{"id":50547,"date":"2020-02-01T03:23:02","date_gmt":"2020-02-01T02:23:02","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=50547"},"modified":"2020-02-01T03:23:05","modified_gmt":"2020-02-01T02:23:05","slug":"kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\/","title":{"rendered":"\u201cKUSH KUJDESET PER T\u00cb MJERIN\u201d PATER PAULIN MARGJOKAJ (II)"},"content":{"rendered":"<p><strong><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/leonora_laci.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/>LEONORA LA\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p>Disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb solla n\u00eb v\u00ebmendje artikullin e <strong>Pater Paulin Margjok\u00ebs<\/strong> lidhur me rolin e disa personaliteteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm fetar\u00eb, kryesisht nga Gjermania e Anglia, q\u00eb frym\u00ebzuan njer\u00ebzimin dhe mb\u00ebshtet\u00ebn t\u00eb varf\u00ebrit. Nd\u00ebrsa k\u00ebtu p\u00ebrmenden personalitete fetare nga Franca si; Antoine-Fr\u00e9d\u00earic Ozanam, L\u00e9on Harmel, Albert De Mun, Fr\u00e9d\u00e9ric Le Play, kardinali Lavigerie, kardinali Manning.<\/p>\n<p>Pater Paulin Margjok\u00ebs s\u00eb fundmi i jan\u00eb ribotuar studimet e tij, p\u00ebrmendim k\u00ebtu: \u201cKush jan\u00eb anmiqt e Shqipnis\u00eb?\u201d botuar n\u00eb 2012 nga Botimet Fran\u00e7eskane, v\u00ebllimin e dyt\u00eb t\u00eb saj \u201c<em>Si r\u00e2 murtaja komuniste e muer dhen\u00eb &#8211; Liri prendimore apo despoti orjentale<\/em>\u201d &#8211; Botimet Fran\u00e7eskane, Shkod\u00ebr: 2019. Ekziston edhe nj\u00eb v\u00ebllimi i tret\u00eb me titull \u201cNjer\u00ebzimi midis tiranis\u00eb dhe liris\u00eb\u201d q\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb botuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr Pater Paulin Margjoken duhet t\u00eb krenohet vendi i lindjes dhe duhet t\u2019i jap v\u00ebmendjen e duhur, vendin e duhur.<\/p>\n<p>(Revista Jeta Katholike, Pater Paulin Margjokaj, Jeta Katholike, vjeti 1967, nr 4).\u201cVijojm\u00eb prej numrit t\u00eb kaluem me pr\u00fb asi njerzsh qi jan\u00eb perpjek\u00eb n\u00eb nji mndyr\u00eb a n\u00eb nji tjetr per t\u00eb lenue mjerimet e njerit. Me ande kerkojm\u00eb sidomos emnat e atyne njerzve qi u interesuen per t\u00eb permirsue gjendjen e puntoris\u00eb. Sepse, si \u00e2sht \u00e7ek\u00eb edhe n\u2019artikullin e m\u00e2parshem, shi n\u00eb koh\u00ebn qi kemi para sysh u zhvillue me hapa t\u00eb shpejt\u00eb industrija moderne e u p\u00e1 nevoja qi me gjet\u00eb mndyr\u00eb se si me e rregullue gjendjen aspak t\u00eb mir\u00eb t\u00eb puntoris\u00eb nder fabrika.<\/p>\n<p>N\u2019artikullin e kaluem shkruem mbi Kolpingun e mbi Ketteler e \u00e7ekem ndoj \u00eamen tjeter nga bota tedeshke, ket her\u00eb po bijm\u00eb do njerz nga bota frenge. Arsyen pse jemi kah zgjedhim asi njerzsh qi kan jetue n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Marksit e kemi than\u00eb qysh\u00eb n\u00eb fillim. S\u00e1 per vende, prej kah vijn\u00eb kta njerz, jan\u00eb marr\u00eb para sysh vetem ato k\u00fb Marksi k\u00e1 jetue e veprue. Perpos\u00eb Gjermanis\u00eb e Anglis\u00eb, Marksi ka jetue edhe n\u00eb Franc\u00eb. Per m\u00e2 teper Marksi e k\u00e1 zotnue gjuhen frenge. Madje n\u00eb familjen e Marksit qi \u00e2sht ken\u00eb familje me njerz shkollet s\u00eb nalt\u00eb, \u00e2sht fol\u00eb pos\u00eb gjermanishtjet edhe gjuha angleze dhe ajo frenge. Sigurisht Marksi e k\u00e1 marr\u00eb at dijen e vet n\u00eb lamen shoqnore e ekonomike nga auktor\u00eb anglez e freng.