{"id":49878,"date":"2020-01-15T22:27:50","date_gmt":"2020-01-15T21:27:50","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=49878"},"modified":"2020-01-15T22:40:52","modified_gmt":"2020-01-15T21:40:52","slug":"degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\/","title":{"rendered":"DEGRADIMI I INSTITUCIONIT T\u00cb PRESIDENTIT NGA PARTIT\u00cb POLITIKE"},"content":{"rendered":"<p><strong>Luljeta Aliu<\/strong>, Koha Ditore &#8211; <em>15 janar 2020<\/em><\/p>\n<blockquote><p>Tentimi i cil\u00ebsdo parti politike p\u00ebr ta futur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb marr\u00ebveshjeve p\u00ebr ndarje t\u00eb posteve institucionin e Presidentit t\u00eb shtetit, duhet t\u00eb refuzohet si veprim kund\u00ebrkushtetues dhe t\u00eb kuptohet si orvatje p\u00ebr t\u00eb neutralizuar efektin e parimit kushtetues t\u00eb kontrollit dhe balancimit t\u00eb pushteteve.<\/p><\/blockquote>\n<p>Ambasadori Kosnett, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn gjat\u00eb nj\u00eb takimi me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK) kishte k\u00ebrkuar formimin sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb. Mediat informuan se Isa Mustafa e ka njoftuar ambasadorin p\u00ebr rrjedh\u00ebn e bisedimeve t\u00eb deritanishme me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje. Do t\u00eb ishte e nj\u00eb r\u00ebndesie t\u00eb ve\u00e7ante t\u00eb dim\u00eb mendimin e ambasadorit Kosnett n\u00eb lidhje me k\u00ebrkes\u00ebn e LDK-s\u00eb rreth postit t\u00eb Presidentit, post t\u00eb cilin ajo d\u00ebshiron ta ket\u00eb t\u00eb premtuar nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (LVV).<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ku shkelja e parimit t\u00eb kontrollit dhe balancimit t\u00eb pushteteve (<em>checks and balances<\/em>) do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnt\u00eb nj\u00eb sakrilegj t\u00eb pafalsh\u00ebm, ambasadori Kosnett do t\u00eb duhej t\u00eb ishte kund\u00ebr nj\u00eb rezervimi t\u00eb postit t\u00eb Presidentit ekskluzivisht p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb partive politike. Mbase politikan\u00ebve tan\u00eb ju duhet asistenca e ambasad\u00ebs amerikane edhe p\u00ebr interpretimet ligjore t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe frym\u00ebs s\u00eb saj. Sidomos atyre politikan\u00ebve q\u00eb e kan\u00eb goj\u00ebn plot me nocionin e \u201cshtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs\u201d (<em>rule of law<\/em>), duhet t\u00eb ju spjegohet pik\u00ebrisht p\u00ebrmes k\u00ebtij termi shkelja q\u00eb vazhdimisht i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Kushtetut\u00ebs \u00e7doher\u00eb kur gjat\u00eb marr\u00ebveshjeve politike p\u00ebr ndarjen e posteve, institucioni i Presidentit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si mjet k\u00ebmbimi n\u00eb tavolin\u00eb.<\/p>\n<p>Politika ditore kosovare dhe gryk\u00ebsia e politikan\u00eb p\u00ebr pushtet e kan\u00eb degraduar institucionin e President nga nj\u00eb kategori kushtetuese n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr tjet\u00ebr bixhozi p\u00ebr loj\u00ebrat e tyre t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb President\u00ebve, m\u00ebnyra e zgjedhjes s\u00eb t\u00eb cil\u00ebve nuk ishte as legale e as legjitime. Si\u00e7 dihet nga historia e mendimit politik, pushteti dhe \u00e7do veprim politik p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i drejt\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb dy kritere: <strong>duhet t\u00eb jet\u00eb legal dhe legjitim<\/strong>. N\u00ebse e analizojm\u00eb rastin e Presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe zgjedhjes s\u00eb tij sipas k\u00ebtyre dy kritereve, at\u00ebher\u00eb degradimi i tij si institucion \u00ebsht\u00eb tejet evident.