{"id":46682,"date":"2019-11-06T22:38:37","date_gmt":"2019-11-06T21:38:37","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=46682"},"modified":"2019-11-06T22:38:37","modified_gmt":"2019-11-06T21:38:37","slug":"me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\/","title":{"rendered":"Me mesazhin e ngush\u00ebllimit t\u00eb Presidentit Donald J. Trump nderohet ushtaraku shqiptaro amerikan Fran Sokoli (1933-2019)"},"content":{"rendered":"<p>\u201c<em>Kam pas fatin, nderin dhe k\u00ebnaqsin\u00eb, q\u00eb kam njohur shum\u00eb mir\u00eb jet\u00ebn aktive brenda komunitetit ton\u00eb t\u00eb ushtarakut t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb SHBA-s\u00eb, <strong>Fran Sokoli<\/strong>. Ai ishte nj\u00eb njeri i shum\u00eb i mir\u00eb, korrekt p\u00ebr nga natyra, i rregullt me cil\u00ebsit\u00eb positive t\u00eb nj\u00eb ushtaraku model. Ai vishej gjithnj\u00eb me gusto. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb njojhur dhe kan\u00eb pasur miq\u00ebsi me Franin, e mbajn\u00eb mend si mikprit\u00ebs dhe shum\u00eb bujar n\u00eb shpirt, fjal\u00eb pak e pun\u00eb shum\u00eb, serioz dhe besnik n\u00eb fjal\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb, sipas traditave dhe zakoneve t\u00eb lashta shqiptare. Frani, nuk e ndante nga goja vendlindjen e tij, Bugjonin e Puk\u00ebs. Ai kishte nostalgji p\u00ebr truallin, ku kishte lindur dhe kishte kaluar f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb. Pukjani sypatrembur, shpesh m\u00eb thoshte se diktatura komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri dhe dhuna e saj politike, fizike dhe ushtarake na detyroi ne, q\u00eb me keqardhje t\u00eb l\u00ebm\u00eb vendlindjen, sht\u00ebpin\u00eb dhe pjes\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb familjes son\u00eb. Ai shquhej n\u00eb komunitetin ton\u00eb si njeri i qet\u00eb, i zgjuar, largpam\u00ebs, i drejt\u00eb, i sinqert\u00eb, p\u00ebrparimtar dhe dashamir\u00ebs i flakt\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbysjen e regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, lirin\u00eb fetare atje, lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb p\u00ebr popullin dardan t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb \u00e7do aktivitet me tematik\u00eb atdhetare, kulturore dhe fetare n\u00eb New York dhe disa shtete t\u00eb tjera, ai ka qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs i zjarrt\u00eb, ku, shpesh ka mbajtur fjalime, q\u00eb shquheshin p\u00ebr nj\u00eb oratori t\u00eb thekshme atdhedashurie, me nj\u00eb frym\u00eb dhe shpirt t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shqiptari.<\/em>\u201d &#8211; <strong>Tom\u00eb Mrijaj<\/strong>, <em>studiues publicist<\/em><\/p>\n<p><strong>Klajd Kapinova<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Dit\u00ebn e dhimbjes e ndan me ne edhe ushtria amerikane n\u00eb New York<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb dhimbje e madhe e p\u00ebrshkroi k\u00ebto dit\u00eb vjeshte komunitetin ton\u00eb shqiptaro amerikan\u00eb n\u00eb New York.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga nj\u00eb po lagohen nga kjo jet\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb komunitetit ton\u00eb, q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs iu gjenden pran\u00eb me rrug\u00eb dhe forma t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Ushtaraku i ushtris\u00eb amerikane Fran Sokoli dit\u00ebn e premte, m\u00eb 1 n\u00ebntor 2019, n\u00eb &#8220;North Shore Hospital&#8221; Long Island, New York, n\u00eb mosh\u00ebn 86-vje\u00e7are, u nda nga jeta, i rrethuar nga farefisi, motra e tij Zoja me djemt\u00eb e saj Antonin dhe Lek\u00ebn dhe me shum\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb tyre me miq dhe dashamir\u00eb.