{"id":49664,"date":"2020-01-10T22:04:16","date_gmt":"2020-01-10T21:04:16","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=49664"},"modified":"2020-01-10T22:04:22","modified_gmt":"2020-01-10T21:04:22","slug":"rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\/","title":{"rendered":"RRETH SHT\u00cbPIS\u00cb TON\u00cb SILLEN HAJDUT\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ramiz Gjini<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Tregim<\/em><\/p>\n<p>Kabil Bokali, u kthye nga qyteti dhe hyri n\u00eb katund andej nga ora dhjet\u00eb e dark\u00ebs.<br \/>\nQe vjesht\u00eb e mbrame; dhe shirat e ftoht\u00eb, i pat\u00ebn mbushur me balt\u00eb rrug\u00ebt. Mjegulla q\u00eb kish mbuluar katundin, e b\u00ebnte nat\u00ebn m\u00eb t\u00eb err\u00ebt.<br \/>\nN\u00eb qytet, ai shkoi t\u00eb shikonte t\u00eb v\u00ebllain, Martinin, i cili banonte dhe punonte atje. Sapo kish dal\u00eb nga spitali ky Martini, ku i hoq\u00ebn nj\u00eb veshk\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. Si me nj\u00eb sebep, Kabili, la edhe nj\u00eb pal\u00eb k\u00ebpuc\u00eb t\u00eb shqepura te k\u00ebpucari, q\u00eb t&#8217;ia rregullonte.<br \/>\nKur u afrua pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, e gjeti port\u00ebn e avllis\u00eb hapur.<br \/>\nN\u00eb fakt, anash k\u00ebsaj porte, nuk kishte, as mure as gardh.<\/p>\n<p>Ai kishte dashur t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb avlli, sepse gruaja e tij, Ageta, i pati th\u00ebn\u00eb e alarmuar, q\u00eb rreth sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tyre, sillej nj\u00eb hajdut. Madje nat\u00ebn e t\u00eb premtes q\u00eb kaloi, teksa po e kapiste gjumi, ajo kish d\u00ebgjuar zhurm\u00eb n\u00eb verand\u00ebn e katit t\u00eb dyt\u00eb, ku mbanin zahiret\u00eb e vjesht\u00ebs. Rastisi, q\u00eb pik\u00ebrisht at\u00eb nat\u00eb, i shoqi nuk u ndodh n\u00eb sht\u00ebpi; dhe ajo, pati frik\u00eb t\u00eb ngrihej t\u00eb shikonte. Gjithsesi, hajduti, mund t\u00eb ngjitej n\u00eb verand\u00eb p\u00ebr trungut t\u00eb ftoit, q\u00eb ndodhej pran\u00eb murit; por nuk mund t\u00eb futej brenda sht\u00ebpis\u00eb, sepse der\u00ebn q\u00eb t\u00eb nxirrte n\u00eb verand\u00eb, Ageta e mbante gjithmon\u00eb t\u00eb ky\u00e7ur me \u00e7el\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, ai mendoi, q\u00eb do ishte mir\u00eb sikur t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb avlli. Por, ngase qe i varf\u00ebr, ngriti h\u00eb p\u00ebr h\u00eb, vet\u00ebm dy kollona betoni; dhe montoi aty k\u00ebt\u00eb port\u00eb, sajuar me llamarina prej fu\u00e7ish\u00eb t\u00eb vjetra. Dhe si njeri korrekt q\u00eb ishte, ai e mbante gjithnj\u00eb mbyllur port\u00ebn, edhe pse, si ta mbyllte, si t\u00eb mos e mbyllte, nj\u00ebsoj ishte.<br \/>\nTeksa hyri n\u00eb oborr, ndon\u00ebse qe err\u00ebsir\u00eb, ai mundi t\u00eb dallonte n\u00eb verand\u00eb, l\u00ebvizjet e nj\u00eb siluete njeriu; nj\u00eb si hije e mezidallueshme, q\u00eb u kap nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr deg\u00ebve t\u00eb ftoit, k\u00ebrceu e ra n\u00eb tok\u00eb, dhe pastaj humbi n\u00ebp\u00ebr terr nga ana e pasme e sht\u00ebpis\u00eb.<br \/>\nKur hyri brenda n\u00eb sht\u00ebpi, e gjeti t\u00eb shoqen ulur n\u00eb shkall\u00ebt e korridorit, q\u00eb t\u00eb ngjisnin n\u00eb katin e dyt\u00eb. Kish filluar t\u00eb tirte lesh n\u00eb furk\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Erdhe, Kabil?<br \/>\nZ\u00ebri i saj, qe disi i ndrojtur, athua se i shoqi, e kishte z\u00ebn\u00eb n\u00eb baft duke tjerr\u00eb fillin e nj\u00eb \u00e7asti t\u00eb lig\u00eb p\u00ebr t\u00eb. L\u00ebmshi i fillit n\u00eb boshtin q\u00eb ajo v\u00ebrtiste me dor\u00ebn e djatht\u00eb, sapo kish nisur t\u00eb merrte form\u00eb.<br \/>\n&#8211; Erdha, &#8211; tha ai gjith\u00eb hund\u00eb e buz\u00eb.<br \/>\n&#8211; M\u00eb dukesh pak i m\u00ebrzitur, Kabil! Mos ndoshta, nuk je mir\u00eb?!