{"id":46797,"date":"2019-11-10T10:54:24","date_gmt":"2019-11-10T09:54:24","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=46797"},"modified":"2022-02-01T08:21:30","modified_gmt":"2022-02-01T07:21:30","slug":"kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\/","title":{"rendered":"Kadare: Kurthi serb, turqizimi yn\u00eb dhe armiq\u00ebsimi me Evrop\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; <a href=\"https:\/\/gazetavatra.com\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Gazeta Vatra<\/a><\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, bota i sheh shqiptar\u00ebt m\u00eb keq se \u00e7\u2019jan\u00eb, m\u00eb pak t\u00eb emancipuar dhe m\u00eb shum\u00eb t\u00eb pagdhendur. P\u00ebr nj\u00eb vizion t\u00eb pasakt\u00eb, v\u00ebshtruesi mund t\u00eb ket\u00eb gabimin apo fajin e vet. \u201c<em>N\u00eb rastin ton\u00eb nuk mendoj se ka ndonj\u00eb dashakeq\u00ebsi t\u00eb programuar. Ka qen\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nd\u00ebrlikim fatkeq rrethanash<\/em>\u201d, k\u00ebshtu thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cZ\u00ebri\u201d, shkrimtari Ismail Kadare. N\u00eb p\u00ebrvjetorin e \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs, Kadare rikujton se 15 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Evrop\u00ebs dhe t\u00eb SHBA-ve ndodhi di\u00e7ka tep\u00ebr e rrall\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb e panjohur, nj\u00eb luft\u00eb e nj\u00eb lart\u00ebsie morale t\u00eb papar\u00eb, q\u00eb kryente pjesa m\u00eb e p\u00ebrparuar e bot\u00ebs, p\u00ebr mbrojtjen e nj\u00eb populli gjysm\u00eb t\u00eb humbur e t\u00eb braktisur.<\/p>\n<p>\u201cMe dhjet\u00ebra kan\u00eb qen\u00eb popujt q\u00eb kan\u00eb \u00ebnd\u00ebrruar nj\u00eb mbrojtje t\u00eb till\u00eb e q\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, nuk e kan\u00eb pasur dot\u201d, shton Kadare.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, sipas tij, mir\u00ebnjohja shqiptare duhet dhe do t\u00eb jet\u00eb, pa dyshim, e pafundme. Por sa i p\u00ebrket rritjes s\u00eb disa grupeve antiper\u00ebndimore mes shqiptar\u00ebve, t\u00eb indoktrinuar nga ideologji ekstremiste fetare, Kadare thot\u00eb se ky akt \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se mosmir\u00ebnjohje. Sipas tij, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt i hersh\u00ebm serb. \u201cFam\u00ebkeqi drafti i Cubrilovi\u00e7it, i cili ka parashtruar rrug\u00ebn p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb kurth shqiptar\u00ebt. Thelbi i kurthit ka qen\u00eb armiq\u00ebsimi shqiptar\u00eb \u2013 Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb draft, nj\u00eb vend i ve\u00e7ant\u00eb i kushtohej rolit q\u00eb do t\u00eb luanin imam\u00ebt dhe hoxhallar\u00ebt e Kosov\u00ebs p\u00ebr shp\u00ebrnguljen e nj\u00eb pjese t\u00eb kombit shqiptar jasht\u00eb Evrop\u00ebs. Dhe sidomos p\u00ebr turqizimin e tij\u201d, shton gjat\u00eb intervist\u00ebs Kadare. Ai flet edhe p\u00ebr politik\u00ebn e Beogradit ndaj shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Kosova gjasht\u00eb vjet shtet i pavarur, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kemi Shqip\u00ebrin\u00eb mbi 100 vjet shtet. \u00c7far\u00eb drejtimi jan\u00eb duke marr\u00eb shqiptar\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb shpesh, shqiptar\u00ebt pas nj\u00eb shk\u00ebputjeje t\u00eb gjat\u00eb, po rikthehen m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb kontinentin e tyre. Kahu q\u00eb jan\u00eb duke marr\u00eb shqiptar\u00ebt, p\u00ebrpara se t\u00eb cil\u00ebsohet i till\u00eb, apo i atill\u00eb, mendoj se ka nj\u00eb cil\u00ebsim: ai \u00ebsht\u00eb kahu i vet\u00ebm. \u00c7do kah tjet\u00ebr nuk do t\u00eb ishte ve\u00e7se nj\u00eb rrug\u00eb pa krye, nj\u00eb moskah, po t\u00eb p\u00ebrdorim nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb guximshme.