{"id":50273,"date":"2020-01-25T23:13:26","date_gmt":"2020-01-25T22:13:26","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=50273"},"modified":"2020-01-25T23:27:48","modified_gmt":"2020-01-25T22:27:48","slug":"filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\/","title":{"rendered":"Filimena &#8211; pjes\u00eb nga romani \u201cOra me qostek\u00eb\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fatmire Duraku<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Filimena<\/strong><br \/>\n(<em>Insert nga romani \u201cOra me qostek\u00eb\u201d<\/em>)<\/p>\n<p>Dit\u00ebt n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e xhamis\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb nuk nd\u00ebrronin nga t\u00eb ikurat. Datat nuk ekzistonin fare. Ato, me koh\u00eb, e humbnin r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vet dhe vinin pa gjurm\u00eb. Nj\u00ebjt\u00eb ngjante dhe me premtimet&#8230; Premtime apo g\u00ebnjeshtra, pa as m\u00eb t\u00eb voglin ndryshim. Qe mjegull, brenda e jasht\u00eb secilit, koh\u00eb ujku. Kush merrej m\u00eb me fjal\u00ebn, me premtimin, p\u00ebrve\u00e7 meje. Kush merrej m\u00eb me \u00ebndrrat, p\u00ebrve\u00e7 meje!? Kush merrej me unin, p\u00ebrve\u00e7 meje? Pa ngjyr\u00eb dhe pakuptim rridhte koha. Asgj\u00eb nuk paraqiste asgj\u00eb! \u00c7astet, or\u00ebt, dit\u00ebt, q\u00eb i p\u00ebrjetonim nd\u00ebrmjet uris\u00eb, etjes e nj\u00eb shprese t\u00eb zbeht\u00eb, kaq shpejt u b\u00ebn\u00eb nj\u00eb me ngjarjet, me dhembjet, plag\u00ebt, vrasjet, sa asgj\u00eb, ama asgj\u00eb, nuk vinte e papritur. Madje askush, asgj\u00eb as nuk priste m\u00eb \u00e7far\u00ebdo qoft\u00eb, goj\u00ebhapur, me sy t\u00eb zgurdulluar.<\/p>\n<p>Gj\u00ebrat e r\u00ebnda, tmerruese, mor\u00ebn rrjedh\u00eb normale dhe ashtu hynin n\u00eb ne, pa na shkaktuar ndonj\u00eb tronditje. \u00c7do gj\u00eb lidhej me t\u00eb mundshmen dhe si t\u00eb till\u00eb e pranonim tashm\u00eb, pa befasi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. P\u00ebrtypnim &#8211; kaq her\u00eb brenda nj\u00eb ore, brenda nj\u00eb dite, fjal\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta, uri t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb dhe etje, pa na b\u00ebr\u00eb fare p\u00ebrshtypje. Gj\u00ebrat kaq t\u00eb r\u00ebnda, tragjike, dit\u00eb m\u00eb dit\u00eb e mor\u00ebn shpirtin ton\u00eb dhe shpirtin e t\u00eb p\u00ebrditshmes dhe i b\u00ebn\u00eb nj\u00eb, ashtu pastaj t`i pranonim-t\u00eb ftohta e pa sy. E vetmja, ndoshta, un\u00eb dilja her\u00eb-her\u00eb nga ky rreth dhe ikja n\u00ebp\u00ebr syt\u00eb e Ilirit diku larg, te deti, n\u00eb r\u00ebr\u00ebn e ngroht\u00eb, t\u00eb vizatoja di\u00e7ka q\u00eb nuk e njihja. \u00cbnd\u00ebrroja zgjuar, me sy t\u00eb ngulitur diku n\u00eb pacak. Sa her\u00eb m\u00eb v\u00ebrente n\u00eb humbje t\u00eb till\u00eb, motra m\u00eb afrohej dhe ma p\u00ebrplaste fytyr\u00ebs ndonj\u00eb fjal\u00eb, t\u00eb m\u00eb ngacmonte, t\u00eb m\u00eb zgjonte nga di\u00e7ka q\u00eb p\u00ebrfundimisht nuk mund t\u00eb prekej&#8230;<\/p>\n<p>*<\/p>\n<p>Terri i dendur tashm\u00eb shtrihej n\u00eb secil\u00ebn p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb xhamis\u00eb. Shtypte pam\u00ebshirsh\u00ebm n\u00eb supet e zemrat e l\u00ebnduara, n\u00eb kokat e r\u00ebna n\u00eb mjegull-n\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb kot\u00eb t\u00eb kthehen prap\u00eb nga pafund\u00ebsia e honit dhe ankthi i gjall\u00eb, i futur n\u00eb frym\u00ebmarrjet e frikshme, n\u00eb damar\u00ebt e poret e secilit, ngadal\u00eb, me tik-tak t\u00eb koh\u00ebs dhe ashtu humbje ndjenj\u00ebn p\u00ebr drit\u00ebn, p\u00ebr shpres\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8211; Iliri nuk erdhi, &#8211; m\u00eb iku nga brendia z\u00ebsh\u00ebm brenga e shoq\u00ebruar me nj\u00eb rr\u00ebqethje t\u00eb ndezur.