{"id":4715,"date":"2016-07-16T22:10:57","date_gmt":"2016-07-16T21:10:57","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4715"},"modified":"2018-04-01T20:37:32","modified_gmt":"2018-04-01T19:37:32","slug":"sofer-shqiptare-ne-athine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sofer-shqiptare-ne-athine\/","title":{"rendered":"SOF\u00cbR SHQIPTARE N\u00cb ATHIN\u00cb"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; <strong><em>Nga takimi me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb dy Federatave<\/em><\/strong> &#8211;<\/p>\n<p>Mbr\u00ebmja bie e bukur mbi kryeqytetin grek. N\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb kryesore t\u00eb Athin\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb, an\u00ebs s\u00eb cil\u00ebs ndodhet restoranti i pronarit shqiptar Petrit Selmani, d\u00ebgjohen deri larg k\u00ebnga dhe vallja shqiptare. Madje mysafir\u00ebt e ardhur nga Italia, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Federat\u00ebs FNAI dhe zot\u00ebrit e sht\u00ebpis\u00eb, drejtues dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Federat\u00ebs s\u00eb Shoqatave Shqiptare ne Greqi e hedhin vallen deri n\u00eb trotuar, duke t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen dhe simpatin\u00eb e kalimtar\u00ebve e turist\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb sof\u00ebr shqiptare e shtruar me bujari nga pala prit\u00ebse dhe nga pronari i lokalit. Kan\u00eb kaluar 4 muaj nga takimi i par\u00eb q\u00eb u b\u00eb midis p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb t\u00eb dy Federatave n\u00eb marsin e kaluar, buz\u00eb Liqenit t\u00eb Gard\u00ebs n\u00eb Itali. Dhe ja tani tek takohemi s\u00ebrish, k\u00ebt\u00eb radh\u00eb n\u00ebn hijen e Akropolit t\u00eb lasht\u00eb. Darka \u00ebsht\u00eb e g\u00ebzueshme. Bardhok Ndoci ka marr\u00eb me vete edhe \u00e7iftelin\u00eb dhe sjell atmosfer\u00ebn e rapsodive dhe k\u00ebng\u00ebve lirike t\u00eb folklorit t\u00eb Veriut. Teuta Zhapa, me z\u00ebrin e saj t\u00eb bukur ka nj\u00eb repertor t\u00eb gjer\u00eb dhe kalon me leht\u00ebsi nga k\u00ebng\u00ebt shkodrane, tek serenatat kor\u00e7are, ato myzeqare e deri tek muzika e leht\u00eb me k\u00ebng\u00ebt e s\u00eb paharruar\u00ebs Va\u00e7e Zela. Ahengu b\u00ebhet m\u00eb i plot\u00eb kur vijn\u00eb edhe fizarmonika e klarineta. At\u00ebher\u00eb zgjohen si papritur Shezo Bushi e Dashi Zguro dhe tek nj\u00eb tavolin\u00eb n\u00eb qoshe formohet grupi i k\u00ebng\u00ebs labe. Shezo ia merr si bilbil e grupi p\u00ebrcjell ison, nd\u00ebrsa pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb dark\u00eb ngrihen n\u00eb valle.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Athin\u00eb\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2016\/athine.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Kjo sof\u00ebr dhe kjo atmosfer\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore kishin filluar q\u00eb pasdite n\u00eb sall\u00ebn pran\u00eb zyrave t\u00eb Federat\u00ebs s\u00eb Shoqatave Shqiptare n\u00eb Athin\u00eb, ku u zhvillua nj\u00eb takim midis p\u00ebrfaq\u00ebsujesve t\u00eb t\u00eb dy pal\u00ebve. Ndodheshin edhe an\u00ebtar\u00eb e kryetar\u00eb t\u00eb shoqatave shqiptare n\u00eb Greqi, shkrimtar\u00eb e artist\u00eb etj. Pjes\u00ebmarrja e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb ambasad\u00ebs shqiptare n\u00eb Athin\u00eb d\u00ebshmonte p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e diplomat\u00ebve tan\u00eb me federat\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb dhe p\u00ebr interesimin e tyre lidhur me problemet e emigant\u00ebve.