<br \/>\nV\u00ebshtrimi i tij, ishte ngulur tek delta e gjinjve t\u00eb saj, ku dy kopsat e bluz\u00ebs, i qen\u00eb zb\u00ebrthyer. Gjinjt e Aget\u00ebs s\u00eb tij! Gjinj t\u00eb plot\u00eb e t\u00eb bukur, si ftonjt\u00eb, q\u00eb ajo ruante mes rrobash n\u00eb ark\u00eb. Fjal\u00ebt, q\u00eb ajo tha, e sidomos, rezonimi kaq i \u00ebmb\u00ebl i z\u00ebrit, q\u00eb i kish falur zoti, i ngjall\u00ebn Kabilit n\u00eb shpirt, nj\u00eb ndjesi aq t\u00eb thekur p\u00ebrd\u00ebllimi, sa ato \u00e7aste, do t\u00eb donte t\u00eb qante p\u00ebr t\u00eb shoqen. T\u00eb qante mu sikur ta kishte humbur p\u00ebrgjithmon\u00eb. O zot, sa shum\u00eb e donte! Po iu desh t\u00eb p\u00ebrmbahej.<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00eb jam, &#8211; tha ai, teksa hiqte \u00e7izmet e llangosura nga balta e rrug\u00ebs.<br \/>\nP\u00ebrgjigjja e tij, mb\u00ebrriti te Ageta, si nj\u00eb shp\u00ebrfillje. Qe nj\u00ebsoj sikur t\u2019i thoshte, mu hiq sysh\u00eb.<br \/>\nPo ajo, ishte e sigurt\u00eb p\u00ebr ep\u00ebrsin\u00eb e saj mbi t\u00eb. Vazhdoi t\u00eb tirte e qet\u00eb lesh n\u00eb heshtje, duke rrotulluar boshtin e l\u00ebmshit, q\u00eb vinte gjithnj\u00eb duke u rritur.<br \/>\nSi zbathi \u00e7izmet, Kabil Bokali, hoqi edhe pelixhen dhe e vari n\u00eb mbajt\u00ebsen e fiksuar n\u00eb mur. Pastaj hyri n\u00eb dhom\u00ebn e ndejtjes, dhe u shemb n\u00eb divanin e sajuar me d\u00ebrrasa.<br \/>\nAgeta, u ngrit nga shkallina ku qe ulur dhe i vajti pas. Bashk\u00eb me furk\u00ebn dhe boshtin me l\u00ebmshin e perit n\u00eb dor\u00eb, ajo zuri vend n\u00eb divanin kundruall.<br \/>\n&#8211; Kam zier grosh\u00eb me qep\u00eb t\u00eb f\u00ebrguara, &#8211; tha. &#8211; Por jan\u00eb edhe patatet, q\u00eb tepruan n\u00eb drek\u00eb. N\u00ebse i do, un\u00eb i ngroh edhe ato.<\/p>\n<p>&#8211; Nuk m\u00eb hahet, &#8211; ia ktheu ai me nj\u00eb z\u00eb, q\u00eb erdh\u2019 e iu fik n\u00eb gryk\u00eb.<br \/>\nAjo e la; nuk e nxiti t\u00eb hante, megjith\u00ebse ai, do t\u00eb deshte ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb. Filloi s\u00ebrish t\u00eb tirte, duke v\u00ebrvitur boshtin me dor\u00ebn e djatht\u00eb. Dhe heshtonte.<br \/>\nNganj\u00ebher\u00eb, m\u00eb t\u00eb rrall\u00eb, ajo i hidhte t\u00eb shoqit kalimthi, ndonj\u00eb v\u00ebshtrim indiferent me syt\u00eb e zinj e t\u00eb m\u00ebdhenj.<br \/>\nHeshtja e saj, p\u00ebrzihej me ajrin e vran\u00ebt aty brenda; dhe i shoqi, pa se si po p\u00ebrftohej k\u00ebsisoj, nj\u00eb mas\u00eb e lag\u00ebsht dhe e ftoht\u00eb si mjegulla q\u00eb kish mbuluar katundin. Kjo mas\u00eb, si mbushi n\u00eb fillim skutat e sht\u00ebpis\u00eb, u fut n\u00ebp\u00ebr en\u00ebt e hapura; pastaj, si u fry edhe m\u00eb tep\u00ebr, erdh\u2019 dhe e ngushtoi aq shum\u00eb hapsir\u00ebn e dhom\u00ebs, sa, Kabil Bokalit, iu b\u00eb sikur dal\u00ebngadal\u00eb, po e mb\u00ebshtillte si krimbin n\u00eb pezhishk\u00eb. Po ishte e shoqja me heshtjen e saj, ajo q\u00eb e tirte fillin e k\u00ebsaj pezhishke.<\/p>\n<p>&#8211; Ageta! &#8211; nisi t\u00eb fliste m\u00eb n\u00eb fund ai, teksa l\u00ebvizi nga vendi, si t\u00eb deshte t\u00eb shkund\u00ebte nga supet nj\u00eb barr\u00eb, q\u00eb nuk po e mbante dot.<br \/>\n&#8211; Fol, &#8211; tha ajo, nd\u00ebrsa mb\u00ebshtillte p\u00ebr boshti fillin e perit.<br \/>\n&#8211; Kur u futa n\u00eb oborr, pash\u00eb nj\u00eb hije, q\u00eb u hodh nga veranda e sht\u00ebpis\u00eb son\u00eb dhe ia mbathi. Mos ndodhej dikush k\u00ebtu brenda?!<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019thua?! &#8211; u habit ajo duke hapur goj\u00ebn e ngritur vetullat.<br \/>\nAi, i pat ngulur asaj kok\u00ebrr nd\u00ebrsy nj\u00eb v\u00ebshtrim kunadhi.<br \/>\n&#8211; A t\u00eb kam th\u00ebn\u00eb, q\u00eb rreth sht\u00ebpis\u00eb son\u00eb sillen hajdut\u00eb?! &#8211; i kujtoi ajo. &#8211; Hajde t\u00eb ngjitemi sip\u00ebr, t\u00eb hedhim nj\u00eb sy n\u00eb verand\u00eb, q\u00eb t\u00eb shikojm\u00eb \u00e7far\u00eb do na ken\u00eb vjedhur!<br \/>\nSa hap e mbyll syt\u00eb, la furk\u00ebn n\u00eb vend dhe i priu p\u00ebr n\u00eb katin e dyt\u00eb.<br \/>\nKok\u00ebulur, i heshtur e i zymt\u00eb, Kabil Bokali, i ra pas t\u00eb shoqes.<br \/>\nJasht\u00eb, q\u00eb nga koteci, u d\u00ebgjua z\u00ebri i nj\u00eb pule, q\u00eb kish nja dy jav\u00eb, q\u00eb pati filluar t\u00eb k\u00ebndonte si gjel.<\/p>\n<p>Gruaja, ndaloi nj\u00eb \u00e7ast n\u00eb mes t\u00eb shkall\u00ebve, u kthye e i tha:<br \/>\n&#8211; Mos i p\u00ebrplas k\u00ebmb\u00ebt ashtu, se do na zgjosh f\u00ebmij\u00ebt!