{"id":49126,"date":"2019-12-22T01:47:23","date_gmt":"2019-12-22T00:47:23","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=49126"},"modified":"2019-12-22T01:47:30","modified_gmt":"2019-12-22T00:47:30","slug":"po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\/","title":{"rendered":"PO MBYLLET NJ\u00cb VIT I ZI P\u00cbR LIRIN\u00cb E SHPREHJES N\u00cb TROJET SHQIPTARE \u2013 HIPOKRIZIA E DIASPOR\u00cbS?"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-16731\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/frank_shkreli.jpg\" alt=\"Frank Shkreli\" width=\"298\" height=\"199\" \/>Nga <strong>Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Viti 2019 po p\u00ebrfundon si \u00ebsht\u00eb m\u00eb zi p\u00ebr lirin\u00eb e fjal\u00ebs, p\u00ebr lirin\u00eb e t\u00eb shprehurit dhe p\u00ebr lirin\u00eb e medies n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare.<\/p>\n<p>Jan\u00eb tri ngjarje, vet\u00ebm t\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb k\u00ebtij viti, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb 2019-t\u00ebn, nj\u00eb vit q\u00eb nuk u jep nder pushtetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb as atyre n\u00eb Prishtin\u00eb, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ata merren me gazetar\u00ebt dhe me lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer detyr\u00ebn e tyre n\u00eb nj\u00eb vend demokratik. Po ndalem tek k\u00ebto tri raste t\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit, pasi jan\u00eb ende t\u00eb fresk\u00ebta n\u00eb mendjen e njer\u00ebzve dhe n\u00eb media. Jo se nuk ka pasur shkelje t\u00eb tjera serioze t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, me vepra dhe me fjal\u00eb \u2013 nga pushtetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shqiptar\u00eb &#8212; gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar dhe gjat\u00eb tre dekadave t\u00eb fundit post-komuniz\u00ebm, si n\u00eb Shqip\u00ebri ashtu edhe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 18 Dhjetor, 2019, shumica socialiste n\u00eb parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb miratoi me 82 vota pro \u201cpaket\u00ebn antishpifje\u201d, por q\u00eb do t\u00eb ishte m\u00eb korrekt t\u00eb quhej paketa anti-shprehje, pasi e till\u00eb \u00ebsht\u00eb. Kjo paket\u00eb kund\u00ebr liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri e propozuar nga Kryeministri Rama dhe e miratuar nga shumica e tij socialiste n\u00eb Kuvend, me t\u00eb drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar dhe po kund\u00ebrshtohet nga nj\u00eb mori organizatash komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si nj\u00eb ligj q\u00eb (n\u00ebqoftse dekretohet nga Presidenti Meta ) \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me Komisionin Europian dhe Zyr\u00ebn e Komisioneres s\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs dhe t\u00eb konventave dhe marr\u00ebveshjeve t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbi lirin\u00eb e medias dhe mbi t\u00eb drejtat baz\u00eb t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Fatbardh\u00ebsisht, ky akt antilgjot dhe antidemokratik kund\u00ebr liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs dhe medias n\u00eb Shqip\u00ebri, po kund\u00ebrshtohet nga organizata mediatike mbrenda dhe jasht\u00eb vendit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb premtojn\u00eb se do t\u00eb vazhdojn\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb dhe t\u00eb gjat\u00eb, p\u00ebr p\u00ebrmbysjen e t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs, \u201cpaket\u00eb anti-shpifje\u201d. Shum\u00eb prej tyre i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje Presidentit Ilir Meta q\u00eb t\u00eb mos dekrektoj\u00eb k\u00ebt\u00eb projektligj, nd\u00ebrsa disa organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb liris\u00eb n\u00eb bot\u00eb, kan\u00eb premtuar se do t\u00eb informojn\u00eb qeverit\u00eb dhe institucionet p\u00ebrkat\u00ebse nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sidomos ato evropiane, p\u00ebr efektet negative t\u00eb k\u00ebtij ligji shqiptar ndaj liris\u00eb s\u00eb medias, jo vet\u00ebm n\u00eb