{"id":49661,"date":"2020-01-10T17:49:05","date_gmt":"2020-01-10T16:49:05","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=49661"},"modified":"2020-01-10T17:49:11","modified_gmt":"2020-01-10T16:49:11","slug":"fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\/","title":{"rendered":"FOTOGRAFI Q\u00cb FLET NJ\u00cb MIJ\u00cb FJAL\u00cb \u2013 NJ\u00cb BISED\u00cb IMAGJINARE N\u00cb ATMOSFER\u00cbN E MINISHENGENIT BALLKANIK"},"content":{"rendered":"<p><em>\u201cV\u00ebllai i shqiptar\u00ebve\u201d n\u00eb takim me \u201cmiqt\u00eb\u201d historik\u00eb t\u00eb Kombit shqiptar<\/em><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-16731\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/frank_shkreli.jpg\" alt=\"Frank Shkreli\" width=\"298\" height=\"199\" \/>Nga <strong>Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Vu\u00e7iq, Erdogan, Putin n\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb Turqi, dit\u00ebt e fundit, p\u00ebr t\u00eb inauguruar tubacionin e ri t\u00eb gazit midis Rusis\u00eb dhe Turqis\u00eb &#8212; nj\u00eb shenj\u00eb tjet\u00ebr kjo e nj\u00eb afrimi gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh midis Mosk\u00ebs dhe Ankaras\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn energjetike, por edhe n\u00eb fusha t\u00eb tjera, p\u00ebrfshir\u00eb edhe bashkrendimin midis tyre, t\u00eb politikave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr shtrirjen e influenc\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor \u2013 p\u00ebrball\u00eb projektit p\u00ebr krijimin e nj\u00eb minishengeni ballkanik, propozuar nga Beogradi, i mb\u00ebshtetur nga Shqip\u00ebria, por jo nga Republika e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb imagjinare midis tyre, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt, gjat\u00eb atij takimi n\u00eb Turqi, Erdogani i siguron miqt\u00eb e tij Vu\u00e7iq dhe Putin se shqiptar\u00ebt, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk do t\u00eb jen\u00eb penges\u00eb p\u00ebr krijimin e t\u00eb ashtuquajturit sh\u00ebngenit ballkanik, madje Tirana zyrtare dhe kryeministri i atij vendi do t\u00eb jen\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsit m\u00eb t\u00eb zell\u00ebsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj nisme aq me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr interesat strategjike t\u00eb gjith\u00eb ne rreth k\u00ebsaj tryeze, u ka th\u00ebn\u00eb mysafir\u00ebve udh\u00ebheqsi turk, megjith\u00ebse Kosova nuk d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij projekti.<\/p>\n<p>Erdogani: \u201cKosova \u00ebsht\u00eb Turqi. Nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria e konsideron Turqin\u00eb si vend strategjik t\u00eb saj, pasi shqiptar\u00ebt jan\u00eb deklaruar si v\u00ebll\u00ebz\u00ebrit tan\u00eb, por edhe ne i konsiderojm\u00eb ata si v\u00ebll\u00ebz\u00ebr. Miku im i ngusht\u00eb, Kryeministri Shqip\u00ebris\u00eb, Rama m\u00eb ka siguruar se Shqiptar\u00ebt, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk do t\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb, por do t\u00eb mb\u00ebshtesin minishengenin ballkanik, si\u00e7 u pa edhe n\u00eb takimin e fundit n\u00eb Durr\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb jemi t\u00eb vetdijsh\u00ebm se nuk ka nism\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se ky projekt, q\u00eb t\u00eb shtojm\u00eb influenc\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb trojet shqiptare dhe t\u2019i largojm\u00eb shqiptar\u00ebt sa m\u00eb shum\u00eb nga influencat per\u00ebndimore, duke marr\u00eb parasysh\u00eb, natyrisht edhe interesat tona ekonomike dhe politiko-ushtarake q\u00eb sjell\u00eb minishengeni ballkanik p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne rreth k\u00ebsaj tryeze, n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Erdogani fal\u00ebnderoi Vu\u00e7iqin p\u00ebr nism\u00ebn dhe p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb me e tij me Kryeministrin shqiptar p\u00ebr ta bindur at\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e k\u00ebtij projekti por edhe