{"id":454,"date":"2016-02-07T17:11:17","date_gmt":"2016-02-07T16:11:17","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=454"},"modified":"2021-01-23T04:50:51","modified_gmt":"2021-01-23T03:50:51","slug":"mllefi-i-nje-kombi-te-pafat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\/","title":{"rendered":"Mllefi i nj\u00eb kombi t\u00eb pafat"},"content":{"rendered":"<p>Marr\u00eb nga: <a href=\"http:\/\/dialogplus.ch\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat-95930\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">DialogPlus.ch<\/a> *)<\/p>\n<blockquote><p><em>Me ikjen e shqiptar\u00ebve zhdukemi ne nga Europa. Shkrimtari i famsh\u00ebm turk Orhan Pamuk mbi luft\u00ebn e Kosov\u00ebs. Ky tekst u botua m\u00eb 16 prill 1999 n\u00eb gazet\u00ebn gjermane \u00abFrankfurter Allgemeine Zeitung\u00bb<\/em>.<\/p><\/blockquote>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Orhan Pamuk\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2016\/orhan_pamuk.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><strong>\u00abP\u00ebr \u00e7do njeri q\u00eb n\u00eb Turqi e ka vijuar shkoll\u00ebn e mesme, Kosova \u00ebsht\u00eb emri i nj\u00eb prej nj\u00ebzet e pes\u00eb deri tridhjet\u00eb betejave historike, t\u00eb cilat duhet m\u00ebsuar p\u00ebrmend\u00ebsh\u00bb: Orhan Pamuk, shkrimtar turk.<br \/>\nFoto: Shutterstock<\/strong><\/p>\n<p><strong>Orhan PAMUK<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7do njeri q\u00eb n\u00eb Turqi e ka vijuar shkoll\u00ebn e mesme, Kosova \u00ebsht\u00eb emri i nj\u00eb prej nj\u00ebzet e pes\u00eb deri tridhjet\u00eb betejave historike, t\u00eb cilat duhet m\u00ebsuar p\u00ebrmend\u00ebsh. Dijen tjet\u00ebr detyrimisht t\u00eb nx\u00ebn\u00eb q\u00eb shkollari i zellsh\u00ebm duhet ta d\u00ebshmoj\u00eb n\u00eb provimin me shkrim jan\u00eb fitore t\u00eb tjera, t\u00eb ngjashme t\u00eb historis\u00eb osmano-turke. Pas aneksimit t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bullgaris\u00eb nga forcat osmane Hungaria, Polonia, Serbia dhe Bullgaria, t\u00eb gjendura n\u00ebn presionin n\u00eb rritje t\u00eb osman\u00ebve n\u00eb Ballkan, u b\u00ebn\u00eb aleat\u00eb n\u00eb vitin 1389 \u00abedhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kryq\u00ebzat\u00eb t\u00eb re\u00bb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrz\u00ebn\u00eb mysliman\u00ebt nga Europa. P\u00ebrkund\u00ebr faktit se ishin numerikisht m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt thuhet se turqit e fituan Betej\u00ebn n\u00eb Gazimestan dhe shfaros\u00ebn ushtrit\u00eb e aleat\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb luft\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs humbi jet\u00ebn jo vet\u00ebm padishahu osman, por edhe cari serb Lazari, dhe si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj u shfaros pjesa m\u00eb e madhe e aristokracis\u00eb serbe, k\u00ebshtu q\u00eb lufta nga ky shkak paraqet nj\u00eb kthes\u00eb, ajo n\u00eb vet\u00ebdijen komb\u00ebtare t\u00eb serb\u00ebve ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb plag\u00eb t\u00eb hapur, t\u00eb thell\u00eb dhe deri m\u00eb sot k\u00ebndohet nga k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt popullor\u00eb serb\u00eb n\u00eb vajet e tyre nacionale. Nx\u00ebn\u00ebsi i zellsh\u00ebm turk nuk mund t\u2019i ket\u00eb t\u00eb qarta t\u00eb gjitha k\u00ebto. Sidoqoft\u00eb, deri s\u00eb fundi vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e opinionit publik turk e dinte se \u00abKosova\u00bb p\u00ebrve\u00e7 em\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb lufte \u00ebsht\u00eb edhe emri i nj\u00eb rajoni, ku jeton nj\u00eb pakic\u00eb