<\/p>\n<p>Shk\u00ebputja nga Evropa dhe rikthimi n\u00eb t\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori sa e vjet\u00ebr aq dhe e re. Ka nisur, si\u00e7 dihet, me spanjoll\u00ebt, ka vazhduar me krejt ballkanasit, me europianoqendror\u00ebt, me balltikasit, p\u00ebr t\u00eb arritur gjer n\u00eb dit\u00ebt tona, kur gjaku nisi t\u00eb derdhet n\u00eb Ukrain\u00eb, mu n\u00eb syt\u00eb tan\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr secilin nga k\u00ebta popuj, q\u00eb fati e solli t\u00eb ken\u00eb pasur nd\u00ebrlikim me arab\u00ebt, me osman\u00ebt ose me ish-hap\u00ebsir\u00ebn sovjetike, e cila pas r\u00ebnies s\u00eb nazizmit, zgjodhi p\u00ebrs\u00ebri kund\u00ebrv\u00ebnien ndaj Evrop\u00ebs, shk\u00ebputja dhe rikthimi kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb dram\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Me ne s\u2019kishte pse t\u00eb ndodhte ndryshe.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb numrin e nes\u00ebrm mund t\u00eb lexoni: A po fryn er\u00eb e p\u00ebr\u00e7arjes n\u00eb mes dialekteve? Si e sheh Kadare debatin mbi standardin e gjuh\u00ebs shqipe, a duhet rishikuar nj\u00ebsimi i 1972-shit? Nga po shkon kombi shqiptar\u2026Gjeografikisht jemi n\u00eb Evrop\u00eb, por cila \u00ebsht\u00eb mend\u00ebsia e shqiptar\u00ebve, sa af\u00ebr Evrop\u00ebs realisht jemi?<\/strong><\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm jemi, por kemi qen\u00eb gjithmon\u00eb gjeografikisht n\u00eb Evrop\u00eb. P\u00ebr shqiptar\u00ebt s\u2019ka pasur nj\u00eb tjet\u00ebr gjeografi nga e cila ata kan\u00eb dal\u00eb, p\u00ebr t\u00eb zgjedhur nj\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ose m\u00eb p\u00ebrfituese.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 nuk kan\u00eb pasur tjet\u00ebr histori, t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb p\u00ebrpjekur ta mbulojn\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb ngjashme. Lidhur me pyetjen n\u00ebse gjeografia dhe historia evropiane mund t\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vetvetiu pjes\u00eb t\u00eb qytet\u00ebrimit evropian, \u00e7\u00ebshtja nd\u00ebrlikohet.<\/p>\n<p>Mend\u00ebsia, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn juve pyesni, th\u00ebn\u00eb ndryshe, qytet\u00ebrimi, doket e tij, s\u2019kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast t\u00eb prera si me thik\u00eb. Gjermania e koh\u00ebs s\u00eb Hitlerit ose Italia e Musolinit, dy vende n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Evrop\u00ebs, p\u00ebrpara se t\u00eb nisnin marr\u00ebzit\u00eb, pushuan s\u00eb qeni qytet\u00ebrim evropian, n\u00eb at\u00eb kuptim tradicional pozitiv q\u00eb i jepet k\u00ebsaj fjale. Dihet se si Evropa i d\u00ebnoi ata. E nj\u00ebjta gj\u00eb mund t\u00eb thuhet m\u00eb pas p\u00ebr Millosheviqin.<\/p>\n<p>Pas bombave, ishte pik\u00ebrisht Evropa ajo, (<em>Evropa e artit, eleganc\u00ebs dhe e sqim\u00ebs, si\u00e7 na p\u00eblqen ta p\u00ebrfytyrojm\u00eb<\/em>), q\u00eb gjeti ashp\u00ebrsin\u00eb e duhur, p\u00ebr ta mbyllur pa m\u00ebshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb qeli t\u00eb Hag\u00ebs, ku dhe do t\u00eb vdiste n\u00eb vetmi, si nj\u00eb shkretan. Evropa megjithat\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb \u00e7udib\u00ebr\u00ebse. Ajo s\u2019e rr\u00ebzoi dot n\u00eb gjallje Stalinin, Hoxh\u00ebn apo Causheskun. Nd\u00ebrkaq ajo ushqeu, me aq sa mundte, \u00ebndrr\u00ebn p\u00ebr rr\u00ebzimin e tyre.<\/p>\n<p><strong>Si na sheh bota, t\u00eb emancipuar apo t\u00eb prapambetur?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, bota na sheh m\u00eb keq se \u00e7\u2019jemi. Pra, m\u00eb pak t\u00eb emancipuar dhe m\u00eb shum\u00eb t\u00eb pagdhendur. P\u00ebr nj\u00eb vizion t\u00eb pasakt\u00eb, v\u00ebshtruesi mund t\u00eb ket\u00eb gabimin apo fajin e vet. N\u00eb rastin ton\u00eb nuk mendoj se ka ndonj\u00eb dashakeq\u00ebsi t\u00eb programuar. Ka qen\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nd\u00ebrlikim fatkeq rrethanash.