<\/p>\n<p>Mbas mesh\u00ebs s\u00eb drit\u00ebs, q\u00eb mbajt nga dom Pjet\u00ebr Popaj, dit\u00ebn e h\u00ebne m\u00eb 4 n\u00ebntor 2019, n\u00eb Kish\u00ebn Katolike \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d (Our Lady of Shkodra Church at 361 West Hartsdale, Avenue, Hartsdale, New York 10530), trupi i t\u00eb ndjerit u p\u00ebrcoll n\u00eb varrezat \u201cGate of Heaven\u201d 10 W Stevens Ave Hawthorne, NY 10532.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Ushtari amerikan p\u00ebr Fran Sokolin\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/ushtari_amerikan_per_fran_sokolin.jpg\" alt=\"\" width=\"550\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb lamutmir\u00ebn p\u00ebr n\u00eb banes\u00ebn e fundit (funeral), Fran Sokoli u p\u00ebrcoll me nderime dhe respekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb jo vet\u00ebm nga familja, farefisi, miq\u00ebt dhe dashmir\u00ebsit \u00eb shumt\u00eb shqiptaro-amerikan\u00eb, por edhe nga nj\u00eb ekip i ushtris\u00eb amerikane, q\u00eb kreu sh\u00ebrbimet e rastit, sipas tradit\u00ebs.<\/p>\n<p>Ushtaraku i lart\u00eb amerikan, mbasi palosi me ngadal\u00eb dhe kujdes flamurin komb\u00ebtar amerikan, duke ecur ngadal\u00eb iu afrua motr\u00ebs s\u00eb Fran Sokolit, Zoj\u00ebs dhe pasi u ul n\u00eb gjunj i dhuroi asaj flamurin e palosur n\u00eb trek\u00ebnd\u00ebsh.<\/p>\n<p>Ushtaraku, duke e ngush\u00eblluar motr\u00ebn e t\u00eb ndjerit i tha, se: \u201c<em>Ne jemi krenar\u00eb me ushtarin ton\u00eb Fran Sokolin. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Komandantit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb SHBA-s\u00eb, Presidentit Donald J. Trump, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit amerikan, fal\u00ebnderojm\u00eb ushtarin Fran Sokolin p\u00ebr sh\u00ebrbimin ndaj Atdheut.<\/em>\u201d<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Flamuri amerikan p\u00ebr Fran Sokolin\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/flamuri_amerikan_per_fran_sokolin.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Kush ishte Fran Sokoli ushtari i ushtris\u00eb s\u00eb SHBA-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Fran Sokoli lindi n\u00eb katundin Bugjon t\u00eb Puk\u00ebs n\u00eb vitin 1933. Ai shkoll\u00ebn fillore e kreu n\u00eb fshatin e lindjes. Babai i tij Smajl Qerim Sokoli, vinte nga nj\u00eb familje patriotike me tradita t\u00eb hershme atdhedashurie, ku, feja, atdheu dhe flamuri komb\u00ebtar ishin gjerat m\u00eb t\u00eb shtrenjta dhe t\u00eb lidhura ngusht\u00eb me njera tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Me ardhjen e komunizmit n\u00eb vitin 1945, si shum\u00eb familje t\u00eb tjera patriotike n\u00eb trojet shqiptare ata e prit\u00ebn me pushk\u00eb n\u00eb dor\u00eb k\u00ebt\u00eb murtaj\u00eb t\u00eb zez\u00eb.<\/p>\n<p>Rrug\u00ebn e babait e vijuan edhe kat\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt: dy v\u00ebllez\u00ebrit dhe dy motrat. Smajli, mori me vete jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re djalin e madh Franin, ku, kaloi kufirin mes shum\u00eb peripecive. Posta e kufirit ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb alarm, p\u00ebr t\u00eb kapur bab\u00eb e bir, por Zoti dhe fati ishte me t\u00eb arratisurit.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Arratisja nga rregjimi i hienave<\/strong><\/p>\n<p>Ai me babain e tij u arratis\u00ebn nga Shqip\u00ebria n\u00eb vitin 1951, pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb kur vala e persekutimit t\u00eb eg\u00ebr komunist ishte ashp\u00ebrsuar shum\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nat\u00eb plot rreziqe, mes maleve t\u00eb thepisura, me shum\u00eb bashkatdhetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb at\u00eb e bir mor\u00ebn rrug\u00ebn e mergimit.