{"id":45595,"date":"2019-10-03T11:32:04","date_gmt":"2019-10-03T09:32:04","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=45595"},"modified":"2019-10-04T11:37:49","modified_gmt":"2019-10-04T09:37:49","slug":"problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\/","title":{"rendered":"Problemet e brendshme nacionale n\u00eb Kosov\u00ebn Lindore jan\u00eb t\u00eb zgjidhshme, vet\u00ebm se duhet vullneti i BE-s\u00eb dhe Amerik\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Isuf B. Bajrami<\/strong><\/p>\n<p>Kriza e shkaktuar n\u00eb Kosov\u00ebn Lindore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim proporcional i p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Misioneve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Serbi s\u00eb bashku me vendor\u00ebt!<\/p>\n<p>Ky vend i p\u00ebrjetoi shum\u00eb lufta dhe kriza t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb nga sundimi otoman e deri te sundimi serb, kap nj\u00eb periudh\u00eb mbi 600 vje\u00e7are, prandaj p\u00ebrkrahja p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb ndritur \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb shoq\u00ebrohet mbi nj\u00eb studimi shkencor q\u00eb do t\u00eb kishte qasje tjet\u00ebr. Kosova Lindore meriton nj\u00eb trajtim m\u00eb dinjitoz, n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk duhet t\u00eb shnd\u00ebrrohet, n\u00eb most\u00ebr p\u00ebr eksperimente me pasoja tragjike.<\/p>\n<p>Populli shqiptar i Kosov\u00ebs Lindore \u00ebsht\u00eb fisnik e bujar, por me fisnik\u00ebrin\u00eb e sinqeritetin e tij po tentojn\u00eb t\u00eb tallen! Klika e mbetur nga sllavo-socializmi jugosllav dhe ideologji ekstreme t\u00eb majta, po bie ndesh me interesat e popullit shqiptar\u00eb, me kultur\u00ebn demokratike t\u00eb tyre. Europ\u00ebs Per\u00ebndimore dhe sidomos Kosov\u00ebs lindore i nevojitet nj\u00eb doktrin\u00ebn amerikane p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb demokratike.<\/p>\n<p>Kjo q\u00eb po them do t\u00eb del m\u00eb n\u00eb pah n\u00ebse b\u00ebhen hulumtime p\u00ebr t\u00eb par\u00eb ku \u00ebsht\u00eb shkaku i k\u00ebtij ng\u00ebr\u00e7i, ku jan\u00eb gabimet sepse pasojat po shihen. Tashm\u00eb nuk mund t\u00eb fshihet se p\u00ebr gjendjen reale n\u00eb Kosov\u00ebn Lindore, kan\u00eb reaguar vendet mike dhe shum\u00eb institucione p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb cilat monitorojn\u00eb situata dhe vende me kriza t\u00eb m\u00ebdha, n\u00eb rastin konkret edhe me Kosov\u00ebn Lindore.<\/p>\n<p>Por n\u00eb Kosov\u00ebn Lindore ekziston nj\u00eb distanc\u00eb e madhe n\u00eb mes deklarimit euforik t\u00eb cilin e b\u00ebjn\u00eb kryesisht \u201cpolitikan\u00ebt\u201d adoleshent dhe ata profesionist\u00eb dhe t\u00eb arsyesh\u00ebm.\u00a0 Deklaratave t\u00eb cilat gjejn\u00eb mb\u00ebshtetje mjaft\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit diplomatik nd\u00ebrkomb\u00ebtar, t\u00eb cil\u00ebt pritet q\u00eb ta ndryshuar kursin e tyre n\u00eb raport me \u201cpolitikan\u00ebt\u201d q\u00eb vet po i kritikojn\u00eb, n\u00ebse d\u00ebshirojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar realitetin q\u00eb ekziston. Serbia vazhdon t\u00eb aplikoj\u00eb legjislatur\u00eb restriktive n\u00eb sfer\u00ebn e p\u00ebrdorimit zyrtar t\u00eb simbolit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, meq\u00eb ai \u201c\u00ebsht\u00eb i ngjash\u00ebm me simbolin e shtetit tjet\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Bojkotimi i regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb t\u00eb vitit 2011 nga ana e popullat\u00ebs shqiptare \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar prej autoriteteve zyrtare t\u00eb Beogradit p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen e masave nd\u00ebshkuese. