{"id":508,"date":"2016-02-14T17:33:15","date_gmt":"2016-02-14T16:33:15","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=508"},"modified":"2018-04-20T11:42:05","modified_gmt":"2018-04-20T10:42:05","slug":"tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\/","title":{"rendered":"Tragjedia \u00c7ame: Gjenocid, spastrim etnik, luft\u00eb fetare, shkelje e t\u00eb drejtave njer\u00ebzore"},"content":{"rendered":"<p>Publikuar m\u00eb: <em>14 Shkurt 2016<\/em><\/p>\n<p>Shkruan: <strong>Isuf B. BAJRAMI<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja \u00e7ame lindi si problem i mbreht\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb, qysh n\u00eb Kongresin e Berlinit m\u00eb 1878 dhe u p\u00ebrligj mbas vendimeve t\u00eb Konferenc\u00ebs se Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr m\u00eb 1913, ku \u00c7am\u00ebria dhe viset e tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb iu shk\u00ebput\u00ebn me pa t\u00eb drejt\u00eb, duke i k\u00ebnaqur me aneksimin e tyre, shtetet fqinje.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Tragjedia \u00c7ame\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2016\/gjenocidi_greqi.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p><strong>Q\u00eb nga viti 1913 \u00c7am\u00ebria konsiderohet nga ne, tok\u00eb e pushtuar me dhun\u00eb nga Greqia.<\/strong><br \/>\n\u00c7\u00ebshtja \u00c7ame \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tragjedi komb\u00ebtare jo vet\u00ebm n\u00eb njer\u00ebz por edhe n\u00eb territore. Marrja e Krahin\u00ebs s\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb k\u00ebsaj barriere p\u00ebr Greqin\u00eb i hapi dyert pretendimeve absurde t\u00eb shovinizmit grek p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb tjera shqiptare.<\/p>\n<p><strong>Tragjedia \u00c7ame nj\u00eb padrejt\u00ebsi q\u00eb k\u00ebrkon zgjidhje<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb skajin m\u00eb Jugor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme fillon krahina shqiptare e \u00c7am\u00ebris\u00eb ose si\u00e7 quhet sot nga administrata greke Thesproti.<br \/>\nAjo p\u00ebrb\u00ebn pjes\u00ebn m\u00eb jugore t\u00eb trevave etnike t\u00eb Epirit t\u00eb Jugut t\u00eb banuara prej shqiptar\u00ebve q\u00eb nga antikiteti (nga koh\u00ebrat Pellazgo-Ilire) e deri m\u00eb sot.<br \/>\nNj\u00eb popull e nj\u00eb vazhdim\u00ebsi territori etnik. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb autor\u00ebt e lasht\u00ebsis\u00eb greke dhe gjithashtu Enciklopedia e madhe greke si dhe shum\u00eb autoritete shkencore bot\u00ebrore. K\u00ebt\u00eb e v\u00ebrteton prezenca e gjall\u00eb, faktori njeri, shqiptar nw gjuh\u00eb, kultur\u00eb dhe tradita.<br \/>\nPopullsia e \u00c7am\u00ebris\u00eb ka qen\u00eb homogjene shqiptare 99% n\u00eb qytetet, 100% n\u00eb fshatra. Historikisht p\u00ebrkat\u00ebsia fetare e krahin\u00ebs s\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, ka kaluar n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb gjat\u00eb ndryshimesh t\u00eb diktuara nga rrethana t\u00eb caktuara historike. Nga paganizmi,n\u00eb lasht\u00ebsi, n\u00eb katoliciz\u00ebm n\u00eb shekujt e par\u00eb pas er\u00ebs s\u00eb re deri n\u00eb shekullin tremb\u00ebdhjet\u00eb-kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb. Prezenc\u00ebn e besimit katolik n\u00eb \u00c7am\u00ebri e d\u00ebshmojn\u00eb emrat e shqiptar\u00ebve n\u00eb ato koh\u00eb,sidomos e princave t\u00eb saj si Pjeter Losha, Gjin Bue Shpata etj, (prania n\u00eb mas\u00eb e emrave Gjin, Gjon, Mark, Lek, Pal etj..).N\u00eb k\u00ebto periudha (shekulli 13-14) si rezultat i dyndjeve bizantine n\u00eb krahin\u00ebn e Epirit (invazionet greko-serbe),kjo krahin\u00eb kaloi n\u00eb ortodoksiz\u00ebm. Deri n\u00eb fillim t\u00eb shekullit 18, popullsia e k\u00ebsaj krahine ishte e besimit ortodoks. Mbas k\u00ebsaj periudhe fillon procesi i islamizmit n\u00eb mes t\u00eb shqiptar\u00ebve. Si rezultat i k\u00ebtij procesi sipas t\u00eb dh\u00ebnave statistikore t\u00eb administrat\u00ebs turke, 50% e popullsis\u00eb shqiptare u kthyen n\u00eb besimin islam dhe 50% ruajt\u00ebn besimin ortodoks. Rreth k\u00ebtyre shifrave n\u00eb d\u00ebm t\u00eb etnis\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb spekuluar deri m\u00eb sot. Regjistrimi i vitit 1910 i administrat\u00ebs s\u00eb Turqve t\u00eb rinj d\u00ebshmon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb krahin\u00eb jetojn\u00eb 83.898 shqiptar\u00eb mysliman dhe ortodoks. Nd\u00ebrsa Vjetari statistikor i qeveris\u00eb greke i vitit 1936 sh\u00ebnon se n\u00eb \u00c7am\u00ebri banojn\u00eb vet\u00ebm 26.000 shqiptar\u00eb duke mos p\u00ebrmendur shqiptar\u00ebt ortodoks\u00eb t\u00eb cil\u00ebt qeveria greke i konsideron si grek\u00eb.