{"id":50746,"date":"2020-02-07T00:59:54","date_gmt":"2020-02-06T23:59:54","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=50746"},"modified":"2020-02-07T01:00:05","modified_gmt":"2020-02-07T00:00:05","slug":"investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\/","title":{"rendered":"INVESTIGIM\/Reklamimi i pun\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb mediat online"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Arta Berisha<\/strong> &#8211; <a href=\"https:\/\/nacionale.info\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Nacionale<\/a> &#8211; <em>7 Shkurt 2020<\/em><\/p>\n<p>Ish Qeveria e Kosov\u00ebs, n\u00ebn drejtimin e Ramush Haradinajt, ka shum\u00ebfishuar buxhetin p\u00ebr marketing n\u00eb media online, me num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb kontratave t\u00eb n\u00ebnshkruara n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ligjin e Prokurimit Publik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb hulumtim i BIRN-it zbuloi se 16 nga 21 ministri t\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjes qeveritare n\u00eb largim, kan\u00eb shpenzuar s\u00eb paku gjys\u00ebm milioni euro p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb marketing n\u00eb mediat online.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb kontratat q\u00eb jan\u00eb siguruar nga ministrit\u00eb ve\u00e7 e ve\u00e7, kjo n\u00ebnkupton rritje shum\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb buxhetit t\u00eb shpenzuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori, krahasuar me qeverin\u00eb e udh\u00ebhequr nga Isa Mustafa.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb vitin 2018, Ministria e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb shpenzoi mbi 45,000 euro n\u00eb kontratat q\u00eb mbulojn\u00eb 25 ueb-faqe t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga e nj\u00ebjta ministri, n\u00eb vitin 2017, shuma e dedikuar p\u00ebr mediat online ishte vet\u00ebm 900 euro, prej t\u00eb cilave 673 shkuan p\u00ebr agjencin\u00eb e lajmeve Kosova Pres, nd\u00ebrsa 230 euro ministria i shpenzoi p\u00ebr marekting n\u00eb Facebook p\u00ebr ta promovuar agjencin\u00eb p\u00ebr promovimin e investimeve KIEAS, agjenci shtet\u00ebrore n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ministris\u00eb.<\/p>\n<p>Ministrja e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb Mustafa, Hykmete Bajrami, tha se nuk ka pasur kontrata p\u00ebr marketing me mediat online gjat\u00eb mandatit t\u00eb saj sepse ka munguar baza ligjore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj t\u00eb kontratave.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk kemi pasur baz\u00eb ligjore, dhe kjo ka qen\u00eb arsyeja q\u00eb ne nuk kemi arritur kontrata me asnj\u00eb portal\u201d, tha Bajrami p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Me 14 shtator, 2017, vet\u00ebm pak dit\u00eb pas inaugurimit t\u00eb qeveris\u00eb Haradinaj, Ministria e Zhvillimit Ekonomik n\u00ebnshkroi nj\u00eb kontrat\u00eb tre vje\u00e7are me kompanin\u00eb Kanun, p\u00ebr reklamimin e pun\u00ebs se qeveris\u00eb n\u00eb televizione, gazeta dhe media online.<\/p>\n<p>Nga marr\u00ebveshja me kompanin\u00eb Kanun, nj\u00eb num\u00ebr prej 40 portalesh jan\u00eb kontraktuar t\u00eb promovojn\u00eb pun\u00ebn e ministris\u00eb, ose duke e vendosur banerin e saj ose duke i transmetuar aktivitetet e ministris\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Shuma e paguar p\u00ebr secil\u00ebn kompani mediale ndryshon: nj\u00eb portal q\u00eb e poston banerin paguhet m\u00eb pak se sa nj\u00eb portal q\u00eb i transmeton aktivitetet e ministris\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas zyr\u00ebs p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie me publikun n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebs dhe Mir\u00ebqenies sociale, n\u00eb vitin 2017 ministria ka paguar vet\u00ebm p\u00ebr disa sh\u00ebrbime t\u00eb caktuara t\u00eb koh\u00ebpaskohshme n\u00eb vler\u00eb totale 4,600 euro. Por n\u00eb vitin 2018, n\u00eb periudh\u00ebn janar-n\u00ebntor kjo ministri ka n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi me 12 portale n\u00eb vler\u00eb 54,900 euro. Marr\u00ebveshja i ka detyruar portalet t\u2019i publikojn\u00eb aktivitetet e ministris\u00eb: komunikatat, njoftimet, ftesat, shpalljet, spotet publicitare si dhe t\u00eb afishojn\u00eb linkun MPMS-s\u00eb n\u00eb faqet e tyre.