trojet shqiptare, por edhe p\u00ebr influencat negative q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ky ligj n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Rasti i dyt\u00eb q\u00eb goditi r\u00ebnd\u00eb lirin\u00eb e fjal\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri koh\u00ebt e fundit, ishte largimi nga Shqip\u00ebria, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar strehim politik n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb Evrop\u00ebs, shkrimtari, poeti dhe publicisti, Z. Agron Tufa, ish-Drejtor i Institutit p\u00ebr Studimin e Krimeve dhe t\u00eb Pasojave t\u00eb Komunizmit. Si\u00e7 dihet, Z. Tufa u detyrua t\u00eb arratisej nga Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar azik politik n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb Evrop\u00ebs, si pasoj\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnimeve serioze ndaj tij dhe familjes, madje edhe nga figura t\u00eb njohura t\u00eb politik\u00ebs shqiptare dhe t\u00eb jet\u00ebs publike. K\u00ebrc\u00ebnime, pra me jet\u00eb, p\u00ebr t\u2019i mbyllur nj\u00eb shkrimtari e akademiku \u2013 jo nga nodnj\u00eb rruga\u00e7, por nga pushtetar\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve politike aktuale shqitare! Un\u00eb nuk besoj t\u00eb ket\u00eb shkelje m\u00eb serioze t\u00eb liris\u00eb s\u00eb t\u00eb shprehurit se k\u00ebrc\u00ebnimi me jet\u00eb si ai ndaj Z. Tufa p\u00ebr arsye t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs akademike ose publicistike t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Mbrojtja e jet\u00ebs dhe e t\u00eb drejtave t\u00eb qytetar\u00ebve duhet t\u00eb jet\u00eb obligimi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia e par\u00eb e qeveris\u00eb, p\u00ebrfshir mbrojtjen nga k\u00ebrc\u00ebnimet me jet\u00eb ndaj shtetasve t\u00eb vet e sidomos ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb shtetit, si\u00e7 ishte Z. Tufa. Por, kur qeveria nuk e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb, si n\u00eb rastin Tufa, at\u00ebher\u00eb dikush tjet\u00ebr duhet t\u00eb ngrej\u00eb z\u00ebrin. Fatkeqsisht, ndryshe nga protestat kund\u00ebr ligjit \u201canti-shpif\u00ebs\u201d ose anti-shprehje, q\u00eb siguruan mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb, mbrenda dhe jasht\u00eb vendit, rasti i Z. Agron Tufa nuk t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen q\u00eb meritonte, madje as nga media shqiptare, as nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt dhe as nga diaspora.<\/p>\n<p>Dhe rasti i tret\u00eb i sulmeve ndaj liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs dhe liris\u00eb s\u00eb gazetar\u00ebve n\u00eb kryerjen e detyr\u00ebs s\u00eb tyre, na vjen nga Kosova k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb vitit 2019. Nj\u00eb rast ky sikur Kosova nuk d\u00ebshironte t\u00eb mbetej mbrapa Shqip\u00ebris\u00eb dhe ta mbyllte k\u00ebt\u00eb vit pa nj\u00eb sulm fatzi kund\u00ebr liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs edhe atje, pik\u00ebrisht nga nj\u00eb p\u00ebrfaqsues i politik\u00ebs aktuale, bile, bile, nga nj\u00eb minist\u00ebr, i cili sulmoi fjal\u00ebn e lir\u00eb duke ngritur dor\u00ebn kund\u00ebr liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs me nj\u00eb sulm fizik ndaj nj\u00eb gazetari. Asocacioni i Gazetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs (AGK), me an\u00eb t\u00eb deklarate p\u00ebr publikun tha se, \u201cD\u00ebnon ashp\u00ebr sulmin q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gazetarit t\u00eb IndeksOnline, Ensar Ramadanit nga ministri n\u00eb detyr\u00eb i Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb, Endrit Shala\u201d. Sipas Indeksonline, thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e gazetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, \u201cMinistri Shala e ka goditur n\u00eb fytyr\u00eb gazetarin Ramadani, p\u00ebrderisa ky i fundit ishte n\u00eb kryerje t\u00eb detyr\u00ebs\u201d. N\u00eb deklarat\u00eb thuhet gjithashtu se Policia e Kosov\u00ebs po b\u00ebn hetime rreth k\u00ebtij rasti dhe shton se AGK, \u201cD\u00ebnon k\u00ebt\u00eb sulm dhe \u00e7do sulm tjet\u00ebr fizik