<br \/>\nSi rezultat i spastrimit etnik (gjenocidit) q\u00eb u b\u00eb n\u00eb 1944-1945 n\u00eb krahin\u00ebn e \u00c7am\u00ebris\u00eb u d\u00ebbuan me dhun\u00eb 30.000 shqiptar\u00eb mysliman t\u00eb cil\u00ebt gjet\u00ebn streh\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb ku jetojn\u00eb edhe sot.<br \/>\nKjo popullat\u00eb sot kap shifr\u00ebn mbi 150,000 vet,shifr\u00ebn e cila shpjegohet me natalitetin e lart\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj popullate mbas gjenocidit.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb \u00c7am\u00ebri-Thesproti (Greqi) Komuniteti autokton i shqiptar\u00ebve t\u00eb besimit ortodoks kap shifr\u00ebn 250-300,000. Ky komunitet sot nuk guxon t\u00eb vet deklaroj identitetin e vet si rezultat i politikes mohuese e asimiluese q\u00eb ndjekin qarqet qeveritare greke ndaj prezenc\u00ebs s\u00eb etnive n\u00eb territorin grek.<br \/>\nD\u00ebshmi e pakontestueshme p\u00ebr prezenc\u00ebn e shqiptar\u00ebve ortodoks sot n\u00eb \u00c7am\u00ebri (Greqi) \u00ebsht\u00eb edhe gjaku e lidhjet e hershme fisnore q\u00eb kan\u00eb me ta \u00c7am\u00ebt mysliman,sa do t\u00eb p\u00ebrpiqen e ta mohojn\u00eb k\u00ebt\u00eb prezenc\u00eb qarqet greke.<br \/>\nMe vendim t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr m\u00eb 1913 kjo Krahin\u00eb ju shk\u00ebput trungut am\u00eb dhe ju aneksua shtetit Grek. Me gjith\u00eb rezistenc\u00ebn dhe kund\u00ebrshtit\u00eb e veta historike, popullata autoktone e \u00c7am\u00ebris\u00eb, ju n\u00ebnshtrua fatit tragjik t\u00eb saj, duke e konsideruar si minoritet etnik shqiptar n\u00ebn Greqi.<br \/>\nFati i minoritetit shqiptar t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb tragjedi komb\u00ebtare shqiptare jo vet\u00ebm n\u00eb territore, por edhe n\u00eb njer\u00ebz.<\/p>\n<p><strong>Politika dhe q\u00ebndrimi zyrtar grek ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb \u00c7am\u00ebri<\/strong><\/p>\n<p>Mbas aneksimit t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb m\u00eb 1913 deri m\u00eb sot popullsia e saj gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb viteve n\u00ebn shtetin Grek nuk ka g\u00ebzuar asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb njer\u00ebzore e komb\u00ebtare q\u00eb i takon.<br \/>\nQarqet zyrtare greke mb\u00ebshtetur n\u00eb Konceptin absurd t\u00eb mohimit t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb grupeve etnike n\u00eb territorin e saj, kan\u00eb ndjekur nj\u00eb politik\u00eb shoviniste t\u00eb drejtuar n\u00eb dy drejtime.<br \/>\n1. Ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb besimit ortodoks, politik\u00ebn e asimilimit, duke i privuar nga \u00e7do e drejt\u00eb etnie, kulture apo gjuh\u00ebsore, duke i konsideruar grek, pra ngat\u00ebrronin me q\u00ebllim fen\u00eb dhe komb\u00ebsin\u00eb, veprim q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb edhe sot ndaj shqiptar\u00ebve duke pretenduar se t\u00eb gjith\u00eb ortodoks\u00ebt jan\u00eb grek.<br \/>\n2. Ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb besimit islam aplikuan politik\u00ebn e gjenocidit dhe shfarosjen duke mohuar gjithashtu etnin\u00eb. N\u00eb shum\u00eb raste me q\u00ebllim i kan\u00eb konsideruar turko-\u00e7am dhe jo shqiptaro-\u00e7ame.<br \/>\nKjo tragjedi e projektuar afro nj\u00eb shekulli m\u00eb par\u00eb, nga Greqia ju arrit q\u00ebllimit n\u00eb fund t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore m\u00eb 1944-1945 kur banda kriminale t\u00eb Gjeneralit fam\u00ebkeq Napolon Zerva realizuan pastrimin etnik t\u00eb shqiptar\u00ebve mysliman t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gjenocidi dhe spastrimi etnik i vazhduesh\u00ebm i shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb realizuar synimet e veta grabitqare qarqet zyrtare greke asnj\u00ebher\u00eb nuk e respektuan popullat\u00ebn shqiptare t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb duke u treguar mosmir\u00ebnjoh\u00ebse ndaj ndihmes\u00ebs s\u00eb vyer historike,qe ky popull dhe kjo krahin\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb historikisht n\u00eb shekuj p\u00ebr popullin grek.