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"PI - Portalet dhe Ministrit\u00eb\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/PI-Portalet-dhe-Ministrite.jpg\" alt=\"\" width=\"720\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe e Transportit nuk ka mundur t\u00eb tregoj sa \u00ebsht\u00eb buxheti i shpenzuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb n\u00eb vitin 2017 n\u00eb mandatin e qeveris\u00eb Mustafa. Sidoqoft\u00eb, ish z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Ministris\u00eb Saranda Jusufi ka zbuluar se n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Pal Lekajt, minist\u00ebr nga radh\u00ebt e Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, AAK, m\u00eb shum\u00eb se 100,00 euro jan\u00eb shpenzuar p\u00ebr marketing n\u00eb media online vet\u00ebm n\u00eb vitin 2018.<\/p>\n<p>BIRN gjithashtu ka zbuluar kontrata me media online n\u00eb vler\u00eb 117, 00 euro nga Ministria e Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sportit, 97,000 euro nga Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb, dhe 60,000 euro nga Ministria e Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Teknologjis\u00eb gjat\u00eb qeveris\u00eb Haradinaj.<\/p>\n<p>Zyra e Auditorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr BIRN q\u00eb p\u00ebr 94 institucione lokale e qendrore, p\u00ebrfshir\u00eb ministrit\u00eb dhe komunat, shpenzimet totale t\u00eb marketingut kan\u00eb qen\u00eb mbi 1.7 milion euro.<\/p>\n<p>Enver Robelli, redaktor p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme, n\u00eb gazet\u00ebn zvicerane Tages Anzeiger thot\u00eb se financimi i mediave nga qeveria ndodh\u00eb vet\u00ebm n\u00eb shtete jo demokratike pa sistem t\u00eb konsoliduar t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit dhe pa institucione t\u00eb kontrollit t\u00eb buxhetit.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto pagesa kan\u00eb ndikim toksik n\u00eb gazetari: e shnd\u00ebrrojn\u00eb at\u00eb n\u00eb nj\u00eb instrument qeveritar t\u00eb propagand\u00ebs\u201d, tha Robelli p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cDetyra e gazetaris\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishte e kund\u00ebrta: kontrolli i pushtetit dhe shpalosja e keqp\u00ebrdorimeve t\u00eb buxhetit\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Sipas Robellit, k\u00ebto veprime assesi nuk jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve. Ai ftoi qeverin\u00eb n\u00eb ardhje q\u00eb t\u00eb krijoj rregull dhe transparenc\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, Ardiana Pajaziti, pronare e portalit Kult Plus, beson q\u00eb publikimi i aktiviteteve t\u00eb ministrive n\u00eb media \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, sepse n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn qytetar\u00ebt nuk do t\u00eb kishin njohuri p\u00ebr pun\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse nuk do t\u00eb publikoheshin k\u00ebto shpallje n\u00ebp\u00ebr media, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb ken\u00eb qasje n\u00eb to, pasi pjesa d\u00ebrmuese as q\u00eb nuk kan\u00eb njohuri p\u00ebr faqet zyrtare t\u00eb institucioneve, por edhe ato q\u00eb kan\u00eb njohuri, shum\u00eb pak i p\u00ebrcjellin\u201d, tha ajo p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Pajaziti beson se problemi q\u00ebndron te m\u00ebnyra se si marr\u00ebveshjet negociohen.<\/p>\n<p>\u201cShpalljet e ministrive do t\u00eb duhej t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr mediume, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb e bashk\u00ebpunimit n\u00eb mes t\u00eb institucioneve dhe mediave, por ato t\u00eb b\u00ebhen pa pazare t\u00eb brenshme\u201d, tha ajo p\u00ebr BIRN, duke shtuar se pik\u00ebrisht marr\u00ebveshjet e brendshme n\u00eb mes t\u00eb institucioneve dhe mediave e v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb mediave, pasi q\u00eb n\u00eb shum\u00eb raste k\u00ebto marr\u00ebveshje lidhen me kusht\u00ebzime.