p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e tij t\u00eb fort\u00eb q\u00eb ai i ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebsaj nisme &#8212; sepse sipas Erdoganit, pa pjes\u00ebmarrjen e Shqip\u00ebris\u00eb minishengeni ballkanik nuk do t\u00eb ishte i plot\u00eb dhe madje mund t\u00eb d\u00ebshtonte krejt\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq: \u201c<em>Pik\u00eb s\u00eb pari, t\u00eb fal\u00ebnderoj nga zemra miku im Erdogan p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e vendit tim gjat\u00eb viteve, sidomos p\u00ebr investimet e m\u00ebdha dhe strategjike q\u00eb vendi yt ka derdhur n\u00eb Serbi vitet e fundit si dhe p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb tuaj me mua personalisht. Por, sidomos, t\u00eb jam mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrkrahjen q\u00eb i kini dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtij projekti, p\u00ebr t\u00eb cilin un\u00eb kam punuar n\u00eb heshtje dhe pa buj\u00eb, p\u00ebr aq shum\u00eb vjet\u00eb, si nj\u00eb objektiv strategjiko-historik p\u00ebr rivendosjen e influenc\u00ebs, jo vet\u00ebm ekonomike serbe n\u00eb Ballkan \u2013 q\u00eb disa e cil\u00ebsojn\u00eb si rithemelimi i ish-Jugosllavis\u00eb &#8212; por nga i cili do t\u00eb p\u00ebrfitojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne, pasi me k\u00ebt\u00eb projekt, ne sh\u00ebrbejm\u00eb si der\u00eb e hapur edhe p\u00ebr ju t\u00eb shtrini influenc\u00ebn tuaj n\u00eb rajon.<\/em><\/p>\n<p><em>Por, m\u00eb vjen keq t\u00eb them se megjith\u00eb sigurimet e Kryeministrit Rama se Kosova do t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e k\u00ebsaj nisme, fatkeq\u00ebsisht, udh\u00ebheqsit e Kosov\u00ebs kan\u00eb vendosur t\u00eb pozicionohen kund\u00ebr k\u00ebtij projekti, tani p\u00ebr tani, q\u00eb t\u2019i bashkohen pra k\u00ebtij projekti, por kam besim se miku yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt, Erdogan, si t\u00eb qet\u00ebsohet diqysh atmosfera politike n\u00eb Prishtin\u00eb, do t\u00eb luaj kartat e nevojshme n\u00eb Kosov\u00eb, ku si\u00e7 e dime t\u00eb gjith\u00eb, ai g\u00ebzon edhe p\u00ebrkrahje t\u00eb konsiderueshme atje.<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Putini, si nj\u00eb dhelp\u00ebr e vjet\u00ebr e nd\u00ebgjon me v\u00ebmendje bised\u00ebn dhe b\u00ebn sikur nuk \u00ebsht\u00eb aq i interesuar \u2013 megjith\u00ebse i p\u00eblqejn\u00eb shum\u00eb ato q\u00eb thana\u00eb Vu\u00e7iqi e Erdogani, dhe mbrenda vetes k\u00ebnaqet, kur t\u00eb tjer\u00ebt b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e tij dhe t\u00eb ish-KGB-\u00ebs, an\u00ebtar i t\u00eb cil\u00ebs ishte dikur\u00eb, si mjesht\u00ebr p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga uj\u00ebrat e turbullta politike kudo, e sidomos n\u00eb Ballkan, kur pun\u00ebn e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb dobi t\u00eb Rusis\u00eb. N\u00eb sip\u00ebrfaqe, Moskovi, ashtu me durim e gjakftoh\u00ebsi nuk tregon ndonj\u00eb shqet\u00ebsim alarmues p\u00ebr p\u00ebr\u00e7arjet, p\u00ebr t\u00eb cilat fol\u00ebn m\u00eb p\u00ebrpara Erdogani e Vu\u00e7iqi, midis shqiptar\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, mbrenda vetes ndihet i k\u00ebnaqur p\u00ebr mosmarrveshjet midis shqiptar\u00ebve, jo vet\u00ebm p\u00ebrsa i p\u00ebrket projektit t\u00eb shengenit ballkanik, por edhe p\u00ebr nj\u00eb mori \u00e7\u00ebshtjesh t\u00eb tjera nd\u00ebrshqiptare q\u00eb duket se po keq\u00ebsohen dita dit\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb cilat, fatkeq\u00ebsisht, p\u00ebrfaqsuesit politik\u00eb shqiptar\u00eb &#8211;n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit shqiptaro-shqiptar&#8211; duket se nuk po gjejn\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb interesin madhor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb veta.