{"id":46876,"date":"2019-11-12T17:30:49","date_gmt":"2019-11-12T16:30:49","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=46876"},"modified":"2019-11-12T17:30:49","modified_gmt":"2019-11-12T16:30:49","slug":"kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\/","title":{"rendered":"Kolona l\u00ebvizte me hapa t\u00eb breshk\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fatmire Duraku<\/strong><\/p>\n<blockquote><p>(Insert nga romani \u201cOra me qostek\u00eb\u201d)<\/p><\/blockquote>\n<p>Nata binte e r\u00ebnd\u00eb. Nuk kishim rrug\u00ebdalje tjet\u00ebr, vet\u00ebm t\u00eb iknim. Motra e madhe, Lira dhe motra e dyt\u00eb Riga e shikuan baban\u00eb n\u00eb sy.<br \/>\n&#8211; Ndoshta \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb ndahemi&#8230; &#8211; fol\u00ebn me nj\u00eb z\u00eb.<br \/>\n&#8211; Gj\u00eb q\u00eb s` b\u00ebn , &#8211; tha babai.<br \/>\n&#8211; Un\u00eb e Riga, &#8211; tha Lira, &#8211; do t\u00eb qe mir\u00eb t\u00eb ikim te dajat. Te ata, n\u00eb fshatin e tyre malor, mendoj &#8211; atje, ende nuk ka arritur flaka e luft\u00ebs&#8230;<br \/>\n&#8211; Mund t\u00eb jet\u00eb, &#8211; tha babai.<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb shkojm\u00eb atje pra&#8230;<br \/>\n&#8211; Kjo do t\u00eb thot\u00eb t`i kaloni tri fshatra nga k\u00ebtu, vet\u00ebm&#8230; Udha mund t`iu g\u00eblltis.<br \/>\n&#8211; S` do t\u00eb ndjekim udh\u00ebt&#8230; do t\u00eb ecim nat\u00ebn dhe fshehtas, larg secil\u00ebs udh\u00eb.<br \/>\nI shikoja me habi. Nuk mund t\u00eb besoja nga e gjenin guximin ta b\u00ebnin nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. M\u00eb par\u00eb do t\u00eb ecja n\u00ebp\u00ebr maja gjilp\u00ebrash sesa t\u00eb merrja udh\u00eb p\u00ebr te dajat, nj\u00eb udh\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, me rreziqe dhe kaq e gjat\u00eb.<br \/>\n&#8211; Sa shum\u00eb ua kam lakmi guximin, &#8211; fola.<br \/>\n&#8211; Deshe s` deshe, &#8211; tha Lira.<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb koh\u00eb pa koh\u00eb!<br \/>\nP\u00ebrqafuam nj\u00ebra tjetr\u00ebn me lot dhe gjith\u00eb dhembje. T\u00eb bindura se kurr\u00eb m\u00eb nuk do t\u00eb shiheshim mes vetes. Zemra donte t\u00eb m\u00eb dilte jasht\u00eb. Kaq ashp\u00ebr e ndieja trokitjen e saj sa nuk besoja q\u00eb do t`i p\u00ebrballoj edhe tri apo kat\u00ebr frym\u00ebmarrje pa u p\u00ebrplasur p\u00ebr tok\u00eb. M\u00eb dridheshin k\u00ebmb\u00ebt. M`u tha fyti.<br \/>\n&#8211; Me fat, &#8211; tha e Lira. &#8211; Do t\u00eb shihemi n\u00eb Kosov\u00ebn e lir\u00eb.<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb b\u00ebhet mir\u00eb, &#8211; d\u00ebgjova baban\u00eb.<br \/>\nAto ik\u00ebn n\u00ebp\u00ebr shi. Kaq shpejt na humb\u00ebn nga syt\u00eb, sa tashm\u00eb e kisha v\u00ebshtir\u00eb t`ua kujtoj disa nga vijat q\u00eb i karakterizonin fytyrat e tyre, figurat e tyre. Humb\u00ebn e &#8211; Un\u00eb dhe Tringa mbet\u00ebm barr\u00eb e babait.<br \/>\n-Ku do t\u00eb shkojm\u00eb, &#8211; tha Tringa e cila nuk largohej nga babai p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast. Vura re&#8230; gj\u00eb q\u00eb s` ishte aspak v\u00ebshtir\u00eb, se ajo filloi t\u00eb frikohej deri n\u00eb pakuptim, deri n\u00eb \u00e7mendi. Dridhej. Ngjyra e fytyr\u00ebs i humbte gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Her\u00eb \u2013 her\u00eb ngjante n\u00eb statuj\u00eb. E shtangun. Pak \u00e7aste m\u00eb pas t\u00eb dridhej, t\u00eb k\u00ebrcente, t`i piknin djers\u00eb t\u00eb ftohta nga balli. E mora p\u00ebr dore. Kaq mund t\u00eb b\u00ebja&#8230; Asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. \u00c7`t\u00eb b\u00ebja&#8230; T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb e p\u00ebrjetoja dhe un\u00eb, por b\u00ebja p\u00ebrpjekje t\u00eb mos e shfaqja. P\u00ebrreth nis\u00ebn t\u00eb fishk\u00ebllenin plumba. Binin para nesh, mbi \u00e7atin\u00eb e vjet\u00ebr, n\u00eb muret e vjetra me qerpi\u00e7 t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb nga e cila largoheshim, duke l\u00ebn\u00eb dy jav\u00eb \u00ebndrra, ankthe, d\u00ebshira dhe dhembje brenda saj.<br \/>\nTerr i dendur, qielli dhe asgj\u00eb p\u00ebrreth nuk shihej m\u00eb. Binte vet\u00ebm shi.<br \/>\n&#8211; Baba, &#8211; fola, &#8211; t\u00eb ecim apo &#8230; na mbyti shiu.<br \/>\n&#8211; Po t\u00eb m\u00eb tregonte dikush nga t\u00eb ecnim, &#8211; tha.<br \/>\n&#8211; T\u00eb hyjm\u00eb prap\u00eb brenda, &#8211; tha Tringa.