prej gati dy milion\u00eb shqiptar\u00ebve. Megjithat\u00eb, ky opinion turk n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe menj\u00ebher\u00eb e ka p\u00ebrvet\u00ebsuar \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs dhe brenda nj\u00eb kohe shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr mund t\u00eb identifikohej me shqiptar\u00ebt e atjesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pa dyshim k\u00ebtu me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb pozita e ve\u00e7ant\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb historin\u00eb osmane, t\u00eb cil\u00ebn ata e kishin p\u00ebrkund\u00ebr numrit t\u00eb vog\u00ebl si popullsi: n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rekrutimit t\u00eb djemve shqiptar\u00eb p\u00ebr ushtrin\u00eb osmane ata ishin b\u00ebr\u00eb mysliman\u00eb dhe n\u00eb vitet e m\u00ebvonshme shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb besimit t\u00eb krishter\u00eb ishin ngjitur n\u00eb elit\u00ebn osmane dhe mund t\u00eb b\u00ebheshin jo vet\u00ebm jeni\u00e7er\u00eb, por edhe pashallar\u00eb, arkitekt\u00eb apo n\u00ebpun\u00ebs dhe, si\u00e7 e di \u00e7donj\u00ebri q\u00eb kryen shkoll\u00ebn e mesme, ata me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kan\u00eb luajtur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb historin\u00eb osmano-turke. Por p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs nuk ndihet vet\u00ebm dhembshuri e thjesht\u00eb \u2013 pas simpatis\u00eb q\u00eb bazohet n\u00eb mllef t\u00eb fuqish\u00ebm gjendet nj\u00eb ndjenj\u00eb edhe m\u00eb e fuqishme, nj\u00eb frik\u00eb. Sepse tema e vjet\u00ebr, e p\u00ebrmendur n\u00eb librat e shkoll\u00ebs s\u00eb mesme ende \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e debateve: d\u00ebbimi i mysliman\u00ebve nga Europa. Megjithat\u00eb, n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb ndodhi ka edhe shum\u00eb ironi, e cila n\u00eb kokat e nacionalist\u00ebve turq dhe islamist\u00ebve politizues shkakton huti.<\/p>\n<p>Dhe pas k\u00ebtij hutimi dhe k\u00ebsaj ironie duhet t\u00eb k\u00ebrkohet nacionalizmi turk, i cili \u00ebsht\u00eb ndezur tamam p\u00ebrmes \u00e7\u00ebshtjes kurde dhe p\u00ebrjashtimit faktik t\u00eb Turqis\u00eb nga Bashkimi Europian. M\u00eb e mira do t\u00eb ishte q\u00eb kjo tem\u00eb t\u00eb v\u00ebshtrohet nga pik\u00ebpamja e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme. Kur si pasoj\u00eb e ngjarjeve t\u00eb Kosov\u00ebs filluan sulmet me bomba kund\u00ebr Jugosllavis\u00eb, n\u00eb Stamboll, si gjithkund n\u00eb bot\u00ebn islame, festohej Kurban Bajrami. Gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve besimtari q\u00eb \u00ebsht\u00eb i kamur pret nj\u00eb kurban, por pjesa m\u00eb e madhe e njer\u00ebzve shkojn\u00eb sht\u00ebpi m\u00eb sht\u00ebpi dhe vizitojn\u00eb m\u00eb t\u00eb moshuarit, kush\u00ebrinjt\u00eb e af\u00ebrt dhe t\u00eb larg\u00ebt, para s\u00eb gjithash ata q\u00eb s\u2019i kan\u00eb par\u00eb q\u00ebmoti, personalitetet q\u00eb nderohen dhe respektohen, apo drejtor\u00ebt ose krer\u00ebt e shoqatave dhe bashk\u00ebsive, madje edhe epror\u00ebt dhe shefat \u2013 dhe njer\u00ebzit q\u00eb i duan.