<br \/>\n&#8211; Vjen, vjen&#8230; &#8211; ma ktheu motra dhe me t`u shtrir\u00eb pran\u00eb meje &#8211; p\u00ebr gjum\u00eb, m\u00eb puthi n\u00eb faqe.<\/p>\n<p>Gruaja n\u00eb mosh\u00eb e kuptoi \u00e7far\u00eb m\u00eb tha ajo dhe buz\u00ebqeshi. I ngulita syt\u00eb lart, n\u00eb qemerin e dritares s\u00eb xhamis\u00eb, e \u2013 mora t\u00eb lidhja e t\u00eb zgjidhja penj t\u00eb zinj e t\u00eb bardh\u00eb, t\u00eb matja e t\u00eb \u00e7matja udh\u00eb, hap\u00ebsira t\u00eb pafund, rrjedha t\u00eb kota&#8230; Von\u00eb pastaj &#8211; e pir\u00eb, e r\u00ebnduar dhe e turbullt nga kryq\u00ebzime mendimesh t\u00eb kota, hetova nga m\u00eb g\u00eblltiste nj\u00eb gjith\u00ebsi e pa aj\u00ebr, e pa udh\u00eb dhe pafund\u00ebsisht pa form\u00eb. Ndjeja nga e humbja lidhjen me t\u00eb prekshmen, me realen e hyja n\u00eb nj\u00eb boshll\u00ebk t\u00eb hirt\u00eb, me nuanca t\u00eb verdha. E rob\u00ebruar n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb, t\u00eb \u00e7uditshme, me grila t\u00eb vjet\u00ebr, pak nga pak ikja nga vetja.<\/p>\n<p>Sa nuk dor\u00ebzohesha. Ta l\u00ebshoja kok\u00ebn n\u00eb cung e t\u00eb shp\u00ebrthente gjaku&#8230; E pushtuar nga gjumi, as e fjetur as e zgjuar, l\u00ebviza pak, ktheva n\u00eb krah t\u00eb majt\u00eb, n\u00eb lutje zotit t\u00eb ec udh\u00ebs q\u00eb ikte p\u00ebr n\u00eb drit\u00eb. Nd\u00ebrmjet drit\u00ebs q\u00eb nuk qe dhe udh\u00ebs q\u00eb sillej ngjash\u00ebm me gjarprin p\u00ebrreth meje, motr\u00ebs e gruas s\u00eb moshuar, hetova t\u00eb l\u00ebvizte, si nj\u00eb hije e r\u00ebnd\u00eb, dikush brenda xhamis\u00eb. I \u00e7ela syt\u00eb, e trembur. Shikoja goj\u00ebhapur, nd\u00ebrsa hija afrohej.<\/p>\n<p>&#8211; Mos keni frik\u00eb, jam Iliri, &#8211; tha ai q\u00eb hyri bashk\u00eb me nj\u00eb tuf\u00eb drite t\u00eb h\u00ebn\u00ebs n\u00eb xhami e ngadal\u00eb mori t\u00eb gjente udh\u00eb p\u00ebr te ne. Ende i f\u00ebrkoja syt\u00eb, nd\u00ebrsa ai prap\u00eb e tha ngadal\u00eb emrin e vet.<br \/>\n&#8211; Cili Ilir, &#8211; tha motra.<br \/>\nAi nuk iu p\u00ebrgjigj, vet\u00ebm m\u00eb shikoi mua, pastaj me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt nd\u00ebrhyri.<br \/>\n&#8211; Mos ndizni drit\u00eb.<br \/>\n&#8211; Pse?<br \/>\n&#8211; Ngadal\u00eb ngrihuni dhe b\u00ebhuni gati&#8230;<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb po ndodh?<br \/>\n&#8211; Ata i jan\u00eb afruar fshatit.<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb ikim edhe nga k\u00ebtu? &#8211; tha gruaja n\u00eb mosh\u00eb.<br \/>\n&#8211; T\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Zot, &#8211; shfryva. \u2013 Sado larg t\u00eb shkojm\u00eb nga toka e qielli yn\u00eb, kot \u00ebsht\u00eb, gjithher\u00eb sht\u00ebpin\u00eb dhe dhembjen do t`i marrim me vete.<br \/>\n&#8211; Mos humbni koh\u00eb. Merrni me vete vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb mund ta bartni n\u00eb shpin\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Natyrisht, &#8211; nd\u00ebrhyri gruaja n\u00eb mosh\u00eb.<br \/>\n&#8211; Asgj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, e p\u00ebrs\u00ebriti ai dhe mori t\u00eb largohej.<br \/>\n&#8211; Ku \u00ebsht\u00eb babai im, &#8211; u nguta t\u00eb pyesja.<\/p>\n<p>&#8211; Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00ebsit!<br \/>\n&#8211; Pse nuk erdhi ai?<br \/>\n&#8211; Mua m\u00eb tha t\u00eb kujdesem p\u00ebr ju dhe do ta b\u00ebj at\u00eb gj\u00eb.