{"id":50092,"date":"2020-01-20T16:51:17","date_gmt":"2020-01-20T15:51:17","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=50092"},"modified":"2020-01-20T16:51:23","modified_gmt":"2020-01-20T15:51:23","slug":"major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\/","title":{"rendered":"MAJOR AHMET LEPENICA N\u00cb MBROJTJE T\u00cb KONGRESIT T\u00cb LUSHNJ\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><em>Major <strong>Ahmet Lepenica<\/strong> (1872 &#8211; 1941), Shef i Shtabit dhe Komandant i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Trupave Komb\u00ebtare n\u00eb Luft\u00ebn e Vlor\u00ebs n\u00eb vitin 1920.<\/em><\/p>\n<p><strong>Kush e mbrojti me arm\u00eb Kongresin e Lushnj\u00ebs m\u00eb 1920?<\/strong><\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim pa k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkrahje dhe mbrojtje ushtarake, nuk do t\u00eb ishte mbajtur Kongresi i Lushnj\u00ebs dhe nuk do kishte ndodhur Epopeja e Vlor\u00ebs, pra nuk do ta kishim rifituar Pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Prandaj, ushtarak\u00ebve si major Ahmet Lepenica u duhet dh\u00ebn\u00eb v\u00ebndi q\u00eb meritojn\u00eb, sepse ishin koh\u00eb t\u00eb trubullta dhe asnj\u00eb problem i madh komb\u00ebtar nuk mund t\u00eb zgjidhej pa forc\u00ebn e arm\u00ebve.<\/p>\n<p>Nga <strong>Enver MEMISHAJ<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb hyrje t\u00eb Muzeut Historik Komb\u00ebtar t\u00eb Kongresit t\u00eb Lushnj\u00ebs, vizitori do t\u00eb p\u00ebrballet me fotografin\u00eb madh\u00ebshtore t\u00eb major Ahmet Lepenic\u00ebs q\u00eb mbrojti me arm\u00eb at\u00eb kongres.<\/p>\n<p><strong>Po cili ishte major Ahmet Lelenica, dekoruar NDER I KOMBIT SHQIPTAR ?<\/strong><\/p>\n<p>Major Ahmet Lepenica lindi n\u00eb Lepenic\u00eb t\u00eb Vlor\u00ebs n\u00eb vitin 1872. N\u00eb ushtrin\u00eb turke, u dallua si ushtarak i lindur dhe u d\u00ebrgua n\u00eb nj\u00eb kurs dy vje\u00e7ar ushtarak q\u00eb e kreu me rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera. Nga ushtar p\u00ebr vleft\u00eb trim\u00ebrie arriti grad\u00ebn kapiten, po p\u00ebr vleft\u00eb trim\u00ebrie kund\u00ebr rebel\u00ebve t\u00eb Haxhi Qamilit, m\u00eb 1914, u gradua major nga qeveria shqiptare e Turhan Pash\u00eb P\u00ebrmetit, ku minist\u00ebr i brendsh\u00ebm ishte patrioti Aqif Pash\u00eb Elbasani.<\/p>\n<p>M\u00eb 1912, u arratis prej trupave turke, p\u00ebr t`i sh\u00ebrbyer shtetit t\u00eb ri shqiptar. M\u00eb 1913,u emrua Komandant i Xhandarm\u00ebris\u00eb s\u00eb Lushnjes. M\u00eb 1914 n\u00eb krye t\u00eb forcave shqiptare dhe kosovare \u00e7liroi krahinat jugore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga pushtimi grek. N\u00eb vitin 1920, ishte mbrojt\u00ebs me arm\u00eb i Kongresit t\u00eb Lushnj\u00ebs. Komiteti \u201cMbrojtja Komb\u00ebtare\u201d, q\u00eb po p\u00ebrgatiste Luft\u00ebn e Vlor\u00ebs, m\u00eb 4 qershor 1920, n\u00eb mal t\u00eb Beunit, mbi fshatin Vajz\u00eb t\u00eb Vlor\u00ebs e emroi \u201c<em>Komandant t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Trupave Komb\u00ebtare, mb\u00ebshtetur n\u00eb burr\u00ebrin dhe atdhetarin\u00eb e tij<\/em>\u201d.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Ahmet Lepenica - Komandant i trupave n\u00eb Luft\u00ebn e Vlor\u00ebs\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/ahmet_lepenica-komandant_i_trupave_ne_luften_e_vlores.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\"><br><em>Komiteti Mbrojtja Komb\u00ebtare e emron Komandant t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Trupave Komb\u00ebtare n\u00eb Luft\u00ebn e Vlor\u00ebs 1920.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1921 Shqip\u00ebria ishte ndar\u00eb n\u00eb kat\u00ebr zona. M\u00eb 12 shkurt 1921 u emrua komandant i zon\u00ebs, Krahut t\u00eb Vjos\u00ebs, pra Lepenica shfaqet si nj\u00eb nga kat\u00ebr ushtarak\u00ebt e shquar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 1 qershor 1921, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, bashkon me arm\u00eb me trungun e shtetit shqiptar krahin\u00ebn e Himar\u00ebs.