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund nd\u00ebrhyri edhe Putini: Mos u shqet\u00ebsoni p\u00ebr mosmarrveshjet dhe grindjet midis shqiptar\u00ebve, miqt\u00eb e mi! N\u00ebqoftse shikoni historin\u00eb e tyre, k\u00ebshtu kan\u00eb qen\u00eb k\u00ebta gjithmon\u00eb. Ju e dini edhe historin\u00eb ton\u00eb me ta. Madje edhe Stalini, para se t\u00eb b\u00ebhej mik idhull i Enver Hoxh\u00ebs, i kishte th\u00ebn\u00eb jugosllav\u00ebve se p\u00ebrsa i p\u00ebrket atij, Shqip\u00ebrin\u00eb ju mund ta hidhni n\u00eb det. K\u00ebshtuq\u00eb, ne as sot as kurr\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb nuk kemi pasur ndonj\u00eb interesim p\u00ebr shqiptar\u00ebt, me p\u00ebrjashtim kur kemi mbrojtur interesat e v\u00ebll\u00ebz\u00ebrve ton\u00eb ortodoks serb\u00eb. K\u00ebshtuq\u00eb edhe sot, politika e Rusis\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb si politika serbe ndaj shqiptar\u00ebve!<\/p>\n<p>Kur flas p\u00ebr historin\u00eb, miku im Erdogan e di k\u00ebt\u00eb m\u00eb s\u00eb miri duke marr\u00eb parasysh\u00eb periudh\u00ebn 500-e ca vje\u00e7are t\u00eb okupimit otoman t\u00eb trojeve shqiptare. \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb tradit\u00eb nga e cila shqiptar\u00ebt ende as sot nuk jan\u00eb shkundur. Ju duhet ta dini se n\u00ebqoftse Shqiptar\u00ebt, do t\u00eb ishin v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb bashkuar rreth interesave t\u00eb tyre komb\u00ebtare, ata do t\u00eb ishin pengesa m\u00eb e madhe p\u00ebr realizimin e q\u00ebllimeve tona t\u00eb p\u00ebrhapjes dhe t\u00eb forcimit t\u00eb influenc\u00ebs ton\u00eb n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs. Prandaj, miqt\u00eb e mi, Erdogan e Vu\u00e7iq, mos derdhni lot\u00eb p\u00ebr p\u00ebr\u00e7arjet midis shqiptar\u00ebve, duke pretenduar se gjoja doni edhe Kosov\u00ebn t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e shengenit ballkanik. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebr realizimin e objektivave tona t\u00eb vjetra n\u00eb Ballkan, ne k\u00ebshtu na duhet shqiptar\u00ebt: t\u00eb ndar\u00eb e t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb. Prandaj mos u shqet\u00ebsoni miqt\u00eb e mi.<\/p>\n<p>Ne i kemi sot shqiptar\u00ebt, ekzat\u00ebrisht, aty ku na duhen dhe si na duhen t\u00eb jen\u00eb, p\u00ebr realizimin e interesave tona n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, q\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr to \u00ebsht\u00eb end\u00ebrra e Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb det.. Ju ndoshta nuk mund ta merrni me mend k\u00ebt\u00eb, por Shqiptar\u00ebt, ashtu si\u00e7 jan\u00eb sot t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, madje edhe kur kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me interesat m\u00eb jetike komb\u00ebtare t\u00eb tyre, t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb k\u00ebqij, shqiptar\u00ebt jan\u00eb tan\u00ebt. Si t\u00eb till\u00eb, ne i shesim dhe i blejm\u00eb shqiptar\u00ebt si t\u00eb na teket dhe kur t\u00eb na teket\u201d, ka p\u00ebrfunduar Putini bised\u00ebn imagjinare midis tre udh\u00ebheqsve \u201cmiq\u00eb\u201d t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa presidenti bullgar si pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb at\u00eb takim, i habitur p\u00ebr ato q\u00eb d\u00ebgjoi n\u00eb kurriz t\u00eb interesave shqiptare n\u00eb rajon, nga goja e gjoja miq\u00ebve t\u00eb shqiptar\u00ebve strategjik\u00eb, nuk tregoi ndonj\u00eb interesim q\u00eb t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb (imagjinare), pasi vendi i tij \u00ebsht\u00eb tanim\u00eb an\u00ebtar i Bashkimit Evropian dhe plot\u00ebsisht i integruar n\u00eb organizmat euro-atlantike. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Bullgaria, ndryshe nga vendet e p\u00ebrfaq\u00ebsuara nga udh\u00ebheqsit n\u00eb takimin e m\u00eb sip\u00ebrm q\u00eb u mbajt n\u00eb Turqi dit\u00ebt e fundit, ka thek\u00ebsuar vazhdimisht r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bashkpunimit dhe t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn, n\u00eb funksion t\u00eb zhvillimit dhe orientimit t\u00eb tyre euroatlantik t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Pasi d\u00ebgjoi k\u00ebt\u00eb \u201cbised\u00eb\u201d imagjinare midis trojk\u00ebs s\u00eb lart\u00ebp\u00ebrmendur, udh\u00ebheq\u00ebsi bullgar