{"id":44780,"date":"2019-09-08T23:59:51","date_gmt":"2019-09-08T21:59:51","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=44780"},"modified":"2019-09-08T23:59:51","modified_gmt":"2019-09-08T21:59:51","slug":"lirika-eksplicite-e-naim-fetajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\/","title":{"rendered":"LIRIKA EKSPLICITE E NAIM FETAJT"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shefqet Dibrani<\/strong><\/p>\n<blockquote><p>Naim Fetaj, &#8220;M\u00cb LAN\u00cb EDHE PA K\u00cbNG\u00cb&#8221;, botoi Sht\u00ebpia Botuese &#8220;BEQIR MUSLIU&#8221;, Gjilan 2019, faqe 136, ISBN 978-9951-760-19-5<\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00eb lirik\u00ebn e sotme shqipe, Naim Fetaj hyn si nj\u00eb poet i spikatur, me vargun eksplicit (t\u00eb qart\u00eb), dhe me porosi p\u00ebrmbajtjesore.<\/p>\n<p>\u201cKompasi m\u00eb la&#8230; e vet\u00eb e theva qaf\u00ebn\/ Sot e at\u00eb dit\u00eb&#8230; s\u2019e gjeta Itak\u00ebn\u201d, jan\u00eb k\u00ebto dy vargje t\u00eb shk\u00ebputura nga poezia \u201cAUTOBIOGRAFI\u201d, faqe 125, q\u00eb demonstrojn\u00eb opusin e t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm poetik, q\u00eb manifestohet si nj\u00eb autopsi p\u00ebr vetveten, n\u00ebn\u00ebn, atdheun dhe t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Kjo poezi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb radiogram, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjetje fatlume, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbushullim lirik p\u00ebrplot melankoli, nj\u00eb lirik\u00eb e lar\u00eb kudo me lot, e \u00e7ar\u00eb me gj\u00ebma e d\u00ebnesje. Kjo q\u00eb ka shkruar Naim Fetaj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poezi ku do t\u00eb gjejm\u00eb lot e k\u00ebng\u00eb p\u00ebrzier\u00eb si got\u00eb me ver\u00eb, mesazhe p\u00ebrmbajtjesore e porosi p\u00ebr jet\u00ebn, mllef poetik e protest\u00eb intelektuale, po m\u00eb shum\u00eb manifestohet si k\u00ebng\u00eb epike t\u00eb ngjizura n\u00eb p\u00ebrmbledhjen m\u00eb t\u00eb re &#8220;M\u00cb LAN\u00cb EDHE PA K\u00cbNG\u00cb&#8221;.<\/p>\n<p>Pa dyshim k\u00ebto krijime e v\u00ebrtetojn\u00eb k\u00ebt\u00eb konstatim, nd\u00ebrsa poezit\u00eb i japin vler\u00eb lirik\u00ebs s\u00eb sotme poetike, sidomos kur shkruan se \u201cIku dhe kjo ver\u00eb\/ Shiu edhe vjeshta\/ Dergjen poet\u00ebt mbi vargje\/ Mbi vargje e vjersha\u201d, poezia \u201cREKUIEM P\u00cbR POET\u00cbT\u201d, faqe 118. Me nj\u00eb fjal\u00eb, jan\u00eb lirika artistike q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb autorin m\u00eb t\u00eb dalluar nd\u00ebr poet\u00ebt e dalluar, t\u00eb cil\u00ebt me p\u00ebrkushtim shkruajn\u00eb poezi q\u00eb lexohen me pasion. Vargu i k\u00ebtyre poezive \u00ebsht\u00eb mjaft\u00eb i ngjeshur dhe ka nj\u00eb form\u00eb eliptike t\u00eb rr\u00ebfimit .<\/p>\n<blockquote><p><strong>VET\u00cb E END\u00cbM NAT\u00cbN<\/strong><\/p>\n<p>Dhe ikte nj\u00eb dit\u00eb e vinte nj\u00eb tjet\u00ebr<br \/>\nNata m\u00eb e thinjur nata m\u00eb e vjet\u00ebr<\/p>\n<p>Kot muros\u00ebm gra&#8230; nd\u00ebr ura e kala<\/p>\n<p>Vet\u00eb e end\u00ebm nat\u00ebn<br \/>\nMe nj\u00ebmij\u00eb hata<\/p>\n<p>Q\u00eb at\u00ebher\u00eb me fajin ton\u00eb e rrit\u00ebm<br \/>\n&#8230;shitojm\u00eb nat\u00ebn e vajtojm\u00eb dit\u00ebn<\/p>\n<p>Faqe 17.<\/p><\/blockquote>\n<p>Jo vet\u00ebm aspekti eliptik, por n\u00eb poezit\u00eb e librit ka nj\u00eb alegori e cila lidhet me mallkimet tona, p\u00ebr t\u00eb cilat u z\u00eb peng bota dhe mbet\u00ebn legjend\u00eb si robi p\u00ebr dhembjet tona. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr sikur kan\u00eb zbuluar nj\u00eb zakon t\u00eb larg\u00ebt, sado i sh\u00ebmtuar, por duket se gjeneza e dhun\u00ebs lidhet me sakrifikimin e detyruesh\u00ebm q\u00eb detyruesh\u00ebm binte vet\u00ebm mbi grat\u00eb?! Si duket kjo legjend\u00eb shekullore prej koh\u00ebsh ka prekur gj\u00ebmat e dhembjeve tona, p\u00ebr t\u00eb cilat as sot s\u2019kemi guxim t\u00eb hulumtojm\u00eb, nga frika se zbulohen veset e marr\u00ebzishme t\u00eb gjinis\u00eb sunduese kund\u00ebr asaj posht\u00ebrueses q\u00eb mbetet gjithmon\u00eb e diskriminueshme.