<br \/>\n&#8211; Un\u00eb i p\u00ebrplasa?! &#8211; pyeti i habitur ai.<br \/>\n&#8211; Po ti, pra, ti! Po mos u nxeh! Pse t\u00eb thash\u00eb, nuk t\u00eb vrava!<br \/>\nQen\u00eb ngjitur n\u00eb krye t\u00eb shkall\u00ebve.<br \/>\n&#8211; E frikshme, Kabil! &#8211; nxitoi t\u00eb thoshte Ageta. Toni i z\u00ebrit te saj, tashm\u00eb qe zbutur. &#8211; V\u00ebrtet e frik\u00ebshme! Dhe t\u00eb mendosh, q\u00eb hajduti, qenka ngjitur n\u00eb verand\u00eb, pik\u00ebrisht kur un\u00eb po dremisja shtrir\u00eb n\u00eb krevat! Po der\u00ebn e verand\u00ebs, ti e di, q\u00eb e mbaj gjithmon\u00eb t\u00eb mbyllur me \u00e7el\u00ebs.<br \/>\nAi nuk foli.<br \/>\nDol\u00ebn n\u00eb verand\u00eb ku mbanin zahiret\u00eb e vjesht\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb trar\u00ebt an\u00ebsor\u00eb t\u00eb \u00e7atis\u00eb s\u00eb drunjt\u00eb, vjet\u00ebruar nga koha dhe brejtur nga krimbat, ishin varur l\u00ebvar\u00eb hudhrash me bishtat e thurur g\u00ebrshet\u00eb, kuror\u00eb qep\u00ebsh dhe tufa me \u00e7aj mali, q\u00eb i shoqi e kishte pas mbledhur rr\u00ebpirave.<br \/>\nRr\u00ebz\u00eb murit, n\u00eb dysheme, qe nj\u00eb ark\u00eb druri shum\u00eb e mo\u00e7me. E pati sjell\u00eb Ageta bashk\u00eb me paj\u00ebn, dit\u00ebn q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb nuse. Kjo ark\u00eb, mbyllej me kapak, n\u00eb t\u00eb cilin, nj\u00eb dor\u00eb e panjohur mjeshtri, kishte pikturuar nj\u00eb zan\u00eb, ulur mes lulesh n\u00eb breg t\u00eb nj\u00eb liqeni alpin. Brenda ark\u00ebs, ajo mbante disa nga rrobat e saj. Q\u00eb rrobat t\u00eb merrnin arom\u00eb, Ageta kishte futur aty brenda ftonj t\u00eb zverdhur, &#8211; nj\u00eb metod\u00eb parfumimi kjo, p\u00ebr nj\u00eb grua plot sqim\u00eb, martuar me nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb varf\u00ebr si Kabil Bokali.<\/p>\n<p>Nj\u00eb torb\u00eb me arra, qe varur n\u00eb traun an\u00ebsor nga e majta.<br \/>\nE yshtur nga nepsi, Ageta kishte shpuar nj\u00eb vrim\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga dy qoshet e torb\u00ebs. P\u00ebr \u00e7do dit\u00eb, ajo nxirrte p\u00ebr vrime nga tre-kat\u00ebr kokrra, pa qen\u00eb nevoja t\u00eb ulte e zgidhte torb\u00ebn. Kurse n\u00eb nj\u00eb etazher, sajuar me copa d\u00ebrrasash nga vet\u00eb i zoti i sht\u00ebpis\u00eb, mbanin disa kavanoz\u00eb me re\u00e7el kumbulle. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb t\u00eb etazherit, kishte kunguj t\u00eb bardh\u00eb misiri; dhe pak m\u00eb tej, dy qypa, &#8211; nj\u00ebri me turshi domatesh jeshile, kurse tjetri, me speca t\u00eb mbushura me gjiz\u00eb.<\/p>\n<p>Gruaja nisi t\u00eb b\u00ebnte inventarin duke num\u00ebruar, n\u00eb fillim kuror\u00ebt e qep\u00ebve.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb, dy, tre, kat\u00ebr, pes\u00eb, gjasht\u00eb, &#8211; num\u00ebroi ajo ajo me z\u00eb e me gisht. &#8211; N\u00eb rregull me qep\u00ebt.<br \/>\nAi ndiqte me sy num\u00ebrimin e saj.<br \/>\nPastaj, ajo u hodhi nj\u00eb sy hudhrave: &#8211; pes\u00eb l\u00ebvar\u00eb!<br \/>\n&#8211; Edhe hudhrat, m\u00eb duket, nuk jan\u00eb prekur. Apo jo, Kabil?<br \/>\nAi ngriti supet, sepse nuk dinte \u00e7\u2019t\u00eb thoshte.<br \/>\nP\u00ebr tufat e \u00e7ajit, nuk ishte e sigurt\u00eb sa kishin qen\u00eb.<br \/>\nKur num\u00ebroi kungujt e misirit, k\u00ebrceu p\u00ebrpjet\u00eb e tha:<br \/>\n&#8211; Mungon nj\u00eb kungull! Kishim gjasht\u00eb. T\u00eb kujtohet?!<br \/>\n&#8211; Po, m\u00eb kujtohet, &#8211; n\u00ebp\u00ebrdh\u00ebmbi ai. &#8211; Gjasht\u00eb kan\u00eb qen\u00eb.<br \/>\n&#8211; Tani jan\u00eb vet\u00ebm pes\u00eb! \u00c7far\u00eb maskarai!