<\/p>\n<p>M\u00e2 s\u00eb parit permendim Antoine-Fr\u00e9d\u00earic Ozanam, lindun n\u00eb vj.1813 e vdek\u00eb n\u00eb 1853. Qysh\u00eb i ri, 18 vje\u00e7 tue ken\u00eb, kishte fillue me u marr\u00eb me studjime shoqnore. Ai i pat b\u00e2 nji kritik\u00eb so\u00e7jologut t\u00eb njoftun Saint Simon. Nder lekcjonet qi Ozanam dha n\u00eb 1839 mbi t\u00eb Drejten Tregtare, kishte parashtrue mendimet e veta themelore t\u00eb nji doktrine shoqnore katolike. Qi t\u00eb mbrrihet m\u00e2 leht\u00eb me r\u00e1 n\u00eb godi puntori e sipermarrsi lypet, si mbas Ozanam, me u ndjek\u00eb rruga mes liberalizimit e dirigjizmit shtetnuer. Me fjal\u00eb tjera: jo me ken\u00eb krejt lir\u00eb e p\u00e1 asnji kontroll sikurse dote liberalizmi i asaj kohe, por n\u2019an\u00eb tjeter jo me pas\u00eb shtetigjith\u00ebshkafen n\u00eb dor\u00eb e mos me durue asnji nisjative private. Puntorit i token me t\u00eb drejt\u00eb me marr\u00eb nji shperblim familjar, dmth, me matt\u00eb aq s\u00e1 t\u00eb mjaftoj\u00eb me mbajt\u00eb mbar\u00eb familjen e vet. Ozan, qi e gjeti kavin\u00eb e revolucjonit t\u00eb vjet\u00ebs 1848 n\u00eb gjendjen e keqe shoqnore, mbajti krahin e popullit dhe thot\u00eb se ky mund t\u2019a siguroj\u00eb lirin\u00eb vetem n\u00eb nji demokraci t\u00eb krishten\u00eb.<\/p>\n<p>Per nji akcjon dashtnijet t\u00eb krishten\u00eb ai kje nxit\u00eb jo vetem nga prind\u00eb e vet, por edhe vet\u00eb pat rasen me e p\u00e1 me sy mjerimin e popullit. I mbushun mend\u00ebsh qi Kisha nuk gj\u00ean\u00eb sa duhet besim n\u00eb bot\u00eb, ai n\u00eb vj.1833, pr\u00e1 vetem 20 vje\u00e7 tue ken\u00eb, zbashkut me 5 studenta, i vuni gurin e themelit Shoqnis\u00eb s\u00eb Shen Vin\u00e7encit. Si shembull e si pajtuer u zgodh Shen Vin\u00e7enci de Paul, i famshmi sh\u00eajt freng qi jo vetem ka themelue urdhnin e Lazaristave, qi quhen edhe Meshtar\u00ebt e Misjonevet, por \u00e2sht i njoftun sidomos si themelues i Motravet t\u00eb Dashtnis\u00eb, qi frengisht quhen Filles de la Charit\u00e9, n\u00eb Shqipni i quejshim Mungeshat e Spitalit. Natyrisht k\u00e1 edhe tjera mungesha qi sherbejn\u00eb nder spitale, por kto qi themeloi Shen Vin\u00e7enci jan\u00eb m\u00e2 t\u00eb permendunat, e Shoqnija e ktyne mungeshave qi n\u00eb ndoj vend quhen Vin\u00e7enci jan\u00eb m\u00e2 t\u00eb permendunat, e Shoqnija e ktyne mungeshave qi n\u00eb ndoj vend quhen Vin\u00e7entine, \u00e2sht m\u00e2 e madhja n\u00eb mbar\u00eb boten katolike; ato kapen n\u00eb m\u00e2 se 60 mi.<\/p>\n<p>Kjo Shoqnija e Shen Vin\u00e7encit, themelue prej Ozanam, \u00e2sht nji shoqni shekullar\u00ebsh. Dy jan\u00eb qellimet kryesore qi \u00e7do pjestar i Shoqnis\u00eb ia v\u00ean vedit per detyr\u00eb: ndima per t\u2019i u dhan\u00eb njerit per \u00e7do nevoj\u00eb e shejtnimi vehtjak i \u00e7do pjestari. Tash per tash shoqnija \u00e2sht e perhapun nder 103 vende t\u00eb bot\u00ebs. Qandrrat kapen gjithsejt n\u00eb 32 mi e m\u00e2 se 400 mi jan\u00eb pjestar\u00ebt e Shoqnis\u00eb. Ndoshta u bjen nder mend katolikve qi jan\u00eb kah lexojn\u00eb kta rreshta, qi n\u00eb Shkoder e nder qandrra tjera ndaheshin ndima per t\u00eb vorfen; kjo ndim\u00eb nder qandrra k\u00fb veprojshin fran\u00e7eskan\u00ebt quhej \u201cBuka e Shen Ndout\u201d, mjes\u00e1 nder ato t\u00eb Jezuitve si edhe t\u00eb Priftenve ndimote Shoqnija e Shen Vin\u00e7encit, shi kjo e themelueme prej Ozanam. Kshtu \u00e2sht ken\u00eb gjithkund nder kisha katolike t\u00eb Shqipnis\u00eb nder koh\u00ebt e kalueme.