<br \/>\n1. Fill mbas aneksimit ajo ka n\u00ebnshtruar me dhun\u00eb popullat\u00ebn e pafajshme shqiptare,duke vrar\u00eb me pabesi 72 burra nga paria e k\u00ebsaj krahine m\u00eb 1913 n\u00eb vendin e quajtur Selan Paramithia (Ajdonat),t\u00eb cil\u00ebt kishin shkuar p\u00ebr bisedime me pal\u00ebn greke,si dhe dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb ndalur persekutimet e qeveris\u00eb greke kund\u00ebr popullsis\u00eb shqiptare t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb,m\u00eb 8 qershor 1913,patriot\u00ebt \u00e7am kan\u00eb protestuar pran\u00eb qarqeve Evropiane.<br \/>\n2. Ajo q\u00eb tmerroi \u00e7am\u00ebt si veprim vdekjeprur\u00ebs p\u00ebr \u00c7am\u00ebrin\u00eb ishin p\u00ebrpjekjet satanike t\u00eb qeveris\u00eb greke m\u00eb 1923-1924 p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb edhe \u00e7am\u00ebt mysliman\u00eb midis Turqve mysliman\u00eb q\u00eb banonin n\u00eb Greqi,t\u00eb cil\u00ebt sipas marr\u00ebveshjes s\u00eb Lozanes,Janar 1923, midis Turqis\u00eb dhe Greqis\u00eb,do t\u00eb shk\u00ebmbeheshin me Grek\u00ebt e Anadollit.<br \/>\nQeveria greke duke e shkelur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb flagrante k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje nuk ju p\u00ebrmbajt deklarat\u00ebs t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb saj n\u00eb Lozan Kalamanos,m\u00eb 19 janar 1923 ku deklaroj se qeveria e tij nuk kishte aspak nd\u00ebrmend ti fuste n\u00eb shk\u00ebmbim \u201cmysliman\u00ebt me origjin\u00eb shqiptare\u201d,p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ai vet\u00eb kishte propozuar se \u201cbanojn\u00eb me nj\u00eb krahin\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuat fare e qart\u00eb \u2013 Epirin\u201ddhe se\u201dnd\u00ebrsa jan\u00eb bashk\u00eb fetar\u00eb me Turqit,nuk jan\u00eb aspak bashkatdhetar\u00eb t\u00eb tyre\u201d.<br \/>\nKomisioni greko-turk ( n\u00eb mars 1924),vendosi q\u00eb kundrejt popullsis\u00eb shqiptare t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb,nj\u00eb realitet etnik dhe historik q\u00eb njihej edhe nga pala greke,t\u00eb mos zbatoheshin kurrfar\u00eb procedurash apo formalitetesh n\u00eb kuadrin e shk\u00ebmbimit t\u00eb popullsis\u00eb greko-turke.<br \/>\nN\u00eb kund\u00ebrshtim me realitetin historik dhe marr\u00ebveshjeve t\u00eb arritura,qarqet zyrtare greke e detyruan me forc\u00eb k\u00ebmbimin (si skllev\u00ebrit zezak n\u00eb mesjet\u00eb) t\u00eb \u00e7am\u00ebve q\u00eb arrijn\u00eb disa dhjet\u00ebra mij\u00ebra vet\u00eb,duke realizuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb planit t\u00eb harruar p\u00ebr nj\u00eb spastrim etnik t\u00eb \u201cminoritetit\u201d etnik autokton n\u00eb trojet e veta.<br \/>\n3. Me ardhjen n\u00eb fuqi t\u00eb qeveris\u00eb fashiste t\u00eb Joani Metaksanit m\u00eb 1936,gjendja e popullsis\u00eb shqiptare t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb u r\u00ebndua m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\nKjo qeveri zbatoi nj\u00eb politik diskriminimi t\u00eb papar\u00eb. Vazhdoi kolonizimi me grek\u00eb me q\u00ebllim ndryshimin e raporteve t\u00eb popullsis\u00eb. Nd\u00ebrrimi i emrave shqip t\u00eb vendbanimeve t\u00eb shqiptar\u00ebve me emrat grek.<br \/>\nAplikoi nj\u00eb gjenocid t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, arrestime, internime, konfiskime t\u00eb pasuris\u00eb. Ky program thellohej hap pas hapi duke e b\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e shqiptar\u00ebve t\u00eb padurueshme.<br \/>\n4. Gjendja n\u00eb \u00c7am\u00ebri u b\u00eb m\u00eb e turbullt dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb sidomos n\u00eb prag t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. N\u00eb prag t\u00eb pushtimit t\u00eb Greqis\u00eb nga Italia fashiste,Qeveria Greke b\u00ebri mobilizimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb popullat\u00ebs p\u00ebr luft\u00eb. Shqiptar\u00ebt e \u00c7am\u00ebris\u00eb si n\u00ebnshtrues t\u00eb k\u00ebtij shteti i k\u00ebrkuan qeveris\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme greke q\u00eb t\u2019i mobilizonte edhe ata n\u00ebn arm\u00eb p\u00ebr ta luftuar armikun e p\u00ebrbashk\u00ebt.<br \/>\nE \u201cprekur\u201d thell\u00eb nga ky gjest liridash\u00ebs i \u00e7am\u00ebve, qeveria greke i fal\u00ebnderoi ata dhe i mobilizoi,por n\u00eb vend t\u00eb arm\u00ebve u dhan\u00eb kazma e lopata duke i \u00e7uar n\u00eb prapavij\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb punime t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb.<br \/>\nQeveria Greke me k\u00ebt\u00eb veprim mosbesimi t\u00eb demonstruar hapur e fyen r\u00ebnd\u00eb gatishm\u00ebrin\u00eb e \u00e7am\u00ebve dhe i distancoi prej saj me q\u00ebllim t\u00eb paramenduar, p\u00ebr t\u00eb akuzuar m\u00eb von\u00eb \u00e7am\u00ebt mysliman\u00eb si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb me pushtuesin.