{"id":47529,"date":"2019-12-04T20:44:45","date_gmt":"2019-12-04T19:44:45","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=47529"},"modified":"2019-12-04T21:27:06","modified_gmt":"2019-12-04T20:27:06","slug":"ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\/","title":{"rendered":"Ku besoni m\u00eb shum\u00eb se do t\u00eb gjeni ndihm\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira?"},"content":{"rendered":"<p>Nga <b>Dalina Buzi<\/b>, <a href=\"http:\/\/www.gazetatema.net\/2019\/12\/04\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">TemA<\/a><\/p>\n<p><em><span style=\"font-size: 1em;\">Jam e sigurt q\u00eb vet\u00ebm nga leximi i titullit, keni nisur aludimet se \u201c\u00c7\u2019ne kjo po mbron shtetin?\u201d T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb do t\u00eb mendoja edhe un\u00eb n\u00ebse do ta shihja k\u00ebt\u00eb titull kudo. Por p\u00ebrfshirja n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb si media, si individ dhe si e prekur drejp\u00ebrs\u00ebdrejt, m\u00eb b\u00ebri t\u00eb mendoj q\u00eb ne duhet t\u00eb ri-nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me shtetin. Sa m\u00eb pak t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u2019i besojm\u00eb, aq m\u00eb shum\u00eb shteti do t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohet.<\/span><\/em><\/p>\n<p><strong>1. \u00cbsht\u00eb m\u00ebse normale t\u00eb mos besojm\u00eb n\u00eb shtet<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Anabel.al ne kryem nj\u00eb sondazh me pyetjen se <a href=\"https:\/\/www.anabelmagazine.com\/news\/47292\/sondazh-ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\">\u201cKu besoni m\u00eb shum\u00eb se do t\u00eb gjeni ndihm\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira?<\/a>\u201d 68% u p\u00ebrgjigj\u00ebn se besojn\u00eb tek asetet e tyre financiare, 24% tek organizatat jo-qeveritare\/shoqatat e bamir\u00ebsis\u00eb; 4% besojn\u00eb tek mediat dhe vet\u00ebm 3% besojn\u00eb tek shteti. Pra shumica d\u00ebrrmuese e shqiptar\u00ebve beson pik\u00eb se pari n\u00eb kursimet dhe investimet e tyre dhe pastaj tek Arb\u00ebr Hajdari, Elvis Na\u00e7i apo OJQ si Kryqi i Kuq etj. P\u00ebrqindja e atyre q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb shtet \u00ebsht\u00eb tmerr\u00ebsisht e vog\u00ebl, gati e pap\u00ebrfillshme. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb surpriz\u00eb. As p\u00ebr ne dhe as p\u00ebr shtete m\u00eb t\u00eb zhvilluara. <a href=\"https:\/\/www.cfps.org.uk\/trust-government-matters\/\">Edhe n\u00eb nj\u00eb sondazh t\u00eb 2018-\u00ebs n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe,<\/a>pavar\u00ebsisht se shifrat ishin m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr ata q\u00eb besoni n\u00eb shtet, p\u00ebrs\u00ebri, shteti shihej i fundit, si \u201cshp\u00ebtim.\u201d<\/p>\n<p>Edhe po ta kryenim k\u00ebt\u00eb sondazh n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment n\u00eb Shtetet e Bashkuara apo n\u00eb Franc\u00eb, do t\u00eb kishim pothuajse t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn renditje besimi: Financat personale, OJQ-t\u00eb, Mediat dhe Shteti. Aq i ul\u00ebt \u00ebsht\u00eb besimi ndaj qeverive edhe n\u00eb demokraci m\u00eb t\u00eb zhvilluara, sa pas kriz\u00ebs financiare t\u00eb 2008-\u00ebs, shum\u00eb ekonomist\u00eb rend\u00ebn t\u00eb studionin rastin e vendeve nordike q\u00eb e tejkaluan leht\u00eb dhe me shum\u00eb sukses k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb pyesnin se \u00e7far\u00eb ka Norvegjia, Finlanda, Suedia qe nuk kan\u00eb fqinj\u00ebt e tyre dhe p\u00ebrgjigja e Dagfinn Hoybraten, sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i K\u00ebshillit Nordik Nd\u00ebrministror i<a href=\"https:\/\/www.huffpost.com\/entry\/trust-behind-nordic-succe_b_6170250\">shte besimi ndaj politikan\u00ebve.