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duke e paraqitur numrin e Shqiptar\u00ebve n\u00eb Serbi me shifr\u00ebn e falsifikuar prej 5.809 nga 61.647 sa ishin regjistruar n\u00eb vitin 2002, po reduktohen duksh\u00ebm t\u00eb drejtat q\u00eb m\u00eb par\u00eb kishin Shqiptar\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet. Deri m\u00eb tani nuk jan\u00eb respektuar as rekomandimet e Opinionit t\u00eb tret\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb t\u00eb Komitetit k\u00ebshill\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh gjith\u00eb ato q\u00eb u than\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, duke pasur parasysh obligimet e Serbis\u00eb q\u00eb dalin nga Kapitulli 23 p\u00ebr integrimin e Serbis\u00eb n\u00eb BE, k\u00ebrkohet angazhim m\u00eb konkret drejt autoriteteve n\u00eb Beograd p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrmbushur k\u00ebrkesat dhe nevojat e popullat\u00ebs shqiptare q\u00eb jeton n\u00eb Kosov\u00ebn Lindore<\/p>\n<p>Legjislacioni serb me t\u00eb cilin rregullohet mbrojtja e t\u00eb drejtave t\u00eb minoriteteve, ashtu si\u00e7 e thot\u00eb edhe Opinion i tret\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb i Komitetit K\u00ebshill\u00ebdh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr zbatimin e Konvent\u00ebs korniz\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, i n\u00ebntorit t\u00eb vitit 2013, n\u00eb mas\u00eb \u00ebsht\u00eb i harmonizuar me Konvent\u00ebn korniz\u00eb dhe standardet e tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Mungesa e vullnetit politik p\u00ebr aplikimin praktik t\u00eb zgjidhjeve ligjore, mungesa e fondeve dhe e programeve afirmative q\u00eb do t\u00eb ndikonin q\u00eb ligjet e aprovuara t\u00eb reflektojn\u00eb edhe praktikisht n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e pozit\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve dhe pakicave tjera, n\u00eb praktik\u00eb, paraqesin problem permanent.<\/p>\n<p>Problemi themelor i shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00ebn Lindore \u00ebsht\u00eb statusi i pazgjidhur politik i tyre. M\u00eb 2001 qeveria e Serbis\u00eb ka aprovuar \u201cProgramin p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs n\u00eb komunat Bujanoc, Preshev\u00eb dhe Medvegj\u00eb\u201d. Ky program i mb\u00ebshtetur edhe nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare parashihte q\u00eb p\u00ebrmes nd\u00ebrmarrjes s\u00eb masave t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb ndihmohet n\u00eb: integrimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb institucione shtet\u00ebrore e publike,zhvillimin ekonomik t\u00eb k\u00ebtij rajoni m\u00eb t\u00eb pazhvilluar n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Serbia nuk e ka t\u00eb definuar politik\u00ebn integruese p\u00ebr minoritetet, nuk ka as politik\u00eb proaktive p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb ndihmohet integrimi i minoriteteve n\u00eb baza t\u00eb barabarta n\u00eb jet\u00ebn politike, ekonomike, kulturore. Serbia nuk ka asnj\u00eb program stimulues p\u00ebr revitalizimin e ekonomis\u00eb s\u00eb shkat\u00ebrruar n\u00eb komunat, n\u00eb t\u00eb cilat, shkalla e papun\u00ebsis\u00eb e kalon edhe 70%. P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtij fakti, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb konfliktit t\u00eb armatosur m\u00eb 2001, shqiptar\u00ebt mbeten minoriteti me pjes\u00ebmarrje m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Shum\u00eb organe dhe institucione t\u00eb shtetit, q\u00eb kan\u00eb nj\u00ebsit\u00eb e tyre n\u00eb komunat Bujanoc, Preshev\u00eb dhe Medvegj\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e vet nuk kan\u00eb fare shqiptar\u00eb, ose, pjes\u00ebmarrja e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm simbolike. Sistemi gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb i centralizuar, pushteti serb i ka shuar gjykat\u00ebn dhe prokurorin\u00eb themelore n\u00eb Preshev\u00eb, si dhe prokurorin\u00eb themelore n\u00eb Bujanoc, nd\u00ebrsa, p\u00ebrfaq\u00ebsimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb institucionet e gjyq\u00ebsorit \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm me i ul\u00ebt se p\u00ebrb\u00ebrja etnike popullat\u00ebs. P\u00ebr udh\u00ebheqjen e procedurave gjyq\u00ebsore n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, si\u00e7 e parasheh legjislacioni i brendsh\u00ebm, as q\u00eb mund t\u00eb realizohet fare!