<br \/>\n&#8211; Mund ta godasin sht\u00ebpin\u00eb me predh\u00eb&#8230; e, fluturojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb aj\u00ebr, cop\u00eb-cop\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ani, m\u00eb mir\u00eb te zoti, se n\u00eb k\u00ebt\u00eb nat\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb shi, &#8211; qe dor\u00ebzuar ajo.<br \/>\n&#8211; Te zoti e kemi udh\u00ebn \u00e7el gjithher\u00eb&#8230; t\u00eb mos ngutemi, &#8211; ia b\u00ebra un\u00eb.<br \/>\n&#8211; Un\u00eb po hyj prap\u00eb brenda, &#8211; tha ajo dhe e iku dor\u00ebn nga dora ime.<br \/>\n&#8211; Prit&#8230; Do t\u00eb shohim, do t\u00eb shohim, &#8211; tha babai, &#8211; t\u00eb shohim nga ecin t\u00eb tjer\u00ebt. At\u00eb udh\u00eb do ta ndjekim edhe ne&#8230; Ndoshta deri n\u00eb ag do t\u00eb arrijm\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Ku?<br \/>\n&#8211; Atje &#8230; atje p\u00ebr ku do t\u00eb ecim! &#8211; rrudhi krah\u00ebt.<br \/>\n&#8211; Un\u00eb do t\u00eb rri k\u00ebtu, &#8211; u nis ajo nga sht\u00ebpia, nga e cila pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb dol\u00ebm.<br \/>\n&#8211; Ktheu, k\u00ebtu nuk ka siguri m\u00eb. Ktheu&#8230; &#8211; shikoi tok\u00ebn para vetes, pa gjetur p\u00ebrgjigje p\u00ebr asgj\u00eb.<br \/>\nTringa, me duart grushte, ktheu prap\u00eb dhe na u afrua.<br \/>\n&#8211; Pse po e mundon baban\u00eb, &#8211; ia b\u00ebra. &#8211; A nuk e sheh si \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb?<br \/>\n&#8211; Pse s`e merr nj\u00eb q\u00ebndrim, &#8211; tha ajo. &#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb?<br \/>\n&#8211; Nuk e ka leht\u00eb t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kaq t\u00eb madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb t\u00eb ndryt\u00eb, q\u00eb nuk kursen as f\u00ebmij\u00ebt, as grat\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Pse na ka krijuar pra, &#8211; m\u00eb shikoi e trembur.<br \/>\n&#8211; Pse&#8230; &#8211; e shikoja pa gjetur p\u00ebrgjigje t\u00eb duhur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. \u2013 Pse? T\u00eb ka krijuar q\u00eb ta d\u00ebgjosh \u00e7far\u00eb t\u00eb thot\u00eb. T\u00eb pres\u00ebsh n\u00ebse t\u00eb thot\u00eb t\u00eb pres\u00ebsh. K\u00ebtu nuk je vet\u00ebm ti, nuk jam vet\u00ebm un\u00eb. Ja, shiko me qindra presin e ti nuk ke durim&#8230;<br \/>\nAjo m\u00eb shikoi e hutuar.<br \/>\n&#8211; Pse, &#8211; tha. &#8211; Un\u00eb vet\u00ebm desha t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb udh\u00eb, ose t\u00eb ecim, ose t\u00eb strehohemi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ku qem\u00eb&#8230; Ky shi na mbyti. Do t\u00eb s\u00ebmuremi dhe do t\u00eb mbesim k\u00ebtu diku-n\u00eb male, pa na u gjetur kurr\u00eb eshtrat!<br \/>\n&#8211; Mbylle goj\u00ebn e hesht, &#8211; ia b\u00ebra.<br \/>\n&#8211; Nuk kam besuar se ti je e k\u00ebtill\u00eb&#8230; Mund t\u00eb vijn\u00eb ata e t\u00eb na \u00e7nderojn\u00eb k\u00ebtu, para babait&#8230;<br \/>\n&#8211; Kush do t`i p\u00ebrlyej duart n\u00eb ne t\u00eb dyja, &#8211; b\u00ebra p\u00ebrpjekje ta qet\u00ebsoja pak. &#8211; Prit. Dikush mendon dhe p\u00ebr ne. Do ta gjejn\u00eb nj\u00eb zgjidhje.<br \/>\n&#8211; Kush t\u00eb gjen zgjidhje ty, mot\u00ebr&#8230; Askush nuk mendon k\u00ebtu p\u00ebr tjetrin, ve\u00e7 p\u00ebr byth\u00ebn e vet.<br \/>\n&#8211; S` \u00ebsht\u00eb ashtu.<br \/>\n&#8211; Ashtu \u00ebsht\u00eb.<br \/>\n&#8211; Pse flet kot&#8230; as un\u00eb as ti nuk e kemi iden\u00eb \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndodh n\u00eb luft\u00eb, &#8211; u d\u00ebgjua z\u00ebri i im mes turm\u00ebs dhe n\u00eb rrebeshin e shiut. Ngreha kok\u00ebn. Shum\u00eb e shqet\u00ebsuar, babai na shikoi i hutuar e n\u00ebp\u00ebr shi mori t\u00eb ecte para, p\u00ebrbri kolon\u00ebs.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast t\u00eb mos ndaheni nga njer\u00ebzit, &#8211; ndali pastaj ai e na pa gjith\u00eb dhembje. &#8211; Do t\u00eb iki t\u00eb bisedoj me ata t\u00eb kreut t\u00eb kolon\u00ebs, &#8211; fliste i hutuar dhe me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb. &#8211; Ata ndoshta kan\u00eb ndonj\u00eb udh\u00eb nga do t\u00eb ecim, &#8211; tha, pastaj n\u00eb jehon\u00eb e d\u00ebgjova nga murmuriste, &#8211; p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast t\u00eb mos ecni ndaras nga njer\u00ebzit&#8230; Babai shkeli r\u00ebnd\u00eb derisa na humbi sysh.