<\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb ka qen\u00eb modeli i komunizmit ton\u00eb, m\u00eb i keqi n\u00eb kontinent. Dihet se fajin p\u00ebr t\u00eb e kemi vet\u00eb, ashtu si\u00e7 vet\u00eb ne dhe askush tjet\u00ebr, do t\u00eb paguajm\u00eb kujtimin e tij.<br \/>\nE keqja s\u2019mbaron me kaq. Prirja e mbrapsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb rendur pas s\u00eb keqes ka dh\u00ebn\u00eb shpesh frytet e saj. P\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shembull pak t\u00eb njohur, pak koh\u00eb p\u00ebrpara bombardimit t\u00eb Serbis\u00eb, n\u00eb Paris qarkulloi p\u00ebshp\u00ebrima se gjenocidi armen i vitit 1915 ishte drejtuar nga gjeneral\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebshp\u00ebrima synonte armiq\u00ebsimin e lobit t\u00eb fuqish\u00ebm armen me shqiptar\u00ebt, rrjedhimisht me Kosov\u00ebn. Ajo u p\u00ebrhap aty-k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb, e shoq\u00ebrua nga nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebshp\u00ebrim\u00eb e rreme: mohimi i mbrojtjes s\u00eb hebrenjve, e shpallur prej \u00ab\u00e7mitizuesve\u00bb vendas si \u00abmit komb\u00ebtarist\u00bb.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta ka qen\u00eb krejt\u00ebsisht ndryshe, jo vet\u00ebm p\u00ebr hebrenjt\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb vend, por edhe p\u00ebr armen\u00ebt, me dosjen e t\u00eb cil\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb askush n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrkaq, Ismail Qemali, i cili, ndon\u00ebse i dor\u00ebhequr, ende pranohej si kryeminist\u00ebr historik i Shqip\u00ebris\u00eb, ishte i pari shef shteti n\u00eb bot\u00eb q\u00eb, n\u00eb tetor 1917 (pra vet\u00ebm pak koh\u00eb pas gjenocidit), d\u00ebnoi publikisht n\u00eb shtypin e Londr\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb studim madh\u00ebshtor, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e tmerrshme t\u00eb masakr\u00ebs. Ende sot historia jon\u00eb nuk e p\u00ebrmend k\u00ebt\u00eb akt, q\u00eb e nderon aq fort Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<blockquote>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Bombardimet e Serbis\u00eb, ngjarje e madh\u00ebrishme<\/strong><\/p>\n<\/blockquote>\n<p><strong>Evropa dhe SHBA-t\u00eb 15 vjet m\u00eb par\u00eb luftuan p\u00ebr Kosov\u00ebn, p\u00ebrkund\u00ebr kund\u00ebrshtimeve t\u00eb ashpra t\u00eb shum\u00eb shteteve. Sot, nj\u00eb dekad\u00eb e gjysm\u00eb nga sulmet e NATO-s, si e vler\u00ebsoni situat\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb? Po luhet me kart\u00ebn e Evrop\u00ebs apo t\u00eb Lindjes?<\/strong><\/p>\n<p>Bombardimi i Serbis\u00eb si nd\u00ebshkim p\u00ebr Kosov\u00ebn, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje p\u00ebrmasat e s\u00eb cil\u00ebs nd\u00ebrgjegjja jon\u00eb ende nuk i kap, ve\u00e7se pjes\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Kjo ndodh n\u00eb bot\u00eb me ngjarjet e madh\u00ebrishme. Un\u00eb jam shkrimtar dhe e njoh pesh\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb fjal\u00ebve. Rrjedhimisht e di se \u00e7\u2019keqkuptim mund t\u00eb krijoj\u00eb p\u00ebrdorimi i fjal\u00ebs \u00abe madh\u00ebrishme\u00bb, p\u00ebr nj\u00eb bombardim. Megjithat\u00eb, po e p\u00ebrs\u00ebris: kjo ngjarje ishte e till\u00eb: e madh\u00ebrishme.<\/p>\n<p>N\u00eb historin\u00eb e Evrop\u00ebs dhe t\u00eb SHBA-ve ndodhi di\u00e7ka tep\u00ebr e rrall\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb e panjohur, nj\u00eb luft\u00eb e nj\u00eb lart\u00ebsie morale t\u00eb papar\u00eb, q\u00eb kryente pjesa m\u00eb e p\u00ebrparuar e bot\u00ebs, p\u00ebr mbrojtjen e nj\u00eb populli gjysm\u00eb t\u00eb humbur e t\u00eb braktisur. Me dhjet\u00ebra kan\u00eb qen\u00eb popujt q\u00eb kan\u00eb \u00ebnd\u00ebrruar nj\u00eb mbrojtje t\u00eb till\u00eb e q\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, nuk e kan\u00eb pasur dot.