<\/p>\n<p>Takimin e drejtoi sekretarja e komisionit koordinues midis dy federatave Brikena Qama. Presidenti i FSHSHG, Etmond Guri, i cili ju uroi mir\u00ebseardhjen mysafir\u00ebve foli p\u00ebr aktivitetet e zhvilluara nga shoqatat e federat\u00ebs n\u00eb periudh\u00ebn midis dy takimeve, si dhe p\u00ebr projektet p\u00ebr muajt e ardhsh\u00ebm. N\u00eb fjal\u00ebn e presidentit t\u00eb FNAI-t dhe koleg\u00ebve t\u00eb tij, z\u00ebvend\u00ebspresidentit Hamit \u00c7orrogjafi e kryetarit t\u00eb komisionit koordinues midis dy federatave Klodian Cami, si dhe nga diskutimet e shum\u00eb t\u00eb pranishm\u00ebve si Anila Kila,Jovan M\u00ebhilli, Novrus Abilekaj, poeti Thanas Jani, Fatos Malaj, Luan Miha, Bernard Veliaj, gazetari Abdurrahim Ashiku e t\u00eb tjer\u00eb u fol q\u00eb tashm\u00eb bashk\u00ebpunimi midis dy federatave duhet t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb stadin e veprimtarive t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe aksioneve t\u00eb koordinuara, si peticione pran\u00eb organeve shtet\u00ebrore, parlamenteve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Greqis\u00eb e Italis\u00eb p\u00ebr ato probleme t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme me t\u00eb cilat ndeshen emigrant\u00ebt.<\/p>\n<p>U theksua q\u00eb p\u00ebrball\u00eb indiferenc\u00ebs s\u00eb shtetit shqiptar e q\u00ebndrimeve burokratike t\u00eb vem\u00eb veprimet dinamike. U kalua edhe n\u00eb propozime p\u00ebr veprimtari t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb konferenca p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe, ku do marrin pjes\u00eb e t\u00eb shk\u00ebmbejn\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb t\u00eb dy federatave, takim tripal\u00ebsh me federat\u00ebn e shoqatave shqiptare n\u00eb Austri, pjes\u00ebmarrje e shkrimtar\u00ebve t\u00eb t\u00eb dy federatave me veprat e tyre n\u00eb panairin e librit q\u00eb do t\u00eb organizohet n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb datat 1-7 gusht, organizimi i nj\u00eb aktiviteti t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt sportiv n\u00eb Shqip\u00ebri me ekipin e futbollit \u201cApollonia\u201d t\u00eb emigrant\u00ebve n\u00eb Greqi dhe me ekipin e futbollit t\u00eb shoqat\u00ebs Shqiponja\u201d n\u00eb Reggio Emilia, q\u00eb \u00ebsht\u00eb fitues midis ekipeve n\u00eb Itali etj. K\u00ebto jan\u00eb si nisje. Por u theksua q\u00eb t\u00eb dy federatat, n\u00eb programet q\u00eb do t\u00eb hartojn\u00eb p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm t\u00eb parashikojn\u00eb edhe aktivitete me interes e pjes\u00ebmarrje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb takim foli edhe z\u00ebvend\u00ebsambasadori shqiptar n\u00eb Athin\u00eb, Florian Nova.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Dita e dyt\u00eb, p\u00ebr ne t\u00eb grupit t\u00eb ardhur nga Italia, u la e lir\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb vizitonim kryeqytetin grek dhe monumentet e tij t\u00eb lashta. Mikja e familjes son\u00eb, Mimoza \u00c7eki\u00e7i Rista dhe bashk\u00ebshorti i saj,Vasili, na u vun\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00ebr\u00eb dit\u00ebn. Mimoza na shoq\u00ebron rrug\u00ebve karakteristike t\u00eb Athin\u00ebs, drejt Akropolit, k\u00ebsaj mrekullie t\u00eb lasht\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrtimet e t\u00eb cilit z\u00ebn\u00eb fill q\u00eb 6 shekuj para Krishtit, kushtuar Cekropit, njeriut me form\u00eb gjarp\u00ebri, q\u00eb legjendat thon\u00eb se ishte mbreti i par\u00eb i Athin\u00ebs.