e verbal q\u00eb b\u00ebhet nga politikan\u00ebt dhe bart\u00ebsit e institucioneve dhe fton policin\u00eb, prokurorin\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb trajtojn\u00eb me prioritet rastet e gazetar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse k\u00ebto tre raste kan\u00eb ndodhur koh\u00ebt e fundit, ato nuk jan\u00eb t\u00eb lidhura me nj\u00ebra tjetr\u00ebn, por ama t\u00eb trija paraqesin nj\u00eb p\u00ebrfytyrim trondit\u00ebs t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb nd\u00ebrsa pasqyrojn\u00eb prirjet anti-demokratike t\u00eb k\u00ebsaj klase politike shqiptare, e cila po tregon p\u00ebr dekada tani se nuk \u00ebsht\u00eb mike e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs as edhe e gazetaris\u00eb s\u00eb pavarur dhe as e demokracis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht, pushtetar\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb periudh\u00ebs post komuniste, deri m\u00eb sot, na kan\u00eb m\u00ebsuar q\u00eb prej tyre t\u00eb presim vet\u00ebm zhg\u00ebnjime p\u00ebrsa u p\u00ebrket zhvillimeve demokratike, liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs dhe t\u00eb gazetaris\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u2013 an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare. Natyrisht, se k\u00ebto mang\u00ebsi n\u00eb zhvillimet demokratike kan\u00eb rezultuar n\u00eb ng\u00ebr\u00e7in e antar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb nuk m\u00eb habit aspak, por ajo q\u00eb m\u00eb habit dhe m\u00eb shqet\u00ebson \u00ebsht\u00eb reagimi ose mos reagimi i diaspor\u00ebs shqiptare, sidomos asaj n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ndaj k\u00ebtyre dukurive dhe prirjeve anti-demokratike t\u00eb k\u00ebsaj klase politike shqiptare 30-vje\u00e7are. Un\u00eb ju garantoj se cilido qoft\u00eb prej k\u00ebtyre tre rasteve t\u00eb sulmeve dhe shkeljes s\u00eb liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet tona, po t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr tyre nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nga Serbia ose ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr, diaspora shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb, ashtu si\u00e7 e ka pas\u00eb zakon e tradit\u00eb gjat\u00eb 50-viteve t\u00eb fundit, do t\u00eb protestonte fuqish\u00ebm para Kongresit Amerikan n\u00eb Washington dhe para Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Nju Jork, ose me m\u00ebnyra t\u00eb tjera &#8212; me letra e memorandume &#8212; do t\u00eb protestonte keqtrajtimin dhe shkeljen e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb shqiptar\u00ebve nga armiqt\u00eb e tyre. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, koh\u00ebt e fundit kishim nj\u00eb rast, p\u00ebr t\u00eb cilin un\u00eb vet jam n\u00eb dijeni, ku nj\u00eb num\u00ebr organizatash t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan protestuan arrestimin dhe largimin nga Mali i Zi i nj\u00eb shqiptari, vet\u00ebm e vet\u00ebm sepse valviti flamurin shqiptar n\u00eb nj\u00eb takim folkorik n\u00eb Kraj\u00eb, duke d\u00ebrguar let\u00ebr protest\u00eb Presidentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Shtetete Bashkuara.<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb e mundur at\u00ebher\u00eb q\u00eb komuniteti shqiptaro-amerikan, por edhe ai n\u00eb Evrop\u00eb, bie n\u00eb gjum\u00eb kur autoritetet shqiptare abuzojn\u00eb me t\u00eb drejtat dhe shkelin lirit\u00eb themelore t\u00eb shqiptar\u00ebve, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb liria e shtypit. Si, dhe pse, keqtrajtimi i shqiptar\u00ebve nga pushtetar\u00ebt shqiptar\u00eb nuk na qenka aq i keq sa keqtrajtimi i shqiptar\u00ebve, le t\u00eb themi nga serb\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb merituar protets\u00ebn ton\u00eb. P\u00ebr cilindo rast q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb lart\u00eb, po t\u00eb ishin nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebto masa shtyp\u00ebse nga autoritetet serbe kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, komuniteti shqiptaro-amerikan do t\u00eb kishte dal\u00eb nep\u00ebr rrug\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb protestuar shkeljen e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb shqiptar\u00ebve nga qeveria serbe.