<\/a> \u201cQytetar\u00ebt nordik\u00eb kan\u00eb treguar se kan\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb besimi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ndaj nj\u00ebri-tjetrit, politikan\u00ebve, qeveris\u00eb, sistemit ligjor sesa t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb bot\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb kjo, un\u00eb nuk po deliroj t\u00eb mendoj se shteti yn\u00eb ka t\u00eb krahasuar me BM, SHBA-n\u00eb apo Franc\u00ebn, por \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb fillimisht t\u00eb kuptojm\u00eb se q\u00ebndrimi yn\u00eb ndaj shtetit nuk \u00ebsht\u00eb i izoluar, por mungesa e besimit shoq\u00ebron edhe popujt e demokracive m\u00eb t\u00eb zhvilluara, ku ne kemi emigruar apo duam t\u00eb emigrojm\u00eb. Vet\u00ebm me nj\u00eb ndryshim shum\u00eb thelb\u00ebsor: P\u00ebrqindja e besimit ton\u00eb ndaj shtetit, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt, madje nuk nxitoj po t\u00eb them shum\u00eb m\u00eb alarmante sesa n\u00eb sondazhet e vendeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>2. M\u00eb ndihmo mua, t\u00eb t\u00eb ndihmoj ty<\/strong><\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia jon\u00eb gati e shk\u00ebputur me shtetin u d\u00ebshmua edhe gjat\u00eb tragjedis\u00eb s\u00eb 26 N\u00ebntorit. Un\u00eb kam q\u00ebn\u00eb pothuajse gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb kontakt me njer\u00ebz t\u00eb prekur nga tragjedia, qoft\u00eb n\u00eb terren, qoft\u00eb n\u00eb rrjetet sociale t\u00eb Anabel. Inboksi yn\u00eb (dhe jam e sigurt q\u00eb e gati t\u00eb gjith\u00eb portaleve kryesore) theu rekord p\u00ebr numrin e komunikimeve n\u00eb k\u00ebto 10 vite aktivitet. Natyrisht k\u00ebtu nuk ndihmoi as shteti q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 30 or\u00ebt e para, nuk po \u201cp\u00ebrmblidhej\u201d t\u00eb krijonte nj\u00eb shtab, nj\u00eb sistem orientimi se ku njer\u00ebzit t\u00eb drejtoheshin p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb apo p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ndihm\u00eb. Por p\u00ebrpos faktit q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb tmerruar nga mungesa e shtetit shum\u00eb her\u00eb t\u00eb tjera, as nuk e llogarisnin, edhe kur shteti ishte aty, ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje, tek shum\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuar nga tragjedia, ishte edhe refuzimi i tyre p\u00ebr bashk\u00ebpunim apo mungesa e nj\u00eb mir\u00ebkuptimi. Shum\u00eb na shkruanin pas 24 or\u00ebve t\u00eb tragjedis\u00eb se \u201cshteti \u00ebsht\u00eb i qelbur se s\u2019po na vjen p\u00ebr vler\u00ebsim\u201d pa mir\u00ebkuptuar q\u00eb shteti yn\u00eb nuk ka asetet p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb kufoma nga g\u00ebrmadha, p\u00ebr t\u00eb strehuar, p\u00ebr t\u00eb regjistruar dhe p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb gjitha banesat e d\u00ebmtuara brenda 24-48 or\u00ebve. Nuk e kemi ne, nuk e kan\u00eb edhe 90% e vendeve n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se nuk do t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb. Mjafton pak durim, i qet\u00ebsonim ne n\u00eb inbox. Nj\u00eb tjet\u00ebr fenomen i mos-bashk\u00ebpunimit ishte ajo e t\u00eb d\u00ebmtuarve q\u00eb k\u00ebrkonin \u00e7ad\u00ebr para sht\u00ebpive apo pallateve t\u00eb tyre. Nuk po flas p\u00ebr n\u00ebna me f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl dhe pa asnj\u00eb t\u00eb af\u00ebrm; po flas p\u00ebr familje me adult\u00eb fizikisht t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm, p\u00ebr n\u00ebna me djem 25 vje\u00e7ar\u00eb q\u00eb refuzonin t\u00eb shkonin n\u00eb qend\u00ebr p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ndihma apo p\u00ebr t\u2019u