<br \/>\n&#8211; E, mir\u00eb tani! &#8211; ia b\u00ebri ai, tashm\u00eb duke shkundur supet, si t\u00eb qe \u00e7liruar nga nj\u00eb pesh\u00eb e madhe. &#8211; Ule z\u00ebrin, se po t\u00eb d\u00ebgjon gjith\u00eb katundi! Nuk u b\u00eb hataja p\u00ebr nj\u00eb kungll! Hajde ikim, dalim prej k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Po Ageta filloj t\u00eb nxehej edhe m\u00eb shum\u00eb. A nuk kishte hak t\u00eb nxehej?! Si? T\u00eb vij\u00eb i biri i bot\u00ebs, t\u00eb ngjitet p\u00ebr trungut t\u00eb ftoit pran\u00eb murit, t\u00eb futet n\u00eb verand\u00ebn, ku ajo mban gjith\u00eb produktet e djers\u00ebs s\u00eb vet, dhe t\u00eb vjedh\u00eb?! Kurse burri t\u00eb t\u00eb thot\u00eb, q\u00eb t\u00eb ul\u00ebsh z\u00ebrin, sepse, medemek, nuk na qenka b\u00ebr\u00eb hataja?! Jo, ore, jo! Nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu! Se, q\u00eb ta dini ju, k\u00ebtu nuk b\u00ebhet fjal\u00eb, \u00e7far\u00eb mori hajduti? Mori nj\u00eb kungull, kat\u00ebr pes\u00eb kaptina hudhrash, dy kokrra qep\u00eb, nj\u00eb kok\u00ebrr ftua, a \u00e7\u2019dreqin tjet\u00ebr! K\u00ebtu b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vjedhjen! P\u00ebr vjedhjen si nj\u00eb ves i ndyr\u00eb. N\u00ebse u ka r\u00ebn\u00eb nepsi n\u00eb nj\u00eb kungull t\u00eb pjekur n\u00eb furr\u00eb, le t\u00eb vijn\u00eb t\u2019ia lypin Aget\u00ebs si njer\u00ebzit, dhe ajo ua fal?! Por, jo k\u00ebshtu&#8230;!<\/p>\n<p>Teksa shfrynte k\u00ebsisoj, ajo mori nj\u00eb fletore, bashk\u00eb me nj\u00eb laps, dhe nisi t\u00eb shkruante aty, emrat dhe sasin\u00eb n\u00eb num\u00ebr, p\u00ebr \u00e7do produkt q\u00eb gjendej n\u00eb verand\u00eb.<br \/>\n&#8211; T\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb mos na marrin p\u00ebr budallenj, &#8211; tha. &#8211; T\u00eb dim\u00eb me sakt\u00ebsi \u00e7far\u00eb kemi; dhe n\u00ebse guxojn\u00eb e vijn\u00eb prap\u00eb, t\u00eb kuptojm\u00eb \u00e7far\u00eb mor\u00ebn.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr sa koh\u00eb nuk e kemi nd\u00ebrtuar avllin\u00eb, dera q\u00eb t\u00eb nxjerr n\u00eb verand\u00eb, duhet mbajtur gjithmon\u00eb mbyllur me \u00e7el\u00ebs nga brenda, &#8211; i kujtoi i shoqi.<br \/>\nAgeta e kuptoi ku rrihte ai, dhe u b\u00eb nervoze.<\/p>\n<p>&#8211; Po t\u00eb thash\u00eb, more burr\u00eb, q\u00eb un\u00eb e mbaj gjithnj\u00eb t\u00eb mbyllur me \u00e7el\u00ebs der\u00ebn! E kam merak vet\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb; mos ma thuaj nj\u00ebqind her\u00eb!<br \/>\nKur zbrit\u00ebn shkall\u00ebt dhe u fut\u00ebn n\u00eb dhom\u00ebn ku rrinin, i zoti i sht\u00ebpis\u00eb, zuri vend n\u00eb tryez\u00ebn e ngr\u00ebnies; pastaj, i tha gruas t\u2019i mbushte nj\u00eb pjat\u00eb grosh\u00eb me qep\u00eb t\u00eb f\u00ebrguara, si dhe nj\u00eb spece t\u00eb vetme me gjiz\u00eb.<br \/>\nTashm\u00eb, q\u00eb u mor vesh, se paska qen\u00eb pun\u00eb hajduti, atij iu largua ajo llurb\u00eb dyshimi, q\u00eb e mundonte. \u00c7do gj\u00eb qe n\u00eb rregull p\u00ebr t\u0113. Qe \u00e7elur n\u00eb fytyr\u00eb dhe ndjehej n\u00eb fill t\u00eb mir\u00eb. Madje, qe b\u00ebr\u00eb n\u00eb qejf, e nisi t&#8217;i thoshte t\u00eb shoqes edhe ndonj\u00eb fjal\u00eb giciluese, thjesht\u00eb p\u00ebr humor. Dhe qeshte.<\/p>\n<p>Ageta e d\u00ebgjonte e mikluar, por syt\u00eb nuk ia hidhte.<br \/>\nI shtroi t\u00eb hante dark\u00eb; dhe ai h\u00ebngri, sepse i kishte ardhur oreksi.<br \/>\nSi h\u00ebngri, Kabil Bokali, piu edhe nj\u00eb mashtrape me l\u00ebng hoshafi kumbullash; pastaj, u zd\u00ebrgj\u00e0 nj\u00ebher\u00eb n\u00eb divan, dhe me syt\u00eb gjys\u00ebm t\u00eb mbyllur, tha:<br \/>\n&#8211; Thon\u00eb, Ageta, q\u00eb dimri do t\u00eb jet\u00eb i ashp\u00ebr; dhe pritet t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb stuhi e madhe!<br \/>\nPo e shoqja kish nisur t\u00eb lante en\u00ebt n\u00eb korridor; as q\u00eb d\u00ebgjoi \u00e7far\u00eb tha ai.<br \/>\nKur u kthye n\u00eb dhom\u00eb, e gjeti teksa g\u00ebrhiste shtrir\u00eb n\u00eb divan.<br \/>\nI thirri q\u00eb t\u00eb ngrihej; t\u00eb ngjitej lart dhe t\u00eb flinte n\u00eb dhom\u00ebn e gjumit; por ai, vet\u00ebm sa l\u00ebvizi pak p\u00ebrgjum\u00ebsh e n\u00ebp\u00ebrdh\u00ebmbi ta linte rehat. \u00c7\u2019t\u00eb b\u00ebnte? I hodhi nj\u00eb jorgan sip\u00ebr dhe e la aty ku ishte.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, qe dit\u00eb e mart\u00eb. Prap mjegulla hap\u00ebrdahej e mblidhej me vrunduj gjithandej.<br \/>\nAgeta, u ngrit nga shtrati, andej nga ora tet\u00eb e m\u00ebngjesit. Zbriti shkall\u00ebt dhe p\u00e1, q\u00eb i shoqi, nuk ishte n\u00eb sht\u00ebpi. Kishte dal\u00eb p\u00ebr pun\u00eb.<br \/>\nKaluan dy dit\u00eb, duke vrar\u00eb mendjen t\u00eb gjenin, cili kishte qen\u00eb hajduti, por as burri, as gruaja, nuk ia q\u00eblluan dot.