{"id":50437,"date":"2020-01-29T00:41:04","date_gmt":"2020-01-28T23:41:04","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=50437"},"modified":"2020-01-29T03:37:00","modified_gmt":"2020-01-29T02:37:00","slug":"emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\/","title":{"rendered":"Emil Lafe, akademiku q\u00eb &#8220;unifikoi&#8221; gjuh\u00ebn shqipe"},"content":{"rendered":"<p><em>Profesor Emil Lafe n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebrkujtimore me rastin e 40-vjetorit t\u00eb Kongresit t\u00eb Drejtshkrimit t\u00eb Gjuh\u00ebs shqipe.<\/em><\/p>\n<p><em>28 JANAR 2020 <\/em><\/p>\n<blockquote><p>\u201cRezoluta e Kongresit t\u00eb Drejtshkrimit mbetet edhe sot akti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebsues komb\u00ebtar, q\u00eb shpall dhe <strong>sanksionon unitetin e kultur\u00ebs shqiptare dhe shtetin kulturor shqiptar<\/strong>, p\u00ebrtej kufijve, mbi baz\u00ebn e nj\u00eb <strong>gjuhe letrare komb\u00ebtare t\u00eb nj\u00ebsuar<\/strong> ose t\u00eb <strong>shqipes standarde<\/strong>. Ajo Rezolut\u00eb me moton \u201c<strong>Nj\u00eb komb \u2013 nj\u00eb gjuh\u00eb letrare komb\u00ebtare<\/strong>\u201d, i sfidoi kufijt\u00eb e imponuar dhe gjendjen politike, duke shprehur vullnetin e p\u00ebrbashkimit t\u00eb shqiptar\u00ebve rreth flamurit t\u00eb nj\u00eb gjuhe letrare t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shkoll\u00ebn, p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, p\u00ebr shkenc\u00ebn dhe kultur\u00ebn shqiptare. Ky \u00ebsht\u00eb kuptimi i v\u00ebrtet\u00eb i vepr\u00ebs s\u00eb Kongresit t\u00eb Drejtshkrimit, k\u00ebtu q\u00ebndron r\u00ebnd\u00ebsia e tij historike komb\u00ebtare e kulturore. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht k\u00ebtu q\u00ebndron edhe arsyeja e kund\u00ebrshtimeve q\u00eb i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb e i b\u00ebhen. Kongresi i Drejtshkrimit, i organizuar nga Universiteti i Tiran\u00ebs, ishte vep\u00ebr kolektive e shkoll\u00ebs shqipe dhe e inteligjenc\u00ebs shqiptare k\u00ebtej e andej kufijve shtet\u00ebror\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgatitjen dhe suksesin e tij mor\u00ebn pjes\u00eb dhe kan\u00eb merita studiuesit m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe krahas tyre edhe mjaft studiues t\u00eb rinj, njer\u00ebz t\u00eb letrave, veteran\u00eb e veprimtar\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb arsimit komb\u00ebtar\u201d.<\/p><\/blockquote>\n<p>Vepra e profesor Emil Lafes i p\u00ebrngjan nj\u00eb yll\u00ebsie p\u00ebr nga misioni, forca e ndikimit dhe vlerat shkencore. Kjo yll\u00ebsi e ka ndri\u00e7uar mbar\u00eb arealin shqiptar dhe e ka mbrojtur nga terri p\u00ebrndar\u00ebs dialektor, q\u00eb nxit p\u00ebr\u00e7arje e kok\u00eb\u00e7arje t\u00eb panevojshme. Gjuha \u00ebsht\u00eb simboli m\u00eb i qen\u00ebsish\u00ebm i identitetit dhe i lasht\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb kombi, andaj sfida e formimit t\u00eb gjuh\u00ebs letrare t\u00eb nj\u00ebsuar ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr pikat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb programit t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare shqiptare, si kusht dhe shenj\u00eb vendimtare e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendit.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kongresi i Drejtshkrimit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/Kongresi-i-Drejtshkrimit-te-Gjuhes-Shqipe.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/>(<em>Foto nga Kongresi i Drejtshkrimit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe<\/em>)<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb viteve u b\u00ebn\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb ndryshme p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes gjuh\u00ebsore, por angazhimi vendimtar nisi pas \u00e7lirimit t\u00eb vendit, ku u nd\u00ebrmor puna konkrete p\u00ebr hartimin e rregullave drejtshkrimore (1948, 1951, 1956) dhe u hartua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb fjalori shpjegues, i mb\u00ebshtetur n\u00eb dy variantet letrare, <em>Fjalori i gjuh\u00ebs shqipe<\/em> (1954), i hartuar nga Instituti i Shkencave.