<\/p>\n<p>Ndima qi apin njerzt e ksaj Shoqnije u shkon jo vetem atyne qi kan\u00eb nevoj\u00eb materjale, por edhe m\u00e2 fort merren para sysh nevoj\u00ebt shpirtnore. Shkohen e vizitohen familjet, per t\u00eb diktue k\u00fb jan\u00eb njerzt qi kan\u00eb nevoj\u00eb per ndim\u00eb. Po mos t\u00eb shkohet me i vizitue kta njerz fatmjer\u00eb, ata nuk kishin me pas\u00eb kurajon me dal\u00eb vet\u00eb e me e lyp\u00eb ndimen per t\u00eb cilen kan nevoj\u00eb. Nder mbledhje t\u00eb shpeshta qi bajn\u00eb pjestar\u00ebt e Shoqnis\u00eb bamir\u00ebse, vihen e msohen e pregatiten her\u00eb per her\u00eb se si e n\u00eb \u00e7\u00eb mndyr\u00eb do t\u00eb veprojn\u00eb, per t\u00eb lenue mjerimin e njerzvet.<\/p>\n<p>Ozanam kje nji intelektual, por jo n\u00eb veshtrimin qi mund t\u00eb ket\u00eb kjo fjal\u00eb sot, kur neve na paraqiten asi \u201cintelektual\u00ebsh\u201d kacagjela, t\u00eb cil\u00ebt jo vetem flasin shum pse dijn\u00eb pak, por edhe veprat qi ata kryejn\u00eb nuk perkojn\u00eb aspak me fjal\u00ebt e mdhaja qi flasin. Ozanam jo vetem ka shkrue e ka botue libra, por ai e ka diftue me vepra dashtnijet se si duhen t\u00eb merren n\u00eb dor\u00eb problemet e vshtira t\u00eb shoqnis\u00eb.<\/p>\n<p>Tash po bijm\u00eb nji njeri t\u2019industris\u00eb, ky quhet L\u00e9on Harmel e \u00e2sht ken\u00eb nji nder njerzt m\u00e2 me randsi t\u00eb katolicizmit shoqnuer n\u00eb Franc\u00eb. Ai pat ken\u00eb lind\u00eb n\u00eb 1829 e ka vdek\u00eb n\u00eb 1915. Harmel pat pas\u00eb nji fabrik\u00eb tekstilit t\u00eb veten, k\u00fb u mundue me gjith shpirt\u00eb me e rregullue \u00e7ashtjen e puntorvet sa m\u00e2 mir\u00eb e m\u00e2 per ta. N\u00eb fabrik\u00ebn e vet pat krijue kashen e kursimit, pat shti kshilltar\u00ebt e fabrik\u00ebs e shperblimin familjar. Ket t\u00eb mbramin e k\u00e1 fillue n\u00eb vj.1891, pr\u00e2 mbasi ka pas\u00eb dek\u00eb Marksi. Na permendim ktu Marksin qi ka vdek\u00eb n\u00eb 1883, sepse e kemi qit\u00eb ceken me pr\u00fb vetem faktet qi kan ndodh\u00eb ndersa Marksi ishte gjall\u00eb. Arsyen sepse, e din tashm\u00e2 lexuesi e ka me e marr\u00eb vesht edhe m\u00e2 mir\u00eb mbas do kohet. Per m\u00e2 teper Harmel u mundue edhe per shkollimin e puntorvet t\u00eb fabrik\u00ebs. Kuptohet vetvetiut qi ai e mbante si krejt t\u00eb natyrshme qi puntor\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejten me u bashkue nder sindikata ase n\u00eb shoqni tjera, krejt si t\u2019a ken\u00eb dishirin vet\u00eb puntor\u00ebt.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebkoh\u00ebs i Harmel ishte Albert De Mun, i lindun n\u00eb 1841 edhe ky pris\u00eb i d\u00eaj\u00eb i katolikve francez t\u00eb shekullit t\u00eb kaluem. Ideali i tij kryesuer ishte nji Franc\u00eb katolike, e rregullueme prej parimesh kristjane n\u00eb l\u00e2men shoqnore. De Mun themeloi organizata t\u00eb fuqishme jashta-parlamentare: Union Catholique (bashkimi katolik), mandej Aktion liberale Populaire (akcjoni liberal populluer) qi u dallue n\u00eb luften kundra anmiqvet t\u00eb religjionit. Per t\u00eb sigurue bashk\u00ebpunimin mes puntorvet e puntor\u00ebdhansvet De Mun themeloi Cercles ouvriers (qarqet e puntorvet) dhe Jeunesse Catholique (rinija katolike).