<br>N\u00eb tetor t\u00eb vitit 1921, n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb batalioni vlonjat\u00ebsh lufton n\u00eb veri kund\u00ebr s\u00ebrb\u00ebve, n\u00ebn komand\u00ebn e komandantit t\u00eb operacionit kolonel Ahmet Zogut i cili shkruan se major Lepenica ka treguar nj\u00eb trim\u00ebri t\u00eb t\u00ebrbuar.<br>M\u00eb 17 janar 1922 emrohet Qarkkomandant i Xhandarm\u00ebris\u00eb s\u00eb Gjirokastr\u00ebs. N\u00eb prill 1924 vihet n\u00eb krye t\u00eb L\u00ebvizjes s\u00eb Qershorit. Pas d\u00ebshtimit t\u00eb Revolucionit t\u00eb Qershorit q\u00ebndroi i arratisur dhe n\u00eb mars 1925 emigroi jashte shtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 1926, u fal dhe u kthye n\u00eb v\u00ebndlindje n\u00eb Lepenic\u00eb, ku jetoi deri sa vdiq n\u00eb janar 1941, pa l\u00ebn\u00eb pas as f\u00ebmij\u00eb as pasuri, por vet\u00ebm emrin e mir\u00eb t\u00eb nj\u00eb atdhetari t\u00eb pa njoll\u00eb dhe t\u00eb paharruar.<br>Eshte vler\u00ebsuar nga t\u00eb gjith president\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb dhe s\u00eb fundi NDER I KOMBIT SHQIPTAR.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Me interesimin e major Kas\u00ebm Qaf\u00ebzezit, major Ismail Haki Tatzatit dhe t\u00eb disa atdhetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, major Ahmet Lepenica filloi pun\u00ebn si komandant xhandarm\u00ebrie, n\u00eb Lushnj\u00eb, ku kishte sh\u00ebrbyer n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn detyr\u00eb edhe n\u00eb vitin 1913, kur prefekt ishte patrioti shquar Qazim Kokoshi.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb telegram i dat\u00ebs 1 gusht 1919, marrim vesh se major Ahmet Lepenica ushtron detyr\u00ebn Qarkkomandant i Xhandarm\u00ebris\u00eb s\u00eb Gjirokastr\u00ebs. Po nga ky telegram kuptojm\u00eb edhe pun\u00ebn shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb kryente xhandarm\u00ebria duke kaluar muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb pa u paguar.89)<\/p>\n<p>M\u00eb 31 dhjetor 1919, n\u00eb Lushnj\u00eb ka q\u00ebn\u00eb kryetar bashkie Besim Nuri, n\u00ebnprefekt Veli Vasiari dhe komandant xhandarm\u00ebrie Meleq Frash\u00ebri, t\u00eb tre jan\u00eb shprehur n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb mbajtjes s\u00eb Kongresit, haptazi n\u00eb kund\u00ebshtim me urdh\u00ebrat e qeveris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit. Major Ahmet Lepenica \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb komandant i xhandarm\u00ebris\u00eb s\u00eb Lushnj\u00ebs, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mbronte Kongresin. K\u00ebt\u00eb fakt e pohon edhe Bardhosh Ga\u00e7e: \u201cN\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb janarit disa her\u00eb u d\u00ebrgua nga n\u00ebnprefekti i Lushnj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb biseduar me n\u00ebnkomitetin e Vlor\u00ebs, ushtaraku Ahmet Lepenica, i cili k\u00ebmb\u00ebngulte n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e Vlor\u00ebs n\u00eb Kongres&#8230; Vlonjat\u00ebt u bashkuan me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tjer\u00eb n\u00eb Lushnj\u00eb\u201d. 90)<\/p>\n<p>Kund\u00ebr Kongresit t\u00eb Lushnj\u00ebs b\u00ebri sa kishte mund\u00ebsi edhe Qeveria e Durr\u00ebsit duke kordinuar veprimet e saj\u00eb me pushtuesin italian. 91)<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Enver Memishaj - Major Ahmet Lepenica\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/enver_memishaj-major_ahmet_lepenica.