<\/p>\n<p><strong>Anashkalimi i Ligjit t\u00eb Prokurimit Publik?<\/strong><\/p>\n<p>Krahas shpenzimeve t\u00eb m\u00ebdha, nj\u00eb shum\u00eb e madhe parash \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin. Hulumtimi zbulon se t\u00eb pakt\u00ebn tri ministri: Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Sportit, Ministria e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb dhe Ministria e Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sportit i kan\u00eb anashkaluar procedurat e tenderimit dhe Ligjin e Prokurimit Publik kur kan\u00eb lidhur kontrata n\u00eb vler\u00eb mbi 200,000 euro.<\/p>\n<p>Sipas Ligjit t\u00eb Prokurimit Publik, lidhja e kontratave p\u00ebr furnizim me mallra dhe sh\u00ebrbime si dhe investime kapitale duhet t\u00eb realizohen p\u00ebrmes procedurave t\u00eb prokurimit publik. Po ashtu, sipas k\u00ebtij ligji k\u00ebto kontrata duhet t\u00eb n\u00ebnshkruhen nga drejtori i prokurimit. N\u00eb rastin e Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sportit, kontratat jan\u00eb n\u00ebnshkruar nga Veton Firzi, Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Ministri.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2018, nj\u00eb raport i Auditorit Gjeneral t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sportit, zbuloi se n\u00ebnt\u00eb kontrata q\u00eb mbulonin sh\u00ebrbime mediale ishin n\u00ebnshkruar nga ministria pa aplikuar ndonj\u00eb procedur\u00eb tenderimi. Raporti i auditorit thot\u00eb q\u00eb kontratat ishin n\u00ebnshkruar nga Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ministris\u00eb, nd\u00ebrsa \u00e7mimet e tyre ishin mujore dhe var\u00ebsisht nga sh\u00ebrbimet e kryera.<\/p>\n<p>\u201cKontraktimi i sh\u00ebrbimeve n\u00eb munges\u00eb t\u00eb procedurave t\u00eb prokurimit, ndikon n\u00eb zvog\u00eblimin e konkurrenc\u00ebs dhe diskriminon ofruesit e tjer\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb tilla\u201d, thot\u00eb p\u00ebr BIRN zyra e Auditorit Gjeneral t\u00eb Kosov\u00ebs, duke shtuar se kjo mund t\u00eb rezultoj\u00eb me nj\u00eb kosto m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>Raporti i Auditorit p\u00ebr vitin 2018 rekomandonte Ministrin e Kultur\u00ebs q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr masa p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e kontratave. Ministria rekomandohej q\u00eb Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe zyrtar\u00ebt e tjer\u00eb vart\u00ebs t\u00eb mos n\u00ebnshkruajn\u00eb kontrata n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ligjin e Prokurimit Publik.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb kufizimit n\u00eb qasje n\u00eb kontrata n\u00eb vitin 2019, BIRN nuk ka mundur t\u00eb p\u00ebrcaktoj n\u00ebse Ministria e Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sportit ka vazhduar me k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb edhe pas rekomandimeve t\u00eb Auditorit Gjeneral t\u00eb Kosov\u00ebs. Sidoqoft\u00eb, disa kontrata t\u00eb n\u00ebnshkruara me kompani mediale online n\u00eb vitin 2019, nga Ministria e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb si dhe Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Transportit mbajn\u00eb firm\u00ebn e Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ministris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin prill 2019, Ministria e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb, e udh\u00ebhequr nga Endrit Shala i NISMA-s, ka lidhur marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi me 30 portale n\u00eb periudh\u00eb disa mujore duke p\u00ebrfshir\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e vazhdimit. Ministria refuzoi t\u2019i dor\u00ebzoj kopjet fizike t\u00eb kontratave me arsyetimin e ato p\u00ebrmbajn\u00eb informata personale dhe biznesore t\u00eb pal\u00ebs tjet\u00ebr dhe nuk mund t\u00eb b\u00ebhen publike pa p\u00eblqimin e saj, por lejoj shikimin e tyre n\u00eb ambientet e ministris\u00eb. Bazuar n\u00eb k\u00ebto materiale dhe sipas burimeve zyrtare, kontratat jan\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruara nga Burim