{"id":50441,"date":"2020-01-29T01:17:09","date_gmt":"2020-01-29T00:17:09","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=50441"},"modified":"2020-01-29T03:24:40","modified_gmt":"2020-01-29T02:24:40","slug":"shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\/","title":{"rendered":"Shqiptar\u00ebt mbartin vlera njer\u00ebzore, problem e kan\u00eb izolimin"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" title=\"Armando Plakaj\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/Armando-Plakaj.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> <strong>Armando Plakaj<\/strong>, <span style=\"color: #999999;\">Tiran\u00eb<\/span> &#8211; <a href=\"http:\/\/revistadrini.info\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Revista Drini<\/a> &#8211; <em>28 Janar 2020<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2008 studiuesja gjermane <strong>Suzana Finger<\/strong>, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazetarin <strong>Armando Plakaj<\/strong>. Pik\u00ebpamjet e saj p\u00ebr shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb vlefshme edhe n\u00eb dit\u00ebt e sotit.<\/p>\n<p>Qysh asokohe, ajo konsideronte se problemi m\u00eb i madh p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb q\u00ebndron n\u00eb ekonomi, apo m\u00eb konkretisht n\u00eb mbylljen e kufinjve.<\/p>\n<p>Kosova, si\u00e7 thoshte Finger, ka qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb vend me migrim t\u00eb fort\u00eb t\u00eb forcave t\u00eb afta pun\u00ebtore dhe tani po krijohet nj\u00eb situat\u00eb kur t\u00eb rinjt\u00eb kan\u00eb diplomat universitare e t\u00eb arsimit professional n\u00eb xhep, por jan\u00eb t\u00eb mbyllur n\u00eb nj\u00eb vend me nj\u00eb treg shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl pun\u00ebsimi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb t\u00eb botuar n\u00eb Gazet\u00ebn \u201cShqip\u201d n\u00eb vitin 2008, e t\u00eb cil\u00ebn <em>AktivPress<\/em> po e riboton, ajo i shfaq mendimet e saj n\u00eb lidhje me debatin p\u00ebr trajtimin e hebrenjve n\u00eb Shqip\u00ebri e n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, identitetin kosovar, problemet e gjuh\u00ebs letrare shqipe, pasionin p\u00ebr kultur\u00ebn e traditat shqiptare dhe mbresat nga q\u00ebndrimi disavje\u00e7ar n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Intervista e plot\u00eb<\/strong>:<\/p>\n<p>Mbi Berlin ret\u00eb po shp\u00ebrndahen e koha duket se po \u00e7el s\u00ebrish. Nd\u00ebrsa pres t\u00eb vij\u00eb n\u00eb or\u00ebn e caktuar, n\u00eb mendje m\u00eb kalon ashtu papritur mendimi, n\u00ebse intervista me zonj\u00ebn Finger duhet b\u00ebr\u00eb n\u00eb gjermanisht apo n\u00eb shqip. Nd\u00ebrsa akoma nuk kisha gjetur p\u00ebrgjigje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pyetje, ajo afrohet dhe un\u00eb instiktivisht e pyes; <strong>Ju jeni zonja Finger?<\/strong><\/p>\n<p>Me nj\u00eb buz\u00ebqeshje tep\u00ebr fisnike k\u00ebrkon falje n\u00eb gjermanisht p\u00ebr nj\u00eb vones\u00eb fare t\u00eb pakonsiderueshme n\u00eb koh\u00eb dhe nd\u00ebrkoh\u00eb e ftoj t\u00eb shkojm\u00eb diku pran\u00eb, n\u00eb ndonj\u00eb lokal t\u00eb qet\u00eb, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb intervist\u00ebn e paracaktuar.<\/p>\n<p>Ajo duket nj\u00eb zonj\u00eb shum\u00eb e fisme. Me shum\u00eb k\u00ebt\u00eb cil\u00ebsi, nisur nga nj\u00eb vler\u00ebsim aprior\u00ed, duket se ia shton fakti se ajo \u00ebsht\u00eb nga ata njer\u00ebz, q\u00eb u \u00ebsht\u00eb dashur shum\u00eb mund, djers\u00eb e koh\u00eb, por dhe pasion e k\u00ebmb\u00ebngulje, p\u00ebr t\u00eb njohur nj\u00eb gjuh\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn pakkush merr mundimin ta m\u00ebsoj\u00eb n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Ky fakt t\u00eb ngacmon instinktivisht e t\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndjehesh disi i emocionuar. Por ashtu n\u00eb rrug\u00eb e sip\u00ebr, ajo nis t\u00eb flas\u00eb nj\u00eb shqipe t\u00eb rrjedhshme me ngjyrime t\u00eb vogla t\u00eb gegnishtes, e t\u00eb fton me modesti t\u00eb komunikojm\u00eb m\u00eb tej n\u00eb gjuh\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn e ka m\u00ebsuar plot pasion.