<\/p>\n<p>I shkat\u00ebrruar e i ringritur disa her\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb luftrave t\u00eb shumta p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb, Akropoli i ka rezistuar koh\u00ebs, i ngritur mbi ata shk\u00ebmbinj 150 m mbi nivelin e detit. Prej aty Athina e bardh\u00eb shtrihet n\u00eb hap\u00ebsira gati t\u00eb pafundme, her\u00eb n\u00eb ult\u00ebsir\u00eb deri buz\u00eb detit Egje e her\u00eb duke iu qepur kodrave p\u00ebrreth. N\u00eb nj\u00eb kod\u00ebr aty p\u00ebrball\u00eb, nj\u00eb guv\u00eb e gdhendur n\u00eb gur, me kangjella prej hekuri, qelia ku u torturua nj\u00eb nga mendjet m\u00eb t\u00eb ndritura t\u00eb lasht\u00ebsis\u00eb, Sokrati. Posht\u00eb kodr\u00ebs zona e t\u00ebr\u00eb arkeologjike q\u00eb shtrihet deri n\u00eb Monastiraq e n\u00eb lagjen e bukur Plak\u00eb. Hamiti, Klodiani, Dashi, Rodela e Simona edhe pse n\u00ebn nj\u00eb diell t\u00eb nxeht\u00eb ndalen e b\u00ebjn\u00eb fotografi t\u00eb shumta. P\u00ebr t&#8217;u mbrojtur nga dielli Klodiani ble nj\u00eb kapel\u00eb kaubojsi, duke iu dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ngjyrim origjinal fotove t\u00eb tij.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Athin\u00eb\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2016\/athine1.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" align=\"left\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> \u00cbsht\u00eb e pesta her\u00eb q\u00eb m\u00eb takon t\u00eb vizitoj Akropolin. Dhe sa her\u00eb q\u00eb vij shikoj ndryshime. Rrug\u00ebt drejt hyrjes jan\u00eb sistemuar bukur. Po k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb muzeu i ri e modern, me shum\u00eb salla, ku jan\u00eb vendosur jo vet\u00ebm statujat e objektet q\u00eb ndodheshin n\u00eb at\u00eb muze t\u00eb vog\u00ebl prapa Partenonit, por edhe mjaft objekte t\u00eb siteve t\u00eb shumta arkeologjike q\u00eb ka Athina e q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb historin\u00eb e saj t\u00eb lasht\u00eb. Muzeun e ri do ta vizitonim pjes\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb koh\u00ebs n\u00eb dispozicion. Ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje \u00ebsht\u00eb gjendja e Partenonit. Duket sikur kriza ekonomike q\u00eb e ka gjunj\u00ebzuar jo pak Greqin\u00eb, i ka shtrir\u00eb metastazat e saj deri n\u00eb kolonat e lashta t\u00eb k\u00ebtij tempulli q\u00eb po humbet shk\u00eblqimin e tij. Gjithnj\u00eb e m\u00eb pak kolona m\u00eb k\u00ebmb\u00eb, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb skela p\u00ebrreth tij. B\u00ebhen pun\u00eb restauruese, por n\u00eb kolonat e thyera dhe n\u00eb arkitrar\u00ebt e d\u00ebmtuar mermeri i vjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me mermer t\u00eb bardh\u00eb e Partenoni duket si me arna, lara lara. Nuk e di \u00e7far\u00eb efekti ekonomik mund t\u00eb ket\u00eb sjell\u00eb ngritja e \u00e7mimit t\u00eb biletave gati n\u00eb dyfish, por v\u00ebrehet q\u00eb numuri i turist\u00ebve vizitor\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb si m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Zbresim rrug\u00ebve t\u00eb Athin\u00ebs drejt lagjes Plak\u00eb. Ka nj\u00eb lloj zbeht\u00ebsie e trishtimi n\u00eb rrug\u00ebt, n\u00eb dyqanet, por edhe n\u00eb fytyrat e njer\u00ebzve. Nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ajo alegria e dikurshme. M\u00eb pak muzik\u00eb. M\u00eb pak njer\u00ebz dyqaneve. Lokaleve, nj\u00eb sh\u00ebrbim si me p\u00ebrtes\u00eb, sa p\u00ebr t\u00eb kaluar dit\u00ebn e pun\u00ebs. Mimoza na \u00e7on n\u00eb nj\u00eb lokal ku punojn\u00eb shqiptar\u00eb. Na b\u00ebri p\u00ebrshtypje q\u00eb n\u00eb disa nga lokalet ku vajt\u00ebm, t\u00eb pun\u00ebsuarit shqiptar\u00eb nguronin t\u00eb na flisnin shqip. Nuk arrit\u00ebm ta kuptojm\u00eb arsyen, por provuam nj\u00eb ndjenj\u00eb keqardhjeje. Mbase pronar\u00ebt e tyre grek\u00eb imponojn\u00eb komunikimin n\u00eb greqisht.