{"id":49163,"date":"2019-12-22T23:00:03","date_gmt":"2019-12-22T22:00:03","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=49163"},"modified":"2019-12-22T23:00:10","modified_gmt":"2019-12-22T22:00:10","slug":"tashme-jam-si-engjejt-e-humbur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\/","title":{"rendered":"Tashm\u00eb jam si engj\u00ebjt e humbur\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Un\u00eb qesh\u00eb krijuar i bukur, magjepsja t\u00eb gjith\u00eb, g\u00ebzoja zemrat n\u00eb takimin me mua dhe v\u00ebrtet\u00eb isha i dobish\u00ebm. Isha si nj\u00eb kuti e vog\u00ebl, por shum\u00eb e lezetshme, transmetoja z\u00ebrin e n\u00ebn\u00ebs tek i biri dhe z\u00ebrin e t\u00eb birit tek n\u00ebna larg.<\/p>\n<p>Fillova si Engj\u00ebll drite, shk\u00eblqeja shum\u00eb, gjithkush m\u00eb donte, sepse nuk e dinin fundin tim, qesh\u00eb krijuar si Lu\u00e7iferri: shum\u00eb i bukur e me vlera.<br \/>\nAt\u00ebher\u00eb, n\u00eb fillim mbaja vendin tim, m\u00eb p\u00ebrdornin thjesht p\u00ebr t\u00eb komunikuar, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb lajm apo nj\u00eb ftes\u00eb, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb urim apo bekim: isha realisht i dobish\u00ebm.<\/p>\n<p>E pastaj m\u00eb linin aty njer\u00ebzit, vazhdonin jet\u00ebn e vet, jetonin. Un\u00eb nuk isha i k\u00ebnaqur me aq, doja m\u00eb shum\u00eb nga njer\u00ebzit. Fillova me loj\u00ebra p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e t\u00eb rinjt\u00eb, gjithnj\u00eb pa ndryshuar shum\u00eb. Mbeta nj\u00eb kuti e vog\u00ebl, si gjithmon\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs, por doja m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Befas m\u00eb erdh\u00ebn ide t\u00eb forta q\u00eb t\u2019iu vidhja koh\u00ebn njer\u00ebzve, t\u2019iu vidhja marr\u00ebdh\u00ebniet e t\u2019i b\u00ebja sa m\u00eb t\u00eb vetmuar.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb nuk shihte se si hidhja rr\u00ebnj\u00eb, si pushtoja jet\u00ebn e tyre pak nga pak, N\u00eb pamje t\u00eb jashtme po ndryshoja pak p\u00ebrmas\u00ebn, ngjyr\u00ebn, por strategjit\u00eb e mia ishin t\u00eb fshehura: askush nuk mund t\u2019i shihte.<\/p>\n<p>Pas loj\u00ebrave shpika infrarossi dhe Bluetooth, kaq u desh q\u00eb t\u00eb mbaja af\u00ebr djem e vajza, p\u00ebr t\u00eb kaluar or\u00eb t\u00eb t\u00ebra duke kaluar k\u00ebng\u00eb e mesazhe nga nj\u00eb kuti n\u00eb tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Doja q\u00eb t\u2019i bindja n\u00eb mas\u00eb njer\u00ebzit se un\u00eb mund t\u00eb mbush boshll\u00ebqet e tyre, se un\u00eb do i b\u00ebja t\u00eb lumtur, dhe kaq u desh: ia dola me ta.<\/p>\n<p>Futa brenda k\u00ebsaj kutie edhe fb, mesengjer e instagram, dhe bashk\u00eb me ta futa mendjet e zemrat  e mbar\u00eb njer\u00ebzimit brenda meje, por un\u00eb jam thjesht nj\u00eb kuti e vog\u00ebl.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00ebve po ju merret fryma, por i kam bindur se \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e bukur. E q\u00eb t\u2019i mashtroj m\u00eb \u00ebmb\u00eblsisht kam bindur edhe t\u00eb mir\u00ebt q\u00eb t\u00eb m\u00eb p\u00ebrdorin me t\u00eb gjitha programet e mia.<\/p>\n<p>M\u00eb p\u00ebrdorin politikan\u00ebt, meshtar\u00ebt e murgeshat, m\u00eb p\u00ebrdorin ata q\u00eb kan\u00eb fam\u00eb p\u00ebr shenjt\u00ebri dhe burr\u00ebri, m\u00eb p\u00ebrdorin t\u00eb varf\u00ebrit\u2026 M\u00eb p\u00ebrdorin\u2026 Hahahahah, \u00e7far\u00eb them un\u00eb?