<br \/>\n&#8211; E d\u00ebgjuat, &#8211; nd\u00ebrhyri nj\u00eb plak. &#8211; Qenka burr\u00eb i urt\u00eb. M\u00eb d\u00ebgjoni, &#8211; na shikoi ai. &#8211; Ja, un\u00eb jam burr\u00eb dhe krejt \u00e7far\u00eb mund t\u00eb m\u00eb b\u00ebjn\u00eb mund t\u00eb m\u00eb vrasin. E puna me grat\u00eb, me vashat, \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr. T\u00eb ndodh vet\u00ebm t`iu vrasin \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtim, por mund t`iu \u00e7njer\u00ebzojn\u00eb e pastaj gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs nuk ndiheni as gjall\u00eb e s` jeni t\u00eb vdekura. Kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb mund t`i ngjaj\u00eb njeriut&#8230; Ta keni mendjen zgjuar dhe t`i respektoni fjal\u00ebt e babait&#8230;<br \/>\n&#8211; Po, &#8211; ia b\u00ebra. &#8211; Po, gjithsesi.<br \/>\nPlaku tundi kok\u00ebn e eci disa hapa para. Un\u00eb l\u00ebshova valixhen te k\u00ebmb\u00ebt dhe desha t\u00eb ulesha mbi t\u00eb. M\u00eb qen\u00eb mpir\u00eb k\u00ebmb\u00ebt. M\u00eb dhembte gjith\u00eb trupi. Nj\u00eb therje e r\u00ebnd\u00eb m\u00eb merrte kurrizit. Papritur, e mbytur n\u00eb heshtje, Tringa mori turr e vet\u00ebtimthi iku nga sht\u00ebpia e vjet\u00ebr, nga e cila pak m\u00eb par\u00eb dol\u00ebm. S`arrita t`i flisja asgj\u00eb. Ia v\u00ebrejta vet\u00ebm shpin\u00ebn nga hynte brenda.<br \/>\n&#8211; &#8230; \u00c7` b\u00ebn, moj&#8230; \u00e7` b\u00ebn, &#8211; iu vura prapa. Ajo tashm\u00eb e mbytur n\u00eb lot, e qullur nga shiu, kollitej e r\u00ebn\u00eb n\u00eb gjunj\u00eb. V\u00ebrejta t\u00eb dridhej e t\u00ebra. Shiu nuk ndalej e b\u00ebnte dhe ftoht\u00eb. &#8211; Ec, &#8211; ia b\u00ebra. &#8211; Pse s`e d\u00ebgjon ask\u00ebnd \u00e7far\u00eb t\u00eb thot\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 vetes. Ec&#8230; t`i z\u00ebm\u00eb njer\u00ebzit, ec, &#8211; e zura nga krahu dhe ajo u ngreh, m`u hodh n\u00eb p\u00ebrqafim.<br \/>\n&#8211; Kam dhe frik\u00eb, &#8211; tha.<br \/>\n&#8211; Kush nuk ka, por &#8230; ec, t`i bashkohemi kolon\u00ebs. Delet q\u00eb ndahen nga tufa p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb goj\u00eb t\u00eb ujkut&#8230; ec!<br \/>\nEci prapa meje, me gishtat e futur n\u00eb goj\u00eb. I grimconte thonjt\u00eb. Dridhej. As un\u00eb fare nuk ndihesha m\u00eb mir\u00eb. M\u00eb merreshin mendt\u00eb.<br \/>\n&#8211; M\u00eb dhemb jo ve\u00e7 trupi, &#8211; foli t\u00eb vog\u00ebl. &#8211; M\u00eb dhemb shpirti.<br \/>\n&#8211; Rri rahat, si ti edhe ne kemi shpirt. Ia b\u00ebjm\u00eb \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb patjet\u00ebr. Ec, nj\u00ebher\u00eb do t\u00eb vdesim&#8230;<br \/>\n&#8211; Nuk dua t\u00eb vdes, aty \u00ebsht\u00eb ajo e v\u00ebrteta, mot\u00ebr, &#8211; tha t\u00ebr\u00ebsisht e humbur.<br \/>\n&#8211; Ama kush do t\u00eb vdes, kush&#8230; ve\u00e7se duhet kuptuar nj\u00eb gj\u00eb &#8211; jasht\u00eb vetes nuk mundesh as ti e as un\u00eb. Ec&#8230; apo ti nuk do ta kuptosh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, nuk do thjesht\u00eb t\u00eb t\u00eb dhemb&#8230; Ama, e sheh, t\u00eb dhemb, t\u00eb rrah era e t\u00eb lag shiu, deshe ti apo nuk deshe. Nuk mendon a ka apo nuk ka di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fuqishme se ne.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb bluan kot, &#8211; m\u00eb shikoi. &#8211; As ka udh\u00eb para, as ka shp\u00ebtim, as ka drit\u00eb. Ka vet\u00ebm shi, ka vet\u00ebm nat\u00eb, ka vet\u00ebm frik\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Ka zot, &#8211; e shikova.<br \/>\n&#8211; Ka apo s\u2019ka &#8211; nd\u00ebrhyri pa pik\u00eb gjaku n\u00eb fytyr\u00eb.<br \/>\n&#8211; Mir\u00eb q\u00eb nuk ta d\u00ebgjoi k\u00ebt\u00eb babai. Tep\u00ebr mir\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Mir\u00eb, &#8211; tha. &#8211; Mir\u00eb, por m\u00eb thuaj &#8211; ka apo nuk ka.<br \/>\n&#8211; Ka.<br \/>\n&#8211; Sa keq q\u00eb nuk d\u00ebgjova t\u00eb thash &#8211; nuk ka.<br \/>\n&#8211; Ka, &#8211; e p\u00ebrs\u00ebrita.<br \/>\n&#8211; S` besoj t\u00eb mendosh ashtu, &#8211; s` besoj.<br \/>\n&#8211; Ka, &#8211; e shikova me ashp\u00ebrsi n\u00eb sy.<br \/>\n&#8211; Nuk ka.<br \/>\n&#8211; Ka dhe hesht. Hesht m\u00eb. Hesht e ec.<br \/>\n&#8211; Mir\u00eb, ndoshta ka, por pse ende nuk u lajm\u00ebrua, pse kurr\u00eb nuk e pam\u00eb e kaq shum\u00eb na duhet, &#8211; foli ajo gjithher\u00eb n\u00eb distanc\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme n\u00eb mes t\u00eb vetes, t\u00eb besimit dhe t\u00eb mosbesimit. Ra pastaj nj\u00eb heshtje e r\u00ebnd\u00eb, e cila ia zuri frym\u00ebn bised\u00ebs son\u00eb kaq t\u00eb \u00e7uditshme. U shikuam sy m\u00eb sy, gjat\u00eb. Nj\u00ebjt\u00eb &#8211; te ajo, nj\u00ebjt\u00eb &#8211; te un\u00eb, ngrinte gjaku. P\u00ebrjetonim at\u00eb q\u00eb vet\u00ebm e kishim d\u00ebgjuar nga m\u00eb t\u00eb vjetrit apo e kishim lexuar, por &#8211; natyrisht, pak ose fare e kishim besuar. E kishim p\u00ebrjetuar si di\u00e7ka q\u00eb vjen nga legjendat, nga p\u00ebrrallat. Nj\u00eb zhurm\u00eb shp\u00ebrtheu nga jasht\u00eb. U tremb\u00ebm dhe shtym\u00eb der\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb dilnim jasht\u00eb. Nuk ndodhte ajo \u00e7far\u00eb mendonim. Vet\u00ebm kolona me gra, me f\u00ebmij\u00eb, me t\u00eb moshuar l\u00ebvizte dhe kjo i kishte zgjuar ata nga shtangimi, nga heshtja e padurueshme n\u00eb shi.