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ata persona me t\u00eb cil\u00ebt nj\u00eb shqiptar e ndjen veten mir\u00eb. Sepse shqiptar\u00ebt jo gjithkush i kupton menj\u00ebher\u00eb, e njohurit\u00eb nga vendi i tyre, tradita, kultura dhe gjuha, sigurisht e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb t\u00eb shihet me sy tjet\u00ebr. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb avokate e tyre. Nuk \u00ebsht\u00eb se ndikon n\u00eb politik\u00ebn gjermane apo p\u00ebrfshihet n\u00eb t\u00eb aktivisht, duke b\u00ebr\u00eb lobing p\u00ebr ta, por dashuria, pasioni, interesi dhe mbajtja e kontakteve t\u00eb vazhdueshme me shqiptar\u00ebt, e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb zonj\u00eb t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb respektin e tyre.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej tyre e njohin mir\u00eb at\u00eb tashm\u00eb, sidomos brezi i ri n\u00eb Kosov\u00eb, ku p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb ajo edhe ka punuar, nd\u00ebrsa pohon paraprakisht se atje ka kaluar nj\u00eb nga periudhat m\u00eb t\u00eb bukura e p\u00ebrvojat m\u00eb t\u00eb paharrueshme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt ajo ka lindur n\u00eb Sllovaki (ish-\u00c7ekosllovaki) para rreth 49 vjet\u00ebve, n\u00eb nj\u00eb familje me origjin\u00eb gjermane e ka pasur mund\u00ebsin\u00eb qysh n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri t\u00eb njoh\u00eb disa gjuh\u00eb t\u00eb huaja (pohon se n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj kur ka qen\u00eb e vog\u00ebl, ka komunikuar n\u00eb sllovakisht e hungarisht \u00e7do dit\u00eb). M\u00eb pas ka ardhur p\u00ebr t\u00eb studiuar n\u00eb Berlin, e gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe ka njohur shum\u00eb mir\u00eb gjuh\u00ebt sllave e mentalitetin ballkanik, por pohon se njohurit\u00eb e saj p\u00ebr Ballkanin nuk do t\u00eb ishin t\u00eb plota, n\u00ebse nuk do t\u00eb ishte marr\u00eb edhe me shqipen e shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Me dashamir\u00ebsi d\u00ebshiron t\u00eb pohoj\u00eb se shqiptar\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb dhe mbartin n\u00eb vetvete shum\u00eb cil\u00ebsi e potencial njer\u00ebzor. N\u00eb bised\u00eb e sip\u00ebr nis t\u00eb tregoj\u00eb detaje nga koha q\u00eb ka kaluar n\u00eb Kosov\u00eb si drejtuese e Zyr\u00ebs Gjermane t\u00eb K\u00ebmbimeve Akademike me Jasht\u00eb (DAAD) dhe mbresat nga puna me brezin e ri t\u00eb kosovar\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Kosov\u00eb ajo ka p\u00ebrkthyer edhe pjes\u00eb t\u00eb poet\u00ebve <em>Eqrem Basha<\/em> e <em>Flora Brovina<\/em>, si dhe proz\u00eb nga <em>Mehmet Kraja<\/em> dhe <em>Migjen Kelmendi<\/em>. Por \u00ebsht\u00eb marr\u00eb edhe me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mir\u00ebfillta shkencore, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me fush\u00ebn e linguistik\u00ebs, historis\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebretnike, duke pasur parasysh se ajo njeh po kaq mir\u00eb edhe serb\u00ebt e popullsit\u00eb e tjera n\u00eb Kosov\u00eb. \u00cbsht\u00eb angazhuar n\u00eb promovimin e iniciativave t\u00eb toleranc\u00ebs e luft\u00ebs p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb emancipim, duke kontribuar edhe konkretisht n\u00eb ndihm\u00ebn q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinjve e t\u00eb rejave kosovare p\u00ebr t\u00eb studiuar n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa e pyes p\u00ebr kontaktet me let\u00ebrsin\u00eb shqipe, pohon se ka qen\u00eb nj\u00eb mikesh\u00eb nga Shqip\u00ebria, <strong>Neviana Dosti<\/strong>, e cila e ka inkurajuar t\u00eb merret me p\u00ebrkthimin e autor\u00ebve shqiptar\u00eb e thekson se nd\u00ebrkoh\u00eb gjat\u00eb viteve 2006-2007 ka mundur t&#8217;\u00eda paraqes\u00eb publikut gjerman poezit\u00eb e <strong>Arian Lek\u00ebs<\/strong>, <strong>Luljeta Lleshanakut<\/strong>, <strong>Lindita Arapit<\/strong>, <strong>Luljeta Danos<\/strong>, <strong>Parid Teferiqit<\/strong> dhe <strong>Ledia Dushit<\/strong>.<\/p>\n<p>Aktualisht ajo pret t\u00eb dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb nj\u00eb botim shkencor mbi trajtimin e hebrenjve n\u00eb Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, i cili p\u00ebr shkak t\u00eb tematik\u00ebs q\u00eb trajton pritet t\u00eb ket\u00eb sigurisht edhe kund\u00ebrshti e polemika. E ato nisin q\u00eb n\u00eb takimin me mua, pasi debatojm\u00eb pak mbi ekzistenc\u00ebn e deportimeve t\u00eb hebrenjve n\u00eb Kosov\u00eb apo mbi rolin e divizionit SS \u201cSkanderbeg\u201d n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, por biem dakord t\u00eb dy nga ana tjet\u00ebr me iden\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri, ata gjet\u00ebn \u201eoazin e paqes\u201d.<\/p>\n<p><em>I vjen keq q\u00eb nuk ka mundur t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb p\u00ebr aktivitetet m\u00eb t\u00eb fundit shkencore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb (konferencat e akivitetet e disa muajve m\u00eb par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb e Berat, t\u00eb organizuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar shp\u00ebtimin e hebrenjve n\u00eb Shqip\u00ebri).<\/em><\/p>\n<blockquote><p><strong>Nd\u00ebrkoh\u00eb i afrohemi lokalit ku duam t\u00eb zhvillojm\u00eb intervist\u00ebn<\/strong>:<\/p><\/blockquote>\n<p><strong>Zonja Finger, Ju keni lindur n\u00eb Sllovaki dhe duke qen\u00eb se keni lindur n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb konsiderohet si ur\u00eb kontaktesh mes kulturave, popujve dhe gjuh\u00ebve t\u00eb ndryshme, a mund t\u00eb themi se kjo ju shtyu ta zhvilloni pasionin tuaj p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar edhe gjuh\u00ebn shqipe?<\/strong><\/p>\n<p>Ashtu \u00ebsht\u00eb, por kjo ka ardhur edhe sepse une kam pasur fatin q\u00eb t\u00eb studioja e t\u00eb hyja n\u00eb kontakt me <strong>Profesor Reitenau<\/strong> n\u00eb Universitetin e Lir\u00eb t\u00eb Berlinit. Ishte ai, niveli intelektual e respekti p\u00ebr t\u00eb, si dhe njohurit\u00eb e tij p\u00ebr shqitar\u00ebt, q\u00eb u b\u00eb edhe shkaku, le t\u00eb themi, p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar edhe shqipen.<\/p>\n<p><strong>Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb keni studiuar n\u00eb Berlin, keni pasur kontakte me shqiptar\u00eb, q\u00eb jetonin asokohe n\u00eb Gjermani?<\/strong><\/p>\n<p>Po, por t\u00eb gjith\u00eb ishin nga Kosova. Ishin shum\u00eb prezent\u00eb n\u00eb vitet &#8217;80 n\u00eb Berlin e Gjermani.<\/p>\n<p><strong>E dinit q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb se Kosova dhe Shqip\u00ebria kishin nj\u00eb ndryshim mes tyre dhe kur keni qen\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>Po, natyrisht. Un\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb isha n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin &#8217;88 p\u00ebr nj\u00eb kurs t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe n\u00eb nj\u00eb ekskursion me student\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb p\u00ebrshtypjesh ju la Shqip\u00ebria e asaj kohe?