<\/p>\n<p>N\u00eb mbr\u00ebmje Mimoza dhe Vasili, me dy makina, na shoq\u00ebrojn\u00eb jasht\u00eb Athin\u00ebs. P\u00ebrshkojm\u00eb rrug\u00ebn e bukur buz\u00eb detit, drejt juglindjes s\u00eb qytetit. Kalojm\u00eb zon\u00ebn e pasur t\u00eb Glifadh\u00ebs dhe ndalemi tek Liqeni i Vouliagmenit. Buz\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmbi vullkanik, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb liqen ujrash termale me nj\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebri kriprash e me aft\u00ebsi kruese p\u00ebr s\u00ebmundjet e l\u00ebkur\u00ebs. Monitor\u00eb elektronik\u00eb tregojn\u00eb se temperatura e ujit edhe n\u00eb mbr\u00ebmje \u00ebsht\u00eb 29 grad\u00eb. Aty pran\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lokal mjaft i bukur, ku kalojm\u00eb disa or\u00eb relaksuese. Thuhet q\u00eb ai liqen \u00ebsht\u00eb formuar miliona vite m\u00eb par\u00eb. Ekzistonte brenda n\u00ebn dhe, pastaj pati nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb \u00e7atis\u00eb shk\u00ebmbore nga shp\u00ebrthimet e ujrave termale dhe u b\u00eb liqen n\u00eb natyr\u00eb t\u00eb hapur e me ujra t\u00eb ngrohta dim\u00ebr e ver\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>M\u00ebngjesi i dit\u00ebs s\u00eb tret\u00eb fillon me nj\u00eb grumbullim pran\u00eb hotelit \u201cOlympic\u201d ku \u00ebsht\u00eb sistemuar grupi i ardhur nga Italia. Vijn\u00eb s\u00ebrish p\u00ebr t&#8217;u takuar me grupin e mysafir\u00ebve poet\u00ebt e mir\u00ebnjohur Nase Jani e Grigor Jovani, gazetarja Bardha Man\u00e7e, veprimtar\u00eb t\u00eb shoqatave. Pastaj me disa makina b\u00ebhet nisja drejt Korinthit, ku \u00ebsht\u00eb programuar nj\u00eb takim e drek\u00eb pune me shoqatat e Korinthit e t\u00eb Patras. Jan\u00eb mbi 90 km rrug\u00eb q\u00eb gjarp\u00ebron buz\u00eb detit me nj\u00eb ngjyr\u00eb blu t\u00eb thell\u00eb. Sodisim bukurin\u00eb e tij e t\u00eb ishujve t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb shfaqen aty-k\u00ebtu. Nj\u00eb ndales\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb foto tek kanali i Korinthit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb impresionues ai shk\u00ebmb i prer\u00eb si me thik\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gjat\u00ebsi gati 6.5 kilometra. Ai ka prer\u00eb istmin e Peloponezit, p\u00ebr t\u00eb bashkuar Gjirin e Korinthit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e detit Jon me detin Egje, duke u shkurtuar rrug\u00ebn anijeve nga 200 deri n\u00eb 700 kilometra. Nd\u00ebrtuesit, q\u00eb e kan\u00eb hapur aty nga fundi i vitit 1800, kan\u00eb parashikuar vet\u00ebm kalimin e anijeve t\u00eb vogla, pasi gjer\u00ebsia e kanalit prej 25 metrash nuk lejon kalimin e anijeve t\u00eb tonazhit t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb cilat edhe sot duhet t &#8216; i bien rrethe\u00e7ark Peloponezit p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb portin e Pireut. Megjithat\u00eb fitimi ekonomik \u00ebsht\u00eb jo i vog\u00ebl, pasi ty kalojn\u00eb mbi 10 mij\u00eb anije n\u00eb vit.<\/p>\n<p>N\u00eb Korinth, n\u00eb nj\u00eb lokal buz\u00eb detit, vazhdon s\u00ebrish ajo sof\u00ebr e ngroht\u00eb mes shqiptar\u00ebsh e nisur tri dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shoqatave t\u00eb Korinthit e Patr\u00ebs me mikpritjen e tyre t\u00eb ngroht\u00eb e kan\u00eb organizuar bukur takimin dhe atmosfera \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet v\u00ebllaz\u00ebrore. Bardhok Ndoci e Teuta Zhapa b\u00ebhen s\u00ebrish kolona zanore e k\u00ebtij takimi midis v\u00ebllez\u00ebrish emigrant\u00eb. Poeti dhe shkrimtari Ilias Bobaj ka ardhur q\u00eb nga Patra p\u00ebr t\u00eb takuar e p\u00ebr t&#8217;u dhuruar librat e tij mysafir\u00ebve t\u00eb ardhur nga Italia.