<br \/>\n&#8211; Me ne do t\u00eb vij\u00eb edhe kjo grua, &#8211; b\u00ebra me dor\u00eb nga gruaja n\u00eb mosh\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ajo \u00ebsht\u00eb pun\u00eb juaja.<br \/>\n-Po kush jeni ju? \u2013 tha Tringa.<br \/>\n&#8211; Iliri, a nuk t\u00eb kujtohet, &#8211; ia b\u00ebra.<br \/>\n&#8211; Iliri?! E kush \u00ebsht\u00eb Iliri, Eda, kush!?<\/p>\n<p>&#8211; Lere ti kush jam un\u00eb, kam ardhur t`iu ndihmoj t\u00eb ikni nga k\u00ebtu. B\u00ebhuni gati t\u00eb ikim sa m\u00eb par\u00eb&#8230; t\u00eb gjith\u00eb. Nj\u00eb kolon\u00eb do t\u00eb m\u00ebsyj\u00eb nga jugu, ama \u2013 un\u00eb, kam amanet q\u00eb ju t\u00eb mos ikni jasht\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\n&#8211; Si do t`ia b\u00ebjm\u00eb, pra?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb do t\u00eb iu shoq\u00ebroj deri aty ku do t\u00eb q\u00ebndroni, mos kini merak.<br \/>\nGruaja n\u00eb mosh\u00eb k\u00ebrceu nga shtroja e mori t\u00eb b\u00ebhej gati.<br \/>\n&#8211; Tring\u00eb, mblidh rrobat e hesht. Di\u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb, &#8211; ia b\u00ebra.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb ashtu, &#8211; tha Iliri.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7`u b\u00eb me baban\u00eb, &#8211; thash sa e habitur po aq e frik\u00ebsuar. Ajo pritja e gjat\u00eb dhe me padurim t\u00eb shihem me Ilirin t\u00ebr\u00ebsisht humbi nga shqet\u00ebsimi i mosardhjes s\u00eb babait. Di\u00e7ka do t\u00eb ket\u00eb ndodhur, gjithsesi.<br \/>\n&#8211; Babai&#8230; si \u00ebsht\u00eb, pse ai nuk erdhi? \u2013 e p\u00ebrs\u00ebrita me shqet\u00ebsim t\u00eb duksh\u00ebm.<br \/>\n&#8211; T\u00eb tregoj m\u00eb von\u00eb. Pse vonoheni&#8230; Shikoni \u00e7far\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb bij\u00ebs s\u00eb Kol\u00ebs.<\/p>\n<p>Filimena q\u00ebndronte n\u00eb hyrje t\u00eb xhamis\u00eb, e rraskapitur. Dy vet\u00eb, n\u00eb uniform\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, e mbanin p\u00ebr krah\u00ebsh. N\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb trupit rrobat i ishin shqyer. Shiheshin irnosje t\u00eb r\u00ebnda, kafshime, g\u00ebrvishtje&#8230;<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb rrahur e p\u00ebrdhunuar&#8230; &#8211; tha nj\u00ebri nga ata t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Eca t\u00ebr\u00eb e shastisur dhe iu afrova Filimen\u00ebs. Ishte e t\u00ebra e shkallmuar.<br \/>\n&#8211; Si e shp\u00ebtuat nga duart e zeza t\u00eb tyre, &#8211; u d\u00ebgjua nj\u00eb z\u00eb.<br \/>\n&#8211; B\u00ebm\u00eb shk\u00ebmbim me disa njer\u00ebz t\u00eb tyre.<br \/>\n&#8211; Sa vet\u00eb i k\u00ebrkuan t`i lironi p\u00ebr t\u00eb?<br \/>\n&#8211; L\u00ebreni tash ato&#8230; \u2013 tha Iliri.<\/p>\n<p>&#8211; Iu lus t\u00eb shpejtoni. T\u00eb ikni nga k\u00ebtu, po desh\u00ebt t`i shp\u00ebtoni kokat.<br \/>\n&#8211; Duam t`iu paralajm\u00ebrojm\u00eb, \u2013 tha ushtari tjet\u00ebr i U\u00c7K-s\u00eb, &#8211; nes\u00ebr mund t\u00eb ndodh shum\u00eb\u00e7ka.<br \/>\n&#8211; Kemi kuptuar, &#8211; nd\u00ebrhyri Iliri, &#8211; p\u00ebr nj\u00eb ofensiv\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr kund\u00ebr nesh. Me siguri nuk do t\u00eb kursejn\u00eb asgj\u00eb dhe ask\u00ebnd.<br \/>\n&#8211; T\u00eb mallkuarit, &#8211; e shikova dhe pastaj ia vura dor\u00ebn n\u00eb sup Filimen\u00ebs, me t\u00eb cil\u00ebn njihesha kaher\u00eb.<br \/>\n&#8211; Qoft\u00eb e kaluar, &#8211; ia b\u00ebra. Ajo nuk reagoi fare. \u2013 Filimena&#8230; &#8211; e thirra, por ajo prap\u00eb nuk tha gj\u00eb. &#8211; Nuk flet fare, &#8211; e shikova Ilirin.