<\/p>\n<p>Poeti Naim Fetaj, si rrall\u00eb kush poezin\u00eb e mbyll\u00eb me varg i cili jep mesazh t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, kurse n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, metafor\u00ebn e lidh edhe tek nj\u00eb fjal\u00eb e vetme, tek nj\u00eb varg p\u00ebrtej t\u00eb cilit nuk mund t\u00eb vazhdohet, pasi ai n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb artistike, n\u00eb form\u00eb hiperbolike e mbyll vertikalisht kuptimin e atij mesazh p\u00ebrmbajtjesor, me porosi t\u00eb qart\u00eb, p\u00ebrmbledh\u00ebs dhe po aq lirike. \u201cVjershat si po shkruhen nuk i do kush\/ Poeti oborrtar mbet si qeni n\u2019rrush\u201d, poezia \u201cKOH\u00cb E PAKOH\u00cb P\u00cbR POET\u00cbT\u201d, faqe 19. V\u00ebrejtje kaq t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt nuk kemi has gj\u00ebkundi, por e th\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb lirike disi p\u00ebrpihet, megjithat\u00eb elita intelektuale duhet ta marr\u00eb si v\u00ebrejtje serioze p\u00ebr t\u00eb mos u skllav\u00ebruar nga interesi, p\u00ebr tu shnd\u00ebrruar pastaj n\u00eb pron\u00eb t\u00eb paluajtshme p\u00ebr oborrtar\u00ebt, se \u201cE zez\u00eb \u00ebsht\u00eb vdekja&#8230; thuaj\/ Kur vdes p\u00ebr s\u00eb gjalli\u201d, poezia \u201cP\u00cbR VRAS\u00cbSIN TIM\u201d, faqe 22. Sille kah ta sillesh, lirika m\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme zor se mundemi me i gjetur, prandaj para se me hulumtuar \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb me pranuar se Naim Fetaj \u00ebsht\u00eb poet i lindur, i cili m\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr st\u00ebrhollon mendimin artistik, padyshim nj\u00eb shembull i mir\u00eb n\u00eb lirik\u00ebn e sotme shqipe!<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb konstatim po e ilustrojm\u00eb me dy poezi p\u00ebrkushtimi, e para shpreh\u00eb revolt\u00eb e mallkim nd\u00ebrsa tjetra dhembje e miklim q\u00eb manifestohet si metamorfoz\u00eb p\u00ebr dhembjen q\u00eb ka poeti p\u00ebr mikun e p\u00ebr v\u00ebllain, ky i fundit q\u00eb i paska vdekur m\u00eb i ri, prandaj e paska mbuluar vargun me kaq zi e me kaq shum\u00eb gj\u00ebma.<\/p>\n<blockquote><p><strong>DHE IKTE NJ\u00cb DIT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>(Mikut tim&#8230; Enver Malokut)<\/p>\n<p>Dhe ikte nj\u00eb dit\u00eb e vinte nj\u00eb tjet\u00ebr<br \/>\nVinte nj\u00eb thirrje a nj\u00eb vendim i vjet\u00ebr<\/p>\n<p>Thirrje kemi kthyer e thirrje kemi marr\u00eb<br \/>\nPo askund nuk shkruante:<br \/>\nKemi p\u00ebr t\u2019ju vrar\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Faqe 113.<\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00eb nj\u00eb mot\u00ebrzim tjet\u00ebr tejet elegjiak, kushtuar t\u00eb v\u00ebllait i cili i ka vdekur m\u00eb i ri, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb jo vet\u00ebm gamen e tij prur\u00ebse, por edhe at\u00eb opusin e nj\u00eb krijuesi q\u00eb ka sjell\u00eb sentenc\u00ebn e ndjeshm\u00ebris\u00eb, nj\u00eb metamorfoz\u00eb e p\u00ebrjetimit real q\u00eb e p\u00ebrshkruan deri n\u00eb ekstaz\u00eb dhembjen e cila manifestohet edhe gjat\u00eb leximit t\u00eb k\u00ebsaj poezie, qoft\u00eb si ndjeshm\u00ebri ose p\u00ebrjetim deri n\u00eb shkall\u00eb flijimi.<\/p>\n<blockquote><p><strong>T\u00cb MOS VDISJE TI<\/strong><\/p>\n<p>(v\u00ebllait tim Agimit)<\/p>\n<p>Nuk vendosi un\u00eb&#8230; por po t\u00eb them di\u00e7ka<br \/>\nVdekjen do ta kisha marr\u00eb<br \/>\nRreth qafe n\u00eb krah<br \/>\nDhe me gjith\u00eb vdekjen isha mbyt\u00eb n\u00eb Bun\u00eb<br \/>\nVet\u00ebm t\u00eb mos vdisje ti&#8230; m\u00eb i ri se un\u00eb<\/p>\n<p>Faqe 115.<\/p><\/blockquote>\n<p>T\u00eb tjera lirika merren me ironizime sarkastike, ve\u00e7mas kur atakon verbin politik, por autori p\u00ebrs\u00ebri mbetet po aq lirik, i ve\u00e7ant\u00eb dhe mjaft\u00eb dallues: \u201cDiellin n\u00eb gji e ruaj me droj\u00eb\/ K\u00ebng\u00ebn as ujin&#8230; kush s\u2019i b\u00ebka toj\u00eb\u201d, poezia \u201cSI URTI\u201d, faqe 9. Ne e dim\u00eb se jeta \u00ebsht\u00eb sfid\u00eb, prandaj disa nga lirikat paraqesin dhembjen si sfid\u00eb artistike t\u00eb poetit ku \u201cRrath\u00ebt modern s\u2019i dinte Aligeri\/ T\u00eb vdes\u00ebsh p\u00ebr s\u00eb gjalli&#8230; qenka m\u00eb ferr se ferri\u201d, poezia \u201cDY FJAL\u00cb SHQIP P\u00cbR FERRIN\u201d, faqe 27.<\/p>\n<p>Derisa flijimi p\u00ebr kauz\u00ebn \u00ebsht\u00eb virtyt, k\u00ebto vlera jan\u00eb virtyte t\u00eb vlefshme deri n\u00eb shkall\u00eb flijimi. T\u00eb mos hamendemi kur nuk dallojm\u00eb se kush ka insistuar m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr tu flijuar, heroi n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr idealin e tij patriotik, apo poeti me p\u00ebrkushtimin e tij kaq lirik, kaq njer\u00ebzor, kaq human dhe kaq artistik, e n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb vargjet kan\u00eb nj\u00eb ritmik\u00eb, kan\u00eb nj\u00eb ting\u00ebllim\u00eb, kan\u00eb nj\u00eb ringjallje, me nj\u00eb fjal\u00eb lirika poetike q\u00eb jetojn\u00eb e p\u00ebrjetohen mir\u00eb. \u201cDuan t\u00eb vdesin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb se i k\u00ebputi malli\/ Po vdesin p\u00ebr qyqe\/ Po vdesin p\u00ebr s\u00eb gjalli\u201d, poezia \u201cVALLTAR\u00cbT E VDEKJES\u201d, faqe 105.