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Frank Shkreli dhe Fran Sokoli - protest\u00eb kund\u00ebr komunizmit\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/frank_shkreli_e_fran_sokoli_proteste_kunder_komunizmit.jpg\" alt=\"\" width=\"800\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Ai jetoi me babain e tij n\u00eb Kosov\u00eb (ish Jugosllavi) n\u00eb komun\u00ebn e Burimit (Istog) dhe n\u00eb disa qytete t\u00eb tjera t\u00eb Kosov\u00ebs, si: n\u00eb Pej\u00eb, Gjakov\u00eb, Prishtin\u00eb dhe Podujev\u00eb. N\u00eb Kosov\u00eb, Frani mbaron shkoll\u00ebn e mesme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ngjarje e hidhur prek familjen Sokoli. K\u00ebshtu n\u00eb vitin 1952, babain e tij Smajlin sh\u00ebrbimi sekret jugosllav e arrestojn\u00eb dhe e zhdukin pa l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb gjurm\u00eb. UDB-ja jugosllave e kishte b\u00ebr\u00eb planin e saj shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. Frani humb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb njeriun m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb t\u00eb zemr\u00ebs s\u00eb tij, babain.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Arratisja e dyt\u00eb drejt bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Me 1 janar t\u00eb vitit 1955, Frani largohet n\u00eb drejtim t\u00eb Italis\u00eb, ku vendoset n\u00eb kampet e refugjat\u00ebve politik\u00eb. S\u00ebrisht ai l\u00ebviz drejt nj\u00eb bote m\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse jetonte n\u00eb Itali, ai mendonte t\u00eb shkonte drejt SHBA, ku, lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut respektohen dhe mbrohen me ligj.<\/p>\n<p>Jeta n\u00eb kamp nuk u jepte shpres\u00eb emigrant\u00ebve politik\u00eb nga shtetet e ndryshme t\u00eb bot\u00ebs. Frani qysh her\u00ebt e kishte kuptuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe mendonte q\u00eb t\u00eb largohet edhe nga ky kamp shum\u00ebkomb\u00ebsh.<\/p>\n<p>K\u00ebtu ai njihet me shum\u00eb bashkatdhetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb, q\u00eb n\u00eb vite t\u00eb ndryshme ishin larguar nga burgu i madh komunist i Shqipris\u00eb.<\/p>\n<p>Ai interesohet tek autoritetet e kampit, q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsoj formular\u00ebt p\u00ebr tu larguar n\u00eb drejtim t\u00eb SHBA. Ai ishte me ankth, n\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebrgjigjes s\u00eb miratimit t\u00eb viz\u00ebs p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukur me plot fat dhe shpres\u00eb n\u00eb zem\u00ebr, ai n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1955, me nj\u00eb aeroplan zbret n\u00eb aeroportin international John F. Kennedy n\u00eb New York.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Ushtari amerikan p\u00ebr Fran Sokolin\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/ushtari_amerikan_per_fran_sokolin1.jpg\" alt=\"\" width=\"550\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Nj\u00eb jet\u00eb e re nacionaliste n\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan<\/strong><\/p>\n<p>Frani m\u00eb n\u00eb fund ndjehet i lir\u00eb. Ai arrin t\u00eb b\u00ebj realitet \u00ebndrr\u00ebn e tij shum\u00ebvje\u00e7are. Me t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb tok\u00ebn e shpres\u00ebs s\u00eb madhe, p\u00ebr \u00e7do emigrant, q\u00eb vinte nga shtetet, ku, diktaturat komuniste ishin n\u00eb fuqi, ai bashkohet me disa bashkatdhetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe organizatat e hershme me ideale t\u00eb pastra nacionaliste dhe patriotike shqiptare, t\u00eb cilat ishin kund\u00ebr komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb e Kosov\u00ebs martire, q\u00eb ishte e pushtuar nga kolonizator\u00ebt serb.