fal\u00ebnderoi Zotin q\u00eb vedni i tij \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb enti tjet\u00ebr ekonomiko-ushtarak euro-atlantik, ku vendi i tij ka t\u00eb drejta dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb barabarta me t\u00eb gjitha vendet e tjera an\u00ebtare. Por, duke i th\u00ebn\u00eb vetes se me \u201c<em>miq\u00eb t\u00eb till\u00eb strategjik\u00eb<\/em>\u201d, shqiptar\u00ebt nuk paskan nevoj\u00eb p\u00ebr armiq\u00eb, u largua nga ajo bised\u00eb (imagjinare) shum\u00eb i shqet\u00ebsuar p\u00ebr shqiptar\u00ebt, duke menduar se sa keq\u00eb na qenkan pun\u00ebt e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb sh\u00ebnim imagjinar p\u00ebr nj\u00eb bised\u00eb imagjinare q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ndodhur ose jo. Por, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebrshkruan nj\u00eb situat\u00eb mjaft reale, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet aktuale midis udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb dy shteteve shqiptare, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs \u2013 nd\u00ebrsa, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, pasqyron debatin e dit\u00ebve dhe jav\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb lidhje me projektin e ashtuquajtur minishengenit ballkanik t\u00eb mb\u00ebshtetur nga Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, nj\u00eb debat ky q\u00eb si\u00e7 duket ka ndar\u00eb e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb shqiptar\u00ebt si rrall\u00eb her\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Na ka mbetur t\u00eb shpresojm\u00eb se fatin e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb jan\u00eb, ta ket\u00eb Zoti n\u00eb dor\u00eb, p\u00ebr inat t\u00eb armiq\u00ebve q\u00eb shtihen si miq t\u00eb shqiptar\u00ebve, por edhe p\u00ebr \u201c<em>Inat t\u00eb Djallit dhe t\u00eb vet Shqiptar\u00ebve<\/em>\u201d, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur dikur\u00eb At Gjergj Fishta.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cV\u00ebllai i shqiptar\u00ebve\u201d n\u00eb takim me \u201cmiqt\u00eb\u201d historik\u00eb t\u00eb Kombit shqiptar Nga Frank Shkreli Vu\u00e7iq, Erdogan, Putin n\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb Turqi, dit\u00ebt e fundit, p\u00ebr t\u00eb inauguruar tubacionin e ri t\u00eb gazit midis Rusis\u00eb dhe Turqis\u00eb &#8212; nj\u00eb shenj\u00eb tjet\u00ebr kjo e nj\u00eb afrimi gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh midis Mosk\u00ebs dhe Ankaras\u00eb, jo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":49662,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-49661","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>FOTOGRAFI Q\u00cb FLET NJ\u00cb MIJ\u00cb FJAL\u00cb \u2013 NJ\u00cb BISED\u00cb IMAGJINARE N\u00cb ATMOSFER\u00cbN E MINISHENGENIT BALLKANIK - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"FOTOGRAFI Q\u00cb FLET NJ\u00cb MIJ\u00cb FJAL\u00cb \u2013 NJ\u00cb BISED\u00cb IMAGJINARE N\u00cb ATMOSFER\u00cbN E MINISHENGENIT BALLKANIK - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u201cV\u00ebllai i shqiptar\u00ebve\u201d n\u00eb takim me \u201cmiqt\u00eb\u201d historik\u00eb t\u00eb Kombit shqiptar Nga Frank Shkreli Vu\u00e7iq, Erdogan, Putin n\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb Turqi, dit\u00ebt e fundit, p\u00ebr t\u00eb inauguruar tubacionin e ri t\u00eb gazit midis Rusis\u00eb dhe Turqis\u00eb &#8212; nj\u00eb shenj\u00eb tjet\u00ebr kjo e nj\u00eb afrimi gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh midis Mosk\u00ebs dhe Ankaras\u00eb, jo [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-01-10T16:49:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-01-10T16:49:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/putin-erdogan-vuciq.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"375\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"FOTOGRAFI Q\u00cb FLET NJ\u00cb MIJ\u00cb FJAL\u00cb \u2013 NJ\u00cb BISED\u00cb IMAGJINARE N\u00cb ATMOSFER\u00cbN E MINISHENGENIT BALLKANIK\",\"datePublished\":\"2020-01-10T16:49:05+00:00\",\"dateModified\":\"2020-01-10T16:49:11+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\\\/\"},\"wordCount\":1786,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/putin-erdogan-vuciq.