<\/p>\n<p>Mir\u00ebnjohja shqiptare duhet dhe do t\u00eb jet\u00eb, pa dyshim, e pafundme. Por kjo \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme: ky akt duhet t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e nd\u00ebrgjegjes son\u00eb, e p\u00ebrkryerjes s\u00eb saj, e kthimit n\u00eb nj\u00eb prirje gjeneruese, shp\u00ebtuese.<\/p>\n<p>Bombardimi i nj\u00eb vendi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e pik\u00ebllueshme. Megjithat\u00eb, sado paradoksale t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb, kam bindjen se, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, Serbia gjithashtu do t\u00eb duhej t\u00eb ishte mir\u00ebnjoh\u00ebse, ashtu si\u00e7 ndodh n\u00eb raste t\u00eb rralla, kur nj\u00eb nd\u00ebshkim t\u00eb shk\u00ebput nga nj\u00eb krim, nga nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb gremin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme jo t\u00eb larg\u00ebt, n\u00eb nj\u00eb or\u00eb t\u00eb mundshme t\u00eb pajtimit shqiptaro-serb, jam pothuajse i sigurt se kuptimi i atij bombardimi do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb i kthjell\u00ebt.<br \/>\nJu m\u00eb pyesni se \u00e7far\u00eb karte po luhet sot n\u00eb Kosov\u00eb, ajo e Evrop\u00ebs apo ajo e Lindjes? Kjo pyetje vetvetiu krijon nj\u00eb habi aq t\u00eb madhe saq\u00eb e kap\u00ebrcen vet\u00eb fjal\u00ebn \u00abhabi\u00bb. A mundet q\u00eb Kosova t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kart\u00eb tjet\u00ebr? \u00cbsht\u00eb nj\u00eblloj si t\u00eb thuash se Kosova u m\u00ebrzit nga kjo bot\u00eb, nga kjo jet\u00eb, nga ky planet\u2026 P\u00ebr t\u2019i r\u00ebn\u00eb m\u00eb shkurt, do t\u00eb ishte nj\u00eblloj sikur Kosova t\u00eb synonte t\u00eb kthehej prap\u00eb n\u00ebn Serbin\u00eb. Madje, n\u00ebn Serbin\u00eb e m\u00ebparshme, at\u00eb t\u00eb parabombardimit.<\/p>\n<p><strong>Ka shqet\u00ebsime, si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, se mes shqiptar\u00ebve po rritet nj\u00eb frym\u00eb antiper\u00ebndimore, me propaganda kund\u00ebr vlerave evropiane. \u00c7far\u00eb ka ndikuar q\u00eb t\u00eb zhvillohet kjo frym\u00eb dhe n\u00eb interes t\u00eb kujt \u00e7on ajo?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se kjo del t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, mendoj se \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e pakuptueshme dhe m\u00eb e paarsyeshme q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb p\u00ebrpara syve tan\u00eb. Shpresoj ende se nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb lajthitje e \u00e7astit.<\/p>\n<p>E shikuar m\u00eb gjakftoht\u00ebsisht, mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shpjegim disi t\u00eb nd\u00ebrlikuar. Dihet se Gadishulli Ballkanik, duke qen\u00eb n\u00eb zanafill\u00eb t\u00eb qytet\u00ebrimit evropian, p\u00ebrfundoi m\u00eb pas, jo n\u00eb qend\u00ebr, por n\u00eb rrethin\u00eb t\u00eb tij. T\u00eb ndodhurit te portat, me kalimin e viteve krijon nj\u00eb vizion tjet\u00ebr t\u00eb gj\u00ebrave.<\/p>\n<p>N\u00eb gadishull, krahas nostalgjis\u00eb q\u00eb erdhi pas shk\u00ebputjes, u krijua nj\u00eb tradit\u00eb nervozizmi dhe kund\u00ebreuropianizimi me burime t\u00eb ndryshme. Bizantine dhe osmane te grek\u00ebt. Osmane dhe komuniste te shqiptar\u00ebt. Sllave dhe osmane te serb\u00ebt.<\/p>\n<p>K\u00ebta popuj s\u2019e kishin v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb p\u00ebr fatkeq\u00ebsit\u00eb e tyre, q\u00eb s\u2019ishin t\u00eb pakta, t\u00eb faj\u00ebsonin her\u00eb pas here Evrop\u00ebn. Ju kujtohet acarimi grek dy-tre vjet m\u00eb par\u00eb? Ju kujtohet zem\u00ebrimi serb gjat\u00eb bombardimeve? At\u00eb q\u00eb nuk arrij dot ta kap \u00ebsht\u00eb kjo frym\u00eb e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn flisni ju. \u00cbsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se mosmir\u00ebnjohje.