<br \/>\nT\u00eb premten, Kabili vajti n\u00eb qytet, t\u00eb merrte k\u00ebpuc\u00ebt q\u00eb pati d\u00ebrguar t\u2019i rregullonte.<br \/>\nSi mori k\u00ebpuc\u00ebt, ai ktheu edhe nj\u00ebher\u00eb nga v\u00ebllai i tij, Martini.<br \/>\nNgase u shtruan n\u00eb nj\u00eb goxha muhabet, u b\u00eb von\u00eb dhe nuk e lan\u00eb t\u00eb dilte.<br \/>\n&#8211; Rri sonte, &#8211; i than\u00eb. &#8211; Shko nes\u00ebr, se nuk b\u00ebhet hataja.<br \/>\nDhe ai ndejti, bujti at\u00eb nat\u00eb aty.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, qe dit\u00eb e shtun\u00eb. Po b\u00ebheshin pes\u00eb dit\u00eb rresht me mjegull!<br \/>\nAi u kthye n\u00eb katund andej nga ora dhjet\u00eb e paradites.<br \/>\nKur hyri n\u00eb oborr, i gjeti t\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebt jasht\u00eb. Po jasht\u00eb b\u00ebnte ftoht\u00eb; f\u00ebmij\u00ebt ishin t\u00eb vegj\u00ebl; nj\u00ebri gjasht\u00eb, tjetri pes\u00eb vje\u00e7; dhe m\u00ebrdhihnin.<br \/>\nSa e pan\u00eb, u nis\u00ebn turravrap ta p\u00ebrqafonin.<br \/>\n&#8211; P\u00ebrse keni dal\u00eb jasht\u00eb? &#8211; i qortoi me dashuri ai.<br \/>\n&#8211; Na tha mami, &#8211; u p\u00ebrgjigj m\u00eb i madhi. &#8211; Na tha t\u00eb dalim e t\u00eb luajm\u00eb.<br \/>\nAi i p\u00ebrqafoi t\u00eb dy nj\u00ebher\u00ebsh. Pastaj nxorri e u dha karamelet, q\u00eb ua kishte bler\u00eb n\u00eb qytet.<br \/>\nAto \u00e7aste, bum, u d\u00ebgjua nj\u00eb zhurm\u00eb e mbytur. Ktheu kok\u00ebn dhe p\u00e1 t\u00eb l\u00ebviznin deg\u00ebt e ftoit pran\u00eb verand\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk kishte pik\u00eb dyshimi, q\u00eb dikush kishte qen\u00eb n\u00eb verand\u00eb; ishte varur p\u00ebr deg\u00ebve t\u00eb ftoit pa e pikasur ai; qe hedhur n\u00eb tok\u00eb dhe ia kishte mbathur.<br \/>\nNxitoi t\u00eb shihte, por nuk pa njeri!<br \/>\n&#8211; Prap\u00eb hajduti! &#8211; i tha ai t\u00eb shoqes, teksa hyri n\u00eb sht\u00ebpi me f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr dore.<br \/>\nAshtu si at\u00eb nat\u00ebn e par\u00eb, gruaja tirte lesh e ulur n\u00eb shkall\u00eb. L\u00ebmshi i fillit n\u00eb boshtin, q\u00eb ajo v\u00ebrtiste me dor\u00ebn e djatht\u00eb, qe trashur bajagi shum\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019thua?! &#8211; u habit ajo. &#8211; Tani e p\u00e9?!<br \/>\n&#8211; Nuk e pash\u00eb, por d\u00ebgjova p\u00ebrplasjen e k\u00ebmb\u00ebve kur u hodh n\u00eb tok\u00eb, q\u00eb nga veranda. Ka zbritur p\u00ebr deg\u00ebve t\u00eb ftoit, sepse i pash\u00eb t\u00eb l\u00ebviznin!<br \/>\n&#8211; He, \u00e7\u2019bela na gjeti! &#8211; ia b\u00ebri ajo. &#8211; Hajde t\u00eb ngjitemi n\u00eb verand\u00eb, q\u00eb t\u00eb shikojm\u00eb, \u00e7far\u00eb na kan\u00eb marr\u00eb k\u00ebsaj here!<\/p>\n<p>Ajo la n\u00eb divan furk\u00ebn dhe boshtin me l\u00ebmshin e perit; dhe q\u00eb t\u00eb dy, nis\u00ebn t\u00eb ngjisnin shkall\u00ebt p\u00ebr n\u00eb katin e dyt\u00eb.<br \/>\nEdhe f\u00ebmij\u00ebt, u b\u00ebn\u00eb kurioz\u00eb dhe iu qep\u00ebn nga pas prind\u00ebrve.<br \/>\nSapo dol\u00ebn n\u00eb verand\u00eb, Ageta, i ngjiti dor\u00ebn asaj fletores s\u00eb inventarit. E pati b\u00ebr\u00eb tub dhe e kishte futur n\u00eb nj\u00eb kavanoz bosh, pa kapak.K\u00ebsaj here, ajo e nisi num\u00ebrimin me l\u00ebvar\u00ebt e hudhrave:<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb, dy, tre, kat\u00ebr\u2026 Pes\u00eb l\u00ebvar\u00eb. &#8211; tha ajo, pasi i kishte hedhur nj\u00eb sy fletor\u00ebs q\u00eb mbante n\u00eb dor\u00eb. &#8211; N\u00eb rregull me hudhrat.<br \/>\nPastaj, nisi t\u00eb num\u00ebronte kuror\u00ebt e qep\u00ebve: gjasht\u00eb kuror\u00eb!<br \/>\n&#8211; N\u00eb rregull edhe me qep\u00ebt.<br \/>\nDy f\u00ebmij\u00ebve, kjo puna e num\u00ebrimit, po u dukej nj\u00eb loj\u00eb fort zbavit\u00ebse, ndaj nis\u00ebn t\u00eb num\u00ebronin edhe ata, secili p\u00ebr hesap t\u00eb vet:<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb, dy, pes\u00eb, tre&#8230;, &#8211; ngat\u00ebrrohej i vogli teksa num\u00ebronte l\u00ebvar\u00ebt e hudhrave me gishtin e vog\u00ebl t\u00eb kthyer si \u00e7engel.<\/p>\n<p>M\u00eb i madhi, i num\u00ebronte t\u00eb gjitha produktet bashk\u00eb, &#8211; gjithshka, q\u00eb i zinin syt\u00eb; dhe po i afrohej me num\u00ebrim shifr\u00ebs tridhjet\u00eb.