<\/p>\n<p>K\u00ebto vizita m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb shum\u00eb, jam k\u00ebnaqur edhe vet\u00eb shum\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fest\u00ebs s\u00eb fundit dhe kam qen\u00eb n\u00eb shum\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u00eb par\u00eb gjenerat\u00ebn e vjet\u00ebr, xhaxhallar\u00ebt dhe hallat e moshuara. Kur si f\u00ebmij\u00eb apo t\u00eb rinj gjat\u00eb Bajramit trokisnim n\u00eb dyert e k\u00ebtyre xhaxhallar\u00ebve, gjysheve, kush\u00ebrinjve t\u00eb larg\u00ebt apo t\u00eb njohurve me rang e em\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebt pa dallim ishin d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb themelimit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb, at\u00ebher\u00eb ata b\u00ebnin gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb sillen \u00abmir\u00eb\u00bb ndaj nesh n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse, t\u00eb disiplinuar, dhe ata v\u00ebrtet ishin t\u00eb mir\u00eb me t\u00eb gjitha q\u00eb na ofronin, me tryez\u00ebn e shtruar p\u00ebr ne, me kujtimet e tyre dhe me stilin e fis\u00ebm.<\/p>\n<p>Por k\u00ebsaj radhe, gjat\u00eb vizitave p\u00ebr Bajram, un\u00eb te kjo gjenerat\u00eb dikur aq \u00abdashamir\u00ebse\u00bb ndjeva shenjat e para t\u00eb nj\u00eb mllefi shqet\u00ebsues, nj\u00eb nacionalizmi t\u00eb p\u00ebrzier me xhelozi dhe di\u00e7ka n\u00ebnt\u00ebsh\u00ebm t\u00eb lig\u00eb; k\u00ebto dep\u00ebrtonin nga anekdotat e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb sime kur kisha or\u00eb me qyqe, nga qet\u00ebsia e mrekullueshme e rrug\u00ebve t\u00eb Stambollit, t\u00eb cilat p\u00ebr shkak t\u00eb pushimeve t\u00eb gjata dhe frik\u00ebs nga sulmet terroriste ishin t\u00eb boshatisura nga veturat dhe turist\u00ebt, dhe nga shija p\u00ebrher\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb e llokumit me f\u00ebst\u00ebk. Dukej se t\u00eb gjith\u00eb xhaxhallar\u00ebt e mi, hallat, kush\u00ebrinjt\u00eb e dashur t\u00eb af\u00ebrm e t\u00eb larg\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt puthin vajz\u00ebn time shtat\u00eb vje\u00e7are, t\u00eb gjith\u00eb ata heronj t\u00eb respektuar t\u00eb vizitave t\u00eb Bajramit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb sime, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb her\u00ebt plot krenari e shikonin veten si njer\u00ebz t\u00eb Per\u00ebndimit, sot nuk shihnin m\u00eb shpres\u00eb se do t\u2019i takonin Per\u00ebndimit, se do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Bajrami i Madh dhe i Vog\u00ebl jan\u00eb me gjas\u00eb festa kryek\u00ebput fetare, jan\u00eb di\u00e7ka q\u00eb lidhin tradit\u00ebn dhe t\u00eb kaluar\u00ebn me t\u00eb sotmen. Por gjat\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb sime un\u00eb t\u00eb dy Bajram\u00ebt i kam p\u00ebrjetuar si festa n\u00ebn shenjat e modernizmit dhe per\u00ebndizimit, jo duke iu referuar tradit\u00ebs dhe islamit. N\u00eb rrethet e larta t\u00eb shtres\u00ebs s\u00eb mesme t\u00eb Stambollit, ku jam rritur un\u00eb, n\u00eb lagjet, ku kam jetuar, n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet t\u00eb per\u00ebndizuar, kozmopolit gjat\u00eb Bajramit t\u00eb Vog\u00ebl nuk theksohej sakrifica, por festa. Dhe meq\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr fest\u00eb, at\u00ebher\u00eb vishej kostumi formal per\u00ebndimor me xhaket\u00eb dhe kravat\u00eb, sh\u00ebrbehej dhe pihej liker, ndon\u00ebse islami ndalon alkoolin.<\/p>\n<p>Dreka q\u00eb shtrohej n\u00eb tryez\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb gjyshes sime ishte edhe d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb familje per\u00ebndimore-moderne, ishte drek\u00eb q\u00eb sh\u00ebrbehej n\u00eb porcelan t\u00eb importuar, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn merrnin pjes\u00eb gra, burra, farefis dhe t\u00eb njohur me stoli dhe me arom\u00eb parfumi n\u00eb kostumet e tyre m\u00eb t\u00eb bukura, fund e krye per\u00ebndimore \u2013 kjo drek\u00eb p\u00ebr mua nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb fest\u00eb islamike, por m\u00eb shum\u00eb me nj\u00eb sken\u00eb nga romani \u00ab<em>Buddenbrooks<\/em>\u00bb (<em>Budenbrok\u00ebt<\/em>) t\u00eb Thomas Mann-it.