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb verb\u00ebri e pafalshme, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb ndihemi fajtor\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt i hersh\u00ebm serb, fam\u00ebkeqi drafti i Cubrilovi\u00e7it, i cili ka parashtruar rrug\u00ebn p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb kurth shqiptar\u00ebt. Thelbi i kurthit ka qen\u00eb armiq\u00ebsimi shqiptar\u00eb \u2013 Evrop\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb draft, nj\u00eb vend i ve\u00e7ant\u00eb i kushtohej rolit q\u00eb do t\u00eb luanin imam\u00ebt dhe hoxhallar\u00ebt e Kosov\u00ebs p\u00ebr shp\u00ebrnguljen e nj\u00eb pjese t\u00eb kombit shqiptar jasht\u00eb Evrop\u00ebs, dhe sidomos p\u00ebr turqizimin e tij.<\/p>\n<blockquote>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Serbia ka problem me shqiptar\u00ebt e evropianizuar<\/strong><\/p>\n<\/blockquote>\n<p><strong>Ku e ka hallin Serbia me shqiptar\u00ebt, q\u00eb t\u00eb mos na shoh\u00eb t\u00eb evropianizuar?<\/strong><\/p>\n<p>Dihet se gadishulli yn\u00eb ka qen\u00eb vend keqkuptimesh t\u00eb m\u00ebdha. Nj\u00eb nga k\u00ebto, ndoshta m\u00eb tragjiku, \u00ebsht\u00eb keqkuptimi shqiptaro-serb. Testamenti i Cubrilovi\u00e7it, ende i pad\u00ebnuar nga Serbia, e shpall t\u00eb qart\u00eb se Serbia s\u2019mund t\u00eb ket\u00eb jet\u00eb normale me kombin shqiptar p\u00ebrbri.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht doktrina e tij jep si zgjidhje zhb\u00ebrjen, shp\u00ebrnguljen ose shfytyrimin e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebtij kombi rival. Vet\u00ebm k\u00ebshtu, sipas mendjes s\u00eb s\u00ebmur\u00eb nga shovinizmi, Serbia, p\u00ebrbri Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb p\u00ebr\u00e7udnuar, do t\u00eb dukej m\u00eb e qytet\u00ebruar n\u00eb syt\u00eb e Evrop\u00ebs! Rrjedhimisht do t\u00eb p\u00ebrfitonte favoret evropiane dhe, kryesorja, nj\u00eb skajim sundues n\u00eb gadishull.<\/p>\n<p>Qysh n\u00eb lindjen e saj, doktrina, si \u00e7do pjell\u00eb e urrejtjes, ka qen\u00eb e pamundur. Asnj\u00ebher\u00eb Serbia s\u2019ka pasur asnj\u00eb shans t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr zhb\u00ebrjen e kombit fqinj.<\/p>\n<p>E vetmja shpres\u00eb, edhe ajo gjysm\u00eb halu\u00e7inante, ka qen\u00eb shfytyrimi i bot\u00ebs shqiptare. E mbushur me xhami dhe tek-tuk ndonj\u00eb shkoll\u00eb e vetmuar (shkollat jan\u00eb p\u00ebr sllav\u00ebt, p\u00ebr ju mjaftojn\u00eb xhamit\u00eb), hap\u00ebsira shqiptare p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr do t\u2019i ngjante Anadollit.<\/p>\n<p>N\u00eb draftin e tij, Cubrilovi\u00e7i ka gjithmon\u00eb parasysh bashk\u00ebpunimin turko-osman. Qoft\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb fshehta p\u00ebr shp\u00ebrnguljen shqiptare, qoft\u00eb ndalimin e gjuh\u00ebs shqipe. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, pavar\u00ebsisht nga p\u00ebrgj\u00ebrimet mall\u00ebngjyese p\u00ebr miq\u00ebsi, ende nuk ka nj\u00eb k\u00ebrkim ndjese.<\/p>\n<p>M\u00eb p\u00eblqen t\u00eb besoj se her\u00ebt a von\u00eb Serbia ka gjas\u00eb t\u00eb \u00e7lirohet nga xanxa t\u00eb tilla. K\u00ebto dit\u00eb, nj\u00eb koleg yni tep\u00ebr i njohur, Dobrica Qosiq, n\u00eb prag t\u00eb ikjes nga kjo bot\u00eb, e \u00e7liroi nd\u00ebrgjegjen e vet duke l\u00ebn\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, nj\u00eb porosi t\u00eb arsyeshme lidhur me keqkuptimin serb p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Lumturisht, shqiptar\u00ebt, ndon\u00ebse nuk falin leht\u00eb, nuk kan\u00eb krijuar kurr\u00eb asnj\u00eb doktrin\u00eb p\u00ebr zhb\u00ebrje, shfytyrim a d\u00ebmtim t\u00eb kombit fqinj serb. N\u00eb Ballkan, ku arsyet p\u00ebr krenari jan\u00eb zakonisht t\u00eb pakta, kjo do t\u00eb ishte nj\u00ebra prej tyre.<\/p>\n<p><strong>Lidhur me \u00e7\u00ebshtjet e m\u00ebsip\u00ebrme ka nj\u00eb debat n\u00eb Kosov\u00eb, gjat\u00eb t\u00eb cilit shtrohen pyetjet: a ishin osman\u00ebt ata q\u00eb na shp\u00ebtuan nga sllavizmi? Dhe, a mund t\u00eb krahasohet Perandoria Osmane me NATO-n e sotme?