<\/p>\n<p>N\u00eb sfer\u00ebn e arsimit fillor dhe t\u00eb mes\u00ebm problemi kryesor mbetet mungesa e teksteve shkollore n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Njohja e diplomave t\u00eb universiteteve t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb ishte zgjidhur n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, nuk po zbatohet n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, respektimi selektiv i Ligjit p\u00ebr Amnistin\u00eb e ish-pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7PMB-s\u00eb, i vitit 2002 krijon, n\u00eb vazhdim\u00ebsi, pasiguri juridike p\u00ebr shum\u00eb t\u00eb rinj shqiptar\u00eb, q\u00eb ishin viktima t\u00eb shpeshta t\u00eb aksioneve spektakolare t\u00eb \u201carrestimit p\u00ebr krime lufte\u201d. \u00a0Asnj\u00eb rast i vrasjeve enigmatike ose i zhdukjes s\u00eb civil\u00ebve gjat\u00eb nj\u00ebzetvje\u00e7arit t\u00eb fundit nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhur n\u00eb organet e drejt\u00ebsis\u00eb ! Vazhdimi i gjendjes militarizuese n\u00eb rajon me nj\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb forcave speciale t\u00eb policis\u00eb dhe me pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb; sidomos pjesa e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bujanocit, Karadakut t\u00eb Preshev\u00ebs dhe e brezit kufitar n\u00eb Medvegj\u00eb; vazhdon ta v\u00ebshtir\u00ebsoi\u00a0qarkullimin e lir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve dhe mallrave, si dhe krijon nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb pasiguris\u00eb n\u00eb mesin e popullat\u00ebs vendore.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb, akoma nuk jan\u00eb m\u00ebnjanuar praktikat dhe presionet e thirrjeve joligjore n\u00eb biseda informative, nga ana e organeve policore nj\u00ebnacionale, kundrejt qytetar\u00ebve kryesisht t\u00eb komunitet shqiptar.\u00a0Bisedat informative kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim krijimin e pasiguris\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme te qytetar\u00ebt, q\u00eb p\u00ebrballen edhe me problemet e tjera, e rrjedhimisht detyrohen t\u00eb largohen n\u00eb drejtim t\u00eb vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian. Prolongimi i zgjidhjes s\u00eb k\u00ebtij problemi shum\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm po krijon gjendjen e pashpres\u00eb p\u00ebr shum\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs q\u00eb po shnd\u00ebrrohen n\u00eb azilk\u00ebrkues potencial.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb policin\u00eb lokale, ku pjes\u00ebmarrja e Shqiptar\u00ebve ishte p\u00ebrmir\u00ebsuar pas realizimit t\u00eb projektit t\u00eb OSBE \u2013 s\u00eb t\u00eb policis\u00eb multietnike n\u00eb periudh\u00ebn 2001 \u2013 2003, nuk \u00ebsht\u00eb siguruar p\u00ebrgatitja e polic\u00ebve t\u00eb rinj p\u00ebr t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsuar ata t\u00eb cil\u00ebt me pretekste t\u00eb ndryshme jan\u00eb larguar nga p\u00ebrb\u00ebrja e policis\u00eb lokale n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye n\u00eb vazhdim\u00ebsi po p\u00ebrkeq\u00ebsohet pjes\u00ebmarrja e polic\u00ebve Shqiptar\u00eb n\u00eb strukturat policore n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Shlyerja nga evidenca civile po zbatohet