<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka qen\u00eb nj\u00eb vend shum\u00eb i qet\u00eb, njer\u00ebzit kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb t\u00ebrhequr, shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ishte p\u00ebr ne si student\u00eb t\u00eb kursit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe t\u00eb krijonim kontakte me njer\u00ebzit n\u00eb qytet, por p\u00ebrshtypja ime personale p\u00ebr shqiptar\u00ebt ka qen\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00ebse i hedh nj\u00eb sy CV-s\u00eb suaj, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerash, sheh q\u00eb ju jeni marr\u00eb me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, t\u00eb gjuh\u00ebsis\u00eb, historis\u00eb, folkroristik\u00ebs etj. Me \u00e7far\u00eb po merreni aktualisht?<\/strong><\/p>\n<p>Koh\u00ebt e fundit jam marr\u00eb me p\u00ebrkthim dhe kam shum\u00eb shpres\u00eb e d\u00ebshir\u00eb t\u00eb vazhdoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebmi.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb duket nj\u00eb pasion shum\u00eb i bukur, por a mendoni se megjithat\u00eb, duke iu referuar disa kritik\u00ebve nga Shqip\u00ebria e m\u00eb gjer\u00eb, n\u00eb k\u00ebto 18 vitet e demokracis\u00eb, let\u00ebrsia shqipe ka p\u00ebsuar nj\u00eb bum botimesh nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe nga ana tjeter, nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk mund ta konfirmoj k\u00ebt\u00eb q\u00eb pretendoni. Sepse un\u00eb kam lexuar shum\u00eb shkrimtar\u00eb e poet\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga Shqip\u00ebria. Ndoshta n\u00eb Kosov\u00eb situata \u00ebsht\u00eb disi m\u00eb ndryshe p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb ekonomi e politik\u00eb.<\/p>\n<p><strong>K\u00eb mund t\u00eb ve\u00e7oni nga brezi i ri i poet\u00ebve shqiptar\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb m\u00eb shum\u00eb mund t\u00eb flas p\u00ebr emrat me t\u00eb cil\u00ebt jam marr\u00eb. Kam shum\u00eb respekt p\u00ebr poeteshat e reja shqiptare, q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb ton, lirik\u00eb e poetik\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, e kjo p\u00ebr mua duhet t\u00eb p\u00ebrkrahet.<\/p>\n<p><strong>Trajtimi i hebrenjve n\u00eb Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nga temat studimore me t\u00eb cilat jeni marr\u00eb k\u00ebto koh\u00ebt e fundit. A rezulton nga hulumtimet q\u00eb ju keni b\u00ebr\u00eb, se shp\u00ebtimi i hebrenjve n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb pushtimit nazist \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mit apo nj\u00eb realitet dhe n\u00ebse ka ndryshime n\u00eb trajtimin e tyre n\u00eb Kosov\u00eb e Shqip\u00ebri gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, cilat jan\u00eb ato?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se shp\u00ebtimi i tyre n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet, por m\u00ebnyra e shp\u00ebtimit t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb n\u00eb disa aspekte nj\u00eb mit. Ashtu si\u00e7 mendoj se duhet t\u00eb b\u00ebhen hulumtime t\u00eb m\u00ebtejshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebmi. Shqip\u00ebria ka qen\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb unikale, ku hebrenjt\u00eb u shp\u00ebtuan ndoshta fal\u00eb vet\u00eb tradit\u00ebs shqiptare (<em>kam parasysh k\u00ebtu Bes\u00ebn e mikpritjen<\/em>), kultur\u00ebs s\u00eb tyre, por me shum\u00eb gjasa, edhe fal\u00eb ndikimit nga ish-perandoria osmane.