<\/strong><\/p>\n<p>Do t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente ta merrja nj\u00eb debat t\u00eb till\u00eb si nj\u00eb shaka zbavit\u00ebse, por, p\u00ebr fat t\u00eb keq, pas form\u00ebs s\u00eb jashtme komike, ai fsheh nj\u00eb thelb tep\u00ebr tin\u00ebzar.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e ligj\u00ebrimit t\u00eb past\u00ebr kund\u00ebrevropian. \u00cbsht\u00eb tep\u00ebr e habitshme, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb makabre, q\u00eb disa vjet pas shp\u00ebtimit t\u00eb Kosov\u00ebs prej nd\u00ebrhyrjes atlantike, b\u00ebhen p\u00ebrpjekje q\u00eb mir\u00ebnjohja t\u2019i kaloj\u00eb Turqis\u00eb! Kjo histori \u00ebsht\u00eb e vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve t\u00eb rob\u00ebris\u00eb osmane, me qindra her\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb trajtuar \u00e7\u00ebshtja \u00abe mir\u00ebnjohjes\u00bb q\u00eb shqiptar\u00ebt duhej t\u00eb kishin ndaj osman\u00ebve, ngaq\u00eb k\u00ebta t\u00eb fundit i pask\u00ebshin shp\u00ebtuar nga Evropa! Debati i sot\u00ebm q\u00eb p\u00ebrmendni ju, nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se p\u00ebrs\u00ebritje e k\u00ebtij jermi. Tani p\u00ebr tani kund\u00ebrshtar\u00ebt e Evrop\u00ebs nuk dalin haptas, e maskojn\u00eb fjal\u00ebn \u00abevropianiz\u00ebm\u00bb pas \u00absllavizmit\u00bb, por nes\u00ebr, kur t\u00eb ndihen m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, do ta hedhin mask\u00ebn dhe haptas do t\u00eb kthehen kund\u00ebr Evrop\u00ebs dhe SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Kam lexuar n\u00eb shtypin tuaj se k\u00ebto grupime radikale drejtohen nga sh\u00ebrbimet e fshehta serbe dhe pse jo, ruse. E besoj k\u00ebt\u00eb. \u00cbsht\u00eb e logjikshme. Ka mbi gjysm\u00eb shekulli q\u00eb Rusia nuk po i ndahet Ballkanit. Pas ngjarjeve t\u00eb Ukrain\u00ebs, pesha gjeostrategjike e gadishullit \u00ebsht\u00eb duke u rritur. E gadishulli pa faktorin shqiptar s\u2019mund t\u00eb kuptohet.<\/p>\n<p>Kur Millosheviqi nisi aventur\u00ebn e tij antishqiptare gjith\u00eb strategjin\u00eb e bazonte mbi shpres\u00ebn se Evropa me SHBA-n\u00eb, n\u00eb \u00e7astin e fundit do t\u00eb b\u00ebheshin me t\u00eb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve. Pas thyerjes s\u00eb k\u00ebsaj shprese, nisi nj\u00eb faz\u00eb e dyt\u00eb: shpresa se Evropa dhe SHBA do t\u00eb pendoheshin.<\/p>\n<p>Vrasja e dy aviator\u00ebve amerikan\u00eb prej nj\u00eb shqiptari t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Frankfurt, ashtu si\u00e7 u b\u00eb e njohur, shpaloste nj\u00eb simbolik\u00eb t\u00eb keqe. E para, sepse sipas nj\u00eb tradite emocionale, aviator\u00ebt p\u00ebrftohen si pjesa m\u00eb e zgjedhur dhe heroike e nj\u00eb ushtrie, e dyta, sepse kishin qen\u00eb pik\u00ebrisht aviator\u00ebt amerikan\u00eb q\u00eb kishin r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy n\u00eb bombardimin e Beogradit.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht vrasja e dy t\u00eb till\u00ebve mund t\u00eb merrej si nj\u00eb hakmarrje dyfish posht\u00ebruese p\u00ebr shqiptarin: burracake, si \u00e7do vrasje pas shpine, posht\u00ebruese n\u00eb kulm, ngaq\u00eb kryhej p\u00ebr hir t\u00eb Serbis\u00eb kund\u00ebr Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ishte, me sa dukej, kjo arsye q\u00eb opinioni amerikan u trondit aq shum\u00eb. Opinioni shqiptar duhej t\u00eb trandej edhe m\u00eb fort. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb nxirreshin m\u00ebsime ndaj akteve t\u00eb tilla kund\u00ebrevropiane, q\u00eb ishin n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, vazhduan l\u00ebshimet. E bashk\u00eb me to provokimet meskine kund\u00ebr Per\u00ebndimit, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar te xhihadist\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Siri, q\u00eb i vun\u00eb kapakun gjith\u00e7kaje.<\/p>\n<blockquote>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Edhe pas 600 vjet\u00ebsh Sk\u00ebnderbeu mbetet personazhi num\u00ebr nj\u00eb<\/strong><\/p>\n<\/blockquote>\n<p><strong>Mendoni se figura e Sk\u00ebnderbeut, i cili gjithashtu \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb koh\u00ebn e fundit, ka lidhje me \u00e7\u00ebshtjet e m\u00ebsip\u00ebrme?