<br \/>\n&#8211; Ec, &#8211; ia b\u00ebra. &#8211; Tash kthehet dhe babai. Ec. Kjo s`\u00ebsht\u00eb e keqe vet\u00ebm p\u00ebr ty e mua, \u00ebsht\u00eb e keqe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebr grat\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt, t\u00eb moshuarit&#8230; p\u00ebr tok\u00ebn e qiellin, p\u00ebr drit\u00ebn. Ec.<br \/>\n&#8211; Jo, &#8211; tha dhe shtangu prap\u00eb. &#8211; Nuk vij.<br \/>\n&#8211; Ec, moj e gjor\u00eb, ec, &#8211; e t\u00ebrhoqa me t\u00ebr\u00eb fuqin\u00eb.<br \/>\n&#8211; Dua t\u00eb ngel k\u00ebtu, t\u00eb vdes k\u00ebtu.<br \/>\n&#8211; Ec, dikush m\u00eb i urt\u00eb se ti ka urdh\u00ebruar t\u00eb l\u00ebvizim, t\u00eb ikim nga k\u00ebtu, ta l\u00ebshojm\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi. Ndoshta kan\u00eb kuptuar ndonj\u00eb rrezik po t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb ende k\u00ebtu&#8230;<br \/>\n&#8211; Jo, &#8211; tha prap\u00eb. &#8211; Nuk vij&#8230; Kot e ke, kot. Dhe, pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast jehoi theksh\u00ebm nj\u00eb z\u00eb. Qe z\u00ebri i babit. Ajo m\u00eb shikoi.<br \/>\n&#8211; Kush \u00ebsht\u00eb, &#8211; tha.<br \/>\n&#8211; Kush \u00ebsht\u00eb? Ti luan me mua, &#8211; ia b\u00ebra dhe iu afrova. Ajo kishte filluar t\u00eb ikte nga vetja. M\u00eb pikuan \u00e7urg lot nga syt\u00eb e skuqur.<br \/>\n&#8211; Ecni, ecni, &#8211; na u afrua babai dhe afruam p\u00ebr ca hapa te kolona.<br \/>\n&#8211; Kush je ti, &#8211; b\u00ebri ajo.<br \/>\nBabai qeshi hidhur. M\u00eb shikoi \u00e7uditsh\u00ebm dhe ia l\u00ebmoi flok\u00ebt e lagura.<br \/>\n&#8211; Un\u00eb jam, vet\u00ebm un\u00eb dhe askush tjet\u00ebr&#8230;<br \/>\nZ\u00ebri i babait m\u00eb binte kok\u00ebs me jehon\u00eb, nd\u00ebrsa motra e vog\u00ebl shikonte fare e ngrir\u00eb.<br \/>\n&#8211; Kush \u00ebsht\u00eb, &#8211; m`u afrua mua.<br \/>\n&#8211; Pse luan me mua, &#8211; ia plasa vajit, nd\u00ebrsa babai i fliste, i fliste, pand\u00ebrprer\u00eb i fliste. Z\u00ebri i tij me b\u00ebhej m\u00eb i af\u00ebrt se kurr\u00eb, m\u00eb i ngroht\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ky z\u00eb, &#8211; tha Tringa, &#8211; p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb m`u b\u00eb i njohur, ndoshta pse nuk \u00ebsht\u00eb ashp\u00ebr&#8230;<br \/>\n&#8211; Hapi syt\u00eb dhe shikoje kush \u00ebsht\u00eb.<br \/>\nAjo k\u00ebrcen me t\u00eb dridhura t\u00eb ashpra dhe iu hodh n\u00eb p\u00ebrqafim babait. \u2013 Oh, sa fat q\u00eb je k\u00ebtu, &#8211; tha.<br \/>\n&#8211; Ej, &#8211; ia b\u00ebra dhe e putha n\u00eb faqe, &#8211; nuk guxon t\u00eb b\u00ebsh \u00e7far\u00eb b\u00ebre pak \u00e7aste m\u00eb par\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb, &#8211; tha.<br \/>\nE mora n\u00eb p\u00ebrqafim t\u00eb gjat\u00eb e i psher\u00ebtiva te veshi, &#8211; ku qe nisur ashtu, ku doje t\u00eb ikje&#8230; &#8211; Ia b\u00ebja. &#8211; Nuk guxon t\u00eb dal\u00ebsh jasht\u00eb vetes, a m\u00eb kupton. Kjo \u00ebsht\u00eb e keqe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Ku t\u00eb tjer\u00ebt aty do t\u00eb jemi dhe ne. E kemi nj\u00eb udh\u00eb dhe nj\u00eb fat, tjet\u00ebr nuk ka. Q\u00ebndro.<br \/>\nAjo tundi kok\u00ebn. Shikoi pak para vetes, n\u00eb balt\u00ebn q\u00eb e shkelnim me t\u00eb tjer\u00ebt e pastaj tha.<br \/>\n&#8211; Nuk m\u00eb kujtohet p\u00ebr \u00e7far\u00eb m\u00eb flet.<br \/>\n&#8211; Si jo, &#8211; e shikova, &#8211; ti ikje jasht\u00eb vetes, mot\u00ebr.<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb b\u00ebj p\u00ebrpjekje t\u00eb mos m\u00eb ndodh di\u00e7ka e till\u00eb m\u00eb. Nuk dua t\u00eb shoh ashtu, por \u2013 ai z\u00eb&#8230; ai z\u00eb&#8230; nga kush vinte e m\u00eb bubullonte kok\u00ebs, kush e derdhte at\u00eb z\u00eb.<br \/>\n&#8211; I babait, &#8211; ia b\u00ebra. &#8211; A nuk e sheh p\u00ebrkrah baban\u00eb.<br \/>\n&#8211; Pse&#8230; ky s` \u00ebsht\u00eb babai.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb m\u00eb thua?<br \/>\n&#8211; Kush \u00ebsht\u00eb ky, &#8211; e shikoi baban\u00eb.<br \/>\nNuk fola. Qaja pa ndalur.