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 Ibrahim Rugov\u00ebs, i cili i kishte p\u00ebrmbushur t\u00eb dy k\u00ebto kriteret, t\u00eb gjith\u00eb president\u00ebve t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm ju ka munguar nj\u00ebri nga to. Fatmir Sejdiu, megjith\u00eb legjitimitetin e pranuar politik, \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb dor\u00ebhiqet nga funksioni i Presidentit, pasiq\u00eb Gjykata Kushtetutese kishte konstatuar shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb legalitetit t\u00eb munguar, respektivisht konfliktit midis ushtrimit t\u00eb funksionit t\u00eb Presidentit dhe funksionit n\u00eb parti politike. Nd\u00ebrsa n\u00eb rastin e Behxhet Pacollit, p\u00ebrve\u00e7 legjitimitetit politik t\u00eb munguar, Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar edhe munges\u00ebn e legalitetit me rastin e zgjedhjes n\u00eb funksionin e Presidentit. Atifete Jahjaga, megjith\u00ebse p\u00ebrfundoi mandatin e plot\u00eb legalisht t\u00eb pranuar, asnj\u00ebher\u00eb nuk mundi t\u00eb tejkalonte munges\u00ebn e legjitimitetit politik. Hashim Tha\u00e7i, p\u00ebrve\u00e7 aktit t\u00eb zgjedhjes legalisht t\u00eb korruptuar p\u00ebrmes presioneve politike, joshjeve e ofrimit t\u00eb privilegjeve politike e ekonomike ndaj deputet\u00eb\/eve t\u00eb caktuar\/a t\u00eb Kuvendit, vazhdon t\u00eb mbetet personi m\u00eb jo-legjitim politikisht n\u00eb funksionin e Presidentit q\u00eb nga paslufta n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebto raste jan\u00eb shembuj tipik t\u00eb degradimit politik, institucional, ligjor dhe etik t\u00eb funksionit t\u00eb Presidentit.<\/p>\n<p>Kushtetuta e Kosov\u00ebs n\u00eb nenin 4, paragrafi 3, e p\u00ebrcakton se Presidenti e p\u00ebrfaq\u00ebson unitetin e popullit, nd\u00ebrsa neni 85 [Kualifikimi p\u00ebr Zgjedhjen e Presidentit] thot\u00eb \u201c<em>President i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs mund t\u00eb zgjedhet \u00e7do shtetas i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs<\/em>.\u201d N\u00eb nenin 86 [Zgjedhja e Presidentit], Kushtetuta qartazi e p\u00ebrcakton se \u201c<em>Presidenti i Republik\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs zgjedhet nga Kuvendi, me votim t\u00eb fsheht\u00eb<\/em>.\u201d V\u00ebshtruar n\u00eb korniz\u00ebn e k\u00ebtyre dispozitave, marr\u00ebveshjet mes partive politike rreth postit t\u00eb Presidentit p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs nga aspekti ligjor, sepse duke qen\u00eb se m\u00ebtojn\u00eb q\u00eb at\u00eb post ta rezervojn\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tyre partiak, automatikisht i diskriminojn\u00eb shtetasit tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt poashtu kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kandidohen dhe zgjedhen si President. Shkelja e dyt\u00eb do t\u00eb ishte q\u00eb nga deputet\u00ebt t\u00eb k\u00ebrkohet votimi i nj\u00eb kandidati t\u00eb caktuar, meq\u00eb neni 86 e thot\u00eb se votimi b\u00ebhet me votim t\u00eb fsheht\u00eb. Mbi t\u00eb gjitha, mandati i deputetit \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb n\u00eb votim dhe deputetit nuk guxon t\u2019i detyrohet votimi i nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje sipas direktivave partiake. Ne e dim\u00eb se praktika politike ka vepruar ndryshe n\u00eb Kosov\u00eb viteve t\u00eb fundit, por kjo praktik\u00eb ka qen\u00eb e gabuar dhe kund\u00ebrkushtetuese edhe nga aspekti thjesht formal i ligjit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00ebse e kuptojm\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e \u201eshtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs\u201d dhe parimit t\u00eb kontrollit dhe balancimit t\u00eb pushteteve, at\u00ebher\u00eb shkeljet me rastin e zaptimit t\u00eb institucionit t\u00eb Presidentit p\u00ebr marr\u00ebveshje mes partive politik\u00eb jan\u00eb p\u00ebrpos jo-legjitime edhe potencialisht t\u00eb d\u00ebmshme pik\u00ebrisht p\u00ebr balancin e pushteteve t\u00eb garantuar me Kushtetut\u00eb. Kjo v\u00ebrehet nga kompetencat e Presidentit dhe mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndikuar p\u00ebrmes tyre n\u00eb fusha t\u00eb ndijshme si drejt\u00ebsia dhe siguria. Kushtetuta, n\u00eb paragrafet e nenit 84 [Kompetencat e Presidentit] p\u00ebrcakton se Presidenti \u201c<em>(15) em\u00ebron dhe shkarkon Kryetarin e Gjykat\u00ebs Supreme t\u00eb Kosov\u00ebs me propozimin e K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs; (16) em\u00ebron dhe shkarkon gjyqtar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs me propozimin e K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs; (17) em\u00ebron dhe shkarkon Kryeprokurorin e Shtetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, me