n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb ndaj personave t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb kushte t\u00eb luft\u00ebs prej 1999 \u2013 2001 ishin shp\u00ebrngulur n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve nuk iu kan\u00eb krijuar kushte elementare p\u00ebr kthim, sikurse edhe ndaj personave q\u00eb kan\u00eb arritur t\u00eb pun\u00ebsohen n\u00eb Kosov\u00eb pas luft\u00ebs. Shlyerja nga evidenca civile \u00ebsht\u00eb veprim shum\u00eb i rreziksh\u00ebm q\u00eb ndikon drejtp\u00ebrdrejt\u00eb edhe n\u00eb ndryshimin artificial t\u00eb struktur\u00ebs demografike t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb rajon,pasivizimi i gjendjes civile t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, q\u00eb po merr p\u00ebrmasa alarmante.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/plus.google.com\/share?url=http:\/\/titulli.com\/kamberi-pasivizimi-i-shqiptar%C3%ABve-t%C3%AB-preshev%C3%ABs-medvegj%C3%ABs-dhe-bujanocit-rrezik-p%C3%ABr-struktur%C3%ABn-etnike\">Deputeti popullor n\u00eb parlamentin e Serbis\u00eb Shaip Kamberi i \u00ebsht\u00eb drejtuar ministrit t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb rreth pasivizimit t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb komunat Preshev\u00eb, Bujanoc dhe Medvegj\u00eb.<\/a><\/p>\n<p>Kamberi pasivizimin e qytetar\u00ebve t\u00eb Preshev\u00ebs, Medvegj\u00ebs dhe Bujanocit,e sheh si rrezik p\u00ebr ndryshimin e struktur\u00ebs etnike t\u00eb popullat\u00ebs.<\/p>\n<p>Deputeti Kamberi ministrit t\u00eb policis\u00eb i \u00ebsht\u00eb drejtuar nga parlamenti i Serbis\u00eb. N\u00eb vazhdim mund ta ndiqni fjalimin e tij t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p><em>Beograd 10.NOV.2015 19:37<\/em><\/p>\n<p><em>E nderuara kryetare, zonja dhe zot\u00ebrinj deputet\u00eb:<\/em><\/p>\n<p><em>Pyetja ime i dedikohet ministrit t\u00eb policis\u00eb rreth pasivizimit t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb komunat Preshev\u00eb, Bujanoc dhe Medvegj\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ka nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb n\u00eb Bujanoc dhe Preshev\u00eb policia po e realizon nj\u00eb aksion q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shlyerjen nga evidenca t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre komunave, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt gjoja \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se \u201cnuk jetojn\u00eb n\u00eb adresat e paraqitura ose q\u00eb nuk e kan\u00eb paraqitur ndryshimin e adres\u00ebs s\u00eb banimit\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>Ky fenomen tanim\u00eb ka filluar edhe n\u00eb Medvegj\u00eb, sidomos pas mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve lokale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb cilat i posedojm\u00eb, \u00ebsht\u00eb duke u realizuar nj\u00eb aksion i gjer\u00eb i shlyerjes nga evidence t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb procedure t\u00eb p\u00ebrshpejtuar policore, konstatohet se nuk jeton n\u00eb adres\u00ebn e paraqitur. Ekzistojn\u00eb edhe raste kur u refuzohet k\u00ebrkesa p\u00ebr marrjen e let\u00ebrnjoftimit njer\u00ebzve t\u00eb cil\u00ebt vet\u00ebm se posedojn\u00eb let\u00ebrnjoftimin biometrik.<\/em><\/p>\n<p><em>Legjislacioni i vendit vendbanimin e sheh si vend n\u00eb t\u00eb cilin mund t\u00eb g\u00ebzohen t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat.<\/em><\/p>\n<p><em>Vendbanimi mund t\u00eb p\u00ebrcaktohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb patundshme, kontrat\u00ebs mbi marrjen me qira ose bazave tjera juridike (si psh, kontrat\u00ebs mbi shfryt\u00ebzimin e banes\u00ebs).