<br \/>\n&#8211; Ecni, ecni, &#8211; tha babai dhe ende pa e p\u00ebrfunduar fjal\u00ebn gj\u00ebmoi nj\u00eb shp\u00ebrthim. Shum\u00eb nga kolona ran\u00eb p\u00ebr tok\u00eb, n\u00eb bal\u00eb, n\u00ebn shi t\u00eb ashp\u00ebr e t\u00eb ftoht\u00eb. Sht\u00ebpia e vjet\u00ebr, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kaluam ca dit\u00eb, e t\u00ebra fluturoi n\u00eb aj\u00ebr, ndriti n\u00eb flak\u00eb e tym t\u00eb zi.<br \/>\n&#8211; Ja, &#8211; e shikova motr\u00ebn, &#8211; pse duhej t\u00eb iknim nga aty.<br \/>\n&#8211; E godit\u00ebn me predh\u00eb, &#8211; tha dikush nga kolona. &#8211; Do t\u00eb vriteshim t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb q\u00ebndronim vet\u00ebm dhe ndonj\u00eb \u00e7ast brenda.<br \/>\n&#8211; Ja, shikoje, &#8211; ia b\u00ebra motr\u00ebs.<br \/>\nAjo m\u00eb shikoi me habi.<br \/>\n&#8211; E ai z\u00eb, ai z\u00eb, i kujt ishte, pse nuk m\u00eb tregon?!<br \/>\nM\u00eb ngjante t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb nj\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Kollitej dhe dridhej.<br \/>\n&#8211; O zot, &#8211; fola m\u00eb vete, &#8211; m\u00ebshirohu&#8230;<br \/>\n&#8211; Mot\u00ebr, &#8211; m`u afrua ajo dhe m\u00eb zuri p\u00ebr krahu. &#8211; E ky, ky q\u00eb ec pran\u00eb meje, q\u00eb e shohim dhe mund ta prekim, kush \u00ebsht\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Babai \u00ebsht\u00eb, kush tjet\u00ebr. Babai \u00ebsht\u00eb, &#8211; m\u00eb ik\u00ebn nga syt\u00eb rig\u00eb t\u00eb reja lot\u00ebsh.<br \/>\n&#8211; Mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb kush tjet\u00ebr, natyrisht, por babai jo. Ky s`\u00ebsht\u00eb babai, &#8211; tha ajo. \u2013 Ja, shikoje nga ec\u00ebn. K\u00ebshtu nuk ec\u00ebn ai. Shikoje nga merr frym\u00eb, k\u00ebshtu nuk merr frym\u00eb ai&#8230; Asgj\u00eb t\u00eb tij nuk d\u00ebgjohej, asgj\u00eb t\u00eb tij nuk shoh&#8230;<br \/>\n&#8211; Ecni, ecni, &#8211; tha babai, i zverdhur n\u00eb fytyr\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ja, &#8211; tha Tringa, &#8211; as z\u00ebri i babait nuk \u00ebsht\u00eb&#8230;<br \/>\nO zot, &#8211; fola m\u00eb vete, &#8211; m\u00ebshirohu&#8230;<br \/>\nAjo heshti pak, m\u00eb pastaj m\u00eb shikoi.<br \/>\n&#8211; \u00c7`po ndodh k\u00ebshtu, pse babai nuk u kthye m\u00eb.<br \/>\n&#8211; O zot, &#8211; e p\u00ebrs\u00ebrita m\u00eb vete, &#8211; m\u00ebshirohu&#8230; Ula kok\u00ebn. Shikoja k\u00ebmb\u00ebt e atyre q\u00eb shkelnin para meje. Binte shi, ngriheshin bul\u00ebza n\u00eb balt\u00eb. Mbret\u00ebronte err\u00ebsir\u00eb e dendur dhe vras\u00ebse. Asgj\u00eb nuk shihej, vet\u00ebm kurorat e pem\u00ebve t\u00eb cilat t\u00eb fusnin frik\u00ebn n\u00eb eshtra. Ngjanin n\u00eb krijesa nga legjendat, kaher\u00eb t\u00eb zhdukura dhe tash t\u00eb shfaqura q\u00eb t\u00eb t`i han\u00eb ngadal\u00eb syt\u00eb, mishin, eshtrat, \u00e7do gj\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ndalni, &#8211; ra nj\u00eb z\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ndalni, &#8211; e p\u00ebrs\u00ebriti babai.<br \/>\nKolona ndali ngadal\u00eb.<br \/>\n-\u00c7far\u00eb ndodhi, vall\u00eb, &#8211; asnj\u00ebri nuk l\u00ebviznim. E shikova motr\u00ebn t\u00eb heshtur dhe t\u00eb humbur. M\u00eb dhimbsej. Shum\u00eb m\u00eb dhimbsej, sado q\u00eb as vet\u00eb s` ndihesha m\u00eb mir\u00eb. Ama ajo, megjithat\u00eb, p\u00ebr ndonj\u00eb vit qe m\u00eb e re dhe kjo b\u00ebnte her\u00eb-her\u00eb ta harroja veten dhe t\u00eb mendoja vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb.<br \/>\n&#8211; Pse u ndal\u00ebm, &#8211; ra nga kolona nj\u00eb z\u00eb. Askush s` qe n\u00eb gjendje t\u00eb jepte p\u00ebrgjigje.<br \/>\n&#8211; Ndoshta ka ndonj\u00eb rrezik. \u2013 tha dikush tjet\u00ebr.<br \/>\n&#8211; Po, po&#8230; do t\u00eb na ken\u00eb dal\u00eb diku para&#8230; t\u00eb mallkuarit.<br \/>\n&#8211; Tregohen trima me gra e f\u00ebmij\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Po, po&#8230; ka rrezik, me siguri, &#8211; fola gjysm\u00eb me z\u00eb.<br \/>\n&#8211; Le t\u00eb ket\u00eb rrezik, nj\u00ebher\u00eb njeriu vdes dhe fund&#8230; &#8211; tha Tringa dhe e v\u00ebrejta nga dridhej me t\u00eb madhe.<br \/>\n&#8211; Ajo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja e fundit, Tring\u00eb, &#8211; e rr\u00ebmbeva ashp\u00ebr p\u00ebr dor\u00ebn e majt\u00eb dhe e t\u00ebrhoqa af\u00ebr vetes. Ajo e l\u00ebshoi kok\u00ebn n\u00eb kraharorin tim dhe qante mbytur. Kolona l\u00ebvizi zvarr\u00eb para. Qanin grat\u00eb. Qanin f\u00ebmij\u00ebt&#8230; Leht\u00eb her\u00eb larg, her\u00eb af\u00ebr ndonj\u00eb qen. Pamje e r\u00ebnd\u00eb. Qielli kishte r\u00ebn\u00eb mbi deg\u00eb pem\u00ebsh. I err\u00ebt. Derdhte pand\u00ebrprer\u00eb shi. \u00c7do gj\u00eb ngjante n\u00eb fundin e jet\u00ebs. Kolona l\u00ebvizte me hapa t\u00eb breshk\u00ebs&#8230; pak e pak, m\u00eb pastaj prap\u00eb u ndal.