propozimin e K\u00ebshillit Prokuroial t\u00eb Kosov\u00ebs; (18) em\u00ebron dhe shkarkon prokuror\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, me propozimin t\u00eb K\u00ebshillit Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs; (19) em\u00ebron gjyqtar\u00ebt p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese, me propozimin e Kuvendit; (20) em\u00ebron Komandantin e Forcave t\u00eb Siguris\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, pas rekomandimit t\u00eb Kryeministrit; (21) s\u00eb bashku me Kryeministrin, em\u00ebron Drejtorin, Z\u00ebvend\u00ebsdrejtorin dhe Inspektorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Intelegjenc\u00eb<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebto kompetenca p\u00ebr em\u00ebrimin edhe shkarkimin e personave n\u00eb funksionet ky\u00e7e t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe AKI-s\u00eb duhet ta b\u00ebjn\u00eb secilin qytetar me logjik\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb d\u00ebshironte q\u00eb Presidenti madje t\u00eb mos ket\u00eb fare mund\u00ebsi t\u00eb jet\u00eb i ky\u00e7ur n\u00eb parti politike, sepse ndikimi q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi dhe siguri p\u00ebrmes k\u00ebtyre kompetencave \u00ebsht\u00eb shum\u00eb vendimtar. P\u00ebrmes manovr\u00ebs s\u00eb rezervimit t\u00eb postit t\u00eb Presidentit dhe t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, LDK-ja n\u00eb m\u00ebnyre tinzare ve\u00e7se e ka siguruar q\u00eb t\u00eb bllokoj\u00eb ndryshimin e k\u00ebrkuar nga qytetar\u00ebt n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb. Kompetencat e Presidentit do t\u2019ia siguronin LDK-s\u00eb ndikimin e pakontestuesh\u00ebm dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebrmes kompetenc\u00ebs s\u00eb em\u00ebrimit dhe shkarkimit t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve dhe krer\u00ebve t\u00eb tyre, nd\u00ebrsa marrja e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme dhe em\u00ebrimi i drejtorit t\u00eb AKI-s\u00eb i\u2019a sigurojn\u00eb kontrollin mbi fush\u00ebn e siguris\u00eb dhe policis\u00eb.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb t\u00eb ushtruar n\u00eb \u201cartin e s\u00eb mundur\u00ebs\u201c, si\u00e7 po e ilustrojn\u00eb politik\u00ebn kur d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb se kan\u00eb m\u00ebsuar di\u00e7ka, natyrisht se do ta lakojn\u00eb edhe Kushtetut\u00ebn dhe frym\u00ebn e saj deri n\u00eb shp\u00ebrfytyrim duke argumentuar se Kushtetuta nuk e p\u00ebrjashton zgjedhjen e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb partive politike n\u00eb funksionin e Presidentit. Duke v\u00ebn\u00eb theksin e argumentit n\u00eb an\u00ebn formale t\u00eb ligjit, do t\u00eb argumentonin si p\u00ebrfaq\u00ebsues tipik kontinental t\u00eb teoris\u00eb pozitiviste. Por q\u00eb nga koha kur Bismarcku ka th\u00ebn\u00eb se \u201cpolitika \u00ebsht\u00eb arti i s\u00eb mundur\u00ebs\u201d ka rrjedhur shum\u00eb uj\u00eb n\u00ebn ur\u00eb dhe mendimi politik e juridik ka arritur n\u00eb konsensin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm se shteti i s\u00eb drejt\u00ebs, e me k\u00ebt\u00eb edhe domosdoshm\u00ebria e legjitimitetit t\u00eb \u00e7do veprimi politik, \u00ebsht\u00eb arritja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e civilizimit per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Alexander d\u2019Entreves (1962, 690) shkruan se \u201c<em>kontributi m\u00eb madhor q\u00eb teoria juridike e ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr mendimin politik per\u00ebndimor ka qen\u00eb t\u00eb na mund\u00ebsoj\u00eb t\u00eb lexojm\u00eb politik\u00ebn n\u00eb terma ligjor\u00eb dhe t\u00eb konceptojm\u00eb pushtetin apo edhe \u201cshtetin\u201d jo si nj\u00eb ushtrim t\u00eb nj\u00eb force arbitrare, por t\u00eb nj\u00eb autoriteti ligjor<\/em>\u201d. Ndon\u00ebse termi anglo-amerikan \u201cshtet i s\u00eb drejt\u00ebs\u201d dhe ai kontinental \u201cshtet ligjor\u201d jan\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm, meq\u00eb e p\u00ebrshkruajn\u00eb t\u00eb dyt\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb bazuar n\u00eb ligj, megjithat\u00eb dallojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb aspekt relevant. Doktrina kontinentale e \u201cshtetit ligjor\u201d ka qen\u00eb e ndikuar nga koncepti pozitivist i s\u00eb drejt\u00ebs. Por n\u00ebse \u201c<em>ligji nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrtej struktur\u00ebs formale t\u00eb pushtetit, at\u00ebher\u00eb struktura formale \u00ebsht\u00eb prezente n\u00eb \u00e7do lloj shteti, pa marr\u00eb parasysh \u00e7far\u00eb q\u00ebllime politike, sociale apo morale jan\u00eb t\u00eb mish\u00ebruara n\u00eb sistemin e tij ligjor: \u00e7do shtet, sipas definicionit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet ligjor.