\/<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Let\u00ebr ambasador\u00ebve (5)\/ FYTYRA E BRUKSELIT SHIHET N\u00cb MERDARE Problemet e brendshme n\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb zgjidhshme, vet\u00ebm se duhet vullneti i Amerik\u00ebs dhe aleat\u00ebve t\u00eb saj nga vendet e BE-s\u00eb!&#8230; Shkruan: Shefqet DIBRANI, 25 gusht 2019 T\u00eb nderuar Ambasador\u00eb, \u201cFytyra e Brukselit shihet n\u00eb Merdare\u201d, aty n\u00eb kufirin ku po testohet qytet\u00ebrimi Evropian. Aty [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":44453,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-44452","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>FYTYRA E BRUKSELIT SHIHET N\u00cb MERDARE - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"FYTYRA E BRUKSELIT SHIHET N\u00cb MERDARE - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Let\u00ebr ambasador\u00ebve (5)\/ FYTYRA E BRUKSELIT SHIHET N\u00cb MERDARE Problemet e brendshme n\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb zgjidhshme, vet\u00ebm se duhet vullneti i Amerik\u00ebs dhe aleat\u00ebve t\u00eb saj nga vendet e BE-s\u00eb!&#8230; Shkruan: Shefqet DIBRANI, 25 gusht 2019 T\u00eb nderuar Ambasador\u00eb, \u201cFytyra e Brukselit shihet n\u00eb Merdare\u201d, aty n\u00eb kufirin ku po testohet qytet\u00ebrimi Evropian. Aty [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-08-26T06:04:07+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-08-29T06:58:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/bruksel.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"619\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"767\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"FYTYRA E BRUKSELIT SHIHET N\u00cb MERDARE\",\"datePublished\":\"2019-08-26T06:04:07+00:00\",\"dateModified\":\"2019-08-29T06:58:34+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\\\/\"},\"wordCount\":4017,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/08\\\/bruksel.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\\\/\",\"name\":\"FYTYRA E BRUKSELIT SHIHET N\u00cb MERDARE - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/08\\\/bruksel.jpg\",\"datePublished\":\"2019-08-26T06:04:07+00:00\",\"dateModified\":\"2019-08-29T06:58:34+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/08\\\/bruksel.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/08\\\/bruksel.jpg\",\"width\":619,\"height\":767,\"caption\":\"Bruksel\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"FYTYRA E BRUKSELIT SHIHET N\u00cb MERDARE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"FYTYRA E BRUKSELIT SHIHET N\u00cb MERDARE - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"FYTYRA E BRUKSELIT SHIHET N\u00cb MERDARE - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Let\u00ebr ambasador\u00ebve (5)\/ FYTYRA E BRUKSELIT SHIHET N\u00cb MERDARE Problemet e brendshme n\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb zgjidhshme, vet\u00ebm se duhet vullneti i Amerik\u00ebs dhe aleat\u00ebve t\u00eb saj nga vendet e BE-s\u00eb!&#8230; Shkruan: Shefqet DIBRANI, 25 gusht 2019 T\u00eb nderuar Ambasador\u00eb, \u201cFytyra e Brukselit shihet n\u00eb Merdare\u201d, aty n\u00eb kufirin ku po testohet qytet\u00ebrimi Evropian. Aty [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-08-26T06:04:07+00:00","article_modified_time":"2019-08-29T06:58:34+00:00","og_image":[{"width":619,"height":767,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/bruksel.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"FYTYRA E BRUKSELIT SHIHET N\u00cb MERDARE","datePublished":"2019-08-26T06:04:07+00:00","dateModified":"2019-08-29T06:58:34+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\/"},"wordCount":4017,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/bruksel.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\/","name":"FYTYRA E BRUKSELIT SHIHET N\u00cb MERDARE - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/bruksel.jpg","datePublished":"2019-08-26T06:04:07+00:00","dateModified":"2019-08-29T06:58:34+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/bruksel.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/bruksel.jpg","width":619,"height":767,"caption":"Bruksel"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fytyra-e-brukselit-shihet-ne-merdare\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"FYTYRA E BRUKSELIT SHIHET N\u00cb MERDARE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44452","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44452"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44452\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/44453"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44452"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44452"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44452"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}