<\/p>\n<p>Kerkesat qi De Mun parashtroi n\u00eb parlament kjen\u00eb kto; sigurimi i puntorve, kufizimi i pun\u00ebs s\u00eb grave, dmth, ato nuk do t\u00eb b\u00e2jshin t\u00eb tana pun\u00ebt e randa sikurse burrat, mandej reduktimi i orvet t\u00eb pun\u00ebs e n\u00eb fund shperblimi i drejt\u00eb. Propozimet e tija shoqnore-politike i bani mbasi u muer vesht me shokun e vet Leon Harmel. Vjeta kur i b\u00e2ni propozimet \u00e2sht ken\u00eb 1884, pr\u00e1 nji vjet\u00eb mbas dek\u00ebs s\u00eb Marksit.<\/p>\n<p>Per nji tjeter francez t\u00eb ksaj kohe, Fr\u00e9d\u00e9ric Le Play, qi u muer me problemet e puntoris\u00eb, po permendim vetem dy libra t\u00eb tij t\u00eb randsishem: \u201cLa r\u00e9forme sociale en France\u201d(reforma shoqnore n\u00eb Franc\u00eb), botue s\u00eb parit n\u00eb 1864, si edhe \u201cL\u2019organization du travail\u201d (organizacjoni i pun\u00ebs), botue n\u00eb 1870. Le Play k\u00e1 vdek\u00eb n\u00eb 1882. Ky ndjehet edhe si themelues i nji shkolle: \u201cscience sociale\u201d(shkolla e shkenc\u00ebs shoqnore).-Nji tjeter themelues i nji shkolle n\u00eb vedi-shkolla e R\u00e9forme sociale (e reform\u00ebs shoqnore) \u00e2sht Charles P\u00e9rin prej Belgjiket, i lindun n\u00eb 1815 e vdek\u00eb n\u00eb 1905. T\u00eb dyja kto shkolla kan ken\u00eb n\u00eb lulzim n\u00eb kohen para se t\u00eb \u00e7pallej en\u00e7iklika (qarkorja) shoqnore \u201cRerum Novarum\u201d e Leonit XIII n\u00eb vj. 1891.<\/p>\n<p>Tashti po bijm\u00eb ktu kardinalin Lavigerie, i lindun n\u00eb 1825 e vdek\u00eb n\u00eb 1892. Ky tan\u00eb fuqin\u00eb e vet e zellin e perdori n\u2019Afrik\u00eb, kje \u00eamnue argjipezhgev n\u2019Algier (Alger), kryeqytet i Algjeris\u00eb, m\u00e2 von\u00eb u titullue edhe si Argjipezhgev u Kartagjen\u00ebs e Primat i Afrik\u00ebs, qysh me 1882 u b\u00e2 kardinal. U perpoq sa mujti per bashkimin mes Arabve e Kristjanve n\u2019Algjeri. Shoqnija e \u201cEtenve t\u00eb Bardh\u00eb\u201d(P\u00e8res Blancs, zyrtarisht: Patres Albi) qi ai themeloi n\u00eb vj.1868, i caktoi vedit Afriken si fush\u00eb kryesore t\u00eb veprimtaris\u00eb. Edhe tjera Shoqni \u201cMotrat e Bardha\u201d e themelueme n\u00eb 1869 prej t\u00eb njajtit kardinal, ishte e shenjueme me veprue nder shkolla e nder spitale n\u00eb mes t\u00eb Muslimanvet.<\/p>\n<p>Por shka e ka b\u00e2 edhe m\u00e2 t\u00eb famshem kardinallin Lavigerie edhe jashta qarqeve katolike \u00e2sht ken\u00eb kryqzata e tij kundra skllav\u00ebris\u00eb. Ky \u00e2sht nji problem i vjeter qi e trazonte koshiencen e Europjanve q\u00eb nga shekulli i XVI-t\u00eb. Fuqit\u00eb kolonjale kerkojshin njerz t\u00eb fuqishem per t\u2019i perdor\u00eb nder pun\u00ebt e bujqsis\u00eb n\u2019Amerik\u00eb, sepse Indjant u dukshin atyne teper t\u00eb ligsht\u00eb. E n\u00eb ket m\u00ebndyr\u00eb u fillue me grabit\u00eb Zezak\u00ebt e Afrik\u00ebs e me i dergue me punue nder pronet e pushtetevet europiane n\u2019Amerik\u00eb. M\u00e2 gjat\u00eb nuk mund t\u00eb shkojm\u00eb kt\u00fb, pse do t\u00eb duheshin shum faqe me e pershkrue ket marre t\u00eb \u201cqytetnis\u00eb\u201d s\u00eb koh\u00ebs s\u00eb r\u00e9.