{"id":49199,"date":"2019-12-23T17:37:42","date_gmt":"2019-12-23T16:37:42","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=49199"},"modified":"2019-12-23T17:51:09","modified_gmt":"2019-12-23T16:51:09","slug":"cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb 3 aktet e gjyqit t\u00eb k\u00ebng\u00ebtarit lirik Luk\u00eb Ka\u00e7aj"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Historia dramatike &#8211;\u00a0<\/strong><\/em><a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2019\/04\/04\/historia-dramatike-cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Lapsi.al<\/a>, <em>04\/04\/2019<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebng\u00ebtar\u00eb si ai, edhe bot\u00ebs i vijn\u00eb pak n\u00eb \u00e7do brez, por n\u00eb Shqip\u00ebri b\u00ebn\u00eb \u00e7mos ta largonin nga skena, t\u2019i ndalonin z\u00ebrin n\u00eb radio dhe ta \u00e7onin n\u00eb burg. Ishte koha kur Bibla t\u00eb b\u00ebnte m\u00ebkatar dhe Fishta, fashist. Ishte koha kur njer\u00ebzit d\u00ebnoheshin me akuza qesharake q\u00eb, po t\u00eb mos ishte p\u00ebr dhimbjen q\u00eb shkaktonin, t\u00eb shkrinin gazit. <a href=\"http:\/\/kujto.al\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Kujto.al<\/a> sjell d\u00ebshmin\u00eb p\u00ebr tri seancat e gjyqit q\u00eb i paraprin\u00eb burgosjes s\u00eb k\u00ebng\u00ebtarit lirik, mb\u00ebshtetur n\u00eb librin \u201c<em>Legjendat nuk vdesin<\/em>\u201d, q\u00eb ish-studenti dhe miku i tij, <strong>Loro Sata<\/strong>, i ka kushtuar Luk\u00eb Ka\u00e7ajt.<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb korrikun e vitit 1973. Nuk kishin kaluar as dy muaj q\u00eb nga 28 maji, kur Luk\u00eb Ka\u00e7ajt iu vun\u00eb prangat n\u00eb shkall\u00ebt e Institutit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Arteve. Si\u00e7 shkruan Loro Sata, n\u00eb librin kushtuar basit t\u00eb madh, \u201c<em>Legjendat nuk vdesin<\/em>\u201d, ajo dit\u00eb korriku nisi me nj\u00eb rrebesh vere, q\u00eb do ia linte vendin nj\u00eb t\u00eb nxehti p\u00ebrv\u00eblues, p\u00ebr ta r\u00ebnduar edhe m\u00eb atmosfer\u00ebn n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit, ku artisti do t\u00eb shfaqej n\u00eb rolin e t\u00eb pandehurit, n\u00eb dram\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb tij. Kjo dram\u00eb kishte nisur m\u00eb shum\u00eb sesa 10 vjet m\u00eb par\u00eb, kur Luk\u00ebs, s\u00eb duartrokitur dhe t\u00eb vler\u00ebsuar nga publiku dhe kritika bot\u00ebrore, i kishin ndaluar p\u00ebrgjithmon\u00eb sken\u00ebn n\u00eb vendin e lindjes. Paralajm\u00ebrimi m\u00eb i fuqish\u00ebm i ishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb prill t\u00eb atij viti, kur n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb Organizat\u00ebs Baz\u00eb t\u00eb Partis\u00eb, Luk\u00eb Ka\u00e7ajt i ishin num\u00ebruar disa faje.<\/p>\n<p>I ishte p\u00ebrmendur nj\u00eb <strong>let\u00ebr d\u00ebrguar nj\u00eb shoku bullgar t\u00eb konservatorit<\/strong>; nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb sipas tij, <em><strong>artist\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri trajtoheshin keq, jetonin t\u00eb izoluar dhe n\u00eb mjerim ekonomik si i gjith\u00eb vendi<\/strong><\/em> dhe nj\u00eb barcalet\u00eb q\u00eb, kur n\u00eb Tiran\u00eb kishte ardhur skuadra e Ajaksit, ai e kishte quajtur skuadra e Dajaksit. N\u00eb at\u00eb mbledhje, dikush arriti deri aty, sa t\u00eb k\u00ebrkonte, q\u00eb Luk\u00ebs t\u2019i hiqej e drejta e m\u00ebsimdh\u00ebnies n\u00eb Institutin e Lart\u00eb t\u00eb Arteve. Tani po p\u00ebrgatiteshin p\u00ebr ta shkulur edhe nga familja, nga bashk\u00ebshortja Ana, nga muzika dhe poezia, nga librat e nga miqt\u00eb, edhe pse, si\u00e7 do t\u00eb v\u00ebrtetohej n\u00eb at\u00eb sall\u00eb, jo t\u00eb gjith\u00eb miqt\u00eb ishin si\u00e7 i kishte menduar.