Rreci, Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ministris\u00eb s\u00eb Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta ka ndodhur edhe me Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe Transportit, ku garantues i marr\u00ebveshjeve me mediat online ishte Betim Re\u00e7ica, Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ministris\u00eb, em\u00ebrimi i t\u00eb cilit nga ministri Pal Lekaj ishte kontestuar nga Bordi i Pavarur Mbik\u00ebqyr\u00ebs p\u00ebr Sh\u00ebrbyesit Civil n\u00eb Kosov\u00eb. Sa i p\u00ebrket baz\u00ebs ligjore, Ministria e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb thot\u00eb se kontratat me operator\u00ebt ekonomik jan\u00eb arritur sipas Rregullores No. 02\/2011 p\u00ebr fushat e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb administrative t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb Kryeministrit dhe Ministrive.<\/p>\n<p>Betim Re\u00e7ica, Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb pyetjet e gazet\u00ebs Jeta n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr arritjen e marr\u00ebveshjeve me mediat pa i respektuar procedurat e tenderimit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb nuk kan\u00eb folur as zyrtar\u00ebt e Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>Por sipas Auditorit Gjeneral t\u00eb Kosov\u00ebs, sikur edhe p\u00ebr t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet e tjera edhe p\u00ebr sh\u00ebrbime marketingu duhen zhvilluar procedura t\u00eb prokurimit. Ligji i p\u00ebrcakton var\u00ebsisht nga vlera dhe rrethana tjera t\u00eb lejuara me k\u00ebt\u00eb ligj edhe mund t\u00eb p\u00ebrcaktohet lloji i procedur\u00ebs q\u00eb do t\u00eb zhvillohet. Nd\u00ebrsa zyrtari p\u00ebrgjegj\u00ebs i prokurimit i nj\u00eb autoriteti kontraktues, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast i ministris\u00eb, \u00ebsht\u00eb i vetmi person i autorizuar q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruaj nj\u00eb kontrat\u00eb publike n\u00eb em\u00ebr t\u00eb autoritetit t\u00eb till\u00eb kontraktues. \u201cN\u00ebnshkrimi dokumenton se kontrata \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb pajtueshm\u00ebri me ligjin aktual\u201d, thot\u00eb Auditori Gjeneral i Kosov\u00ebs. Kontratat q\u00eb nuk n\u00ebnshkruhen n\u00eb pajtim n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jan\u00eb t\u00eb pazbatueshme. Gazeta ka mundur t\u2019i shoh k\u00ebto kontrata por jo edhe t\u2019i ket\u00eb kopjet fizike.<\/p>\n<p>Burime zyrtare nga zyra e prokurimit publik duke folur n\u00eb kushte anonimiteti thon\u00eb se sipas rregullave duhet t\u00eb zbatohen procedurat e prokurimit. N\u00eb nj\u00eb komunikim zyrtar n\u00ebp\u00ebrmes post\u00ebs elektronike, zyra e prokurimit publik thot\u00eb se rastet e p\u00ebrjashtimit nga zbatimi i dispozitave t\u00eb Ligjit t\u00eb Prokurimit publik i p\u00ebrcakton neni 3 i k\u00ebtij ligji. \u201cP\u00ebr t\u00eb gjitha aktivitetet e prokurimit q\u00eb nuk p\u00ebrjashtohen me nenin 3 t\u00eb LPP-s\u00eb, duhet t\u00eb zbatohet nj\u00ebra nga procedurat e p\u00ebrcaktuara me k\u00ebt\u00eb ligj\u201d.<\/p>\n<p>Jan\u00eb disa lloje t\u00eb kontratave t\u00eb cilat qeveria mund t\u2019i lidh\u00eb duke mos e respektuar ligjin e prokurimit, dhe ato parashihen si p\u00ebrjashtuese t\u00eb k\u00ebtij ligji, n\u00eb nenin 3 t\u00eb tij. Por asnj\u00ebra prej tyre nuk flet p\u00ebr sh\u00ebrbimet e marketingut me mediat apo biznese t\u00eb ngjajshme.<\/p>\n<p>Rastet e p\u00ebrjashtimit n\u00eb nenin 3 t\u00eb ligjit t\u00eb prokurimit publik kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ato t\u00eb siguris\u00eb, pun\u00ebsimin, marr\u00ebveshje t\u00eb institucioneve n\u00eb mes vete, si dhe disa kontrata koncesioni t\u00eb cilat i n\u00ebnshtrohen dispozitave t\u00eb ligjit p\u00ebr partneritet publiko privat.<\/p>\n<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ministris\u00eb s\u00eb Tregtis\u00eb ka refuzuar t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. Ministria ka preferuar q\u00eb pyetjet t\u00eb d\u00ebrgohen n\u00eb email. N\u00eb p\u00ebrgjigjet e saj thot\u00eb se p\u00ebrve\u00e7 kriterit baz\u00eb t\u00eb regjistrimit t\u00eb biznesit, merren parasysh edhe profesionalizmi, lexueshm\u00ebria dhe besueshm\u00ebria e medias\/portalit.