<br \/>\n&#8211; Ka tronditje t\u00eb madhe, kot i flet. P\u00ebrgjigje nuk ka&#8230;<br \/>\n&#8211; Ka p\u00ebrjetuar gj\u00ebra t\u00eb tmerrshme, &#8211; nd\u00ebrhyri ushtari, i cili e mbante gjith\u00eb koh\u00ebn p\u00ebr krahu.<\/p>\n<p>&#8211; Oh, zot&#8230; \u2013 ula kok\u00ebn, pastaj iu hodha gjith\u00eb lot n\u00eb p\u00ebrqafim Filimen\u00ebs dhe p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb ika brenda. Prapa m\u00eb erdhi Iliri. Iu afrova motr\u00ebs dhe gruas s\u00eb moshuar.<br \/>\n&#8211; Duhet vdekur e \u2013 kurrsesi t\u00eb mos lejojm\u00eb t\u00eb biem n\u00eb duart e tyre, &#8211; fola ngadal\u00eb, pastaj iu drejtova Ilirit me z\u00eb, &#8211; duhet t\u00eb na tregoni m\u00eb shum\u00eb se \u00e7far\u00eb po ndodh&#8230;<br \/>\n&#8211; Kaq sa mor\u00ebm vesh, iu treguam&#8230; Mos humbni koh\u00eb, &#8211; tha ai.<br \/>\n&#8211; Doja t\u00eb prisja babi t\u00eb vij. Ai t\u00eb na tregoi se si do t`ia b\u00ebjm\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; A je n\u00eb vete ti, &#8211; m\u00eb shikoi.<\/p>\n<p>&#8211; Nuk ka pritje. \u00c7do or\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme&#8230;<br \/>\n-\u00c7`po ndodh, &#8211; fol\u00ebn dy gra nj\u00ebz\u00ebri.<br \/>\n-Asgj\u00eb, tash do t\u00eb ikim nga k\u00ebtu e pastaj shohim e b\u00ebjm\u00eb. &#8211; Ku mbet gruaja, &#8211; thash e habitur duke e k\u00ebrkuar kot me sy gruan, me t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb ikim pas Ilirit.<br \/>\n&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb, &#8211; tha Tinga.<br \/>\n&#8211; Qe k\u00ebtu, &#8211; ia b\u00ebra.<br \/>\n&#8211; Qe e nuk \u00ebsht\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; Zot, &#8211; mbulova kok\u00ebn me duar. &#8211; \u00c7far\u00eb po ndodh, &#8211; e k\u00ebrkova me sy gruan e moshuar. \u2013 Nuk \u00ebsht\u00eb askund brenda!<br \/>\n&#8211; Ndoshta iu desh aj\u00ebr i past\u00ebr. Nuk \u00ebsht\u00eb leht\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetohen t\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebrplasje&#8230; \u2013 m`u afrua Tringa.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb po ndodh, &#8211; e p\u00ebrs\u00ebrita.<br \/>\n&#8211; Po ndodh ajo q\u00eb po shihet, &#8211; doli jasht\u00eb nevrik Iliri.<\/p>\n<p>Tringa fuste rrobat n\u00eb valixhe, nd\u00ebrsa un\u00eb shikoja e humbur, kot, m\u00eb pastaj eca. Iu afrova der\u00ebs, disa hapa larg s\u00eb cil\u00ebs q\u00ebndronte Iliri&#8230;<br \/>\n&#8211; Nuk ia dola t\u00eb vija m\u00eb par\u00eb, &#8211; m\u00eb tha me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt ai. &#8211; Ama, do t`iu shpie n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpiz\u00eb q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb bie n\u00eb sy. Aty do t\u00eb kaloni nj\u00eb koh\u00eb e pastaj shohim e b\u00ebjm\u00eb.<br \/>\n&#8211; E t\u00eb tjer\u00ebt? &#8211; e shikova. \u2013 Ku dhe kah do t`ia mbajn\u00eb?<br \/>\n&#8211; Ka udh\u00eb p\u00ebr secilin!<br \/>\n&#8211; Ndoshta k\u00ebt\u00eb her\u00eb zoti do t\u00eb jet\u00eb me ne?<br \/>\n&#8211; Lere zotin. Shiko a \u00ebsht\u00eb gati motra e \u2013 t\u00eb mos vonojm\u00eb, t\u00eb ecim, &#8211; tha Iliri.<\/p>\n<p>&#8211; Oh, ja dhe gruaja e moshuar, &#8211; shpreha ngash\u00ebrim t\u00eb theksuar. \u2013 Ec, &#8211; ia b\u00ebra. Mos humb tash&#8230;<br \/>\n&#8211; Pse, &#8211; m\u00eb pa ftoht\u00eb. \u2013 Ndoshta nuk do t\u00eb vij me ju. Nuk dua t`iu b\u00ebhem barr\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Ty t\u00eb shoh p\u00ebr n\u00ebn\u00eb, moj. \u00c7far\u00eb flet? Ajo uli kok\u00ebn, m\u00eb pastaj m`u afrua. N\u00eb sy i ndrisnin lot.