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\\\/\",\"name\":\"FOTOGRAFI Q\u00cb FLET NJ\u00cb MIJ\u00cb FJAL\u00cb \u2013 NJ\u00cb BISED\u00cb IMAGJINARE N\u00cb ATMOSFER\u00cbN E MINISHENGENIT BALLKANIK - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/putin-erdogan-vuciq.jpg\",\"datePublished\":\"2020-01-10T16:49:05+00:00\",\"dateModified\":\"2020-01-10T16:49:11+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/putin-erdogan-vuciq.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/putin-erdogan-vuciq.jpg\",\"width\":600,\"height\":375,\"caption\":\"Putin - Erdogan - Vu\u00e7iq\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"FOTOGRAFI Q\u00cb FLET NJ\u00cb MIJ\u00cb FJAL\u00cb \u2013 NJ\u00cb BISED\u00cb IMAGJINARE N\u00cb ATMOSFER\u00cbN E MINISHENGENIT BALLKANIK\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"FOTOGRAFI Q\u00cb FLET NJ\u00cb MIJ\u00cb FJAL\u00cb \u2013 NJ\u00cb BISED\u00cb IMAGJINARE N\u00cb ATMOSFER\u00cbN E MINISHENGENIT BALLKANIK - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"FOTOGRAFI Q\u00cb FLET NJ\u00cb MIJ\u00cb FJAL\u00cb \u2013 NJ\u00cb BISED\u00cb IMAGJINARE N\u00cb ATMOSFER\u00cbN E MINISHENGENIT BALLKANIK - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"\u201cV\u00ebllai i shqiptar\u00ebve\u201d n\u00eb takim me \u201cmiqt\u00eb\u201d historik\u00eb t\u00eb Kombit shqiptar Nga Frank Shkreli Vu\u00e7iq, Erdogan, Putin n\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb Turqi, dit\u00ebt e fundit, p\u00ebr t\u00eb inauguruar tubacionin e ri t\u00eb gazit midis Rusis\u00eb dhe Turqis\u00eb &#8212; nj\u00eb shenj\u00eb tjet\u00ebr kjo e nj\u00eb afrimi gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh midis Mosk\u00ebs dhe Ankaras\u00eb, jo [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-01-10T16:49:05+00:00","article_modified_time":"2020-01-10T16:49:11+00:00","og_image":[{"width":600,"height":375,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/putin-erdogan-vuciq.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"FOTOGRAFI Q\u00cb FLET NJ\u00cb MIJ\u00cb FJAL\u00cb \u2013 NJ\u00cb BISED\u00cb IMAGJINARE N\u00cb ATMOSFER\u00cbN E MINISHENGENIT BALLKANIK","datePublished":"2020-01-10T16:49:05+00:00","dateModified":"2020-01-10T16:49:11+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\/"},"wordCount":1786,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/putin-erdogan-vuciq.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\/","name":"FOTOGRAFI Q\u00cb FLET NJ\u00cb MIJ\u00cb FJAL\u00cb \u2013 NJ\u00cb BISED\u00cb IMAGJINARE N\u00cb ATMOSFER\u00cbN E MINISHENGENIT BALLKANIK - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/putin-erdogan-vuciq.jpg","datePublished":"2020-01-10T16:49:05+00:00","dateModified":"2020-01-10T16:49:11+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/putin-erdogan-vuciq.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/putin-erdogan-vuciq.jpg","width":600,"height":375,"caption":"Putin - Erdogan - Vu\u00e7iq"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fotografi-qe-flet-nje-mije-fjale-nje-bisede-imagjinare-ne-atmosferen-e-minishengenit-ballkanik\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"FOTOGRAFI Q\u00cb FLET NJ\u00cb MIJ\u00cb FJAL\u00cb \u2013 NJ\u00cb BISED\u00cb IMAGJINARE N\u00cb ATMOSFER\u00cbN E MINISHENGENIT BALLKANIK"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49661","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49661"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49661\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":49663,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49661\/revisions\/49663"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/49662"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49661"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49661"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49661"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}