<\/p>\n<p>Profesor <strong>Emil Lafe<\/strong> \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr pasuesit dhe p\u00ebr\u00e7uesit m\u00eb t\u00eb denj\u00eb t\u00eb ideve iluministe n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai, s\u00eb bashku me prof. <strong>Eqrem \u00c7abejn<\/strong>, prof. <strong>Mahir Domin<\/strong> dhe prof. <strong>Androkli Kostallarin<\/strong>, dhe me kontributin e shum\u00eb delegat\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb an\u00eb e k\u00ebnd shqiptaris\u00eb, i dol\u00ebn n\u00eb krye sfid\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe komb\u00ebtare, pik\u00ebrisht <strong>nj\u00ebsimit t\u00eb shqipes letrare<\/strong>, p\u00ebrmes hartimit t\u00eb rregullave t\u00eb drejtshkrimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>I pasionuar pas pun\u00ebs shkencore, i dashuruar pas gjuh\u00ebs shqipe, njoh\u00ebs i mir\u00eb i dialekteve t\u00eb shqipes, profesor Emili mbetet sh\u00ebmb\u00eblltyra e gjuh\u00ebtarit serioz, me kompetenc\u00eb shkencore dhe konsekuent n\u00eb pik\u00ebpamjet e veta, n\u00eb harkun kohor t\u00eb gjasht\u00eb dekadave. Qysh n\u00eb mosh\u00ebn 21-vje\u00e7are, kur u em\u00ebrua asistent pedagog n\u00eb katedr\u00ebn e gjuh\u00ebs shqipe, ai i ngjiti shkallaret e suksesit fal\u00eb p\u00ebrkushtimit dhe aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Emri dhe veprimtaria e profesorit jan\u00eb t\u00eb lidhur pazgjidhshm\u00ebrisht me problemet e zhvillimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe letrare, me p\u00ebrvijimin dhe zbatimin e trajtave normative t\u00eb saj dhe me q\u00ebndrimet parimore p\u00ebr ruajtjen e gjuh\u00ebs letrare t\u00eb nj\u00ebsuar shqipe. P\u00ebr t\u2019u thelluar n\u00eb k\u00ebto kahe zhvillimore, profesorit i jan\u00eb dashur shum\u00eb vite pune p\u00ebr njohjen e dialekteve t\u00eb ndryshme dhe tipareve e ve\u00e7antive fonetike, gramatikore e leksikore t\u00eb t\u00eb dy dialekteve baz\u00eb t\u00eb shqipes: <em>geg\u00ebrishtes<\/em> dhe <em>tosk\u00ebrishtes<\/em>. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebsore, disa mendojn\u00eb se hartimi i rregullave t\u00eb drejtshkrimit u diktua nga numri i p\u00ebrfaq\u00ebsive krahinore dhe nuk marrin p\u00ebr baz\u00eb rrethanat e tjera kulturore e historike, si dhe diskutimet disavje\u00e7are p\u00ebr projektet e rregullave drejtshkrimore t\u00eb botuara n\u00eb vitin 1967 apo Konsult\u00ebn Gjuh\u00ebsore t\u00eb Prishtin\u00ebs, t\u00eb mbajtur nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, pik\u00ebrisht n\u00eb prill 1968.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Drejtshkrimi i gjuh\u00ebs shqipe\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/drejtshkrimi_i_gjuhes_shqipe.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" align=\"left\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Profesor Emili \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i komisionit hartues t\u00eb rregullave t\u00eb drejtshkrimit (1967), delegat dhe nj\u00ebher\u00ebsh, sekretar i Komisionit Organizues t\u00eb Kongresit t\u00eb Drejtshkrimit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe (1972) dhe nj\u00eb nga z\u00ebrat m\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e gjuh\u00ebsis\u00eb p\u00ebr problemet e sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballet gjuha shqipe sot.