<br \/>\n5. Me pushtimin e Greqis\u00eb nga Italia autoritetet greke nga frika dhe p\u00ebr \u00e7ka kishin b\u00ebr\u00eb ndaj popullat\u00ebs t\u00eb pambrojtur \u00e7ame, urdh\u00ebruan internimin me forc\u00eb t\u00eb meshkujve nga 14 vje\u00e7 e lart\u00eb n\u00eb kampet e p\u00ebrqendrimit n\u00eb ishujt e detit Egje, Hio, Medilin, Korinthe, etj.<br \/>\nGjat\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb internim qarqet zyrtare greke p\u00ebrpunuan psikoz\u00ebn se ata ishin rob\u00ebr lufte q\u00eb u kishin vrar\u00eb djemt\u00eb popullit grek, duke nxitur urrejtjen dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb maskuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, si t\u00eb pafajsh\u00ebm t\u00eb marr\u00eb me forc\u00eb nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe jo nga fronti i luft\u00ebs.<br \/>\nGjat\u00eb internimit n\u00eb kampe t\u00eb tipit Mathuazen, \u00e7am\u00ebt u keqtrajtuan deri n\u00eb nj\u00eb zhdukje fizike gradualet t\u00eb tyre.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb Krahin\u00ebn e \u00c7am\u00ebris\u00eb kishin mbetur gra, pleq e f\u00ebmij\u00eb t\u00eb pambrojtur duke u b\u00ebr\u00eb pre e vrasjeve, grabitjeve, p\u00ebrdhunimeve nga bandat kriminale greke.<br \/>\nKur u kthyen nga internimi \u00e7am\u00ebt me shpirtin e tyre t\u00eb duruesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos acaruar e thelluar mynxyr\u00ebn q\u00eb po ju kanosej nuk nd\u00ebrmor\u00ebn asnj\u00eb veprim t\u00eb hakmarrjes por filluan vet\u00ebmbrojtjen e tyre duke zgjedhur rrug\u00ebn e pajtimit. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb vet\u00eb historian\u00ebt grek\u00eb serioz e t\u00eb ndersh\u00ebm,dhe qytetar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj krahine.<\/p>\n<p><strong>Gjenocidi i pashembullt dhe zhbim\u00eb i shqiptar\u00ebve etnik (mysliman) nga vendbanimet e tyre historike<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 27 qershor t\u00eb vitit 1944 n\u00eb krahin\u00ebn e \u00c7am\u00ebris\u00eb,ndaj popullat\u00ebs shqiptare myslimane filloi akti i fundit i gjenocidit q\u00eb \u00e7oj n\u00eb spastrim etnik t\u00eb k\u00ebsaj popullate martire.<br \/>\nBandat kriminale t\u00eb shovinizmit grek derdhen mbi k\u00ebt\u00eb krahin\u00eb mizorit m\u00eb t\u00eb pashembullta t\u00eb njer\u00ebzimit.<br \/>\nBarbarizmat q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb kurrizin e k\u00ebsaj popullate t\u00eb pafajshme kalojn\u00eb \u00e7do cak njer\u00ebzor. Vrasje,p\u00ebrdhunime,groposje p\u00ebr s\u00eb gjalli. Prerje t\u00eb organeve t\u00eb ndryshme trupore, hund\u00eb, vesh, etj. Gra me gjinjt\u00eb t\u00eb prera e t\u00eb masakruara, f\u00ebmij\u00eb t\u00eb djegur n\u00eb furr\u00eb, gra shtatz\u00ebna me bark\u00eb t\u00eb \u00e7ar\u00eb.<br \/>\nN\u00eb qytetin e Paramithis\u00eb dit\u00ebn e mart\u00eb t\u00eb 27 Qershorit 1944 q\u00eb \u00ebsht\u00eb dita e\u201cSh\u00ebn Bartolomeut\u201dp\u00ebr gjith\u00eb \u00c7am\u00ebrin\u00eb brenda 24 or\u00ebve u vran\u00eb mbi 600 burra, gra e f\u00ebmij\u00eb.<br \/>\nN\u00eb Filat gjat\u00eb periudh\u00ebs qershor 1944-mars 1945 u masakruan dhe u vran\u00eb 1286 persona.<br \/>\nN\u00eb Gumenic\u00eb u vran\u00eb 192.<br \/>\nN\u00eb Margelliq e Parg\u00eb 626 persona,etj.<br \/>\nKa me qindra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb paidentifikuar e t\u00eb zhdukur pa l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb.<br \/>\nJan\u00eb grabitur t\u00eb gjitha llojet e orendive sht\u00ebpiake n\u00eb mas\u00eb ( fshatrat e \u00c7am\u00ebris\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendura p\u00ebr pajisjet e sht\u00ebpive)etj.<br \/>\nU shkat\u00ebrruan 68 fshatra;<br \/>\nU dogj\u00ebn dhe u rr\u00ebnuan 5800 sht\u00ebpi;<br \/>\nU shkat\u00ebrruan t\u00eb gjitha objektet e kultit si dhe u grabit\u00ebn pasurit,prona t\u00eb k\u00ebtyre kulteve (mbi 80 xhami).<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb pasqyra e barbarizmave shoviniste greke.<br \/>\nTerrori ishte i p\u00ebrmasave t\u00eb tilla deri sa detyrohej popullsia shqiptare myslimane t\u00eb braktis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb dhun\u00ebs,trojet e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb tyre mij\u00ebvje\u00e7are duke gjetur streh\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb mbas marsit t\u00eb vitit 1945.