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr vargjet jan\u00eb me nj\u00eb muzikalitet sikur t\u00eb ishin k\u00ebng\u00eb, gjithsesi vargu kudo e kahdo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb hipotetike mbyllet me nj\u00eb mesazh t\u00eb fuqish\u00ebm artistik. Kjo ritmik\u00eb e ky muzikalitet t\u00eb b\u00ebn\u00eb me p\u00ebrjetime mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse edhe pasi libri t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfunduar, edhe at\u00ebher\u00eb kur mbyllen kapak\u00ebt e tij, n\u00eb form\u00eb imagjinate disa poezi do t\u00eb sillen v\u00ebrdall\u00eb, ndjenja q\u00eb p\u00ebrjetohen edhe n\u00ebp\u00ebr dit\u00eb t\u00eb tjera, edhe n\u00ebp\u00ebr nat\u00ebn e err\u00ebt, sepse struktura e vargut dhe forma shpreh\u00ebse kan\u00eb nj\u00eb kompozicion artistik q\u00eb secilin e b\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u2019i mbajtur n\u00eb mend edhe p\u00ebrtej nj\u00eb leximi t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb, edhe p\u00ebrtej nj\u00eb shfletimi t\u00eb kujdessh\u00ebm, sidomos n\u00eb tipin e vargjeve: \u201cN\u00eb kafen time desh u mbyt nj\u00eb flutur\/ Si k\u00ebng\u00eb e vetme d\u00ebnesja ime e bukur\u201d, poezia \u201cN\u00cb NJ\u00cb QYTET T\u00cb HUAJ\u201d, faqe 99.<\/p>\n<p>Poezi kaq koncize moti s\u2019kam lexuar. N\u00ebp\u00ebr vargje e strofa sikur bashk\u00ebdyzohet dhembja dhe q\u00ebndresa n\u00eb nj\u00eb metafor\u00eb t\u00eb vetme, m\u00eb duket sikur p\u00ebrgj\u00ebron me realitetin jet\u00ebsor t\u00eb vet poetit n\u00eb k\u00ebto rrjedha jet\u00ebsore. Si p\u00ebrkushtime sado q\u00eb duken se poeti shkruan p\u00ebr lavdin\u00eb e heroit, ai mesazhin e tij e lidh sikur t\u00eb kishte ngjizje me fatin e nj\u00eb populli t\u00eb t\u00ebr\u00eb, por n\u00eb n\u00ebnvet\u00ebdije lidhet drejtp\u00ebrdrejt me fatin e intelektualit i cili m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, sot \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrbuzur, t\u2019huajzuar, injoruar e n\u00ebn\u00e7muar. Natyrisht edhe vet poeti ka kaluar n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, t\u00eb cilat si duket i paskan dh\u00ebn\u00eb eksperienc\u00eb p\u00ebr ta regjistruar dhembjen kaq dendur kaq dhembsh\u00ebm: \u201cSyt\u00eb na b\u00ebjn\u00eb xixa se dita s\u2019\u00ebsht\u00eb e bardh\u00eb\/ Era dh\u00e9 na vjen e shkruhemi p\u00ebr t\u00eb gjall\u00eb\/ Kemi hequr shum\u00eb&#8230; e jemi duke hequr\/ Mizat i ndoq\u00ebm a vet\u00eb po brejm\u00eb hekur\u201d, poezia \u201c&#8230;E SHKRUHEMI P\u00cbR T\u00cb GJALL\u00cb\u201d, faqe 103.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebr poezit\u00eb lirike, autori \u00ebsht\u00eb pranver\u00eb me lule, \u00ebsht\u00eb liria e atdheut \u00ebsht\u00eb ardhm\u00ebria e tij. Nuanca t\u00eb tilla poetike e artistike, ka me boll\u00ebk, por aspekti estetik kudo n\u00eb secil\u00ebn strof\u00eb dhe n\u00eb secilin varg \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb dominante e struktur\u00ebs artistike, q\u00eb llogaritet niveli m\u00eb i lart kulturor i k\u00ebtij poeti. E ne, qart\u00eb mund t\u00eb shprehemi se ky \u00ebsht\u00eb Naim Fetaj, poet nga Dukagjini, i cili n\u00eb poezi ka inkorporuar t\u00ebr\u00eb men\u00e7urin proverbiale t\u00eb s\u00eb folmes s\u00eb zon\u00ebs, me specifika karakteristike t\u00eb cilat e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb dalluar dhe mjesht\u00ebr n\u00eb thyerjen e vargut, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7uar mesazhit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sa ma artistike. \u201cMbi Bjeshk\u00ebn e Strellcit&#8230; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gur q\u00eb flet\/ Po gjuh\u00ebn kush s\u2019ia di&#8230; tash e nj\u00ebmij\u00eb vjet\/\/ Po nj\u00eb gj\u00eb &#8230;nuk e dit\u00ebn kurr\u00eb\/ Ishte aty guri&#8230; a gjaku u b\u00eb gur\/ \/Ndaj rrin\u00eb p\u00ebrmbi t\u00eb\/ Zogj a ndonj\u00eb flutur\/ \/ N\u00eb mjegull rri \u00e7do gj\u00eb&#8230; pos emrit t\u00eb bukur\u201d, poezia \u201cGURI I NUS\u00cbS&#8230;\u201d, faqe 92-93.