<br \/>\n&#8211; Di\u00e7ka po ndodh, &#8211; tha dikush.<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb ik t\u00eb shoh \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb, &#8211; na shikoi babai e u nis i shqet\u00ebsuar p\u00ebrbri kolon\u00ebs s\u00eb thyer. Ka kaq koh\u00eb t\u00eb ecim kuturu, pa cak.<br \/>\nNga ikim k\u00ebshtu, vall\u00eb, &#8211; m\u00eb endej n\u00ebp\u00ebr kok\u00ebn e r\u00ebnduar nga gjumi, nga lodhja dhe frika e p\u00ebrhershme. \u2013 Do t\u00eb hasim k\u00ebtu, apo atje, apo aty n\u00eb forcat serbe dhe si\u00e7 d\u00ebgjonim nga njer\u00ebzit ndonj\u00ebri nga ne do ta paguajm\u00eb me kok\u00eb p\u00ebrballjen me ta. Lutesha t\u00eb mos ngjante di\u00e7ka e till\u00eb, natyrisht, krejt e shtangur nga frika.<br \/>\n&#8211; Kam frik\u00eb, &#8211; fola papritur me z\u00eb.<br \/>\n&#8211; Frika \u00ebsht\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz, moj bij\u00eb, &#8211; m`u afrua nj\u00eb plak\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb kolona e ndalur p\u00ebr ca \u00e7aste mori t\u00eb l\u00ebvizte p\u00ebrs\u00ebri. &#8211; Nga shkojm\u00eb, ku gjendemi, vall\u00eb? \u2013 mendoja m\u00eb vete.<br \/>\n&#8211; Tash gjendemi diku nd\u00ebrmjet fshatrave te Llapit e t\u00eb Shal\u00ebs, diku te fshati Kozaric\u00eb, &#8211; ra z\u00ebri i dikujt nga mesi i kolon\u00ebs, sikur t\u00eb m\u00eb kishte kuptuar \u00e7far\u00eb bluaja n\u00eb kok\u00eb.<br \/>\nKaq shum\u00eb kemi l\u00ebvizur, nga Fira deri k\u00ebtu mendova me vete.<br \/>\n&#8211; Po, ecim t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb malet e Shal\u00ebs, &#8211; ra nj\u00eb z\u00eb tjet\u00ebr.<br \/>\n&#8211; Ndoshta tash nuk e kemi larg Lup\u00e7in.<br \/>\n&#8211; Jo, &#8211; ra nj\u00eb z\u00eb i thell\u00eb, &#8211; larg jemi ende nga atje.<br \/>\n&#8211; Jemi te Llumnict para se t\u00eb shkohet n\u00eb malet mbi Lup\u00e7, &#8211; tha nj\u00eb plak\u00eb. &#8211; Aty, ndoshta \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb ndalemi pak. T\u00eb marrim frym\u00eb&#8230;<br \/>\nPlaka shikoi nga qielli, hapi shuplakat para vetes. Lutej. I dridheshin buz\u00ebt. Iu afrova.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb ke, &#8211; ia b\u00ebra.<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb ishte mir\u00eb t\u00eb fusim kok\u00eb sonte diku, ndoshta pak e kthejm\u00eb shpirtin, &#8211; foli me nd\u00ebrprerje. &#8211; Ndoshta \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb strehohemi n\u00eb ndonj\u00eb xhami. &#8211; A ka xhami k\u00ebtu af\u00ebr, &#8211; tha me z\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ka, ka&#8230; por \u00ebsht\u00eb larg, &#8211; u d\u00ebgjua nj\u00eb z\u00eb, pastaj dhe nj\u00eb tjet\u00ebr.<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb thanim ndopak rrobat, do t\u00eb hanim nga di\u00e7ka e do t\u00eb pinin, e pastaj&#8230;<br \/>\n&#8211; Pastaj \u00e7ka, &#8211; ia b\u00ebra, &#8211; \u00e7ka pastaj, nga do t\u00eb ikim?<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb na tregojn\u00eb ata q\u00eb prijn\u00eb&#8230; &#8211; tha.<br \/>\nNis\u00ebn t\u00eb d\u00ebgjohen z\u00ebra, nga shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kolon\u00ebs. Shiu sado pak qe ndalur. Ecnim&#8230; Ende pa pushuar z\u00ebrat, t\u00eb cil\u00ebt ting\u00ebllonin furish\u00ebm, v\u00ebrejta nga vinte babai. U afrua i mbushur frym\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb ka, &#8211; fola.<br \/>\n&#8211; Asgj\u00eb, asgj\u00eb&#8230;. ecim.<br \/>\n&#8211; Kush \u00ebsht\u00eb ky, &#8211; tha gruaja e moshuar.<br \/>\n&#8211; Babai, &#8211; ia b\u00ebra dhe v\u00ebrejta se ai prap\u00eb mori t\u00eb ikte nga kreu i kolon\u00ebs. Ecte krejt i mundur.<br \/>\n&#8211; Iku, &#8211; tha plaka. &#8211; E desha t`i thosha di\u00e7ka.<br \/>\n&#8211; Tash kthehet.<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb i shqet\u00ebsuar. Nuk i zihet vendi vend. Sa ik sa vjen, pand\u00ebrprer\u00eb.<br \/>\n&#8211; Kot, &#8211; nd\u00ebrhyri Tringa.<br \/>\nShiu q\u00eb tashm\u00eb vet\u00ebm dor\u00eb-dor\u00eb binte, \u00e7elte dit\u00eb t\u00eb kthjell\u00ebt. Kolona l\u00ebvizte ngadal\u00eb. M\u00eb mbylleshin syt\u00eb. Dremisja e ecja. V\u00ebreja dhe t\u00eb tjer\u00eb nga flinin m\u00eb k\u00ebmb\u00eb. N\u00eb ecje.<br \/>\n&#8211; Ku iku prap\u00eb babai, &#8211; tha Tringa.<br \/>\nNuk fola.<br \/>\n&#8211; Fol, &#8211; m\u00eb pa ajo. &#8211; Pse s` erdhi ende babai? &#8211; m\u00eb preku n\u00eb sup.