<\/p>\n<p>Por tani gjat\u00eb vizitave t\u00eb mia n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb luft\u00ebs, t\u00eb cilat p\u00ebrkonin me Bajramin e Vog\u00ebl, me vog\u00eblsirat krejt\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrditshme, titujt e gazetave dhe shprehjet hidh\u00ebruese t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb moshuar u b\u00eb i duksh\u00ebm p\u00ebr mua nj\u00eb fakt pik\u00ebllues: e hidh\u00ebruar dhe zem\u00ebruar borgjezia turke ka hequr dor\u00eb nga shpresa e per\u00ebndizimit. Jo vet\u00ebm pleqt\u00eb tekanjoz, t\u00eb cil\u00ebt gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve festive i pash\u00eb duke q\u00ebndruar t\u00eb patundur para televizorit, por edhe t\u00eb kamurit n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb mesme dhe ajo borgjezi Stambolli, e cila ia ka sjell\u00eb Turqis\u00eb jo vet\u00ebm pjes\u00ebn e vet t\u00eb pasuris\u00eb dhe furnizohet mir\u00eb n\u00eb turnet\u00eb e blerjes n\u00eb Lond\u00ebr dhe Paris \u2013 t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta e mallkonin Europ\u00ebn dhe Per\u00ebndimin me nj\u00eb z\u00eb. Jan\u00eb zhdukur edhe kravatat, xhaketat dhe malli p\u00ebr Europ\u00ebn i festuesve.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij mllefi pa dyshim fshihet kufizimi i demokracis\u00eb n\u00eb Turqi dhe gjendja e mjerueshme e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe liris\u00eb s\u00eb mendimit. Kur para nj\u00eb viti e gjysm\u00eb, duke iu referuar tamam k\u00ebtyre shkaqeve, ran\u00eb n\u00eb uj\u00eb shpresat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Europian, n\u00eb mbar\u00eb vendin u ngjall nj\u00eb armiq\u00ebsi intensive kund\u00ebr Europ\u00ebs. Kur k\u00ebsaj iu shtua edhe frika nga ndezja e \u00e7\u00ebshtjes kurde nga armiqt\u00eb per\u00ebndimor\u00eb, n\u00eb shtypin turk, sidomos n\u00eb mesin e kolumnist\u00ebve dhe komentuesve politik\u00eb, u shfaq nj\u00eb armiq\u00ebsi kund\u00ebr Europ\u00ebs dhe Per\u00ebndimit, si\u00e7 nuk ishte par\u00eb kurr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mas\u00eb.<\/p>\n<p>Kritika per\u00ebndimore kund\u00ebr gjendjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe pakicave dhe liria e kufizuar e mendimit u kund\u00ebrshtua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr (\u00ab<em>Thua se ju n\u00eb Per\u00ebndim jeni aq t\u00eb past\u00ebr!<\/em>\u00bb), konflikti u trajtua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pafrenueshme si \u00e7\u00ebshtje stili, i cili inspirimin assesi nuk e kishte nga idet\u00eb e Kemal Ataturkut, i cili v\u00ebrtet ka qen\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i per\u00ebndizimit.<\/p>\n<p>Burimi inspirimi p\u00ebr ata autor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt sh\u00ebrbehen me nj\u00eb retorik\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr kund\u00ebr Per\u00ebndimit dhe, mes tjerash, thon\u00eb se Lindja dhe Per\u00ebndimi parimisht jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrputhshme dhe se edhe pas zgjidhjes s\u00eb problemeve t\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe t\u00eb pakicave, Turqia me fen\u00eb dhe me kultur\u00ebn e saj tjet\u00ebr kurrsesi nuk do t\u00eb pranohet nga Per\u00ebndimi, pra burim inspirimi i k\u00ebtyre autor\u00ebve jan\u00eb tezat e Samuel Huntingtonit, t\u00eb cilat me qejf p\u00ebrs\u00ebriten n\u00eb mediume \u2013 madje edhe kur nuk \u00ebsht\u00eb lexuar fare libri: p\u00ebrplasja e civilizimeve, dallimi fundamental mes civilizimeve