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse n\u00ebp\u00ebr poezi shihet nj\u00eb dhembje e skajshme, duket se poeti nuk ndjehet vet rehat dhe as i lumturuar n\u00eb koh\u00ebn kur rrethohet nga veprime t\u00eb cilat l\u00ebndojn\u00eb sedr\u00ebn e intelektualit dhe t\u00eb qytetarit q\u00eb jeton n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt frik\u00ebsohet se do t\u00eb mbet\u00ebn \u201cMetafor\u00eb e vrar\u00eb poet\u00ebsh\/ N\u00eb k\u00ebng\u00eb e poezi\u201d, pasi edhe shtresa e intelektuale \u201cSi nj\u00eb lot qepallave mbete\/ Lot i ngrir\u00eb nd\u00ebr sy\u201d, vargje q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me fatin e \u00c7am\u00ebris\u00eb, faqe 86.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb poezit\u00eb kushtuar heronjve, pjes\u00ebve t\u00eb atdheut dhe familjar\u00ebve, ose ato t\u00eb tjerat q\u00eb shprehin mall, brendap\u00ebrbrenda kan\u00eb dhembje, sikurse edhe p\u00ebrkushtimet dhe heroizma t\u00eb tjer\u00eb mbulohen me sintagm\u00ebn e \u201cmetafor\u00ebs s\u00eb dhembjes\u201d, p\u00ebrkat\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar dhembja si metafor\u00eb poetike e cila \u00ebsht\u00eb trajtuar mir\u00eb, dendur dhe me korrekt\u00ebsi, pasi si\u00e7 thot\u00eb nj\u00eb varg i poetit na \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb jeta \u201cSa pak g\u00ebzim&#8230; e sa shum\u00eb festa\u201d, sepse \u201dNata lahet n\u2019gjak&#8230; e territ nxi\/ Ti N\u00ebntori im&#8230; s\u00ebrish kuq e zi\u201d, poezia \u201cN\u00cbNTORI I TRET\u00cb\u201d, faqe 85, q\u00eb d\u00ebshmon p\u00ebrpjekjen dhe sakrific\u00ebn e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb p\u00ebr identitet etnik nacional dhe shtet\u00ebror. E kjo dhembje \u00ebsht\u00eb kudo, preket e p\u00ebrjetohet n\u00eb forma t\u00eb shumta, nd\u00ebrsa dalldisja e aty-k\u00ebtushme pas lirikave e dashuri\u00e7kave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element i mo\u00e7\u00ebm n\u00eb poezin\u00eb shqipe, q\u00eb brenda librit \u00ebsht\u00eb deficit i theksuar, por ato q\u00eb jan\u00eb, duken si poezi me interpretim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm.<\/p>\n<blockquote><p><strong>E KAM SHKRUAR DIKUND<\/strong><\/p>\n<p>Dhe vinin vashat e m\u00eb thonin<br \/>\nA&#8230; ti na shkruan vjersha<\/p>\n<p>Nj\u00eb vash\u00eb doja un\u00eb e ma mori vjeshta<\/p>\n<p>U b\u00eb nuse<br \/>\nPa dit\u00eb e pa prit\u00eb<\/p>\n<p>(Qiellin me klithma e kam qar\u00eb at\u00eb dit\u00eb)<\/p>\n<p>E kam par\u00eb si \u00ebnd\u00ebrr edhe p\u00ebr dit\u00eb<\/p>\n<p>Dhe ik\u00ebn dyzet e sa vjet<br \/>\nVaji i saj nj\u00eb katund e vret<\/p>\n<p>Faqe 37.<\/p><\/blockquote>\n<p>K\u00ebto lirika mjaft\u00eb specifike edhe p\u00ebr kah motivi duken sikur t\u00eb ishin vello nus\u00ebrie, vaji i saj q\u00eb nj\u00eb katund paska vra e shituar, por gj\u00ebma e d\u00ebnesja e saj shkoi mbi re, dhe sikurse velloja e saj q\u00eb val\u00ebvitej nga era e puhiza, dukej sikur po notonte mbi val\u00eb e tallaze deti, at\u00ebher\u00eb kur i afroheshin bregut i cili qet\u00ebson zemrat, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr krejt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb magjepse e ka shnd\u00ebrruar metafor\u00ebn lirike n\u00eb val\u00eb-val\u00eb harmonike, kurse gjat\u00eb leximit k\u00ebto lirika shpalosin, p\u00ebrkat\u00ebsisht zbulojn\u00eb edhe vlera t\u00eb tjera artistike q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrpunuar me kujdes.<\/p>\n<p>N\u00eb qasjen e tij kritike, poeti Sinan Sadiku, ka v\u00ebrejtur se n\u00eb poezit\u00eb e librit \u201cjan\u00eb kombinuar natyrsh\u00ebm, n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb ana semantike me an\u00ebn figurative dhe muzikore t\u00eb poezis\u00eb, gjithnj\u00eb duke e shfaqur shpirtin e pasur t\u00eb autorit, nj\u00eb shpirt artisti, i zgjuar, autokton, i ushqyer dhe rritur n\u00eb ambientin shqiptar me k\u00ebng\u00eb, legjenda, balada, vaje, th\u00ebnie t\u00eb men\u00e7ura&#8230; pa e p\u00ebrjashtuar aspak edhe let\u00ebrsin\u00eb e shkruar, muzik\u00ebn dhe artin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi\u201d .<\/p>\n<p>Nga ky konstatim duket se poeti Naim Fetaj, si gjith\u00eb poet\u00ebt tjer\u00eb ka mision, e ai mision \u00ebsht\u00eb arti, nd\u00ebrsa arti jeton m\u00eb gjat\u00eb se prodhuesi i tij, prandaj edhe fjala artistike duhet t\u00eb jetoj po aq sa arti, nd\u00ebrsa fjal\u00eb artistike e varg artistik pa t\u00eb v\u00ebrteta nuk ka, t\u00eb gjitha k\u00ebto elemente i gjejm\u00eb si ngjizje n\u00eb lirikat e k\u00ebtij libri.