<\/p>\n<p>Frani, ishte nj\u00eb nacionalist dhe atdhedash\u00ebs shum\u00eb aktiv. N\u00eb vitet n\u00eb vijim, ai inkuadrohet si marinas n\u00eb ushtrin\u00eb amerikane, duke sh\u00ebrbyer n\u00eb disa vende, shtete t\u00eb SHBA dhe n\u00eb baz\u00ebn ushtarake amerikane n\u00eb Gjermanin\u00eb Per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebtu njihet me shum\u00eb miq t\u00eb rinj amerikan\u00eb dhe ushtarak\u00eb t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb sh\u00ebrbinin p\u00ebr shum\u00eb vite n\u00eb bazat ushtarake amerikane n\u00eb Europ\u00eb dhe SHBA.<\/p>\n<p>Frani, kujtonte shpesh shum\u00eb nga k\u00ebto ushtarak\u00eb me shum\u00eb respekt dhe mir\u00ebnjohje. Asokohe Gjermania ishte e ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb, mbas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, n\u00eb Republik\u00ebn Federale t\u00eb Gjermanis\u00eb me kryeqytet Bonin, e cila ishte n\u00ebn kontrollin e SHBA, Anglis\u00eb dhe Franc\u00ebs dhe Gjermania Lindore me kryeqytet Berlinin, q\u00eb ishte n\u00ebn pushtimin komunist t\u00eb ish Bashkimit Sovjetik (B.R.S.S.) deri n\u00eb vitin 1989, kur rr\u00ebzohet Muri i Berlinit, mbas fjalimit brilant dhe shum\u00eb emocionues historik t\u00eb Presidentit republikan amerikan Roland Reagan p\u00ebrball\u00eb Presidentit sovjetik Michael Gorba\u00e7ov&#8230;<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Ushtari amerikan p\u00ebr Fran Sokolin\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/ushtari_amerikan_per_fran_sokolin2.jpg\" alt=\"\" width=\"800\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Gatishm\u00ebria e Franit p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr serbve n\u00eb vitin 1999<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb bisedave t\u00eb shpeshta me Franin, ai kujton, se nj\u00eb dit\u00eb nj\u00eb ushtarak i lart\u00eb e pyeti at\u00eb, se pse ai kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbente n\u00eb ushtrin\u00eb amerikane dhe Frani me sin\u00e7eritet e breng\u00ebn, q\u00eb i vlonte n\u00eb gji i thot\u00eb hapur: \u201cUn\u00eb qysh n\u00eb fillim e kam urryer me shpirt komunizmin dhe rregjimin e tij n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb. Ajo q\u00eb m\u00eb ka munduar dhe m\u00eb brengos gjith\u00eb jet\u00ebn \u00ebsht\u00eb fakti se komunist\u00ebt jugosllav m\u00eb arrestuan babain tim dhe deri m\u00eb sot nuk e di se ku \u00ebsht\u00eb ai\u2026\u201d<\/p>\n<p>Fran Sokoli, n\u00eb vitin 1961 lirohet nga sh\u00ebrbimi ushtarak amerikan dhe fillon pun\u00ebn si punonj\u00ebs i financ\u00ebs n\u00eb Manhattan, NY, pran\u00eb \u201cBank Irving Trust Company\u201d.<\/p>\n<p>Edhe gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 1999, Frani ishte paraqitur pran\u00eb ushtris\u00eb amerikane, p\u00ebr tu riveshur me rrobat ushtarake si ushtar i gatsh\u00ebm kund\u00ebr ushtris\u00eb serbe, q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb krime p\u00ebr shum\u00eb dekada n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Oficeri i lart\u00eb amerikan e fal\u00ebnderon p\u00ebr gatishm\u00ebrin\u00eb dhe me buzeqeshje i thot\u00eb, se: \u201cJu zoti Sokoli e keni kryer detyr\u00ebn tuaj. Ju do t\u00eb shkoni p\u00ebr t\u00eb festuar n\u00eb Kosov\u00ebn e lir\u00eb.\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Frani n\u00eb protesta antikomuniste n\u00eb New York dhe Washington D.C.,<\/strong><\/p>\n<p>Ai qysh n\u00eb fillim t\u00eb aktivitetit t\u00eb kish\u00ebs katolike n\u00eb Bronx, New York, ishte i pranish\u00ebm dhe jepte kontributin e tij me ide dhe ndihma financiare.<\/p>\n<p>Pukjani i ri energjik u b\u00eb p\u00ebr shum\u00eb dekada krahu i djatht\u00eb i meshtarit t\u00eb nderuar dhe repspektuar t\u00eb komunitetit ton\u00eb mons. dr. Zef Oroshit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1966, zgjidhet antar i K\u00ebshillit t\u00eb Kish\u00ebs \u201cZoja e Kshillit t\u2019Mir\u00eb\u201d, Bronx, New York, ku, punon p\u00ebr shum\u00eb vite si ark\u00ebtar i saj.