{"id":49118,"date":"2019-12-20T10:57:54","date_gmt":"2019-12-20T09:57:54","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=49118"},"modified":"2019-12-20T10:57:57","modified_gmt":"2019-12-20T09:57:57","slug":"proze-e-mbrujtur-me-poezi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\/","title":{"rendered":"PROZ\u00cb E MBRUJTUR ME POEZI"},"content":{"rendered":"<p><b>Sherafedin Kadriu<\/b><\/p>\n<p>P\u00ebrsiatje rreth romanit \u201cBimorja\u201d (botimi i dyt\u00eb) t\u00eb Anton Nik\u00eb Berish\u00ebs<\/p>\n<p>[&#8230;] i rash\u00eb n\u00eb fund romanit. Sa me \u00ebndje e ndjeva artin, tematik\u00ebn provokuese t\u00eb motivuar nga fenomene t\u00eb predisponuara etike, etnike, sociale e filozofike, jo rrall\u00eb edhe trajtash misterioze.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Sa koh\u00eb kish kaluar e s\u2019isha ndjer\u00eb lexues si dikur. Sesi u mbusha, a e mbusha zbraz\u00ebtin\u00eb e krijuar n\u00eb qenien time prej lexuesi. Nuk e k\u00ebrkova pse-n\u00eb e boshll\u00ebkut t\u00eb krijuar, aq m\u00eb pak e k\u00ebrkova fajtorin te krijimet e sotme, sepse dikush do t\u00eb thoshte mendjemadh\u00ebsi, a mohim i t\u00eb sotmes, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shijes gjoja gjakuese p\u00ebr artistiken e munguar shpesh. Dikush, edhe mund t\u00eb thoshte se i ka ngelur ora n\u00eb leximet e shekullit t\u00eb kaluar! E \u00e7far\u00eb nuk mund t\u00eb thuhej!?<\/p>\n<p>E qe pra, \u201cBimorja\u201dm\u00eb kish rr\u00ebmbyer q\u00eb n\u00eb fillim, ndoshta p\u00ebr shkak t\u00eb njohjeve t\u00eb mia p\u00ebr personazhin historik, p\u00ebr shkak t\u00eb veprimeve t\u00eb tij atdhetare, p\u00ebr shkak t\u00eb Vepr\u00ebs s\u00eb Bogdanit t\u00eb I. Rugov\u00ebs, n\u00eb mos p\u00ebr shkak t\u00eb njohjes ndryshe q\u00eb po ndodhte me personazhin gjuh\u00ebsor e letrar, p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb imagjinat\u00ebs, e jo p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb fakteve!<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i sinqert\u00eb me vetveten, nuk e di n\u00ebse po lexoja nj\u00eb k\u00ebng\u00eb apo nj\u00eb kall\u00ebzim! N\u00ebse i diferencoja k\u00ebto dy trajta shprehjesh artistike, apo fare s\u2019e kisha mendjen te diferencimi, se ishte ngjizur proza me poezin\u00eb, e s\u2019kishe pse k\u00ebrkoje t\u00eb dije, kur ndjeje n\u00eb at\u00eb strukturim qart\u00ebsie, fisnik\u00ebrie e thjesht\u00ebsie poetike, ashtu si\u00e7 kompozon shkrimtari Anton Nik\u00eb Berisha.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Fabula e k\u00ebtij romani \u00ebsht\u00eb krijuar me nj\u00eb shkatht\u00ebsi prej mjeshtri t\u00eb zot. Ajo nis me elemente misterioze n\u00eb trajt\u00eb p\u00ebrralle e p\u00ebrfundon me elementin historik, n\u00eb trajt\u00eb imagjinate. Rr\u00ebfimtari zbaton nj rr\u00ebfim shum\u00eb shtresor q\u00eb nxit komunikim t\u00eb gjall\u00eb me lexuesin, pa qen\u00eb nevoja t\u00eb jet\u00eb an\u00ebmbajt\u00ebs. Pa qen\u00eb nevoja t\u00eb ket\u00eb q\u00ebndrim ndaj t\u00eb mir\u00ebs dhe t\u00eb keqes. T\u00eb dyja k\u00ebto veprime njer\u00ebzore, se t\u00eb tilla jan\u00eb, i mbeten n\u00eb dispozicion lexuesit: n\u00ebse ai do t\u00eb marr\u00eb an\u00eb, e &#8211; do t\u00eb jet\u00eb i detyruar ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb, sepse vjen me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb jete e leximi domosdo.