<br \/>\n&#8211; Mos derdhi lot tash, &#8211; tha Iliri.<br \/>\n&#8211; Jo, jo&#8230; \u2013 ia b\u00ebra dhe hym\u00eb brenda. I mor\u00ebm valixhet, pastaj u kthyem te Iliri.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb mos vonojm\u00eb, pra. T\u00eb ecim, &#8211; na shikoi ai. \u2013 Do t\u00eb ecim ca m\u00eb gjat\u00eb, nga malet-andej, &#8211; b\u00ebri me dor\u00eb. \u2013 Te nj\u00eb sht\u00ebpiz\u00eb, e fshehur, ku do t\u00eb mund t\u00eb q\u00ebndroni p\u00ebr ndonj\u00eb dit\u00eb.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr ndonj\u00eb dit\u00eb, &#8211; nd\u00ebrhyri Tringa. \u2013 Pse, do t\u00eb zgjas\u00eb kjo&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; Ndoshta. Varet si do bota&#8230; &#8211; tha ai. &#8211; Ecim, &#8211; mor\u00ebm t\u00eb ngjiteshim shpatull\u00ebs s\u00eb kodr\u00ebs, e ata \u2013 gra, f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb moshuar, me t\u00eb cil\u00ebt frymuam p\u00ebr kaq dit\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, v\u00ebrejta nga larg nga qen\u00eb nisur udh\u00ebs n\u00eb kolon\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Ndokush her\u00eb \u2013 her\u00eb kthente kok\u00ebn dhe e shikonte edhe nj\u00eb her\u00eb xhamin\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin kishin p\u00ebrjetuar frik\u00eb, kishin thurur shpres\u00eb p\u00ebr jet\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fatmire Duraku Filimena (Insert nga romani \u201cOra me qostek\u00eb\u201d) Dit\u00ebt n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e xhamis\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb nuk nd\u00ebrronin nga t\u00eb ikurat. Datat nuk ekzistonin fare. Ato, me koh\u00eb, e humbnin r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vet dhe vinin pa gjurm\u00eb. Nj\u00ebjt\u00eb ngjante dhe me premtimet&#8230; Premtime apo g\u00ebnjeshtra, pa as m\u00eb t\u00eb voglin ndryshim. Qe mjegull, brenda e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":39363,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8,11,12],"tags":[],"class_list":["post-50273","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-letersi","category-roman","category-tregime"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Filimena - pjes\u00eb nga romani \u201cOra me qostek\u00eb\u201d - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Filimena - pjes\u00eb nga romani \u201cOra me qostek\u00eb\u201d - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Fatmire Duraku Filimena (Insert nga romani \u201cOra me qostek\u00eb\u201d) Dit\u00ebt n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e xhamis\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb nuk nd\u00ebrronin nga t\u00eb ikurat. Datat nuk ekzistonin fare. Ato, me koh\u00eb, e humbnin r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vet dhe vinin pa gjurm\u00eb. Nj\u00ebjt\u00eb ngjante dhe me premtimet&#8230; Premtime apo g\u00ebnjeshtra, pa as m\u00eb t\u00eb voglin ndryshim. Qe mjegull, brenda e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-01-25T22:13:26+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-01-25T22:27:48+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/fatmire_duraku2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"746\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Filimena &#8211; pjes\u00eb nga romani \u201cOra me