<\/strong><\/p>\n<p>Sk\u00ebnderbeu, si\u00e7 ndodh me personazhet e m\u00ebdhenj, mb\u00ebshtjell rreth vetes gjith\u00e7ka thelb\u00ebsore q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kombin shqiptar.<\/p>\n<p>Sot, pas 600 vjet\u00ebsh, ai mbetet personazhi num\u00ebr nj\u00eb, m\u00eb aktual se kurr\u00eb, i lidhur drejtp\u00ebrdrejt me problemin themelor t\u00eb koh\u00ebs: rikthimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb programuesi i par\u00eb i k\u00ebtij projekti. Ka 600 vjet q\u00eb himnizohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt dhe po aq vite q\u00eb sulmohet pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ai \u00ebsht\u00eb i pamposhtur dhe do t\u00eb dilte i pamposhtur, qoft\u00eb edhe kund\u00ebr vet\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb rast se ajo do ta humbte p\u00ebrkoh\u00ebsisht orientimin, si\u00e7 i ndodhi gjat\u00eb komunizmit.<\/p>\n<p>Duke e pranuar Sk\u00ebnderbeun si nj\u00eb personazh t\u00eb madh t\u00eb saj, Evropa ka pranuar n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb thelbin shqiptar, at\u00eb q\u00eb rastis t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i fort\u00eb se Shqip\u00ebria fizike.<\/p>\n<p>Nuk ishte as pjell\u00eb e ndonj\u00eb miti, e as e ndonj\u00eb besimi fetar. U gjend n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb historis\u00eb dhe kjo s\u2019\u00ebsht\u00eb aspak nj\u00eb metafor\u00eb. Ideja e mbrojtjes s\u00eb Evrop\u00ebs nga m\u00ebsymja osmane ishte ideja e par\u00eb e koh\u00ebs. Shum\u00eb popuj u rreshtuan p\u00ebr mbrojtjen e saj: ballkanasit, hungarez\u00ebt, polonez\u00ebt, austriak\u00ebt, por Kastriotit i q\u00eblloi t\u00eb gjendej pik\u00ebrisht n\u00eb rrug\u00ebn e m\u00ebsymjes s\u00eb par\u00eb, asaj m\u00eb t\u00eb tmerrshmes.<\/p>\n<p>Arb\u00ebresh\u00ebt e cil\u00ebsojn\u00eb si \u00abt\u00eb pafat\u00bb, ngaq\u00eb nuk arriti dot t\u00eb t\u00ebrhiqte plot\u00ebsisht Evrop\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb luftuar n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Megjithat\u00eb ai b\u00ebri t\u00eb pabesueshmen: bashkoi aq sa mundi ushtrin\u00eb dhe k\u00ebshtjellat e tij me evropian\u00ebt, sidomos me afrimin e fundit t\u00eb jet\u00ebs. Do t\u00eb mjaftonte vet\u00ebm ky akt, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kjo ide, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb pavdeksh\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Gazeta Vatra P\u00ebr fat t\u00eb keq, bota i sheh shqiptar\u00ebt m\u00eb keq se \u00e7\u2019jan\u00eb, m\u00eb pak t\u00eb emancipuar dhe m\u00eb shum\u00eb t\u00eb pagdhendur. P\u00ebr nj\u00eb vizion t\u00eb pasakt\u00eb, v\u00ebshtruesi mund t\u00eb ket\u00eb gabimin apo fajin e vet. \u201cN\u00eb rastin ton\u00eb nuk mendoj se ka ndonj\u00eb dashakeq\u00ebsi t\u00eb programuar. Ka qen\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nd\u00ebrlikim fatkeq [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":50354,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,35],"tags":[],"class_list":["post-46797","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kadare: Kurthi serb, turqizimi yn\u00eb dhe armiq\u00ebsimi me Evrop\u00ebn - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kadare: Kurthi serb, turqizimi yn\u00eb dhe armiq\u00ebsimi me Evrop\u00ebn - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; Gazeta Vatra P\u00ebr fat t\u00eb keq, bota i sheh shqiptar\u00ebt m\u00eb keq se \u00e7\u2019jan\u00eb, m\u00eb pak t\u00eb emancipuar dhe m\u00eb shum\u00eb t\u00eb pagdhendur. P\u00ebr nj\u00eb vizion t\u00eb pasakt\u00eb, v\u00ebshtruesi mund t\u00eb ket\u00eb gabimin apo fajin e vet. \u201cN\u00eb rastin ton\u00eb nuk mendoj se ka ndonj\u00eb dashakeq\u00ebsi t\u00eb programuar. Ka qen\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nd\u00ebrlikim fatkeq [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-11-10T09:54:24+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2022-02-01T07:21:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/ismail-kadare.