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrthurje ngjarjesh a fabulash t\u00eb shp\u00ebrnderuara, paraqitet \u201cjeta\u201d e pasvdekjes s\u00eb personazhit hero t\u00eb k\u00ebtij romani, Pjetrit t\u00eb Bogdan\u00ebve. Autori ka p\u00ebrshkruar lidhje \u00e7astesh t\u00eb p\u00ebrzgjedhura p\u00ebr ta ofruar njohjen ndryshe me kryepersonazhin historik dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht letrar: madh\u00ebshtin\u00eb e angazhimit t\u00eb tij atdhetar n\u00ebp\u00ebrmjet rr\u00ebfimeve t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve nga dy kampet q\u00eb ndesh\u00ebn, kampi i \u00e7allmave osmane dhe ai i vend\u00ebsve.<\/p>\n<p>Nj\u00ebmend q\u00eb Pjetrin fillojm\u00eb e, e njohim intimisht, e njohim nga fjalit\u00eb n\u00eb t\u00eb cilat jeton e vdes, nga fjalit\u00eb n\u00eb t\u00eb cilat flitet e p\u00ebrflitet p\u00ebr vepr\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>E liga q\u00eb merr p\u00ebrpara heroin para dhe pas vdekjes, burimin e ka n\u00eb kund\u00ebrshtin\u00eb e sunduesit. Krejt e natyrshme. Kushdo q\u00eb ngre krye, e ka rrezikuar kok\u00ebn e tij! Po, aty do duhej t\u00eb p\u00ebrfundonte p\u00ebrballja, si nuk ndodh n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Pjetri i Bogdan\u00ebve, edhe si i vdekur ia kall\u00eb dat\u00ebn Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb; ai edhe me varrin e fsheht\u00eb e \u00e7on n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nj\u00eb perandori t\u00eb t\u00ebr\u00eb. E duan me \u00e7do kusht varrin p\u00ebr trupin e tij. E \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb ajo mynxyr\u00eb q\u00eb s\u2019e le t\u00eb qet\u00eb as n\u00eb varr?&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb mos nist\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ja nj\u00eb shfaqje e degjenerimit njer\u00ebzor, p\u00ebr t\u00eb mos i besuar t\u00eb ardhmes s\u00eb veshur me l\u00ebkur\u00eb qengji.<br \/>\nKush do t\u00eb thoshte pastaj se \u00ebsht\u00eb degjeneruar bota jon\u00eb, kjo e sotmja, e njeriu yn\u00eb nuk paska t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jet\u00eb mosbesues n\u00eb t\u00eb ardhmen e tij kolektive?! Degjenerimi moti ka nisur&#8230;<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb gjer\u00eb, struktura e k\u00ebtij romani ta ngacmon imagjinat\u00ebn me ngjarjet q\u00eb ndodhin gjithsesi, e q\u00eb shpesh vijn\u00eb t\u00eb organizuara e t\u00eb modeluara, si nga kampi otoman, si nga kampi arb\u00ebror, q\u00eb her\u00eb prin e her\u00eb tjet\u00ebr ndjek.<br \/>\nNgjarja e s\u00eb tashmes konkrete mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet thjesht: Pjet\u00ebr Bogdani ka vdekur. \u00cbsht\u00eb varrosur fshehtas nga pushteti i osman. Porta e Lart\u00eb m\u00ebson p\u00ebr vdekjen e tij. K\u00ebrkon varrin. Trupin e tij. Do ta zhvarros\u00eb, t\u2019ua hedh\u00eb qenve. Nj\u00eb shembull dekurajues p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb punonin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare. Mustafa Ugurllu arrin ta gjej\u00eb varrin e priftit shqiptar n\u00ebp\u00ebrmjet njer\u00ebzve t\u00eb tij. E zhvarros trupin e t\u00eb varrosurit dhe para gjith\u00eb popullit t\u00eb mbledhur me patjet\u00ebr n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit, ua hedh qenve t\u00eb uritur. Trishtimi i t\u00eb gjall\u00ebve \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrmbajtsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Aq m\u00eb shum\u00eb pse b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr priftin atdhetar&#8230; \u00cbsht\u00eb k\u00ebnga pastaj p\u00ebr Pjetrin e Bogdan\u00ebve. \u00cbsht\u00eb k\u00ebnga p\u00ebr Gjergj Elez Ali Gjergjin. \u00cbsht\u00eb pra k\u00ebnga, ajo q\u00eb nuk ndalet dot as n\u00eb rrug\u00eb e as n\u00eb burg q\u00eb jehon kudo, n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb oborre, n\u00eb dhoma sht\u00ebpish ose n\u00eb kishash, e shoq\u00ebruar nga qindra k\u00ebng\u00eb e qindra lahuta kreshnike. At\u00eb, k\u00ebng\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn, Ugurllu do t\u00eb donte ta varroste, ndryshe \u00e7\u2019veproi me trupin e priftit. Po, nuk ia arrin dot!<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb ngjarja e Bimores, q\u00eb paraqet nj\u00eb model strukturimi t\u00eb p\u00ebrpunuar deri n\u00eb detajet m\u00eb skajore. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb vet\u00ebdijes, p\u00ebr t\u2019ia zbuluar asaj jo t\u00eb kaluar\u00ebn historike, por \u00ebndrr\u00ebn reale p\u00ebr t\u00eb ardhmen q\u00eb \u00ebsht\u00eb e tashmja konkrete.<\/p>\n<p>Inspirimi i autorit konkretizohet n\u00ebp\u00ebrmjet tekstit, t\u00eb cilin narratori e p\u00ebr\u00e7on duke shk\u00ebrmoqur bot\u00ebn historike, t\u00eb cil\u00ebn me t\u00eb drejt\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb e vesh me mistik\u00ebn, p\u00ebr t\u2019ia b\u00ebr\u00eb pron\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, prandaj, jo nj\u00ebher\u00eb, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb konstatohet se sa ka r\u00ebnd\u00ebsi organizimi i fjal\u00ebve n\u00eb fjali; patjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme zgjedhja e fjal\u00ebve q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrshkruajn\u00eb situatat konkrete, \u00e7far\u00ebdo qofshin ato. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst duhet par\u00eb shenjat gjuh\u00ebsore, tek t\u00eb cilat sh\u00ebnjuesi dhe i sh\u00ebnjuari p\u00ebrputhen nd\u00ebrmjet vete, si t\u00eb thuash semantikisht, logjikisht, artistikisht, bile edhe vizualisht.<\/p>\n<p>Le t\u2019i marrim t\u00eb shk\u00ebputura disa prej shenjave t\u00eb tilla gjuh\u00ebsore: tretur, larg, p\u00ebrtej, dallg\u00eb deti, drejt fundit, ndryj, rras\u00eb guri, nuk, dilte, kurr\u00eb, p\u00ebrplas, shtr\u00ebngat\u00eb e eg\u00ebr, trup i d\u00ebrmuar, shqet\u00ebsim, z\u00ebnie, ndjenj\u00eb e ngrysur, frym\u00eb, zhbirim, palc\u00eb e eshtrave, drejt territ, territ t\u00eb humner\u00ebs. T\u00eb gjitha k\u00ebto shprehje p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb mllefin, t\u00eb err\u00ebt\u00ebn, t\u00eb keqen, t\u00eb trisht\u00ebn etj., &#8211; m\u00eb tutje mbetet q\u00eb mjeshtri t\u2019i radhis\u00eb: P\u00ebrfytyrimi i zgjoi Kopryly Faylit ndjenj\u00ebn se kishte tretur diku larg, p\u00ebrtej koh\u00ebs; e pa veten midis dallg\u00ebve t\u00eb detit q\u00eb e shtynin drejt fundit dhe e ndrynin n\u00ebn rras\u00ebn e gurit, nga nuk duhej t\u00eb dilte kurr\u00eb! Kjo ndjenj\u00eb u p\u00ebrplas n\u00eb t\u00eb si shtr\u00ebngat\u00eb e eg\u00ebr; trupi i d\u00ebrmohej nga shqet\u00ebsimi dhe i zihej fryma. Nj\u00eb ndjenj\u00eb e ngrysur i zhbironte n\u00ebp\u00ebr palc\u00ebn e eshtrave dhe e shpinte drejt territ t\u00eb humner\u00ebs!