<\/p>\n<blockquote><p><strong>1<\/strong>.<br \/>\nAs nuk ishte drit\u00eb as kishte r\u00ebn\u00eb terri<br \/>\nRreth qaf\u00ebs me dhimbjen<br \/>\nP\u00ebrbirohej tmerri<\/p>\n<p>Mbi shpatulla na ran\u00eb e na g\u00ebrdit\u00ebn jet\u00ebn<br \/>\nT\u00eb s\u00ebmurit u lodh\u00ebn&#8230; duke pritur vdekjen<\/p>\n<p>Disa i shituan&#8230; mes rrug\u00ebs mbet\u00ebn<br \/>\nT\u00eb lodhurit u s\u00ebmur\u00ebn duke n\u00ebmur veten<\/p><\/blockquote>\n<p>Edhe at\u00ebher\u00eb kur shp\u00ebrthen p\u00ebr realitetin q\u00eb jetojm\u00eb, q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i zymt\u00eb dhe pa perspektiv\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri ka optimiz\u00ebm, p\u00ebrs\u00ebri ka liriz\u00ebm poetik e magjik. K\u00ebto qe themi ne jan\u00eb preokupime poetike q\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb vet\u00ebm vler\u00eb artistike, por e thon\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb tragjike me realizmin e s\u00eb mundshmes q\u00eb p\u00ebrshkruhet n\u00eb poezi t\u00eb k\u00ebtij motivi. Poeti vler\u00ebn e konsideron art, nd\u00ebrsa veprimet e sh\u00ebmtuara bien ndesh me konceptin e tij artistik, jan\u00eb k\u00ebto disa arsye pse ai detyrohet t\u00eb protestoj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb revolt\u00eb e nj\u00eb poeti q\u00eb ka kuraje p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb mendimin e tij, ashtu drejtp\u00ebrdrejt dhe pa ndonj\u00eb ekuivok\u00eb.<\/p>\n<blockquote><p><strong>2<\/strong>.<br \/>\nDisa pa duar disa tjer\u00eb pa k\u00ebmb\u00eb<br \/>\nDisave u ran\u00eb dh\u00ebmb\u00ebt diku n\u00ebp\u00ebr k\u00ebng\u00eb<\/p>\n<p>Mbi gjak e eshtra disa b\u00ebn\u00eb pallate<br \/>\nVdekjes i ran\u00eb n\u00eb dor\u00eb disa&#8230; pik\u00ebn prej shtat\u00eb kate<\/p>\n<p>Me hile i nis\u00ebn dhe k\u00ebng\u00ebt p\u00ebr d\u00ebshmor\u00ebt<br \/>\nShtyhen me bjeshk\u00ebt<br \/>\nP\u00ebr nj\u00eb buk\u00eb skamnor\u00ebt<\/p><\/blockquote>\n<p>Kjo m\u00ebnyra semantike e po aq sentimentale \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar p\u00ebrplot me revolt\u00eb, \u00ebsht\u00eb qasjes specifike ndaj ndjeshm\u00ebris\u00eb, ndaj pakujdesis\u00eb qytetare, si t\u00eb themi nj\u00eb metaboliz\u00ebm artistik q\u00eb shpreh karakterin njer\u00ebzor, intelektual dhe qytetar t\u00eb vet poetit. Andaj k\u00ebt\u00eb poezi e mbyll me vargjet:<\/p>\n<blockquote><p><strong>3<\/strong>.<br \/>\nVe\u00e7 kripa s\u2019na duhet tash e s\u2019di sa mot<br \/>\nBuk\u00eb e k\u00ebng\u00eb e faqe<br \/>\nI ulim me lot<\/p>\n<p>Poezia: \u201cSI \u00cbND\u00cbRR E THEM PO \u00cbND\u00cbRR S\u2019ISHTE\u201d, faqe 25.<\/p><\/blockquote>\n<p>Poeti Naim Fetaj, duke jetuar n\u00eb nj\u00eb vend dhe ambient krejt ndryshe karshi realitetit n\u00eb atdheun e tij, disa aspekte lirike sikur i ka kompozuar me metodat moderne \u201c3D\u201d, edhe shp\u00ebrthimet, edhe mllefi por edhe kritikat e ashpra interpretohen n\u00eb disa mund\u00ebsi, n\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra, po me m\u00eb shum\u00eb fytyra, q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb i ka shprehur me varg artistik, andaj ashtu si\u00e7 pranohen t\u00eb gjitha artet e bukura, edhe fjala artistike pranohet m\u00eb kollaj, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr lirika p\u00ebrmbajtjesore q\u00eb jan\u00eb sistemuar si nj\u00eb lloj kronike artistike n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb e mjaft\u00eb traumatike.<\/p>\n<blockquote><p>Dreqi e mori bot\u00ebn<br \/>\nE un\u00eb n\u00eb mes<\/p>\n<p>Me nj\u00ebmij\u00eb dreqen linda<br \/>\nMe dymij\u00eb po vdes<\/p>\n<p>Dhe ende i them t\u00eb birit<br \/>\ne dreqit vet\u00eb&#8230; mir\u00ebm\u00ebngjes<\/p>\n<p>Poezia: \u201cKUKAM\u00cb\u201d, faqe 33.<\/p><\/blockquote>\n<p>Ose&#8230;<\/p>\n<blockquote><p>Kan\u00eb ikur p\u00ebrrallat&#8230; ik\u00ebn edhe k\u00ebng\u00ebt<br \/>\nPrej tmerrit i shtr\u00ebngojm\u00eb dh\u00ebmb\u00ebt<\/p>\n<p>(Buz\u00ebqeshjen ton\u00eb dhe gazin)<br \/>\nI fut\u00ebm n\u2019parantez\u00eb<\/p>\n<p>Dh\u00ebmb\u00eb e nofulla i kemi protez\u00eb<br \/>\n&#8230;p\u00ebr faqe t\u00eb zez\u00eb<\/p>\n<p>Poezia: \u201cP\u00cbR FAQE T\u00cb ZEZ\u00cb\u201d, faqe 34.