<br \/>\nEdhe i zoti i sht\u00ebpis\u00eb, num\u00ebronte, por e b\u00ebnte n\u00eb heshtje, duke ndjekur me sy num\u00ebrimin e t\u00eb shoqes.<br \/>\nSi kishte kaluar n\u00eb inventar hudhrat, qep\u00ebt, tufat me \u00e7aj, kavanoz\u00ebt e re\u00e7elit, kungujt, thesin me arra, qypat dhe nj\u00eb thes me fasule, u duk se inventari po shkonte p\u00ebr s\u00eb mbari; por, kur gruaja hapi ark\u00ebn, vuri re se mungonin dy ftonj!<br \/>\nN\u00eb fletore, ajo kishte sh\u00ebnuar tet\u00eb kokrra, kurse n\u00eb ark\u00eb gjendeshin vet\u00ebm gjasht\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb maskarai! &#8211; tha prap e skandalizuar ajo. &#8211; Paska marr\u00eb dy ftonj!<br \/>\nI shoqi nisi t\u00eb vriste mendjen: \u00e7udi! P\u00ebrse nuk kishte marr\u00eb edhe ndonj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr?!<br \/>\nMe sa dukej, kishin t\u00eb b\u00ebnin me deqin\u00eb e nj\u00eb loje shum\u00eb dinake: q\u00eb t\u00eb zot\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb t\u00eb mos kuptonin se ishin vjedhur, hajduti kishte vendosur t\u00eb vidhte nga pak!<\/p>\n<p>&#8211; Ageta! &#8211; foli burri, q\u00eb ishte kredhur n\u00eb mendime. &#8211; Po sikur ta presim ftojin. Ai p\u00ebr deg\u00ebve t\u00eb ftojit ngjitet n\u00eb verand\u00eb!<br \/>\nAto \u00e7aste, u d\u00ebgjua apet z\u00ebri i asaj pul\u00ebs, q\u00eb k\u00ebndonte si gjel.<br \/>\nSaora, gruaja u kthye dhe i nguli nj\u00eb v\u00ebshtrim qortues.<br \/>\n&#8211; A ke luajtur mendsh, Kabil?! &#8211; pyeti ajo. &#8211; Si u pritka ftoi, q\u00eb jan\u00eb dashur dhjet\u00eb vjet\u00eb t\u00eb rritet, e q\u00eb p\u00ebr \u00e7do vit, i marrim gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb kokrra?!<br \/>\nAi uli kok\u00ebn, u p\u00ebrtyp nj\u00ebher\u00eb n\u00eb heshtje, pastaj tha:<br \/>\n&#8211; Po c\u2019t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, pra, sipas teje, Ageta?!<br \/>\n&#8211; Po a do ta nd\u00ebrtojm\u00eb avllin\u00eb, apo jo?! &#8211; pyeti gruaja. &#8211; Si t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb avllin\u00eb, nuk do kemi m\u00eb k\u00ebsi telashi.<\/p>\n<p>E lan\u00eb verand\u00ebn dhe zbrit\u00ebn posht\u00eb, n\u00eb katin e par\u00eb.<br \/>\nZun\u00eb vend n\u00eb tryez\u00eb, ku t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb, h\u00ebngr\u00ebn drek\u00eb, duke vrar\u00eb mendjen n\u00eb heshtje, e duke hedhur ndonj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb t\u00eb rrall\u00eb.<br \/>\nPastaj, si mbaruan s\u00eb ngr\u00ebni, i shoqi mendoi, q\u00eb nuk do t\u00eb ishte keq, sikur t\u2019ia niste t\u00eb hapte themelet e avllis\u00eb. Dhe, kur t\u00eb kishte mund\u00ebsi, pak e nga pak, t\u00eb fillonte t\u00eb fuste aty, gur\u00ebt e themelit. M\u00eb von\u00eb, ndoshta, n\u00eb ver\u00eb, t\u00eb ngrinte nj\u00eb mur\u00eb me plithar\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po dal t\u00eb marr kazm\u00ebn dhe lopat\u00ebn, q\u00eb t\u2019ia nis t\u00eb hap themelin e avllis\u00eb, &#8211; i tha ai tek e mbramja t\u00eb shoq\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211; Si t\u00eb duash, &#8211; tha ajo, pa treguar ndonj\u00eb interes p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb tha i shoqi.<br \/>\nPati marr\u00eb furk\u00ebn dhe kish nisur t\u00eb tirte lesh duke v\u00ebrvitur boshtin me l\u00ebmshin, q\u00eb minut\u00eb pas minuti, vinte e b\u00ebhej m\u00eb i madh.<br \/>\nAi doli nga sht\u00ebpia dhe u fut n\u00eb plevic\u00ebn, q\u00eb ndodhej ngjit me murin e an\u00ebs s\u00eb majt\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb.<br \/>\nVite m\u00eb par\u00eb, kishin pas mbajtur aty lop\u00ebn, por pas tuf\u00ebzimit t\u00eb bag\u00ebtive nga shteti, mbanin almiset e pun\u00ebs, si dhe sende t\u00eb ndryshme, q\u00eb nuk p\u00ebrdoreshin shpesh.<br \/>\nKur hyri aty brenda, vuri r\u00e9, q\u00eb disa thas\u00eb t\u00eb zbrazur, q\u00eb ai, i kishte pas palosur mbi nj\u00eb fu\u00e7i bosh, gjendeshin p\u00ebrdh\u00e9 n\u00eb nj\u00eb qoshe!<\/p>\n<p>Teksa i ngriti p\u00ebr t\u2019i vendosur n\u00eb vendin ku i pati l\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb, zbuloi nj\u00eb kungull misiri, bashk\u00eb me dy ftonj t\u00eb verdh\u00eb! Kungulli ishte d\u00ebrmishur e \u00e7ar\u00eb; kurse ftojnt\u00eb, qen\u00eb kafshuar!