strehuar n\u00eb \u00e7adra, sepse donin q\u00eb shteti t\u2019ua shp\u00ebrndante \u00e7adrat n\u00eb \u00e7do sht\u00ebpi. \u201cNuk l\u00ebvizim ne q\u00eb k\u00ebtu se na vjedhin\u201d ishte arsyetimi m\u00eb i shpesht\u00eb, por a nuk do t\u00eb vidheshin dhe 10,000 t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb po strehoheshin n\u00eb kampe apo n\u00ebp\u00ebr familje n\u00eb Prishtin\u00eb? Si mundet shteti t\u00eb gjurmoj\u00eb me \u00e7adra k\u00ebdo ku duan ata dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb ngrinte \u00e7adra pran\u00eb zonave me rrezik? Duke mir\u00ebkuptuar traum\u00ebn, k\u00ebto d\u00ebshmi tregojn\u00eb se tek ne \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohemi p\u00ebr at\u00eb shprehjen e famshme t\u00eb Tom Cruise tek \u201cJerry Maguire\u201d kur thot\u00eb \u201cHelp me, help you\u201d M\u00eb ndihmo mua, t\u00eb t\u00eb ndihmoj ty. Solidariteti k\u00ebrkohet nga t\u00eb gjitha an\u00ebt, aty ku ka mund\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>3. Shteti do t\u00eb vjedh\u00eb n\u00ebse nuk sheh p\u00ebrtej pragut t\u00ebnd.<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb diplomat francez i shekullit t\u00eb 19-t\u00eb, Joseph Maistre, vulosi shprehjen e famshme \u201c<em>\u00c7do popull meriton qeverin\u00eb q\u00eb ka<\/em>.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr mendimin tim, kjo shprehje \u00ebsht\u00eb e diskutueshme sipas rastit, por n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, e nj\u00eb demokracie, ku qeverit\u00eb vijn\u00eb n\u00eb pushtet nga votat tona, kam frik\u00eb se kjo shprehje aplikohet m\u00eb s\u00eb miri. Marr\u00ebdh\u00ebnien jo-funksionale q\u00eb kemi ne me shtetin, mund ta thjesht\u00ebzojme me nj\u00eb episod t\u00eb zakonsh\u00ebm n\u00eb pallatin\/lagjen ton\u00eb. N\u00ebse ne paguajm\u00eb \u00e7do muaj p\u00ebr ashensorin dhe shkall\u00ebt dhe shkall\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb papasatra dhe ashensori bllokohet \u00e7do jav\u00eb, at\u00ebher\u00eb \u00e7\u2019vler\u00eb ka q\u00eb ne t\u00eb rrime brenda sht\u00ebpive tona e t\u00eb ul\u00ebrasim \u201cK\u00ebtu t\u00eb vjedh pronari!\u201d N\u00ebse nuk i biem der\u00ebs dhe i k\u00ebrkojm\u00eb shpjegim se ku shkojn\u00eb t\u00eb ardhurat tona dhe se p\u00ebrse nuk marrim sh\u00ebrbimin p\u00ebr pages\u00ebn q\u00eb b\u00ebjm\u00eb, at\u00ebher\u00eb gj\u00ebrat do t\u00eb ndryshojn\u00eb. N\u00ebse i shkojm\u00eb t\u00eb organizuar, e sigurt q\u00eb gj\u00ebrat do t\u00eb ndryshojn\u00eb akoma m\u00eb shpejt. Gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit kryesisht, ne kemi q\u00ebn\u00eb ata q\u00eb kemi ul\u00ebritur n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb tona, t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga t\u00eb gjitha sistemet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend; kemi par\u00eb shtet autokratik, shtet mashtrues, shtet arrogant dhe kemi hequr dor\u00eb s\u00eb besuari.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, jemi po ne q\u00eb vazhdojm\u00eb votojm\u00eb, shum\u00eb rrall\u00eb sepse besojm\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb sepse shohim nj\u00eb interes personal si vend pune apo disa t\u00eb holla m\u00eb shum\u00eb n\u00eb fund t\u00eb muajit. Pak a shum\u00eb kemi krijuar nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb: Nj\u00eb marr\u00ebveshje me pronarin e pallatit q\u00eb \u201ct\u00eb pakt\u00ebn ashensorin b\u00ebje t\u00eb aksesueshem p\u00ebr mua dhe un\u00eb nuk do t\u00eb ankohem me grupin e banor\u00ebve kund\u00ebr teje.