<\/p><\/blockquote>\n<p>Si\u00e7 e kemi theksuar edhe n\u00eb pjes\u00ebn e fillimit, Naim Fetaj, dallon nga poet\u00ebt tjer\u00eb, p\u00ebr vargun e thyer, p\u00ebr mendimin metaforik dhe shprehjen artistike q\u00eb ka, po sidomos p\u00ebr gjuh\u00ebn elokuente q\u00eb mjesht\u00ebrisht e ekzakt\u00ebsisht e ka inkorporuar n\u00ebp\u00ebr tekstin e poezive.<\/p>\n<p>M\u00eb duket si askush tjet\u00ebr, ky poet e laton mendimin e vet, nuk bjerr koh\u00ebn dhe nuk shkruan at\u00eb q\u00eb mendon, por e mat\u00eb dhe mendon mir\u00eb at\u00eb q\u00eb shkruan, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7uar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb besnike e mjaft\u00eb metaforike mendimin dhe porosin\u00eb q\u00eb ai d\u00ebshiron. Ja disa metafora t\u00eb arritshme e me porosi t\u00eb fuqishme: \u201cK\u00ebng\u00ebn as ujin&#8230; kush si b\u00ebri toj\u00eb\u201d; \u201cGaz u b\u00ebra para bot\u00ebs\/ Gjith\u00eb jet\u00ebn me byth\u00ebn jasht\u00eb\u201d; \u201cE zez\u00eb \u00ebsht\u00eb vdekja&#8230; thuaj\/ Kur vdes p\u00ebr s\u00eb gjalli\u201d; \u201cDielli p\u00ebrher\u00eb i lindur \u00ebsht\u00eb\/ Po terri i bie ve\u00e7 marr\u00ebzis\u00eb son\u00eb\u201d; \u201cTrimat i lash vet\u00ebm\/ Rren\u00ebs duke i k\u00ebnduar\u201d; \u201cQent\u00eb&#8230;, kur bien n\u2019qytet\/ Qen\u00e7e i pshurrin lulet\u201d; \u201cTash e sa vjet k\u00ebrkojm\u00eb shp\u00ebtimin\/ A i vrasim gjelat kur ndjellin agimin\u201d; \u201cS\u2019ka pula as zog\u00ebza as k\u00ebng\u00eb s\u2019ka p\u00ebrmbas\/ Kah cungu i vdekjes&#8230; hijes i shkon pas&#8230;\u201d; \u201cNj\u00eb k\u00ebng\u00eb e zez\u00eb m\u00eb sillet mbi kry\/ Si polifoni\/ Hajde v\u00eblla hajde&#8230; armiku im i zi\u201d; \u201cPo k\u00ebnga ku mbet\/ Historin\u00eb kurr\u00eb s\u2019e shkruam vet\u00eb\u201d; \u201cGog\u00ebsim\u00eb n\u00eb veri&#8230; t\u00ebrmet n\u00eb jug\/ Hijet e ur\u00ebs vjellin vrer e tug\u2019\/ Hija e Evrop\u00ebs mbi Ib\u00ebr si murg\u201d; \u201cDhe p\u00ebllumbat i vran\u00eb&#8230;\/ S\u00ebrish n\u2019gjuh\u00eb t\u00eb n\u00ebn\u00ebs\/ Ndjellin ve\u00e7 hatan\u00eb&#8230;\u201d; \u201cDisa as ujin nuk e kan\u00eb pir\u00eb\/ Se u m\u00ebsuan qen\u00e7e&#8230; duke l\u00ebpir\u00eb\u201d; \u201cVajtonim ne e vajtonin lista\/ Nj\u00eb det hej e mbuluan plisat\u201d; \u201cJu nuk zgjoheni m\u00eb\/ Ne vdiq\u00ebm p\u00ebr s\u00eb gjalli\u201d; \u201cDo i blen\u00eb&#8230; do i tut\u00ebn&#8230; do i vran\u00eb\/ Liri i th\u00ebn\u00e7in&#8230; belb\u00ebzuan disa\u201d; \u201cN\u00eb kafen time desh u mbyt nj\u00eb flutur\/ Si k\u00ebng\u00eb e vetme d\u00ebnesja ime e bukur\u201d; \u201cMjegulla bie mbi net\/ As dera s\u2019shihet ku mbet\u201d; \u201cKemi hequr shum\u00eb&#8230; e jemi duke hequr\/ Mizat i ndoq\u00ebm a vet\u00eb po brejm\u00eb hekur\u201d; \u201cPo nj\u00eb gj\u00ebm\u00eb q\u00eb t\u00eb djeg m\u00eb zi se zjarri\/ \u00cbsht\u00eb kur N\u00ebna t\u2019vajton p\u00ebr s\u00eb gjalli\u201d, jan\u00eb vet\u00ebm disa nga metaforat e shumta q\u00eb shk\u00eblqejn\u00eb ndrysh\u00ebm e thyesh\u00ebm n\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb mozaik lirikash eksplicite (t\u00eb qarta).<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mos krijuar nj\u00eb pamje tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij v\u00ebshtrimi kritik, mund t\u00eb pajtohem me konstatimin e t\u00eb tjer\u00ebve se lirika e Naim Fetajt, ka nj\u00eb pamje kristalore t\u00eb cil\u00ebn, ta sillesh kah ta sillesh, rrezaton shk\u00eblqim q\u00eb p\u00ebrjetohet mir\u00eb, prandaj p\u00ebr figurshm\u00ebrin\u00eb eliptike, t\u00eb p\u00ebrpunuara me kaq kujdes, poeti e ka p\u00ebrcjell besnik\u00ebrin\u00eb artistike si mesazhe kuptimplota dhe me porosi specifike, e kthyer n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb gjer\u00eb kuptimore.<\/p>\n<blockquote><p><strong>PAS LUFTE<\/strong><\/p>\n<p>Z\u00ebrin e zogjve e vodh\u00ebm at\u00ebbot\u00eb<br \/>\nE i tham\u00eb diellit nuk duam lot<\/p>\n<p>Nuk duam plumba&#8230; nuk duam prita<br \/>\nPas lufte pastaj krisi zez\u00ebdita<\/p>\n<p>Edhe zogjt\u00eb e malit i shitoi shita<\/p>\n<p>Ku t\u00eb errte nata<br \/>\nNuk t\u00eb zbardhte dita<\/p>\n<p>Mbeti dhe k\u00ebnga<br \/>\nK\u00ebmish\u00eb mbi nj\u00ebmij\u00eb thika&#8230;<\/p>\n<p>Faqe 5.