<\/p>\n<p><strong>Hapja trondit\u00ebse<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb gjyq, ishin student\u00eb apo ish-student\u00eb t\u00eb Ka\u00e7ajt dhe miq t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb u treguan t\u00eb guximsh\u00ebm duke ardhur aty, si\u00e7 ishte autori i librit, Loro Sata, apo kat\u00ebr balerin\u00ebt e Teatrit t\u00eb Operas dhe Baletit, D.S, E.T, R.B dhe F.K., Faruk Koka, i cili pak vite m\u00eb von\u00eb do ta p\u00ebsonte nj\u00eblloj si Luka, duke u arrestuar dhe d\u00ebnuar, kishte bashk\u00ebstudent\u00eb t\u00eb tij n\u00eb konservatorin \u201cP. I. \u00c7ajkovski\u201d dhe pedagog\u00eb t\u00eb Institutit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Arteve, si sopranoja lexhero H.S, tenor\u00ebt Xh.A dhe I.T, por dhe t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ishin thirrur n\u00eb gjyq nga organet e sigurimit si d\u00ebshmitar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt Loro Sata nuk i p\u00ebrmend, duke respektuar porosin\u00eb e Luk\u00eb Ka\u00e7ajt, q\u00eb nuk hoqi kurr\u00eb dor\u00eb prej deklarat\u00ebs hyjnore, \u201c<em>Zot fali se nuk din\u00eb \u00e7ka bajn\u00eb!<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>I zbeht\u00eb, tejet i dob\u00ebsuar, me shenjat e prangave n\u00eb duar, k\u00ebng\u00ebtari me trup vigani edhe pse i tjet\u00ebrsuar nga vuajtjet n\u00eb qeli, mundohej t\u00eb mbante q\u00ebndrim krenar, si\u00e7 shkruan Loro Sata. Flok\u00ebt biond, q\u00eb ai u mundua t\u2019i rregulloj\u00eb me duart q\u00eb mezi i bindeshin, nuk ia kishin prer\u00eb, por shk\u00eblqimin e syve t\u00eb kalt\u00ebr ia kishin shuar. Me ata sy pa, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb kur e kishin arrestuar, familjen. N\u00eb radh\u00ebn e par\u00eb, n\u00eb krahun e tij t\u00eb djatht\u00eb, si\u00e7 p\u00ebrshkruhet n\u00eb librin e Loro Sat\u00ebs, ishin ulur, e \u00ebma, n\u00ebna Tone, bashk\u00ebshortja, Ana, v\u00ebllai i tij i madh, Gjoni dhe motra e An\u00ebs, Linda. Gjoni i kish porositur, jasht\u00eb sall\u00ebs, t\u00eb mbaheshin fort, por pamja aq e lig\u00ebshtuar e Luk\u00ebs, ishte e pap\u00ebrballueshme. Ana, sapo iu kryq\u00ebzua shikimi me t\u00eb Luk\u00ebs, belb\u00ebzoi di\u00e7ka t\u00eb padeshifrueshme, ia dha nj\u00eb t\u00eb qeshure, pastaj nj\u00eb t\u00eb qare dhe u plandos n\u00eb tok\u00eb. Ata q\u00eb ishin ulur me t\u00eb u \u00e7uan nj\u00ebher\u00ebsh, por polici n\u00eb sall\u00eb thirri q\u00eb mos t\u00eb l\u00ebviznin.<\/p>\n<p>Ujin do ua sillnin ata, i b\u00ebrtiti Lind\u00ebs q\u00eb po k\u00ebrkonte nj\u00eb got\u00eb uj\u00eb p\u00ebr An\u00ebn. N\u00eb at\u00eb \u00e7ast, si\u00e7 vazhdon rr\u00ebfimin Sata, kur t\u00eb gjith\u00eb syt\u00eb ishin kthyer nga Ana, u d\u00ebgjua nj\u00eb e thirrur \u201c<em>Ndal! Ku vete mo ti\u2026<\/em>\u201d. Nj\u00eb polic trupmadh i ishte turrur t\u00eb akuzuarit, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt kishin rrethuar t\u00eb pranishmit. Luka, i tronditur nga ajo q\u00eb po i ndodhte Tushes s\u00eb tij, pa marr\u00eb parasysh ku ndodhej, ishte v\u00ebrsulur drejt saj, por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb polici e kishte ndaluar. Dhe sapo