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\"><\/p>\n<p>N\u00eb prag t\u00eb mbajtjes s\u00eb Kongresit t\u00eb Lushnj\u00ebs, m\u00eb 10 janar 1920, u vra n\u00eb Shkod\u00ebr atdhetari Sali Nivica (1891-1920), kryeredaktor i gazet\u00ebs atdhetare \u201cPopulli\u201d q\u00eb dilte n\u00eb Shkod\u00ebr. M\u00eb 27 janar 1920, u vra me atentat n\u00eb Durr\u00ebs atdhetari tjet\u00ebr Abdyl bej Ypi (1878-1920), pasi qe shkarkuar m\u00eb par\u00eb nga detyra e prefektit t\u00eb Durr\u00ebsit \u201c i cili, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos rrezikohet mbledhja kombiare e Lushnj\u00ebs, u ba theror, d\u00ebshmor i Shqipnis\u00eb, tue u ba kafshat\u00eb e nji pushke mizore q\u00eb asht zbraz\u00eb nga nji dor\u00eb tradh\u00ebtare\u201d, i shkruan familjes, kryetari i Mbledhjes s\u00eb Lushnj\u00ebs Aqif Pash\u00eb Elbasani.<\/p>\n<p>Po n\u00eb janar Myfit bej Libohova kurdisi plane e realizoi vrasjen e p\u00ebrhap\u00ebsit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, m\u00ebsuesit, e patriotit zem\u00ebrzjarr Shuko Dalipi (1876-1920), kush\u00ebri i Sali Nivic\u00ebs.92)<\/p>\n<p>Myfit bej Libohova, minist\u00ebr i kabinetit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, ka treguar veprimtarin\u00eb e tij antikomb\u00ebtare kund\u00ebr Kongresit: \u201cSi minist\u00ebr i br\u00ebndsh\u00ebm, {i qeveris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit } lipsej t\u00eb ndaloja Kongresin e Lushnj\u00ebs, me fuqin\u00eb e xhandarm\u00ebris\u00eb, po oficer\u00ebt e k\u00ebtij trupi ishin bashkuar me t\u00eb mbledhurit dhe qeveria kishte mbetur pa fuqi&#8230; At\u00ebhere pas akordit q\u00eb kishim me italian\u00ebt i k\u00ebrkova gjeneral Pia\u00e7entinit t\u00eb vinte n\u00ebn komand\u00ebn time dy kompani t\u00eb milicis\u00eb shqiptare, t\u00eb cilat Pia\u00e7entini m`i dha dhe u nisa p\u00ebr n\u00eb Fier me automobil&#8230; Aqif Pasha &#8230; i kishte shkruar \u2026 Gjeneral Pia\u00e7entinit nj\u00eb let\u00ebr me t\u00eb cil\u00ebn thoshte t\u00eb mos ta njoh\u00eb Qeverin\u00eb e Durr\u00ebsit\u2026<\/p>\n<p>Nisa ushtrin\u00eb p\u00ebr n\u00eb Kolonj\u00eb t\u00eb Myzeqes\u00eb dhe andej p\u00ebr n\u00eb Lushnj\u00eb. Plani ishte t\u00eb rrethoja k\u00ebt\u00eb qytet dhe t\u00eb p\u00ebrndaja mbledhjen tuke proklamuar n\u00eb t\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb zgjedhje t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr nj\u00eb Asamble Kushtetuese. Kolonelin e Italis\u00eb q\u00eb gj\u00ebndej n\u00eb Lushnj\u00eb e tremb\u00ebn duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb besoj\u00eb se rreth e qark Lushnjes qen\u00eb mbledhur 3 a 4000 shpirt dhe do derdhej gjak i tep\u00ebrt, po un\u00eb kishja lajme t\u00eb sakta prej Lushnj\u00ebs edhe dinja se ve\u00e7 150 dyfeqe q\u00eb kish Shehu i Karbunar\u00ebs dhe nja 100 dyfeqe q\u00eb kishin prur\u00eb bejler\u00ebt e Geg\u00ebris\u00eb, tjet\u00ebr fuqi kund\u00ebshtare nuk kish \u2026 Prisnja t\u00eb m\u00eb harrinin me t\u00eb \u00e7pejt\u00eb edhe 200 milic\u00eb nga Gjirokastra, dhe po nisesha vet\u00eb p\u00ebr n\u00eb Manastir t\u00eb Adrenic\u00ebs, ku gjeneral Pia\u00e7entini, pa lajm\u00ebruar i dha ushtris\u00eb q\u00eb gjendej n\u00eb Kolonj\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb mos niset p\u00ebr n\u00eb Lushnj\u00eb por t\u00eb presi urdh\u00ebrin e dyt\u00eb t\u00eb Komand\u00ebs. K\u00ebsisoj m\u00eb iku nga duart edhe fuqia e milicis\u00eb.<\/p>\n<p>E pash\u00eb q\u00eb u munda dhe u nisa at\u00eb \u00e7ast per n\u00eb Vlor\u00eb. Tre, kat\u00ebr dit\u00eb dhash e mora ta bind Pia\u00e7entinin t\u00eb m\u00eb jepte 700 milic\u00eb nd\u00ebn urdh\u00ebr. Me k\u00ebt\u00eb fuqi doja t\u00eb mbaja Durr\u00ebsin dhe jirokastr\u00ebn dhe t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb mbledhje m\u00eb t\u00eb madhe dhe m\u00eb t\u00eb rregullt nga t\u00eb Lushnj\u00ebs, duke vendosur zgjedhjet e p\u00ebrgjith\u00ebshme. Pia\u00e7entini nuk donte t\u00eb trubullohej Shqip\u00ebria\u201d. 93)<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><img decoding=\"async\" title=\"Ahmet Lepenica - firma\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/ahmet_lepenica_firma.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\"> <em>Firma, vula q\u00eb p\u00ebrdorte Ahmet Lepenica<\/em>.