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb njeri shum\u00eb i p\u00ebrpikt\u00eb si n\u00eb shkenc\u00eb, ashtu edhe n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kronometrike, organizon pun\u00ebn e \u00e7do dite, duke programuar pun\u00ebn hulumtuese me at\u00eb organizative t\u00eb revist\u00ebs shkencore dhe konferencave q\u00eb bashk\u00ebrendon her\u00eb pas here. P\u00ebr t\u00eb, koha \u00ebsht\u00eb aseti m\u00eb i \u00e7muar, nd\u00ebrsa korrekt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb tipari m\u00eb i dalluesh\u00ebm i tij. Ai e \u00e7mon fjal\u00ebn dhe kurr\u00eb nuk abuzon me t\u00eb. Njeri i bes\u00ebs, fisnik e dinjitar, fjal\u00ebpak dhe p\u00ebrcaktues i prer\u00eb i \u00e7dolloj situate, ai vetvetiu i imponon respekt \u00e7dokujt, madje edhe atyre q\u00eb nuk bien dakord me mendimet e tij.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i tij i qasht\u00ebr e kumbues, i ngjyrosur me notat e intonacionit t\u00eb shqipes, ia p\u00ebrvijon m\u00eb tej gjall\u00ebrin\u00eb dhe ekspresivitetin e mendimit. Natyra e tij paq\u00ebsore, q\u00ebndrimi i njer\u00ebzish\u00ebm dhe bashk\u00ebpunues, ia shtojn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr hijeshin\u00eb e madh\u00ebshtin\u00eb profesorit, i cili \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjet n\u00eb \u00e7do rast p\u00ebr problematikat q\u00eb lidhen me gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>Numri i tij i telefonit dhe adresa e post\u00ebs elektronike jan\u00eb pika referuese e gazetar\u00ebve dhe studiuesve t\u00eb rinj, t\u00eb cil\u00ebt e din\u00eb gjithnj\u00eb se do t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb padiskutueshme nga profesori, i cili nuk bezdiset asnj\u00ebher\u00eb, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe. N\u00eb shum\u00eb raste, ai ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr, vullnetarisht, organizimin e takimeve nd\u00ebrgjegj\u00ebsuese, sqaruese p\u00ebr problemet e gjuh\u00ebs n\u00eb media, por edhe n\u00eb sfera t\u00eb tjera shoq\u00ebrore. Shum\u00eb her\u00eb i k\u00ebshillon dashamir\u00ebsisht t\u00eb njohurit e vet p\u00ebr m\u00ebnjanimin e gabimeve q\u00eb shp\u00ebrfaqen n\u00eb komunikimet publike. Reagime t\u00eb tilla i vijn\u00eb natyrsh\u00ebm, sepse si\u00e7 e p\u00ebrdor vet\u00eb n\u00eb p\u00ebrcaktimin e koleg\u00ebve t\u00eb vet t\u00eb nderuar, <em>ai nuk \u00ebsht\u00eb nga ata q\u00eb b\u00ebhen ur\u00eb e vig t\u00eb shkoj\u00eb sip\u00ebr i mir\u00eb e i lig<\/em>.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kontributi 60-vje\u00e7ar n\u00eb fush\u00ebn e gjuh\u00ebsis\u00eb\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/emil_lafe_vleresohet_per_kontributin_e_tij.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p><b>Kontributi 60-vje\u00e7ar n\u00eb fush\u00ebn e gjuh\u00ebsis\u00eb<\/b><\/p>\n<p>Profesor Emil Lafe lindi n\u00eb Vithkuq t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs m\u00eb 27 qershor t\u00eb vitit 1938, ku i ati gjendej me sh\u00ebrbim si kryetar i komun\u00ebs. Ai rrjedh nga nj\u00eb familje e thjesht\u00eb me ndjenja atdhetare dhe arsimdash\u00ebse. Dashurin\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe dhe p\u00ebrkushtimin p\u00ebr pun\u00ebn i kultivoi qysh n\u00eb vitet e para t\u00eb jet\u00ebs nga prind\u00ebrit e tij. Ishte f\u00ebmij\u00eb shum\u00eb kureshtar dhe k\u00ebrkues ndaj vetes. P\u00ebr shkak t\u00eb transferimeve t\u00eb her\u00ebpashershme t\u00eb t\u00eb atit, f\u00ebmij\u00ebria dhe rinia e tij kaluan n\u00ebp\u00ebr qytete t\u00eb ndryshme shqiptare: Kuk\u00ebs, Prizren, Berat, Lushnj\u00eb, Durr\u00ebs, Vlor\u00eb, ku kreu gjimnazin (1955).<\/p>\n<p>M\u00eb 1959 u diplomua n\u00eb deg\u00ebn e gjuh\u00ebs shqipe dhe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs. Po at\u00eb vit, u em\u00ebrua asistent n\u00eb katedr\u00ebn e gjuh\u00ebs shqipe t\u00eb k\u00ebtij Fakulteti, e cila kishte si objektiv kryesor p\u00ebrgatitjen e m\u00ebsuesve t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb shumta q\u00eb kishte vendi. P\u00ebr p\u00ebrgatitjen e k\u00ebtyre m\u00ebsuesve u aktivizuan figurat m\u00eb t\u00eb dalluara t\u00eb koh\u00ebs, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe profesor Emili. Ndon\u00ebse i ri n\u00eb mosh\u00eb, ai spikati me formimin e tij. Prej em\u00ebrimit n\u00eb pun\u00eb si pedagog, ai ka hartuar leksionet dhe ka lekturuar disa l\u00ebnd\u00eb gjuh\u00ebsore n\u00eb Universitet. P\u00ebr student\u00ebt, ai mbetet profesori serioz, k\u00ebrkues, por tejet i drejt\u00eb n\u00eb vler\u00ebsime.