<\/em>\u201d Por pa kriterin e legjitimitetit, i cili k\u00ebrkon q\u00eb nj\u00eb veprim t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrpos legal poashtu edhe n\u00eb pajtim me normat dhe vlerat e p\u00ebrgjithshme shoq\u00ebrore, at\u00ebher\u00eb edhe veprimet e Mussolinit, Hitlerit dhe diktator\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb do t\u00eb ishin t\u00eb justifikueshme.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej momentit t\u00eb formimit t\u00eb institucioneve, institucioni i Presidentit t\u00eb Shtetit vazhdimisht ka p\u00ebsuar nj\u00eb zaptim nga partit\u00eb politike dhe degradim sa t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm aq edhe kund\u00ebrkushtetues. Duke qen\u00eb se shoq\u00ebrit\u00eb moderne, nd\u00ebr t\u00eb cilat d\u00ebshiron ta shoh\u00eb veten edhe Kosova, si ideal dhe parim e potencojn\u00eb shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs (<em>rule of law<\/em>), at\u00ebher\u00eb k\u00ebrkesa dhe tentimi i cil\u00ebsdo parti politike, p\u00ebr ta futur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb marr\u00ebveshjeve p\u00ebr ndarje t\u00eb posteve institucionin e Presidentit t\u00eb shtetit, duhet t\u00eb refuzohet si kund\u00ebrkushtetuese dhe t\u00eb kuptohet si orvatje p\u00ebr t\u00eb neutralizuar efektin e parimit kushtetues t\u00eb kontrollit dhe balancimit t\u00eb pushteteve.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshjet politike p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje, p\u00ebr program apo p\u00ebr ndarjen e dikastereve t\u00eb qeveris\u00eb jan\u00eb t\u00eb domosdoshme, aq m\u00eb shum\u00eb n\u00eb sistemin politik t\u00eb Kosov\u00ebs, i cili numerikisht nuk e mund\u00ebson q\u00eb shteti t\u00eb qeveriset nga nj\u00eb parti e vetme politike. Mir\u00ebpo, n\u00ebse d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb mbetemi besnik\u00eb ndaj parimit t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe Kushtetut\u00ebs son\u00eb, at\u00ebher\u00eb duhet ditur se k\u00ebrkesat p\u00ebr sigurimin e institucionit t\u00eb Presidentit nga nj\u00ebra an\u00eb dhe \u00e7do zotim p\u00ebr sigurimin e votimit t\u00eb Presidentit nga ana tjet\u00ebr p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb posti i Presidentit ka qen\u00eb pjes\u00eb e marr\u00ebveshjeve politike partiake t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb fundit, kjo nuk e legjitimon nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb. LDK nuk ka t\u00eb drejt\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb fare e LVV nuk ka t\u00eb drejt\u00eb ta premtoj\u00eb votimin e Presidentit. Posti i Presidentit nuk i takon asnj\u00ebr\u00ebs prej tyre detyrimisht.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Luljeta Aliu, Koha Ditore &#8211; 15 janar 2020 Tentimi i cil\u00ebsdo parti politike p\u00ebr ta futur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb marr\u00ebveshjeve p\u00ebr ndarje t\u00eb posteve institucionin e Presidentit t\u00eb shtetit, duhet t\u00eb refuzohet si veprim kund\u00ebrkushtetues dhe t\u00eb kuptohet si orvatje p\u00ebr t\u00eb neutralizuar efektin e parimit kushtetues t\u00eb kontrollit dhe balancimit t\u00eb pushteteve. Ambasadori Kosnett, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":49879,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-49878","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>DEGRADIMI I INSTITUCIONIT T\u00cb PRESIDENTIT NGA PARTIT\u00cb POLITIKE - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"DEGRADIMI I INSTITUCIONIT T\u00cb PRESIDENTIT NGA PARTIT\u00cb POLITIKE - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Luljeta Aliu, Koha Ditore &#8211; 15 janar 2020 Tentimi i cil\u00ebsdo parti politike p\u00ebr ta futur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb marr\u00ebveshjeve p\u00ebr ndarje t\u00eb posteve institucionin e Presidentit t\u00eb shtetit, duhet t\u00eb refuzohet si veprim kund\u00ebrkushtetues dhe t\u00eb kuptohet si orvatje p\u00ebr t\u00eb neutralizuar efektin e parimit kushtetues t\u00eb kontrollit dhe balancimit t\u00eb pushteteve. Ambasadori Kosnett, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-01-15T21:27:50+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-01-15T21:40:52+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/luljeta_aliu.