<\/p>\n<p>\u201c<i>N\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb janarit 1920, n\u00eb Vlor\u00eb u shfaq Ministri i Brendsh\u00ebm i Qeveris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Myfit bej Libohova, i cili mobolizoi mjaft milic\u00eb kund\u00ebr Kongresit Komb\u00ebtar t\u00eb Lushnj\u00ebs. Ahmet Lepenica, me an\u00ebn e nj\u00eb letre e vinte n\u00eb dijeni Ibrahim Abdullahun dhe \u201cKomitetin e Vlor\u00ebs\u201d, se vizita e Myfit bej Libohov\u00ebs n\u00eb Vlor\u00eb, b\u00ebhej me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb penguar organizimin e \u201cMbledhjes n\u00eb Lushnj\u00eb\u201d. Ibrahim Abdullahu kujton: \u201cM\u00eb 12\u201313 janar 1920, n\u00eb Vlor\u00eb sosi ministri i br\u00ebndsh\u00ebm Myfit bej Libohova, p\u00ebr t\u00eb mbledhur milic\u00eb. Ahmet Lepenica, nga Lushnja m\u00eb d\u00ebrgonte nj\u00eb let\u00ebr, ku midis t\u00eb tjerash m\u00eb thoshte t\u00eb lajm\u00ebronim popullin n\u00eb qytet, se milic\u00ebt q\u00eb po mbledh Myfit beu i do si forca kund\u00ebr Lushnj\u00ebs.<\/i>\u201d 94)<\/p>\n<p>\u201cSi nd\u00ebrlidh\u00ebs nd\u00ebrmjet Komisionit t\u00eb Vlor\u00ebs dhe atdhetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb qytetin e Lushnj\u00ebs, Kavaj\u00ebs dhe Elbasanit ishte Ahmet Lepenica, nj\u00eb ushtarak i zoti e mik i Osm\u00ebn Haxhiut dhe Hamza Isait\u201d.95)<\/p>\n<p>Thirrje p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Kongresin e Lushnj\u00ebs p\u00ebrfaq\u00ebsuesve vlonjat\u00eb, u b\u00ebri edhe Syrja bej Vlora, ai thirri n\u00eb bashk\u00ebbisedim Aristidh Rucin, Ymer Radhim\u00ebn, e Tod Filipin, t\u00eb cil\u00ebt \u201ci k\u00ebshilloi\u201d se Vlora, n\u00ebn qeverin\u00eb e Durr\u00ebsit\u201c do t\u00eb kishte mjaft p\u00ebrfitime ekonomike prej Italis\u00eb&#8230;\u201d. 96)<\/p>\n<p>Ideali i p\u00ebrbashk\u00ebt atdhetar, dhe miq\u00ebsia q\u00eb kishin q\u00eb nga koha q\u00eb sh\u00ebrbenin n\u00eb Turqi, i bashkoi edhe k\u00ebsaj radhe major\u00ebt Ahmet Lepenica, Ismail Haki Tatzatin, Kasem Qafzezin, Ismail Haki Ku\u00e7in dhe kapiten Meleq Frash\u00ebrin n\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb shenjt\u00eb, n\u00eb mbrojtjen e Kongresit t\u00eb Lushnj\u00ebs. 97)<\/p>\n<p>Komandant i Xhandarm\u00ebris\u00eb s\u00eb Qarkut t\u00eb Beratit, Ismail Haki Tatzati dha nj\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb \u00e7muar p\u00ebr furnizimin e kryengrit\u00ebsve vlonjat\u00eb, me arm\u00eb, municione dhe ushqime, por pati nj\u00eb fund tragjik: Fan Noli kur erdhi n\u00eb fuqi e harroi, nd\u00ebrsa komunist\u00ebt e \u201cshp\u00ebrblyen\u201d duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb plumb kok\u00ebs n\u00eb vitin 1945! Detyra e mbrojtjes s\u00eb Kongresit ishte e v\u00ebshtir\u00eb. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duhej t\u00eb garantohej rendi dhe qet\u00ebsia n\u00eb qytet, pasi delegat\u00ebt dhe ata q\u00eb i shoq\u00ebronin ishin shum\u00eb dhe ishin strehuar n\u00eb banesat e qytetar\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb kan\u00eb vepruar edhe shum\u00eb patriot\u00eb, qytetar\u00eb lushnjar\u00eb si Rasim Hoxha, Besim Nuri, Llazi Bozo, Emin Vokopola, Qemal Mullai, ve\u00e7ojm\u00eb Sheh Karbunar\u00ebn, e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, si Iliaz Vrioni n\u00eb Berat, etj. Me kongresist\u00ebt u bashkuan edhe disa oficer\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb milicis\u00eb si Kas\u00ebm Radovicka etj.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb q\u00ebndrimit armiq\u00ebsor t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit dhe pushtuesit italian, u p\u00ebrgatit\u00ebn edhe forcat n\u00eb mbrojtje t\u00eb Kongresit. Br\u00ebnda n\u00eb qytet ishin m\u00eb se 150 xhandar\u00eb t\u00eb armatosur n\u00ebn komand\u00ebn e major Ahmet Lepenic\u00ebs. Krahas xhandar\u00ebve, patriot\u00ebt kishin grumbulluar edhe 350 vullnetar\u00eb nga rrethi i Lushnjes dhe i Dumres\u00eb n\u00ebn komand\u00ebn e Meleq Frash\u00ebrit, q\u00eb treguan vetmohim n\u00eb mbrojtjen e Kongresit. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre forcave n\u00eb periferi ishte n\u00eb gatshm\u00ebri populli i Lushnj\u00ebs, si dhe skuadra patriot\u00ebsh me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte koh\u00eb e trubullt ku \u00e7do gj\u00eb vendosej me gryk\u00ebn e pushk\u00ebsPa k\u00ebt\u00eb mbrojtje Kongresi nuk do t\u00eb ishte mbajtur dhe fati Shqip\u00ebris\u00eb nuk dihej si do t\u00eb shkonte.<\/p>\n<p>Ndofta Shqip\u00ebria do t\u00eb humbiste p\u00ebrgjithmon\u00eb, prandaj atdhetar\u00ebve si Ahmet Lepenica, Ismail Haki Ku\u00e7i, Ismail Haki Tatzati, Riza Cerova, Meleq Frash\u00ebri, Kasem Qafzezi etj q\u00eb organizuan dhe komanduan forcat e armatosura p\u00ebr mbrojtjen e Kongresit t\u00eb Lushnj\u00ebs, duhet t\u00eb vler\u00ebsohen, lart\u00ebsohen e t\u00eb zen\u00eb vendin e tyre n\u00eb histori. 98)<\/p>\n<p>Duke par\u00eb d\u00ebshtimin e qeveris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, p\u00ebr t\u00eb ndalur mbajtjen e Kongresit, komandanti i p\u00ebrgjithsh\u00ebm italian, gjenerali Setimio Pia\u00e7entini d\u00ebrgoi nj\u00eb ultimatum m\u00eb dat\u00ebn 31 janar 1920, por atdhetar\u00ebt shqiptar\u00eb nuk e p\u00ebrfill\u00ebn dhe vazhduan rregullisht punimet.<\/p>\n<p>Ish sekretar i Kongresit t\u00eb Lushnj\u00ebs Ferit Vokopola, na ka l\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmi: \u201cUshtria italiane deshi t\u00eb nd\u00ebrhynte me arm\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndalue Kongresin, por priste t\u00eb arrinte ma par\u00eb milicia shqiptare nga Gjirokastra e Vlora, por kjo e udh\u00ebhequr prej oficer\u00ebve patriot\u00eb nuk guxoi t\u00eb luftoj\u00eb me \u00e7etat nacionaliste q\u00eb kishin pre udh\u00ebn n\u00eb lumin Osum dhe menjeher\u00eb aderoi me kongresistat\u2026Vlora shp\u00ebtoi me kryengritjen e fam\u00ebshme q\u00eb asht\u00eb e pjellma e k\u00ebtij Kongresi\u201d 99)<\/p>\n<p>Bardhosh Ga\u00e7e thot\u00eb se, n\u00eb takimin e Sulejman Delvin\u00ebs, me parin\u00eb e Vlor\u00ebs n\u00eb Lepenic\u00eb, Ahmeti kishte marr\u00eb me vete edhe 14 ushtarak\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer n\u00eb mbrojtje t\u00eb Kongresit t\u00eb Lushnj\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se Ahmeti gjith\u00eb fuqin\u00eb e xhandarmaris\u00eb q\u00eb komandante n\u00eb Lushnj\u00eb e kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb Kongresit. Stilian Adhami p\u00ebrm\u00ebnd kapiten Meleq Frash\u00ebrin n\u00eb xhandarmarin\u00eb e Lushnj\u00ebs, i cili ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb Kongresit duke kthyer prapa 500 forca t\u00eb Myfit Libohov\u00ebs dhe Sami Vrionit, q\u00eb kishin mb\u00ebrritur n\u00eb Fier p\u00ebr t\u00eb ndaluar mbajtjen e Kongresit t\u00eb Lushnj\u00ebs. 100)<\/p>\n<p>Murat T\u00ebrba\u00e7i, an\u00ebtar i Komitetit t\u00eb \u201cMbrojtjes Komb\u00ebtare\u201d q\u00eb drejtoi Luft\u00ebn e Vlor\u00ebs m\u00eb 1920, n\u00eb kujtimet e tij shkruan: \u201cN\u00eb Kongresin e Lushnj\u00ebs, pas letr\u00ebs q\u00eb na d\u00ebrgoi Halim Xhelo (i cili qe shpirti organizator i Kongresit t\u00eb Lushnj\u00ebs) dhe Besim Nuri, u poqa p\u00ebrs\u00ebri me Hamza Isain, Ahmet Lepenic\u00ebn, Ibrahim Abdullahun, Dhimit\u00ebr Qypin, Spiro J. Kolek\u00ebn e Osm\u00ebn Haxhiun, q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Vlor\u00ebs vet\u00ebm dit\u00ebt e fundit t\u00eb Kongresit, pasi nuk kishin mandate delegati, sepse nuk i lejonte ushtria italiane. Pushtuesi d\u00ebrgoi n\u00eb Mbrostar forca p\u00ebr t\u00eb penguar vlonjat\u00ebt t\u00eb shkonin n\u00eb Lushnj\u00eb&#8230;\u201d 101)<\/p>\n<p>Hamza Isai, p\u00ebrfaq\u00ebsues i Komitetit t\u00eb \u201cMbrojtjes Komb\u00ebtare\u201d, me bot\u00ebn e jasht\u00ebme, me q\u00ebnd\u00ebr n\u00eb Korfuz, konfirmon veprimtarin\u00eb atdhetare t\u00eb Ahmet Lepenic\u00ebs n\u00eb mbrojtje t\u00eb Kongresit t\u00eb Lushnj\u00ebs: \u201cKongresi i Lushnj\u00ebs hasi n\u00eb kund\u00ebshtimin e komand\u00ebs italiane n\u00eb Vlor\u00eb\u2026 M\u00eb 