familja ishte riulur n\u00eb stol, pasi Ana ishte p\u00ebrmendur, Luka, q\u00eb vazhdonte t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriste emrin e saj, ishte rr\u00ebzuar pa ndjenja. Gjyqi nuk mund t\u00eb vazhdonte at\u00eb dit\u00eb. Seanca u shty. I mjaftoi ai akt i par\u00eb i dram\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb shok\u00ebt e dikursh\u00ebm, q\u00eb e kishin sjell\u00eb aty. Duhet t\u00eb ishte nj\u00eb goditje shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr nj\u00eb njeri me shpirt t\u00eb madh si Luk\u00eb Ka\u00e7aj, q\u00eb, si\u00e7 tregon Loro Sata, q\u00eb e njihte mir\u00eb, nuk i kish b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb keq njeriu dhe kishte treguar gjithmon\u00eb dashuri dhe besnik\u00ebri ndaj njer\u00ebzve dhe vendit t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>Lahuta e Malcis\u00eb, kjo arm\u00eb pa lej\u00eb e diktatur\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/kujto.al\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Kujto.al<\/a> vijon t\u00eb sjell\u00eb ngjarjet e atij gjyqi si\u00e7 tregohen n\u00eb librin e Loro Sat\u00ebs. Seanca e dyt\u00eb u zhvillua nj\u00eb jav\u00eb pas s\u00eb par\u00ebs. Kryetari i seanc\u00ebs, i nj\u00ebjti i jav\u00ebs s\u00eb kaluar dhe i t\u00eb gjitha seancave, nga i nj\u00ebjti qytet verior me Luk\u00ebn, iu drejtua t\u00eb pandehurit t\u00eb ngrihej p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb trupit gjykues, duke i b\u00ebr\u00eb thirrje edhe prokurorit Mahmut Taraba, p\u00ebr t\u00eb gjykuar mbi problemet e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb do t\u00eb shfaqeshin.<\/p>\n<p>Prokurori i ishte drejtuar Luk\u00ebs, duke i th\u00ebn\u00eb q\u00eb ai mbronte nj\u00eb far\u00eb pad\u00ebr Gjergj Fishta, duke e quajtur poetin m\u00eb t\u00eb madh shqiptar t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebrave, Homerin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe gjith\u00eb Evrop\u00ebs. \u201c<em>D\u00ebgjo k\u00ebtu, o i pandehur, \u00e7far\u00eb shkruan Ismail Kadare p\u00ebr Gjergj Fisht\u00ebn<\/em>\u201d, kishte vazhduar ai, duke hapur librin \u201c<em>Autobiografia e popullit n\u00eb vargje<\/em>\u201d, t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb botuese \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d, t\u00eb vitit 1972, t\u00eb shkrimtarit Ismail Kadare dhe duke lexuar mbi faqen 44, ku shkruhej q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb poet dhe sidomos p\u00ebr \u201cLahut\u00ebn e Malcis\u00eb\u201d, propaganda klerikale dhe fashiste ka krijuar nj\u00eb mit dhe ky mit \u00ebsht\u00eb fenomeni m\u00eb regresiv n\u00eb historin\u00eb e zhvillimit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb. Pasi lexon edhe n\u00eb disa faqe t\u00eb tjera, prokurori pyet Luk\u00ebn, se \u00e7far\u00eb kishte p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Luk\u00eb Ka\u00e7aj, sipas d\u00ebshmis\u00eb q\u00eb gjendet n\u00eb librin kushtuar atij, \u201c<em>Legjendat nuk vdesin<\/em>\u201d, kur kishte marr\u00eb fjal\u00ebn, kishte shprehur vler\u00ebsimin p\u00ebr Kadaren\u00eb, duke shtuar q\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket Gjergj Fisht\u00ebs, Kadare ashtu e njeh dhe ashtu shkruan dhe n\u00ebse \u201c<em>do m\u00eb pyesnit p\u00ebrse e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb ai, them dhe besoj se ai e din m\u00eb mir\u00eb nga un\u00eb<\/em>\u201d, por \u201c<em>Verum poeta, propheta est<\/em>\u201d, \u201c<em>poeti