<br \/>\nMbi p\u00ebrmasat e k\u00ebsaj tragjedie dhe q\u00ebllimin e saj e d\u00ebshmojn\u00eb qart\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme edhe misionet anglo-amerikane q\u00eb vepronin n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb n\u00eb Greqi dhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtarizuar \u00e7\u00ebshtjen \u00c7ame<\/strong><\/p>\n<p>Mbas d\u00ebbimit t\u00eb dhunsh\u00ebm,emigrant\u00ebt \u00e7am\u00eb q\u00eb rezultonin me n\u00ebnshtet\u00ebsi greke e n\u00ebn komb\u00ebsi shqiptare,u organizuan n\u00eb Shqip\u00ebri menj\u00ebher\u00eb gjat\u00eb vitit 1945 dhe n\u00ebn drejtimin e Komitetit Antifashist \u00c7am sensibilizuan organizmat e ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare si dhe shtetin am\u00eb lidhur me tragjedin\u00eb e tyre dhe k\u00ebrkesat e tyre t\u00eb ligjshme.<br \/>\nQeveria e re shqiptare,e pas luft\u00ebs iu drejtua konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes n\u00eb Paris dhe Konferenc\u00ebs s\u00eb Ministrave t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Fuqive Aleate jo vet\u00ebm duke p\u00ebrkrahur gjendjen rr\u00ebqeth\u00ebse t\u00eb \u00e7am\u00ebve,por edhe duke k\u00ebrkuar riatdhesimin e ripron\u00ebsimin e tyre. Kjo ishte e drejta e tyre e ligjshme q\u00eb mbrohej edhe nga vendimet e at\u00ebhershme nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb drejtat e pakicave komb\u00ebtare.<br \/>\nTabloja e mjerimit t\u00eb \u00e7am\u00ebve dhe k\u00ebrkesat e tyre u parashtruan edhe n\u00eb Konferenc\u00ebn e Parisit (1946) prej Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm Shqiptar.<br \/>\nMegjithat\u00eb, p\u00ebrpjekjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr ta nd\u00ebrkomb\u00ebtarizuar problemin dhe p\u00ebr ta t\u00ebrhequr p\u00ebrkrahjen e fuqive Aleate i b\u00ebri Komiteti Antifashist Nacional\u00e7lirimtar \u00c7am, si p\u00ebrfaq\u00ebsuesi m\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i popullat\u00ebs \u00e7ame.<br \/>\nJan\u00eb t\u00eb shumta Memorandumet dhe telegramet e protest\u00ebs, q\u00eb u ka d\u00ebrguar Fuqive Aleate dhe forumeve p\u00ebrkat\u00ebse si Asambles\u00eb s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Lond\u00ebr e New-York, Kryesis\u00eb s\u00eb Ministrave t\u00eb Jasht\u00ebm Aleate n\u00eb Lond\u00ebr e Mosk\u00eb, Konferenc\u00ebs s\u00eb San Franciskos, Qeveris\u00eb s\u00eb Anglis\u00eb, Amerik\u00ebs, Bashkimit Sovjetik, Dhom\u00ebs s\u00eb Deputet\u00ebve n\u00eb Uashington, Lond\u00ebr e Mosk\u00eb, Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Mesdheut, etj.<br \/>\nK\u00ebto mbeten k\u00ebrkesa dhe protesta pa p\u00ebrkrahje e pa p\u00ebrgjigje. P\u00ebrgjigje dhe p\u00ebrkrahje nuk i dhan\u00eb as p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e misionit angleze,amerikane,ruse dhe jugosllave q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb Kongresin e Dyt\u00eb \u00c7am q\u00eb u mbajt n\u00eb Vlor\u00eb (Shqip\u00ebri m\u00eb 1945) dhe q\u00eb e pan\u00eb me sy Katastrof\u00ebn e k\u00ebsaj popullate.<br \/>\nN\u00eb vitin 1946-1947 Komisioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Hetimor i OKB-s\u00eb gjat\u00eb verifikimit t\u00eb k\u00ebsaj tragjedie n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e kufirit shtet\u00ebror konkludoi me fakte dhe d\u00ebshmi t\u00eb gjalla mbi p\u00ebrmasat dhe realitetin e masakrave dhe t\u00eb k\u00ebsaj tragjedie t\u00eb dhimbshme.<br \/>\nMbas k\u00ebsaj, vet\u00eb Forumi Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i UNRRA-s\u00eb duke e kategorizuar popullat\u00ebn \u00e7ame t\u00eb d\u00ebbuar si emigrante,dhe nj\u00eb ndihme ekonomike mbi 1.2 milion dollar\u00eb USA dhe ndihma t\u00eb tjera materiale p\u00ebr mij\u00ebra refugjat\u00eb t\u00eb pa buk\u00eb dhe t\u00eb pastreh\u00eb \u00e7am.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00e7am\u00ebt shpresonin p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje t\u00eb drejtave legjitime,p\u00ebrpjekjet e tyre u pasuan me nj\u00eb heshtje t\u00eb pa tolerueshme.<br \/>\nKjo periudh\u00eb ( 1947-1990)\u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga aktet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb k\u00ebsaj tragjedie. Nj\u00eb heshtje e till\u00eb me shkaqe dhe pasoja t\u00eb thella ende \u00ebsht\u00eb enigm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimi zyrtar grek mbas d\u00ebbimit t\u00eb mysliman\u00ebve nga \u00c7am\u00ebria<\/strong><br \/>\n1. Ndaluan me dhun\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta ruajtur identitetin e origjin\u00ebs s\u00eb popullat\u00ebs shqiptare t\u00eb besimit ortodoks t\u00eb cil\u00ebt banojn\u00eb sot e k\u00ebsaj dite n\u00eb \u00c7am\u00ebri (Thesproti). Ndalohej p\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs amtare shqipe t\u00eb flitet n\u00eb mjediset urbane dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash t\u00eb tjerat asimiluese me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb humbasin vet\u00ebdijen e origjin\u00ebs s\u00eb tyre komb\u00ebtare.