<\/p>\n<p>N\u00eb periudha t\u00eb ndryshme p\u00ebrgjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij akademike, ai ka qen\u00eb profesor i ftuar n\u00eb Universitetin e Napolit, t\u00eb Sant-Peterburgut, t\u00eb Le\u00e7es, t\u00eb Pekinit, t\u00eb Beogradit etj.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Profesor Emil Lafe n\u00eb Universitetin e Pekinit\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/emil_lafe_ne_universitetin_e_pekinit.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/>(<i>Profesor Emil Lafe n\u00eb Universitetin e Pekinit<\/i>)<\/p>\n<p>Energjin\u00eb dhe koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe ia mori puna n\u00eb Institutin e Gjuh\u00ebsis\u00eb e t\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb, ku qe p\u00ebr periudha t\u00eb ndryshme p\u00ebrgjegj\u00ebs i sektorit t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb gjuh\u00ebs, t\u00eb terminologjis\u00eb, t\u00eb gramatik\u00ebs dhe dialektologjis\u00eb, gjithashtu an\u00ebtar i k\u00ebshillit shkencor, an\u00ebtar i redaksis\u00eb s\u00eb revist\u00ebs \u201c<em>Studime filologjike<\/em>\u201d, kryeredaktor i revist\u00ebs \u201c<em>Gjuha jon\u00eb<\/em>\u201d etj. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, ai u p\u00ebrfshi n\u00eb vepr\u00ebn m\u00eb madhore t\u00eb kombit shqiptar, pik\u00ebrisht n\u00eb nj\u00ebsimin e gjuh\u00ebs letrare shqipe.<\/p>\n<p>Ai ishte an\u00ebtar i komisionit q\u00eb punoi p\u00ebr hartimin e projektit t\u00eb ri t\u00eb drejtshkrimit, duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e diskutimeve shkencore shum\u00ebvje\u00e7are dhe duke studiuar n\u00eb thell\u00ebsi trajtat gjuh\u00ebsore dhe shtrirjen e tyre. P\u00ebrve\u00e7se si delegat n\u00eb Kongresin e Drejtshkrimit, ai mori pjes\u00eb n\u00eb p\u00ebrgatitjen e dokumentacionit t\u00eb Kongresit, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e sekretarit t\u00eb K\u00ebshillit organizues t\u00eb Kongresit t\u00eb Drejtshkrimit.<\/p>\n<p>Bashkautor n\u00eb vepra themelore normative t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe: \u201c<em>Drejtshkrimi i gjuh\u00ebs shqipe<\/em>\u201d (1973), \u201c<em>Fjalori drejtshkrimor i gjuh\u00ebs shqipe<\/em>\u201d (1976), \u201c<em>Gramatika e gjuh\u00ebs shqipe<\/em>\u201d (1976, me disa ribotime), \u201c<em>Fjalor i gjuh\u00ebs s\u00eb sotme shqipe<\/em>\u201d (1980), \u201c<em>Fjalor i emrave gjeografik\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/em>\u201d (1982).<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 1999-2008 ka qen\u00eb drejtor i Qendr\u00ebs s\u00eb Enciklopedis\u00eb Shqiptare n\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave. N\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, ai la nj\u00eb tjet\u00ebr gjurm\u00eb t\u00eb ndritshme n\u00eb sfer\u00ebn e kultur\u00ebs s\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, duke drejtuar projektin p\u00ebr \u201c<em>Fjalorin enciklopedik shqiptar<\/em>\u201d n\u00eb tri v\u00ebllime. Ai \u00ebsht\u00eb autor i shum\u00eb z\u00ebrave dhe redaktor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i tij (<em>v\u00ebll. 1 e 2 \u2013 2008, v\u00ebll. 3 -2009<\/em>).