kristiano-per\u00ebndimore dhe islamit, konflikti i pashmangsh\u00ebm i t\u00eb dyve dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto teza jan\u00eb kapur nga shtypi nacionalist dhe popullist dhe jan\u00eb pranuar si thirrja e Pap\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb Kryq\u00ebzat\u00eb t\u00eb re. Fundja ky Pap\u00eb i ri, profesor n\u00eb Amerik\u00eb, ka t\u00eb drejt\u00eb! Thuhet se ushtrit\u00eb per\u00ebndimore, t\u00eb cilat nuk l\u00ebshojn\u00eb rast pa bombarduar Irakun, nuk kishin synimin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr t\u2019u dal\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb mysliman\u00ebve t\u00eb Bosnj\u00ebs t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga gjenocidi. Halli i tyre i vet\u00ebm nuk ishin t\u00eb drejtat e njeriut, por d\u00ebbimi i mysliman\u00ebve nga Europa dhe dob\u00ebsimi i Turqis\u00eb, vendit m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm islamik n\u00eb Europ\u00eb, n\u00ebn pretekstin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes kurde. Dhe historia e kulturave per\u00ebndimore, sipas k\u00ebtyre tezave, ishte gjithsesi histori e tortur\u00ebs dhe gjenocidit.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit nuk i pik\u00ebllon fakti se n\u00eb shtypin e verdh\u00eb t\u00eb popullarizuar hasin k\u00ebt\u00eb t\u00ebrbim nacionalist, luftarak. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb trondit\u00ebs \u00ebsht\u00eb se xhaxhallar\u00ebt dhe babagjyshat, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb her\u00ebt vazhdimisht kan\u00eb folur p\u00ebr Europ\u00ebn dhe me at\u00eb rast nuk e harronin as let\u00ebrsin\u00eb europiane, muzik\u00ebn dhe artin, tani n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb shtyr\u00eb e p\u00ebrvet\u00ebsonin k\u00ebt\u00eb armiq\u00ebsi nacionaliste kund\u00ebr Per\u00ebndimit dhe pjes\u00ebrisht edhe retorik\u00ebn islamiste. Derisa ata nga nj\u00ebra an\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelnin flok\u00ebt e bij\u00ebs sime, kur ne i vizitonim p\u00ebr Bajram, nga ana tjet\u00ebr mllefi i k\u00ebtyre familjar\u00ebve t\u00eb moshuar mbi imazhet, t\u00eb cilat i tregonte televizori, q\u00eb s\u2019ndalej kurr\u00eb nga lufta n\u00eb Kosov\u00eb, nga bombat, spastrimet etnike, d\u00ebbimi dhe ikja \u2013 ky mllef nuk kishte kaluar ende, por ata ishin edhe duksh\u00ebm t\u00eb hutuar nga e t\u00ebr\u00eb kjo.<\/p>\n<p>Me rastin e k\u00ebtij hutimi dua t\u00eb p\u00ebrmend si shembull n\u00eb mesin e gazetave t\u00eb popullarizuara t\u00eb bulevardit gazet\u00ebn e quajtur \u00abE mllefosura\u00bb. Kjo e p\u00ebrditshme, e cila vazhdimisht i paralajm\u00ebron lexuesit turq mbi komplotet perfide t\u00eb europian\u00ebve dhe t\u00eb Per\u00ebndimit dhe me po at\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebsi publikon fotografit\u00eb e bukurosheve t\u00eb zhveshura nga Per\u00ebndimi, edhe mua m\u00eb ka kushtuar nj\u00eb faqe p\u00ebr shkak t\u00eb konspiracionit me armikun per\u00ebndimor me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos godas. (<em>Nj\u00eb tradhtar gjendet mes nesh! N\u00eb nj\u00eb revist\u00eb gjermane shkrimtari Orhan Pamuk e ka quajtur Turqin\u00eb \u00abkrijes\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, t\u00eb mjer\u00eb\u00bb<\/em>). \u00abE mllefosura\u00bb, e cila ia del q\u00eb p\u00ebr nj\u00ebzet mij\u00eb lira, dometh\u00ebn\u00eb p\u00ebr gati dhjet\u00eb fening\u00eb, t\u00eb g\u00ebrshetoj\u00eb shum\u00eb bukuri lakuriqe me islamin dhe me armiq\u00ebsin\u00eb kund\u00ebr Per\u00ebndimit, n\u00eb kriz\u00ebn e Kosov\u00ebs nevrikoset n\u00eb mas\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb si kund\u00ebr Milosheviqit ashtu edhe kund\u00ebr Gadafit, Sadam Huseinit dhe Katamit. Ata jan\u00eb \u00abturpi i islamit! Ata p\u00ebrkrahin serb\u00ebt q\u00eb po masakrojn\u00eb mysliman\u00ebt!