<\/p>\n<p>Ata dikur m\u00eb p\u00ebrdornin vet\u00ebm n\u00eb fillim, kur isha si drit\u00eb, por tash i p\u00ebrdor un\u00eb ata.<\/p>\n<p>Kam mbar\u00eb njer\u00ebzimin n\u00eb dor\u00ebn time: Duke r\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e prind\u00ebrve, iu hoqa atyre g\u00ebzimin e past\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shikuar n\u00eb fytyr\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre, duke r\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e f\u00ebmij\u00ebve, iu hoqa atyre k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u g\u00ebzuar pak minuta me prind\u00ebrit e tyre.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam nj\u00eb kuti e vog\u00ebl, por nuk ngopem kurr\u00eb: kam nisur nj\u00eb rrug\u00eb pa kthim, \u00ebsht\u00eb rruga e r\u00ebnies. Iu mora t\u00eb rinjve koh\u00ebn e studimit, koh\u00ebn e pushimit, koh\u00ebn e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb rruga ime, sajoj \u00e7do dit\u00eb gj\u00ebra t\u00eb reja q\u00eb pas meje t\u00eb humbasin shpirtrat.<\/p>\n<p>Ndonj\u00eb q\u00eb ka si shpirt profetik ka filluar t\u00eb kuptoj\u00eb sadopak, por \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb z\u00eb q\u00eb b\u00ebrtet n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, askush pothuajse nuk d\u00ebgjon m\u00eb. \u00cbsht\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb kam arritur kulmin! Kam forc\u00eb t\u00eb divorcoj \u00e7iftet p\u00ebr nj\u00eb like t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb instagram. M\u00eb duhet shum\u00eb pak tashm\u00eb. Po b\u00ebj k\u00ebrdin\u00eb, por sekreti im \u00ebsht\u00eb se nuk e din\u00eb. Njer\u00ebzit e \u00e7do moshe shohin vet\u00ebm kutin\u00eb time diku m\u00eb e vog\u00ebl, diku m\u00eb e madhe, por po b\u00ebj shum\u00eb.<\/p>\n<p>Me arritjet e mia jam i k\u00ebnaqur. Dikur njer\u00ebzit pinin ila\u00e7e, k\u00ebrkonin sh\u00ebrim q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin pak gjum\u00eb t\u00eb qet\u00eb; tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta: un\u00eb, kjo kuti kaq e vog\u00ebl, zakonisht e zez\u00eb, por edhe me ngjyra nganj\u00ebher\u00eb, po b\u00ebj rr\u00ebnimin. Iu kam hequr gjumin pothuajse t\u00eb gjith\u00ebve, por e kam b\u00ebr\u00eb shum\u00eb holl\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, sepse kam hequr shijen p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00ebrat.<\/p>\n<p>Kam hequr shijen p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gjum\u00eb t\u00eb kthjell\u00ebt, kam hequr shijen p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sh\u00ebtitje t\u00eb lir\u00eb n\u00eb nj\u00eb l\u00ebndin\u00eb apo n\u00eb breg t\u00eb detit\u2026 Nuk e dija q\u00eb kam kaq forc\u00eb as vet\u00eb.<\/p>\n<p>Sekreti m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb se njer\u00ebzit nuk e din\u00eb at\u00eb q\u00eb po b\u00ebj\u2026 ka ndodhur me mua pik\u00ebrisht si me Engj\u00ebllin e Drit\u00ebs. Nuk ngopem a kuptoni? Q\u00ebndroj n\u00eb duart e babait, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i d\u00ebrrmuar nga puna, nga lodhjet e jet\u00ebs dhe e mbaj peng aty pik\u00ebrisht kur ka nevoj\u00eb t\u00eb flej\u00eb. Nuk dua q\u00eb ndokush t\u00eb jet\u00eb i qet\u00eb. I kam menduar gj\u00ebrat mir\u00eb kur qesh\u00eb krijuar si kuti e vog\u00ebl: k\u00ebshtu mund t\u00eb m\u00eb mbajn\u00eb edhe n\u00eb tavolin\u00eb kur han\u00eb buk\u00eb, kur dalin p\u00ebr kafe p\u00ebr t\u2019u \u00e7lodhur, kur shkojn\u00eb n\u00eb lutje.