i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb profet<\/em>\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb ai n\u00eb latinisht, duke kujtuar vuajtjet e Fisht\u00ebs dhe shprehjen biblike \u201c<em>Nemo propheta in patria<\/em>\u201d, \u201c<em>Askush nuk \u00ebsht\u00eb profet n\u00eb atdheun e tij<\/em>\u201d. K\u00ebtu kishte nisur bresh\u00ebria e kritikave nga prokurori dhe nj\u00eb an\u00ebtar i trupit gjykues kishte vazhduar sulmin p\u00ebr Luk\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai i kishte p\u00ebrmendur shprehjen e njohur latinisht \u201c<em>Vox Populi Vox Dei<\/em>\u201d, t\u00eb cil\u00ebn, Luka ose frat Saverini, si\u00e7 njihej ai mes fret\u00ebrve, duhet ta njihte mir\u00eb si ish-nx\u00ebn\u00ebs i Kolegjit Fran\u00e7eskan dhe liceut \u201c<em>Illyricum<\/em>\u201d. Pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shprehjes e mbante gazeta \u201c<em>Z\u00ebri i Popullit<\/em>\u201d, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gazet\u00eb, Luka kishte th\u00ebn\u00eb \u201c<em>aq sa ka \u00e7mimin, aq ka edhe vler\u00ebn<\/em>\u201d. K\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr shpjegime, Luka i ishte p\u00ebrgjigjur \u201c<em>Kam th\u00ebn\u00eb, at\u00eb q\u00eb kam th\u00ebn\u00eb<\/em>\u201d. Nuk kishte mbetur shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb. Nj\u00eb tjet\u00ebr an\u00ebtar i trupit gjykues kishte p\u00ebrmendur nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb at\u00eb sall\u00eb, ku thuhej q\u00eb Luka nuk e kishte qejf muzik\u00ebn popullore shqiptare dhe q\u00eb adhuronte Ba-c-h-in, duke g\u00ebrm\u00ebzuar mbiemrin e kompozitorit Bach dhe duke e b\u00ebr\u00eb sall\u00ebn t\u00eb shkrihej gazit etj. etj.<\/p>\n<p>Pasi kishin mbaruar fjal\u00ebt e trupit gjykues, d\u00ebshmitar\u00ebve dhe prokurorit, kryetari i seanc\u00ebs i k\u00ebrkon t\u00eb pandehurit \u00e7far\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb. Me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb mbytur nga gjendja sh\u00ebndet\u00ebsore e r\u00ebnduar gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kaloi n\u00eb qelin\u00eb e Deg\u00ebs s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Luka tha q\u00eb trupi gjykues dhe d\u00ebshmitar\u00ebt e dinin mir\u00eb p\u00ebrse fol\u00ebn ashtu si\u00e7 fol\u00ebn kund\u00ebr tij, por, forcoi z\u00ebrin dhe shtoi \u201c<em>nuk i ka le Luk\u00eb Ka\u00e7ajt n\u00eb shpirt, zem\u00ebr e mendje, tradhtia, jo kurr\u00eb p\u00ebr sa jet\u00eb t\u00eb kem<\/em>\u201d. Sa p\u00ebr koleg\u00ebt q\u00eb fol\u00ebn kund\u00ebr, mesa duket ata ishin mposhtur nga frika q\u00eb madh\u00ebshtia e tij mund t\u2019i err\u00ebsonte, ndaj vendos\u00ebn t\u2019i shpallnin luft\u00eb, por jo n\u00eb sken\u00eb, por n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb tjera. Si\u00e7 d\u00ebshmon Loro Sata n\u00eb librin e tij, kaq foli Luk\u00eb Ka\u00e7aj dhe u mbyll n\u00eb vete. U hodhi nj\u00eb v\u00ebshtrim m\u00ebshirues d\u00ebshmitar\u00ebve dhe m\u00eb pas mb\u00ebshtolli me nj\u00eb shikim t\u00eb but\u00eb, njer\u00ebzit e familjes dhe miqt\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb vuanin n\u00eb at\u00eb sall\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Finalja<\/strong><\/p>\n<p>Seanca e tret\u00eb dhe e fundit. Gusht 1973. Pretenca e prokurorit ishte dh\u00ebn\u00eb. Sigurisht nuk ishte harruar, mes t\u00eb tjera m\u00ebkatesh, as Bibla me firm\u00ebn e Gjergj Fisht\u00ebs, q\u00eb i kishin gjetur gjat\u00eb kontrollit t\u00eb banes\u00ebs dit\u00ebn e arrestimit. Kryetari i seanc\u00ebs lexoi vendimin. Luk\u00eb Ka\u00e7aj, \u201c<em>\u2026mbi veprimtarin\u00eb e tij armiq\u00ebsore, propagand\u00ebn armiq\u00ebsore kund\u00ebr Partis\u00eb dhe popullit shqiptar, d\u00ebnohet me 5 vjet heqje lirie.