13 janar u shpall se mbledhja e Lushnj\u00ebs ishte e ndaluar. Me inisiativ\u00ebn e Ymer Radhim\u00ebs, Halim Xhelos, Myqerem Hamzarajt dhe Osm\u00ebn efendiut u b\u00eb nj\u00eb takim tjet\u00ebr i fsheht\u00eb ku qesh\u00eb edhe un\u00eb\u2026 N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje ka marr\u00eb pjes\u00eb edhe Ahmet Lepenica, q\u00eb ishte d\u00ebrguar k\u00ebtu nga n\u00ebnprefekti i Lushnj\u00ebs, q\u00eb k\u00ebrkonte p\u00ebrfaq\u00ebsimin eVlor\u00ebs n\u00eb Lushnj\u00eb. M\u00eb pas Ahmeti m\u00eb k\u00ebrkoi nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb ja dhash\u00eb me fjal\u00ebt: \u201c<em>Zot\u00ebri e Tij Ahmet Lepenica ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb \u00e7muet n\u00eb organizim t\u00eb gjindarm\u00ebris\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e mbledhjes s\u00eb Lushnj\u00ebs, duke i b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb \u00e7muar Atdheut.<\/em>\u201d Deklarata \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar m\u00eb 29 tetor 1924.102)<\/p>\n<p>Antoneta Radhima, nj\u00eb autore tjet\u00ebr q\u00eb ka shkruar p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb thot\u00eb se: \u201c<em>Mbledhja tjet\u00ebr u b\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Ymer Radhim\u00ebs, takimi ishte tep\u00ebr i fsheht\u00eb. Ky takim ishte b\u00ebr\u00eb me iniciativ\u00eb t\u00eb Ymer Radhim\u00ebs. I pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje ishte dhe Ahmet Lepenica, i cili, si ushtarak i asaj kohe, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb \u00e7muar p\u00ebr p\u00ebrgatitjen dhe mbrojtjen e Kuv\u00ebndit t\u00eb Lushnj\u00ebs<\/em>\u201d. 103)<\/p>\n<p>Aktivitetin e shquar t\u00eb major Ahmet Lepenic\u00ebs n\u00eb mbrojtje t\u00eb Kongresit t\u00eb Lushnj\u00ebs e pohon indirekt, p\u00ebrpara parlamentit shqiptar m\u00eb dat\u00ebn 9 tetor 1922 edhe Myfit bej Libohova, duke folur p\u00ebr atentatin q\u00eb ju b\u00eb atij, m\u00eb 29 gusht 1922, akuzon pa prova, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb atentat major Ahmet Lepenic\u00ebn, duke th\u00ebn\u00eb se: \u201cVras\u00ebsin e kujtoj prej an\u00ebs s\u00eb atyne q\u00eb kan\u00eb ba Kongresin e Lushnj\u00ebs, se gjoja un\u00eb shkova kund\u00ebr tyre me u vra me ta, e se gjoja gjeneral Pia\u00e7entini m\u00eb ndaloi. Se komandanti i gjindarm\u00ebris\u00eb s\u00eb Gjirokastr\u00ebs {major Ahmet Lepenica} u kishte mbush\u00eb m\u00ebndjen se z. Myfit Libohova u paska shit Vlor\u00ebn italian\u00ebve e se edhe m\u00eb p\u00ebrpara kishte vu prit\u00eb. Kur u b\u00eb atentati, Gjindarm\u00ebria e vendit qe e shp\u00ebrndame andej k\u00ebtej&#8230;\u201d 104)<\/p>\n<p>Nga sa paraqit\u00ebm, del e qart\u00eb se Ahmeti \u00ebsht\u00eb shquar n\u00eb mbrojtjen e Kongresit t\u00eb Lushnj\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb komb\u00ebtare, sa q\u00eb e gjejm\u00eb n\u00eb disa gazeta, si pjesmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kongres. 105)<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim pa k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkrahje dhe mbrojtje ushtarake, nuk do t\u00eb ishte mbajtur Kongresi i Lushnj\u00ebs dhe nuk do kishte ndodhur Epopeja e Vlor\u00ebs, pra nuk do ta kishim rifituar Pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Prandaj, ushtarak\u00ebve si major Ahmet Lepenica u duhet dh\u00ebn\u00eb v\u00ebndi q\u00eb meritojn\u00eb, sepse ishin koh\u00eb t\u00eb trubullta dhe asnj\u00eb problem i madh komb\u00ebtar nuk mund t\u00eb zgjidhej pa forc\u00ebn e arm\u00ebve.<\/p>\n<p>Marr\u00eb nga: Enver Memishaj \u2013 Lepenica \u201cMajor Ahmet Lepenica, Komandant i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Trupave Komb\u00ebtare n\u00eb Luft\u00ebn e Vlor\u00ebs 1920\u201d, Tiran\u00eb 2012, f. 75 &#8211; 80<\/p>\n<p>Libri vler\u00ebsuar nga prof. dr. Bardhosh Ga\u00e7e dhe prof. dr. Uran Asllani, promovuar nga Akademia e Shkencave<\/p>\n<p><b>Burimet arkivore<\/b>:<br>89) AQSH, F. 154, V. 1919, D.12, f.3 Telegram. Fort i ngutsh\u00ebm, nr. 3996 dat\u00eb 1. 