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, p\u00ebr rastet e lart\u00ebp\u00ebrmendura t\u00eb shkeljes flagrante t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve nga autoritetet shqiptare n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb &#8212; nga komuniteti shqiptaro-amerikan nuk pati pothuaj asnj\u00eb reagim, as nga orgnaizata as edhe nga perosnalitete t\u00eb shquara t\u00eb komunitetit &#8212; l\u00ebre m\u00eb q\u00eb t\u00eb presim ndonj\u00eb protest\u00eb t\u00eb organizuar prej komunitetit, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs dhe t\u00eb gazetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Atdhe. Tirana dhe Prishtina zyrtare, p\u00ebr fat t\u00eb keq, e kan\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb dhe neutralizuar, politikisht, komunitetin shqiptaro-amerikan, sa q\u00eb sot komuniteti k\u00ebtu mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i shkat\u00ebrruar se kurr\u00eb. Autoritetet shqiptare jan\u00eb t\u00eb interesuara n\u00eb dollar\u00ebt dhe eurot\u00eb e diaspor\u00ebs shqiptare dhe jo n\u00eb idet\u00eb, lirit\u00eb dhe vlerat demokratike t\u00eb per\u00ebndimit ku ata jetojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb Vitit t\u00eb Ri, diaspora shqiptare n\u00eb per\u00ebndim, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dhe komuniteti shqiptaro-amerikan n\u00eb ve\u00e7anti, duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se, \u201cpaketa antishpifje\u201d e anti-shprehjes t\u00eb qeveris\u00eb Rama, e miratuar k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb parlamentin shqiptar, largimi i shkrimtarit dhe publicistit Agron Tufa nga Atdheu n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr jet\u00ebn e tij dhe t\u00eb familjes nga p\u00ebrfaqsues t\u00eb politik\u00ebs aktuale shqiptare, i detyruar t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb azil politik n\u00eb Evrop\u00eb, si dhe sulmi fizik I dit\u00ebve t\u00eb fundit kund\u00ebr gazetarit Ensar Ramadanit nga nj\u00eb minist\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb \u2013tregojn\u00eb se politikan\u00ebt shqiptar\u00eb sot, me mendimet, pik\u00ebpamjet dhe prirjet e tyre politike, jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb af\u00ebr politikave autoritare putiniste dhe erdoganiste se sa vlerave dhe lirive t\u00eb demokracive per\u00ebndimore, ku t\u00eb gjith\u00eb ne kemi gjetur mikpritje dhe strehim. Si t\u00eb till\u00eb, nuk na falet q\u00eb t\u00eb mbetemi me goj\u00eb, me sy dhe me vesh\u00eb mbyllur ndaj k\u00ebtyre shkeljeve flagrante t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs dhe t\u00eb gazetar\u00ebve n\u00eb ve\u00e7anti, nga vet autoritetet qeveritare n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Mohimi i lirive themelore t\u00eb shqiptar\u00ebve nga vet pushtetar\u00ebt shqiptar\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se kur k\u00ebto liri u mohohen shqiptar\u00ebve nga t\u00eb huajt. Mohuesit e lirive baz\u00eb, cil\u00ebt do qofshin ata, duhet t\u00eb luftohen kudo dhe kurdoher\u00eb. Nuk duhet t\u00eb k\u00ebnaqemi as nuk duhet t\u00eb pranojm\u00eb nj\u00eb demokraci t\u00eb pjes\u00ebshme n\u00eb trojet tona. P\u00ebr ne q\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb liri, demokracia e pjes\u00ebshme dhe lirit\u00eb e kufizuara &#8212; p\u00ebrfshir\u00eb lirin\u00eb e fjal\u00ebs &#8212; p\u00ebr v\u00ebll\u00ebz\u00ebrit dhe motrat tona n\u00eb Atdhe, duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb paranueshme, ashtu si\u00e7 ishte i papranuesh\u00ebm komunizmi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe pushtimi i Kosov\u00ebs nga Serbia. Prandaj, ashtu si\u00e7 ishte dikur\u00eb i angazhuar komuniteti shqiptaro-amerikan p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs nga Serbia dhe p\u00ebr shembjen e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, ashtu duhet t\u00eb jemi edhe sot t\u00eb angazhuar dhe jo m\u00eb pak t\u00eb organizuar p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar shkeljen e lirive t\u00eb shqiptar\u00ebve nga autoritetet q\u00eb e kan\u00eb obligim dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u2019i mbrojn\u00eb ato t\u00eb drejta dhe liri universale p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, pa dallim.