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"DEGRADIMI I INSTITUCIONIT T\u00cb PRESIDENTIT NGA PARTIT\u00cb POLITIKE\",\"datePublished\":\"2020-01-15T21:27:50+00:00\",\"dateModified\":\"2020-01-15T21:40:52+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\\\/\"},\"wordCount\":1910,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/luljeta_aliu.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\\\/\",\"name\":\"DEGRADIMI I INSTITUCIONIT T\u00cb PRESIDENTIT NGA PARTIT\u00cb POLITIKE - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/luljeta_aliu.jpg\",\"datePublished\":\"2020-01-15T21:27:50+00:00\",\"dateModified\":\"2020-01-15T21:40:52+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/luljeta_aliu.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/luljeta_aliu.jpg\",\"width\":600,\"height\":600,\"caption\":\"Luljeta Aliu\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"DEGRADIMI I INSTITUCIONIT T\u00cb PRESIDENTIT NGA PARTIT\u00cb POLITIKE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"DEGRADIMI I INSTITUCIONIT T\u00cb PRESIDENTIT NGA PARTIT\u00cb POLITIKE - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"DEGRADIMI I INSTITUCIONIT T\u00cb PRESIDENTIT NGA PARTIT\u00cb POLITIKE - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Luljeta Aliu, Koha Ditore &#8211; 15 janar 2020 Tentimi i cil\u00ebsdo parti politike p\u00ebr ta futur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb marr\u00ebveshjeve p\u00ebr ndarje t\u00eb posteve institucionin e Presidentit t\u00eb shtetit, duhet t\u00eb refuzohet si veprim kund\u00ebrkushtetues dhe t\u00eb kuptohet si orvatje p\u00ebr t\u00eb neutralizuar efektin e parimit kushtetues t\u00eb kontrollit dhe balancimit t\u00eb pushteteve. Ambasadori Kosnett, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-01-15T21:27:50+00:00","article_modified_time":"2020-01-15T21:40:52+00:00","og_image":[{"width":600,"height":600,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/luljeta_aliu.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"DEGRADIMI I INSTITUCIONIT T\u00cb PRESIDENTIT NGA PARTIT\u00cb POLITIKE","datePublished":"2020-01-15T21:27:50+00:00","dateModified":"2020-01-15T21:40:52+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\/"},"wordCount":1910,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/luljeta_aliu.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\/","name":"DEGRADIMI I INSTITUCIONIT T\u00cb PRESIDENTIT NGA PARTIT\u00cb POLITIKE - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/luljeta_aliu.jpg","datePublished":"2020-01-15T21:27:50+00:00","dateModified":"2020-01-15T21:40:52+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/luljeta_aliu.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/luljeta_aliu.jpg","width":600,"height":600,"caption":"Luljeta Aliu"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/degradimi-i-institucionit-te-presidentit-nga-partite-politike\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"DEGRADIMI I INSTITUCIONIT T\u00cb PRESIDENTIT NGA PARTIT\u00cb POLITIKE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49878","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49878"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49878\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":49881,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49878\/revisions\/49881"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/49879"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49878"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49878"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49878"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}