<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebse nuk mund t\u00eb paraqitet n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb paraqitet n\u00eb adres\u00ebn e banimit t\u00eb prindit, bashk\u00ebshortit\/bashk\u00ebshortes ose partnerit\/es jasht\u00ebmartesor\u00eb, n\u00eb adres\u00ebn e \u201cvendbanimit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm\u201d (tek miqt\u00eb) ose hap\u00ebsirat n\u00eb t\u00eb cilat personi \u00ebsht\u00eb vendosur \u201cp\u00ebrgjithmon\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb num\u00ebr i madh i qytetar\u00ebve t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Bujanocit, Preshev\u00ebs dhe Medvegj\u00ebs, kan\u00eb l\u00ebshuar vendbanimet e tyre menj\u00ebher\u00eb pas marr\u00ebveshjes s\u00eb Kumanov\u00ebs dhe t\u00ebrheqjes s\u00eb ushtris\u00eb jugosllave nga Kosova dhe vendosjes s\u00eb saj brenda Zon\u00ebs Tok\u00ebsore t\u00eb Siguris\u00eb (5 km nga kufiri me Kosov\u00ebn).<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, llogaritet q\u00eb 1500 qytetar\u00eb nga Presheva, 3000 nga Bujanoci dhe rreth 3000 nga Medvegja, kan\u00eb k\u00ebrkuar strehim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb. Nj\u00eb num\u00ebr i madh i tyre edhe sot jan\u00eb t\u00eb vendosur atje p\u00ebrkoh\u00ebsisht.<\/em><\/p>\n<p><em>Me Planin dhe programin p\u00ebr zgjidhjen e konfliktit t\u00eb armatosur n\u00eb komunat Preshev\u00eb, Bujanoc dhe Medvegj\u00eb i vitit 2001, Qeveria e at\u00ebhershme e R. Serbis\u00eb dhe Qeveria Federale, nj\u00ebri prej obligimeve t\u00eb marra ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me \u201ckrijimin e kushteve p\u00ebr kthim t\u00eb sigurt dhe t\u00eb rregullt t\u00eb popullat\u00ebs s\u00eb shp\u00ebrngulur\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb sfer\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb arritur asgj\u00eb dhe nuk ekzistojn\u00eb as kushtet minimale q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb kthehen, sepse nuk kan\u00eb as rrym\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Pra, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre komunave ndaj t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb ose pritet t\u00eb nd\u00ebrmerret anskioni i shlyerjes nga evidenca, edhe pse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt posedojn\u00eb n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, kan\u00eb patundshm\u00ebri n\u00eb k\u00ebto komuna dhe paguajn\u00eb tatimet e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet.<\/em><\/p>\n<p><em>Me refuzimin e dh\u00ebnies s\u00eb let\u00ebrnjoftimeve dhe dokumentacioneve tjera personale ose edhe me shlyerjen nga evidence, policia u pamund\u00ebson k\u00ebtyre qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb realizojn\u00eb t\u00eb drejtat e veta elementare. P\u00ebrve\u00e7 q\u00eb i pamund\u00ebsohet qytetar\u00ebve t\u00eb realizojn\u00eb t\u00eb drejtat e veta t\u00eb cilat i takojn\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb me t\u00eb cilat grupi i p\u00ebrmendur i qytetar\u00ebve ballafaqohet kur aplikojn\u00eb p\u00ebr regjistrimin e vendbanimit, \u00ebsht\u00eb edhe v\u00ebshtir\u00ebsimi i realizimit t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs mbi n\u00ebnshtet\u00ebsi dhe paraqitje t\u00eb vendbanimit e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb lindur n\u00eb librin am\u00eb kur f\u00ebmij\u00ebt lindin.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb fakt, q\u00eb prind\u00ebrit t\u00eb munden t\u00eb regjistrojn\u00eb lindjen e f\u00ebmis\u00eb \u00ebsht\u00eb e obligueshme q\u00eb dokumentacionit p\u00ebrkat\u00ebs t\u2019ja bashk\u00ebngjisin edhe certifikat\u00ebn e lindjes dhe let\u00ebrnjoftimet e tyre. Dhe n\u00ebse prind\u00ebrit nuk mund t\u00eb paraqesin vendbanimin, e si pasoj\u00eb nuk mund te marrin let\u00ebrnjoftimet, do t\u2019ju pamund\u00ebsohet q\u00eb t\u00eb paraqesin edhe lindjen e f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ata humbin t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e vet, drejta k\u00ebto t\u00eb cilat i takojn\u00eb atyre me ligjet n\u00eb fuqi.