<\/p>\n<p>Ai martohet me Flora Destanisha, vajza e nacionalistit t\u00eb shquar shkodran Kapiten Gjon Destanisha, i cili edhe ky vritet barbarisht n\u00eb Prishtin\u00eb nga UDB-ja jugosllave, ku edhe sot e k\u00ebsaj dite nuk i dihet varri\u2026<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, sot n\u00eb vitet e demokracis\u00eb, me krenari nj\u00eb lagje e qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs mban me nderim dhe respekt emrin e bab\u00ebs t\u00eb saj: Kapiten Gjon Destanisha.<\/p>\n<p>Frani si aktivist b\u00ebhet bashkpun\u00ebtor i palodhur e i ngusht\u00eb i meshtarit t\u00eb shquar mirditor mons. dr. Zef Oroshit (1912-1989), themeluesit t\u00eb kish\u00ebs s\u00eb par\u00eb katolike shqiptare \u201cZoja e Kshillit t\u2019Mir\u00eb\u201d (sot Zoja e Shkodr\u00ebs) n\u00eb SHBA (New York).<\/p>\n<p>Ai merr pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aktivitetet fetare, kulturore dhe patriotike, q\u00eb meshtari i shquar i komunitetit ton\u00eb mons. dr. Oroshi dhe shqiptaro amerikan\u00ebt e tjer\u00eb, organizojn\u00eb demostrata t\u00eb shumta para OKB-s\u00eb, Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, n\u00eb Washington D.C., kund\u00ebr diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs nga pushtuesit shum\u00eb shekullor sllav serb.<\/p>\n<p>Qysh n\u00eb fillim ishte antar i redaksis\u00eb \u201cJeta Katholike Shqiptare\u201d (1966), sot \u201cJeta Katolike\u201d, q\u00eb vazhdon t\u00eb botohet me ngjyra rregullisht si periodik i p\u00ebrkohsh\u00ebm tre mujor.<\/p>\n<p>Franin si besimtar\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm e shohim vazhdimisht n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aktivitetet patriotike, kulturore dhe fetare, q\u00eb organizon kisha katolike n\u00ebn drejtimin e meshtarit t\u00eb shquar mons. dr. Zef Oroshit dhe gjithnj\u00eb kontribuon me bujari edhe financiarisht sa her\u00eb q\u00eb komuniteti yn\u00eb shqiptaro amerikan\u00eb kishte nevoj.<\/p>\n<p>Pothuajse n\u00eb \u00e7do aktivitet ashtu dhe p\u00ebr ngritjen e pervitshme t\u00eb flamurit shqiptar, m\u00eb 28 n\u00ebntor t\u00eb organizuar nga mons. dr. Zef Oroshi, shum\u00eb her\u00eb Frani ishte i zgjedhur si drejtues i takimeve p\u00ebrkujtimore historike dhe kulturore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rast tjet\u00ebr i r\u00ebndsish\u00ebm ishte demostrata para organizat\u00ebs s\u00eb OKB, kund\u00ebr qeveris\u00eb komuniste t\u00eb Tiran\u00ebs, e cila kishte pushkatuar meshtarin dom Shtjefen Kurtin pse kishte pag\u00ebzuar nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb 1-vje\u00e7ar n\u00eb vitin 1973. Kjo duket edhe n\u00eb shum\u00eb foto historike, q\u00eb ai i ruante si relike t\u00eb \u00e7muar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Kjo vrasje barbare, u b\u00eb shkak q\u00eb t\u00eb diskutohet nga kongresist\u00ebt republikan\u00eb edhe n\u00eb Kongresin Amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu n\u00eb nj\u00eb foto shohim ish drejtorin e radios Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs seksioni i gjuh\u00ebs shqipe gazetarin Frank Shkrelin s\u00ebbashku me aktivistin e palodhur dhe t\u00eb p\u00ebrkushtuar Fran Sokolin ushtarakun shqiptaro amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Ai askohe ishte zgjedhur si ark\u00ebtar i Revista Kulturore Jeta Katolike New York (sot Jeta Katolike, 1966).<\/p>\n<p>Frani dhe Franku jan\u00eb n\u00eb podiumin e nderit, duke mbajtur fjalimin e rastit n\u00eb demonstrat\u00ebn, kund\u00ebr regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, n\u00eb protest\u00ebn e madhe t\u00eb udh\u00ebhequr nga mons. dr. Zef Oroshi, para Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara dhe p\u00ebrball Misionit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Komuniste n\u00eb OKB, p\u00ebr t\u00eb protestuar vrasjen barbare t\u00eb martirit t\u00eb fes\u00eb dhe atdheut dom Shtjef\u00ebn Kurtit (vet\u00ebm pse kishte pagezuar nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb\u2026) nga regjimi komunist shqiptar n\u00eb vitin e zi 1973.