<\/p>\n<p>Madje q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb v\u00ebn\u00eb re, q\u00eb t\u00eb dukem krejt i mir\u00eb, iu dhash\u00eb mund\u00ebsin\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb vendosin programe lutjeje. Po dua t\u2019i fus brenda k\u00ebsaj kutie edhe meshtar\u00ebt, edhe murgeshat edhe njer\u00ebzit m\u00eb vullnetmir\u00eb. Por k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb stili im: hy si i mir\u00eb q\u00eb askush t\u00eb mos e kuptoj\u00eb. Kam strategji t\u00eb pafund. Kan\u00eb mbetur pak ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb por edhe ata jan\u00eb pothuajse n\u00eb duart e mia, mungon pak q\u00eb t\u2019ua marr frym\u00ebn edhe atyre.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb se m\u00eb intereson q\u00eb t\u2019i fus k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuti, as t\u2019ju marr frym\u00ebn e t\u2019i lodh n\u00eb \u00e7do drejtim, por n\u00eb fund \u00ebsht\u00eb shpirti i tyre q\u00eb m\u00eb intereson.<\/p>\n<p>Jam krejt si Engj\u00eblli i Drit\u00ebs, si Lu\u00e7iferri. N\u00eb fillim sillja drit\u00eb, g\u00ebzim, krijoja bashkim dhe dashuri mes njer\u00ebzve, por shum\u00eb shpejt kuptova se mund t\u00eb b\u00ebj k\u00ebrdin\u00eb. Sekreti kryesor q\u00eb m\u00eb b\u00ebn t\u00eb kem gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb sukses \u00ebsht\u00eb se askush nuk e din mir\u00eb sa k\u00ebrdin\u00eb po e b\u00ebj.<\/p>\n<p>Kam edhe nj\u00eb sekret tjet\u00ebr: nuk i l\u00eb t\u00eb shofin sa i keq jam b\u00ebr\u00eb. I kam mashtruar me drit\u00ebn fillestare. Oh sikur t\u00eb shihnin sa i sh\u00ebmtuar jam b\u00ebr\u00eb. N\u00eb fakt isha shum\u00eb i bukur, qesh\u00eb krijuar i mir\u00eb, por nuk jam m\u00eb ai q\u00eb isha, jam krejt nj\u00eb tjet\u00ebr. Por, askush nuk e di k\u00ebt\u00eb gj\u00eb: i mashtroj edhe duke shtuar gj\u00ebra t\u00eb reja. Jam b\u00ebr\u00eb mjeshtri m\u00eb i madh i mashtrimit i t\u00eb gjitha koh\u00ebve: duhet shum\u00eb bekim q\u00eb njer\u00ebzit ta kuptojn\u00eb. I kam mashtruar q\u00eb n\u00eb fillim.<\/p>\n<p>Besoj se Shpirti Shenjt e parashikoi mir\u00eb kur b\u00ebri t\u00eb shkruhej kjo fjal\u00eb n\u00eb Bib\u00ebl: \u201cPlaga jote \u00ebsht\u00eb e pash\u00ebrueshme, varra jote \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. P\u00ebr plag\u00eb t\u00ebnde barna s\u2019ka, varra jote s\u2019do t\u00eb b\u00ebj\u00eb v\u00ebrrag\u00eb\u201d (Jeremia 30, 12\u02d713).<\/p>\n<p>Kam prap\u00eb shpikje t\u00eb reja, sepse nuk dua t\u00eb l\u00eb ask\u00ebnd t\u00eb marr\u00eb frym\u00eb. Dua lirin\u00eb, zemrat, g\u00ebzimin, paqen, t\u00eb mirat e t\u00eb gjith\u00ebve pa p\u00ebrjashtim. Prandaj do t\u00eb kem gjithmon\u00eb oferta t\u00eb reja: p\u00ebr \u00e7do fest\u00eb fetare apo civile.<\/p>\n<p>Arritjet e mia deri tani jan\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, por s\u2019jam i k\u00ebnaqur. Deri tani kam shkat\u00ebrruar familje, kam krijuar p\u00ebr\u00e7arje, konflikte, k\u00ebrc\u00ebnime, frika t\u00eb pafund. Kur ndonj\u00eb fillon t\u00eb kuptoj\u00eb pak, un\u00eb jam krejt i p\u00ebrgatitur q\u00eb t\u2019ia shtremb\u00ebroj shikimin: kam menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb t\u00eb re, me t\u00eb cil\u00ebn e nxis t\u00eb mendoj\u00eb se po b\u00ebj mir\u00eb. Ofertat e mia nuk mbarojn\u00eb kurr\u00eb\u2026 Njer\u00ebzit nuk e din\u00eb, por po u ndal\u00ebn sadopak do ta kuptonin sa k\u00ebrdin\u00eb po e b\u00ebj n\u00eb ta. Un\u00eb nuk ndalem kurr\u00eb, dhe prej meje nuk do t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb kurr\u00eb, por ka nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb vetme: q\u00eb ata vet\u00eb t\u00eb ndalen.