<br \/>\nAt\u00ebher\u00eb, u pataks!<br \/>\nRa n\u00eb gjunj\u00eb dhe ngeli nj\u00eb cop\u00eb her\u00eb me syt\u00eb p\u00ebrdh\u00e9, mu si ajo viktima, q\u00eb pret t\u2019i bjer\u00eb n\u00eb qaf\u00eb shpata e xhelatit.<br \/>\nMandej, zgjati dor\u00ebn dhe mori nj\u00eb lug\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, q\u00eb u gjend aty pran\u00eb; dhe, me mendjen e p\u00ebrhumbur, si n\u00eb tym, nisi t\u00eb g\u00ebrryente me bishtin e saj, kots\u00ebkoti, dheun e but\u00eb t\u00eb dyshemes\u00eb.<\/p>\n<p>Pas tre-kat\u00ebr minutash, u nd\u00ebrmend dhe p\u00e1, q\u00eb duke g\u00ebrmuar k\u00ebsisoj, kishte hapur n\u00eb tok\u00eb nj\u00eb grop\u00eb n\u00eb form\u00eb varri! Provoi t\u00eb kujtonte synimin, p\u00ebr t\u00eb cilin kishte hyr\u00eb aty, por nuk ia doli dot.<br \/>\nEra p\u00ebshp\u00ebriste dhe vajtonte vrimave t\u00eb \u00e7atis\u00eb; dhe t\u00eb ftohti aty u b\u00eb m\u00eb i ashp\u00ebr. Pastaj, erdhi nj\u00eb \u00e7ast, kur p\u00ebshp\u00ebrimat dhe vajtimet e er\u00ebs ndaluan. At\u00ebher\u00eb, ai kuptoi, q\u00eb nuk kishte qen\u00eb era, por mendja dhe shpirti i tij. Hodhi lug\u00ebn, q\u00eb mbante n\u00eb dor\u00eb dhe u ngrit e doli jasht\u00eb, p\u00ebr\u00e7udsh\u00ebm e me mendje t\u00eb bjerrur.<\/p>\n<p>Jasht\u00eb, mjegulla qe b\u00ebr\u00eb m\u00eb e dendur. Deg\u00ebt e zhveshura t\u00eb pem\u00ebve n\u00eb oborr, ishin lagur; pat\u00ebn krijuar bul\u00ebza uji dhe kishin nisur t\u00eb pikonin; po atij iu duk sikur qanin me lot. Ndjeu nj\u00eb nevoj\u00eb, q\u00eb t\u00eb ecte. T\u00eb ecte kuturu. T&#8217;ia mbathte hapaqorras, pa e ditur se ku do ta \u00e7onin k\u00ebmb\u00ebt, derisa t\u00eb binte e ta p\u00ebrpinte ndonj\u00eb hon. Por, sapo kujtoi f\u00ebmij\u00ebt, iu b\u00eb sikur i kap\u00ebn zemr\u00ebn me dor\u00eb. At\u00ebher\u00eb, u rr\u00ebnqeth. Deshi t\u00eb klithte, po klithma i qe ndryr\u00eb p\u00ebrbrenda. Memzi merrte frym\u00eb, athua se ia kishin lidhur trupin nyje.<br \/>\nU kthye dhe hyri marrak\u00ebmb\u00ebthi n\u00eb korridorin e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebt, b\u00ebnin shamat\u00eb e ziheshin me nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb dhom\u00ebn e ndenjes.<br \/>\nAgeta, qe ulur n\u00eb shkall\u00eb; dhe si gjithmon\u00eb, tirte lesh. N\u00eb miset e fytyr\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb bukur, pushonte nj\u00eb nur i \u00ebmb\u00ebl, por tinzar. Sapo kishte p\u00ebrfunduar nj\u00eb l\u00ebmsh t\u00eb hatash\u00ebm, dhe kish nisur t\u00eb p\u00ebshtillte p\u00ebr boshtit l\u00ebmshin tjet\u00ebr.<br \/>\nI heshtur mu si nj\u00eb murg, ai u nis t\u00eb futej n\u00eb dhom\u00ebn ku gjendeshin f\u00ebmij\u00ebt.<br \/>\nAto \u00e7aste, ndodhi, q\u00eb boshti, me t\u00eb cilin e shoqja v\u00ebrviste l\u00ebmshin, i shp\u00ebtoi nga dora. Atij, iu ngat\u00ebrruan k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb perin e shp\u00ebshtjell\u00eb dhe u rr\u00ebzua.<\/p>\n<p>&#8211; U vrave?! &#8211; pyeti ajo.<br \/>\nAi nuk u p\u00ebrgjigj.<br \/>\nI shtrir\u00eb n\u00eb dyshemen\u00eb prej \u00e7imentoje, f\u00ebrkonte gjunj\u00ebt me dh\u00ebmb\u00ebt e shtr\u00ebnguar e syt\u00eb e rr\u00ebmbushur me lot.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ramiz Gjini Tregim Kabil Bokali, u kthye nga qyteti dhe hyri n\u00eb katund andej nga ora dhjet\u00eb e dark\u00ebs. Qe vjesht\u00eb e mbrame; dhe shirat e ftoht\u00eb, i pat\u00ebn mbushur me balt\u00eb rrug\u00ebt. Mjegulla q\u00eb kish mbuluar katundin, e b\u00ebnte nat\u00ebn m\u00eb t\u00eb err\u00ebt. N\u00eb qytet, ai shkoi t\u00eb shikonte t\u00eb v\u00ebllain, Martinin, i cili [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":49665,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,8,12],"tags":[],"class_list":["post-49664","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-letersi","category-tregime"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>RRETH SHT\u00cbPIS\u00cb TON\u00cb SILLEN HAJDUT\u00cb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"RRETH SHT\u00cbPIS\u00cb TON\u00cb SILLEN HAJDUT\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ramiz Gjini Tregim Kabil Bokali, u kthye nga qyteti dhe hyri n\u00eb katund andej nga ora dhjet\u00eb e dark\u00ebs. Qe vjesht\u00eb e mbrame; dhe shirat e ftoht\u00eb, i pat\u00ebn mbushur me balt\u00eb rrug\u00ebt. Mjegulla q\u00eb kish mbuluar katundin, e b\u00ebnte nat\u00ebn m\u00eb t\u00eb err\u00ebt. N\u00eb qytet, ai shkoi t\u00eb shikonte t\u00eb v\u00ebllain, Martinin, i cili [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-01-10T21:04:16+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-01-10T21:04:22+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/rgj_hajduti.