<\/em><\/p>\n<p><em>Me refuzimin e dh\u00ebnies s\u00eb let\u00ebrnjoftimeve k\u00ebtyre personave, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt shkelet neni 2. pika 1. e Ligjit mbi let\u00ebrnjoftimet i cili thot\u00eb \u201ct\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr let\u00ebrnjoftime g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>Supozohet q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtyre aksioneve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me shlyerjen e qytetar\u00ebve ekzistues nga evidenca mund n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb ndikohet edhe n\u00eb ndryshimin artificial t\u00eb struktur\u00ebs nacionale n\u00eb k\u00ebto komuna.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrve\u00e7 gjitha k\u00ebtyre, do t\u00eb potencoj nj\u00eb shembull t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt i cili ka ndodhur n\u00eb Slloveni:<\/em><\/p>\n<p><em>Qytetar\u00ebt e Sllovenis\u00eb t\u00eb cil\u00ebve iu kishte marr\u00eb statusi i qytetarit n\u00eb koh\u00ebn e pavar\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebtij shteti, i kan\u00eb dor\u00ebzuar 645 padi n\u00eb Gjykat\u00eb n\u00eb Strasburg kund\u00ebr shtetit Slloven.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjykata e Strasburgu n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2012 ka marr\u00eb vendim q\u00eb Sllovenia me procedurat e marr ndaj \u201ct\u00eb shlyerve\u201d ka thyer dispozitat e Konvent\u00ebs europiane mbi t\u00eb drejtat e njeriut, e cila ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me respektimin e jet\u00ebs private dhe publike.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb procesin \u201c Kuri\u00e7 dhe t\u00eb tjer\u00ebt kund\u00ebr Sllovenis\u00eb\u201d gjasht\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb cil\u00ebt kishin paditur Sllovenin\u00eb p\u00ebr shlyerje nga regjistri i p\u00ebrhersh\u00ebm i banor\u00ebve n\u00eb at\u00eb shtet, gjykata n\u00eb Strazbur u ka pranuar t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr kompensimin e d\u00ebmeve jomateriale me vler\u00eb prej 20.000 euro p\u00ebr secilin, nd\u00ebrsa nga Sllovenia ka k\u00ebrkuar q\u00eb n\u00eb afat prej 1 viti t\u00eb aprovoj\u00eb propozimin p\u00ebr kompensimin e d\u00ebmeve p\u00ebr banor\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb ishin shlyer nga evidenca.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb kompensimin e lartp\u00ebrmendur t\u00eb drejta do t\u00eb kishin 25.000 persona t\u00eb pasivizuar nga regjistri i p\u00ebrhersh\u00ebm i popullsis\u00eb pas pavar\u00ebsimit t\u00eb Sllovenis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Bazuar n\u00eb at\u00eb q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb sip\u00ebr, dhe me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos i kontribuohet situatave n\u00eb t\u00eb cilat qytetar\u00ebt do t\u00eb detyrohen q\u00eb t\u00eb drejtat e veta t\u2019i realizojn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Gjykat\u00ebs europiane p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb Strazbur, pyetja ime p\u00ebr ministrin\u00eb e policis\u00eb \u00ebsht\u00eb:<\/em><\/p>\n<ol>\n<li><em>a) Cili \u00ebsht\u00eb numri i sakt\u00eb i qytetar\u00ebve t\u00eb cilat jan\u00eb shlyer nga evidence, respektivisht, t\u00eb cil\u00ebve iu \u00ebsht\u00eb refuzuar k\u00ebrkesa p\u00ebr marrjen e let\u00ebrnjoftimeve n\u00eb Preshev\u00eb, Bujanoc dhe Medvegj\u00eb dhe<\/em><\/li>\n<li><em>b) \u00c7far\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb ministria q\u00eb, nj\u00eb aksion i k\u00ebtill\u00eb, i cili drejtp\u00ebrdrejt ndikon n\u00eb ndryshimin artificial t\u00eb struktur\u00ebs nacionale n\u00eb k\u00ebto komuna, t\u00eb nd\u00ebrpritet?