\u201d Pra n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre i kemi dh\u00ebn\u00eb shtetit akses t\u00eb na p\u00ebrdor\u00eb, duke gjetur pikat tona t\u00eb dob\u00ebta si varf\u00ebrin\u00eb ekonomike. Ata q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrdorur, vazhdojn\u00eb th\u00ebrrasin n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi e kafene e ankohen se k\u00ebtu nuk ka protesta popullore. Por nga do t\u00eb vijn\u00eb protestat dhe k\u00ebrkesa e llogaris\u00eb ndaj shtetit, n\u00ebse ne nuk do t\u00eb shohim p\u00ebrtej pragut ton\u00eb? Refuzimin ndaj shtetit ne e kemi ngat\u00ebrruar me refuzimin ndaj Shqip\u00ebris\u00eb dhe si e till\u00eb, ne kemi krijuar nj\u00eb plag\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrohej jo me njeriun e duhur n\u00eb pushtet, por me nj\u00eb nd\u00ebrgjegje qytetare p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>4. Beso dhe kontrollo, por beso!<\/strong><\/p>\n<p>Jemi momente p\u00ebrpara rind\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpive t\u00eb rr\u00ebnuara nga t\u00ebrmeti. Shqet\u00ebsimi i shum\u00eb njer\u00ebzve \u00ebsht\u00eb : \u201cA do t\u00eb mbaj\u00eb shteti premtimet?\u201d Banor\u00eb t\u00eb pallatit 12-kat\u00ebsh t\u00eb Jedas n\u00eb Durr\u00ebs m\u00eb shkruajn\u00eb n\u00eb inbox duke hamend\u00ebsuar se \u201cShteti fsheh di\u00e7ka, pasi po vler\u00ebson si t\u00eb sigurt nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebn e duhet shembur\u201d Un\u00eb nuk di \u00e7far\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjem sepse nuk jam inxhiniere. Ndoshta ai pallat b\u00ebhet prap\u00eb, ndoshta si\u00e7 inxhinierja Luljeta Bozo tha, n\u00ebse hekuri nuk ka probleme, at\u00ebher\u00eb me nj\u00eb ri-konstruksion shum\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, ai pallat mund t\u00eb b\u00ebhet i banuesh\u00ebm. Por ajo \u00e7far\u00eb k\u00ebrkohet tani nga qytetar\u00ebt \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mos shkruajn\u00eb n\u00eb Facebook e t\u00eb mos ngren\u00eb pyetje n\u00eb biseda me nj\u00ebri-tjetrin, por t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb llogari n\u00eb shtet; duke besuar se do t\u00eb marrin ndihm\u00ebn e duhur. Pik\u00eb se pari, shteti q\u00eb \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebfajtor me nd\u00ebrtuesin n\u00eb k\u00ebto d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha, ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama nuk ka pse t\u2019i premtoj\u00eb djalit t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb u hodh nga kati i 5-t\u00eb se do ta marr n\u00eb sht\u00ebpi, por ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u2019i gjej\u00eb strehimin e duhur e t\u2019i garantoj\u00eb q\u00eb shkolla e tij \u00ebsht\u00eb e sigurt. Duke filluar nga Rama dhe t\u00eb gjith\u00eb posht\u00eb tij, jan\u00eb n\u00ebpun\u00ebs. K\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb kuptojm\u00eb ne. Ata punojn\u00eb p\u00ebr ne! Me votat tona ne i kemi pun\u00ebsuar k\u00ebta njer\u00ebz jo t\u00eb \u201czot\u00ebrojn\u00eb\u201d Shqip\u00ebrin\u00eb, por t\u00eb menaxhojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Ndaj s\u2019kemi pse druhemi t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat tona deri n\u00eb fund. Si banor\u00eb t\u00eb sht\u00ebpive t\u00eb d\u00ebmtuara, duhet t\u00eb marrim n\u00eb konsiderat\u00eb shtetin dhe as OJQ-t\u00eb e mediat dhe as asetet tona (kur ne tashm\u00eb kemi paguar p\u00ebr ato sht\u00ebpi t\u00eb pasigurta). K\u00ebtu un\u00eb mendoj se fillon nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim i marr\u00ebdh\u00ebies me shtetin dhe nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim i qeverisjes.