<\/em>\u201d Bashk\u00eb me Luk\u00ebn, burgos\u00ebn dhe z\u00ebrin e tij. N\u00eb radio nuk transmetoheshin m\u00eb ariet e k\u00ebnduara nga Luk\u00eb Ka\u00e7aj. Vendit t\u00eb tij iu mohua ai z\u00eb, q\u00eb skenat e huaja e lakmonin.<\/p>\n<p>Disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve, familjar\u00ebt m\u00ebsuan ku do ta vuante d\u00ebnimin Luka. E kishin \u00e7uar n\u00eb burgun e Ballshit, atje ku shkonin zakonisht t\u00eb burgosurit e s\u00ebmur\u00eb. Luk\u00ebs i ishte kthyer nj\u00eb i ftoht\u00eb i vjet\u00ebr dhe nervat i ishin dob\u00ebsuar shum\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb izolimit, ndaj dhe e \u00e7uan n\u00eb k\u00ebt\u00eb burg. Pun\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb, sistemi, do ia rezervonte kur t\u00eb dilte q\u00eb andej, duke e caktuar hamall te Pazari i Ri. \u00c7far\u00eb vendi ky q\u00eb Luka i dha zemr\u00ebn dhe jet\u00ebn! Hamejt\u00eb i kishte talente bot\u00ebrore! \/<a href=\"http:\/\/kujto.al\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Kujto.al<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Historia dramatike &#8211;\u00a0Lapsi.al, 04\/04\/2019 K\u00ebng\u00ebtar\u00eb si ai, edhe bot\u00ebs i vijn\u00eb pak n\u00eb \u00e7do brez, por n\u00eb Shqip\u00ebri b\u00ebn\u00eb \u00e7mos ta largonin nga skena, t\u2019i ndalonin z\u00ebrin n\u00eb radio dhe ta \u00e7onin n\u00eb burg. Ishte koha kur Bibla t\u00eb b\u00ebnte m\u00ebkatar dhe Fishta, fashist. Ishte koha kur njer\u00ebzit d\u00ebnoheshin me akuza qesharake q\u00eb, po t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":49200,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,35],"tags":[],"class_list":["post-49199","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb 3 aktet e gjyqit t\u00eb k\u00ebng\u00ebtarit lirik Luk\u00eb Ka\u00e7aj - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb 3 aktet e gjyqit t\u00eb k\u00ebng\u00ebtarit lirik Luk\u00eb Ka\u00e7aj - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Historia dramatike &#8211;\u00a0Lapsi.al, 04\/04\/2019 K\u00ebng\u00ebtar\u00eb si ai, edhe bot\u00ebs i vijn\u00eb pak n\u00eb \u00e7do brez, por n\u00eb Shqip\u00ebri b\u00ebn\u00eb \u00e7mos ta largonin nga skena, t\u2019i ndalonin z\u00ebrin n\u00eb radio dhe ta \u00e7onin n\u00eb burg. Ishte koha kur Bibla t\u00eb b\u00ebnte m\u00ebkatar dhe Fishta, fashist. Ishte koha kur njer\u00ebzit d\u00ebnoheshin me akuza qesharake q\u00eb, po t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-12-23T16:37:42+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-12-23T16:51:09+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/luke_ana_kacaj.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"530\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"\u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb 3 aktet e gjyqit t\u00eb k\u00ebng\u00ebtarit lirik Luk\u00eb Ka\u00e7aj\",\"datePublished\":\"2019-12-23T16:37:42+00:00\",\"dateModified\":\"2019-12-23T16:51:09+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\\\/\"},\"wordCount\":1958,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/12\\\/luke_ana_kacaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\\\/\",\"name\":\"\u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb 3 aktet e gjyqit t\u00eb k\u00ebng\u00ebtarit lirik Luk\u00eb Ka\u00e7aj - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/12\\\/luke_ana_kacaj.jpg\",\"datePublished\":\"2019-12-23T16:37:42+00:00\",\"dateModified\":\"2019-12-23T16:51:09+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/12\\\/luke_ana_kacaj.