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, standardet e plota demokratike, zbatimi i t\u00eb drejtave universale dhe lirive baz\u00eb t\u00eb njeriut \u2013 p\u00ebrfshir edhe lirin\u00eb e medias &#8212; mbeten ende objektiva t\u00eb parealizuara n\u00eb trojet tona. P\u00ebr realizimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb drejtave, puna jon\u00eb si diaspor\u00eb dhe si komunitet shqiptaro-amerikan, duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb si kauz\u00eb e gjall\u00eb dhe e shenjt\u00eb, si nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb nuk shuhet kurr\u00eb deri n\u00eb realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb plota p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt! Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e pa realizueshme. P\u00ebrvoja nd\u00ebrkomb\u00ebtare tregon se gjat\u00eb historis\u00eb, armiqt\u00eb e demokracis\u00eb dhe sulmuesit e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, mund t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb ndonj\u00eb fitore t\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsh\u00ebme, aty k\u00ebtu &#8212; por m\u00eb n\u00eb fund &#8212; ata p\u00ebrfundojn\u00eb me faqe t\u00eb zez\u00eb. Heret ose von\u00eb, n\u00eb luft\u00ebn e tyre kund\u00ebr medias dhe fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, ata do t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb disfat\u00eb politike. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, p\u00ebrpjekjet e tyre kund\u00ebr t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut dhe liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs \u2013 p\u00ebrfshir lirin\u00eb e medies dhe t\u00eb gazetar\u00ebve &#8212; do t\u00eb mbeten nj\u00eb pik\u00eb e zez\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tyre t\u00eb d\u00ebshtuar, si shqiptar\u00eb dhe si politikan\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Viti 2019 po p\u00ebrfundon si \u00ebsht\u00eb m\u00eb zi p\u00ebr lirin\u00eb e fjal\u00ebs, p\u00ebr lirin\u00eb e t\u00eb shprehurit dhe p\u00ebr lirin\u00eb e medies n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare. Jan\u00eb tri ngjarje, vet\u00ebm t\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb k\u00ebtij viti, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb 2019-t\u00ebn, nj\u00eb vit q\u00eb nuk u jep nder pushtetar\u00ebve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":49127,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-49126","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>PO MBYLLET NJ\u00cb VIT I ZI P\u00cbR LIRIN\u00cb E SHPREHJES N\u00cb TROJET SHQIPTARE \u2013 HIPOKRIZIA E DIASPOR\u00cbS? - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"PO MBYLLET NJ\u00cb VIT I ZI P\u00cbR LIRIN\u00cb E SHPREHJES N\u00cb TROJET SHQIPTARE \u2013 HIPOKRIZIA E DIASPOR\u00cbS? - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Frank Shkreli Viti 2019 po p\u00ebrfundon si \u00ebsht\u00eb m\u00eb zi p\u00ebr lirin\u00eb e fjal\u00ebs, p\u00ebr lirin\u00eb e t\u00eb shprehurit dhe p\u00ebr lirin\u00eb e medies n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare. Jan\u00eb tri ngjarje, vet\u00ebm t\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb k\u00ebtij viti, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb 2019-t\u00ebn, nj\u00eb vit q\u00eb nuk u jep nder pushtetar\u00ebve [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-12-22T00:47:23+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-12-22T00:47:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/kercenim_per_fjalen_e_lire.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"450\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"780\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"PO MBYLLET NJ\u00cb VIT I ZI P\u00cbR LIRIN\u00cb E SHPREHJES N\u00cb TROJET SHQIPTARE \u2013 HIPOKRIZIA E DIASPOR\u00cbS?