<\/p>\n<p>E kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb se jan\u00eb brenda meje, brenda asaj kutis\u00eb q\u00eb shihet me sy. T\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb brenda, por nuk e din\u00eb: ky \u00ebsht\u00eb sekreti im. Edhe n\u00ebse ndalen, un\u00eb do t\u00eb b\u00ebj t\u00eb pamundur\u00ebn q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn t\u2019i mbaj t\u00eb burgosur aty brenda meje. Njer\u00ebzve ju kam fshehur edhe di\u00e7ka: jan\u00eb k\u00ebtu brenda meje, por nuk i b\u00ebj t\u00eb shohin sa i keq jam. Po t\u00eb shihnin sa i sh\u00ebmtuar jam b\u00ebr\u00eb, do t\u00eb vdisnin nga frika! Ata vet\u00ebm din\u00eb se jam nj\u00eb kuti, her\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl, her\u00eb m\u00eb e madhe, her\u00eb me nj\u00eb program, her\u00eb me nj\u00eb tjet\u00ebr: m\u00eb njohin me emrin celular, por nuk e din\u00eb un\u00eb se tashm\u00eb jam nj\u00eb engj\u00ebll i humbur, nj\u00eb engj\u00ebll i r\u00ebn\u00eb!<\/p>\n<p><b>Nikolin Sh. L\u00ebmezhi<\/b><br \/>\n<i>Shkod\u00ebr, m\u00eb 22.12.2019<\/i><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb qesh\u00eb krijuar i bukur, magjepsja t\u00eb gjith\u00eb, g\u00ebzoja zemrat n\u00eb takimin me mua dhe v\u00ebrtet\u00eb isha i dobish\u00ebm. Isha si nj\u00eb kuti e vog\u00ebl, por shum\u00eb e lezetshme, transmetoja z\u00ebrin e n\u00ebn\u00ebs tek i biri dhe z\u00ebrin e t\u00eb birit tek n\u00ebna larg. Fillova si Engj\u00ebll drite, shk\u00eblqeja shum\u00eb, gjithkush m\u00eb donte, sepse nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":44919,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-49163","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Tashm\u00eb jam si engj\u00ebjt e humbur\u2026 - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Tashm\u00eb jam si engj\u00ebjt e humbur\u2026 - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Un\u00eb qesh\u00eb krijuar i bukur, magjepsja t\u00eb gjith\u00eb, g\u00ebzoja zemrat n\u00eb takimin me mua dhe v\u00ebrtet\u00eb isha i dobish\u00ebm. Isha si nj\u00eb kuti e vog\u00ebl, por shum\u00eb e lezetshme, transmetoja z\u00ebrin e n\u00ebn\u00ebs tek i biri dhe z\u00ebrin e t\u00eb birit tek n\u00ebna larg. Fillova si Engj\u00ebll drite, shk\u00eblqeja shum\u00eb, gjithkush m\u00eb donte, sepse nuk [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-12-22T22:00:03+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-12-22T22:00:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/nikolin_lemezhi_pagezimi_te_kisha_e_shen_eufemise.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"736\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Tashm\u00eb jam si engj\u00ebjt e humbur\u2026\",\"datePublished\":\"2019-12-22T22:00:03+00:00\",\"dateModified\":\"2019-12-22T22:00:10+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\\\/\"},\"wordCount\":1564,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/09\\\/nikolin_lemezhi_pagezimi_te_kisha_e_shen_eufemise.