\u00bb<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm \u00abE mllefosura\u00bb bashk\u00eb me gazeta m\u00eb serioze turke, por edhe opinioni publik turk d\u00ebshiron t\u2019i shoh ngjarjet n\u00eb Kosov\u00eb vet\u00ebm si ngat\u00ebrres\u00eb fetare. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye her\u00eb pas here botohen shpjegime q\u00eb tregojn\u00eb respekt dhe admirim t\u00eb sinqert\u00eb ndaj Shteteve t\u00eb Bashkuara: bravo p\u00ebr amerikan\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt \u2013 ndon\u00ebse t\u00eb krishter\u00eb \u2013 po i mb\u00ebshtesin mysliman\u00ebt. Nj\u00eb arsye tjet\u00ebr p\u00ebr d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb ngjarjet t\u00eb mos shihen si problem i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe t\u00eb pakicave, por vet\u00ebm si konflikt fetar, \u00ebsht\u00eb frika se Kosova me gjas\u00eb mund t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb shembull t\u00eb keq p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen kurde. Nd\u00ebrsa opinioni publik turk me gjith\u00eb zem\u00ebr ndjen vuajtjet e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, Ministria e Jashtme turke ia kujton mbar\u00eb bot\u00ebs se Kosova \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pandashme e Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00ebr\u00eb opinioni publik turk vajton fatin e shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt, si\u00e7 na tregon televizori, me veshjet e tyre, sht\u00ebpit\u00eb dhe gjestet aq shum\u00eb i ngjajn\u00eb turqve t\u00eb Anadollit per\u00ebndimor\u2026 Duke injoruar me k\u00ebt\u00eb rast me q\u00ebllim se pas gjith\u00eb k\u00ebtyre lot\u00ebve q\u00ebndron jo vet\u00ebm nj\u00eb luft\u00eb fetare, por edhe nj\u00eb problem i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut\u2026 Kombet q\u00eb kan\u00eb instinkt nacional, i cili kund\u00ebrshton k\u00ebrkesat p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, jan\u00eb kombe t\u00eb pafat.<\/p>\n<p><em>(P\u00ebrktheu: <strong>Enver Robelli<\/strong>)<\/em><\/p>\n<p><em>Copyright: E.R. &amp; Dialogplus. Ndalohet ribotimi nga mediumet tjera.<\/em><\/p>\n<blockquote><p>*) <em>publikimi k\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb fitimprur\u00ebs&#8230;<\/em><\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Marr\u00eb nga: DialogPlus.ch *) Me ikjen e shqiptar\u00ebve zhdukemi ne nga Europa. Shkrimtari i famsh\u00ebm turk Orhan Pamuk mbi luft\u00ebn e Kosov\u00ebs. Ky tekst u botua m\u00eb 16 prill 1999 n\u00eb gazet\u00ebn gjermane \u00abFrankfurter Allgemeine Zeitung\u00bb. \u00abP\u00ebr \u00e7do njeri q\u00eb n\u00eb Turqi e ka vijuar shkoll\u00ebn e mesme, Kosova \u00ebsht\u00eb emri i nj\u00eb prej nj\u00ebzet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":24735,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-454","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Mllefi i nj\u00eb kombi t\u00eb pafat - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mllefi i nj\u00eb kombi t\u00eb pafat - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Marr\u00eb nga: DialogPlus.ch *) Me ikjen e shqiptar\u00ebve zhdukemi ne nga Europa. Shkrimtari i famsh\u00ebm turk Orhan Pamuk mbi luft\u00ebn e Kosov\u00ebs. Ky tekst u botua m\u00eb 16 prill 1999 n\u00eb gazet\u00ebn gjermane \u00abFrankfurter Allgemeine Zeitung\u00bb. \u00abP\u00ebr \u00e7do njeri q\u00eb n\u00eb Turqi e ka vijuar shkoll\u00ebn e mesme, Kosova \u00ebsht\u00eb emri i nj\u00eb prej nj\u00ebzet [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-02-07T16:11:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-01-23T03:50:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/orhan_pamuk.