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto jan\u00eb faktor\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ndikojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur bashk\u00ebpunime, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb p\u00ebrmes tyre mund t\u00eb b\u00ebhet promovimi i aktiviteteve t\u00eb institucionit tek opinioni publik n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi\u201d, thot\u00eb zyra p\u00ebr media e MTI-s\u00eb p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Duke folur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb tashm\u00eb ish-kryeministrit Haradinaj, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja Donjeta Gashi pati th\u00ebn\u00eb se ekziston nj\u00eb kontrat\u00eb simbolike me nj\u00eb media p\u00ebr publikimin e konkurseve t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb kryeministrit. Ajo nuk e ka b\u00ebr\u00eb publike emrin e medias dhe shum\u00ebn e buxhetit q\u00eb harxhohet<\/p>\n<p><strong>Buxheti i shtetit p\u00ebr media fantome<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 rritjes s\u00eb shpenzimeve, parat\u00eb e ndara nga buxheti i shtetit shpesh kan\u00eb shkuar p\u00ebr kanale informative t\u00eb panjohura, p\u00ebrfshir\u00eb disa t\u00eb cilat nuk jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr Mediat e Shkruara, mekaniz\u00ebm p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr rregullimin e pun\u00ebs s\u00eb mediave t\u00eb shkruara, p\u00ebrfshir\u00eb ato online. Disa madje nuk jan\u00eb t\u00eb njohura si uebfaqe lajmesh. Nj\u00eb kompani me emrin \u201cTeknika NTSH\u201d, nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb duket se nuk ka faqe interneti, ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb list\u00eb t\u00eb kompanive mediale n\u00eb tabel\u00ebn e shpenzimeve t\u00eb siguruara nga Ministria e Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sportit. Nj\u00eb tjet\u00ebr kompani mediale e kontraktuar \u00ebsht\u00eb Iliria Online, nj\u00eb portal q\u00eb sipas monitorimit nuk \u00ebsht\u00eb e rregullt n\u00eb publikimin e lajmeve. Aktualisht ekziston vet\u00ebm n\u00eb Facebook me nj\u00eb faqe interneti q\u00eb nuk mund t\u00eb hapet. Nj\u00eb tjet\u00ebr kompani, Gazetaprishtina.com, e kontraktuar p\u00ebr publikimin e ngjarjeve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta, gjithashtu nuk mund t\u00eb gjendet online nd\u00ebrsa domeni aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb shitje.<\/p>\n<p>Gazeta Lajm nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e regjistruar n\u00eb K\u00ebshillin p\u00ebr Mediat e Shkruara, por ishte kontraktuar nga Ministria e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb si dhe nga Ministria e Pun\u00ebs dhe Mir\u00ebqenies Sociale t\u2019i publikoj banerat dhe t\u2019i promovoj aktivitetet e ministrive. T\u00eb dy ministrit\u00eb ishin udh\u00ebhequr nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb partis\u00eb NISMA t\u00eb Fatmir Limajt. Shum\u00eb ministri n\u00eb qeverin\u00eb Haradinaj kan\u00eb ndar\u00eb rregullisht fonde p\u00ebr mediat me num\u00ebr t\u00eb madh vizitash online, si\u00e7 jan\u00eb Gazeta Express dhe Indeks Oniline, gjithashtu p\u00ebr Insajderi.com, Gazet\u00ebn Blic, Infokusi, Ora Info, Gazeta Metro etj. N\u00eb disa raste, ministrit\u00eb kan\u00eb paguar transmetimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb aktiviteteve, sikurse p\u00ebr p\u00ebrcjelljen e aktiviteteve t\u00eb ministrit apo p\u00ebr postimin e banerit t\u00eb ministris\u00eb n\u00eb portal. Agjencit\u00eb e lajmeve si Kosova Press dhe Ekonomiaonline.com figurojn\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e kontratave t\u00eb ministrive. Qeveria gjithashtu ka ndar\u00eb shuma t\u00eb vogla parash p\u00ebr t\u00eb reklamuar pun\u00ebn e tyre n\u00eb media t\u00eb njohura, duke p\u00ebrfshir\u00eb Koha.net, Telegrafi dhe Kallxo.com.