<\/p>\n<p>Autori \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se nuk mund ta ndryshoj\u00eb bot\u00ebn e nd\u00ebrtuar keq, s\u00eb paku p\u00ebr etnin\u00eb e tij, q\u00eb ndjehet n\u00eb realitet, q\u00eb shihet, preket e provohet p\u00ebr dit\u00eb, n\u00eb at\u00eb p\u00ebrballje, nuk i mbetet tjet\u00ebr pos ta shoq\u00ebroj\u00eb antagonizmin me shp\u00ebrthimet n\u00eb kampin e etnis\u00eb s\u00eb tij n\u00ebp\u00ebrmjet Pjetrit t\u00eb Bogdan\u00ebve, si p\u00ebrfaq\u00ebsues e shemb\u00ebllyes i mohimit t\u00eb vetes, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrgjithshme. S\u2019kish si t\u00eb ndodhte ndryshe, as s\u2019kish si t\u00eb p\u00ebr\u00e7ohej ndryshe dhe nga kush tjet\u00ebr, pos nga Njeriu i quajtur Pjet\u00ebr Bogdani q\u00eb qe frym\u00ebzuar nga veprimi i Jezuit p\u00ebr t\u2019u sakrifikuar p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>E pra, \u00ebsht\u00eb Pjetri i Bogdan\u00ebve, ai q\u00eb lidh ngjarjet e poetizuara t\u00eb etnikumit t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb vrar\u00eb.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb Pjetri i Bogdan\u00ebve, ai q\u00eb p\u00ebrfundon jet\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb vepruar m\u00eb fuqish\u00ebm si em\u00ebr i shoq\u00ebruar me ngjarje nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, si kultur\u00eb q\u00eb nuk shkapet dhe nuk p\u00ebrbaltet nga emri i Sulltanit.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb Pjetri i Bogdan\u00ebve q\u00eb me vdekjen e tij forcon q\u00ebndres\u00ebn e ngjall\u00eb shpres\u00ebn p\u00ebr dit\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb mendim q\u00eb qarkullon n\u00eb kritik\u00ebn letrare se interpretimi i nj\u00eb vepre do duhej b\u00ebr\u00eb n\u00eb kuptimin e korniz\u00ebs konceptuale, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se kritiku duhet t\u2019i kthehet korniz\u00ebs konceptuale t\u00eb historianit p\u00ebr ngjarjet dhe asaj t\u00eb filozofit p\u00ebr idet\u00eb (sipas Borhesit), ku sigurisht p\u00ebrfshihet teksti dhe personazhet medoemos. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, duhet par\u00eb edhe em\u00ebrtimet e personazheve, e hiq m\u00eb pak nuk dalin pa arsye edhe mbiemrat e tyre.<\/p>\n<p>Zakonisht, n\u00eb jet\u00ebn reale, personi b\u00ebn emrin. N\u00eb roman, ndodh e kund\u00ebrta: n\u00ebse emri nuk e b\u00ebn personazhin t\u00eb t\u00ebr\u00eb, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb thoshim, emri \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e temperamentit, veprimit, dukjes e psikologjis\u00eb s\u00eb tij, sepse nganj\u00ebher\u00eb synimet n\u00ebp\u00ebrmjet emrave q\u00eb ndryshe paraqesin nj\u00eb trajt\u00eb vizioni, t\u00eb pa kategorizuar n\u00eb q\u00ebllime e objektiva, edhe mund t\u00eb b\u00ebhen realitet. Gjergj Elez Ali Gjergji, nuk \u00ebsht\u00eb pa dometh\u00ebnie: Gjergj Elez Ali GJERGJI! Vetullpreri e Buz\u00eblythi, gjithashtu nuk jan\u00eb em\u00ebrtuar thjesht me nofkat e tyre, e sa personazhe tjera, si Drinorja, Ruvia etj, duke p\u00ebrjashtuar emrat historik\u00eb medoemos. Hiq m\u00eb pak vizionar nuk mbetet as vet\u00eb titulli i romanit BIMORJA.<\/p>\n<p>Romani \u201cBimorja\u201d cil\u00ebsohet me nj\u00eb sistem gjuh\u00ebsor shpreh\u00ebs t\u00eb menduar e t\u00eb p\u00ebrpunuar; autori e krijon tekstin q\u00eb p\u00ebrher\u00eb p\u00ebrmban n\u00eb vete m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb kuptim, pra \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrball\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb atij teksti q\u00eb synon qart\u00ebsin\u00eb dhe nj\u00ebkuptim\u00ebsin\u00eb. T\u00eb shprehurit n\u00eb k\u00ebt\u00eb roman \u00ebsht\u00eb kryesisht figurativ; autori synon ta shpreh\u00eb sa m\u00eb bukur mendimin e vet; zgjedh fjal\u00ebt dhe krijon marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb midis fjal\u00ebve, fjalive dhe pjes\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Pra, teksti i tij mbruhet me poetik\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme \u00e7do vep\u00ebr letrare.