<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb autor i nj\u00eb vargu punimesh dhe artikujsh t\u00eb botuar n\u00eb shtypin shkencor t\u00eb vendit e t\u00eb huaj, ku spikat kontributi i tij p\u00ebr probleme t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb gjuh\u00ebs, p\u00ebr leksikologjin\u00eb, p\u00ebr historin\u00eb e gjuh\u00ebs dhe gjuh\u00ebsin\u00eb krahasimtare, si dhe profile p\u00ebr personalitete t\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Opusi i shkrimeve dhe studimeve t\u00eb tij nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm gjuh\u00ebsia, por edhe personalitetet komb\u00ebtare q\u00eb kontribuuan p\u00ebr zhvillimin e saj, gj\u00eb q\u00eb tregon karakterin e tij mir\u00ebnjoh\u00ebs dhe fisnik, q\u00eb nuk flet kurr\u00eb p\u00ebr sukseset e veta, por q\u00eb nuk l\u00eb rast pa folur p\u00ebr sukseset e koleg\u00ebve, profesor\u00ebve dhe njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb me vlera n\u00eb fush\u00ebn e shkenc\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb viteve 1988-1989 ka kryer nj\u00eb kualifikim n\u00eb Institutin e Gjuh\u00ebsis\u00eb t\u00eb Universitetit e Bonit me burs\u00ebn \u201c<em>Humboldt<\/em>\u201d. M\u00eb 1982 fitoi grad\u00ebn shkencore \u201c<em>doktor<\/em>\u201d, nd\u00ebrsa m\u00eb 1994 titullin \u201c<em>profesor<\/em>\u201d. Profesori ka organizuar dhe ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb dhjet\u00ebra konferenca, simpoziume e kongrese shkencore brenda e jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb Kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Gjuh\u00ebsis\u00eb Shqiptare, an\u00ebtar i kryesis\u00eb s\u00eb Akademis\u00eb Shqiptare t\u00eb Arteve dhe t\u00eb Shkencave, an\u00ebtar i redaksis\u00eb s\u00eb revist\u00ebs \u201c<em>Perla<\/em>\u201d nga themelimi (1996) dhe kryeredaktor (<em>2013 e n\u00eb vijim<\/em>).<\/p>\n<p>Fal\u00eb vlerave t\u00eb spikatura profesionale, ai \u00ebsht\u00eb lauruar me <strong>\u00c7mimin e Republik\u00ebs t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb<\/strong>, dekoruar dy her\u00eb me <strong>Urdhrin \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d<\/strong> (i bronzt\u00eb dhe i art\u00eb). Me p\u00ebrvoj\u00ebn e tij t\u00eb pasur e t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e gjuh\u00ebsis\u00eb, ai vijon t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb nga gjuh\u00ebtar\u00ebt m\u00eb kompetent\u00eb dhe si nj\u00eb mbrojt\u00ebs parimor dhe i vendosur i gjuh\u00ebs letrare komb\u00ebtare shqipe, nj\u00eb dhe e pandar\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, kudo q\u00eb jan\u00eb. \/<a href=\"http:\/\/redaktori.net\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">redaktori.net<\/a>\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Profesor Emil Lafe n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebrkujtimore me rastin e 40-vjetorit t\u00eb Kongresit t\u00eb Drejtshkrimit t\u00eb Gjuh\u00ebs shqipe. 28 JANAR 2020 \u201cRezoluta e Kongresit t\u00eb Drejtshkrimit mbetet edhe sot akti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebsues komb\u00ebtar, q\u00eb shpall dhe sanksionon unitetin e kultur\u00ebs shqiptare dhe shtetin kulturor shqiptar, p\u00ebrtej kufijve, mbi baz\u00ebn e nj\u00eb gjuhe letrare komb\u00ebtare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":50438,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,35],"tags":[],"class_list":["post-50437","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Emil Lafe, akademiku q\u00eb &quot;unifikoi&quot; gjuh\u00ebn shqipe - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Emil Lafe, akademiku q\u00eb &quot;unifikoi&quot; gjuh\u00ebn shqipe - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Profesor Emil Lafe n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebrkujtimore me rastin e 40-vjetorit t\u00eb Kongresit t\u00eb Drejtshkrimit t\u00eb Gjuh\u00ebs shqipe. 28 JANAR 2020 \u201cRezoluta e Kongresit t\u00eb Drejtshkrimit mbetet edhe sot akti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebsues komb\u00ebtar, q\u00eb shpall dhe sanksionon unitetin e kultur\u00ebs shqiptare dhe shtetin kulturor shqiptar, p\u00ebrtej kufijve, mbi baz\u00ebn e nj\u00eb gjuhe letrare komb\u00ebtare [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-01-28T23:41:04+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-01-29T02:37:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/prof-emil-lafe.