<\/p>\n<p>Mjafton me dijt\u00eb se mbrenda kund 350 vjetve qi ngjati kjo metod\u00eb mizore &#8211; me u r\u00e1 pr\u00e9 njerzve afrikan si t\u2019ishin kta sht\u00e2s\u00eb t\u2019egra-, kund 30 miljon njerz jan\u00eb bart\u00eb prej Afriket n\u2019Amerik\u00eb e kaq edhe m\u00e2 shum kan\u00eb mbet\u00eb vdekun a gjat\u00eb gjoj\u00ebs qi u b\u00e2hej atyne nga njerzit e \u201cqytetnuem\u201d t\u00eb pushtetevet europjane, apor jan\u00eb mbyt\u00eb n\u00eb det\u00eb apor kan dek\u00eb e marue nders\u00e1 transferoheshin me anijet e at\u00ebhershme t\u00eb vogla e t\u00eb kqija. Duhet prit\u00eb deri n\u00eb shekullin e XVIII per t\u00eb fillue luften kundra skllaveris\u00eb. Kje n\u2019Angli qi me vjeten 1787 filloi me u permirsue trajtimi i Zezakvet, sidomos neper vepren e Shoqnis\u00eb fetare qi quhen Quaker, per t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb thohet ndoj send edhe n\u2019artikullin qi vjen mbas ktij.<\/p>\n<p>N\u00eb vj.1807 mandej, neper \u201cAbolition-Act of Slavery\u201d u ndalue n\u2019Angli tregtija me skllav\u00eb. N\u00eb Kongresin e Vjen\u00ebs (1815) u \u00e7pall\u00eb deklarata me t\u00eb cilen ndalohej tregtija me skllav\u00eb. N\u00eb vj.1833 parlamenti i Londonit e lajmoi t\u00eb hjekun Skllaverin\u00eb per mbar\u00eb perandorin\u00eb britanike. N\u00eb vj. 1841 pes\u00eb fuqit\u00eb e mdhaja t\u00eb koh\u00ebs, d.m.th Anglija, Franca, Rusia, Austrija e Prusija ran\u00eb n\u00eb godi qi me organizue kontrollimin reciprok t\u2019anijavet. N\u00eb 1846 hiqet skllaverija nder t\u00eb tana kolonit\u00eb frenge. Nder Shtetet e Bashkueme, mbas luft\u00ebs civile mes shtetevet verjore e jugore, u \u00e7pall\u00eb zyrtarisht hjekja e skllaveris\u00eb. Nder shtetet e ndryshme t\u2019Amerik\u00ebs jugore u hoq ajo pernji qi ato duelen n\u00eb vedi. N\u00eb 1876 e hoq skllaverin\u00eb Turkija, n\u00eb 1895 Egjipti. Natyrisht qi me \u00e7palljet e deklaratat zyrtare vetem nuk \u00e2sht zhduk\u00eb mejher\u00eb tregu me skllav\u00eb. Asht dasht\u00eb shum e shum propagand\u00eb per t\u2019a zhduk\u00eb krejtsisht at\u00eb nemose nder shtetet europiane-amerikane.<\/p>\n<p>Si kjem\u00eb tue than\u00eb, nji nder kta pioner\u00eb t\u00eb luft\u00ebs kundra tregut me skllav\u00eb \u00e2sht ken\u00eb Lavigerie. N\u00eb vj.1888, shi n\u00eb vjeten kur Leoni XIII pat \u00e7pall\u00eb nji Qarkore t\u00eb veten kundra skllaveris\u00eb, Lavigerie zhvilloi nji veprimtari t\u00eb gj\u00e2n\u00eb kundra tregut me skllav\u00eb qi b\u00e2hej n\u2019Afriken qandrrore. Megjith\u00ebse tashm\u00e2 mjaft i motnuem, udhtoi kardinalli freng prej nji kryeqyteti europjan n\u00eb tjetrin per t\u2019i \u00e7ue pesh\u00eb njerzt t\u00eb perdorin t\u00eb tana fuqit\u00eb n\u00eb ket \u201ckryqzat\u00eb t\u00eb zez\u00eb\u201d si u quejt\u00eb ajo. Lavigerie pat botue n\u00eb 1888 edhe nji liber me titullin \u201cL\u2019esclavage africain (skllaverija afrikane). N\u00eb nji leter t\u00eb gjat\u00eb qi i pat dergue kardinallit me daten 17 tetuer 1888. Papa Leoni XIII pat qit\u00eb n\u00eb pah vepren e madhe qi zhvilloi kardinalli n\u00eb luften kundra skllaveris\u00eb. Kjo \u00e2sht pernjimend, para se t\u00eb vite \u201cRerum Novarum\u201d, permendorja m\u00e2 e randsishmja e veprimtaris\u00eb katolike n\u00eb l\u00e2men shoqnore.