<\/p><\/blockquote>\n<p>Natyrisht, poezia e Naim Fetajt, \u00ebsht\u00eb e ndikuar nga zhvillimet q\u00eb ndodhin n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn q\u00eb e shoq\u00ebron dhe rrethon autorin, ose ato zhvillime jan\u00eb indikacione p\u00ebr t\u2019ia ngjallur emocionet krijuese, prandaj vlen p\u00ebr ti kritikuar ose p\u00ebr ti ironizuar, edhe k\u00ebshtu p\u00ebrmes poezis\u00eb. E ky verb paras\u00ebgjithash ka nj\u00eb vler\u00eb artistike p\u00ebr t\u00eb komunikuar m\u00eb mir\u00eb me lexuesin dhe shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. E gjith\u00eb poezia e k\u00ebtij libri \u00ebsht\u00eb art m\u00eb vete kurse syzhet\u00eb dhe hijet e figurave artistike her\u00eb b\u00ebhen heronj e her\u00eb vras\u00ebs t\u00eb heronjve, jo vet\u00ebm kaq por vras\u00ebs t\u00eb s\u00eb tashmes, t\u00eb nes\u00ebrmes dhe ardhm\u00ebris\u00eb, fenomen ky i cili luftohet edhe p\u00ebrmes k\u00ebsaj m\u00ebnyre artistike!<\/p>\n<blockquote><p><strong>LET\u00cbR PA ADRES\u00cb&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Ti i vrave zogjt\u00eb&#8230; ti e vrave ver\u00ebn<br \/>\nTi m\u00eb flet p\u00ebr moll\u00ebt&#8230; ti e tremb pranver\u00ebn<\/p>\n<p>Ti e ndale stin\u00ebn&#8230; ti ma ndale frym\u00ebn<br \/>\nTi m\u00eb flet p\u00ebr er\u00ebn&#8230; ti ma shpove shpin\u00ebn<\/p>\n<p>Ti m\u00eb flet p\u00ebr etjen&#8230; ti k\u00ebndon mbi krua<br \/>\nTash e nj\u00ebzet vjet&#8230; ti po m\u00eb vret mua<\/p>\n<p>Ti m\u00eb flet&#8230; m\u00eb flet&#8230; ti m\u00eb flet pa nda<br \/>\nE qielli lot\u00ebt i k\u00ebput pa pra&#8230;<\/p>\n<p>(Hossana baraba&#8230;)<br \/>\nO v\u00eblla&#8230; o i jemi v\u00eblla&#8230;<\/p>\n<p>Faqe 53.<\/p><\/blockquote>\n<p>Naim Fetaj, tashm\u00eb nj\u00eb poet i konsoliduar e ka t\u00eb qart\u00eb misionin, vullneti nuk i mungon, prandaj lexuesi, sigurisht bashk\u00eb me ta edhe un\u00eb, presim nga Ai, shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb p\u00ebr ti dhuruar edhe libra t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb k\u00ebsaj natyre e t\u00eb k\u00ebtij niveli. Sukses Naim be Fetaj!&#8230;<\/p>\n<p><em>St. Gallen, 05.09.2019<\/em>.<\/p>\n<p><strong>SH\u00cbNIME P\u00cbR AUTORIN<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Naim Fetaj\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/naim_fetaj.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> <strong>Naim Fetaj<\/strong>, u lind m\u00eb 7 shkurt 1961, n\u00eb Strellc t\u00eb De\u00e7anit. Shkoll\u00ebn Fillore e kreu n\u00eb vendlindje, nd\u00ebrsa at\u00eb t\u00eb mesme n\u00eb gjimnazin \u201cV\u00ebllez\u00ebrit Frash\u00ebri\u201d, n\u00eb De\u00e7an. Ka mbaruar Fakultetin Filozofik \u2013 Dega Let\u00ebrsi dhe Gjuh\u00eb Shqipe n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Der m\u00eb 5 korrik 1990 ka punuar si gazetar n\u00eb programin dokumentar t\u00eb Televizionit t\u00eb Prishtin\u00ebs. Nga viti 1991 e k\u00ebndej, jeton dhe vepron n\u00eb Gjermani. Naim Fetaj, pos gazetaris\u00eb, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vazhdimisht edhe me poezi. Ka botuar n\u00eb t\u00eb gjitha gazetat dhe revistat e koh\u00ebs, n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dhe n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00cbsht\u00eb bart\u00ebs i shum\u00eb shp\u00ebrblimeve letrare dhe autor tekstesh i disa k\u00ebng\u00ebve. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb shum\u00eb v\u00ebllime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta poetike, nd\u00ebrsa deri m\u00eb tash ka botuar kat\u00ebr v\u00ebllime me poezi. Jeton n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p><strong>VEPRAT POETIKE<\/strong>:<br \/>\n1. \u201cYJET B\u00cbJN\u00cb ROJE\u201d, poezi, botoi biblioteka &#8220;PLEJADA&#8221;, redaksia e botimeve &#8220;RILINDJA&#8221;, Prishtin\u00eb 1987, faqe 62.<br \/>\n2. \u201cTERRIN\u00cb P\u00cbRTEJ DIELLIT\u201d, poezi, botoi Sht\u00ebpia Botuese &#8220;ARTINI&#8221;, Prishtin\u00eb 2013, faqe 94, ISBN 978-9951-8893-0-8<br \/>\n3. \u201cVEZULLIM\u00cb THINJASH\u201d, poezi, botoi Sht\u00ebpia Botuese \u201cBEQIR MUSLIU\u201d, Prishtin\u00eb 2015, 112 faqe, ISBN 978-9951-594-64-6<br \/>\n4. \u201cM\u00cb LAN\u00cb EDHE PA K\u00cbNG\u00cbN\u201d, poezi, botoi Sht\u00ebpia Botuese \u201cBEQIR MUSLIU\u201d, Gjilan 2019, 136 faqe. ISBN 978-9951-760-19-5<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shefqet Dibrani Naim Fetaj, &#8220;M\u00cb LAN\u00cb EDHE PA K\u00cbNG\u00cb&#8221;, botoi Sht\u00ebpia Botuese &#8220;BEQIR MUSLIU&#8221;, Gjilan 2019, faqe 136, ISBN 978-9951-760-19-5 N\u00eb lirik\u00ebn e sotme shqipe, Naim Fetaj hyn si nj\u00eb poet i spikatur, me vargun eksplicit (t\u00eb qart\u00eb), dhe me porosi p\u00ebrmbajtjesore. \u201cKompasi m\u00eb la&#8230; e vet\u00eb e theva