<br \/>\nSi rezultat i k\u00ebsaj politike asimiluese shtyp\u00ebse e diskriminimi, popullsia shqiptare e besimit ortodoks nuk guxon sot t\u00eb vet\u00eb deklarohet n\u00eb \u00c7am\u00ebri.<br \/>\n2. Mbas vitit 1945 filloi edhe aksioni p\u00ebr ndryshimin e strukturave demografike t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, kolonizimi me grek, arumun, rom etj. i vendbanimeve t\u00eb \u00e7am\u00ebve t\u00eb p\u00ebrndjekur. Q\u00ebllimi q\u00eb krahina e \u00c7am\u00ebris\u00eb t\u00eb ndryshoj fizionomin\u00eb, por edhe p\u00ebr faktin tjet\u00ebr se qarqet zyrtare greke nuk kishin besim q\u00eb kjo krahin\u00eb t\u00eb mbetej n\u00ebn duart e \u00e7am\u00ebve ortodoks.<br \/>\n3. Pronat dhe pasurit\u00eb e \u00e7am\u00ebve t\u00eb d\u00ebbuar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tyre qeveria greke ua ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim k\u00ebtyre kolon\u00ebve por pa t\u00eb drejt\u00eb tapie.<br \/>\n4. Qeveria e sotme greke ndjek nj\u00eb politik\u00eb diskriminimi ndaj \u00e7am\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri duke i penguar p\u00ebr ti par\u00eb vatrat e tyre .<br \/>\nAjo i frikohet t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, ringjalljes tradicionale t\u00eb v\u00ebllam\u00ebris\u00eb,midis \u00e7am\u00ebve ortodoks dhe mysliman\u00eb.<br \/>\nNdryshoi p\u00ebrfundimisht toponomastik\u00ebn shqipe me grek\u00eb n\u00eb vendbanimet e shqiptar\u00ebve n\u00eb \u00c7am\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Demokratizimi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe trajtimi i problemit<\/strong><\/p>\n<p>Si rezultat i pluralizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb janar 1991 u krijua Shoq\u00ebria Politike Atdhetare \u201c\u00c7am\u00ebria\u201dsi vazhduese e p\u00ebrpjekjeve dhe aspiratave t\u00eb popullat\u00ebs martire t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb.<br \/>\nProblemi i \u00c7am\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb programin e shumic\u00ebs s\u00eb partive politike n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb cilat po b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebtij problemi n\u00eb p\u00ebrputhje me frym\u00ebn e standardet e dokumenteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb OKB-s\u00eb, KSBE-s\u00eb, e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs mbi t\u00eb drejtat e njeriut.<br \/>\nQeveria greke dhe personalitetet e larta t\u00eb saj deri tani kan\u00eb mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim mohues.<br \/>\nSipas q\u00ebndrimit zyrtar grek,\u00e7am\u00ebt mysliman\u00eb nuk do t\u00eb lejohen t\u00eb kthehen n\u00eb Greqi,\u201dsepse kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me okupator\u00ebt italo-gjerman\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe si t\u00eb till\u00eb ata jan\u00eb kriminel Lufte dhe jan\u00eb d\u00ebnuar sipas ligjeve greke\u201d. (K. Micotaqis, Tiran\u00eb, maj 1992). Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201chipotez\u00eb\u201d sa e pa v\u00ebrtet\u00eb aq edhe e falsifikuar.<br \/>\nT\u00eb konsiderohesh \u00e7am\u00ebt \u201ckriminel\u201dn\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ata kan\u00eb derdhur gjakun, bashk\u00eb me grek\u00ebt,p\u00ebr \u00e7lirimin e p\u00ebrbashk\u00ebt, \u00ebsht\u00eb krim i inskenuar politiko-diplomatik.<\/p>\n<p><strong>\u00c7am\u00ebt nuk kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me okupator\u00ebt t\u00eb \u00e7far\u00ebdolloj qofshin por jan\u00eb viktima t\u00eb tyre<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se n\u00eb \u00c7am\u00ebri ka pasur disa dhjet\u00ebra \u201cKolaboracionalist\u00eb\u201d (fenomen q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar p\u00ebr t\u00eb gjitha shtetet q\u00eb jan\u00eb pushtuar nga nazifashizmi, gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore) n\u00eb Greqi si t\u00eb till\u00eb kan\u00eb qen\u00eb 30.000 veta me gjeneral Ralisin n\u00eb Krye.