<\/p>\n<p>Mbasi permendem ktu nji kardinall freng, po na kandet me e mbyll\u00eb ket artikull tue pr\u00fb edhe nji tjeter kardinall, i cili veprote n\u2019Angli. Ky \u00e2sht kardinalli Manning, i lindun n\u00eb vj.1808 e vdek\u00eb n\u00eb 1892. Perpara protestant, madje minister fetar n\u00eb kishen anglikane, n\u00eb 1851 u b\u00e2 katolik e kje shugurue meshtar po n\u2019at vjet\u00eb prej kardinalit \u00cbiseman, auktori i librit t\u00eb famshem \u201cFabiola\u201d qi e k\u00e1 pas\u00eb perkthye shqip e botue n\u00eb Shkoder Emzot Vin\u00e7enc Prendushi, qi si argjipeshgev i Durr\u00ebsit (e Tiran\u00ebs) pat vdek\u00eb mbas torturash s\u00eb rand\u00eb n\u00eb burgun komunist. N\u00eb vjetin 1865 Manning kje emnue argjipeshkev i Londonit e n\u00eb vj.1875 kardinall.<\/p>\n<p>Mbi te nuk po duem t\u00eb thomi tjeter ve\u00e7se ata shka ai b\u00e1ni n\u00eb l\u00e2men shoqnore: ai u kujdesue qi lagjet e t\u00eb vorfenve e t\u00eb puntorve t\u00eb Londonit t\u00eb ken\u00eb sherbimin fetar e shpirtnuer bashkue me ndimen materiale; per m\u00e2 teper ai u v\u00fb n\u00eb krye t\u00eb levizjes kundra alkoholit qi si gjithmon\u00eb b\u00e2te e ban kerdi shi n\u00eb popullsin e mjer\u00eb. Z\u00e2ni i duel atij edhe pertej bot\u00ebs katolike n\u00eb rasen e grev\u00ebs s\u00eb puntorve t\u00eb limanit t\u00eb Londonit. Kta ishin t\u00eb trajtuem keq e paguheshin fort pak. Me 13 gusht 1889 ata \u00e7pallen greven e gjith\u00ebmbarshme: ishin gjithsejt 200 mi puntor\u00eb qi lan\u00eb punen.<\/p>\n<p>Njerz nga t\u00eb gjitha \u00e2n\u00ebt u munduen me u ndreq\u00eb me puntor\u00eb qi t\u00eb praj\u00eb greva, e cila damtote per s\u00eb tepermit ekonomin\u00eb angleze. Si ndermjetsit m\u00e2 t\u00eb lart\u00eb u caktuen edhe vet\u00eb argjipeshgvi anglikan si edhe kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Londonit, por as kta nuk qiten gj\u00e2 n\u00eb treg. At\u00ebher\u00eb iu la puna n\u00eb dor\u00eb kardinallit. E Sh.Purcell n\u00eb librin e vet mbi jeten e Kardinallit Manning e quen kt\u00ea \u201cchampion of Labour\u201d. Duhet dijt\u00eb qi kardinalli edhe kishte pas\u00eb pun\u00ebn me puntor\u00eb t\u00eb limanit. Mbas perpjekjesh s\u00eb shumta me puntor\u00eb ia duel kardinali me pr\u00fb pagjen e dishrueme prej t\u00eb gjithve: \u201cthe Cardinal\u2019s Peace\u201d si u quejt\u00eb ajo. Me 1 nanduer 1889 m\u00eani greva, mbasi u pranuen kerkesat krejt t\u00eb drejta t\u00eb puntorvet.<\/p>\n<p>Po e shef lexuesi se veprat m\u00e2 t\u00eb randsishme e t\u00eb dy kardinajve kan ndodh\u00eb: njana n\u00eb vj.1888- Lavigerie e kryqzata e tij kundra tregut me skllav\u00eb, tjetra n\u00eb 1889- Manning e fashitja e grev\u00ebs s\u00eb puntorvet t\u00eb limanit t\u00eb Londonit. Marksi ka pas\u00eb vdek\u00eb qysh n\u00eb 1883. Ky sigurisht i k\u00e1 njoft\u00eb veprat e perparshme t\u00eb dy kardinajve. Perpjekjet qi u b\u00e2n\u00eb nder vende t\u00eb ndryshme per zhdukjen e skllaveris\u00eb jan\u00eb ken\u00eb para se t\u00eb vdiste Marksi. Per m\u00e2 teper nuk duhet harrue edhe nji gj\u00e2. Miku i Marksit e kolega i tij, madje buk\u00ebdhansi i Marksit e i familjes s\u00eb tij, \u00e2sht ken\u00eb Friedrich Engels, qi k\u00e1 vdek\u00eb n\u00eb 1895. Qysh\u00eb n\u00eb vj.1844, pr\u00e1 gati per 50 vjet rresht Marksi e Engels jan\u00eb ken\u00eb miqt m\u00e2 t\u00eb perzemert e bashk\u00ebpuntor\u00eb aq t\u00eb ngusht\u00eb, saqi shpesh mos me u dijt\u00eb me t\u00eb sakt\u00eb se kur flet njani e kur flet tjetri nder libra qi kan dal\u00eb me \u00eamen t\u00eb Marksit.