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\\\/\",\"name\":\"Tashm\u00eb jam si engj\u00ebjt e humbur\u2026 - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/09\\\/nikolin_lemezhi_pagezimi_te_kisha_e_shen_eufemise.jpg\",\"datePublished\":\"2019-12-22T22:00:03+00:00\",\"dateModified\":\"2019-12-22T22:00:10+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/09\\\/nikolin_lemezhi_pagezimi_te_kisha_e_shen_eufemise.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/09\\\/nikolin_lemezhi_pagezimi_te_kisha_e_shen_eufemise.jpg\",\"width\":600,\"height\":736,\"caption\":\"Nikolin L\u00ebmezhi - pag\u00ebzimi te kisha e Sh\u00ebn Eufemis\u00eb\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Tashm\u00eb jam si engj\u00ebjt e humbur\u2026\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Tashm\u00eb jam si engj\u00ebjt e humbur\u2026 - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Tashm\u00eb jam si engj\u00ebjt e humbur\u2026 - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Un\u00eb qesh\u00eb krijuar i bukur, magjepsja t\u00eb gjith\u00eb, g\u00ebzoja zemrat n\u00eb takimin me mua dhe v\u00ebrtet\u00eb isha i dobish\u00ebm. Isha si nj\u00eb kuti e vog\u00ebl, por shum\u00eb e lezetshme, transmetoja z\u00ebrin e n\u00ebn\u00ebs tek i biri dhe z\u00ebrin e t\u00eb birit tek n\u00ebna larg. Fillova si Engj\u00ebll drite, shk\u00eblqeja shum\u00eb, gjithkush m\u00eb donte, sepse nuk [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-12-22T22:00:03+00:00","article_modified_time":"2019-12-22T22:00:10+00:00","og_image":[{"width":600,"height":736,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/nikolin_lemezhi_pagezimi_te_kisha_e_shen_eufemise.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Tashm\u00eb jam si engj\u00ebjt e humbur\u2026","datePublished":"2019-12-22T22:00:03+00:00","dateModified":"2019-12-22T22:00:10+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\/"},"wordCount":1564,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/nikolin_lemezhi_pagezimi_te_kisha_e_shen_eufemise.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\/","name":"Tashm\u00eb jam si engj\u00ebjt e humbur\u2026 - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/nikolin_lemezhi_pagezimi_te_kisha_e_shen_eufemise.jpg","datePublished":"2019-12-22T22:00:03+00:00","dateModified":"2019-12-22T22:00:10+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/nikolin_lemezhi_pagezimi_te_kisha_e_shen_eufemise.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/nikolin_lemezhi_pagezimi_te_kisha_e_shen_eufemise.jpg","width":600,"height":736,"caption":"Nikolin L\u00ebmezhi - pag\u00ebzimi te kisha e Sh\u00ebn Eufemis\u00eb"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tashme-jam-si-engjejt-e-humbur\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Tashm\u00eb jam si engj\u00ebjt e humbur\u2026"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49163","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49163"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49163\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":49164,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49163\/revisions\/49164"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/44919"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49163"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49163"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49163"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}