\",\"datePublished\":\"2019-12-22T00:47:23+00:00\",\"dateModified\":\"2019-12-22T00:47:30+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\\\/\"},\"wordCount\":2273,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/12\\\/kercenim_per_fjalen_e_lire.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\\\/\",\"name\":\"PO MBYLLET NJ\u00cb VIT I ZI P\u00cbR LIRIN\u00cb E SHPREHJES N\u00cb TROJET SHQIPTARE \u2013 HIPOKRIZIA E DIASPOR\u00cbS? - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/12\\\/kercenim_per_fjalen_e_lire.jpg\",\"datePublished\":\"2019-12-22T00:47:23+00:00\",\"dateModified\":\"2019-12-22T00:47:30+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/12\\\/kercenim_per_fjalen_e_lire.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/12\\\/kercenim_per_fjalen_e_lire.jpg\",\"width\":450,\"height\":780,\"caption\":\"K\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr Fjal\u00ebn e lir\u00eb\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"PO MBYLLET NJ\u00cb VIT I ZI P\u00cbR LIRIN\u00cb E SHPREHJES N\u00cb TROJET SHQIPTARE \u2013 HIPOKRIZIA E DIASPOR\u00cbS?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"PO MBYLLET NJ\u00cb VIT I ZI P\u00cbR LIRIN\u00cb E SHPREHJES N\u00cb TROJET SHQIPTARE \u2013 HIPOKRIZIA E DIASPOR\u00cbS? - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"PO MBYLLET NJ\u00cb VIT I ZI P\u00cbR LIRIN\u00cb E SHPREHJES N\u00cb TROJET SHQIPTARE \u2013 HIPOKRIZIA E DIASPOR\u00cbS? - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Frank Shkreli Viti 2019 po p\u00ebrfundon si \u00ebsht\u00eb m\u00eb zi p\u00ebr lirin\u00eb e fjal\u00ebs, p\u00ebr lirin\u00eb e t\u00eb shprehurit dhe p\u00ebr lirin\u00eb e medies n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare. Jan\u00eb tri ngjarje, vet\u00ebm t\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb k\u00ebtij viti, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb 2019-t\u00ebn, nj\u00eb vit q\u00eb nuk u jep nder pushtetar\u00ebve [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-12-22T00:47:23+00:00","article_modified_time":"2019-12-22T00:47:30+00:00","og_image":[{"width":450,"height":780,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/kercenim_per_fjalen_e_lire.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"PO MBYLLET NJ\u00cb VIT I ZI P\u00cbR LIRIN\u00cb E SHPREHJES N\u00cb TROJET SHQIPTARE \u2013 HIPOKRIZIA E DIASPOR\u00cbS?","datePublished":"2019-12-22T00:47:23+00:00","dateModified":"2019-12-22T00:47:30+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\/"},"wordCount":2273,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/kercenim_per_fjalen_e_lire.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\/","name":"PO MBYLLET NJ\u00cb VIT I ZI P\u00cbR LIRIN\u00cb E SHPREHJES N\u00cb TROJET SHQIPTARE \u2013 HIPOKRIZIA E DIASPOR\u00cbS? - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/kercenim_per_fjalen_e_lire.jpg","datePublished":"2019-12-22T00:47:23+00:00","dateModified":"2019-12-22T00:47:30+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/kercenim_per_fjalen_e_lire.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/kercenim_per_fjalen_e_lire.jpg","width":450,"height":780,"caption":"K\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr Fjal\u00ebn e lir\u00eb"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-mbyllet-nje-vit-i-zi-per-lirine-e-shprehjes-ne-trojet-shqiptare-hipokrizia-e-diaspores\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"PO MBYLLET NJ\u00cb VIT I ZI P\u00cbR LIRIN\u00cb E SHPREHJES N\u00cb TROJET SHQIPTARE \u2013 HIPOKRIZIA E DIASPOR\u00cbS?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49126","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49126"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49126\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":49128,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49126\/revisions\/49128"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/49127"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49126"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49126"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49126"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}