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"450\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Kadare: Kurthi serb, turqizimi yn\u00eb dhe armiq\u00ebsimi me Evrop\u00ebn\",\"datePublished\":\"2019-11-10T09:54:24+00:00\",\"dateModified\":\"2022-02-01T07:21:30+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\\\/\"},\"wordCount\":3269,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/ismail-kadare.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\\\/\",\"name\":\"Kadare: Kurthi serb, turqizimi yn\u00eb dhe armiq\u00ebsimi me Evrop\u00ebn - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/ismail-kadare.jpg\",\"datePublished\":\"2019-11-10T09:54:24+00:00\",\"dateModified\":\"2022-02-01T07:21:30+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/ismail-kadare.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/ismail-kadare.jpg\",\"width\":800,\"height\":450,\"caption\":\"Ismail Kadare\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kadare: Kurthi serb, turqizimi yn\u00eb dhe armiq\u00ebsimi me Evrop\u00ebn\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kadare: Kurthi serb, turqizimi yn\u00eb dhe armiq\u00ebsimi me Evrop\u00ebn - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Kadare: Kurthi serb, turqizimi yn\u00eb dhe armiq\u00ebsimi me Evrop\u00ebn - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"&#8211; Gazeta Vatra P\u00ebr fat t\u00eb keq, bota i sheh shqiptar\u00ebt m\u00eb keq se \u00e7\u2019jan\u00eb, m\u00eb pak t\u00eb emancipuar dhe m\u00eb shum\u00eb t\u00eb pagdhendur. P\u00ebr nj\u00eb vizion t\u00eb pasakt\u00eb, v\u00ebshtruesi mund t\u00eb ket\u00eb gabimin apo fajin e vet. \u201cN\u00eb rastin ton\u00eb nuk mendoj se ka ndonj\u00eb dashakeq\u00ebsi t\u00eb programuar. Ka qen\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nd\u00ebrlikim fatkeq [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-11-10T09:54:24+00:00","article_modified_time":"2022-02-01T07:21:30+00:00","og_image":[{"width":800,"height":450,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/ismail-kadare.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Kadare: Kurthi serb, turqizimi yn\u00eb dhe armiq\u00ebsimi me Evrop\u00ebn","datePublished":"2019-11-10T09:54:24+00:00","dateModified":"2022-02-01T07:21:30+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\/"},"wordCount":3269,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/ismail-kadare.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\/","name":"Kadare: Kurthi serb, turqizimi yn\u00eb dhe armiq\u00ebsimi me Evrop\u00ebn - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/ismail-kadare.jpg","datePublished":"2019-11-10T09:54:24+00:00","dateModified":"2022-02-01T07:21:30+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/ismail-kadare.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/ismail-kadare.jpg","width":800,"height":450,"caption":"Ismail Kadare"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-kurthi-serb-turqizimi-yne-dhe-armiqesimi-me-evropen\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kadare: Kurthi serb, turqizimi yn\u00eb dhe armiq\u00ebsimi me Evrop\u00ebn"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46797","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46797"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46797\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":75054,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46797\/revisions\/75054"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50354"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46797"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46797"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46797"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}