qaf\u00ebn\/ Sot e at\u00eb dit\u00eb&#8230; s\u2019e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":44781,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13,8,10],"tags":[],"class_list":["post-44780","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-ese","category-letersi","category-poezi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>LIRIKA EKSPLICITE E NAIM FETAJT - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"LIRIKA EKSPLICITE E NAIM FETAJT - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shefqet Dibrani Naim Fetaj, &#8220;M\u00cb LAN\u00cb EDHE PA K\u00cbNG\u00cb&#8221;, botoi Sht\u00ebpia Botuese &#8220;BEQIR MUSLIU&#8221;, Gjilan 2019, faqe 136, ISBN 978-9951-760-19-5 N\u00eb lirik\u00ebn e sotme shqipe, Naim Fetaj hyn si nj\u00eb poet i spikatur, me vargun eksplicit (t\u00eb qart\u00eb), dhe me porosi p\u00ebrmbajtjesore. \u201cKompasi m\u00eb la&#8230; e vet\u00eb e theva qaf\u00ebn\/ Sot e at\u00eb dit\u00eb&#8230; s\u2019e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-09-08T21:59:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/naim_fetaj-me_lane_pa_kenge.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"490\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"780\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"LIRIKA EKSPLICITE E NAIM FETAJT\",\"datePublished\":\"2019-09-08T21:59:51+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\\\/\"},\"wordCount\":3911,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/09\\\/naim_fetaj-me_lane_pa_kenge.jpg\",\"articleSection\":[\"Ese\",\"Let\u00ebrsi\",\"Poezi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\\\/\",\"name\":\"LIRIKA EKSPLICITE E NAIM FETAJT - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/09\\\/naim_fetaj-me_lane_pa_kenge.jpg\",\"datePublished\":\"2019-09-08T21:59:51+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/09\\\/naim_fetaj-me_lane_pa_kenge.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/09\\\/naim_fetaj-me_lane_pa_kenge.jpg\",\"width\":490,\"height\":780,\"caption\":\"Naim Fetaj - M\u00eb lan\u00eb edhe pa k\u00ebng\u00eb\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"LIRIKA EKSPLICITE E NAIM FETAJT\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"LIRIKA EKSPLICITE E NAIM FETAJT - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"LIRIKA EKSPLICITE E NAIM FETAJT - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Shefqet Dibrani Naim Fetaj, &#8220;M\u00cb LAN\u00cb EDHE PA K\u00cbNG\u00cb&#8221;, botoi Sht\u00ebpia Botuese &#8220;BEQIR MUSLIU&#8221;, Gjilan 2019, faqe 136, ISBN 978-9951-760-19-5 N\u00eb lirik\u00ebn e sotme shqipe, Naim Fetaj hyn si nj\u00eb poet i spikatur, me vargun eksplicit (t\u00eb qart\u00eb), dhe me porosi p\u00ebrmbajtjesore. \u201cKompasi m\u00eb la&#8230; e vet\u00eb e theva qaf\u00ebn\/ Sot e at\u00eb dit\u00eb&#8230; s\u2019e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-09-08T21:59:51+00:00","og_image":[{"width":490,"height":780,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/naim_fetaj-me_lane_pa_kenge.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"LIRIKA EKSPLICITE E NAIM FETAJT","datePublished":"2019-09-08T21:59:51+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\/"},"wordCount":3911,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/naim_fetaj-me_lane_pa_kenge.jpg","articleSection":["Ese","Let\u00ebrsi","Poezi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\/","name":"LIRIKA EKSPLICITE E NAIM FETAJT - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/naim_fetaj-me_lane_pa_kenge.jpg","datePublished":"2019-09-08T21:59:51+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/naim_fetaj-me_lane_pa_kenge.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/naim_fetaj-me_lane_pa_kenge.jpg","width":490,"height":780,"caption":"Naim Fetaj - M\u00eb lan\u00eb edhe pa k\u00ebng\u00eb"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lirika-eksplicite-e-naim-fetajt\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"LIRIKA EKSPLICITE E NAIM FETAJT"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44780","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=44780"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/44780\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/44781"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=44780"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=44780"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=44780"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}