<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p><em>Faleminderit.<\/em><\/p>\n<p>Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb pothuajse asnj\u00eb veprim p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar p\u00ebrfaq\u00ebsimin e qytetar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike shqiptare n\u00eb organet shtet\u00ebrore, sidomos t\u00eb nivelit rajonal dhe republikan, ku ata mbeten skajshm\u00ebrisht t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur dhe t\u00eb mosp\u00ebrfaq\u00ebsuar, \u00a0n\u00eb shp\u00ebrputhje jo vet\u00ebm me standardet e Bashkimit Evropian, por edhe t\u00eb vet\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb dhe legjislacionit p\u00ebrcjell\u00ebs.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj gjendje t\u00eb pak\u00ebnaqshme e cila ndaj shqiptar\u00ebve vazhdon n\u00eb kontinuitet, \u00a0e p\u00ebrkund\u00ebr faktit se Serbia ka hapur shum\u00eb kapituj p\u00ebr bisedime me BE-n\u00eb, brengos\u00ebse paraqitet neglizhenca gjithnj\u00eb e n\u00eb rritje e mekanizmave nd\u00ebrkomb\u00ebtare kundrejt k\u00ebtij diskriminimi sistematik shtet\u00ebror ndaj shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Rajoni po hyn n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb\u00a0tejet t\u00eb ndjeshme politike edhe si rezultat i marr\u00ebveshjes s\u00eb paralajm\u00ebruar mes Prishtin\u00ebs dhe Beogradit, andaj duhet t\u00eb mbetet jetik kontributi m\u00eb dinamik i bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb k\u00ebto komuna.<\/p>\n<p><em>Vendi i Lek\u00ebs; 01.09.2019<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Isuf B. Bajrami Kriza e shkaktuar n\u00eb Kosov\u00ebn Lindore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim proporcional i p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Misioneve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Serbi s\u00eb bashku me vendor\u00ebt! Ky vend i p\u00ebrjetoi shum\u00eb lufta dhe kriza t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb nga sundimi otoman e deri te sundimi serb, kap nj\u00eb periudh\u00eb mbi 600 vje\u00e7are, prandaj p\u00ebrkrahja p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21076,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-45595","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Problemet e brendshme nacionale n\u00eb Kosov\u00ebn Lindore jan\u00eb t\u00eb zgjidhshme, vet\u00ebm se duhet vullneti i BE-s\u00eb dhe Amerik\u00ebs! - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Problemet e brendshme nacionale n\u00eb Kosov\u00ebn Lindore jan\u00eb t\u00eb zgjidhshme, vet\u00ebm se duhet vullneti i BE-s\u00eb dhe Amerik\u00ebs! - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Isuf B. Bajrami Kriza e shkaktuar n\u00eb Kosov\u00ebn Lindore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim proporcional i p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Misioneve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Serbi s\u00eb bashku me vendor\u00ebt! Ky vend i p\u00ebrjetoi shum\u00eb lufta dhe kriza t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb nga sundimi otoman e deri te sundimi serb, kap nj\u00eb periudh\u00eb mbi 600 vje\u00e7are, prandaj p\u00ebrkrahja p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-10-03T09:32:04+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-10-04T09:37:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/isuf_bajrami.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"386\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Problemet e brendshme nacionale n\u00eb Kosov\u00ebn Lindore jan\u00eb t\u00eb zgjidhshme, vet\u00ebm se duhet vullneti i BE-s\u00eb dhe Amerik\u00ebs!\",\"datePublished\":\"2019-10-03T09:32:04+00:00\",\"dateModified\":\"2019-10-04T09:37:49+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\\\/\"},\"wordCount\":2848,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/isuf_bajrami.