<br \/>\n&#8211; Vjen, &#8211; ia b\u00ebra, ngaq\u00eb s`kisha tjet\u00ebr p\u00ebrgjigje.<br \/>\n&#8211; Pse s` m\u00eb tregon, &#8211; m\u00eb tha.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb&#8230; \u00e7`t\u00eb t\u00eb tregoj? Asgj\u00eb s` m\u00eb tha. Iku papritur dhe kaq.<br \/>\n&#8211; Je shqet\u00ebsuar, apo jo?<br \/>\n&#8211; Po, shum\u00eb, &#8211; i fola.<br \/>\n&#8211; Vjen, &#8211; tha ajo, &#8211; vjen&#8230;<br \/>\n&#8211; Oh Zot, &#8211; ia b\u00ebra me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt dhe shikova nga qielli. &#8211; \u00cbsht\u00eb kthyer ca n\u00eb vete.<br \/>\n&#8211; Vjen babai, vjen, &#8211; nd\u00ebrhyri dhe gruaja n\u00eb mosh\u00eb. Na shikoi ngul n\u00eb sy e heshti pak, pastaj foli ngadal\u00eb, nd\u00ebr hund\u00eb. &#8211; Ama&#8230; t\u00eb dashurat e mia, ju duhet t\u00eb keni m\u00eb shum\u00eb kujdes p\u00ebr vete.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje? &#8211; i tha motra.<br \/>\n&#8211; D\u00ebgjova&#8230; ndoshta nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb; nga secila kolon\u00eb, serb\u00ebt po i nxjerrin vashat e reja, t\u00eb bukura&#8230; e po i marrin me vete, dihet pse, zot!? Sa e sa i mor\u00ebn k\u00ebshtu&#8230; e &#8211; pastaj, asgj\u00eb s` po d\u00ebgjohet p\u00ebr to. Po ua humbin gjurm\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb apo fare.<br \/>\n&#8211; Zot, \u00e7far\u00eb po thua, &#8211; e kapluan motr\u00ebn e vog\u00ebl varg e vij trupit dridhje t\u00eb ashpra. Mua n\u00eb kok\u00eb m\u00eb ting\u00ebllonte ashp\u00ebr z\u00ebri n\u00eb jehon\u00eb i motr\u00ebs s\u00eb madhe, kaq shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar sa mezi nxirrte fjal\u00ebt &#8211; \u201cMbr\u00ebm\u00eb, &#8211; nxori z\u00eb ajo dhe i piknin si shi lot\u00ebt nga syt\u00eb, &#8211; mbr\u00ebm\u00eb kishin hyr\u00eb serb\u00ebt-n\u00eb pik\u00eb t\u00eb nat\u00ebs, te baca Kol\u00eb. Ia kishin vrar\u00eb djalin e vajz\u00ebn ia kishin rr\u00ebmbyer. Zoti e ndihmoft\u00eb!\u201d Disa her\u00eb m\u00eb ra kok\u00ebs kjo n\u00eb jehon\u00eb dhe mora t\u00eb humbja vetes. M\u00eb ra nj\u00eb perde e zez\u00eb mbi syt\u00eb. M\u00eb r\u00ebndoi dhembje e tmerrshme n\u00eb kok\u00eb. Ndjeva nga lig\u00ebshtohesha. M\u00eb dridheshin duart, trupi&#8230; K\u00ebmb\u00ebt nuk m\u00eb mbanin. Rash\u00eb n\u00eb gjunj\u00eb.<br \/>\n&#8211; E nga t`ia mbajm\u00eb? &#8211; tha motra.<br \/>\n&#8211; \u00c7`t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, &#8211; e shikova un\u00eb plak\u00ebn.<br \/>\nAjo ma l\u00ebshoi dor\u00ebn mbi kok\u00eb, pastaj m\u00eb shikoi e s` foli gj\u00eb. G\u00ebrmuqi. I mbushi grushtet me balt\u00eb e nisi t\u00eb ma lyente me t\u00eb fytyr\u00ebn. &#8211; Eh, \u00e7`dit\u00eb prit\u00ebm n\u00eb tok\u00ebn ton\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, zoti im, &#8211; ofshani ajo, pastaj i mbushi grushtet prap\u00eb me balt\u00eb dhe ia lyente fytyr\u00ebn motr\u00ebs. &#8211; Mos harroni, mbani t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn kokat ulur. E sidomos, po ndodhi t\u00eb na ndalin ndokund t\u00eb pafet\u00eb! Ende pa pushuar fjal\u00ebt e plak\u00ebs, ia behu babai.<br \/>\n&#8211; Kush \u00ebsht\u00eb ky, &#8211; tha gruaja e moshuar.<br \/>\n&#8211; Nuk e njoh, &#8211; ia b\u00ebri Tringa.<br \/>\n&#8211; Pse b\u00ebhesh k\u00ebshtu, &#8211; e shikova ashp\u00ebr motr\u00ebn, pastaj iu drejtova gruas s\u00eb moshuar, &#8211; \u00ebsht\u00eb babai yn\u00eb.<br \/>\n&#8211; Babai juaj, &#8211; tha ajo dhe u afrua pak te ai.<br \/>\n&#8211; Vajzat i ke t\u00eb s\u00ebmura&#8230; vet\u00ebm sa nuk jan\u00eb rr\u00ebzuar p\u00ebr tok\u00eb. Nuk do t`ia dalin ta p\u00ebrballojn\u00eb ecjen m\u00eb tutje. Gjeje ndonj\u00eb vend dhe strehoi aty. Kujdesu shum\u00eb p\u00ebr to ndoshta i kthen n\u00eb bot\u00ebn e drit\u00ebs, kthej n\u00eb shpres\u00eb. Kan\u00eb vet\u00ebm err\u00ebsir\u00eb n\u00eb sy. Pa \u00ebndrra.. Kan\u00eb humbur ndjenj\u00ebn kush \u00ebsht\u00eb kush, pse ecin, e kan\u00eb vrar\u00eb shpres\u00ebn&#8230; e kan\u00eb harruar veten. S`u kujtohet as emri i vet!<br \/>\n&#8211; E, nga t`ia mbaj\u00eb, nga!? &#8211; f\u00ebrkoi ballin e djersitur babai.