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin q\u00eb e sheh shtetin si n\u00ebpun\u00ebs dhe njeh detyrimet q\u00eb ai ka ndaj teje, fillon ti k\u00ebrkosh llogari. Banor\u00ebt e 12-kat\u00ebshit t\u00eb JEDAS t\u00eb organizuar duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pik\u00eb se pari nj\u00eb vler\u00ebsim me komunikim me shkrim e me vul\u00eb dhe jo me goj\u00eb, as me mikrofonat e Top Channel, nga inxhinier\u00ebt specialist\u00eb se pallati mund t\u00eb jet\u00eb i banuesh\u00ebm (n\u00ebse rezulton i till\u00eb). M\u00eb pas banor\u00ebt duhet t\u00eb ndajn\u00eb me shtetin strehimin deri n\u00eb rregullimin e sht\u00ebpive, masat q\u00eb do t\u00eb merren ndaj pronarit, sqarimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb kredive dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera q\u00eb i p\u00ebrkasin shtetit, si rregullator. Shteti b\u00ebhet i vlefsh\u00ebm kur ti e njeh at\u00eb dhe n\u00ebse banor\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb aktiv\u00eb dhe t\u00eb mir\u00eborganizuar, kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb shanse t\u00eb shp\u00ebrblehen p\u00ebr t\u00eb gjitha d\u00ebmet e tyre, sa po t\u00eb heqin dor\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim prej legjendave t\u00eb \u201cfshehjes s\u00eb informacionit\u201d apo se \u201cshteti nuk b\u00ebhet.\u201d<\/p>\n<p>Ajo \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri dhe na ka penalizuar si popull \u00ebsht\u00eb se ne i kemi par\u00eb dhe i kemi pranuar qeverit\u00eb si \u201cpronare\u201d dhe gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb jemi t\u00ebrhequr nga k\u00ebrkesa e llogaris\u00eb. Pra nuk kemi vepruar si qytetar\u00eb, por thjesht si shtetas t\u00eb \u00e7ertifikuar q\u00eb \u201cndodh\u201d t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb pronat e qeverive. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, duke neglizhuar nga mosbesimi dhe duke u t\u00ebrhequr mbrapsh, ne u kemi dh\u00ebn\u00eb liri politikan\u00ebve t\u00eb keqtrajtojn\u00eb pushtetin. Arroganca e Edi Ram\u00ebs gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve t\u00eb post-t\u00ebrmetit, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e marr\u00ebdh\u00ebnies q\u00eb ne kemi krijuar me t\u00eb. Ne e kemi marr\u00eb t\u00eb mir\u00ebq\u00ebn\u00eb q\u00eb ai po keqqeveris dhe s\u2019ka asnj\u00eb shpres\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb derisa ai t\u00eb t\u00ebrhiqet vet\u00eb apo nj\u00eb parti opozitare t\u2019ja dal\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb zgjedhjet dhe nga ana e tij Rama, e ka marr\u00eb t\u00eb mireq\u00ebn\u00eb q\u00eb sadoq\u00eb edhe mund t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb vepra t\u00eb mira, p\u00ebrs\u00ebri ato nuk do t\u00eb dalin dot n\u00eb drit\u00eb, sepse asnj\u00eb nuk ka besim.<\/p>\n<p><strong>5. Mos k\u00ebrko \u00e7far\u00eb vendi do t\u00eb b\u00ebj p\u00ebr ty, por ti \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebsh p\u00ebr vendin<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebntitulli \u00ebsht\u00eb shprehja e famshme e presidentit t\u00eb ndjer\u00eb amerikan John F. Kennedy. Sot, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb ne kemi nevoj\u00eb ta d\u00ebgjojm\u00eb k\u00ebt\u00eb. Mua m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb marr\u00eb m\u00ebsime nga \u00e7do tragjedi apo d\u00ebshtim dhe drama e 26 N\u00ebntorit duhet t\u00eb na jap\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim q\u00eb ky vend nuk rind\u00ebrtohet dhe ec\u00ebn p\u00ebrpara n\u00ebse ne do t\u00eb rrim\u00eb e do t\u00eb presim nga qeverit\u00eb e n\u00ebse s\u2019na vjen gj\u00eb, t\u00eb braktisimin vendin. Po nuk ndryshoi marr\u00ebdh\u00ebnia jon\u00eb, askush, as edhe un\u00eb apo ti q\u00eb po e lexon e mund t\u00eb kesh 100 \u00ebndrra e ideale t\u00eb tipit \u201cpo ta kisha un\u00eb qeverin\u00eb n\u00eb dor\u00eb\u201d, nuk do t\u00eb jemi t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb-qeverisur. Ne presim t\u00eb vij\u00eb ai apo ajo \u201ce duhura\u201d q\u00eb ta marr\u00eb k\u00ebt\u00eb vend n\u00eb dor\u00eb dhe harrojm\u00eb q\u00eb mosp\u00ebrfilljen e krijojm\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb, p\u00ebr shum\u00eb q\u00eb arrit\u00ebn deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij shkrimi, mund t\u00eb jem delirante, mund t\u00eb jem na\u00efve, por si n\u00eb kontakt me qindra njer\u00ebz \u00e7do dit\u00eb, jam pak e lodhur nga thirrjet p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebse \u201cKu \u00ebsht\u00eb shteti?