<\/p>\n<p><strong>Veprimet e prokuroris\u00eb s\u00eb shtetit n\u00eb raste t\u00eb ngjajshme<\/strong><\/p>\n<p>Ekzistojn\u00eb raste kur institucionet kan\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata me mediat dhe t\u00eb cilat kan\u00eb nxitur reagimin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Prokuroria Themelore n\u00eb Prizren ka ngritur aktakuz\u00eb kund\u00ebr dy ish zyrtar\u00ebve t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Prizrenit n\u00ebn dyshimin p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale, keqp\u00ebrdorim i pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar. Sipas aktakuz\u00ebs, Zenel Ahmetaj, ushtrues detyre i drejtorit p\u00ebr ekonomi dhe financa n\u00eb vitin 2015, Ertan Simit\u00e7i drejtor p\u00ebr ekonomi dhe financa n\u00eb vitin 2016, kan\u00eb lidhur kontrata p\u00ebr emetimin e spoteve reklamuese me tri televizione lokale n\u00eb Prizren duke mos e p\u00ebrmbushur detyr\u00ebn e p\u00ebrcaktuar me ligj n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pa ndonj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb tenderimit, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin e prokurimit publik, ligjin mbi menaxhimin e financave publike dhe rregulloren e thesarit. Shuma q\u00eb komuna e Prizrenit kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr k\u00ebto tri televizione n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin \u00ebsht\u00eb 23,600 euro. Aktakuza i referohet edhe mendimit t\u00eb ekspertit financiar Agim Sheqiri, i cili si\u00e7 thuhet ka ardhur n\u00eb p\u00ebrfundim se i akuzuari Zenel Ahmetaj dhe Ertan Simit\u00e7i, t\u00eb dy n\u00eb pozita t\u00eb nj\u00ebjta n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme, kan\u00eb anashkaluar procedur\u00ebn e tenderimit dhe se n\u00eb veprimet e tyre formohen elemente t\u00eb vepr\u00ebs penale, keqp\u00ebrdorim i pozit\u00ebs dhe autoritetit zyrtar nga neni 422 i Kodit Penal t\u00eb Kosov\u00ebs. Prokuroria e Shtetit nuk ka treguar n\u00ebse jan\u00eb marr\u00eb masa pas publikimit t\u00eb Raportit t\u00eb Auditorit Gjeneral t\u00eb Kosov\u00ebs ku s\u00eb paku nj\u00eb ministri ka tejkaluar procedurat e tenderimit, pavar\u00ebsisht k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb BIRN-it.<\/p>\n<p><i>Ky botim \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsuar me p\u00ebrkrahjen e Bashkimit Europian. P\u00ebrmbajtja e k\u00ebtij botimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e Arta Berish\u00ebs dhe n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohet si q\u00ebndrim i Bashkimit Europian ose BIRN-it dhe AGK- s\u00eb.<\/i><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Arta Berisha &#8211; Nacionale &#8211; 7 Shkurt 2020 Ish Qeveria e Kosov\u00ebs, n\u00ebn drejtimin e Ramush Haradinajt, ka shum\u00ebfishuar buxhetin p\u00ebr marketing n\u00eb media online, me num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb kontratave t\u00eb n\u00ebnshkruara n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ligjin e Prokurimit Publik. Nj\u00eb hulumtim i BIRN-it zbuloi se 16 nga 21 ministri t\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjes qeveritare n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":50747,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-50746","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>INVESTIGIM\/Reklamimi i pun\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb mediat online - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"INVESTIGIM\/Reklamimi i pun\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb mediat online - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Arta Berisha &#8211; Nacionale &#8211; 7 Shkurt 2020 Ish Qeveria e Kosov\u00ebs, n\u00ebn drejtimin e Ramush Haradinajt, ka shum\u00ebfishuar buxhetin p\u00ebr marketing n\u00eb media online, me num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb kontratave t\u00eb n\u00ebnshkruara n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ligjin e Prokurimit Publik. Nj\u00eb hulumtim i BIRN-it zbuloi se 16 nga 21 ministri t\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjes qeveritare n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-02-06T23:59:54+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-02-07T00:00:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/PI-Portalet-dhe-Ministrite.