<br \/>\n&#8211; Lodhja, shiu, frika i ka d\u00ebrmuar&#8230; tremben nga hija e vet, &#8211; na shikoi ajo dhe eci me rit\u00ebm t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb kolon\u00ebs&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fatmire Duraku (Insert nga romani \u201cOra me qostek\u00eb\u201d) Nata binte e r\u00ebnd\u00eb. Nuk kishim rrug\u00ebdalje tjet\u00ebr, vet\u00ebm t\u00eb iknim. Motra e madhe, Lira dhe motra e dyt\u00eb Riga e shikuan baban\u00eb n\u00eb sy. &#8211; Ndoshta \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb ndahemi&#8230; &#8211; fol\u00ebn me nj\u00eb z\u00eb. &#8211; Gj\u00eb q\u00eb s` b\u00ebn , &#8211; tha babai. &#8211; Un\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":39363,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8,12],"tags":[],"class_list":["post-46876","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-letersi","category-tregime"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kolona l\u00ebvizte me hapa t\u00eb breshk\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kolona l\u00ebvizte me hapa t\u00eb breshk\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Fatmire Duraku (Insert nga romani \u201cOra me qostek\u00eb\u201d) Nata binte e r\u00ebnd\u00eb. Nuk kishim rrug\u00ebdalje tjet\u00ebr, vet\u00ebm t\u00eb iknim. Motra e madhe, Lira dhe motra e dyt\u00eb Riga e shikuan baban\u00eb n\u00eb sy. &#8211; Ndoshta \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb ndahemi&#8230; &#8211; fol\u00ebn me nj\u00eb z\u00eb. &#8211; Gj\u00eb q\u00eb s` b\u00ebn , &#8211; tha babai. &#8211; Un\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-11-12T16:30:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/fatmire_duraku2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"746\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"22 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Kolona l\u00ebvizte me hapa t\u00eb breshk\u00ebs\",\"datePublished\":\"2019-11-12T16:30:49+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\\\/\"},\"wordCount\":4334,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/03\\\/fatmire_duraku2.jpg\",\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\",\"Tregime\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\\\/\",\"name\":\"Kolona l\u00ebvizte me hapa t\u00eb breshk\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/03\\\/fatmire_duraku2.jpg\",\"datePublished\":\"2019-11-12T16:30:49+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/03\\\/fatmire_duraku2.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/03\\\/fatmire_duraku2.jpg\",\"width\":600,\"height\":746,\"caption\":\"Fatmire Duraku\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kolona l\u00ebvizte me hapa t\u00eb breshk\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kolona l\u00ebvizte me hapa t\u00eb breshk\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Kolona l\u00ebvizte me hapa t\u00eb breshk\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Fatmire Duraku (Insert nga romani \u201cOra me qostek\u00eb\u201d) Nata binte e r\u00ebnd\u00eb. Nuk kishim rrug\u00ebdalje tjet\u00ebr, vet\u00ebm t\u00eb iknim. Motra e madhe, Lira dhe motra e dyt\u00eb Riga e shikuan baban\u00eb n\u00eb sy. &#8211; Ndoshta \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb ndahemi&#8230; &#8211; fol\u00ebn me nj\u00eb z\u00eb. &#8211; Gj\u00eb q\u00eb s` b\u00ebn , &#8211; tha babai. &#8211; Un\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-11-12T16:30:49+00:00","og_image":[{"width":600,"height":746,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/fatmire_duraku2.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"22 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Kolona l\u00ebvizte me hapa t\u00eb breshk\u00ebs","datePublished":"2019-11-12T16:30:49+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\/"},"wordCount":4334,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/fatmire_duraku2.jpg","articleSection":["Let\u00ebrsi","Tregime"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\/","name":"Kolona l\u00ebvizte me hapa t\u00eb breshk\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/fatmire_duraku2.jpg","datePublished":"2019-11-12T16:30:49+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/fatmire_duraku2.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/fatmire_duraku2.jpg","width":600,"height":746,"caption":"Fatmire Duraku"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kolona-levizte-me-hapa-te-breshkes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kolona l\u00ebvizte me hapa t\u00eb breshk\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46876","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46876"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46876\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/39363"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46876"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46876"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46876"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}