<\/p>\n<p>Tendencat p\u00ebr deportimin e tyre (t\u00eb hebrenjve) kane qen\u00eb megjithat\u00eb prezente n\u00eb Kosov\u00eb, por jo n\u00eb Shqip\u00ebri, por arsyet e tyre duhet t\u00eb hulumtohen e t\u00eb zbardhen edhe m\u00eb tej, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb fryrje, keqinterpretime e abuzime.<\/p>\n<p><strong>Mendoni se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb si shtet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar t&#8217;ia njoh\u00eb k\u00ebt\u00eb rol popullit shqiptar?<\/strong><\/p>\n<p>Po, keni t\u00eb drejt\u00eb. Qeveria e shteti shqiptar duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb informimin e publikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p><strong>Jeni n\u00eb dijeni se n\u00eb Tiran\u00eb e Berat n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti jan\u00eb zhvilluar dy konferenca q\u00eb lidhen me shp\u00ebtimin e hebrenjve n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr fat keq jo, po e d\u00ebgjoj p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga ju, dhe m\u00eb vjen shum\u00eb keq, sepse botimi im tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00eb e sip\u00ebr dhe do t\u00eb doja t&#8217;i p\u00ebrfshija edhe k\u00ebto evenimente n\u00eb punimin tim.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb na thoni rreth eksperienc\u00ebs suaj n\u00eb Kosove e m\u00eb pas di\u00e7ka rreth debatit p\u00ebr gegnishten, pasi kam konstatur nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb tuaj\u00ebn p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij debati, qoft\u00eb edhe nga larg?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb kam pasur fatin t\u00eb punoja disa vjet n\u00eb Kosov\u00eb e k\u00ebshtu q\u00eb kam pasur edhe rastin t\u00eb kisha kontakte me gjuh\u00ebtar\u00eb e shkrimtar\u00eb, me aktivist\u00eb p\u00ebr krijimin e identitetit kosovar n\u00eb politik\u00eb e n\u00eb gjuh\u00eb. M\u00ebsova shum\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<blockquote><p>Mua m\u00eb duket se gjuha letrare duhet t\u00eb pasurohet me element\u00eb t\u00eb gjall\u00eb nga e folmja n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb vler\u00eb stilistike e artistike p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, p\u00ebr gjuh\u00ebn e p\u00ebrditshme, e q\u00eb p\u00ebrdoren tashm\u00eb gjer\u00ebsisht edhe n\u00eb media. Mua m\u00eb duket se diskutimet zhvillohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pak dogmatike. M\u00eb duket fare normale q\u00eb gjuha t\u00eb zhvillohet e t\u00eb pasurohet, e si shembull mund t\u00eb merret reforma drejtshkrimore n\u00eb Gjermani.<\/p><\/blockquote>\n<p><strong>Kund\u00ebrshtaret e k\u00ebsaj ideje, mbeshtesin fort mendimin tjeter se e gjith\u00eb ajo p\u00ebrpjekje q\u00eb u ravij\u00ebzua n\u00eb rezultatet e kongresit t\u00eb drejtshkrimit t\u00eb vitit 1972, nuk mund t\u00eb hidhet dot posht\u00eb, dhe se hapja e k\u00ebtij debati tashm\u00eb do t\u00eb shkaktonte probleme t\u00eb panevojshme?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Un\u00eb mendoj se gjuha letrare \u00ebsht\u00eb akt shum\u00eb i madh i civilizimit shqiptar dhe duhet t\u00eb respektohet<\/strong>. Nuk mund t\u00eb k\u00ebrkohet nga gjuha letrare t\u00eb mbuloj\u00eb t\u00eb gjitha problemet e dialekteve q\u00eb ekzistojn\u00eb, e kjo shihet edhe n\u00eb rastin e gjuh\u00ebs gjermane, sa t\u00eb m\u00ebdha jan\u00eb k\u00ebto ndryshime n\u00eb t\u00eb folmen gjermane. Gjuha letrare nuk mund t\u00eb jet\u00eb \u201c<em>gjuha universale<\/em>\u201d, kompromisi magjik p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet. Ajo ka funksione, \u00ebsht\u00eb mjet komunikimi, e un\u00eb mendoj se pjes\u00ebrisht duhet t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb pak toleranc\u00eb n\u00eb botimet letrare ndaj t\u00eb folmeve krahinore.