<br \/>\nAskush ata sot nuk i akuzon n\u00eb Greqi,p\u00ebrkundrazi jan\u00eb rehabilituar me amnistin\u00eb e p\u00ebrgjithshme q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ky shtet.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb fakt historik se \u00e7am\u00ebt jan\u00eb rreshtuar nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt n\u00eb rezistenc\u00ebn greke kund\u00ebr pushtuesit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt (n\u00eb radh\u00ebt e ELAS-it dhe EAM-it).<br \/>\nEkzistojn\u00eb dokumente e d\u00ebshmi t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e tragjedis\u00eb \u00e7ame.<br \/>\nEkzistojn\u00eb dokumente t\u00eb RAJH-ut gjerman q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se Napolon Zerva nj\u00eb nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit kryesore t\u00eb gjenocidit ndaj \u00e7am\u00ebve ka qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i Gestapos Gjermane.<br \/>\nNuk mund t\u00eb faj\u00ebsohet nj\u00eb popullat\u00eb prej 30.000 vet\u00eb sepse, sipas gjyqeve speciale politike t\u00eb inskenuara e n\u00eb munges\u00eb t\u00eb \u00e7am\u00ebve t\u00eb d\u00ebbuar se jan\u00eb d\u00ebnuar sipas ligjeve greke 1930 vet\u00eb.<br \/>\nKy q\u00ebndrim zyrtar grek nuk \u00ebsht\u00eb aspak n\u00eb nderin e Qeveris\u00eb \u201cDemokratike\u201d Greke,e cila ka firmosur t\u00eb gjitha konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe nuk e akuzojn\u00eb sot si fajtore p\u00ebr k\u00ebto tragjedi,por nuk \u00ebsht\u00eb aspak humane q\u00eb t\u00eb b\u00ebhesh bashk\u00ebfajtor me autor\u00ebt e nj\u00eb tragjedie nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebndat e pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb Evrop\u00eb duke p\u00ebrdorur akuza fal\u00ebse e t\u00eb fsheh\u00ebsh q\u00ebllimin e v\u00ebrtet\u00eb. Kjo tragjedi p\u00ebr sa koh\u00eb do t\u00eb q\u00ebndroj pezull ajo edhe m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb r\u00ebndoj nd\u00ebrgjegjen e popullit grek.<\/p>\n<p><strong>Problem q\u00eb pret zgjidhje<\/strong><\/p>\n<p>Popullsia shqiptare e martirizuar e \u00c7am\u00ebris\u00eb sot n\u00eb Evrop\u00ebn e dimensionit humane k\u00ebrkon p\u00ebrpara t\u00eb gjitha forumeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebrpara t\u00eb gjitha qarqeve shtet\u00ebrore, politike-diplomatike europiane, ShBA-s\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb, i drejtohet Qeveris\u00eb dhe Popullit Grek p\u00ebr p\u00ebrkrahje dhe zgjidhjen e drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb saja legjitime e njer\u00ebzore:<br \/>\n1. K\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb Shteti dhe Qeveria Demokratike si an\u00ebtare e Komunitetit Evropian, an\u00ebtare e 12-shes Evropiane, si shtet q\u00eb ka firmosur t\u00eb gjitha Aktet Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe respektimin e pakicave komb\u00ebtare, t\u00eb njohin t\u00eb drejtat tona t\u00eb mohuara.<br \/>\n2. K\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb Shteti dhe Qeveria Greke t\u00eb pranojn\u00eb realitetin historik t\u00eb \u201c\u00c7\u00ebshtjes \u00c7ame\u201d.<br \/>\n3. T\u00eb njihen t\u00eb drejtat juridike e civile t\u00eb \u00e7am\u00ebve t\u00eb d\u00ebbuar m\u00eb 1944-1945 nga vatrat e tyre autoktone, t\u00eb drejt\u00ebn mbi pasurit\u00eb dhe pronat e ligjshme t\u00eb tyre.<br \/>\n4. K\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb Shteti dhe Qeveria Greke t\u00eb lejoj dhe mund\u00ebsoje Qarkullimin e lir\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj popullate p\u00ebr t\u00eb par\u00eb vatrat e t\u00eb par\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Publikuar m\u00eb: 14 Shkurt 2016 Shkruan: Isuf B. BAJRAMI \u00c7\u00ebshtja \u00e7ame lindi si problem i mbreht\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb, qysh n\u00eb Kongresin e Berlinit m\u00eb 1878 dhe u p\u00ebrligj mbas vendimeve t\u00eb Konferenc\u00ebs se Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr m\u00eb 1913, ku \u00c7am\u00ebria dhe viset e tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb iu shk\u00ebput\u00ebn me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21076,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-508","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Tragjedia \u00c7ame: Gjenocid, spastrim etnik, luft\u00eb fetare, shkelje e t\u00eb drejtave njer\u00ebzore - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Tragjedia \u00c7ame: Gjenocid, spastrim etnik, luft\u00eb fetare, shkelje e t\u00eb drejtave njer\u00ebzore - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Publikuar m\u00eb: 14 Shkurt 2016 Shkruan: Isuf B. BAJRAMI \u00c7\u00ebshtja \u00e7ame lindi si problem i mbreht\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb, qysh n\u00eb Kongresin e Berlinit m\u00eb 1878 dhe u p\u00ebrligj mbas vendimeve t\u00eb Konferenc\u00ebs se Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr m\u00eb 1913, ku \u00c7am\u00ebria dhe viset e tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb iu shk\u00ebput\u00ebn me [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-02-14T16:33:15+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-04-20T10:42:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/isuf_bajrami.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"386\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Tragjedia \u00c7ame: Gjenocid, spastrim etnik, luft\u00eb fetare, shkelje e t\u00eb drejtave njer\u00ebzore\",\"datePublished\":\"2016-02-14T16:33:15+00:00\",\"dateModified\":\"2018-04-20T10:42:05+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\\\/\"},\"wordCount\":3653,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/isuf_bajrami.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\\\/\",\"name\":\"Tragjedia \u00c7ame: Gjenocid, spastrim etnik, luft\u00eb fetare, shkelje e t\u00eb drejtave njer\u00ebzore - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/isuf_bajrami.jpg\",\"datePublished\":\"2016-02-14T16:33:15+00:00\",\"dateModified\":\"2018-04-20T10:42:05+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/isuf_bajrami.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/11\\\/isuf_bajrami.jpg\",\"width\":300,\"height\":386,\"caption\":\"Isuf B. Bajrami\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Tragjedia \u00c7ame: Gjenocid, spastrim etnik, luft\u00eb fetare, shkelje e t\u00eb drejtave njer\u00ebzore\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Tragjedia \u00c7ame: Gjenocid, spastrim etnik, luft\u00eb fetare, shkelje e t\u00eb drejtave njer\u00ebzore - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Tragjedia \u00c7ame: Gjenocid, spastrim etnik, luft\u00eb fetare, shkelje e t\u00eb drejtave njer\u00ebzore - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Publikuar m\u00eb: 14 Shkurt 2016 Shkruan: Isuf B. BAJRAMI \u00c7\u00ebshtja \u00e7ame lindi si problem i mbreht\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb, qysh n\u00eb Kongresin e Berlinit m\u00eb 1878 dhe u p\u00ebrligj mbas vendimeve t\u00eb Konferenc\u00ebs se Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr m\u00eb 1913, ku \u00c7am\u00ebria dhe viset e tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb iu shk\u00ebput\u00ebn me [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-02-14T16:33:15+00:00","article_modified_time":"2018-04-20T10:42:05+00:00","og_image":[{"width":300,"height":386,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/isuf_bajrami.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Tragjedia \u00c7ame: Gjenocid, spastrim etnik, luft\u00eb fetare, shkelje e t\u00eb drejtave njer\u00ebzore","datePublished":"2016-02-14T16:33:15+00:00","dateModified":"2018-04-20T10:42:05+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\/"},"wordCount":3653,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/isuf_bajrami.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\/","name":"Tragjedia \u00c7ame: Gjenocid, spastrim etnik, luft\u00eb fetare, shkelje e t\u00eb drejtave njer\u00ebzore - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/isuf_bajrami.jpg","datePublished":"2016-02-14T16:33:15+00:00","dateModified":"2018-04-20T10:42:05+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/isuf_bajrami.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/isuf_bajrami.jpg","width":300,"height":386,"caption":"Isuf B. Bajrami"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tragjedia-came-gjenocid-spastrim-etnik-lufte-fetare-shkelje-e-te-drejtave-njerezore\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Tragjedia \u00c7ame: Gjenocid, spastrim etnik, luft\u00eb fetare, shkelje e t\u00eb drejtave njer\u00ebzore"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/508","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=508"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/508\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21076"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=508"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=508"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=508"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}