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1982 aktivisti i palodhur Fran Sokoli n\u00eb Kongresin e Lidhjes s\u00eb Tret\u00eb t\u00eb Prizrenit (1962) zgjidhet ark\u00ebtar i saj.<\/p>\n<p>Frani, dallohet k\u00ebtu p\u00ebr kontributin e madh me ide dhe mendime pozitive, p\u00ebr mbar\u00ebvatjen e Lidhjes n\u00eb fjal\u00eb, duke bashk\u00ebpunuar me drejtuesit dhe shum\u00eb p\u00ebrsonalitete t\u00eb shquar t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Frani me zem\u00ebr nuk i shk\u00ebputi asnj\u00ebher\u00eb lidhjet me vendlidjen. Ai ishte i interesuar t\u00eb takohej me \u00e7do emigrant politik shqiptar, q\u00eb ishte arratisur nga Shqip\u00ebria komuniste dhe i pyeste se mos dinin ndonj\u00eb lajm mbi fatin e familjes dhe t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb tij, n\u00eb Bugjon t\u00eb Puk\u00ebs.<\/p>\n<p>Lajme t\u00eb ithta i vinin Franit nga Shqip\u00ebria. Ata i shtonin dhimbjen p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit e tij dhe nga ana e tjet\u00ebr i shtronin urretjen p\u00ebr rregjimin komunist t\u00eb Tiran\u00ebs s\u00eb kuqe\u2026<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, familja e tij, q\u00eb kishte mbetur n\u00eb Shqip\u00ebri i ishte n\u00ebnshtruar me dhun\u00eb persekutimit t\u00eb eg\u00ebr komunist.<\/p>\n<p>Si kudo n\u00eb Shqip\u00ebri edhe n\u00eb Puk\u00eb dhe katundet e saj vala e replezarjeve, arrestimeve, gjyqeve fallco pa avokat mbrojt\u00ebs ishin b\u00ebr\u00eb rutin\u00eb e p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu v\u00ebllai i vog\u00ebl i Franit, Nika, i cili po kryente sh\u00ebrbimin ushtarak \u201cgjendet\u201d i vdekur \u2026, nd\u00ebrsa n\u00ebna e tij vdes nga turturat\u2026<\/p>\n<p>Asokoke kudo n\u00eb qytete dhe fshatra b\u00ebheshin arrestime dhe pushkatime pa gjyq, n\u00eb rrug\u00eb, male, gropa, shkurre, buz\u00eb lumenjve etj., dhe trupat e viktimave antikomunist\u00eb hidheshin n\u00eb ujerat e ftohta apo humnera, p\u00ebr t\u2019u mos u gjetur asnj\u00ebher\u00eb nga pjes\u00ebtar\u00ebt e familjeve patriote antikomuniste, q\u00eb po humbisnin njer\u00ebzit e tyre m\u00eb t\u00eb dashur\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cKam pas fatin, nderin dhe k\u00ebnaqsin\u00eb, q\u00eb kam njohur shum\u00eb mir\u00eb jet\u00ebn aktive brenda komunitetit ton\u00eb t\u00eb ushtarakut t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb SHBA-s\u00eb, Fran Sokoli. Ai ishte nj\u00eb njeri i shum\u00eb i mir\u00eb, korrekt p\u00ebr nga natyra, i rregullt me cil\u00ebsit\u00eb positive t\u00eb nj\u00eb ushtaraku model. Ai vishej gjithnj\u00eb me gusto. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":46566,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-46682","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Me mesazhin e ngush\u00ebllimit t\u00eb Presidentit Donald J. Trump nderohet ushtaraku shqiptaro amerikan Fran Sokoli (1933-2019) - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Me mesazhin e ngush\u00ebllimit t\u00eb Presidentit Donald J. Trump nderohet ushtaraku shqiptaro amerikan Fran Sokoli (1933-2019) - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u201cKam pas fatin, nderin dhe k\u00ebnaqsin\u00eb, q\u00eb kam njohur shum\u00eb mir\u00eb jet\u00ebn aktive brenda komunitetit ton\u00eb t\u00eb ushtarakut t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb SHBA-s\u00eb, Fran Sokoli. Ai ishte nj\u00eb njeri i shum\u00eb i mir\u00eb, korrekt p\u00ebr nga natyra, i rregullt me cil\u00ebsit\u00eb positive t\u00eb nj\u00eb ushtaraku model. Ai vishej gjithnj\u00eb me gusto. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-11-06T21:38:37+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/fran_sokoli.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Me mesazhin e ngush\u00ebllimit t\u00eb Presidentit Donald J. Trump nderohet ushtaraku shqiptaro amerikan Fran Sokoli (1933-2019)\",\"datePublished\":\"2019-11-06T21:38:37+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\\\/\"},\"wordCount\":2526,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/11\\\/fran_sokoli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\\\/\",\"name\":\"Me mesazhin e ngush\u00ebllimit t\u00eb Presidentit Donald J. Trump nderohet ushtaraku shqiptaro amerikan Fran Sokoli (1933-2019) - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/11\\\/fran_sokoli.jpg\",\"datePublished\":\"2019-11-06T21:38:37+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/11\\\/fran_sokoli.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/11\\\/fran_sokoli.jpg\",\"width\":600,\"height\":800,\"caption\":\"Fran Sokoli\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Me mesazhin e ngush\u00ebllimit t\u00eb Presidentit Donald J. Trump nderohet ushtaraku shqiptaro amerikan Fran Sokoli (1933-2019)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Me mesazhin e ngush\u00ebllimit t\u00eb Presidentit Donald J. Trump nderohet ushtaraku shqiptaro amerikan Fran Sokoli (1933-2019) - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Me mesazhin e ngush\u00ebllimit t\u00eb Presidentit Donald J. Trump nderohet ushtaraku shqiptaro amerikan Fran Sokoli (1933-2019) - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"\u201cKam pas fatin, nderin dhe k\u00ebnaqsin\u00eb, q\u00eb kam njohur shum\u00eb mir\u00eb jet\u00ebn aktive brenda komunitetit ton\u00eb t\u00eb ushtarakut t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb SHBA-s\u00eb, Fran Sokoli. Ai ishte nj\u00eb njeri i shum\u00eb i mir\u00eb, korrekt p\u00ebr nga natyra, i rregullt me cil\u00ebsit\u00eb positive t\u00eb nj\u00eb ushtaraku model. Ai vishej gjithnj\u00eb me gusto. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-11-06T21:38:37+00:00","og_image":[{"width":600,"height":800,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/fran_sokoli.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Me mesazhin e ngush\u00ebllimit t\u00eb Presidentit Donald J. Trump nderohet ushtaraku shqiptaro amerikan Fran Sokoli (1933-2019)","datePublished":"2019-11-06T21:38:37+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\/"},"wordCount":2526,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/fran_sokoli.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\/","name":"Me mesazhin e ngush\u00ebllimit t\u00eb Presidentit Donald J. Trump nderohet ushtaraku shqiptaro amerikan Fran Sokoli (1933-2019) - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/fran_sokoli.jpg","datePublished":"2019-11-06T21:38:37+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/fran_sokoli.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/fran_sokoli.jpg","width":600,"height":800,"caption":"Fran Sokoli"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-mesazhin-e-ngushellimit-te-presidentit-donald-j-trump-nderohet-ushtaraku-shqiptaro-amerikan-fran-sokoli-1933-2019\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Me mesazhin e ngush\u00ebllimit t\u00eb Presidentit Donald J. Trump nderohet ushtaraku shqiptaro amerikan Fran Sokoli (1933-2019)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46682","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46682"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46682\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46566"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46682"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46682"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46682"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}