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mendimi keni p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e rrym\u00ebs s\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb identitetit kosovar?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb shum\u00eb aktuale momentalisht dhe jam pjes\u00eb e nj\u00eb grupimi, q\u00eb po komunikon n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Nuk \u00ebsht\u00eb keq q\u00eb populli shqiptar t\u00eb merret me \u00e7\u00ebshtjen \u201c<em>kush jemi ne<\/em>\u201d? Natyrisht se ka ndryshim shum\u00eb t\u00eb madh mes shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb, por gjuha duhet t\u00eb njoh\u00eb zhvillim, pavar\u00ebsisht nga paragjykimet apo nga synimet e rrethanat, e ajo nuk mund t\u00eb zhvillohet, n\u00ebse nuk flitet p\u00ebr t\u00eb. Diskutimet jan\u00eb t\u00eb hapura; nuk dihet se \u00e7do t\u00eb dal\u00eb prej tyre, por gjithsesi, mendoj se nuk ka arsye p\u00ebr shqet\u00ebsim, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst e shoh edhe debatin p\u00ebr identitetin kosovar.<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb shqet\u00ebsimi ka p\u00ebrfshir\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb, kur sjellin nd\u00ebrmend mendime t\u00eb kryesuara nga individ\u00eb apo elita politiko-mediatike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shembull rasti i Migjen Kelmendit, \u2026Meq\u00eb ra fjala, \u00e7&#8217;mendim keni p\u00ebr iniciativ\u00ebn e zotit Kelmendi?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb e kam lexuar rregullisht gazet\u00ebn \u201cJava\u201d, kur isha n\u00eb Kosov\u00eb, dhe p\u00ebr mua ka qen\u00eb nj\u00eb pasurim gjuh\u00ebsor. Gjuha n\u00eb Kosov\u00eb ka tradit\u00ebn letrare, ka vler\u00ebn e gjall\u00eb dhe duhet respektuar. <strong>P\u00ebrsa i p\u00ebrket aktiviteteve t\u00eb zotit Kelmendi, mund t\u00eb them se ai nuk \u00ebsht\u00eb gjuh\u00ebtar, e p\u00ebrderisa nuk b\u00ebhen aktivitete t\u00eb mir\u00ebfillta n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, at\u00ebher\u00eb \u00e7do gj\u00eb mbetet n\u00eb nivelin e debateve gazetareske<\/strong>.<\/p>\n<p>Tash p\u00ebr tash nuk shoh \u2013 me p\u00ebrjashtim t\u00eb fjalorit t\u00eb ri t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe \u2013 ende aktivitete profesionale gjuh\u00ebsore n\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebm\u00eb dhe gjuha letrare nuk mund t\u00eb krijohet me nj\u00eb gazet\u00eb, e cila p\u00ebrfaq\u00ebson vet\u00ebm mendimet apo preferencat individuale t\u00eb disa intelektual\u00ebve n\u00eb Prishtin\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb. P\u00ebr gjetjen e zgjidhjeve duhet t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpjekje.<\/p>\n<p><strong>\u00c7&#8217;mund t\u00eb na thoni p\u00ebr situat\u00ebn politike e atmosfer\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb keni qen\u00eb atje dhe a ekzistojn\u00eb shpresa p\u00ebr popullin kosovar tashm\u00eb pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se problemi m\u00eb i madh p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb n\u00eb ekonomi. M\u00eb konkretisht: N\u00eb mbylljen e kufinjve. Kosova ka qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb vend me migrim t\u00eb fort\u00eb t\u00eb forcave t\u00eb afta pun\u00ebtore dhe tani po krijohet nj\u00eb situat\u00eb kur t\u00eb rinjt\u00eb kan\u00eb diplomat universitare e t\u00eb arsimit profesional n\u00eb xhep, por jan\u00eb t\u00eb mbyllur n\u00eb nj\u00eb vend me nj\u00eb treg shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl pun\u00ebsimi, e kjo krijon probleme shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, q\u00eb mund t\u00eb sjellin agravim t\u00eb situat\u00ebs pastaj. Un\u00eb mendoj se me l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve e forcave pun\u00ebtore, gjith\u00e7ka mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet n\u00eb Kosov\u00eb. Problemet sociale, t\u00eb cilat jan\u00eb shum\u00eb evidente n\u00eb Kosov\u00eb, jan\u00eb gjithashtu nj\u00eb pik\u00eb shum\u00eb delikate, e q\u00eb duhet trajtuar me shum\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kosovar\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb me koh\u00eb n\u00eb vendet e ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, e kjo ka qen\u00eb nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb. Tani \u00ebsht\u00eb krijuar situata kur shum\u00eb njer\u00ebz flasin anglisht, por kan\u00eb shum\u00eb pak mund\u00ebsi ta flasin at\u00eb jasht\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb Kosov\u00eb ka shum\u00eb potencial t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb rinj e un\u00eb jam e mendimit se ata duhet ta ken\u00eb shansin t&#8217;i shfryt\u00ebzojn\u00eb k\u00ebto potenciale p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Kosov\u00ebs, kudo q\u00eb ndodhen.<\/p>\n<p><strong>Kur mendoni t\u00eb shkoni s\u00ebrish n\u00eb Kosov\u00eb e Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>Kam nd\u00ebrmend t\u00eb shkoj s\u00ebrish n\u00eb muajin gusht, pasi zhvillohet nj\u00eb seminar albanologjie, ku un\u00eb do marr pjes\u00eb aktive n\u00eb nj\u00eb kumtes\u00eb, e ndoshta do t\u00eb q\u00ebndroj disa dit\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, e pastaj kam nd\u00ebrmend t\u00eb shkoj edhe p\u00ebr disa dit\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><em>Ju faleminderit p\u00ebr intervist\u00ebn dhe rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb p\u00ebr n\u00eb Prishtin\u00eb e Tiran\u00eb.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Armando Plakaj, Tiran\u00eb &#8211; Revista Drini &#8211; 28 Janar 2020 N\u00eb vitin 2008 studiuesja gjermane Suzana Finger, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazetarin Armando Plakaj. Pik\u00ebpamjet e saj p\u00ebr shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb vlefshme edhe n\u00eb dit\u00ebt e sotit. Qysh asokohe, ajo konsideronte se problemi m\u00eb i madh p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb q\u00ebndron n\u00eb ekonomi, apo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":50442,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,35],"tags":[],"class_list":["post-50441","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Shqiptar\u00ebt mbartin vlera njer\u00ebzore, problem e kan\u00eb izolimin - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shqiptar\u00ebt mbartin vlera njer\u00ebzore, problem e kan\u00eb izolimin - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Armando Plakaj, Tiran\u00eb &#8211; Revista Drini &#8211; 28 Janar 2020 N\u00eb vitin 2008 studiuesja gjermane Suzana Finger, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazetarin Armando Plakaj. Pik\u00ebpamjet e saj p\u00ebr shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb vlefshme edhe n\u00eb dit\u00ebt e sotit. Qysh asokohe, ajo konsideronte se problemi m\u00eb i madh p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb q\u00ebndron n\u00eb ekonomi, apo [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-01-29T00:17:09+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-01-29T02:24:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/Suzana-Finger.