<\/p>\n<p>Si i k\u00ebtill\u00eb, romani vjen me vlera t\u00eb shtuara artistike, pa pasur nevoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet me romanin tjet\u00ebr t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit autor: Gjin Bardhela i arb\u00ebresh &amp; Etje e gur\u00ebzuar, sepse ve\u00e7 m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb thurjes s\u00eb tekstit, dallojn\u00eb n\u00eb shum\u00eb\u00e7ka. Ndoshta, nj\u00eb p\u00ebrballje m\u00eb e men\u00e7ur mund t\u00eb b\u00ebhet me K\u00ebshtjell\u00ebn e Kadares\u00eb, ose Kalin e Troj\u00ebs t\u00eb Ymer Shkrelit. T\u00eb tri k\u00ebto vepra i bashkon nj\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt e r\u00ebnd\u00ebsishme: dep\u00ebrtimi n\u00eb psikologjin\u00eb e kampit kund\u00ebrshtar dhe sjellja e atij kampi para lexuesit me t\u00eb gjitha karakteristikat: filozofike, etike, sociologjike, zakonore, bile edhe gjuh\u00ebsore. Dhe sa jemi k\u00ebtu, q\u00eb t\u00eb mos ndodh\u00eb far\u00eb keqkuptimi, do duhej specifikuar se gjuha \u00ebsht\u00eb shqipja, por p\u00ebrshkrimi dhe e dialog\u00ebt kan\u00eb frym\u00eb osmane. Kampi vend\u00ebs, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, paraqet kull\u00ebn n\u00eb raport me \u00e7ekanin. E k\u00ebtu del madh\u00ebshtia e romanit.<\/p>\n<p><i>Gjilan, n\u00ebntor 2019<\/i><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sherafedin Kadriu P\u00ebrsiatje rreth romanit \u201cBimorja\u201d (botimi i dyt\u00eb) t\u00eb Anton Nik\u00eb Berish\u00ebs [&#8230;] i rash\u00eb n\u00eb fund romanit. Sa me \u00ebndje e ndjeva artin, tematik\u00ebn provokuese t\u00eb motivuar nga fenomene t\u00eb predisponuara etike, etnike, sociale e filozofike, jo rrall\u00eb edhe trajtash misterioze. * * * Sa koh\u00eb kish kaluar e s\u2019isha ndjer\u00eb lexues si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":49119,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,13,8,11],"tags":[],"class_list":["post-49118","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-ese","category-letersi","category-roman"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>PROZ\u00cb E MBRUJTUR ME POEZI - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"PROZ\u00cb E MBRUJTUR ME POEZI - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Sherafedin Kadriu P\u00ebrsiatje rreth romanit \u201cBimorja\u201d (botimi i dyt\u00eb) t\u00eb Anton Nik\u00eb Berish\u00ebs [&#8230;] i rash\u00eb n\u00eb fund romanit. Sa me \u00ebndje e ndjeva artin, tematik\u00ebn provokuese t\u00eb motivuar nga fenomene t\u00eb predisponuara etike, etnike, sociale e filozofike, jo rrall\u00eb edhe trajtash misterioze. * * * Sa koh\u00eb kish kaluar e s\u2019isha ndjer\u00eb lexues si [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-12-20T09:57:54+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-12-20T09:57:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/anton_nike_berisha-bimorja.