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"640\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"718\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Emil Lafe, akademiku q\u00eb &#8220;unifikoi&#8221; gjuh\u00ebn shqipe\",\"datePublished\":\"2020-01-28T23:41:04+00:00\",\"dateModified\":\"2020-01-29T02:37:00+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\\\/\"},\"wordCount\":2031,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/prof-emil-lafe.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\\\/\",\"name\":\"Emil Lafe, akademiku q\u00eb \\\"unifikoi\\\" gjuh\u00ebn shqipe - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/prof-emil-lafe.jpg\",\"datePublished\":\"2020-01-28T23:41:04+00:00\",\"dateModified\":\"2020-01-29T02:37:00+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/prof-emil-lafe.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/prof-emil-lafe.jpg\",\"width\":640,\"height\":718,\"caption\":\"Prof. Emil Lafe\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Emil Lafe, akademiku q\u00eb &#8220;unifikoi&#8221; gjuh\u00ebn shqipe\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Emil Lafe, akademiku q\u00eb \"unifikoi\" gjuh\u00ebn shqipe - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Emil Lafe, akademiku q\u00eb \"unifikoi\" gjuh\u00ebn shqipe - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Profesor Emil Lafe n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebrkujtimore me rastin e 40-vjetorit t\u00eb Kongresit t\u00eb Drejtshkrimit t\u00eb Gjuh\u00ebs shqipe. 28 JANAR 2020 \u201cRezoluta e Kongresit t\u00eb Drejtshkrimit mbetet edhe sot akti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebsues komb\u00ebtar, q\u00eb shpall dhe sanksionon unitetin e kultur\u00ebs shqiptare dhe shtetin kulturor shqiptar, p\u00ebrtej kufijve, mbi baz\u00ebn e nj\u00eb gjuhe letrare komb\u00ebtare [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-01-28T23:41:04+00:00","article_modified_time":"2020-01-29T02:37:00+00:00","og_image":[{"width":640,"height":718,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/prof-emil-lafe.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Emil Lafe, akademiku q\u00eb &#8220;unifikoi&#8221; gjuh\u00ebn shqipe","datePublished":"2020-01-28T23:41:04+00:00","dateModified":"2020-01-29T02:37:00+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\/"},"wordCount":2031,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/prof-emil-lafe.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\/","name":"Emil Lafe, akademiku q\u00eb \"unifikoi\" gjuh\u00ebn shqipe - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/prof-emil-lafe.jpg","datePublished":"2020-01-28T23:41:04+00:00","dateModified":"2020-01-29T02:37:00+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/prof-emil-lafe.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/prof-emil-lafe.jpg","width":640,"height":718,"caption":"Prof. Emil Lafe"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emil-lafe-akademiku-qe-unifikoi-gjuhen-shqipe\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Emil Lafe, akademiku q\u00eb &#8220;unifikoi&#8221; gjuh\u00ebn shqipe"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50437","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50437"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50437\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":50459,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50437\/revisions\/50459"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50438"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50437"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50437"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50437"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}