qostek\u00eb\u201d\",\"datePublished\":\"2020-01-25T22:13:26+00:00\",\"dateModified\":\"2020-01-25T22:27:48+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\\\/\"},\"wordCount\":2030,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/03\\\/fatmire_duraku2.jpg\",\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\",\"Roman\",\"Tregime\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\\\/\",\"name\":\"Filimena - pjes\u00eb nga romani \u201cOra me qostek\u00eb\u201d - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/03\\\/fatmire_duraku2.jpg\",\"datePublished\":\"2020-01-25T22:13:26+00:00\",\"dateModified\":\"2020-01-25T22:27:48+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/03\\\/fatmire_duraku2.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/03\\\/fatmire_duraku2.jpg\",\"width\":600,\"height\":746,\"caption\":\"Fatmire Duraku\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Filimena &#8211; pjes\u00eb nga romani \u201cOra me qostek\u00eb\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Filimena - pjes\u00eb nga romani \u201cOra me qostek\u00eb\u201d - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Filimena - pjes\u00eb nga romani \u201cOra me qostek\u00eb\u201d - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Fatmire Duraku Filimena (Insert nga romani \u201cOra me qostek\u00eb\u201d) Dit\u00ebt n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e xhamis\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb nuk nd\u00ebrronin nga t\u00eb ikurat. Datat nuk ekzistonin fare. Ato, me koh\u00eb, e humbnin r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vet dhe vinin pa gjurm\u00eb. Nj\u00ebjt\u00eb ngjante dhe me premtimet&#8230; Premtime apo g\u00ebnjeshtra, pa as m\u00eb t\u00eb voglin ndryshim. Qe mjegull, brenda e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-01-25T22:13:26+00:00","article_modified_time":"2020-01-25T22:27:48+00:00","og_image":[{"width":600,"height":746,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/fatmire_duraku2.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Filimena &#8211; pjes\u00eb nga romani \u201cOra me qostek\u00eb\u201d","datePublished":"2020-01-25T22:13:26+00:00","dateModified":"2020-01-25T22:27:48+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\/"},"wordCount":2030,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/fatmire_duraku2.jpg","articleSection":["Let\u00ebrsi","Roman","Tregime"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\/","name":"Filimena - pjes\u00eb nga romani \u201cOra me qostek\u00eb\u201d - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/fatmire_duraku2.jpg","datePublished":"2020-01-25T22:13:26+00:00","dateModified":"2020-01-25T22:27:48+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/fatmire_duraku2.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/fatmire_duraku2.jpg","width":600,"height":746,"caption":"Fatmire Duraku"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/filimena-pjese-nga-romani-ora-me-qosteke\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Filimena &#8211; pjes\u00eb nga romani \u201cOra me qostek\u00eb\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50273","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50273"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50273\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":50275,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50273\/revisions\/50275"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/39363"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50273"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50273"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50273"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}