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"440\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"PROZ\u00cb E MBRUJTUR ME POEZI\",\"datePublished\":\"2019-12-20T09:57:54+00:00\",\"dateModified\":\"2019-12-20T09:57:57+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\\\/\"},\"wordCount\":2004,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/12\\\/anton_nike_berisha-bimorja.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Ese\",\"Let\u00ebrsi\",\"Roman\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\\\/\",\"name\":\"PROZ\u00cb E MBRUJTUR ME POEZI - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/12\\\/anton_nike_berisha-bimorja.jpg\",\"datePublished\":\"2019-12-20T09:57:54+00:00\",\"dateModified\":\"2019-12-20T09:57:57+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/12\\\/anton_nike_berisha-bimorja.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/12\\\/anton_nike_berisha-bimorja.jpg\",\"width\":600,\"height\":440,\"caption\":\"Anton Nik\u00eb Berisha - Bimorja\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"PROZ\u00cb E MBRUJTUR ME POEZI\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"PROZ\u00cb E MBRUJTUR ME POEZI - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"PROZ\u00cb E MBRUJTUR ME POEZI - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Sherafedin Kadriu P\u00ebrsiatje rreth romanit \u201cBimorja\u201d (botimi i dyt\u00eb) t\u00eb Anton Nik\u00eb Berish\u00ebs [&#8230;] i rash\u00eb n\u00eb fund romanit. Sa me \u00ebndje e ndjeva artin, tematik\u00ebn provokuese t\u00eb motivuar nga fenomene t\u00eb predisponuara etike, etnike, sociale e filozofike, jo rrall\u00eb edhe trajtash misterioze. * * * Sa koh\u00eb kish kaluar e s\u2019isha ndjer\u00eb lexues si [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-12-20T09:57:54+00:00","article_modified_time":"2019-12-20T09:57:57+00:00","og_image":[{"width":600,"height":440,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/anton_nike_berisha-bimorja.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"PROZ\u00cb E MBRUJTUR ME POEZI","datePublished":"2019-12-20T09:57:54+00:00","dateModified":"2019-12-20T09:57:57+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\/"},"wordCount":2004,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/anton_nike_berisha-bimorja.jpg","articleSection":["Artikuj","Ese","Let\u00ebrsi","Roman"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\/","name":"PROZ\u00cb E MBRUJTUR ME POEZI - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/anton_nike_berisha-bimorja.jpg","datePublished":"2019-12-20T09:57:54+00:00","dateModified":"2019-12-20T09:57:57+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/anton_nike_berisha-bimorja.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/anton_nike_berisha-bimorja.jpg","width":600,"height":440,"caption":"Anton Nik\u00eb Berisha - Bimorja"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/proze-e-mbrujtur-me-poezi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"PROZ\u00cb E MBRUJTUR ME POEZI"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49118","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49118"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49118\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":49120,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49118\/revisions\/49120"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/49119"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49118"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49118"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49118"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}