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"599\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"360\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Mllefi i nj\u00eb kombi t\u00eb pafat\",\"datePublished\":\"2016-02-07T16:11:17+00:00\",\"dateModified\":\"2021-01-23T03:50:51+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\\\/\"},\"wordCount\":2538,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/orhan_pamuk.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\\\/\",\"name\":\"Mllefi i nj\u00eb kombi t\u00eb pafat - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/orhan_pamuk.jpg\",\"datePublished\":\"2016-02-07T16:11:17+00:00\",\"dateModified\":\"2021-01-23T03:50:51+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/orhan_pamuk.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/orhan_pamuk.jpg\",\"width\":599,\"height\":360,\"caption\":\"Orhan Pamuk\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mllefi i nj\u00eb kombi t\u00eb pafat\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mllefi i nj\u00eb kombi t\u00eb pafat - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Mllefi i nj\u00eb kombi t\u00eb pafat - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Marr\u00eb nga: DialogPlus.ch *) Me ikjen e shqiptar\u00ebve zhdukemi ne nga Europa. Shkrimtari i famsh\u00ebm turk Orhan Pamuk mbi luft\u00ebn e Kosov\u00ebs. Ky tekst u botua m\u00eb 16 prill 1999 n\u00eb gazet\u00ebn gjermane \u00abFrankfurter Allgemeine Zeitung\u00bb. \u00abP\u00ebr \u00e7do njeri q\u00eb n\u00eb Turqi e ka vijuar shkoll\u00ebn e mesme, Kosova \u00ebsht\u00eb emri i nj\u00eb prej nj\u00ebzet [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-02-07T16:11:17+00:00","article_modified_time":"2021-01-23T03:50:51+00:00","og_image":[{"width":599,"height":360,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/orhan_pamuk.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Mllefi i nj\u00eb kombi t\u00eb pafat","datePublished":"2016-02-07T16:11:17+00:00","dateModified":"2021-01-23T03:50:51+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\/"},"wordCount":2538,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/orhan_pamuk.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\/","name":"Mllefi i nj\u00eb kombi t\u00eb pafat - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/orhan_pamuk.jpg","datePublished":"2016-02-07T16:11:17+00:00","dateModified":"2021-01-23T03:50:51+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/orhan_pamuk.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/orhan_pamuk.jpg","width":599,"height":360,"caption":"Orhan Pamuk"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mllefi-i-nje-kombi-te-pafat\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mllefi i nj\u00eb kombi t\u00eb pafat"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/454","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=454"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/454\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63546,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/454\/revisions\/63546"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/24735"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=454"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=454"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=454"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}