<\/p>\n<p>Nga vepra kryesore e Marksit, d.m.th. \u201cKapitali\u201d autori vet\u00eb ka mujt\u00eb me botue vetem bl\u00eanin e par\u00eb n\u00eb vj.1867, Engelsi ka botue t\u00eb dytin e t\u00eb tretin bl\u00ea mbas dek\u00ebs s\u00eb Marksit, blenin e katert e k\u00e1 botue m\u00e2 n\u00eb fund Kautsky. Na u duk e nevojshme me e theksue ket gj\u00e2, sepse Engelsi \u00e2sht fort i randsishem per tovarish\u00ebt komunist\u00eb, per t\u00eb cil\u00ebt si njani si tjetri ndjehen si klasik\u00eb. Nuk mundet me u dijt\u00eb se si i k\u00e1 botue Engels bl\u00eajt e \u201cKapitalit\u201d t\u00eb Marksit, ai k\u00e1 mujt\u00eb edhe me i ndrrue, po t\u00eb ket\u00eb dasht\u00eb. Sido kjoft\u00eb, Marksi e Engelsi i kan dijt\u00eb mir\u00eb kto fakte qi pr\u00fbm\u00eb deri tash e kemi per t\u00eb pr\u00fb m\u00e2 von\u00eb.<\/p>\n<p>N\u2019artikullin e tret\u00eb qi k\u00e1 per t\u2019u botue mbas ktij kemi per t\u00eb pr\u00fb nga protestanizmi disa nder m\u00e2 t\u00eb famshemet njerz qi u dan\u00eb n\u00eb sh\u00eaj per veprimtarin\u00eb e tyne shoqnore.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>LEONORA LA\u00c7I Disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb solla n\u00eb v\u00ebmendje artikullin e Pater Paulin Margjok\u00ebs lidhur me rolin e disa personaliteteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm fetar\u00eb, kryesisht nga Gjermania e Anglia, q\u00eb frym\u00ebzuan njer\u00ebzimin dhe mb\u00ebshtet\u00ebn t\u00eb varf\u00ebrit. Nd\u00ebrsa k\u00ebtu p\u00ebrmenden personalitete fetare nga Franca si; Antoine-Fr\u00e9d\u00earic Ozanam, L\u00e9on Harmel, Albert De Mun, Fr\u00e9d\u00e9ric Le Play, kardinali Lavigerie, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":50548,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-50547","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u201cKUSH KUJDESET PER T\u00cb MJERIN\u201d PATER PAULIN MARGJOKAJ (II) - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cKUSH KUJDESET PER T\u00cb MJERIN\u201d PATER PAULIN MARGJOKAJ (II) - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"LEONORA LA\u00c7I Disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb solla n\u00eb v\u00ebmendje artikullin e Pater Paulin Margjok\u00ebs lidhur me rolin e disa personaliteteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm fetar\u00eb, kryesisht nga Gjermania e Anglia, q\u00eb frym\u00ebzuan njer\u00ebzimin dhe mb\u00ebshtet\u00ebn t\u00eb varf\u00ebrit. Nd\u00ebrsa k\u00ebtu p\u00ebrmenden personalitete fetare nga Franca si; Antoine-Fr\u00e9d\u00earic Ozanam, L\u00e9on Harmel, Albert De Mun, Fr\u00e9d\u00e9ric Le Play, kardinali Lavigerie, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-02-01T02:23:02+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-02-01T02:23:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/pater_paulin_margjoka.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"340\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"\u201cKUSH KUJDESET PER T\u00cb MJERIN\u201d PATER PAULIN MARGJOKAJ (II)\",\"datePublished\":\"2020-02-01T02:23:02+00:00\",\"dateModified\":\"2020-02-01T02:23:05+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\\\/\"},\"wordCount\":2926,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/02\\\/pater_paulin_margjoka.