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/12\\\/luke_ana_kacaj.jpg\",\"width\":800,\"height\":530,\"caption\":\"Luk\u00eb e Ana Ka\u00e7aj\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb 3 aktet e gjyqit t\u00eb k\u00ebng\u00ebtarit lirik Luk\u00eb Ka\u00e7aj\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb 3 aktet e gjyqit t\u00eb k\u00ebng\u00ebtarit lirik Luk\u00eb Ka\u00e7aj - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"\u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb 3 aktet e gjyqit t\u00eb k\u00ebng\u00ebtarit lirik Luk\u00eb Ka\u00e7aj - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Historia dramatike &#8211;\u00a0Lapsi.al, 04\/04\/2019 K\u00ebng\u00ebtar\u00eb si ai, edhe bot\u00ebs i vijn\u00eb pak n\u00eb \u00e7do brez, por n\u00eb Shqip\u00ebri b\u00ebn\u00eb \u00e7mos ta largonin nga skena, t\u2019i ndalonin z\u00ebrin n\u00eb radio dhe ta \u00e7onin n\u00eb burg. Ishte koha kur Bibla t\u00eb b\u00ebnte m\u00ebkatar dhe Fishta, fashist. Ishte koha kur njer\u00ebzit d\u00ebnoheshin me akuza qesharake q\u00eb, po t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-12-23T16:37:42+00:00","article_modified_time":"2019-12-23T16:51:09+00:00","og_image":[{"width":800,"height":530,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/luke_ana_kacaj.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"\u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb 3 aktet e gjyqit t\u00eb k\u00ebng\u00ebtarit lirik Luk\u00eb Ka\u00e7aj","datePublished":"2019-12-23T16:37:42+00:00","dateModified":"2019-12-23T16:51:09+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\/"},"wordCount":1958,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/luke_ana_kacaj.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\/","name":"\u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb 3 aktet e gjyqit t\u00eb k\u00ebng\u00ebtarit lirik Luk\u00eb Ka\u00e7aj - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/luke_ana_kacaj.jpg","datePublished":"2019-12-23T16:37:42+00:00","dateModified":"2019-12-23T16:51:09+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/luke_ana_kacaj.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/luke_ana_kacaj.jpg","width":800,"height":530,"caption":"Luk\u00eb e Ana Ka\u00e7aj"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/cfare-ndodhi-ne-3-aktet-e-gjyqit-te-kengetarit-lirik-luke-kacaj\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb 3 aktet e gjyqit t\u00eb k\u00ebng\u00ebtarit lirik Luk\u00eb Ka\u00e7aj"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49199","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49199"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49199\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":49203,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49199\/revisions\/49203"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/49200"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49199"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49199"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49199"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}