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\\\/\",\"name\":\"Problemet e brendshme nacionale n\u00eb Kosov\u00ebn Lindore jan\u00eb t\u00eb zgjidhshme, vet\u00ebm se duhet vullneti i BE-s\u00eb dhe Amerik\u00ebs! - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/isuf_bajrami.jpg\",\"datePublished\":\"2019-10-03T09:32:04+00:00\",\"dateModified\":\"2019-10-04T09:37:49+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/isuf_bajrami.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/isuf_bajrami.jpg\",\"width\":300,\"height\":386,\"caption\":\"Isuf B. Bajrami\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Problemet e brendshme nacionale n\u00eb Kosov\u00ebn Lindore jan\u00eb t\u00eb zgjidhshme, vet\u00ebm se duhet vullneti i BE-s\u00eb dhe Amerik\u00ebs!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Problemet e brendshme nacionale n\u00eb Kosov\u00ebn Lindore jan\u00eb t\u00eb zgjidhshme, vet\u00ebm se duhet vullneti i BE-s\u00eb dhe Amerik\u00ebs! - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Problemet e brendshme nacionale n\u00eb Kosov\u00ebn Lindore jan\u00eb t\u00eb zgjidhshme, vet\u00ebm se duhet vullneti i BE-s\u00eb dhe Amerik\u00ebs! - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Isuf B. Bajrami Kriza e shkaktuar n\u00eb Kosov\u00ebn Lindore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim proporcional i p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Misioneve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Serbi s\u00eb bashku me vendor\u00ebt! Ky vend i p\u00ebrjetoi shum\u00eb lufta dhe kriza t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb nga sundimi otoman e deri te sundimi serb, kap nj\u00eb periudh\u00eb mbi 600 vje\u00e7are, prandaj p\u00ebrkrahja p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-10-03T09:32:04+00:00","article_modified_time":"2019-10-04T09:37:49+00:00","og_image":[{"width":300,"height":386,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/isuf_bajrami.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Problemet e brendshme nacionale n\u00eb Kosov\u00ebn Lindore jan\u00eb t\u00eb zgjidhshme, vet\u00ebm se duhet vullneti i BE-s\u00eb dhe Amerik\u00ebs!","datePublished":"2019-10-03T09:32:04+00:00","dateModified":"2019-10-04T09:37:49+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\/"},"wordCount":2848,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/isuf_bajrami.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\/","name":"Problemet e brendshme nacionale n\u00eb Kosov\u00ebn Lindore jan\u00eb t\u00eb zgjidhshme, vet\u00ebm se duhet vullneti i BE-s\u00eb dhe Amerik\u00ebs! - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/isuf_bajrami.jpg","datePublished":"2019-10-03T09:32:04+00:00","dateModified":"2019-10-04T09:37:49+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/isuf_bajrami.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/isuf_bajrami.jpg","width":300,"height":386,"caption":"Isuf B. Bajrami"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/problemet-e-brendshme-nacionale-ne-kosoven-lindore-jane-te-zgjidhshme-vetem-se-duhet-vullneti-i-be-se-dhe-amerikes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Problemet e brendshme nacionale n\u00eb Kosov\u00ebn Lindore jan\u00eb t\u00eb zgjidhshme, vet\u00ebm se duhet vullneti i BE-s\u00eb dhe Amerik\u00ebs!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45595","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45595"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45595\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21076"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45595"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45595"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45595"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}