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\\\/\",\"name\":\"\u201cKUSH KUJDESET PER T\u00cb MJERIN\u201d PATER PAULIN MARGJOKAJ (II) - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/02\\\/pater_paulin_margjoka.jpg\",\"datePublished\":\"2020-02-01T02:23:02+00:00\",\"dateModified\":\"2020-02-01T02:23:05+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/02\\\/pater_paulin_margjoka.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/02\\\/pater_paulin_margjoka.jpg\",\"width\":600,\"height\":340,\"caption\":\"Pater Paulin Margjoka\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cKUSH KUJDESET PER T\u00cb MJERIN\u201d PATER PAULIN MARGJOKAJ (II)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cKUSH KUJDESET PER T\u00cb MJERIN\u201d PATER PAULIN MARGJOKAJ (II) - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"\u201cKUSH KUJDESET PER T\u00cb MJERIN\u201d PATER PAULIN MARGJOKAJ (II) - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"LEONORA LA\u00c7I Disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb solla n\u00eb v\u00ebmendje artikullin e Pater Paulin Margjok\u00ebs lidhur me rolin e disa personaliteteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm fetar\u00eb, kryesisht nga Gjermania e Anglia, q\u00eb frym\u00ebzuan njer\u00ebzimin dhe mb\u00ebshtet\u00ebn t\u00eb varf\u00ebrit. Nd\u00ebrsa k\u00ebtu p\u00ebrmenden personalitete fetare nga Franca si; Antoine-Fr\u00e9d\u00earic Ozanam, L\u00e9on Harmel, Albert De Mun, Fr\u00e9d\u00e9ric Le Play, kardinali Lavigerie, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-02-01T02:23:02+00:00","article_modified_time":"2020-02-01T02:23:05+00:00","og_image":[{"width":600,"height":340,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/pater_paulin_margjoka.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"\u201cKUSH KUJDESET PER T\u00cb MJERIN\u201d PATER PAULIN MARGJOKAJ (II)","datePublished":"2020-02-01T02:23:02+00:00","dateModified":"2020-02-01T02:23:05+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\/"},"wordCount":2926,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/pater_paulin_margjoka.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\/","name":"\u201cKUSH KUJDESET PER T\u00cb MJERIN\u201d PATER PAULIN MARGJOKAJ (II) - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/pater_paulin_margjoka.jpg","datePublished":"2020-02-01T02:23:02+00:00","dateModified":"2020-02-01T02:23:05+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/pater_paulin_margjoka.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/pater_paulin_margjoka.jpg","width":600,"height":340,"caption":"Pater Paulin Margjoka"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-kujdeset-per-te-mjerin-pater-paulin-margjokaj-ii\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cKUSH KUJDESET PER T\u00cb MJERIN\u201d PATER PAULIN MARGJOKAJ (II)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50547","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50547"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50547\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":50549,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50547\/revisions\/50549"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50548"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50547"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50547"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50547"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}