\u201d kur askush nuk \u00e7ohet ta k\u00ebrkoj\u00eb, me vot\u00eb; me protesta, me k\u00ebrkesa llogarie. Ne harrojm\u00eb shpejt dhe k\u00ebt\u00eb e kemi treguar me 97-\u00ebn, kur soll\u00ebm n\u00eb qeveri s\u00ebrish t\u00eb nj\u00ebjtit njer\u00ebz, e kemi treguar edhe kur kemi votuar ish-komunist\u00eb, por mendoj se \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb mos harrojm\u00eb m\u00eb. Shteti duhet t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb fajtor\u00ebt p\u00ebr k\u00ebto d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb shkaktuan 51 viktima dhe duhet t\u2019u p\u00ebrgjigjet nj\u00eb m\u00eb nj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb premtimeve, por \u00ebsht\u00eb detyra jon\u00eb si qytetar\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb llogari p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto premtime, \u00ebsht\u00eb detyra e qytetar\u00ebve t\u00eb tronditur q\u00eb t\u2019i shkojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tyre deri n\u00eb fund, n\u00ebse k\u00ebrkohet edhe me forma ligjore, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe detyra e medias q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb shtetin para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, por edhe t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsoj\u00eb qytetarin.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb t\u00eb v\u00ebm\u00eb ca pika mbi i n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien qytetar-shtet. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, paketoni valixhen dhe mbathjani, sepse kushdo t\u00eb vij\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, do t\u00eb ndihet po aq pronar sa tjetri q\u00eb u largua.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dalina Buzi, TemA Jam e sigurt q\u00eb vet\u00ebm nga leximi i titullit, keni nisur aludimet se \u201c\u00c7\u2019ne kjo po mbron shtetin?\u201d T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb do t\u00eb mendoja edhe un\u00eb n\u00ebse do ta shihja k\u00ebt\u00eb titull kudo. Por p\u00ebrfshirja n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb si media, si individ dhe si e prekur drejp\u00ebrs\u00ebdrejt, m\u00eb b\u00ebri t\u00eb mendoj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":47530,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-47529","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Ku besoni m\u00eb shum\u00eb se do t\u00eb gjeni ndihm\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira? - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ku besoni m\u00eb shum\u00eb se do t\u00eb gjeni ndihm\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira? - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Dalina Buzi, TemA Jam e sigurt q\u00eb vet\u00ebm nga leximi i titullit, keni nisur aludimet se \u201c\u00c7\u2019ne kjo po mbron shtetin?\u201d T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb do t\u00eb mendoja edhe un\u00eb n\u00ebse do ta shihja k\u00ebt\u00eb titull kudo. Por p\u00ebrfshirja n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb si media, si individ dhe si e prekur drejp\u00ebrs\u00ebdrejt, m\u00eb b\u00ebri t\u00eb mendoj [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-12-04T19:44:45+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-12-04T20:27:06+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/dalina_buzi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"218\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Ku besoni m\u00eb shum\u00eb se do t\u00eb gjeni ndihm\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira?\",\"datePublished\":\"2019-12-04T19:44:45+00:00\",\"dateModified\":\"2019-12-04T20:27:06+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\\\/\"},\"wordCount\":2585,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/12\\\/dalina_buzi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\\\/\",\"name\":\"Ku besoni m\u00eb shum\u00eb se do t\u00eb gjeni ndihm\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira? - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/12\\\/dalina_buzi.jpg\",\"datePublished\":\"2019-12-04T19:44:45+00:00\",\"dateModified\":\"2019-12-04T20:27:06+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/12\\\/dalina_buzi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/12\\\/dalina_buzi.jpg\",\"width\":218,\"height\":300,\"caption\":\"Dalina Buzi\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ku besoni m\u00eb shum\u00eb se do t\u00eb gjeni ndihm\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ku besoni m\u00eb shum\u00eb se do t\u00eb gjeni ndihm\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira? - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Ku besoni m\u00eb shum\u00eb se do t\u00eb gjeni ndihm\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira? - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Dalina Buzi, TemA Jam e sigurt q\u00eb vet\u00ebm nga leximi i titullit, keni nisur aludimet se \u201c\u00c7\u2019ne kjo po mbron shtetin?\u201d T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb do t\u00eb mendoja edhe un\u00eb n\u00ebse do ta shihja k\u00ebt\u00eb titull kudo. Por p\u00ebrfshirja n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb si media, si individ dhe si e prekur drejp\u00ebrs\u00ebdrejt, m\u00eb b\u00ebri t\u00eb mendoj [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-12-04T19:44:45+00:00","article_modified_time":"2019-12-04T20:27:06+00:00","og_image":[{"width":218,"height":300,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/dalina_buzi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Ku besoni m\u00eb shum\u00eb se do t\u00eb gjeni ndihm\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira?","datePublished":"2019-12-04T19:44:45+00:00","dateModified":"2019-12-04T20:27:06+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\/"},"wordCount":2585,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/dalina_buzi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\/","name":"Ku besoni m\u00eb shum\u00eb se do t\u00eb gjeni ndihm\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira? - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/dalina_buzi.jpg","datePublished":"2019-12-04T19:44:45+00:00","dateModified":"2019-12-04T20:27:06+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/dalina_buzi.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/dalina_buzi.jpg","width":218,"height":300,"caption":"Dalina Buzi"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ku-besoni-me-shume-se-do-te-gjeni-ndihme-ne-kohe-te-veshtira\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ku besoni m\u00eb shum\u00eb se do t\u00eb gjeni ndihm\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47529","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47529"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47529\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/47530"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47529"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47529"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47529"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}