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"695\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"310\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"INVESTIGIM\\\/Reklamimi i pun\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb mediat online\",\"datePublished\":\"2020-02-06T23:59:54+00:00\",\"dateModified\":\"2020-02-07T00:00:05+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\\\/\"},\"wordCount\":2768,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/02\\\/PI-Portalet-dhe-Ministrite.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\\\/\",\"name\":\"INVESTIGIM\\\/Reklamimi i pun\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb mediat online - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/02\\\/PI-Portalet-dhe-Ministrite.jpg\",\"datePublished\":\"2020-02-06T23:59:54+00:00\",\"dateModified\":\"2020-02-07T00:00:05+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/02\\\/PI-Portalet-dhe-Ministrite.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/02\\\/PI-Portalet-dhe-Ministrite.jpg\",\"width\":695,\"height\":310,\"caption\":\"PI - Portalet dhe Ministrit\u00eb\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"INVESTIGIM\\\/Reklamimi i pun\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb mediat online\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"INVESTIGIM\/Reklamimi i pun\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb mediat online - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"INVESTIGIM\/Reklamimi i pun\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb mediat online - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Arta Berisha &#8211; Nacionale &#8211; 7 Shkurt 2020 Ish Qeveria e Kosov\u00ebs, n\u00ebn drejtimin e Ramush Haradinajt, ka shum\u00ebfishuar buxhetin p\u00ebr marketing n\u00eb media online, me num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb kontratave t\u00eb n\u00ebnshkruara n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ligjin e Prokurimit Publik. Nj\u00eb hulumtim i BIRN-it zbuloi se 16 nga 21 ministri t\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjes qeveritare n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-02-06T23:59:54+00:00","article_modified_time":"2020-02-07T00:00:05+00:00","og_image":[{"width":695,"height":310,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/PI-Portalet-dhe-Ministrite.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"INVESTIGIM\/Reklamimi i pun\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb mediat online","datePublished":"2020-02-06T23:59:54+00:00","dateModified":"2020-02-07T00:00:05+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\/"},"wordCount":2768,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/PI-Portalet-dhe-Ministrite.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\/","name":"INVESTIGIM\/Reklamimi i pun\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb mediat online - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/PI-Portalet-dhe-Ministrite.jpg","datePublished":"2020-02-06T23:59:54+00:00","dateModified":"2020-02-07T00:00:05+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/PI-Portalet-dhe-Ministrite.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/PI-Portalet-dhe-Ministrite.jpg","width":695,"height":310,"caption":"PI - Portalet dhe Ministrit\u00eb"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/investigim-reklamimi-i-punes-se-qeverise-ne-mediat-online\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"INVESTIGIM\/Reklamimi i pun\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb mediat online"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50746","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50746"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50746\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":50748,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50746\/revisions\/50748"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50747"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50746"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50746"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50746"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}