<\/p>\n<p>Or\u00ebt kalojn\u00eb mes k\u00ebng\u00ebve e bisedave t\u00eb g\u00ebzueshme. Klodiani propozon q\u00eb bashk\u00ebpunimi me veprimtari t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb filloj\u00eb menj\u00ebher\u00eb dhe bashk\u00eb me Dashin Zguron i ftojn\u00eb dy k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt q\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb koncertin e organizuar n\u00eb Pesaro me dat\u00ebn 23 korrik. Ata e presin me k\u00ebnaq\u00ebsi ftes\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb kthim drejt Athin\u00ebs, nj\u00eb ndales\u00eb n\u00eb qytetin e vog\u00ebl por t\u00eb bukur Loutraki, qyteti i poetit t\u00eb shquar Janis Ricos e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm e dometh\u00ebn\u00ebs k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim mes bashkatdhetar\u00ebsh, ku ka edhe krijues e artist\u00eb. Nj\u00eb dark\u00eb aty buz\u00eb detit, me miqt\u00eb e Hamit \u00c7orrogjafit, \u00ebsht\u00eb mbyllja poetike e k\u00ebsaj sofre shqiptare n\u00eb kryeqytetin grek.<\/p>\n<p><strong>Elona Kataro &amp; Ndue Lazri<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Nga takimi me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb dy Federatave &#8211; Mbr\u00ebmja bie e bukur mbi kryeqytetin grek. N\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb kryesore t\u00eb Athin\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb, an\u00ebs s\u00eb cil\u00ebs ndodhet restoranti i pronarit shqiptar Petrit Selmani, d\u00ebgjohen deri larg k\u00ebnga dhe vallja shqiptare. Madje mysafir\u00ebt e ardhur nga Italia, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Federat\u00ebs FNAI dhe zot\u00ebrit e sht\u00ebpis\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-4715","post","type-post","status-publish","format-standard","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>SOF\u00cbR SHQIPTARE N\u00cb ATHIN\u00cb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sofer-shqiptare-ne-athine\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"SOF\u00cbR SHQIPTARE N\u00cb ATHIN\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; Nga takimi me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb dy Federatave &#8211; Mbr\u00ebmja bie e bukur mbi kryeqytetin grek. N\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb kryesore t\u00eb Athin\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb, an\u00ebs s\u00eb cil\u00ebs ndodhet restoranti i pronarit shqiptar Petrit Selmani, d\u00ebgjohen deri larg k\u00ebnga dhe vallja shqiptare. Madje mysafir\u00ebt e ardhur nga Italia, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Federat\u00ebs FNAI dhe zot\u00ebrit e sht\u00ebpis\u00eb, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sofer-shqiptare-ne-athine\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-07-16T21:10:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-04-01T19:37:32+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.info\/2016\/athine.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sofer-shqiptare-ne-athine\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sofer-shqiptare-ne-athine\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"SOF\u00cbR SHQIPTARE N\u00cb ATHIN\u00cb\",\"datePublished\":\"2016-07-16T21:10:57+00:00\",\"dateModified\":\"2018-04-01T19:37:32+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sofer-shqiptare-ne-athine\\\/\"},\"wordCount\":1955,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sofer-shqiptare-ne-athine\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.info\\\/2016\\\/athine.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sofer-shqiptare-ne-athine\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sofer-shqiptare-ne-athine\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sofer-shqiptare-ne-athine\\\/\",\"name\":\"SOF\u00cbR SHQIPTARE N\u00cb ATHIN\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sofer-shqiptare-ne-athine\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sofer-shqiptare-ne-athine\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.info\\\/2016\\\/athine.jpg\",\"datePublished\":\"2016-07-16T21:10:57+00:00\",\"dateModified\":\"2018-04-01T19:37:32+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sofer-shqiptare-ne-athine\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sofer-shqiptare-ne-athine\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sofer-shqiptare-ne-athine\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.info\\\/2016\\\/athine.