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"550\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"426\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Shqiptar\u00ebt mbartin vlera njer\u00ebzore, problem e kan\u00eb izolimin\",\"datePublished\":\"2020-01-29T00:17:09+00:00\",\"dateModified\":\"2020-01-29T02:24:40+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\\\/\"},\"wordCount\":2878,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/Suzana-Finger.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\\\/\",\"name\":\"Shqiptar\u00ebt mbartin vlera njer\u00ebzore, problem e kan\u00eb izolimin - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/Suzana-Finger.jpg\",\"datePublished\":\"2020-01-29T00:17:09+00:00\",\"dateModified\":\"2020-01-29T02:24:40+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/Suzana-Finger.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/01\\\/Suzana-Finger.jpg\",\"width\":550,\"height\":426,\"caption\":\"Suzana Finger\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shqiptar\u00ebt mbartin vlera njer\u00ebzore, problem e kan\u00eb izolimin\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shqiptar\u00ebt mbartin vlera njer\u00ebzore, problem e kan\u00eb izolimin - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Shqiptar\u00ebt mbartin vlera njer\u00ebzore, problem e kan\u00eb izolimin - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Armando Plakaj, Tiran\u00eb &#8211; Revista Drini &#8211; 28 Janar 2020 N\u00eb vitin 2008 studiuesja gjermane Suzana Finger, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazetarin Armando Plakaj. Pik\u00ebpamjet e saj p\u00ebr shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb vlefshme edhe n\u00eb dit\u00ebt e sotit. Qysh asokohe, ajo konsideronte se problemi m\u00eb i madh p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb q\u00ebndron n\u00eb ekonomi, apo [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-01-29T00:17:09+00:00","article_modified_time":"2020-01-29T02:24:40+00:00","og_image":[{"width":550,"height":426,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/Suzana-Finger.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Shqiptar\u00ebt mbartin vlera njer\u00ebzore, problem e kan\u00eb izolimin","datePublished":"2020-01-29T00:17:09+00:00","dateModified":"2020-01-29T02:24:40+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\/"},"wordCount":2878,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/Suzana-Finger.jpg","articleSection":["Artikuj","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\/","name":"Shqiptar\u00ebt mbartin vlera njer\u00ebzore, problem e kan\u00eb izolimin - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/Suzana-Finger.jpg","datePublished":"2020-01-29T00:17:09+00:00","dateModified":"2020-01-29T02:24:40+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/Suzana-Finger.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/Suzana-Finger.jpg","width":550,"height":426,"caption":"Suzana Finger"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-mbartin-vlera-njerezore-problem-e-kane-izolimin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shqiptar\u00ebt mbartin vlera njer\u00ebzore, problem e kan\u00eb izolimin"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50441","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50441"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50441\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":50458,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50441\/revisions\/50458"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50442"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50441"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50441"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50441"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}