8. 1919. Komand\u00ebs P\u00ebrgjithshme Gjindarm\u00ebris\u00eb Tiran\u00eb \u201cP\u00ebr bajram n\u00ebpun\u00ebsit po marrin rrog\u00ebn e gjindarm\u00ebris\u00eb. S`paguhen se s`ka patur kredi. T\u00eb holla s`ka p\u00ebr ta. Gjindarm\u00ebria mbetet edhe me p\u00ebrshtypje t\u00eb lig\u00eb kur shohin se n\u00ebpun\u00ebsit me rroga t\u00eb nalta dhe policia nuk paguhet. Rrethkomanda e P\u00ebrmetit s`\u00ebsht\u00eb paguar as p\u00ebr qershorin stop. Lutem merrni masat. Komandanti i Qarkut, major Ahmet Lepenica\u201d<br>N\u00eb nj\u00eb telegram tjet\u00ebr Ahmet Lepenica njofton komand\u00ebn eprore: \u201cKrye 24 or\u00ebve qet\u00ebsi stop\u201d<br>AQSH, F. 154, V. 1919, D.12, f. 1<br>90) Bardhosh Ga\u00e7e \u201cOsman Haxhiu\u201d, \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d, Tiran\u00eb 2001, f. 91<br>91) Fane Veizi \u201cKongresi i Lushnjes\u201d, Tiran\u00eb 1959, f. 30-33<br>92) AQSH F. 152, V. 1920, D. 1, f. 2<br>\u201cLufta e popullit shqiptar p\u00ebr \u00e7lirimin komb\u00ebtar 1918-1920\u201d (P\u00ebrmbledhje dokumentash), V\u00ebll. II, Tiran\u00eb 1976, f. 56; Prof. dr. Nasip Me\u00e7aj \u201cTepelena\u201d, Toena, Tiran\u00eb 2007. f. 255<br>93. Myfid Libohova \u201cPolitika ime nd\u00eb Shqip\u00ebri 1916-1920\u201d, Gjirokast\u00ebr 1921, f.18-19<br>94) Bardhosh Ga\u00e7e \u201cRilindasi i Vlor\u00ebs Ibrahim Abdullahu\u201d, Tiran\u00eb 2009, f. 293<br>95) Bardhosh Ga\u00e7e \u201cOsman Haxhiu\u201d, \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d, 2001. f. 77<br>96) Bardhosh Ga\u00e7e \u201cRilindasi i Vlor\u00ebs Ibrahim Abdullahu\u201d, Toena, Tiran\u00eb 2009, f. 159<br>97) Gazeta \u201cMbrojtja Komb\u00ebtare\u201d, Vlor\u00eb, dt.15.2.1922; Hasan Lu\u00e7i \u201cIsmail Haki Ku\u00e7i\u201d, Mokra, Tiran\u00eb 1999<br>98) Shih: Fane Veizi \u201cKongresi i Lushnj\u00ebs\u201d, Tiran\u00eb 1959<br>99) Gazeta \u201cBashkimi i Kombit\u201d, Nr.17, Tiran\u00eb, dt. 21.1.1944<br>100) Shih: Stilian Adhami \u201cP\u00ebrmeti dhe p\u00ebrmetar\u00ebt \u201c, Tiran\u00eb 2001, f.43<br>101) Bardhosh Ga\u00e7e \u201cHamza Isai &#8230; \u201c Tiran\u00eb 2000, f. 293<br>102) Bardhosh Ga\u00e7e \u201cHamza Isai, nj\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kombit\u201d, Tiran\u00eb 2000, f. 70, 151, Hamza Isai \u201cKujtime\u201d, Vlor\u00eb 1937.<br>103) Antoneta Radhima \u201cYmer Radhima, vullkan i pashterur\u201d, \u201cMaluka\u201d, Tiran\u00eb 2004, f. 58<br>104) \u201cFletore Zyrtare\u201d, nr. 44, dt. 30. 8. 1923, nr. 45, dt. 2. 9. 1923<br>105) Gazeta \u201cTomorri\u201d, Tiran\u00eb, dt. 22. 2. 1941<\/p>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Major Ahmet Lepenica (1872 &#8211; 1941), Shef i Shtabit dhe Komandant i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Trupave Komb\u00ebtare n\u00eb Luft\u00ebn e Vlor\u00ebs n\u00eb vitin 1920. Kush e mbrojti me arm\u00eb Kongresin e Lushnj\u00ebs m\u00eb 1920? Si p\u00ebrfundim pa k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkrahje dhe mbrojtje ushtarake, nuk do t\u00eb ishte mbajtur Kongresi i Lushnj\u00ebs dhe nuk do kishte ndodhur Epopeja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":50093,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-50092","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>MAJOR AHMET LEPENICA N\u00cb MBROJTJE T\u00cb KONGRESIT T\u00cb LUSHNJ\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"MAJOR AHMET LEPENICA N\u00cb MBROJTJE T\u00cb KONGRESIT T\u00cb LUSHNJ\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Major Ahmet Lepenica (1872 &#8211; 1941), Shef i Shtabit dhe Komandant i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Trupave Komb\u00ebtare n\u00eb Luft\u00ebn e Vlor\u00ebs n\u00eb vitin 1920. Kush e mbrojti me arm\u00eb Kongresin e Lushnj\u00ebs m\u00eb 1920? Si p\u00ebrfundim pa k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkrahje dhe mbrojtje ushtarake, nuk do t\u00eb ishte mbajtur Kongresi i Lushnj\u00ebs dhe nuk do kishte ndodhur Epopeja [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-01-20T15:51:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-01-20T15:51:23+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/ahmet_lepenica.