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.info\\\/2016\\\/athine.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sofer-shqiptare-ne-athine\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SOF\u00cbR SHQIPTARE N\u00cb ATHIN\u00cb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SOF\u00cbR SHQIPTARE N\u00cb ATHIN\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sofer-shqiptare-ne-athine\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"SOF\u00cbR SHQIPTARE N\u00cb ATHIN\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"&#8211; Nga takimi me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb dy Federatave &#8211; Mbr\u00ebmja bie e bukur mbi kryeqytetin grek. N\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb kryesore t\u00eb Athin\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb, an\u00ebs s\u00eb cil\u00ebs ndodhet restoranti i pronarit shqiptar Petrit Selmani, d\u00ebgjohen deri larg k\u00ebnga dhe vallja shqiptare. Madje mysafir\u00ebt e ardhur nga Italia, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Federat\u00ebs FNAI dhe zot\u00ebrit e sht\u00ebpis\u00eb, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sofer-shqiptare-ne-athine\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-07-16T21:10:57+00:00","article_modified_time":"2018-04-01T19:37:32+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.info\/2016\/athine.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sofer-shqiptare-ne-athine\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sofer-shqiptare-ne-athine\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"SOF\u00cbR SHQIPTARE N\u00cb ATHIN\u00cb","datePublished":"2016-07-16T21:10:57+00:00","dateModified":"2018-04-01T19:37:32+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sofer-shqiptare-ne-athine\/"},"wordCount":1955,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sofer-shqiptare-ne-athine\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.info\/2016\/athine.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sofer-shqiptare-ne-athine\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sofer-shqiptare-ne-athine\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sofer-shqiptare-ne-athine\/","name":"SOF\u00cbR SHQIPTARE N\u00cb ATHIN\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sofer-shqiptare-ne-athine\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sofer-shqiptare-ne-athine\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.info\/2016\/athine.jpg","datePublished":"2016-07-16T21:10:57+00:00","dateModified":"2018-04-01T19:37:32+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sofer-shqiptare-ne-athine\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sofer-shqiptare-ne-athine\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sofer-shqiptare-ne-athine\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.info\/2016\/athine.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.info\/2016\/athine.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sofer-shqiptare-ne-athine\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SOF\u00cbR SHQIPTARE N\u00cb ATHIN\u00cb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4715","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4715"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4715\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4715"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4715"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4715"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}