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"720\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"960\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"RRETH SHT\u00cbPIS\u00cb TON\u00cb SILLEN HAJDUT\u00cb\",\"datePublished\":\"2020-01-10T21:04:16+00:00\",\"dateModified\":\"2020-01-10T21:04:22+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\\\/\"},\"wordCount\":3973,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/rgj_hajduti.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\",\"Tregime\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\\\/\",\"name\":\"RRETH SHT\u00cbPIS\u00cb TON\u00cb SILLEN HAJDUT\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/rgj_hajduti.jpg\",\"datePublished\":\"2020-01-10T21:04:16+00:00\",\"dateModified\":\"2020-01-10T21:04:22+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/rgj_hajduti.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/rgj_hajduti.jpg\",\"width\":720,\"height\":960,\"caption\":\"rgj - hajduti\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"RRETH SHT\u00cbPIS\u00cb TON\u00cb SILLEN HAJDUT\u00cb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"RRETH SHT\u00cbPIS\u00cb TON\u00cb SILLEN HAJDUT\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"RRETH SHT\u00cbPIS\u00cb TON\u00cb SILLEN HAJDUT\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Ramiz Gjini Tregim Kabil Bokali, u kthye nga qyteti dhe hyri n\u00eb katund andej nga ora dhjet\u00eb e dark\u00ebs. Qe vjesht\u00eb e mbrame; dhe shirat e ftoht\u00eb, i pat\u00ebn mbushur me balt\u00eb rrug\u00ebt. Mjegulla q\u00eb kish mbuluar katundin, e b\u00ebnte nat\u00ebn m\u00eb t\u00eb err\u00ebt. N\u00eb qytet, ai shkoi t\u00eb shikonte t\u00eb v\u00ebllain, Martinin, i cili [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-01-10T21:04:16+00:00","article_modified_time":"2020-01-10T21:04:22+00:00","og_image":[{"width":720,"height":960,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/rgj_hajduti.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"RRETH SHT\u00cbPIS\u00cb TON\u00cb SILLEN HAJDUT\u00cb","datePublished":"2020-01-10T21:04:16+00:00","dateModified":"2020-01-10T21:04:22+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\/"},"wordCount":3973,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/rgj_hajduti.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi","Tregime"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\/","name":"RRETH SHT\u00cbPIS\u00cb TON\u00cb SILLEN HAJDUT\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/rgj_hajduti.jpg","datePublished":"2020-01-10T21:04:16+00:00","dateModified":"2020-01-10T21:04:22+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/rgj_hajduti.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/rgj_hajduti.jpg","width":720,"height":960,"caption":"rgj - hajduti"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rreth-shtepise-tone-sillen-hajdute\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"RRETH SHT\u00cbPIS\u00cb TON\u00cb SILLEN HAJDUT\u00cb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49664","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49664"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49664\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":49666,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49664\/revisions\/49666"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/49665"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49664"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49664"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49664"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}