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"726\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"MAJOR AHMET LEPENICA N\u00cb MBROJTJE T\u00cb KONGRESIT T\u00cb LUSHNJ\u00cbS\",\"datePublished\":\"2020-01-20T15:51:17+00:00\",\"dateModified\":\"2020-01-20T15:51:23+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\\\/\"},\"wordCount\":3232,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/ahmet_lepenica.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\\\/\",\"name\":\"MAJOR AHMET LEPENICA N\u00cb MBROJTJE T\u00cb KONGRESIT T\u00cb LUSHNJ\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/ahmet_lepenica.jpg\",\"datePublished\":\"2020-01-20T15:51:17+00:00\",\"dateModified\":\"2020-01-20T15:51:23+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/ahmet_lepenica.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/ahmet_lepenica.jpg\",\"width\":600,\"height\":726,\"caption\":\"Ahmet Lepenica\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"MAJOR AHMET LEPENICA N\u00cb MBROJTJE T\u00cb KONGRESIT T\u00cb LUSHNJ\u00cbS\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"MAJOR AHMET LEPENICA N\u00cb MBROJTJE T\u00cb KONGRESIT T\u00cb LUSHNJ\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"MAJOR AHMET LEPENICA N\u00cb MBROJTJE T\u00cb KONGRESIT T\u00cb LUSHNJ\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Major Ahmet Lepenica (1872 &#8211; 1941), Shef i Shtabit dhe Komandant i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Trupave Komb\u00ebtare n\u00eb Luft\u00ebn e Vlor\u00ebs n\u00eb vitin 1920. Kush e mbrojti me arm\u00eb Kongresin e Lushnj\u00ebs m\u00eb 1920? Si p\u00ebrfundim pa k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkrahje dhe mbrojtje ushtarake, nuk do t\u00eb ishte mbajtur Kongresi i Lushnj\u00ebs dhe nuk do kishte ndodhur Epopeja [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-01-20T15:51:17+00:00","article_modified_time":"2020-01-20T15:51:23+00:00","og_image":[{"width":600,"height":726,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/ahmet_lepenica.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"MAJOR AHMET LEPENICA N\u00cb MBROJTJE T\u00cb KONGRESIT T\u00cb LUSHNJ\u00cbS","datePublished":"2020-01-20T15:51:17+00:00","dateModified":"2020-01-20T15:51:23+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\/"},"wordCount":3232,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/ahmet_lepenica.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\/","name":"MAJOR AHMET LEPENICA N\u00cb MBROJTJE T\u00cb KONGRESIT T\u00cb LUSHNJ\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/ahmet_lepenica.jpg","datePublished":"2020-01-20T15:51:17+00:00","dateModified":"2020-01-20T15:51:23+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/ahmet_lepenica.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/ahmet_lepenica.jpg","width":600,"height":726,"caption":"Ahmet Lepenica"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/major-ahmet-lepenica-ne-mbrojtje-te-kongresit-te-lushnjes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"MAJOR AHMET LEPENICA N\u00cb MBROJTJE T\u00cb KONGRESIT T\u00cb LUSHNJ\u00cbS"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50092","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50092"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50092\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":50094,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50092\/revisions\/50094"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50093"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50092"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50092"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50092"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}